Skip to main content

“Siri: Kryengritësit e fundit largohen nga qyteti Homs” plus 13 more Radio Evropa e Lirë

“Siri: Kryengritësit e fundit largohen nga qyteti Homs” plus 13 more Radio Evropa e Lirë


Siri: Kryengritësit e fundit largohen nga qyteti Homs

Posted: 21 May 2017 09:33 AM PDT

Luftëtarët e fundit kryenegritës dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga një lagje në Homs, që ishte nën kontroll të kryengritësve, kështu që së shpejti ky qytet do të jetë nën kontroll të plotë të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Televizioni shtetëror i Sirisë dhe një grup monitorues mbrëmë kanë njoftuar se pothuajse të gjithë kryengritësit do të jenë së shpejti jashtë qytetit, duke e përfunduar kontrollin pesëvjeçar ndaj këtij qyteti. Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se afro 400 njerëz, përfshirë 103 persona të armatosur, janë larguar mbrëmë nga lagjja Al-Waer, dhe janë dërguar me autobusë në qytetin verior, Jarablous, që kufizohet me Turqinë, ose në provioncën Idlib, që është nën kontroll të kryengritësve. Ky evakuim nga qyteti Homs u bë pas një numri të marrëveshjeve gjatë muajve të fundit, për largim të kryengritësve nga disa qytete në pjesën perëndimore të Sirisë, që ishin nën kontroll të kryengritësve, por të rrethuara nga forcat qeveritare. Qeveria e Sirisë kësaj marrëveshjeje për evakuim i referohet si marrëveshje për pajtim. Opozita, nga ana tjetër, ka thënë se kjo ishte një zhvendosje e dhunshme e kundërshtarëve të Assadit nga qendrat kryesore urbane. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se policia ushtarake e Rusisë tashmë ka filluar të hyjë në pjesë të lagjes, Al-Waer, dhe se ushtria e Sirisë do të hyjë atëherë kur të largohen edhe kryengritësit e fundit. Rusia dhe Irani e mbështesin qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad, në këtë luftë tashmë gjashtëvjeçare, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia i mbështesin grupet e ndryshme kryengritëse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Thirrje liderëve arabë për luftë kundër ekstremizmit islamik

Posted: 21 May 2017 08:14 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot u ka bërë thirrje liderëve arabë që të luftojnë kundër "esktremizmit islamik" gjatë një fjalimi madhor para dhjetëra liderëve të shteteve myslimane në ditën e dytë të vizitës së tij në Arabinë Saudite. Zoti Trump e ka portretizuar terrorizmin si luftë ndërmjet së mirës dhe së keqes, e jo si luftë të civilizimeve. Ky fjalim, para më se 50 liderëve rajonalë, që po marrin pjesë në një Samit Arabo-Islamik Amerikan, ishte i fokusuar në luftën kundër Shtetit Islamik. "Kjo është luftë ndërmjet kriminelëve barbarë, të cilët synojnë ta shkatërrojnë jetën njerëzore dhe njerëzit e ndershëm të të gjitha religjioneve, që përpiqen ta mbrojnë atë", tha Trump. Mëtutje, zoti Trump gjatë fjalimit në Rijad të Arabisë Saudite, tha se "terrorizmi është përhapur në gjithë botën, por rruga për paqe fillon këtu, në këtë tokë të lashtë, në këtë tokë të shenjtë". Ai është shprehur se "Amerika është e përgatitur që qëndroj me ju në arritje të interesave dhe sigurisë së përbashkët" dhe se "Amerika nuk do ta imponojë mënyrën e vet të jetës te të tjerët, por ne i shtrijmë duart tona në frymën e bashkëpunimit dhe besimit". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Janë vrarë dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it

Posted: 21 May 2017 07:47 AM PDT

Policia e Turqisë i ka vrarë dy pjesëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS), që mendohej se po planifikonin sulm në kryeqytetin Ankara në Turqi, ka thënë guvernatori rajonal, Ercan Topaca. Këta dy të dyshuar ishin vrarë gjatë operacionit policor në rezidencën e tyre në lagjen Etimesgut në Ankara, pas përleshjeve të armatosura me policnë, tha zoti Topaca për agjencinë shtetërore të lajmeve, Anadolu. Ai theksoi se policia kishte hapur zjarr pasi dy të dyshuarit kishin shtënë kundër forcave të sigurisë. Pas "neutralizimit" të këtyre dy personave, janë gjetur pushkë automatike dhe granata dore, ka thënë guvernatori Topaca. Identiteti dhe kombësia e dy personave të vrarë ende nuk është konfirmuar. Gjatë 18 muajve të kaluar, Turqia është përfshirë nga një valë e sulmeve për të cilat është fajësuar IS-i dhe militantët kurdë, nga të cilat janë vrarë qindra persona në Stamboll, Ankara dhe Gaziantep. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Serbët në Kosovë të tubohen rreth Listës Serbe

Posted: 21 May 2017 06:05 AM PDT

Drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se për mbetjen dhe të ardhmen e serbëve në Kosovë, është tejet e rëndësishme që ata të mblidhen rreth Listës Serbe, në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, më 11 qershor. Serbët në Kosovë "nuk dalin në gjashtë kolona, por vetëm në një, që quhet Lista Serbe...Serbia është unike dhe po tubohet rreth përfaqësuesve serbë" në Kosovë, të cilët "i përfaqësojnë interesat e popullit serb", u tha Marko Gjuriq gazetarëve në qeverinë e Serbisë, pas takimit të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e Listës Serbe. Gjuriq ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë do t'i përdorin të gjitha mjetet për ta penguar vjedhjen e votave dhe përpjekjet për keqpërdorim, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dialogu Kosovë -Serbi, nën hijen e proceseve zgjedhore

Posted: 21 May 2017 05:53 AM PDT

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka ngecur tash e sa kohë dhe kjo gjendje do të vazhdojë përderisa nuk përfundojnë proceset zgjedhore në të dyja vendet, vlerësojnë analistët e çështjeve politike, shqiptarë dhe serbë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mosul: Territori i IS-it po ngushtohet; priten luftime të ashpra

Posted: 21 May 2017 05:28 AM PDT

Zyrtarët ushtarakë të Irakut thonë se territori nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në pjesën perëndimore të Mosulit, është reduktuar në tetë kilometra katrorë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Strukturat e inkriminuara i hapin rrugë ndikimit rus në Maqedoni

Posted: 21 May 2017 05:03 AM PDT

Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Qeveria e re e Maqedonisë duhet të angazhohet në kthimin e vendit në binarë të sigurt të ecjes drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë e javës

Posted: 21 May 2017 03:54 AM PDT

Më poshtë mund të shikoni disa prej fotografive më interesante të përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë për këtë javë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Koreja Veriore e ka lansuar një raketë balistike

Posted: 21 May 2017 03:53 AM PDT

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se Koreja Veriore e ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, përkundër kërcënimeve për sanksione më të ashpra amerikane. "Ne jemi të vetëdijshëm se Koreja Veriore e ka lansuar sistemin MRBM. Ky sistem, së fundit ishte testuar në shkurt dhe ka rreze më të vogël veprimi se raketat e lansuara në tri testet e fundit të Koresë Veriore", tha ky zyrtar amerikan në Arabinë Saudite, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po qëndron për vizitë dyditëshe. Më herët, zyrtarët e Koresë Jugore kanë raportuar për këtë test, ndërsa zyrtarët më të lartë ushtarakë të këtij vendi thanë se raketa kishte fluturuar afro 500 kilometra. Ky test u bë vetëm një javë pasi një zhvillim i ngjashëm është dënuar ndërkombëtarisht, ndërsa Uashingtoni tha se mund të imponohen sanksione të reja kundër Phenianit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy të sëmurë rëndë nga ethet e minjve dhe 67 të pickuar nga rriqrat

Posted: 21 May 2017 02:09 AM PDT

Gjatë këtij viti në Kosovë, nga pickimi i rriqrave, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 67 persona. Ndërkaq, dy persona janë në gjendje mjaftë të rëndë shëndetësore nga ethet e minjve. Ata, aktualisht, janë të shtrirë në Klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtë e konfirmon infektologu Sali Ahmeti, sipas të cilit, sivjet me gjithë rastet e evidentuara si të dyshuara, nuk mund të konstatohet se deri në këtë fazë, ka sëmundje të etheve hemorragjike - krime kongo. "Sa u përket etheve hemorragjike, krime kongo, kemi raste të pickimeve, ku vetëm në Klinikën infektive janë paraqitur 67 raste, me dyshime eventuale klinike dhe disa janë hospitalizuar, por nuk ka sëmundje të konfirmuar për këtë vit". "Këtë vit kemi pasur tri raste me ethe të minjve, dy prej tyre janë të hospitalizuar dhe janë në gjendje mjaft të rëndë. Janë duke marrë trajtim intensiv", bën të ditur Ahmeti. Edhe nga kafshimi i gjarpërinjve këtë vit është hospitalizuar një person. Kafshimi nga gjarpri, sipas infektologëve, mund të kalojë në sëmundje serioze. Vitin e kaluar në Kosovë nga kafshimi i gjarpërinjve, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona. Infektologu Sali Ahmeti thotë se nga muaji prill, fillojnë të paraqiten raste të kafshimit të njerëzve nga gjarpërinjtë. "Sa i përket kafshimeve nga gjarpinjtë, këtë muaj është kafshuar një fëmijë nga Komuna e Malishevës dhe është duke u trajtuar në Klinikën infektive në QKUK. Muajt prill dhe maj paraqesin sezonin e kafshimit nga gjarpinjtë, por nuk kemi raste të vdekjeve", shpjegon Ahmeti. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë ekziston Këshilli Nacional për ethet hemorragjike dhe ethet e minjve, ku ka dhe një plan me të cilin parashihet se çka do të punohet për çdo vit, në mënyrë që të parandalohen këto sëmundje. Valbon Krasniqi, këshilltar politik i ministrit në largim të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, thotë për Radion Evropa e Lirë se në tri vitet e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga ethet hemorragjike krime kongo që i shkaktojnë rriqrat, e as nga ethet e minjve. "Në vendet endemike kanë filluar aktivitetet dhe po bëhet dezinsektimi i stallave. Me vite të tëra janë ndërmarrë masa të tilla. Si rezultat, tri vitet e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga këto ethe", thotë Krasniqi, duke shtuar se: "Klinika infektive është e furnizuar me terapi për raste të tilla të prekura. Është me rëndësi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka kapacitete diagnostikuese të shpejta për identifikimin e etheve". Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku hyn edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, ka disa vite që po zbatojnë planin operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemorragjike. Nga ethet hemorragjike, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona, ndërkohë që shifrat tregojnë se të pickuar nga rriqrat, ishin 5,200 persona. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti: Kina i ka vrarë ose burgosur afro 20 spiunë amerikanë

Posted: 21 May 2017 01:50 AM PDT

Qeveria e Kinës "në mënyrë sistematike i ka shkatërruar" përpjekjet për spiunim të agjencisë CIA në Kinë, prej fundit të vitit 2010, duke i vrarë ose burgosur së paku dhjetëra burime sekrete të CIA-s, në vitet 2011 dhe 2012, ka raportuar sot e përditshmja New York Times. Duke i cituar 10 zyrtarë të tashëm dhe të dikurshëm amerikanë, që kanë folur në kushte të anonimitetit, gazeta e ka përshkruar këtë situatë si njërin prej lëshimeve më të mëdha të inteligjencës në disa dekada. Disa hetues kishin besuar se ekzistonte një spiun në mesin e agjencisë amerikane, CIA, derisa të tjerët kanë shfaqur dyshime se kinezët kishin depërtuaar në sistemin e fshehtë të CIA-s, që përdoret për komunikim me burimet e veta të jashtme. Në raport, gazeta thekson se kjo çështje mbetet e pazgjidhur. Sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë, prej 18 e deri në 20 burime të CIA-s në Kinë, janë vrarë ose burgosur, raporton New York Times.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë 20 policë

Posted: 21 May 2017 01:31 AM PDT

Së paku 20 policë afganë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur sot herët në mëngjes, kur militantët talibanë i kanë sulmuar disa pika të sigurisë së policisë në provincën e trazuar jugore, Zabul, kanë thënë zyrtarët. Zyrtarët lokalë i kishin thirrë stacionet televizive afgane për të kërkuar ndihmë, pasi nuk kishin mundur të kontaktojnë me autoritetet e larta, duke theksuar moskoordinimin në radhët e niveleve të sigurisë. Këto sulme të koordinuara janë bërë vetëm një muaj pasi talibanët i patën vrarë 135 pjesëtarë të forcave të sigurisë në provincën Balkh, që ishte sulmi më vdekjeprurës kundër bazave ushtarake afgane. Aktualisht, raportohet se militantët talibanë e kanë lansuar "ofensivën pranverore" të tyre në fund të muajit të kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Janë suspenduar 16 policë lidhur me dhunën në Kuvend

Posted: 21 May 2017 01:13 AM PDT

Ministria e brendshme e Maqedonisë i ka suspenduar 16 oficerë të policisë për shkak të dështimit që ta parandalojnë depërtimin me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë të protestuesve nacionalistë. Nga okupimi me dhunë i Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill, ku kishte edhe njerëz të maskuar, janë lënduar disa ligjvënës dhe gazetarë, përfshirë edhe liderin socialdemokrat, Zoran Zaev. Pasi përfundimisht e mori mandatin nga presidenti, Gjorgje Ivanov, i cili për një kohë të gjatë refuzoi ta bëjë këtë, zoti Zaev tash po përpiqet ta formojë qeverinë e re të Maqedonisë. Sulmi në parlament u bë pas emërimit të deputetit shqiptar, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Në njoftimin e mbrëmshëm të Ministrisë së brendshme të Maqedonisë janë dhënë emrat e 11 oficerëve të policisë, katër pjesëtarëve të njësive speciale policore dhe i një zyrtari të ministrisë, që janë suspenduar për shkak se "në mënyrë pasive e kanë vëzhguar masën e cila ka hyrë dhe ka lëvizur lirisht brenda parlamentit...dhe nuk i ka ndihmuar oficerët e tjerë të policisë". Njëherësh, ka filluar procedura disiplinore kundër këtyre policëve të supsenduar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi u takua me liderët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

Posted: 21 May 2017 12:56 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Jordani, me ftesë të Mbretit Abdullah, ka marrë pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që po mbahet në Aman, ka njoftuar presidenca e Kosovës. Në njoftim theksohet se zoti Thaçi është takuar me disa liderë të shteteve të ndryshme, me të cilët ka biseduar për promovimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të Kosovës. Në këtë kuadër ai është takuar me Mbretin e Spanjës, Felipe VI, me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades, pastaj me presidentin e Irakut, Fuad Masum, e të tjerë. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se zoti Thaçi në këto takime ka kërkuar që shtetet e tyre sa më parë të marrin vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more