Skip to main content

RTSH: “Rama: Marrëveshja PD – PS u jep fund krizave politike 27 vjeçare dhe e bën Shqipërinë shtet serioz në botë” plus 8 more

RTSH: “Rama: Marrëveshja PD – PS u jep fund krizave politike 27 vjeçare dhe e bën Shqipërinë shtet serioz në botë” plus 8 more


Rama: Marrëveshja PD – PS u jep fund krizave politike 27 vjeçare dhe e bën Shqipërinë shtet serioz në botë

Posted: 21 May 2017 12:20 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja e arritur javën e kaluar mes tij dhe kreut të PD  Lulzim Basha u jep fund krizave politike 27 vjeçare dhe e bën Shqipërinë shtet serioz në botë. Zoti Rama ka dhënë disa hollësi rreth marrëveshjes, që sipas tij “vetëm unë e besoja në këtë qytet se ende mund të ndodhte”. Ai tha se “Ministrat e rinj teknikë të votuar me konsensus dhe të propozuar nga opozita do të jenë në detyrë si kujdestar të etikës zgjedhore që do të garantojnë mos përdorimin e administratës në zgjedhje dhe ndalimin e çdo forme presioni ndaj punonjësit e shtetit për të tu marrë votën”. “Ky është në thelb dallimi i qeverisë teknike për të zbatuar një program politik dhe ministrave teknikë që përfshihen në një afat konkret me një qeveri politike për të kufizuar përdorimin e mjeteve në dispozicion të qeverisë dhe për të ndaluar ndikimin e shtetit gjatë një periudhe zgjedhore” tha zoti Rama. Sipas tij marrëveshja është premisë e shkëlqyer për t'i dhënë fund një historie pa mbarim zgjedhjesh që kontestohen nga pala që del e humbur. “Më 25 qershor të kemi zgjedhje të lehtësuara si kurrë ndonjëherë nga pesha e makinerisë shtetërore dhe në përfundim të tyre askush nuk mund të fillojë avazin e vjetër të kontestimit tradicional të rezultatit duke u ankuar për rolin e shtetit” tha ai .
Por për kryeministrin socialist marrëveshja shkon përtej zgjedhjeve. Sipas tij palët angazhohen që mazhoranca dhe opozita që do të dalin pas zgjedhjeve të 25 qershorit, do të jenë së bashku në rrugën e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE. “E thënë ndryshe, mos dakordësinë mes të dyja palëve në rrugën e bashkëjetesës demokratike, nuk do të jenë më arsye për t'u bërë gazi i botës në sytë e Evropës ku për 27 vite jemi bërë sikur të ishim armiq me kombësi të ndryshme, si të ardhur nga shtete të ndryshme”. “Marrëveshja përcakton detyrimin e ndërsjellë të palëve si vullnet për të institucionalizuar dialogun pozitë-opozitë pa pritur më miqtë e huaj që të bëjnë shkesin për të na ulur në tryezë” ka nëvizuar zoti Rama. Periodikisht, kryetari i qeverisë dhe kryetari i opozitës do të takohen për të diskutuar për ecurinë e integrimin, për çështje te interesit kombëtar që duhen adresuar nga politika jonë e jashtme, për mirëkordinimin me faktorin politik shqiptar në rajon si dhe për punën e përbashkët që të përfshijë diasporën në jetën politike të vendit, ka spjeguar kreu socialist Edi Rama.
Duke ju përgjigjur deklaratave të partive të vogla, që sipas zotit Rama “E godasin këtë marrëveshje si një pazar të madh bashkëqeverisje mes PS-së dhe PD-së në kurriz të demokracisë, apo në kurriz të partive të vogla” ai tha se këto të fundit me gjithë respektin, nuk mund të jenë garant të demokracisë dhe të drejtësisë, as nuk kanë qenë as nuk mund të jenë dot jo vetëm në Shqipëri po askund. “PS dhe PD kanë qenë kundërshtare, janë dhe do të jenë kundërshtare politike. Dy alternativa pushteti me programe krejt të ndryshme. Mbi të gjitha dy rrugë krejt të ndryshme” u shpreh kryeministri. Ai deklaroi se me këtë marrëveshje, PS ka treguar edhe njëherë se është fuqia e vetme e këtij vendi. “Na duhen të paktën 71 mandate duke e mbajtur ne timonin e reformave shtetbërëse në rrugën e re që kemi nisur” tha kryeministri socialist Edi Rama në komunikimin e tij të javës në Fejsbuk.

Pas takimit Rama – Basha, publikohen emrat e rinj në qeveri

Posted: 21 May 2017 11:56 AM PDT

Pas një takimi prej afro 40 minutash mbrëmjen e së dielës mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha, janë bërë të njohur emrat e rinj të kabinetit qeveritar, kreu i KQZ-së dhe Avokati i Popullit. Emrat janë propozuar nga PD, por kanë marrë edhe miratimin e kryeministrit Rama. Ata janë: Zv/kryeministre Ledina Mandia, Ministër i Brendshëm Dritan Demiraj, Ministër i Financave Helda Vukaj, Ministër i Drejtësisë Gazmend Bardhi, Ministre e Arsimit Mirela Karabino, Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri dhe ministre e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha. Në postin e kryetarit të KQZ do të jetë Klement Zguri, ndërsa Avokate e Popullit do të jetë Erinda Ballanca. Ndryshimet në kabinetin qeveritar pritet të votohen të hënën nga parlamenti. Para se të bëheshin publikë emrat e rinj të kabinetit, kryeministri Rama në komunkimin javor në Fejsbuk tha se “Ministrat e rinj teknikë të votuar me konsensus dhe të propozuar nga opozita do të jenë në detyrë si kujdestar ë të etikës zgjedhore që do të garantojnë mos përdorimin e administratës në zgjedhje dhe ndalimin e çdo forme presioni ndaj punonjësit e shtetit për të tu marrë votën”.

Dita e dytë e vizitës së presidentit amerikan në Arabinë Saudite

Posted: 21 May 2017 05:44 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Tramp, në ditën e dytë të vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, u takua në qëndrën e samiteve ndërkombëtarë të Riadit me udhëheqësit e shteteve pjestare të këshillit të Gjirit Persik. Zoti Tramp bisedoi me udhëheqësit e Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Kararit, Arabisë Saduite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për të marrë pjesë më vonë në një samit më të gjërë me përfaqësues të 55 shteteve islame. Me udhëheqësit e shteteve të Gjirit Persik, Trampi diskutoi për çështje të sigurisë rajonale e globale, ndikimin e Iranit dhe për lidhjet tregtare mes Shteteve të Bashkuara e këtyre vendeve. Ndërkohë, në bisedimet me mbretin Selman të Arabisë Saudite, dy palët u zotuan për vijimshmërinë e partneritetit strategjik mes tyre. Dhe, për ta festuar këtë zotim, presidenti Tramp dhe delegacioni që e shoqëron, morën pjesë në vallen tradicionale të shpatave.

Kroaci, mbahen sot zgjedhjet për pushtetin vendor

Posted: 21 May 2017 05:41 AM PDT

3,7 milionë kroatë u thirrën sot të votojnë në zgjedhjet për pushtetin vendor, të cilat konsiderohen si provë e fortë për kryeministrin e djathtë Andrej Plenkoviç. Qeveria po përjeton krizë prej disa javësh për shkak të shpërbërjes së koalicionit mes partise se tij, Bashkimi Demokratik Kroat dhe grupimit populist Most. Mbi 47 mijë kandidatë garojnë për rreth 500 kryetarë bashkish e komunash dhe anëtarë të këshillave bashkiakë. Sytë janë kthyer nga qytetet kryesore, sidomos në Zagreb, ku kryetari aktual i bashkisë garon si kandidat i pavarur për mandatin e gjashte dhe shihet si favorit.

Maqedoni, nisin hetime për protestën e 27 prillit

Posted: 21 May 2017 05:37 AM PDT

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale që vepron në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, nisi një procedurë disiplinore kundër 11 oficerëve të policisë dhe kundër 4 anëtarëve të njësisë se nderhyrjes së shpejtë, të cilët jane pezulluar nga puna, lidhur me ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. E njejta masë i është shqiptuar edhe një zyrtari të lartë të Ministrise se brendshme. Hetuesit thane se, pas shqyrtimit të provave, konstatuan se prania e tyre në vendin e punës do të ndikojë negativisht në operacionet e Ministrisë. Nag pamjet filmike te dhunes ne mjediset e Kuvendit, u konstatua se keta police kane qendruar ne menyre pasive kur turma e njerezve hyri me force ne Kuvend, goditi deputetet dhe shkaterroi mjaft zyra e pajisje. Kjo sjellje eshte n ekundershtim me ligjin per policine dhe udhezimet mbi punen e pjesetareve te policise, thane hetuesit.

Festivali i muzikës drejton sytë nga Fustanella

Posted: 21 May 2017 05:23 AM PDT

Veshja karakteristike dhe veçanërisht fustanella është një prej simboleve më të përkryera të traditës së kostumeve shqiptare. Në eventin ndërkombëtar të muzikës "Fustanella festival" që po zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës, vlerat tradicionale të fustanellës promovohen nga artistë shqiptarë dhe të huaj. Pjesmarrësit në festival apelojnë që vlerat e veshjes popullore shqiptare dhe veçanërisht fustanellës të mos harrohen dhe tjetësohen.

"Fustenalla Festival" me muzike nga Robert Bisha dhe shumë artistë të tjerë ka gjallëruar qytetin e gurtë duke tërhequr edhe shumë vizitorë dhe grupe turistike.

Burrat alkol-vartës, dhunë seksuale ndaj bashkëshorteve të tyre

Posted: 21 May 2017 03:47 AM PDT

Burrat e varur nga alkoli përveç dhunës verbale dhe psikologjike në familje ushtrojnë edhe dhunë seksuale shumëformëshe tek bashkëshortet e tyre. Rezultati vjen nga një studim stigmatizues i thelluar i klinikës së alkologjisë në QSUT, ku përgjatë dy viteve të fundit, u monitoruan 168 meshkuj alkool-vartës të hospitalizuar në periudha të shkurtra. Sipas shefit të kësaj klinike nga raportet shumë konfidenciale që u krijuan me bashkëshortet e këtyre messhkujeve rezulatet ishin befasuese, Gratë përvecc dhunës verbale dhe psikologjike, përjetonin edhe dhunë seksuale intrabashkëshortore.

"Ajo që kishte ndodhur, ishte se bashkëshori për shkak të varësisë ndaj alkolit, kishte zhvilluar impotencën sekondare psikologjike.Duket si një term I komplikuar por kjo nuk ka të bëjë me impotencën organike , por një imptencën sekondare mashkullore psikologjike.Kjo do të thotë se tek pacienti gjenerohen çcregullimet të tipit psikotik , pra çrregullime të luhatjes së thellë të humorit,depresionit, çrregullime të personalitetit, humbja e vetbesimit. Të gjitha këto çojnë pikërisht në atë që në mënyrë haluçinative atij I krijohet ideja që ky person nuk është I aftë të kryejë mardhënie seksuale . Duke u krijuar kjo impotencë psikologjike, e gjithë ngarkesa dhe e gjithe dhuna shkakrkohet pastaj tek bashkëshortja, pra bëhet fajtore bashkëshortja."

Format e dhunës fillonin që nga kërcënimi i vashdueshëm i bashkëshortes, fyerja, injorimi, cënimi ekonomik e deri tek mardhënia e padëshirueshme seksuale në kushtet e impotencës psikologjike, duke i shkaktuar atyre sëmundje mendore.

"Për shkak të kësaj dhune permanente te partnerja shkaktohej çrregullimi psikologjik duke degjeneruar deri në crregullim kronik të ankthit. Pra patologji psikotike, ankth i gjenaralizuar."

Shkaqet sipas mjekëve fillojnë që nga mentaliteti patraikal, miksimi i kulturave rurale me urbane, e deri tek vështirësitë ekonomike.

"Këto nuk janë faktorë apo shkaqe determinantë , 100% ndikues, por duke qënë prezent tek alkolistët këto bëjnë gjëmën."

Siaps mjekëve alarmante mebete situata e mosraportimit të kësaj dhune, ku 90% e grave të pyetura për shkak të turpit dhe sedrës për të mbajtur familjen, nuk e diksutonin këtë dhunë as me familjaret e tyre.

"Unë nuk po them që ta raportojnë direkt tek specialisti këtë dhunë sepse ndoshta është hap i guximshëm, por atij njeriu të besuar që i delegohet, ai duhet ta raportojë këtë dhunë, pasi vetëm kështu merr zgjidhje problemi."

Zgjedhjet 2017, PD nis punën për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë

Posted: 21 May 2017 03:43 AM PDT

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputetë. Afro 1700 individë janë propozuar nga më shumë se 27 mijë qytetarë në aplikacionin on-line, në faqen zyrtare të PD dhe afro 1500 propozime nga baza demokrate, gjatë një procesi që zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozites me 18 shkurt.

Kryetari i Partise Demokratike ka ngritur një grup pune i cili prej ditës së djeshme ka nisur punën në terren në kontakt me strukturat e PD dhe me faktoret e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidatëve potencial.

Burimet nga PD bëjnë të ditur se anëtarët e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit, dhe se në rast kandidimi, asnjëri prej tyre nuk do të garojë në qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.

Grupet e punës kryesohen në Shkodër nga Edi Paloka, Lezhë nga Arben Ristani, Kukës – Dhurata Cupi, Diber – Ervin Salianji, Durrës – Florjon Mima, Elbasan – Albana Vokshi, Fier – Flamur Noka, Berat – Tritan Shehu, Korçë – Edmond Spaho, Vlorë – Grida Duma, Gjirokastër – Gent Strazimiri dhe në Tirane nga Aldo Bumçi.

Presidenti dekreton datën e re të zgjedhjeve

Posted: 21 May 2017 03:35 AM PDT

Nis zbatimi i marrëveshjes politike të 18 Majit mes socialistëve dhe demokratëve. Të dielën Presidenti i Republikës pranoi kërkesën e parë të paktit Rama-Basha duke dekretuar datën e re 25 qershor, si dita për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Në të njëjtën datë do të zhvillohen edhe zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin ri të Bashkisë së Kavajës. Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të Shtetit i cili paraqiti për mediat vlerësimet e Presidentit Nishani për marrëveshjen politike.

Gjithashtu një tjetër institucion kushtetues është vënë në lëvizje për të jetësuar marrëveshjen e re. Sipas rregullores së Kuvendit, Kryeministri Rama i është drejtuar me shkrim parlamentit duke i kërkuar të mbledhë seancën e jashtëzakonshme që do të zbatojë pikat e tjera të marrëveshjes.

Administrata e Kuvendit njoftoi se të Hënën në 22 Maj do të mblidhet seanca e jashtëzakonshme plenare me një rend dite që reflekton gjithçka arritën kryetari i qeverisë dhe kryetari i opozitës.

Të hënën do të votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, do të votohen me konsensus disa ndryshime në Kodin Zgjedhor të cilat ligjërojnë rregjistrimin e opozitës në zgjedhje, do të plotësohen vendet bosh në komisionet e posaçme për zbatimin e reformës në drejtësi, do të votohet për zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ.

Seanca e të hënës do të jetë interesante për mënyrën sesi do të rrjeshtohen votat e grupeve parlamentare. Pyetjet sesi do të votojë Meta, Berisha do të marrin përgjigje nesër në orën 18:00.

Në kushtet kur ka një marrëveshje të re mes opozitës dhe socialistëve do të shihet me interes edhe rrjeshtimi i votave të PDIU dhe të partive të tjera të opozitës. Po kaq i rëndësishëm do të jetë votimi i deputetëve që nuk u rikandiduan më nga partia socialiste. Demokratët duket se do ta kenë më të thjeshtë për të patur votim të unifikuar sepse ende nuk dihet sa prej deputetëve aktualë nuk do të rikandidohen me çka detyron pjesën më të madhe të grupit parlamentar të jetë prezent në sallë për t’iu bindur vullnetit që diktoi marrëveshja mes Ramës dhe Bashës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more