Skip to main content

RTSH: “Bruksel, Mogherini të mërkurën darkë informale me kryeministrat e Ballkanit” plus 9 more

RTSH: “Bruksel, Mogherini të mërkurën darkë informale me kryeministrat e Ballkanit” plus 9 more


Bruksel, Mogherini të mërkurën darkë informale me kryeministrat e Ballkanit

Posted: 23 May 2017 01:00 PM PDT

Vetëm 25 orë përpara mbajtjes së takimeve në Bruksel, kabineti i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, konfirmoi se kryeministri i ri "i caktuar" maqedonas, Zoran Zaev, është në listën e të ftuarve për darkën informale të 24 Majit. Ndërkohë që pesë vendet e tjera të rajonit do të përfaqësohen nga "kryeministrat në detyrë": Isa Mustafa për Kosovën, Aleksandar Vuçiç për Serbinë, Dusko Markoviç për Malin e Zi, Denis Zvizdiç për Bosnjën dhe Edi Rama për Shqipërinë, siç njoftoi javën e kaluar RTSH. Pas vizitës së fundit në rajon, në Mars, Përfaqësuesja e Lartë pritet të diskutojë në këtë tryezë "mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, pas zhvillimeve të fundit" dhe të publikojë një komunikatë për shtyp, në përfundim të saj.
Darkës së përbashkët informale do t'i paraprijnë takimet e veçanta bilaterale të përfaqësueses së lartë me secilin prej kryeministrave të rajonit. Ata pritet të mbërrijnë rreth orës 17 në lagjen europiane, pikërisht kur pritet të zhvillohet dhe protesta e lajmëruar nga Amnisty International kundër politikave diskriminuese të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili vjen për herë të parë në kryeqytetin europian për të marrë pjesë në samitin e NATO-s dhe takimin BE-SHBA. Për shkak të ruajtjes dhe sigurisë, të mërkurën, shërbimet publike belge nuk do të funksionojnë normalisht, duke nisur nga aeroporti ndërkombëtar në Zaventem, ku parashikohet pezullim i trafikut ajror deri në uljen e avionit të presidentit të SHBA-ve. Qarkullimi i makinave, motorrëve dhe biçikletave do të pengohet për disa orë, gjatë dy ditëve të ardhshme, në akset rrugore pranë selisë së NATO-s, Institucioneve europiane, qëndrës së Brukselit dhe Pallatit të Drejtësisë dhe metrotë në këto stacione nuk do të funksionojnë gjithashtu të mërkurën pas orës 14.30 deri në orën 16 e 30 të së enjtes.

Romët, integrimi kërkon buxhet

Posted: 23 May 2017 08:19 AM PDT

Një forum dy-ditor i dialogut publik, i cili diskutoi zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020, u hap sot në Tiranë.. Forumi, duke u përqendruar në pesë përparësitë kryesore – arsimi, punësimi, mbrojtja sociale, strehimi dhe shëndeti me arritjet dhe sfidat përkatëse – është organizuar nga Grupi i Veprimit të Romëve për Integrimin 2020 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Ministria Shqiptare e Mirëqenies Sociale.

Znj. Merita Xhafaj, Drejtore e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Pika Kombëtare e Kontaktit të Romëve, theksoi rëndësinë e përmirësimit të koordinimit mes ministrive që merren me integrimin e komuniteteve rome dhe egjiptiane në Shqipëri. “Kjo është veçanërisht e dukshme përmes emërimit të pikave të kontaktit në secilën ministri të linjës, bashkëpunimit të zgjeruar me Ministrinë e Financave dhe koordinimit të fortë për përfundimin e raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë për Integrimin të romëve dhe egjiptianëve. Ky forum do të na mundësojë të  vazhdojmë punën para nesh dhe të krijojmë prioritetet për të ardhmen “, shtoi Xhafaj.

“Siç e dimë, romët vazhdimisht ballafaqohen me përjashtimin social, diskriminimin, ndarjen dhe margjinalizimin që çon në mungesë të arsimit, papunësi kronike, qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor, strehimin rudimentar, qasjen e kufizuar në shërbimet esenciale dhe varfërinë e përhapur”, tha udhëheqësi i ekipit të KBR-së RI2020 Orhan Usein.

“Promovimi i integrimit të romëve nuk kërkon vetëm një angazhim të shtuar politik për përfshirjen e romëve, por edhe alokimin e burimeve të përshtatshme në buxhetet kombëtare, koordinimin më të mirë me të gjithë donatorët dhe aktorët kryesorë në përgjithësi, si dhe vlerësimin sistematik dhe monitorimin e përforcuar”.

Ky forum është një mundësi dhe mekanizëm për hapjen e procesit të politikave për të gjithë aktorët relevantë, pasi KBR ofron ndihmë të vazhdueshme direkte dhe mbështetje teknike për qeveritë për të krijuar mekanizma institucionale për të koordinuar, konsultuar, zbatuar dhe raportuar mbi çështjen e romëve..

Ky  është aktiviteti i parë e tillë në Shqipëri e organizuar në kuadrin e iniciativës RI2020 të KBR që bashkon përfaqësues nga të gjitha ministritë e linjës, përfshirë ministrinë e financave, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, pushtetit lokal dhe akademisë.

Integrimi i Romëve 2020 është një nismë trevjeçare e zbatuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Grupi për Integrim i Romëve 2020. Është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur. Objektivi i saj i përgjithshëm është të kontribuojë në zvogëlimin e hendekut socio-ekonomik në mes të romëve dhe jo-romëve në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi dhe për të forcuar detyrimet institucionale të qeverive për të inkorporuar dhe përmbushur synime specifike të integrimit të romëve në zhvillimet kryesore të politikave.

Meta: LSI-ja merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin

Posted: 23 May 2017 07:08 AM PDT

Presidenti i ardhshëm Ilir Meta, krijuesi dhe drejtuesi i deritanishëm i LSI, deklaroi sot se marrëveshja e re mes demokratëve dhe socialistëve nuk është aspak pengesë për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Llogaritjet, sipas zotit Meta tregojnë se kjo forcë politike i ka të sigurtë 34 mandate deputetësh. "Mjafton t'ju them në mënyrë shumë të qartë se, me rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, LSI-ja merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin. Po të kthemi në realitetin e sotëm, mbas dy vjetësh kuptohet që rritja do të jetë në një progresion ndoshta të pamenduar. Mjafton t'ju them që sipas 2015-s ka të paktën 7 mandate të sigurta në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan, 3 në Korçë, e shumë qarqe të tjera" tha zoti Meta.
Si kryetar i Parlamentit Meta përshëndeti nisjen e Reformës në Drejtësi dhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e qershorit. “Nuk është një situatë perfekte, por le të jetë një mësim që të parandalohen kriza të tilla në të ardhmen. Nëse ka një forcë që s’ka arsye të jetë e trishtuar për këtë marrëveshje, ajo është LSI, që ka punuar gjithmonë për dialog e konsensus dhe ka qenë e qartë kur ka thënë se duhet një qeveri besimi për zgjedhje” tha presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Basha: “Koha e maskarenjve po mbaron …”

Posted: 23 May 2017 06:58 AM PDT

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e  konsideroi seancën e jashtëzakonshme plenare të 22 majit, hap të rëndësishëm drejt zgjedhjeve të lira si edhe të Republikës së Re. Kuvendi, thekson Basha,  shpalli ligjërisht krim serioz çdo përpjekjeje apo veprimi që kufizon dhe cënon vullnetin e lirë dhe votën e lirë të qytetarëve. Basha shpreh bindjen se ashtu si në 90-të ditë proteste, opozita do të tregojë vendosmëri duke u bërë barrierë ndaj kriminelëve zgjedhorë që ata të mos guxojnë të dhunojnë lirinë e votës, sepse do të humbasin lirinë e tyre. "Puna e ndershme dhe kurajoze e ministrave teknikë, drejtimi i paanshëm i KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve zgjedhore dhe masat e tjera që po ndërmarrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, do u japin qytetarëve mundësinë dhe garancitë që të zgjedhin lirisht Qeverinë që ata duan" thekson Basha, duke shtuar se "Koha e maskarenjve po mbaron dhe se tani  është koha për Republikën e Re, të lirisë dhe demokracisë së vërtetë".

Parlamenti nis Vettingun

Posted: 23 May 2017 06:42 AM PDT

Gati 9 Muaj pasi parlamenti miratoi ligjin e "Vettingut" demokratët dhe socialistët nisën punën për të zbatuar Reformën në Drejtësi.
Në sallën e Komisionit Parlamentar të Ligjeve deputetët u mblodhën sot për herë të parë, për të konstituar një nga tre strukturat bazë që do të përzgjedhë njerëzit e "Vettingut".
Nën kryesimin e socialistit Ulsi Manja, me nënkryetar demokratin Flamur Noka ky komision i posaçëm parlamentar do të kontrollojë 193 kandidatë që i kanë dorëzuar dosjet e tyre personale tek Avokati i Popullit.
Komisioni i posaçëm ka 6 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe opozitës dhe ka për detyrë vetëm të kontrollojë dhe dëgjojë kandidatët, me pas të përpilojë një listë me ata që janë më të mirët.
Ky komision verifikimi do ta pasojë detyrën tek dy komisionet e tjera përzgjedhëse, të cilat u plotësuan me anëtarët e opozitës gjatë seancës së jashtëzakonshme një natë më parë.
Procesi i "Vettingut" është hapi më i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Nga parlamenti do të përzgjidhen 27 persona që në organet e reja të Vettingut do të kontrollojnë imtësisht pasuritë dhe aftësitë profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shkup, dënohen me kusht autorët e trazirave në Kuvendin e Maqedonisë

Posted: 23 May 2017 06:15 AM PDT

Gjykata e Shkupit dha të martën dënime me kusht për nëntë të akuzuarit, të cilët ishin të përfshirë në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill, ku u plagosen deputetë dhe kryetarët e dy partive politike të shumicës parlamentare, se bashku me disa gazetarë. Që të gjithë të akuzuarit, e pranuan fajësinë para Gjykatës për qendrim pasiv gjatë sjelljeve të dhunshme të turmës. Njëri prej tyre u dënua me kusht me 1 vit e gjysmë, kurse të tjerët me 6 muaj. Dënimi me kusht parashikon lënien të lirë të të akuzuarve, por ata mbahen nën mbikqyrje dhe kohëzgjatja e denimit kthehet në burg nëse ata kryejnë ndonjë vepër penale gjatë një periudhe prej 1 vit e gjysëm nga dita e sotme. Pasi dolën nga Gjykata, të dënuarit u pritën me duartrokitje nga mbështetës të partisë VMRO.

Autobusët e Tiranës së Re, fluks në orët e pikut

Posted: 23 May 2017 06:07 AM PDT

Linja e autobusëve të Tiranës së re është ndër më të ngarkuarat në kryeqytet edhe për shkak të intenerarit të gjatë që përfshinë. Ndonëse se fundi ajo u shtua me 9 autobusë të rinj firzamonikë, qytetarët vijojnë të ankohen për shërbimin në orët e pikut. "Ngjeshemi 500 veta në një autobus, të shtohen autobusët.Kushedi sa herë kemi vajtur vonë në punë" shprehen të revoltuar qytetarët. Bashkia e Tiranës prej disa muajsh ka shfaqur idenë për të mundësuar biletën elektronike si edhe kontrollin e shërbimit urban përmes sistemit GPS. Por ndërsa tentohen të implementohen ide të reja, përdoruesit e transportit publik kanë mbetur tek shqetësimet e vjetra.

Trampi në Betlehem bën thirrje për paqe të përhershme mes palestinezëve dhe izraelitëve

Posted: 23 May 2017 05:41 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Tramp u ndal të martën për vizitë në qytetin palestinez të Betlehemit, ku u prit nga presidenti i autoritetet palestinez, Mahmud Abas.  Zoti Tramp gjatë këtij udhëtimi nxiti palën izraelite dhe palestineze ta shfrytëzojnë mundësinë e rrallë për t’i lënë mënjanë dallimet dhe për të arritur një marrëveshje të përhershme paqeje. “Jam gati të bëj gjithçka mundem që të dyja palët të arrijnë marrëveshje. Vij në Betlehem me shpresën e paqes” tha zoti Tramp. Kurse zoti Abas e quajti mision fisnik dhe të mundshëm përpjeken e presidenti amerikan për të ulur në tryezë dy palët, të cilat i kanë ndërprerë bisedimet prej 3 vjetesh.
Në takim, presidenti Tramp foli edhe për sulmin terrorist në Mançester, duke thënë se nuk do ti quajë përbindesha sulmuesit, sepse ata mund ta marrin për mburrje këtë fjalë. “Nga sot e tutje, do ti quaj gjithnjë humbës”, tha ai. Trampi do ta vazhdojë udhëtimin e parë kur u zgjodh president, me Brukselin Vatikanin dhe Sicilinë.

Japoni, kapet peshkaqeni gojëmadh

Posted: 23 May 2017 05:28 AM PDT

Peshkatarët japonezë kanë kapur një lloj të rrallë peshkaqeni, i cili quhet peshkaqeni gojëmadh, për shkak të gojës gjigande. Peshkaqeni u kap i gjallë në rrjetat e peshkatarëve dhe iu dorëzua një kompanie që merret me zhytje nënujore. Peshkaqeni, 5 metra i gjatë u kap një kilometër larg bregut. Shkencëtarët dinë shumë pak për këtë lloj peshkaqeni. Ai jeton në ujerat e oqeanit paqësor dhe atij indian, në thellësi të mëdha. Nuk ka dhëmbë dhe ushqehet me planktone dhe kandilë deti. Raportetimet tregojnë se ky peshkaqen është vënë re vetëm 100 herë në gjithë botën, që kur u zbulua në vitin 1976, më së shumti kur ngec në breg të cekët apo i kapur nga rrjeta peshkatarësh. Kapja e peshkaqenit të gjallë do t’i ndihmojë shkencëtarët të mësojnë më tepër për këtë lloj specie.

FIER: SHTOHET NUMRI I PËRDORUESVE TË DROGËS

Posted: 23 May 2017 05:24 AM PDT

"Numri i adoleshentëve dhe të rinjve si përdorues të alkoolit dhe hashashit është shtuar në mënyrë shqetësuese, skandaloze. Mjeku intoksikolog në spitalin Fier Lulëzim Banushaj thotë se afro 300 persona në muaj, përdorues të alkoolit dhe hashashit paraqiten për ndihmë të specializuar pranë qendrës së tyre: "Arrijnë edhe deri edhe në 10 raste në 24 orë.Jo vetëm të rinj adoleshentë por edhe mosha të tjera. Gjatë 24 orëve minimumi vjen një i ri që ka konsumuar edhe alkool edhe hashash”. Adoleshentët dhe të rinjtë që frekuentojnë shkollat, janë kryesisht përdorues të hashashit, ndërsa të rinjtë e papunë konsumojnë më shumë alkool, thotë mjeku Banushaj. Ndërsa shton se në jo në pak raste në spital paraqiten grupe të rinjsh, pas festave ku konsumohet alkool dhe hashash. Përdorues të drograve më të forta, edhe për shkak të çmimit janë moshat më të mëdha.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more