Ora News: “Tiranë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim” plus 9 more |
- Tiranë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim
- Takimi i Eurogrupit mbyllet pa marrëveshje për Greqinë
- Mesazhi prekës i këngëtares pas sulmit në Mançester
- OKB dënon provën e re raketore të Koresë së Veriut
- Terrorizmi godet në Mançester, 22 të vrarë dhe 59 të plagosur
- Mbrojtja e votës, shitblerja do të dënohet 1-5 vjet burg
- Zguri emërohet në krye të KQZ: Ky rast sigurisht që është sfidë për mua
- Fushata zgjedhore, partitë detyrojnë mediat për reklama falas
- Rama: Në fund të vitit çelim negociatat për anëtarësim në BE
- Rama për vettingun: Moment fantastik në jetën time politike
Tiranë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim Posted: 22 May 2017 11:45 PM PDT Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Një 64-vjeçar u kap pasi ishte në kërkim për mashtrim, ndërsa personi i dytë për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. – Fatmir Rexho, 64 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 10.06.2011, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal. – Zija Shaba, 31 vjeç, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 24.09.2011, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Takimi i Eurogrupit mbyllet pa marrëveshje për Greqinë Posted: 22 May 2017 11:37 PM PDT Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës, ka qenë zhgënjyes për pritshmëritë e Athinës. Takimi, që përfundoi pas mesit të natës, nuk konkludoi në një marrëveshje, as për disbursimin e këstit të kredisë dhe as për lehtësimin e borxhit publik grek. Tashmë, marrja e vendimeve i është lënë takimit të radhës, që do të mbahet më 15 qershor. Gjithsesi, presidenti i Eurogrupit (vendeve anëtare të eurozonës), Jeroen Dijsselbloem, vuri në dukje "progresin kolosal" që ka shënuar Greqia. "Eurogrupi mirëpret zbatimin e masave dhe të reformave që janë dakorduar", theksoi Dijsselbloem, duke folur në konferencën për shtyp. Ai përshëndeti edhe progresin e arritur në nivel politik për çështjen e borxhit grek. "Jemi shumë afër një marrëveshjeje totale, por kjo nuk ishte e mundur sot", shtoi shefi i eurozonës dhe vlerësoi se deri më 15 qershor do të jenë pjekur kushtet për arritjen e marrëveshjes. Progresin e arritur e përshëndeti edhe Klaus Regling, kreu i Mekanizmit Europian të Stabilitetit (ESM), që është dhe financuesi kryesor i programit të shpëtimit të Greqisë. Mirëpo Regling tërhoqi vëmendjen se nuk mbetet shumë kohë për marrëveshjen, pasi në korrik maturohen një sërë obligacionesh greke dhe Athina duhet t'i shlyejë patjetër ato. Prandaj ka aq shumë nevojë për këstin me vlerë 7,5 miliardë euro, që priste të çlirohej në takimin e djeshëm. Ministri grek i financave, Euklidis Tsakalotos, deklaroi pas takimit se Greqia e ka bërë detyrën e vet dhe se tashmë ishte radha e FMN dhe e vendeve anëtare të eurozonës të konkludojnë në një kompromis për lehtësimin e borxhit grek. Megjithëse kjo temë zuri vendin më të madh në diskutime, u krijua ndjesia se nevojitet më shumë punë deri në arritjen e marrëveshjes, tha ministri grek. Tsakalotos shtoi se të gjitha palët konsiderojnë që gjuha e përbashkët është e mundur të gjendet brenda tri javëve të ardhshme, deri në takimin e radhës të Eurogrupit, më 15 qershor. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Mesazhi prekës i këngëtares pas sulmit në Mançester Posted: 22 May 2017 11:22 PM PDT Këngëtarja Ariana Grande është shprehur shume e trishtuar për sulmin terrorist në koncertin e saj në Mançester, ku 22 persona humbën jetën. Pas masakrës ajo ka postuar nje mesazh ne rrjetet sociale. "Jam e thyer, nga thellesia e zemres sime, me vjen kaq keq, une nuk kam fjale". Menaxheri i saj Scooter Braun ka thënë: "Zemrat tona janë të thyera". Teksa falenderon autoritetet në Mançester për reagimin e tyre të shpejtë ndaj sulmit, ai shton: "Ne kërkojmë nga ju të mbani ne zemrat dhe lutjet tuaja viktimat, familjet e tyre, dhe të gjithë atyre që u preken". Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
OKB dënon provën e re raketore të Koresë së Veriut Posted: 22 May 2017 11:06 PM PDT Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar provën e fundit të një rakete balistike të Koresë së Veritu, duke e quajtur shkeje "flagrante dhe provokim", i sanksioneve të OKB-së ndaj provave të raketave balistike. Një panel i OKB-së është zotuar se do të vendosë sanskione të reja, pasi më 21 maj, Koreja e Veriut kreu një tjetër test të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi, test të cilin Penjani tha se ishte i "suksesshëm". Ndërkaq, aleati kryesor i Veirut, Kina, i ka bërë thirrje Penjanit që të mos bëj hapa të tjerë që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit, sa i përket programit bërthamor dhe të raketave. Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se "aktivitetet e paligjshme të raketave balistike i kontribuojnë ndjeshëm zhvillimit të sistemeve të shpërndarjes së armëve bërthamore dhe tensionet në rajon janë duke u rritu". Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, ka thënëse rezuluta me sanksione të reja do të diskutohet gjatë seancës së 23 majit./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Terrorizmi godet në Mançester, 22 të vrarë dhe 59 të plagosur Posted: 22 May 2017 10:29 PM PDT Ka shkuar në 22 bilanci i viktimave nga shpërthimi në Mançestër ku mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 59 të plagosur. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande. Autoritetet britanike thanë se janë duke e trajtuar këtë rast si "incident terrorist". "Deri më tani kemi konfirmuar se 22 persona janë të vdekur dhe rreth 59 të tjerë janë plagosur. Kjo është duke u trajtuar si incident terrorist, derisa policia të mësojë më shumë", ka thënë policia në Mançester në Twitter. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se autoritetet janë duke punuar për të kuptuar detajet e kësaj ngjarjeje. "Ne jemi duke punuar për të kuptuar të gjitha detajet e asaj që nga policia po trajtohet si një sulm i tmerrshëm terrorist", ka thënë May përmes një deklarate për media. Agjencia Retuers ka raportur se dy zyrtarë amerikanë kanë thënë se të dhënat e para flasin se shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ndonëse autoritetet në Britani nuk e kanë konfimuar këtë informacion. Dëshmitarët kanë thënë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm teksa njerëzit ishin duke u larguar nga "Manchester Arena", ku këngëtarja Ariana Grande kishte mbajtur koncert. Video brenda në stadiumin "Manchester Arena", ku këngëtarja Ariana Grande kishte mbajtur koncert.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Mbrojtja e votës, shitblerja do të dënohet 1-5 vjet burg Posted: 22 May 2017 02:29 PM PDT Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme miratoi ndryshimet në Kodin Penal që sjellin ashpërsim të dënimit për blerjen e votave. Ndryshimet u miratuan me 123 vota pro. Ligji hyn menjëherë në fuqi pa shkuar tek Presidenti i Republikës. Pak para nisjes së seancës parlamentare, Komisioni i reformës zgjedhore miratoi ndryshimet në propozimin për ruajtjen e votës. Nga një deri në shtatë vite burg të propozuara nga opozita për rastet e shitblerjes së votës propozohet masa e dënimit një deri në pesë vite burg. Financimi i partive politike nuk preket. Një tjetër pikë është edhe shpërndarja e materialeve propagandistike, të cilat do të jenë jo më larg se 5 metra nga zyra elektorale. Cfare ndodhi ne seancen e jashtezakonshme: PD, PS e LSI miratojnë kreu e ri të KQZ, Avokaten e Popullit, Vettingun /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Zguri emërohet në krye të KQZ: Ky rast sigurisht që është sfidë për mua Posted: 22 May 2017 02:28 PM PDT Në seancën e Jashtëzakonshme Kuvendi votoi me 117 vota pro, 2 kunder dhe 7 abstenim, Klement Zgurin në postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë Denar Biba, i cili dha dorëheqjen duke i liruar vendin Zgurit, u votua si anëtar i KQZ me 113 vota pro 4 kunder dhe 4 abstenim. Votimi u bë në mbrëmjen vonë të 22 majit 2017 Pasdite Komisioni i Ligjeve e kishte miratuar kandidaturen e tij parimisht. Ai tha për gazetarët se votimi ne Komision ishte marrë në mënyrë unanime dhe kërkoi bashkëpunonim nga autoritetet dhe mediat për zgjedhjet. Zguri: Deri tani kjo procedurë është zhvilluar. Kanë kaluar dy kandidatura për në Komisionin e Ligjeve dhe presim seancën. Po a ishte një vendim unanim? Zguri: Unanim! Aty ishte diçka shumë mirëkuptuese. U mbështet kandidatura në fjalë dhe do të kemi një votim formal. Për mua ky rast sigurisht që është sfidë, vlerësim dhe kënaqësi. Kam 20 vjet që aderoj në KQZ. Besoj jam i vetmi me këtë eksperiencë. Është ekipi ai që ia del. Patjetër që kërkojmë mbështetjen e të gjithë faktorëve të tjerë, të partive politike, të medias. A do ia vështirësojë punën fakti që nuk ka shumicën në Komision? Zguri pergjigjet: Të mos bëhemi pesimist. Shpresoj që e gjitha trupa të gjejë arsyen që vendimet t'i marrin në zbatim të ligjit. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Fushata zgjedhore, partitë detyrojnë mediat për reklama falas Posted: 22 May 2017 02:27 PM PDT Marrëveshja e 18 majit mes dy liderve kryesorë të politikës Edi Ramës dhe Luzlim Bashës ka qenë më shumë se një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike. Dy forcat e mëdha ndër të tjera kanë hartuar një projekligj sipas të cilit Radiot dhe Televizionet private do të detyrohen që të transmetojnë falas reklama për subjektet zgjedhore gjatë fushatës elektorale. Radiot dhe Televizionet private kombëtare, vendore apo satelitore, detyrohen që të vendosin në dispozicion falas për subjektet zgjedhore për reklama politike, respektivisht vetëm 90 minuta për partinë më të madhe të shumicës parlamentare dhe partinë më të madhe të pakicës parlamentare, 45 minuta për partitë e tjera parlamentare dhe 10 minuta për partitë joparlamentare. Partitë politike dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklameve politike kundrejt pagesës gjatë fushatës zgjedhore Ndryshimet bëhen, sipas arsyetimit të projektligjit, me qëllim reduktimin e shpenzimeve të partive politike. Ligji u miratua në fund të seancës së jashtëzakonshme, (22 maj 2017) me 118 vota pro, dhe 2 kundër Gjobe miliona leke – Ligji parashikon edhe ndëshkim me gjobë për Radiotelevizionet që kundërshtojnë ligjin. Në rast shkelje të detyrimeve të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, apo transmetimit të reklamave politike kundrejt pagesës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit operatorin radioteleviziv vendor apo satelitor me 4.000.000 lekë, operatorin radioteleviziv kombëtar me 8.000.000 lekë, dhe partinë politike me 3.000.000. Ende pa u diskutuar, marrëveshja politike përmes këtij projektligji u bënë me dije operatorëve se ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekezkutimin e tij. Në rast shkelje, KQZ-ja urdhëron Autoritetit e Mediave Audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë. Bllokimi vendoset jo më vonë se ora 18.00 e ditës pasardhëse. Projektligji i cili vjen si rezultat i diskutime të gjata mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha nuk është konslutuar me operatorët televiziv, palë në ekzekutimin e këtij projektligji. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rama: Në fund të vitit çelim negociatat për anëtarësim në BE Posted: 22 May 2017 01:54 PM PDT Kryeministri Edi Rama në replikë me Ben Blushin, tha se në fund të këtij viti do të çelen negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se nuk ka marrëveshje me PD-në për të bashkëqeverisur, por për të siguruar zgjedhjet dhe të nesërmen Nga seanca plenare, Rama i tha Blushit se ka keqpërdorur edhe viktimat e 21 janarit. Rama: Ishte përshkallëzim në mjerim ajo që bëri Blushi si zakonisht kur bën debat me mua. Nuk është i pari ky. Janë të tjerë që të nesërmen e marrëveshjes kanë nxjerrë nga varri të vrarët e 21 janarit. Jo vetëm kaq, por i kanë rivrarë siç i ka rivrarë ky këtu. Për t'i rivrarë ata dhe familjarët e tyre. Unë nuk kam qenë aspak dyshues që mund të ketë qenë aspak deformim për vet emocionin që ka ngjarja për ato familje mund të ishte e vërtetë. Thjesht kam gëlltitur lëndimin i bindur që koha do t'i tregojë shumë qartë të gjitha ato që gjithë këta organizatorë të kësaj maskarade post marrëveshje, të gjithë për tepsinë thonë sot. Një tjetër njeri konkret, njeriu ynë i përfshirë edhe ai emocionalisht ka kontaktuar pa dijeninë time me xhaxhain e Aleks Nikës dhe u çova këtu për të lexuar mesazhin e tij: Prsh mik! Informoje Edin se çka është thënë nuk është shkruar nga ana ime. Kurrë nuk mendoj se ai na tradhton. Informoje se është përgënjeshtruar! Ky është njeriu i keqpërdorur këtu nga kush? Nga Ben Blushi. Unë shqiptarëve ju them vetëm një gjë; bëni provë të shikoni ne në tv ulni volumin, mos dëgjoni çfarë themi, njeriu që do të shpëtojë katundarët e Fan Nolit nga zgjedha e marrëveshjes votojeni atë. Gjëja që nuk i pëlqen Blushit dhe të tjerëve në katundin mediatik që këto zgjedhje që fal pranisë edhe të këtyre ministrave do ta garantojnë opozitën si asnjëherë më parë që makineria shtetërore nuk do të përdoret kundër opozitës dhe pas kësaj, në 26 qershor do të kemi një fitues dhe një humbës dhe nuk ka më mundësi që humbësi të thotë gjithë ato gjëra që janë thënë tradicionalisht. Qeveria dhe opozita nesër do të jenë bashkë për çeljen e negociatave dhe kjo marrëveshje at Blushi dhe sojet e tij në katundin politik nuk e gëlltit dot. Është dakordësuar një platformë për të bashkëqeverisur zgjedhjet. Do Blushi s'do Blushi në fund të këtij viti do të çelen negociatat. Ty do të dëgjojmë në katundin tënd duke rrjepur pula. Je njeri i tepsive pavarësisht se këtu tund tepsitë. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Rama për vettingun: Moment fantastik në jetën time politike Posted: 22 May 2017 01:53 PM PDT Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një moment tejet fantastik në jetën e tij politike votimin e vettingut. Duke folur pas seancës së jashtëzakonshme plenare, Rama tha se votimi i sotëm dëshmoi sesi politika mund të arrijë gjëra madhore nëse punon për njerëzit. Ai shpalli objektin e PS për marrjen e 71 mandateve në 25 qershor, për të pasur siç tha ai autonominë e timonit të reformave. Emocionet pas vettingut-Kemi punuar dhe kemi luftuar shumë për t'ia dalë dhe dua tu them se e kam pritur shumë këtë moment kur do dilja nga dera e parlamentit dhe do tu thoja shqiptarëve që vettingu do të fillojë, që gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar i kanë ditët e numëruar dhe që tanimë reforma në drejtësi nuk ndalet. Është një moment edhe personalisht shumë emocionues sepse të bën të thuash me plot gojën se politika është vërtet një forcë për mirë kur përdoret për qëllime të mira dhe ato që bën politika në të mirë të njerëzve nuk i bën asgjë tjetër, natyrisht kur mendon për të mirë të njerëzve. E marta me Ministrat e rinj-Opozita është betuar që kurrë nuk do ta votonte vettingun dhe kurrë kurrë shumë gjëra të tjera dhe që opozita të votojë vettingun sot bashkë me ne, me 'çmimin' që të ketë askes në qeveri me një grup Ministrash që do jetë kujdestarë të etikës zgjedhore kjo ishte më e pakta që unë do kisha bërë për të bërë vettingun. Vettingu është një moment vërtet fantastik në jetën time politike, pas të sotmes fillon beteja finale. Por me të njëjtin pasion, kokëfortësi që luftuam dhe fituam vetingun, do luftojmë dhe fitojmë për të rritur punësimin, ekonominë dhe për ta ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Akuzat e Blushit- Blushi është një version i dobët i Saliut. Nuk ja vlen të merremi me Blushin, ishte dita kur ai do të duhej ti gëzohej seancës së fundit në parlament. Fushata- PS është e para, do bëjmë betejë shumë të fortë për të marrë 71 mandate që të sigurojmë autonomi të plotë në timonin e reformave.Ndërkohë që gjëja që unë nuk e kam shpresuar është ajo që ka ndodhur, që para se të fitojë PS zgjedhjet ka fituar Shqipëria falë PS që ka treguar vendosmërinë për të mos u lëkundur. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: