Skip to main content

Ora News: “Studentët braktisin fjalimin e nënpresidentit Mike Pence” plus 9 more

Ora News: “Studentët braktisin fjalimin e nënpresidentit Mike Pence” plus 9 more


Studentët braktisin fjalimin e nënpresidentit Mike Pence

Posted: 21 May 2017 11:38 PM PDT

Dhjetëra studentë dhe familjarë të tyre braktisën një ceremoni në Universitetin Notre Dame në Indiana, kur nënpresidenti amerikan, Mike Pence, nisi fjalimin.

Protestuesit ishin në mesin e mijëra të të diplomoarve dhe të ftuarve në stadiumin e futbollit të universitetit.

Ata u ngritën në heshtje kur Pence, ish-guvernator i Indianas, nisi fjalimin.

Organizatorët e protestës thanë se ata donin të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj politikave të administratës amerikane, përfshirë një propozim të presidentit Donald Trump për t'iu pezulluar hyrjen në SHBA vizitorëve dhe migrantëve nga vendet me shumicë myslimane.

Por, Pence gjithashtu mori duartrokitje kur tregoi se si Trump ka folur kundër persekutimit fetar të njerëzve të “të gjitha besimeve” gjatë një fjalimi në Arabinë Saudite./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I sëmuri me kancer martohet në spital pasi i mbeten vetëm disa ditë jetë

Posted: 21 May 2017 11:29 PM PDT

Një burrë me kancer, të cilit i kanë mbetur vetëm disa ditë kohë për të jetuar, është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni në spital të shtunën.

Ray Kershaw po shpresonte të martohej me Tracy Brooks vitin e ardhshëm në Tenerife por ata ndryshuan mendje kur ai u diagnostikua me kancer në fazën e fundit, në mars.

Ceremonia e kurorëzimit u organizua brenda 24 orëve falë  disa donatorëve të huaj të cilët mbuluan shpenzimet e çiftit në spitalin  'Springhill Hospice në Rochdale', Greater Manchester.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Athina pret nga kreditorët një vendim për reduktimin e borxhit

Posted: 21 May 2017 11:13 PM PDT

Greqia shpreson që ministrat e Financave të eurozonës të vendosin të hënën pasdite disbursimin e një kësti me vlerë 7,5 miliardë euro, si pjesë të kredisë së akorduar në kuadër të planit të tretë të shpëtimit të vendit.

Por pritshmëria më e madhe e Athinës lidhet me mundësinë e një reduktimi të ri të borxhit grek, një premtim që partnerët e kanë dhënë që në vitin 2012, në këmbim të reformave që duhet të kryejë Greqia.

Të premten, parlamenti grek miratoi një tjetër paketë masash shtrënguese, që burojnë në marrëveshjen me kreditorët. Pas votimit, dhe duke iu referuar çështjes së borxhit, kryeministri Tsipras deklaroi se "topi tashmë ndodhet në fushën e kreditorëve".

Të hënën paradite, para nisjes për takimin me homologët e vet të eurozonës, ministri grek i financave, Euklidis Tskalotos u shpreh mjaft optimist se në fund të ditës do të kishte një vendim për borxhin.

"Nuk ka justifikim për vonesa të tjera në çështjen e borxhit. Vendimet tashmë janë në duart e kreditorëve dhe unë jam optimist se kjo mund të realizohet dhe të hapet rruga në takimin e sotëm të Eurogrupit", deklaroi Tsakalotos.

Por më herët, Berlini kishte deklaruar se nuk do të ketë asnjë ulje borxhi për Greqinë.

"Gjermania nuk ka për të pranuar asnjë ulje të borxhit grek, as zgjatje të afatit të shlyerjes, dhe as blerje të kredive nga FMN dhe ESM (Mekanizmi Europian i Stabilitetit), deklaroi zëdhënësi i Wolfgang Schaubles, ministrit gjerman  të financave. "Nuk ekzistojnë plane të tilla apo të tjera, për reduktimin e borxhit të Greqisë", shtoi zëdhënësi.

Mirëpo partneri i kancelares Merkel në koalicionin qeveritar, ministri i jashtëm Zigmar Gabriel, ishte kritik ndaj qëndrimit të zotit Schauble.

"Greqisë i është premtuar vazhdimisht e vazhdimisht reduktimi i borxhit. Tani duhet të mbajmë premtimin tonë dhe kjo nuk duhet të dështojë për shkak të kundërshtimit gjerman", deklaroi Gabriel për gazetën Sueddeutsche Zeitung.

Gabriel citohet nga agjencia Reuters të ketë deklaruar se Fondi Monetar ndërkombëtar dhe shumica e vendeve anëtare të eurozonës, janë të gatshëm të adoptojnë masa për lehtësimin e borxhit të Greqisë.

Borxhi publik i Greqisë vlerësohet aktualisht në më shumë se 318 miliardë euro, ose 174,8% të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm.

Qeveria Tsipras e ka shndërruar këtë çështje në një kauzë madhore, pasi mendon që shifrat tepër të mëdha e borxhit përbëjnë pengesën kryesore për daljen e vendit nga kriza. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Partitë politike ende pa platforma

Posted: 21 May 2017 10:59 PM PDT

Partitë politike ende nuk kanë një dakordim përfundimtar sa i përket platformës politike, përmes së cilës do të synojnë t'i marrin votat e qytetarëve.

Dy koalicionet e ashtuquajtura të mëdha, thanë për Tribuna Channel se të përfaqesuesit e partive politike janë duke punuar në këtë drejtim, por ende nuk është gjithcka definitive dhe nuk ka asgjë në letër.

Madje as Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që programin e saj ta përfundojë në detaje.

Sami Kurteshi, këtë gjë e arsyetoi me akordimin e skenës politike dhe zhvillimeve të papritura që kanë ndodhur.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protestat në Venezuelë, digjet studenti 21-vjeçari

Posted: 21 May 2017 10:44 PM PDT

Protestat e dhunshme në Venezuelë kundër Presidentit Maduro vazhdojnë.

Protestuesit antiqeveritarë thanë  se një person i dyshuar si hajdut dhe një student i universitetit humbën jetën në ditën e 50-të të demonstratave.

Orlando José Figuera, 21 vjeç, pësoi djegie në 80% të trupit , pasi u përfshi në flakë gjatë protestave në Caracas të shtunën.

Edy Alejandro Teran Aguilar vdiq nga një plagë me armë zjarri, duke e çuar në 48 numrin e përgjithshëm të të vrarëve në protesta gjatë ditëve të fundit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot seanca e jashtëzakonshme për Ministrat teknikë, komisionet e Vettingut

Posted: 21 May 2017 10:18 PM PDT

Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha dhe pas publikimit të emrave të ministrave të rinj teknik, Kuvendi do të mblidhet sot në orën 18:00 në një seancë të jashtezakonshme.

Në këtë seancë pritet të  shkarkohen  Ministrat aktual dhe të miratohen në vend te tyre Ministrat teknik të propozuar nga Partia Demokratike, por gjithashtu edhe kryetari i KQZ.

Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.  

Ndërkohe parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore. 

Ndyshime do të ketë në kodin penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.

Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës pakicës parlamentare në 3 komisionet "ad hoc" të vettingut. 

Lexo me shume:

Ja kush janë ministrat e rinj teknike

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Maqedoni, përmbyllen detajet e programit të qeverisë së re

Posted: 21 May 2017 01:46 PM PDT

Resorët dhe kuadrot e LSDM-së (Jo-Zyrtarisht)
Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm

Dragan Tevdovski, Ministër i Financave
Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes
Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme

Frosina Remenski, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë

Nga ana tjetër, Alsat mëson gjithashtu se BDI do të ketë numër të njëjtë të resorëve si në qeverisjes e kaluar. Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për to, edhe pse disa poste mund të lëvizin, në varësi të posteve që do t'iu jepen LR.PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, nëse kjo e fundit vendos të marrë pjesë në qeveri. Sipas burimeve tona të sigurta, LR.PDSH-së do t'i jepen 2 ose tre poste, njëri prej të cilëve do të jetë një post zv/kryeministri, ministria e Shëndetësisë, si dhe një zv/ministër.

Resorët e LR.PDSH-së (Jo-Zyrtarisht)
Zëvendëskryeministër
Ministër i Shëndetësisë
Zëvendësministër

Siç mësohet, partitë shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hequr dorë njëzëri nga Ministria e Arsimit, në shkëmbim të saj me dikasterin e Shëndetësisë. Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo. Jo zyrtarisht flitet se Besa ka kërkuar numër të lartë resoresh, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe zërat se qëndrimi i saj është taktikë për të mos lëkundur trupin votues për zgjedhjet lokale.

Ka zëra se kjo zmbrapsje e Besës vjen për shkak edhe të hetimeve ndaj subjekteve juridike të dyshuara si të përfshira në skemën e financimit appo qarkullimit të parave nga Turqia. Megjithatë, pasi partitë të arrijnë marrëveshje, mandatari duhet të dorëzoojë në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar. Institucioni ligjvënës, ka afat 3 ditor për ta vendosur në rend dite votimin e Qeverisë së re, për të marrë dritën jeshile me shumicë të thjeshtë.

Për eshalonët e dyta dhe të treta, që përfshijnë postet e zëvendësministrave, drejtorive, agjencive etj, do të diskutohet me grupe të veçanta pune, dhe ky afat mund të kërkojë deri në 2 javë të tjera kohë.

E ndërkohë që shumica e re parlamentare punon drejt finalizimit të bisedimeve dhe krijimit të kabinetit qeveritar, përfaqësuesja e lartë për politikë ta jashtme dhe siguri e BE-së Frederika Mogerini ka ftuar në një darkë jo formale në Bruksel më 24 maj ka ftuar kryeministrat e gjashtë shteteve ballkanike, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë. Nëse Maqedonia në Bruksel do të përfaqësohet nga Emil Dimitriev apo Zoran Zaev, kjo varet nga dinamika e bisedimeve dhe votimi i Qeverisë brenda këtyre ditëve.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Siri, kryengritësit e fundit largohen nga qyteti Homs

Posted: 21 May 2017 01:43 PM PDT

Luftëtarët e fundit kryenegritës dhe familjet e tyre kanë filluar të largohen nga një lagje në Homs, që ishte nën kontroll të kryengritësve, kështu që së shpejti ky qytet do të jetë nën kontroll të plotë të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Televizioni shtetëror i Sirisë dhe një grup monitorues mbrëmë kanë njoftuar se pothuajse të gjithë kryengritësit do të jenë së shpejti jashtë qytetit, duke e përfunduar kontrollin pesëvjeçar ndaj këtij qyteti.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, ka raportuar se afro 400 njerëz, përfshirë 103 persona të armatosur, janë larguar mbrëmë nga lagjja Al-Waer, dhe janë dërguar me autobusë në qytetin verior, Jarablous, që kufizohet me Turqinë, ose në provioncën Idlib, që është nën kontroll të kryengritësve.

Ky evakuim nga qyteti Homs u bë pas një numri të marrëveshjeve gjatë muajve të fundit, për largim të kryengritësve nga disa qytete në pjesën perëndimore të Sirisë, që ishin nën kontroll të kryengritësve, por të rrethuara nga forcat qeveritare.

Qeveria e Sirisë kësaj marrëveshjeje për evakuim i referohet si marrëveshje për pajtim.

Opozita, nga ana tjetër, ka thënë se kjo ishte një zhvendosje e dhunshme e kundërshtarëve të Assadit nga qendrat kryesore urbane.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se policia ushtarake e Rusisë tashmë ka filluar të hyjë në pjesë të lagjes, Al-Waer, dhe se ushtria e Sirisë do të hyjë atëherë kur të largohen edhe kryengritësit e fundit.

Rusia dhe Irani e mbështesin qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad, në këtë luftë tashmë gjashtëvjeçare, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia i mbështesin grupet e ndryshme kryengritëse.

/Rel/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kush është ministri i ri i Drejtësisë, 31 vjeçari Gazment Bardhi

Posted: 21 May 2017 01:19 PM PDT

Ministri i ri i Drejtësisë, do të jetë Gazment Bardhi. 31 vjeçari me origjinë nga Kavaja do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë deri në përfundim të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Ai ka punuar më herët si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë si dhe pranë komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi.

Për një periudhë disa mujore në vitin 2012 ka qenë këshilltar pranë ministrit të Drejtësisë, periudhë kur ministër ishte Eduart Halimi.

Nga viti 2008 deri në vitin 2012, Bardhi ka punuar specialist pranë Drejtësisë së Kodifikimit. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë për periudhën 2004-2008.

Gazment Bardhi CV 


 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Manjani: E krijuam edhe një risi: qeverinë politeknike

Posted: 21 May 2017 01:05 PM PDT

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se në Shqipëri u krijua edhe një risi, qeveria politikenatike.

Manjani: E krijuam edhe një risi: qeverinë politeknike. Nuk i njoh të tjerët, por Ministri i Drejtësisë është jurist i zoti! 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more