Skip to main content

Zëri: “Rama: Me Lulëzimin - pa Lulëzimin, Kuvendi i ri do 'çlirojë' Vettingun” plus 29 more

Zëri: “Rama: Me Lulëzimin - pa Lulëzimin, Kuvendi i ri do 'çlirojë' Vettingun” plus 29 more


Rama: Me Lulëzimin - pa Lulëzimin, Kuvendi i ri do 'çlirojë' Vettingun

Posted: 20 Apr 2017 02:25 PM PDT

Nëse PD-ja hyn në zgjedhje jashtë afateve që parashikon Kodi Zgjedhor, kryeministri Edi Rama hodhi sot idenë që Vettingu, të miratohej në seancën e parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo deklaratë u përkthye nga lideri demokrat Lulzim Basha si një dëshmi se kreu i qeverisë nuk e do reformën në drejtësi, dhe se vettingun po e shfrytëzon vetëm për të bërë pazare politike dhe për shantazh ndaj opozitës. Kryeministri ka shkruar në mbrëmje në Facebook,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti francez thërret takim urgjent

Posted: 20 Apr 2017 02:09 PM PDT

Franca sonte (e enjte) është goditur nga një sulm me armë zjarri që la një polic të vrarë, ndërsa një tjetër u plagos. Pas sulmit, presidenti francez, Francois Hollande ka thirr një takim urgjent, shkruan AP, transmeton lajmi.net. Të shtënat ndodhën në Champs-Elysees, zonë kjo e po qëndron e mbyllur nga policia. Policia franceze ka thënë se ky mund të jetë sulm terrorist ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëvendësministri kosovar rrëfen se ishte vetëm 100 metra larg nga ku ndodhi sulmi në Paris

Posted: 20 Apr 2017 01:57 PM PDT

  Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj ka qenë shumë afër vendit ku ndodhi sulmi i sontëm në zonën më të madhe tregtare në “Champs Elysees” të Parisit. Murtezaj ka thënë për klankosova.tv se ka qenë vetëm 100 metra, nga vendi ku mbetën të vrarë dy policë. “Kemi qenë afër 100 metra, por ne nuk kemi dëgjuar të shtënat e armëve”, ka thënë Murtezaj, njofton Klan Kosova. “Më pas kemi parë forca të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haziri: As PDK nuk është e interesuar për prishjen e koalicionit

Posted: 20 Apr 2017 01:38 PM PDT

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka thënë se nuk ka sinjale për prishje të koalicionit pasi PDK-ja po mundohet ta ruajë partneritetin e koalicionit. “Edhe më tutje ne qeëndrojmë në parimin që kryesia e PDK-së jep angazhime politike që të ruhet partneriteti i koalicionit. Ende nuk ka sinjale për prishje të koalicionit”. “Nëse vijmë në rrethana zgjedhjesh të jashtëzakonshme, ato shkaktohen për 40 ditë. Presidenti është i obliguar ta respektojë kushtetutën”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria franceze për sulmin në Paris: Një polic është vrarë, dy janë plagosur rëndë

Posted: 20 Apr 2017 01:22 PM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme e Francës ka konfirmuar raportimet në media për sulmin në Paris, në mbrëmjen e së enjtes. Zëdhënësi i Ministrisë, Pierre-Henry Brandet, ka thënë se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, raporton Gazeta Express. "Sulmuesi është vrarë nga policia dhe zona mbetet e rrethuar"; ka thënë Brandet. Një veturë është ndalur afër një automjeti të policisë para sulmit dhe është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të shtënat në Paris, dëshmitarja: Dëgjova të shtëna dhe të bërtitura

Posted: 20 Apr 2017 01:01 PM PDT

Një oficer policie është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë nga dy persona të armatosur me kallashnikovë në bulevardin qëndror “Champs Elysees” të Parisit, vetëm pak minuta më parë. Policia franceze ka njoftuar se incidenti me shumë mundësi mund të jetë një akt terrorist, ndërsa sheshi më i famshëm francez është rrethuar që prej orës 21 nga forca të shumta policie dhe automjete të ndihmës së shpejtë. Oficerë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haziri: Demarkacioni edhe mund të kalojë

Posted: 20 Apr 2017 12:40 PM PDT

  Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë një interviste në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë që Demarkacioni mund të kalojë, njofton Klan Kosova. “Demarkacioni edhe mund të kalojë gjasat janë të barabarta. Interesi është që të kalojë, por deputetët do ta vendosin”. “Veseli duhet të merret me organizmin në Kuvend, e jo të merret më ture dëgjimi. Nuk ka ndodhur asnjë legjislaturë që problem të jetë votimi i ligjeve. Sipas detyrës zyrtare duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cungu: E panevojshme deklarata e Ramës për bashkim me Kosovën (Video)

Posted: 20 Apr 2017 12:39 PM PDT

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, e sheh si të panevojshme deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin me Kosovën nëse BE nuk hap dyert për këto dy vende. Cungi duke folur në emisionin, InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se janë të panevojshme deklarata të tilla nxitëse. “Sa i përket momenteve, nganjëherë është e tepërt që të nxitët diçka. Në qoftë se nuk ka nevojë. Në qoftëse të gjithë jemi të bindur që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja sa para do t’i marrin nga shteti Majlinda dhe Nora për suksesin në Evropian

Posted: 20 Apr 2017 12:28 PM PDT

Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Poloni, ndërsa Nora Gjakova, për medaljen e bronztë do t’i marrë tetë mijë euro, njofton zeri.info. Kurse, trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro, 10 mijë nga gjysma e shumës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Unitedi e nis furishëm, Mkhitaryan shënon supergol (Video)

Posted: 20 Apr 2017 12:24 PM PDT

Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Anderlechtit. Ishte mesfushori Henrik Mkhitaryan ai që shënoi për 1:0 në minutën e 10’të të ndeshjes.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova për suksesin e arritur në Evropian

Posted: 20 Apr 2017 12:24 PM PDT

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë në kategorinë deri në 52 kg, respektivisht xhudisten Nora Gjakova, për fitoren e medaljes të bronztë në kategorinë deri në 57 kg, ku të dyja ngadhënjyen me ippon, në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Poloni, nga 19 deri më 23 prill. Ministri Shala u shpreh se tashmë fitoret e xhudisteve tona nuk i dëshmojnë vetëm cilësinë dhe rezultatet, por janë një shembull i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbardhet vendimi i opozitës, të hënën parashikohen trazira në orën 11:00

Posted: 20 Apr 2017 12:13 PM PDT

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpalosur vendimin e marrë sot nga takimi me aleatët për vijimësinë e protestës, e shtrirë tashmë kjo në gjithë Shqipërinë. Nga ‘çadra e lirisë’ Basha ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në bllokimin e trafikut për një orë ditën e hënë.  “Ditën e hënë të gjithë qytetarët shqiptarë të djathtë e të majtë bashkohemi midis orës 11:00 e 12:00 në bllokimin total të trafikut......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Urime të përzemërta Majlindës dhe Norës

Posted: 20 Apr 2017 11:43 AM PDT

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka uruar dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova për suksesin e arritur sot në Kampionatin Evropian të xhudos, ku fituan medalje të artë, respektivisht të bronztë, shkruan zeri.info. Ky është postimi i kreut të PDK-së në “Facebook”. “Xhudistet tona po shkëlqejnë edhe në Poloni! Urime të përzemërta Majlindës për medaljen e artë, Norës për të bronztën, por edhe Distrias për paraqitjen. Suksese Lorianës dhe Akilit në përballjet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri Mustafa: Medaljet e Majlindës dhe Norës e rikthyen Kosovën në majat e sportit evropian

Posted: 20 Apr 2017 11:36 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa i ka uruar Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën për medaljet e fituara në Kampionëtin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni, shkruan zeri.info. Ky është postimi i tij në “Facebook”: “Mbretëresha e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova i sollën vendit edhe dy trofe. Medalja e Artë e Majlindës dhe Medalja e Bronztë e fituar nga Nora në Kampionatin Evropian në Poloni e rikthyen Kosovën në majat e sportit evropian. Qeveria e Kosovës tashmë i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kancelari i Austrisë shpërndan pica (Video)

Posted: 20 Apr 2017 11:33 AM PDT

Kancelari i Austrisë, Christian Kern, ka gjetur një mënyrë interesante dhe origjinale për të bashkëvepruar me qytetarët. Ai, në mënyrë të befasishme, u ka dërguar pica qytetarëve të tij nëpër shtëpitë e tyre. Krahas kësaj, ai ka shfrytëzuar këtë metodë që edhe të flas me persona të ndryshëm për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre. Për më shumë, shikoni videon më poshtë./Zeri/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj Zoran Vukotiq (Video)

Posted: 20 Apr 2017 11:18 AM PDT

  Vetëm në një varrezë gjenden trupat e mbi 120 të vrarëve në masakrën e Studimes së Vushtrrisë. E 18 vite pas kësaj ngjarje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj serbit Zoran Vukotiq, njofton Klan Kosova. Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Klan Kosova, Zoran Vukotiq akuzohet për krime lufte në fshatin Studime, burgun e Smrekovnicës si dhe në objektet e kooperativës bujqësore. Dosje prej 300 faqesh me dëshmi për krime në këtë rajon,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kartelat e veteranëve të UÇK-së hidhen në plehra (Video)

Posted: 20 Apr 2017 11:15 AM PDT

  Në një grumbull mbeturinash, skaj një rruge në lagjen Matiqan të Prishtinës, janë hedhur edhe disa gjëra, dikur të çmuara. Dikush, pa fije respekti, gjuajti këtu kartelat që dëshmojnë se poseduesit e tyre janë veteranë dhe ish pjesëtarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova. Këto kartela, që janë shumë, ishin lëshuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me vlefshmëri njëvjeçare. Në mesin e tyre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viets: Demarkacioni ka mbetur kushti i vetëm para liberalizimit të vizave

Posted: 20 Apr 2017 11:12 AM PDT

‘Është sikurse kur hyni në klub, sa më shumë mysafirë që vijnë aq më strikte bëhen rregullat’ kështu ju adresua Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets pyetjes së studentëve të Kolegjit Universum, lidhur me mosliberalizimin e vizave për Kosovën, përkatësisht kritereve që i janë përcaktuar Kosovës për të arritur lirinë e lëvizjes nëpër Evropë.  Sidoqoftë, ajo ka lavdëruar përkushtimin, përpjekjet dhe të arriturat e Kosovës  për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish, ku janë ndërkombëtarët?

Posted: 20 Apr 2017 11:04 AM PDT

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jetën drejtpërdrejt përgjegjëse për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë. Ai këtë e ka thënë pas deklaratave për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë. Duke reaguar në fjalët e kryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës “është i pakuptimtë pa Luginën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare, 'Djajtë' kërkojnë gjysmëfinalen në Old Trafford

Posted: 20 Apr 2017 10:56 AM PDT

  Të dy skuadrat e mëdha evropiane kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare. Manchester United janë nikoqirë të Anderlechtit në ndeshjen kthyeses të çerekfinaleve të Ligës së Evropës. Ndeshja e parë në mes dy skuadrave ka përfunduar me barazim 1-1, teksa ndeshja kthyese është mundësi e mirë për skuadrën e Jose Mourinhos. Trajneri portugez e sheh shumë të rëndësishëm fitimin e Ligës së Evropës, pasi ka vendosur të startoj me formacionin më të mirë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe: Askush nga ne nuk u takua me Mustafën për Ushtrinë

Posted: 20 Apr 2017 10:46 AM PDT

Lista Serbe mohon pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se përfaqësuesit e saj kanë negociuar për formimin e ushtrisë së Kosovës. Ata, për B92, pohojnë se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe se nuk do të mbështesë Prishtinën që të formojnë forcat e armatosura, transmeton lajmi.net. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se kanë pasur takime me përfaqësuesit serbë për formimin e Ushtrisë, se arsyet për tërheqjen e tyre i ka mësuar në kontakte private, ku ai u njoftua se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​ Femra më e bukur e vitit 2017

Posted: 20 Apr 2017 10:34 AM PDT

Kanë kaluar 27 vite që nga koha kur Julia Roberts u shfaq për herë të parë në kopertinën e revistës “People” si femra më e bukur, por ajo vazhdon ende të mbetet femra më e preferuar në botë. Aktorja hollivudiane është shfaqur për të pestën herë si femra më e bukur në botë dhe për atë kjo është tepër e vështirë të besohet. “Ndihem shumë e vlerësuar”, ka thënë ajo për kryeredaktorin e revistës, Jess Cagle. Në intervistën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dafina Dauti lanson ‘coverin’ e këngës ‘Lavdi ushtarit tim’ (Video)

Posted: 20 Apr 2017 10:30 AM PDT

Lavdi ushtarit tim’ quhet kënga e Adelina Ismailit e publikuar para shumë viteve, këngë kjo që u pëlqye me të madhe. E në versionin ‘cover’ sonte ky projekt është risjell nga këngëtarja Dafina Dauti, shkruan lajmi.net Dafina e ka kënduar këtë këngë në mënyrën më të mirë të mundshme, madje zëri i saj duket sikurse i Adelinës! Padyshim që fjalët janë të tepërta para këtij interpretimi të mrekullueshëm!   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndahet nga jeta ‘Artisti i Popullit’, Ndue Shyti

Posted: 20 Apr 2017 10:24 AM PDT

Artisti shumëdimensional, instrumentisti, dirigjenti, krijuesi popullor, “Paganini i çiftelisë shqiptare”, Ndue Shyti është ndarë sot nga jeta në moshën 83 vjeçare. I nderuar me titullin “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” , Ndue Shyti u cilësua edhe si “Mbret i çiftelisë”, përmes së cilës prodhoi deri edhe në simfoni, duke dhuruar tinguj kaq të harmonishëm e magjik, prej drurit dhe telave, apo edhe fyejve. Ndue Shyti ka lindur më 10 shtator 1934, në fshatin Gojan i Madh të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Testamenti nga Albana Mesuli po vjen

Posted: 20 Apr 2017 09:21 AM PDT

Ajo është një artiste që ecën me hapa të sigurt, nuk futet tek ata këngëtarë që sjellin shumë këngë në një vit, por ajo është e saktë në atë që don t’i japë publikut. E kemi fjalën për këngëtaren e ëmbël Albana Mesuli, e cila megjithëse ka një vit thuajse që na solli këngën e bukur me klip “Unë e ti”, këngë që ende pëlqehet, ajo po bën gati një testament. Në fakt “N’testament” kështu do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhurata Aliaj gati për të sjellë një super baladë

Posted: 20 Apr 2017 07:20 AM PDT

Është një artiste e kërkuar kudo sidomos në gëzimët familjare, ndërsa mendon shpesh të sjellë për fansat e saj edhe ndonjë këngë me video. Kjo është këngëtarja kurbinase Dhurata Aliaj, ku ne mësojmë se pas disa ditësh në treg do të sjellë balandë, e saj me një video të bukur me titull“Sa me mall të kujtoj”. Kjo këngë është realizuar në Kosovë me tekst nga Rifat Maxhuni dhe muzikë nga Fatos Canolli. Artistja e cila njihet shumë për zërin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Driton Kuka: Do Zoti i madh pas një jave kthehet heroi ynë në Kosovë

Posted: 20 Apr 2017 10:06 AM PDT

Trajneri i xhudistet kosovare, Majlina Kelmendi, Driton Kuka, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka postuar një fotografi me kampionen e re evropiane, menjëherë pas garës. Megjithatë, Kuka, postimin krahas xhudistëve të tij, ia ka kushtuar edhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka shprehur dëshirën që pas një jave në Kosovë të kthehet, siq e quan ai, heroi i Kosovës. /Zeri./ Lexoni postimin e tij: Majlinda e Nora përsëri me medalje nga Kampionati Evropian! Distria e pafat ishte sot por megjithatë një e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UNDP mbështet Mitrovicën me plane kundër korrupsionit

Posted: 20 Apr 2017 10:02 AM PDT

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur  të enjten këshilltarin e lart të UNDP-së,  Mato Maer dhe Arben  Isufin, monitorues në projektin SAEK në kuadër të UNDP-së. Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Sami Zeka dhe   drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Mjedis  në komunën e Mitrovicës, Saad Gashi, me bashkëpunëtorin e tyre.. Në takim u diskutua për vazhdimin e  bashkëpunimit të ndërsjellët  në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Kelmendi dhe xhudistet tona po na sjellin gëzime të mëdha dhe momente krenarie

Posted: 20 Apr 2017 09:49 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se xhudistja Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tjera po i sjellin Kosovës lajme të mirë, gëzime të madha dhe momente krenarie. “Me medaljen e sotme të artë, ajo shënoi hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos”, ka shkruar Thaçi në profilin tij në Facebook. Xhudistja kosovare, Kelmendi ka rikonfirmuar edhe një herë se është e paprekshme në kategorinë e saj në këtë sport.  Ajo ka triumfuar përsëri sot në finalen e Kampionatit Europian që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beyonce ka ndryshuar tejet mase nga shtatëzania (Foto)

Posted: 20 Apr 2017 09:46 AM PDT

Këngëtarja më e madhe botëroe është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të dytë. Por, aq shumë ka ndryshuar tashmë, sa vështirë është të njihet në shikim të parë, megjithatë këtu qëndron edhe e bukuria e shtatzënisë. Diva ka qenë e pranishme në një festë ditëlindjeje, gjersa është kapur nga paparacët gjatë hyrjes për në në veturën e saj. Vërehet qartë se Beyonce është fryrë shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more