Skip to main content

“Veseli: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Veseli: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Veseli: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Posted: 21 Apr 2017 09:42 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku thuhet se kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së. Në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës, thuhet se në këtë drejtim, ata janë pajtuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër. "Diplomati amerikan Hoyt Yee e përgëzoi Veselin për lidershipin e treguar në vendimmarrje, me theks të veçantë e vlerësoi partneritetin që FSK të shndërrohet në ushtri në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi. Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee sipas njoftimit për media, thuhet të kenë biseduar edhe për reformat në drejtësi. Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit në gusht në vitit 2015 në Vjenë. Por, kjo marrëveshje nuk gjeti përkrahjen e opozitës si dhe të një numri të deputetëve të partive në pushtet dhe si e tillë, mbeti e paratifikuar në Kuvend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia po e vlerëson nëse sulmuesi në Paris kishte bashkëpunëtorë

Posted: 21 Apr 2017 09:40 AM PDT

Hetuesit po provojnë që të vlerësojnë nëse personi që vrau një polic në Paris, të enjten, kishte bashkëpunëtorë, tha një prokuror francez, të premten, duke shtuar se sulmuesi asnjëherë nuk kishte treguar shenja të radikalizmit përkundër një historie të gjatë policore. "Ai nuk kishte në listën e mbikëyqrjes së sigurisë dhe nuk ka treguar shenja të radikalizimit përkundër shumë viteve të kjaluara në burg", tha Francois Molins në një konferencë me gazetarë. Por ai tha se një letër e shkruar e gjetur pranë trupit të tij mbante porosi simpatie ndaj grupit militant Shteti Islamik, njofton Reuters. Zyrtarë të sigurisë ende po provojnë të përcaktojnë nëse personi, që udhëtoi nga Algjeria në muajin janar dhe shkurt, pavarësisht faktit se duhej të lajmërohej rregullisht në polici, vepronte I vetëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata i lejon Oliver Ivanoviqit të mbrohet në liri

Posted: 21 Apr 2017 07:36 AM PDT

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që Oliver Ivanoviq, kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, të mbrohet në liri. Ai po gjykohet për një krim të kryer në shkurt të vitit 2000. Ndërkaq, pas një procesi që ishte zhvilluar ndaj tij, ai ishte liruar nga aktakuza për krime lufte të vitit 1999. Gjykimi i Ivanoviqit ka nisur më 24 mars të vitit të kaluar. Më pas, procesi ishte rikthyer në fillim, me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Në shkurt të këtij viti, gjykata pati vendosur që Ivanoviqit t'i shqiptoj masën e arrestit shtëpiak. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të helmuar dhe pa përkujdesje, presin kompensim nga OKB-ja

Posted: 21 Apr 2017 07:01 AM PDT

Mbi 100 familje, kryesisht të komunitetit rom, të zhvendosura nga kampet në pjesën veriore të Kosovës, në një lagje në jug të Mitrovicës, të banuar me shumicë shqiptare, edhe më shumë se një dekadë pas, vazhdojnë të ndjejnë pasojat e helmimit nga mbetjet industriale.(Video: B.Tërstena)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten dy ushtarë ukrainas në lindje të vendit

Posted: 21 Apr 2017 06:37 AM PDT

Ushtria ukrainase thotë se dy ushtarë të saj janë vrarë në përleshjet me separatistët e mbështetur nga Ukraina. Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko kanë thënë se luftimet janë zhvilluar përreth Avdiyivka, një qytet i kontrolluar nga qeveria që gjendet në afërsi të rajonit të Donetskut, që kontrollohet nga separatistët. në 24 orët e fundit, 8 ushtarë po ashtu janë plagosur, ka thënë ai. Ndërkaq, separatistët kanë thënë se në luftimet gjatë javës së kaluar, janë vrarë dy luftëtarë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të helmuar dhe pa përkujdesje, presin kompensim nga OKB-ja

Posted: 21 Apr 2017 06:16 AM PDT

Mbi 100 familje, kryesisht të komunitetit rom, të zhvendosura nga kampet në pjesën veriore të Kosovës, në një lagje në jug të Mitrovicës, të banuar me shumicë shqiptare, edhe më shumë se një dekadë pas, vazhdojnë të ndjejnë pasojat e helmimit nga mbetjet industriale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijëve me nevoja të veçanta nuk u ofrohen shërbime të duhura mjekësore

Posted: 21 Apr 2017 05:48 AM PDT

Kosova mbetet mjaft prapa në trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Këta fëmijë, ballafaqohen me probleme nga më të ndryshmet. Ndër to mungon edhe ofrimi i shërbimeve adekuate shëndetësore. Kështu kanë deklaruar zyrtarë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare referente për tërë Kosovën. Edhe drejtuesi i organizatës "Hendikos", Afrim Maliqi thotë se mungesa e ofrimit të shërbimeve adekuate shëndetësore për fëmijët me nevoja të veçanta, si pasojë, në disa raste ka çuar edhe vdekjen e tyre.  "Në mungesë të shërbimeve shëndetësore profesionale ka edhe raste të vdekjes së fëmijëve për shkak se shërbimet që nuk ofrohen në Kosovë, ndërkaq (ata) nuk kanë mundësi shërimi jashtë vendit". "Fëmijët me aftësi të kufizuara janë të liruar vetëm nga participimi në pagesë për vizitat mjekësore. Asnjë shërbim tjetër shëndetësor nuk e marrin, qoftë paisjet ndihmëse që u duhen, medikamentet që i përdorin në përditshmëri, e që gjithmonë mungojnë. Në përgjithësi, gjendja e fëmijëve është jashtëzakonisht e rëndë", ka thënë Maliqi.  Tutje, Maliqi shton se përveç tjerash, fëmijëve me nevoja të veçanta u mungon edhe rehabilitimi e që është më se i nevojshëm. "Vetëm organizatat e personave me aftësi të kufizuara mundohen t'u ofrojnë me anë të projekteve, qëndrime rehabilituese, meqë fëmijët nuk marrin shërbime tjera institucionale shëndetësore duke nënkuptuar edhe rehabilitimin. Ne kemi tri qendra rehabilituese në Kosovë, e që janë private dhe gjithçka paguhet", ka thënë Maliqi. Zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mungon ofrimi i shërbimeve specifike për fëmijët me nevoja të veçanta. "Klinikat e QKUK-së janë të mbingarkuar nga numri i pacientëve, por megjithatë, mundohemi që këta fëmijë të kenë përparësi në trajtim dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore". "Por shërbimet ofrohen si edhe për kategoritë e tjera dhe nuk ka ndonjë institucion që merret vetëm me këtë kategori të pacientëve", ka thënë Fazliu. "Ekzistojnë disa reparte apo shërbime për trajtimin e fëmijëve si në ortopedi, psikiatrinë e fëmijëve ku sistemohen, por që ata nuk ndahen dhe trajtohen sikur të gjithë fëmijët e tjerë, edhe me qëllimin që të mos stigmatizohen", ka theksuar ai. Kosova nuk ka statistika të sakta, por sipas informatave që posedojnë organizatat që merren me të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë, thuhet se janë rreth 150 mijë persona me nevoja të veçanta, ku prej tyre, rreth gjysma, vlerësohet të jenë fëmijë. Koalicioni Rajonal për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), tashmë kanë publikuar një studim krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës dhe Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke e vënë theksin në një sërë veprimesh që Kosova duhet të ndërmarrë për të zhvilluar më tej kapacitetet e saj për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Kosova është radhitur aty e teta nga nëntë shtete ku është bërë hulumtimi.  Donjeta Kelmendi udhëheqëse e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka arritur rezultat jo të mirë, kur bëhet fjalë për përkujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve me nevoja të veçanta. "Financimi dhe buxheti i ndarë për fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë nuk është në harmoni me dispozitat ligjore për këta fëmijë. Indeksi është zbatuar në nëntë shtete dhe Kosova ka dalë e teta". "Indeksi rekomandon që komunat, sipas mandatit të tyre, duhet të zhvillojnë shërbime të bazuara në komunitet për këta fëmijë. Këto shërbime duhet të monitorohen sipas standardeve të cilësisë", ka thënë Kelmendi. Ky studim krahasues mes Raportit të Progresit të BE-së dhe Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës, përfshin informacionin se si shtetet e tjera të rajonit i kanë prezantuar reformat kyçe në ato fusha, ku politikat aktuale të Kosovës nuk janë në përputhje me Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.(REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Franca rritë sigurinë për zgjedhjet presidenciale pas sulmit në Paris

Posted: 21 Apr 2017 05:00 AM PDT

Franca thotë se ka rritur masat e sigurisë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fundjavë, pas sulmit të së enjtes mbrëma, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë. "Asgjë nuk duhet të pengojë këtë moment historik, i cili është fundamental për kombin tonë", ka thënë kryeministri francez, Bernard Cazeneuve, pas mbledhjes urgjente të kabinetit të sigurisë më 21 pril. Cazeneuve tha se rreth 50 mijë policë dhe xhandarë do të ofrojnë siguri gjatë votimeve në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen më 23 prill, ndërkaq 7 mijë ushtarë gjithashtu do të patrullojnë. Një person sulmoi policinë në Champs-Elysees gjatë 20 prillit, duke vrarë një polic dhe plagosur rëndë dy të tjerë. Sulmuesi më pas u vra nga autoritetet e rendit. Autoritetet thonë se kanë identifikuar sulmuesin por emri i tij nuk është bërë ende publik. Media tkanë raportuar se sulmuesi është një francez 39-vjeçar, i cili jetonte në periferi të Parisit. Ai kishte qenë i njohur për shërbimet e sigurisë si radikal islamik.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: SHBA-ja, kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim

Posted: 21 Apr 2017 04:13 AM PDT

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të "pakujdesshme". "Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon", tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë. Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë "por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin". Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, "atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme".  Kryeminstri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje, siç i ka cilësuar, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinion me deklarata për nevojën që të gjithë shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët, nëse ndalet procesi i integrimeve evropiane, ka transemtuar Beta.  "Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme", tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë. Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançiq, i tha Radios Evropa e Lirë se "Ballkani Perëndimor ka një perspekitvë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal". (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apelohet për zbardhjen e fatit të 1660 personave të pagjetur

Posted: 21 Apr 2017 04:05 AM PDT

Në Kosovë ka nisur shënimi i javës kushtuar personave të pagjetur. Këshilli Organizativ i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatave familjare, kanë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur. Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur tha se puna nuk po bëhet seriozisht as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët. "Ne familjarët jemi të zhgënjyer, të prekur që nga 6 marsi e deri më sot pak kush ka vlejtur tu menduar se do të zbardhët fati i të pagjeturve", ka thënë Qerkini. Kurse kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj tha se pas 18 vjetësh ankthi, ende nuk dihet se ku e kanë vendndodhjen e tyre trupat e 1.660 personave. Edhe nënkryetari i Këshillit Familjar për Persona të Zhdukur në Kosovë, Haki Kasumi, ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare që të angazhohen më tepër për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Bazuar në statistikat e institucioneve, janë 1660 persona që vazhdojnë të figurojnë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Një sulmues vret dy persona në një zyre të FSB-së

Posted: 21 Apr 2017 04:00 AM PDT

Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) thotë se një sulmues ka vrarë dy persona në selinë e tyre rajonale në qytetin Khabarovsk, në Lindjen e Largët. FSB ka thënë se sulmuesi ka hyrë në ndërtesë dhe ka hapur zjarr ndaj njerëzve, në zonën e pritjes përapa se të nisej drejt kontrollit të sigurisë, raportojnë agjencitë e lajmeve në Rusi. Thuhet se sulmuesi ka qëlluar për vdekje një oficer të FSB-së dhe një vizitorë dhe gjithashtu ka lënduar disa vizitorë të tjerë, përpara se të vritej nga personeli i FSB-së. FSB është agjencia kryesore e sigurisë dhe inteligjencës në Rusi.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shiu nuk i ndal protestuesit anti-Vuçiq

Posted: 21 Apr 2017 03:49 AM PDT

Shiu që binte vazhdimisht, nuk i ndali protestuesit që marshonin nëpër rrugët e Beogradit më 20 prill, në protestën e fundit kundër qeverisë. Që prej fillimit të këtij muaji, protestuesit janë mbledhur pothuajse çdo natë, për të kundërshtuar zgjedhjen e Aleksandar Vuçiqit në postin e presidentit. Vuçiq fitoi 55 për qind të votave në zgjedhjet e 2 prillit. Ai pritet të betohet si president më 31 maj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Shën Petersburg

Posted: 21 Apr 2017 02:23 AM PDT

Autoritetet ruse kanë thënë një grua, e cila ishte plagosur në shpërthimin e 3 prillit në metronë e Shën Petersburgut, ka vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në 16. Zëvendësguvernatorja e Shën Petersburgut, Anna Mityanina e ka dhënë këtë lajm sot në Twitter. Megjithatë, ajo nuk ka treguar identitetin e viktimës. Mityanina ka thënë se edhe 24 persona, që u plagosën në shpërthim, janë ende në spital. Autoritetet ruse kanë arrestuar 10 persona me origjinë nga Azia Qendrore, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në shpërthimin në metro. Dje, shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), Aleksandr Bortnikov ka thënë se zyrtarët "praktikisht" e dinë se kush e ka urdhëruar sulmin. Të arrestuarit kanë mohuar se kanë qenë të përfshirë në organizimin e shpërthimit, ndërkaq, asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mattis: S’ka dyshim se Siria nuk i ka dorëzuar të gjitha armët kimike

Posted: 21 Apr 2017 02:02 AM PDT

Shefi i Pentagonit, Jim Mattis ka thënë se nuk ka "asnjë dyshim" se Siria ka mbajtur disa armë kimike dhe e ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad që të mos i përdorë ato. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij izraelit, Avigdor Liberman, Mattis nuk dëshiroi që të jap shifra të sakta për numrin e armëve kimike që SHBA beson që posedon Siria. "Kryesorja këtu është se nuk ka asnjë dyshim në mendjen e komunitetit ndërkombëtar se Siria ka mbajtur armë kimike, që është shkelje e marrëveshjes së ka nënshkruar për dorëzimin e tyre", ka thënë Mattis. "Është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe duhet që ato të largohen në mënyrë diplomatike dhe ne i këshillojmë që të mos përdorin më armë kimike. Këtë e kemi bërë të qartë me sulmin tonë", u shpreh shefi i Pentagonit. SHBA kreu sulme ajrore ndaj një baze ajrore siriane, pas sulmit të dyshuar kimik mbi një fshat të kontrolluar nga rebelët, ku u vranë mbi 80 persona. SHBA dhe vendet e tjera kanë akuzuar qeverinë e Assadit se ka kryer sulmin kimik, por Siria dhe aleati kryesor, Rusia, i  kanë hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se ato janë të fabrikuara . Sipas marrëveshjes së vitit 2013, Siria është dashur që të dorëzojë të gjitha armët kimike. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Rusisë, pas kërcënimit të SHBA-së se do të përdor aksione ushtarake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia afër arritjes së marrëveshjes për blerjen e sistemit raketor rus

Posted: 21 Apr 2017 01:06 AM PDT

Bisedimet mes Turqisë dhe Rusisë për blerjen e sistemin e mbrojtjes raketore të tipit S-400, është në "fazën finale", edhe pse kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik. Isik ka thënë se në një konferencë për media se vendet e NATO-s nuk kanë prezantuar ndonjë ofertë të leverdisshme për ndonjë sistem alternativ të mbrojtjes. Turqia, që është anëtar i NATO-s, më 2015 anuloi një tender prej 3.4 miliardë dollarësh për raketa mbrojtëse me rreze të gjatë veprimi, duke thënë se shteti do të prodhojë vet sisteme raketore por më pas ndërroi mendjen. "Është e qartë se Turqisë i duhet sistem i mbrojtjes raketore", ka thënë ministri turk. "Puna për blerjen e S-400 është në fazën finale. Por kjo fazë nuk do të thotë se marrëveshja do të nënshkruhet menjëherë", ka thënë ai.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një polic i vrarë në sulmin në Paris

Posted: 21 Apr 2017 12:44 AM PDT

Autoritetet e rendit në Paris thanë se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat në bulevardin Champs-Elysees. Një sulmues, po ashtu, u vra nga policia, mbrëmjen e së enjtes. Grupi militant Shteti Islamik tha se një prej "luftëtarëve" të tij ka kryer sulmin, raporton Reuters.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet një person për sulmin ndaj autobusit të ekipit të Borussia Dortmundit

Posted: 20 Apr 2017 11:25 PM PDT

Autoritetet gjermane kanë thënë se kanë arrestuar një person me shtetësi gjermane dhe ruse, nën dyshimin se ka kryer sulmin me bombë të javës së kaluar, ndaj autobusit të një ekipi të futbollit. Prokurorët federalë kanë thënë se personi i arrestuar, i identifikuar si 28-vjeçari Sergej W., është arrestuar më 21 prill në afërsi të qytetit jugperëndimor të Tuebbingen dhe është akuzuar për tentim vrasje, kryerje të shpërthimit dhe për lëndime të rënda trupore. Tre bomba shpëthyen pranë autobusit të ekipit Borussia Dortmund, jashtë qytetit të Dortmundit më 11 prill, teksa lojëtarët ishin nisur drejt stadiumit për të zhvilluar një lojë në Ligën e Kampionëve. Nga këto shpërthime u lëndua një futbollist dhe një zyrtar policor. Prokurorët kanë thënë se i dyshuar shpresonte që të shkaktojë rënien e çmimit të aksioneve të ekipit të futbollit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump akuzon Iranin se nuk po i përmbahet marrëveshjes bërthamore

Posted: 20 Apr 2017 11:01 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka akuzuar Iranin se nuk po përmbush zotimet nga marrëveshja bërthamore, që u arrit me fuqitë botërore dhe ka thënë se SHBA shpejt do të përgjigjet për këtë gjë. Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, gjatë vizitës së kryeministrit italian, Paolo Gentiloni më 20 prill, Trump ka përsëritur kritikat e tij se marrëveshja bërthamore me Iranin, është marrëveshje e keqe. "Irani është në mospërputhje me frymën e marrëveshjes", tha Trump. "Ne jemi duke analizuar me shumë kujdes dhe do të themi diçka për këtë gjë në një të ardhme jo të largët", shtoi ai. Komentet e Trumpit vijnë pas disa kritikave të bëra nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane, për marrëveshjen e vitit 2015, e cila kërkon që Irani të kufizojë aktivitetet bërthmore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga vendet perëndimore. Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se marrëveshja ka dështuar që të arrijë qëllimin kryesor, atë të ndalimit që Irani të zhvillojë armë bërthamore.        

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

DASH u bën thirrje të gjitha partive në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhje

Posted: 20 Apr 2017 10:53 PM PDT

Zëri i Amerikës Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon, u takua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, për të folur mbi interesat e përbashkëta në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rajon. Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Nënsekretari Shannon, thuhet në deklaratë, theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. *Ky tekst fillimisht u botua në VOA shqip

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia raportohet se po dërgon pajisje ushtarake në kufi me Korenë e Veriut

Posted: 20 Apr 2017 10:35 PM PDT

Rusia raportohet se po lëvizë pajisje të rënda ushtarake drejt kufirit me Korenë e Veriut. Mediat lokale në lindjen e largët të Rusisë thonë se banorët kanë parë konvoje ushtarake, që prej fundjavës, që kanë udhëtuar drejt kufirit me Korenë e Veriut. Një video e postuar nga ueb faqja DVHab.ru, tregon se si një tren bartë pajisje ushtarake, përfshirë sisteme anti-raketore, duke udhëtuar përmes Khabarovsk drejt Vladivostok, që është 100 milje larg kufirit. "Ky është treni i tretë me pajisje që kemi parë që nga mëngjesi", dëgjohet teksa thotë një rus. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë paralajmëruar për mundësinë e sulmeve parandaluese, teksa udhëheqësit koreanë kohë e fundit kanë paralajmëruar se mund të ketë konflikt bërthamor. Vostok Media ka raportuar se banorët lokalë kanë parë autoblinda, helikopterë dhe pajisje të tjera të rënda, që po udhëtojnë në autostradën Khabarovsk-Vladivostok. Një zëdhënës i ushtrisë ruse është cituar të ketë thënë se këto lëvizje janë pjesë e ushtrimeve "rutinore" ushtarake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more