Skip to main content

“Tenis: ITF e suspendoi Nastasen për keqtrajtim të lojtareve” plus 13 more Radio Evropa e Lirë

“Tenis: ITF e suspendoi Nastasen për keqtrajtim të lojtareve” plus 13 more Radio Evropa e Lirë


Tenis: ITF e suspendoi Nastasen për keqtrajtim të lojtareve

Posted: 23 Apr 2017 08:45 AM PDT

Ilie Nastase, kapiten i ekipit të tenisteve të Rumanisë në Fed Cup, është suspenduar përkohësisht nga kjo garë, për shkak të keqtrajtimit të lojtareve dhe gjyqtarit gjatë një takimi kundër Britanisë. Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF), që është organizuese e garës Fed Cup, ka njoftuar sot se Nastase "nuk merr pjesë në Fed Cup në asnjë kapacitet me efekt të menjëhershëm". Nastase, 70 vjeçar, është dëgjuar duke e ofenduar lojtaren britanike, Johanna Konta, kapiteten, Anne Keothavong, dhe një gjyqtar, gjatë duelit të djeshëm të lojtares Konta kundër rumunes, Sorana Cirstea. Nastase është përzënë jashtë terrenit nga referi, Andreasd Egli, raporton agjencia AP. Ilie Nastase, që në vitet e 70-ta ishte i pari në listën e lojtarëve më të mirë të tenisit në botë, po ashtu, e ka ofenduar edhe një gazetar britanik në Konstanca të Rumanisë, ku zhvillohej takimi i tenisit, vetëm një ditë pasi qartas kishte bërë komente ofenduese raciste lidhur me shtatëzëninë e tenistes amerikane, Serena Williams.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OSBE: Është vrarë një dhe plagosur dy pjesëtarë të misionit në Ukrainë

Posted: 23 Apr 2017 08:05 AM PDT

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar sot se një pjesëtar i misionit të saj në Ukrainë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, kur automjeti i tyre ka hasur në minë. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim. Një zyrtar i Ministrisë së jashtme të Ukrainës i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se i vrari ishte shtetas amerikan. Një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Austrisë tha se ndër të plagosurit ishte edhe një femër nga Gjermania. Anëtarët e misionit ishin në patrullë në fshatin nën kontroll të kryengritësve, Prishib në rajonin Luhansk, kur vetura e tyre ka hasur në minë dhe ka eksploduar, ka thënë një zyrtar i qeverisë së Ukrainës. Ushtria e Ukrainës tha se incidenti ka ndodhur sot në orën 10:17 në mëngjes. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kërkuar nga ministri i jashtëm, Pavlo Klimkin, që ta informoj OSBE-në për hetimet lidhur me këtë eksplodim. "Ky krim duhet të hetohet dhe ata që janë përgjegjës duhet të dënohen", ka shkruar Poroshenko në rrjetin Facebook dhe ka shtuar se "Ukraina i dënon të gjitha format e rezistencës së vazhdueshme nga kryengritësit ndaj punës së misionit të OSBE-së". Në një kumtesë të separatistëve të mbështetur nga Rusia në Luhansk, të publikuar në faqen e tyre në Internet, pretendohet se ekipi i OSBE-së i ishte shmangur rrugës kryesore dhe po udhëtonte përgjatë një rruge të pasigurt. "Ne e dimë se ky ekip patrullues ka devijuar nga rruga kryesore dhe ka lëvizur përgjatë rrugëve sekondare, që janë të ndaluara nga mandati i Misionit special monitorues të OSBE-së", thuhet në deklaratën e speratistëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Më shumë se 80 për qind e grave punojnë pa kontrata pune

Posted: 23 Apr 2017 07:54 AM PDT

Në Kosovë më shumë se 80 për qind e grave, të cilat punojnë në sektorin privat, nuk kanë kontrata të punës, thonë përfaqësues të punëtorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta e prindërve dhe fëmijëve me pengesa në zhvillim

Posted: 23 Apr 2017 07:25 AM PDT

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, në organizim të shoqatës "Zemër e hapur", për tri ditë me radhë kanë qëndruar në parkun përballë Parlamentit të Maqedonisë. Me këtë, ata theksuan se duan "të bëhen të dukshëm para deputetëve dhe institucioneve të shtetit, të cilat në vazhdimësi i neglizhojnë kërkesat e tyre".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijët me pengesa në zhvillim, të margjinalizuar

Posted: 23 Apr 2017 07:11 AM PDT

Margjinalizimi i gjatë përfshirjes në procesin edukativo-arsimor, mbetet problematikë e theksuar e fëmijëve me nevoja të veçanta në Maqedoni, të cilët përballen me shumë vështirësi në jetën e përditshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakujdesia që kushton me jetë

Posted: 23 Apr 2017 05:38 AM PDT

Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë për Kosovën. Nën moton "Më kujto, më kujdes", Qendra për Zhvillim Multi-kulturor "Impact", ka përkujtuar viktimat në komunikacion. Vetëm në peroudhën janar - mars 2017 janë evidentuar 3. 811 aksidente në komunikacion, me 21 persona të vdekur dhe 2.409 të lënduar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta në mbështetje të shkencës në gjithë botën

Posted: 23 Apr 2017 05:30 AM PDT

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Uashington dhe në shumë qytete në gjithë botën, në mbështetje të shkencës, dhe duke u shprehur kundër asaj që ata vlerësuan se është "sulm kundër fakteve" nga politikanët popullistë. Demonstratat me emrin "Marshi për shkencë" janë mbajtur dje në Ditën e Tokës, në përpjekje për "ta mbrojtur rolin jetik të shkencës në shëndetin, sigurinë, ekonomitë dhe qeveritë tona", kanë thënë organizatorët në faqen e tyre në Internet. Shumë protestues e kanë shfrytëzuar këtë ditë për t'i kundërshtuar politikat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në të kaluarën është tallur me kërkimet shkencore, e veçanërisht me ato për ndryshimet klimatike". Zoti Trump ka hasur në disa protestues, derisa shkonte për ta vizituar një ushtar të plagosur në një spital ushtarak, ndërsa në një parullë shkruante "Mos e mohoni se Toka po vdes". Organizuesit thanë se protesta ishte mbajtur në baza jopartiake, por shumica e simboleve dhe parullave në shënjestër i kishin politikat e presidentit Trump. Demonstruesit kanë marshuar edhe në qytetet e tjera të botës, përfshirë Parisin, Sidnejin, e të tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një anëtar i personelit të OSBE-së është vrarë në Ukrainë

Posted: 23 Apr 2017 05:12 AM PDT

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar sot se një anëtar i personelit të saj është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi makina e misionit special monitorues, ku gjendeshin ata, kishte haspur në një minë në pjesën lindore të Ukrainës. "Lajm tragjik nga Ukraina, një pjesëtar i patrullës së OSBE-së është vrarë, tjetri është plagosur", ka shkruar në rrjetin Twitter, kryesuesi i OSBE-së, Sebastian Kurz, njëherësh ministër i jashtëm i Austrisë. Misioni civil dhe i paarmatosur i OSBE-së, me më tepër se 700 vëzhgues mndërkombëtarë, ka për qëllim reduktimin e tensioneve dhe raporton për situatën në terren në Ukrainë. Në muajin mars, 57 vende anëtare të OSBE-së, përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, vendosën me konsenzus për ta zgjatur mandatin e misionin edhe për një vit. Kjo ishte zgjatja e tretë e misionit, prej vitit 2014, kur ai ishte vendosur në Ukrainë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet presidenciale në Francë

Posted: 23 Apr 2017 05:11 AM PDT

Në Francë po mbahen zgjedhjet presidenciale, nën masa të shtuara sigurie. Votimet e sotme në kuadër të rrethit të parë të zgjedhjeve tejet dramatike, mund të kenë ndikim të madh në situatën gjeopolitike në përgjithësi, përfshirë të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe raportet e perëndimit me Rusinë. (Video:Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti: Koreja Veriore e ka arrestuar një amerikan në aeroport

Posted: 23 Apr 2017 03:43 AM PDT

Koreja Veriore e ka arrestuar një shtetas amerikan në aeroportin e kryeqytetit Phenian, derisa ai ishte duke u larguar nga ky vend, kanë thënë sot zyrtarët. Agjencia e lajmeve, Yonhap, e Koresë Jugore, duke cituar burime të paemëruara, ka raportua se personi në të 50-tat, i identifikuar vetëm me mbiemrin Kim, kishte kryer punë humanitare dhe ishte profesor i dikurshëm në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Yanbian në Kinë. Ambasada e Suedisë në Phenian tha se është e vetëdijshme për arrestimin e shtetasit amerikano-korean, por nuk mund të bëjë komente të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore nuk kanë raporte diplomatike, kështu që Ambasada e Suedisë angazhohet në punët konsullore për shtetasit amerikanë. Arrestimi i raportuar u bë në periudhën e rritjes së tensioneve ndërmjet Uashingtonit e Phenianit, lidhur me programet atomike dhe raketore të Koresë Veriore. Aktualisht, së paku dy amerikanë të tjerë janë të burgosur në Korenë Veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dikur ylli i tenisit Nastase është përzënë nga takimi zyrtar

Posted: 23 Apr 2017 01:55 AM PDT

Legjenda rumune e tenisit, Ilie Nastase, është përzënë nga gara Fed Cup, pasi i ka keqtrajtuar lojtaret, gazetarët dhe gjyqtarin, në një takim në Konstancë të Rumanisë, kanë thënë zyrtarët e tenisit. Zoti Nastase, 70 vjeçar, që është kapiten i ekipit të femrave të Rumanisë, është përzënë mbrëmë, vetëm një ditë pasi qartas kishte bërë komente ofenduese raciste lidhur me yllin amerikan të tenisit, Serena Williams, e cila në mediat sociale ka njoftuar se është shtatëzënë. David Haggerty, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, e ka kritikuar Nastasen për "sjelljen e tij të papranueshme" dhe "keqbërje". Zyrtarët thanë se ai kishte bërë fyerje të ashpra ndaj anëtareve të ekipit të Britanisë, Anne Keothavong dhe Johanna Konta, që kishin qajtur pas ofendimeve të Nastases. Lidhur me komentet e tij për tenisten Williams, Nastase e ka mbrojtur vetveten në Televizionin e Rumanisë, duke thënë se "ishte vetëm shaka". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Nga sulmi izraelit në një kamp ushtarak, tre luftëtarë të vrarë

Posted: 23 Apr 2017 01:40 AM PDT

Nga sulmi i sotëm izraelit në një kamp të forcave proqeveritare në Siri, janë vrarë tre luftëtarë, ka thënë një zyrtar i këtyre forcave. Me këtë sulm ishte goditur kampi i forcave proqeveritare në pjesën siriane të Rafshnaltës së Golanit, ka raportuar Observatori sirian për të drejtat e njerit, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren. Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se Izraeli e ka sulmuar një pozicion të ushtrisë siriane "duke shkaktuar dëme". Ushtria e Izraelit ka refuzuar të bëjë komente. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Refuzohet kërkesa e kompanisë Exxon për shpime në Rusi

Posted: 23 Apr 2017 01:28 AM PDT

Sekretari amerikan i thesarit, Steven Mnuchin, ka thënë se administrata e presidentit, Donald Trump, nuk do t'i japë leje kompanisë, Exxon Mobil, apo firmave të tjera, që t'i vazhdojnë shpimet për naftë në hapësirat që janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara. Munchin ka thënë të premten vonë se vendimi është bërë në konsultim me presidentin, Donald Trump. Mediat amerikane kanë raportuar se Exxon Mobil, ka kërkuar lirim nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, në mënyrë që të mund t'i vazhdoj shpimet rreth Detit të Zi me partnerin e saj, Rosneft, që është kompani shtetërore ruse. "Ne e kuptojmë deklaratën e sekretarit Mnuchin në konsultim me presidentin Trump", tha zëdhënësi i kompanisë Exxon, Alan Jeffers. Kompania Exxon Mobil, me seli në Teksas, që është një gjigant i naftës, deri këtë vit ishte udhëhequr nga Rex Tillerson, i cili aktualisht është sekretar amerikan i shtetit. Derisa ishte shef ekzekutiv i firmës, Exxon Mobil, Tillerson i kishte kundërshtuar sanksionet e imponuara kundër Rusisë në vitin 2014, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës. Por, prej se është bërë sekretar shteti në administratën Trump, zoti Tillersn i ka mbështetur sanksionet. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Zgjedhje dramatike presidenciale, me masa të shtuara sigurie

Posted: 23 Apr 2017 01:05 AM PDT

Qytetarët francezë po votojnë, nën masa të shtuara të sigurisë, në rrethin e parë të zgjedhjeve jetike presidenciale që mund të kenë ndikim të gjerë për status quo gjeopolitike, përshirë edhe të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë. Mbi 60 mijë vendvotime janë hapur që prej prës 8 të mëngjesit. Një numër prej 69.4 për qind e votuesve të regjistruar brenda Francës kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet presidenciale deri në ora 17.00, tha Ministria e Brendshme. Përqindja është pak më ulët se sa dalja e votuesve në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve presidenciale më 2012, kur u shënua një pjesëmarrje prej 70.6 për qind.  Zgjedhjet, që janë më të paparashikueshmet në votimet presidenciale në Francë për disa dekada, mbahen vetëm disa ditë pas vrasjes së një oficeri të policisë në Paris, për të cilin përgjegjësinë e kishte marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS). Kjo gjë e ka vënë çështjen e terrorizmit dhe të sigurisë në ballë të garës zgjedhore, ku marrin pjesë gjithsej 11 kandidatë, por katër prej tyre konsiderohen favoritë. Autoritetet thonë se në ditën e zgjedhjeve, në gjithë Francën, janë aktivizuar afro 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë. Në Francë ende është në fuqi gjendja emergjente pas një serie të sulmeve, nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë më se 230 vetë. Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, janë favoritë në raundin e parë të zgjedhjeve, megjithëqë kandidati konservator, Francois Fillon, dhe politikani i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon, po ashtu, konsiderohet se kanë gjasë për tu kualifikuar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj.  Në një incident në ditën e zgjedhjeve, afro gjashtë demonstruese pa veshje të sipërme, nga grupi i aktivisteve feministe, Femen, janë arrestuar sot herët në mëngjes, afër një vendvotimi në Paris, ku kandidatja Le Pen, ishte nisur për të votuar. Protestueset kërcyen para një makine duke bartur maska të politikanes franceze të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, por ishin larguar me të shpejtë nga policia. Pak pas këtij incidenti, Le Pen votoi. Kandidati Emmanuel Macro votoi në qytetin bregdetar, Le Touquet, në pjesën veriore të Francës, së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte. Vlerësohet se zgjedhësit e papërcaktuar e përbëjnë gati një të katërtën e votuesve. Rrjedhimisht, vëzhguesit politikë thonë se vrasja e policit para disa ditëve në Shamp-Elize, mund të jetë epërsi për kandidatët që shihen si më të ashpër në terrorizëm dhe siguri. Pas këtij sulmi, Le Pen e portretizoi vetveten si kandidate e vetëm e aftë për ta mbrojtur vendin kundër ekstremistëve islamikë. Liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçare, është kritikuar për shfrytëzim të sulmit për përfitime politike. Fitorja eventuale e zonjës Le Pen, me politikën e saj kundër imigrimit dhe kundër Bashkimit Evropian, do ta shënonte vazhdimin e rritjes së ndjenjës izolacioniste në gjithë botën perëndimore, që e ndihmoi dërgimin e Donald Trumpit në presidencën amerikane dhe referendumin për dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian. Franca është anëtare kryesore e NATO-s dhe është shtyllë e unitetit të Bashkimit Evropian në përgjigje ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe për mbështetjen e Moskës për separatistët e armatosur në pjesën lindore të Ukrainës. Për këtë arsye, perëndimi ka imponuar sanksione kundër Rusisë. Sikur zoti Trump, edhe Le Pen, në të kaluarën, ka folur me admirim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe e ka mbështetur tërheqjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë. Pas një vizite në Moskë gjatë muajit të kaluar, me ç'rast është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, ajo e ka kritikuar atë që e ka quajtur "vizion militant" të Bashkimit Evropian. Në shumë hulumtime të opinionit, Marine Le Pen plasohet në vendin e dytë, pas kandidatit Macron në raundin e parë, por për raundin e dytë duket se ajo nuk ka gjasë të fitoj kundër ish-ministrit të ekonomisë, Emmanuel Macron, që është politikan pro-evropian. Zoti Macron e ka marrë një pozicion më të ashpër kundër Rusisë në mesin e katër kandidatëve kryesorë presidencialë, duke i mbështetur sanksionet e BE-së kundër Moskës dhe duke e akuzuar Kremlinin se është i involvuar në sulmet kibernetike, kundër fushatës së tij. Rusia disa herë i ka hedhur poshtë akuzat se është përpjekur të ndikoj në zgjedhjet franceze. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more