Skip to main content

“SHBA: “Pikëllim i thellë” për vrasjen e monitoruesit amerikan” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“SHBA: “Pikëllim i thellë” për vrasjen e monitoruesit amerikan” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: “Pikëllim i thellë” për vrasjen e monitoruesit amerikan

Posted: 24 Apr 2017 09:15 AM PDT

Departamenti amerikan i shtetit tha se ishte i "shokuar" me vrasjen e një shtetasi amerikan, që ka shërbyer në misionin monitorues të OSBE-së në zonën e konfliktit në Ukrainë dhe i ka bërë thirrje Rusisë, që ta shfrytëzoj ndikimin e saj për të lejuar hetime të plota. Në deklaratën e publikuar mbrëmë vonë, Departamenti i shtetit ka theksuar se ishte "i shokuar dhe thellë i pikëlluar" për vdekjen e shtetasit amerikan, "kur makina e tij është qëlluar nga eksplodimi në territorin e kontrolluar nga separatistët". Misioni monitorues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mbrëmë ka njoftuar se makina e anëtarëve të misionit të saj vëzhgues në pjesën lindore të Ukrainës, ka hasur në minë dhe pos vrasjes së njërit pjesëtar, dy të tjerë janë plagosur. Emri i amerikanit të vrarë është Joseph Stone, ka njoftuar sot OSBE-ja. Dy vëzhgueesit e tjerë që janë plagosur – një femër gjermane dhe një mashkull nga Çekia, janë liruar nga një spital në Luhansk dhe janë transferuar në Kiev. Nga konflikti i armatosur në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,900 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Danimarkë: Rusia ka kryer sulme kibernetike

Posted: 24 Apr 2017 08:47 AM PDT

Ministria e mbrojtjes e Danimarkës e ka kritikuar Moskën për sjellje "agresive", pas raportit në të cilin janë akuzuar hakerët rusë për depërtim në emailat e Ministrisë së mbrojtjes së Danimarkës.   "Kjo është pjesë e luftës së vazhdueshme nga pala ruse në këtë fushë, ku ne po shohim një Rusi shumë agresive", tha ministri i mbrojtjes, Claus Hjort Fredriksen, për mediat daneze. Në një raport të publikuar dje nga Qendra daneze për siguri kibernetike, një grup i hakerëve pro-Kremlinit është akuzuar për depërtim në emailat e punonjësve të Ministrisë së mbrojtjes në vitet 2015 dhe 2016. Në raport grupi i hakerëve identifikohet me emrin APT28, po ashtu i njohur edhe si Pawn Storm, Sofacy dhe Fancy Bear. Ky grup ka lidhje me qeverinë e Rusisë dhe shërbimet e sigurisë dhe më parë ishte përmendur edhe nga agjencia amerikane, FBI, dhe Departamenti i sigurisë së brendshme amerikane, se ka dorë në "aktivitetin e dëmshëm kibernetik" kundër institucioneve qeveritare të Shteteve të Bashkuara. Ky raport në Danimarkë u publikua në kohën kur disa qeveri perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, e kanë akuzuar Rusinë se ka përdorë hakerizëm për të ndikuar në zgjedhje. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Taxhikistan: Gazetarët ta përdorin titullin e plotë të presidentit

Posted: 24 Apr 2017 08:21 AM PDT

Gazetarët e mediave shtetërore në Taxhikistan thonë se nga ta është kërkuar që ta përdorin titullin e plotë, të gjatë, të presidentit, Emomali Rahmon, gjatë raportimeve për të. Gazetarët që punojnë për mediat shtetërore i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se duhet ta paraqesin presidentin Rahmon si "themelues i paqes dhe unitetit kombëtar të Taxhikistanit, lideri i kombit, presidenti Emomali Rahmon". Drejtori i Radios shtetërore të Taxhikistanit, Farruh Ziyoyev, i tha Radios Evropa e Lirë se përdorimi i obligueshëm i titullit të plotë të presidentit është i paraparë me ligj dhe nuk ka dhënë detaje të tjera. Zoti Rahmon, 64 vjeçar, e ka titullin dhe imunitetin e përjetshëm nga ndjekja penale, në harmoni me një legjislacion, të cilin e ka miratuar në vitin 2015. Ky legjislacion, po ashtu, i mbronë edhe të afërmit e tij nga ndjekja ligjore. Ish-shef i një ferme kolektive në Taxhikistan, ai sundon prej vitit 1992, një vit pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik më 1991. Avokati i pavarur, Shokirjon Hakimov, tha se legjislacioni nuk parasheh kurrfarë dënimesh për mospërdorimin e titullit të presidentit në raportet për të.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ramush Haradinajt i jepet nënshtetësia shqiptare

Posted: 24 Apr 2017 08:21 AM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nënshkruar të hënën dekretin për dhënien e nënshtetësisë shqiptare ish kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij, Anita, përcjellin mediat shqiptare.  Në dekretin e nënshkruar nga presidenti, thuhet se "kërkesa është bërë prej tyre" dhe se presidenti e ka bazuar atë në ligjet e Republikës së Shqipërisë. Dekreti i Presidentit Nishani për nënshtetësinë shqiptare për Ramush Haradinajn vie në kohën kur ish-kryeministri i Kosovës ndodhet në Francë në pritje të një vendimi të gjykatës franceze në Colmar ndaj një kërkesë të Beogradit zyrtar për ekstradim në Serbi, me qëllim të përballjes me akuzat për, sic thuhet, krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjykata në Colmar pritet që më 27 Prill të marrë vendimin për Haradinajn, pas disa seancave që kur u ndalua zoti Haradinaj. Ramush Haradinaj u ndalua në janar të këtij viti në aeroportin e Baselit nga policia franceze mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të Serbisë dhe u la të mbrohej në liri. Autoritetet serbe kanë paraqitur në gjykatën e Colmarit prova, sic thonë, të reja për krimet e kryera gjatë luftës që nuk janë dorëzuar gjatë gjykimit të zotit Haradinaj në vitin 2008 e 2012 në Gjykatën për krime lufte në Hagë, e cila edhe e liroi nga të gjitha akuzat. Ish-kryeministri I Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ndërkaq ka ripërsëritur se 'ndalimi i tij është krejtësisht politik dhe se pafajësia e tij është vërtetuar dy herë me proceset gjyqësore ndaj tij të zhvilluara në Tribunalin e Hagës për krime lufte ne ish-Jugosllavi'. "… procesi është gjyqësor, por baza e këtij procesi është krejtësisht politik", i tha pak javë më parë Radios Evropa e Lirë, Ramush Haradinaj, përmes telefonit. Ndalimi i Haradinajt në Francë ka ngjallur reagime të forta në Kosovë dhe Kuvendi miratoi një rezolutë për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e tij, kurse autoritetet në vend thanë se po respektojnë vendimet e ligjvënësve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita synon rrëzimin e Qeverisë me votat e PDK-së dhe LDK-së

Posted: 24 Apr 2017 08:00 AM PDT

Opozita në Kosovë po tregohet e vendosur që ta procedojë tutje mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend, duke synuar që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Mocioni është iniciuar nga Partia Nisma për Kosovën. Ky mocion, është nënshkruar tash për tash nga deputetët e tri partive opozitare dhe disa deputetë të tjerë, përfshirë edhe disa nga radhët e partive në pushtet, thotë shefja e Grupit Parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami. Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, së bashku numërojnë 30 deputetë në Kuvend. Kështu që qëllimi kryesor është që të sigurohen votat e deputetëve nga partitë e koalicionit. "Ne jemi duke punuar në atë drejtim që të arrijmë edhe votën kundër në Kuvend sepse për nënshkrime besoj që jemi kah fundi dhe mendoj që shumë shpejt do të arrijmë ta procedojmë, në rast se nuk e ndërrojnë mendjen deputetët". "Shpresojmë që të gjithë ata që janë deklaruar kundër kësaj Qeverie do ta përkrahin edhe me nënshkrim, por edhe me votim kundër Qeverisë Mustafa", ka thënë Bajrami. Arsyet kryesore për ndërmarrjen e këtij mocioni, deputetja Bajrami i ndërlidhë me mosfunksionimin, siç thotë ajo, të Qeverisë dhe bllokimin e shumë proceseve të rëndësishme në vend.  "Ta zhbllokojmë këtë situatë. Kryeministri Mustafa po e mbanë vendin në bllokadë prej 1 shtatori të vitit 2016, sepse që nga 1 shtatori i vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, thua se nuk është duke funksionuar dhe nuk po mund të marr vendime", ka thënë Bajrami. Ndërkohë, analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi thotë se me Kushtetutën e Kosovës parashihen edhe procedurat e dy llojeve të mocionit. Atij të mosbesimit dhe atij të votëbesimit. Mocioni i mosbesimit iniciohet për të parë nëse Qeveria e ka përkrahjen në Kuvend. Kurse ai i votëbesimi, kërkohet nga Kryeministri, për të parë nëse ai ende e gëzon përkrahjen e deputetëve, thotë Krasniqi. Sa i përket mocionit aktual të partisë Nisma, Albert Krasniqi thotë se kushti i parë që ai të shqyrtohet në Kuvend është që t'i përmbajë 40 nënshkrime të deputetëve. Me mbledhjen e 40 nënshkrimeve, vijon ai, çështja i procedohet Kryesisë së Kuvendit, e cila e procedon atë në seancë të Kuvendit, jo më vonë se pesë ditë nga parashtrimi i kërkesës.  Kurse shkarkimi i Qeverisë, mund të bëhet vetëm me 61 vota të deputetëve në Kuvend dhe më pas, çështja i kalohet Presidentit, thotë Albert Krasniqi. "Nëse mocioni i mosbesimit është i suksesshëm, atëherë është në dorën e Presidentit që të vendos të shpërndajë Kuvendin me një dekret të veçantë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ose, Presidenti e ka në dorë edhe mundësinë që t'ia jap një mandatari të dytë, për të propozuar Kryeministrin, në mënyrë qët ë provohet të zgjedhet një kryeministër i ri nga radhët e partive të cilat e propozojnë madatarin për formimin e Qeverisë", thotë Krasniqi. Por, në rast se opozita dështon t'i sigurojë 61 vota për rrëzimin e Qeverisë, atëherë nuk mund të ketë mocion të ri brenda 90 ditëve vijuese. Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur si opsion për të nxjerrë vendin nga bllokada e vendimmarrjes edhe nga deputetë dhe zyrtarë të partive në pushtet. Koalicioni aktual po përballet me probleme serioze në vendimmarrje për çështje të rëndësisë së veçantë, siç është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, me çka është bllokuar procesi i liberalizimit të vizave. Sidoqoftë, rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin aktual të opozitës, është i mundshëm vetëm nëse sigurohen edhe 31 vota të deputetëve nga partitë e koalicionit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin kritikon liderin opozitar Navalny

Posted: 24 Apr 2017 07:42 AM PDT

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar liderin opozitar, Aleksei Navalny, dhe tërthorazi e ka akuzuar atë se po përdor fushatat e tij kundërkorrupsionit për t5 përfituar politikisht. Pa e përmendur emrin e Navalny, Putin ka kritikuar njerëzit, që siç tha ai, përdorin slogane anti-korrupsion "si instrument për luftën e tyre politike dhe për të promovuar veten". Lideri opozitar, Navalny ka organizuar tubimet anti-korrupsion të 26 marsit, ku dhjetëra mijëra njerëz morrën pjesë. Tubimet u organizuar në mbarë Rusinë dhe vetëm në Moskë, autoritetet arrestuan mbi një mijë persona, përfshirë edhe Navalnyn. Navalny u dënua me 15 ditë burgim. Ai ka bërë thirrje për një protestë mbarëkombëtare më 12 qershor. Navalny dëshiron që të garojë për president, në zgjedhjet që do të mbahen më 2018, ku Putin pritet që të kërkojë edhe një mandat 6 vjeçar.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hahn: Deklaratat për ndryshim kufijsh, të papranueshme dhe kundërproduktive

Posted: 24 Apr 2017 07:31 AM PDT

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i ka cilësuar 'të papranueshme' dhe 'kundërproduktive' deklaratat e liderëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor që implikojnë ndryshimet e kufijve, ka njoftuar Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë. "Shpreh zhgënjim dhe nëse mund të them edhe zemërim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Deklaratat e tilla, që mund të cilësohen edhe si përzierje në shtetet e tjera dhe implikojnë ndryshime të kufijve, janë të papranueshme dhe për më shumë janë të panevojshme dhe kundërproduktive", tha Hahn pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në Bruksel. Deklaratat e Hahn pasuan intervistën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në portalin Politiko në të cilën nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, 'nëse perspektiva e anëtarësimit të vendeve të rajonit të Ballkanit në BE, vazhdon të zbehet'. Johannes Hahn tha se do të ishte e gabueshme të mendohet se me deklarata të tilla 'mund të bëhet trysni ndaj BE-së', për anëtarësim. "Deklarata e tillë shumë lehtë mund të shkaktojë kundërefekt. Duhet të jemi të vetëdijshëm se evropianët kanë një interes të fuqishëm për paqe, përparim dhe stabilitet në rajon, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes marërdhënieve të mira fqinjësore, ku të gjithë punojnë bashkë dhe ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të rajonit", tha Hahn. Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn tha se suksesi i negociatave të Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet edhe nga dialogu i Beogradit me Prishtinën. "Shpresoj se të dyja palët do të tregojnë një qasje konstruktive dhe do të vazhdojnë më tutje me rezultate të prekshme. Jam i bindur se së shpejti do të hapim kapituj të ri dhe duhet të shfrytëzojmë çdo rast që ta mbajmë dinamikën", tha Hahn. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza politike bllokon subvencionet për bujqit

Posted: 24 Apr 2017 07:13 AM PDT

Bujqit në Maqedoni ankohen se nuk kanë marrë subvencionet për vitin 2016 madje edhe për një pjesë të vitit 2015, mjete këto që u garantohen me ligj. Për këtë arsye një pjesë e madhe e sipërfaqeve, thonë ata, këtë vit do t'i lënë pa i mbjellë fare. Edhe blegtorët thonë se janë të detyruar të zvogëlojnë numrin e bagëtisë sepse mungesa e mjeteve financiare u shkakton probleme sa i përket sigurimit të ushqimit për kafshët. Ministria e Bujqësisë së Maqedonisë thotë, ndërkaq, se vakuumi juridik i mosformimit të Qeverisë, ka hapur shumë telashe sa i përket pagesës së subvencioneve. Ministri i Bujqësisë në Maqedoni, Mihaill Cvetkov tha të hënën se janë duke u bërë përpjekje për të tejkaluar pengesat juridike që kanë të bëjnë me bllokimin e pagesave të subvencioneve. Cvetkov tha se në buxhetin e shtetit ka para për pagesë të subvencioneve, por tani për tani procesin e ka bllokuar Kodi Zgjedhor dhe Ligji për bujqësi dhe për zhvillim rural. "Jemi të angazhuar me të gjitha kapacitet tona që të tejkalojmë këtë problem juridik. Ne si dikaster jemi duke përgatitur dhe një ligj të ri i cili pritet të eliminojë të gjitha pengesat juridike për ndarjen në kohë të mjeteve financiare për sektorin e bujqësisë", tha ministri Cvetkoski pa definuar se kur do të mund të marrin paratë bujqit në Maqedoni. Kryetari i fermerëve shqiptarë nga Maqedonia Veriperëndimore, Furkan Rizvançe, për Radion Evropa e Lirë thotë se mungesa e ndarjes së subvencioneve në kohën kur më së shumti u nevojiten për investime të reja, bën që ata të futen në borxhe të reja. "Tani ne i ndjejmë efektet negative nga vonesa disa mujore e pagesës së subvencioneve, sepse ne si blegtorë nuk mund ta sigurojmë me kohë ushqimin e kafshëve. Ka shumë fermerë të cilët janë futur në borxhe dhe u bie që të detyrohen të shesin dhentë apo gjedhët duke pakësuar bagëtinë", thotë Rizvançe. Ndërkaq Mitko Andreevski, kopshtar nga rrethi i Shkupit, thotë se mungesa e subvencioneve e ka detyruar të zvogëlojë hapësirat e mbjella me domate, përderisa njërën nga tre serat që i ka ngritur e ka lënë të zbrazët. "Para nesh është sezoni i të mbjellave dhe shumë punë që i presin bujqit në pranverë dhe gjatë stinës së verës. Përderisa nuk arrijmë t'i marrim dhe ato pak para që na garantohen me ligj përmes subvencioneve, ne nuk mund të mbulojmë as harxhimet për të prodhuar e jo më të planifikojmë çfarëdo fitimi sado i vogël të jetë. Mendoj seriozisht që t'i lë të gjitha arrat shterpë sesa të hyj në borxhe", thotë Andevski. Ekspertët e ekonomisë thonë se kriza politike po i shkakton një goditje të fuqishme sektorit më të rëndësishëm në Maqedoni, bujqësisë në përgjithësi. "Fakt është se kriza politike në Maqedoni, e cila tanimë po zgjatë më shumë se dy vjet, bllokon rrjedhën normale të zhvillimit në të gjitha lëmitë e ekonomisë, por më e dukshme është në sektorin e bujqësisë e cila edhe ashtu funksionon me shumë probleme. Në këtë mënyrë vihet në rrezik një pjesë e madhe e prodhimeve bujqësore, të cilat jemi të detyruar t'i importojmë nga jashtë vendit", thotë Marija Zarezankova-Poteska eksperte e ekonomisë. Kjo ka detyruar që bujqit të paralajmërojnë mbajtjen e protestave të martën duke bllokuar një pjesë të rrugëve në gjithë Maqedoninë. Ndryshe, nga dikasteri i bujqësisë sot kanë bërë të ditur se shteti ka borxh rreth 90 milionë euro në emër të subvencioneve për tre vitet e fundit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump bisedon me Xi, kritikon sjelljen agresive të Koresë së Veriut

Posted: 24 Apr 2017 06:41 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kritikuar Korenë e Veirut për "agresivitetin e vazhdueshëm", dhe ka thënë se veprimet e Phenianit janë destabilizuese. Këto komente Trump i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun kinez, Xi Jinping, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Trump dhe Xi, kanë biseduar më herët gjatë ditës dhe dy liderët kanë "riafirmuar urgjencës e kërcënimit që paraqet programi raketor dhe bërthamor i Veriut dhe janë të përkushtuar që të koordinojnë përpjekjet e tyre për denuklearizimin e Gadishullit Korean". "Presidenti Trump ka kritikuar agresivitetin e vazhdueshëm të Koresë së Veriut dhe ka theksuar se veprimet e Phenianit janë destabilizuese në Gadishullin Korean", ka thënë Shtëpia e Bardhë. Biseda mes Trumpit dhe Xi erdhi një ditë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të fundosë një avionmbajtës amerikan në në Oqeanin Paqësor Perëndimor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hahn kërkon “format të ri të bashkëpunimit” me Turqinë

Posted: 24 Apr 2017 06:11 AM PDT

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se Bashkimi Evrpian dhe Turqia duhet të nisin diskutimet "për një format të ri të bashkëpunimit". Hahn u tha gazetarëve në Bruksel se fitorja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në referendumin që ia zgjeron pushtetin, e ka bërë atë skeptik që Turqia "është e gatshme të ndajë çdo lloj pushteti me këdo". Duke thënë se ndarja e pushtetit "është koncept themelor i Bashkimit Evropian", Hahn ka thënë se shpreson që vendet anëtare të bllokut- dhe "shpresoj që edhe Turqia"- janë të gatshëm që të "diskutojnë për një format të ri të bashkëpunimit". Hahn nuk ka treguar se çfarë nënkupton me "format të ri" por ka shtuar se "besoj se ne duhet të jemi kreativ në këtë çështje". Pas referendumit në Turqi, disa grupe politike, brenda Parlamentit Evropian, i kanë bërë thirrje BE-së që të pezullojë ose tërësishtë të braktisë bisedimet për pranimin e Turqisë. Njëmbëdhjetë nga 33 "kapitujt e negociatave" në mes të Anarasë dhe Brukselit, aktualisht janë të ngrira dhe asnjë kapitull i ri, nuk pritet që të hapet së shpejti. Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen në një takim joformal në Maltë më 28 prill dhe me gjasë aty do të diskutojnë me homologun e tyre turk, për hapat e ardhshëm në marrëdhëniet BE-Turqi. Hahn personalisht ka thënë se dëshiron që ta mbajë opsionin për bisedime në të ardhmen për pranimin e Turqisë. "Zhvillimi i Turqisë është qartazi i lidhur me Erdoganin dhe politikën që drejtohet nga partia e tij por aktualisht, një pjesë e madhe e shoqërisë turke, ka pikëpamje të ndryshme, kështu që personalisht preferoj të mos mbyllen dyert dhe të mbahen gjallë diskutimet", ka përfunduar Hahn.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suedi: Arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin me kamion

Posted: 24 Apr 2017 05:55 AM PDT

Policia suedeze ka arrestuar personin e dytë të dyshuar të sulmit me kamion të 7 prillit, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 15 të tjerë. Zëdhënësi i Policisë, Simon Bynert ka tëhnë sot se një i dyshuar është arrestuar të dielën por nuk ka dhënë më shumë detaje, raporton AP. Rakhmat Akilov, 39-vjeçar nga Uzbekistani, është deklaruar fajtor nën akuzat për terrorizëm, pasi goditi turmën e njerëzve me kamion në Stokholm. Policia suedeze ende nuk kanë treguar motivet që qëndrojnë pas këtij sulmi, ndërkaq, asnjë grup ekstremist nuk e ka marrë përgjegjësinë për të.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tre vende do të marrin vaksinën e parë kundër malaries

Posted: 24 Apr 2017 05:36 AM PDT

Vaksina e parë në botë kundër malaries do të dërgohet në tre vende: Gana, Kenia dhe Malavi, nisur nga viti 2018. Vaksina RTS,S trajnon sistemin imunitar për të sulmuar parazitin e malaries, i cili përhapet nga kafshimi i mushkonjës. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vaksina ka potencial për të shpëtuar dhjetëra-mijëra jetë. Por, nuk është e qartë nëse ajo do të mund të përdoret në pjesët më të varfra të botës, ku qasja në kujdesin shëndetësor është e limituar. Vaksina duhet të jepet katër herë – një herë në muaj gjatë tre muajve dhe doza e katërt pas 18 muajsh. Gana, Kenia dhe Malavi janë zgjedhur për të bërë provat, sepse tri vendet tashmë kanë programe të mëdha për trajtimin e malaries, por ende kanë numër të madh të rasteve. Eksperimenti do të përfshijë më shumë se 750,000 fëmijë të moshës midis pesë deri në 17 muaj. Me gjithë përparimin e madh, çdo vit regjistrohen rreth 212 milionë raste të reja të malaries dhe 429,000 vdekje. Afrika është e goditur më së rëndi dhe shumica e vdekjeve janë në fëmijë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afro 95 për qind e fëmijëve të vaksinuar, programi përfshinë edhe komunitetet

Posted: 24 Apr 2017 05:35 AM PDT

Autoritetet shëndetësore në Kosovë thonë se po realizojnë programe të përfshirjes në fushatën e vaksinimit të fëmijëve të komuniteteve serbe, rom, ashkali e egjiptas, përmes programeve të veçanta, duke përmbushur synimin për të gjithë fëmijët e vaksinuar. Por, përfaqësues ndërkombëtarë thonë se megjithë sukseset e arritura, Kosova nuk e ka përfshirë plotësisht, posaçërisht komunitetet RAE, në procesin e vaksinimit të fëmijëve.  Komentet u bënë në shënimin e javës së imunizimit dhe promovimit të vaksinës kundër sëmundjeve. Kosova radhitet në mesin e vendeve me afro 95 për qind të fëmijëve të vaksinuar dhe autoritetet në vend thonë se vendi ka treguar sukses në këtë fushë në dy dekadat e fundit. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, ka thënë se në vend është aplikuar programi i zgjeruar i imunizimit, e që me këtë program është përmbushur kërkesa e Komitetit Evropian për Raportin e Progresit dhe planin e veprimit të partneritetit Evropian. "Për të zvogëluar shkallën e lartë të vdekshmërisë dhe sëmundjeve, ne kemi implementuar programin e zgjeruar të imunizimit sidomos të grupmoshave 0 deri në 12 muaj. Vitin e kaluar kemi përfshirë mbi 95 për qind, e që na bën si shtet të radhitemi në shtetet e suksesshme në botë. Ne sot po realizojmë me sukses programe te veçanta të përfshirjes së fëmijëve edhe të komuniteteve RAE dhe serbe, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet pa vaksinim. Me këtë program po përmbushim në të njëjtën kohë edhe kërkesën e Komitetit Evropian për Raportin e Progresit dhe planin e veprimit të partneritetit Evropian", ka thënë Ramadani. Por, zyra e Fondacionit për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNICEF, që siguruar vaksinat për fëmijet e Kosovës, me çmimet më të lira, ka bërë thirrje për vaksinimin e të gjtihë fëmijëve që nuk kanë arritur ta bëjnë këtë.  Përfaqësuesi i UNICEF-it James Mugaju, tha se ka progres në aspektin e vaksinimit, por ende mbetet për t'u bërë, veçanërisht për grupet e komuniteteve. "Java e imunizimit është një mundësi e mirë për të përsëritur rëndësinë e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve, si dhe për t'iu gëzuar sukseseve që janë arritur përmes programit të zgjeruar të imunizimit dhe po ashtu që të bëjmë një thirrje për veprim për të vaksinuar të gjithë fëmijët që nuk kanë arritur ta bëjnë këtë deri më tani", ka thënë Mugaju. "Sipas të dhënave, në Kosovë 79 për qind e fëmijëve të moshës 24 -35 muaj janë të vaksinuar plotësisht. Mbesin komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali të pambuluar. Progresi është shumë i mirë por ende kemi për të bërë për këto grupe, për të mbyllur hapësirën e pa barazisë", ka thënë tutje Mugaju. Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, ka deklaruar se Kosova ka qenë në trend të shteteve të suksesshme të imunizimit të fëmijëve, derisa theksoi se po punohet që edhe pakicat të futen në sistemin e imunizimit. "Imunizimi është një nga aktivitetet që zvogëlojnë sëmundjet dhe vdekshmërinë dhe kjo reflekton në aspektin ekonomik dhe emocional të Kosovës. Kosova ka qenë në trend të shteteve të suksesshme në këtë program dhe po vazhdon të mbetet një nga vendet me shkallë të lartë të imunizimit. Ne jemi duke punuar që komunitetet RAE të futen në imunizim", ka thënë Rrahmani. Ndërkohë, Naser Ramadani ka theksuar faktin se shumë sëmundje tashmë janë zhdukur në Kosovë falë mbulimit të fëmijëve me vaksina, derisa rrjedhimisht në vendet fqinje e më larg ka pasur epidemi sëmundjesh. "Ndryshe në Kosovë, falë vaksinimit nuk ka raste të paralizës së fëmijëve, fruthit , difteri, tetanus të porsalindurve si dhe rubellë. Gjersa në botë ka ende fëmijë që mbesin në karrocë, në Kosovë nuk ka më raste. Fruthi, vite më parë kishte shpërthyer si epidemi e fruthit, gjithashtu edhe në Serbi , Rumani Rusi, derisa në Kosovë asnjë fëmijë nuk është prekur me fruth'', ka thënë Ramadani. Sidoqoftë, zyrtarë shëndetësorë kanë theksuar se është praktikuar edhe projekti shtëpi më shtëpi, për vaksinimin e fëmijëve të komuniteteve RAE, derisa ,siç kanë thënë, ka ende punë duke përfshirë edhe vetëdijen e prindërve të fëmijëve të këtyre komuniteteve. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Demarkacioni as këtë javë në Kuvend, PDK i kërkon Mustafës të veprojë

Posted: 24 Apr 2017 05:18 AM PDT

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk pritet të procedohet as këtë javë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kërkesave nga faktori ndërkombëtar që institucionet e Kosovës të përmbyllin këtë çështje gjatë këtyre ditëve, kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, do të kërkojnë edhe një rast tjetër, për të shmangur votimin e demarkacionit në këtë fazë, për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme në Kuvend. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është në Bruksel dhe deri në ditën e enjte nuk do të jetë në vend. Sipas tij, kryeministri Mustafa pas kthimit nga Brukseli do të ndërmarrë veprimet e duhura për këtë çështje. "Është marrëveshje e palëve në koalicion që ta procedojmë një projekt të tillë, pra çështjen e demarkacionit. Ata do ta bëjnë dhe ketë do ta bëjnë bashkë, por tash, konkretisht në cilën ditë, nuk mund ta them unë". "Mbetet të shihet, është çështje e marrëveshjes. Kur të kthehet kryeministri Mustafa do të shohim se cilat janë informacionet që do të na i sjellë dhe mandej në bashkëpunim me palët e koalicionit do të ndërmerret një hap i duhur pozitiv në çdo aspekt", tha Abdullahu. Zëdhënësi Abdullahu tha po ashtu se kryeministri Mustafa, po qëndron në Bruksel në përpjekje që t'i bindë zyrtarët në Bruksel që Bashkimi Evropian ta suspendojë me kusht, për dy vjet, kriterin e ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që të merret liberalizimi me kusht. Sipas këtij propozimi, nëse Kosova brenda këtij afati nuk e përmbush këtë kriter, asaj do t'i hiqej liberalizimi dhe do t'i kthehej regjimi i vizave.  "Ky është një lloj projekti, me të cilin do të shohim se çka do të ndodh më konkretisht, nuk mund të paragjykojmë se çka do të jetë përgjigja e Brukselit, por ka shenja pozitive në ketë aspekt", tha Abdullahu. Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti tha për Radion Evropa e Lirë se Kuvendi dhe deputetët janë në pritje të procedimit të marrëveshjes së demarkacionit nga qeveria, duke qenë se, siç thotë ai, me këtë çështje janë lidhur shumë procese të rëndësishme të Kosovës. PDK-ja, theksoi Pajaziti, i ka paraqitur tashmë qëndrimet e veta dhe partneri i koalicionit, në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka përkrahjen e duhur. Por, sipas Pajazitit, tashmë është koha kur kryeministri Mustafa duhet të veprojë dhe ta procedojë marrëveshjen për ratifikim në Kuvend. "Në po presim që kryeministri të merret tashmë jo vetëm me partinë e vet, por edhe me përgjegjësitë që i ka, edhe me qeverinë, në mënyrë që ta sjellë marrëveshjen në Kuvend", u shpeh Pajaziti. Pajaziti tha se situata aktuale rreth Demarkacionit duhet të zhbllokohet dhe të shkohet tutje.  "Mendoj se kryeministri e ka detyrën e tij, obligimin e tij, si në planin ligjor ashtu edhe në atë kushtetues. Ai e ka pasur mbështetjen e koalicionit që ta çojë këtë çështje përpara. Presim që ai të bëjë punën e tij sa më parë e sa më shpejt". "Mendoj se jemi vonë më këto procese dhe nuk e di pse po hymë në këtë fazë ende me dilema për demarkacionin", tha Pajaziti. Pas një bisede telefonike që Kryetari i PDK-së dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka zhvilluar me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, javën e kaluar, Veseli kishte deklaruar se janë pajtuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend gjatë kësaj jave. Demarkacioni aktual po kundërshtohet nga opozita dhe një numër i deputetëve nga radhët e partive në pushtet, çka po e pamundëson arritjen e 80 votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes. Çështja e demarkacionit, që u ndërlidh me procesin e liberalizimit të vizave nga Komisioni Evropian, vitin e kaluar, u ngrit sërish gjatë vizitave në Kosovë të ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe senatorit amerikan, John McCain. Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit në gusht në vitit 2015 në Vjenë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB dokumenton torturë në rritje në burgjet e Afganistanit

Posted: 24 Apr 2017 04:33 AM PDT

Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se rastet e torturimit dhe keqtrajtimit të të burgosurve në Afganistan janë rritur, me gjithë premtimet e presidentit Ashraf Ghani dhe ligjet e reja për të frenuar praktikën e përhapur. Së paku 39 përqind e të burgosurve të lidhur me konfliktin, të cilët janë intervistuar nga hetues të OKB-së, "kanë dhënë dëshmi të besueshme" për torturë dhe keqtrajtim nga policia afgane, inteligjenca ose personeli ushtarak, thuhet në raport. Kjo nënkupton rritje të rasteve krahasuar me 35 përqind të të intervistuarve që kanë raportuar ngjashëm në raportin e OKB-së të lëshuar në vitin 2015. Qeveria afgane ka pranuar se problemet mund të shkaktohen nga individë, porse, sipas saj, ato nuk janë politikë kombëtare. "Qeveria e Afganistanit është e angazhuar për të eliminuar torturën dhe keqtrajtimin", thuhet në deklaratën e Qeverisë. Raporti i Misionit Ndihmës të OKB-së në Afganistan dhe i Zyrës së OKB-së për të Drejta të Njeriut bazohet në intervistat me 469 të burgosur, të lidhur me konfliktin, të kryera gjatë dy vjetëve të kaluar në 62 objekte paraburgimi në Afganistan. "Tortura nuk e rrit sigurinë", tha komisionari i lartë i OKB-së për të Drejta të Njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein. "Rrëfimet si rezultat i torturës janë plotësisht të dyshimta. Njerëzit do të thonë çdo gjë për të ndaluar dhimbjen", shtoi ai.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tiranë: Opozita bllokon për një orë akset rrugore kombëtare

Posted: 24 Apr 2017 04:18 AM PDT

Në Shqipëri, opozita bllokoi sot për 60 minuta pesë akse rrugore kombëtare, nga ora 11.00 deri në mesditë, si pjesë e protestës së saj e cila vazhdon prej më shumë se dy muajsh për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e një qeverie teknike e cila sipas saj do të duhet të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Mbështetës të opozitës ju bashkuan asaj në bllokimin e dy akseve kryesore rrugore në jug të vendit, në zonën e Fierit, dhe në Veri, në zonën e Milotit, si dhe tre hyrjeve kryesore në kryeqytet. Në njërën prej tyre, me protestuesit u bashkua edhe kryetari demokrat Lulzim Basha. Policia shqiptare nuk kishte dhënë leje për bllokimin e rrugëve duke paralajmëruar ndëshkimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve. Megjithatë ajo nuk ndërhyri, duke ndjekur në distancë protestuesit. Gjithshka u zhvillua paqësisht dhe pa asnjë incident. "Shqiptarët u bashkuan sot në këtë akt demokratik, i cili dëshmon vendosmërinë tonë për të mos ja dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës, por për të qenë të bashkuar për zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike", deklaroi në përfundim të protestës zoti Basha duke shtuar se "ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore dhe këtij bashkimi është e pathyeshme". Forma e sotme e protestës paraprin mbërritjen e pritur pasdite në Tiranë të një misioni të parlamentit europian, i përbërë nga Davdi McAllister, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, dhe relatori për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Të dy eurodeputetët do të tentojnë ndërmjetësimin e një zgjidhjeje të krizës politikës. Opozita ka bojkotuar parlamentin, duke bllokuar për pasojë dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa nuk është rregistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Afati ka kaluar që prej 10 prillit. *Ky material fillimisht u publikua në VOA shqip. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini në Moskë: Sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi

Posted: 24 Apr 2017 04:14 AM PDT

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ndodhet në Moskë, në vizitën e parë zyrtare. Mogherini takoi sot ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për, siç u tha, bisedime për Ukrainën, Sirinë, Libinë, Iranin dhe marrëdhëniet dypalëshe Rusi-BE. Pas takimit me dyer të mbyllura, Mogherini tha se BE kërkon lidhje më të mira me Rusinë, por nuk mund të pretendojë se Moska nuk e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës dhe se sanksionet kundër saj do të mbeten në fuqi. Vendet perëndimore kanë sanksionuar Rusinë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës. Udhëheqësit e vendeve të BE-së kanë shprehur shqetësime edhe për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet kombëtare. BE dhe Moska janë po ashtu në mosmarrëveshje të thella për shkak të mbështetjes që i jep Kremlini presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën e tij kundër rebelëve anti-qeveritarë. Mogherini, e pyetur për persekutimin e dyshuar të homoseksualëve në Çeçeni, tha se Qeveria e Rusisë është përgjegjëse për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe këtë komunitet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Macron dhe Le Pen festojnë pas fitores në zgjedhje

Posted: 24 Apr 2017 03:55 AM PDT

Kandidatët për president të Francës, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, kanë festuar së bashku me mbështetësit e tyre, pasi të dy kanë kaluar në raundin e balotazhit. Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajt të dielën, Macron ka fituar 23.75 përqind të votave, ndërsa Le Pen 21.53 përqind. Raundi i balotazhit do të mbahet më 7 maj. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Evropa qendrore rrit shpenzimet ushtarake nga frika e Rusisë

Posted: 24 Apr 2017 02:44 AM PDT

Vendet e Evropës qendrore kanë bërë rritjen më të madhe të shpenzimeve ushtarake në vitin 2016, pjesërisht për shkak të kërcënimit të perceptuar nga Rusia, thuhet në një studim. "Rritja në shpenzime në shumë vende të Evropës qendrore mund t'i atribuohet pjesërisht perceptimit se Rusia paraqet kërcënim më të madh", thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm. Sipas tij, shpenzimet në Evropën qendrore janë rritur për 2.6 përqind, që është shuma më e madhe në raport me popullsinë. Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 5.9 përqind vitin e kaluar, përkatësisht në 69.2 miliardë dollarë, duke u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe pas SHBA-së dhe Kinës. SHBA, ndërkaq, ka rritur shpenzimet ushtarake për 1.7 përqind, përkatësisht në 611 miliardë dollarë, ndërsa Kina për 5.4 përqind, në 215 miliardë dollarë.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa në Bruksel, do të kërkojë pezullimin e marrëveshjes së demarkacionit

Posted: 24 Apr 2017 01:44 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, udhëton sot në Bruksel, në përpjekje për të bindur zyrtarët evropianë që t'i mundësojnë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa kushtin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi ta pezullojnë për dy vjet. Nëse Kosova nuk arrin që gjatë kësaj periudhe ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacion, regjimi i vizave do të futej sërish në fuqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu. Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh partner i koalicionit me Mustafën, ka thënë të premtën, pas bisedës telefonike me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, se është arritur marrëveshja që çështja e demarkacionit të dalë në Kuvend këtë javë. Kjo, megjithatë, varet nga kryeministri i Kosovës, i cili duhet ta dërgojë marrëveshjen në Kuvend. Abdullahu ka thënë se në lidhje me këtë do të ketë më shumë informacione pas kthimit të Mustafës nga Brukseli, të enjten.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more