Skip to main content

RTSH: “Kategoria e Parë: Elbasani dhe Apolonia ndajnë nga një pikë” plus 9 more

RTSH: “Kategoria e Parë: Elbasani dhe Apolonia ndajnë nga një pikë” plus 9 more


Kategoria e Parë: Elbasani dhe Apolonia ndajnë nga një pikë

Posted: 21 Apr 2017 07:34 AM PDT

FAZA E TRETË – JAVA 7

GRUPI A

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
22.04.2017 14:00 Shënkolli – Kamza
22.04.2017 16:00 Burreli- Beslidhja

Pushim: Erzeni

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 5 3 2 0 6 3 3 35
2. Beslidhja 5 4 1 0 8 1 7 33
3. Erzeni 5 1 0 4 6 11 -5 22
4. Burreli 5 1 1 3 6 8 -2 17
5. Shënkolli 4 0 2 2 6 9 -3 14

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
22.04.2017 16:00 Iliria – Besa
22.04.2017 16:00 Tërbuni – Kastrioti

Pushim: Adriatiku

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Besa 5 3 1 1 6 3 3 19
2. Kastrioti 5 2 0 3 6 6 0 17
3. Iliria 5 3 0 2 8 8 0 16
4. Tërbuni 4 2 0 2 3 3 0 11
5. Adriatiku 5 1 1 3 4 6 -2 11

 

GRUPI B

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
22.04.2017 16:00 * Shkumbini – Lushnja
22.04.2017 16:00 Tomori – Bylis

Pushim: Pogradeci

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 5 4 1 0 8 3 5 34
2. Bylis 5 4 1 0 10 1 9 32
3. Pogradeci 5 1 1 3 3 6 -3 19
4. Shkumbini 4 1 1 2 3 7 -4 15
5. Tomori 5 0 0 5 1 8 -7 12

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
21.04.2017 14:00 Elbasani – Apolonia 2 – 2
22.04.2017 16:00 Sopoti – Turbina

Pushim: Dinamo

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Apolonia 6 3 2 1 11 5 6 22
2. Turbina 5 2 1 2 6 6 0 18
3. Dinamo 5 1 3 1 3 4 -1 15
4. Elbasani 5 1 3 1 8 10 -2 14
5. Sopoti 5 0 3 2 5 8 -3 11

Akademia e Shkencave ndan çmimet vjetore për shkenctarët

Posted: 21 Apr 2017 07:21 AM PDT

"Arbërit e Jonit" një studim historik nga profesor Pëllumb Xhufi është vlerësuar nga Akademia e Shkencave me çmimin "Çabej". Ky është një prej çmimeve të cilat Akademia e Shkencave ka vendosur të ndajë si çmime vjetore për të nxitur shkencetarët të jenë konkurrues dhe inovativë në fushën e kërkimit shkencor.  Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave foli për mikrofonin e TVSH: "I kemi zgjedhur këta emra jo vetëm si shenjë nderimi por edhe si respekt I yni për të respektuar punën e disa brezave dhe për kontributin e dhënë nga këta akademikë shqiptarë." Historiani Pëllumb Xhufi është përzgjedhur si fitues mes emrave të njohur të shkencave shoqërore-albanologjike, këto vepra: Dhori Qirjazi, Ethem Likaj, Matteo Mandalà. "Më bëhet qejfi që u vlerësua një libër historie sepse historia është degë e dijes e cila ka pësuar më shumë përgjatë tranzicionit tonë të gjatë." Ndërsa çmimi shkencor kombëtar vjetor "Radovicka", që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike,  e fitoi studjuesi Niko Pano për studimin  “Pasuritë ujore të Shqipërisë”. Për të nxitur kërkimin shkencor edhe tek të rinjtë ishte parashikuar edhe Çmimi shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, nga ku u zgjodh fitues studimi “Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës”, nga Andi Rëmbeci dhe Sokol Çunga. Teksa Çmimin kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave natyrore e fitoi Rigers Bakiu për studimin e tij "Evolucioni molekular’" një kontribut i dobishëm në kuptimin e mekanizmave të rregullimit të aktivitetit të lëvizjes, gjumit dhe të efektit mbrojtës në sëmundjen Alzheimer. Çmimet e mëdha kombëtare vjetore shoqërohen edhe me një vlerë monetare prej 1 milionë lekësh të reja ndërsa çmimet për kërkuesin e ri me një shumë prej 500 mijë lekësh të reja.

Rama në Kukës: Legalizimet do të vazhdojnë deri në shtëpinë e fundit!

Posted: 21 Apr 2017 07:17 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama ka premtuar se procesi i legalizimeve në Shqipëri do të vazhdojë deri në shtëpinë e fundit. Zoti Rama ishte të premten në Kukës ku bëri të ditur se nga 130 00 legalizime gjatë 2 viteve e gjysëm që ALUIZNI vijon intensivisht këtë proçes, 93 përqind e tyre janë banesa. Zoti Rama tha se legalizimet kanë shndërruar investimet e të gjithë shqiptarëve nga kapital i vdekur në aktiv e të siguruar. Sipas tij ky proces ka rëndësi të ndërsjelltë edhe për shtetin. Përveç regjistrit të këtyre pronave, edhe vlera e tyre rritet, veçanërisht kur bëhet fjalë në rast investimesh të rëndësishme, tha zoti Rama. Ai shprehu keqardhjen që në Kukës në 8 vitet e qeverisë së vjetër u bënë vetëm 238 legalizime me lek mbi e nën dorë, ndërsa në dy vitet e fundit janë bërë mbi 1100 legalizime falas.

Ish presidenti Topi: FRD kërkon ligji të ri elektoral, për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Posted: 21 Apr 2017 06:58 AM PDT

Partia Fryma e Re Demokratike ka kërkuar hartimin e një ligji të ri elektoral, për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe shmangur kalvarin e kundërshtimeve. Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së kryesisë, nga kreu i partisë, ish presidenti Bamir Topi. Ai tha se shkak i krizës politike janë ndryshimet kushtetuese në vitin 2008. “FRD i qëndron në mënyrë konsekuente propozimeve të saj. Në rast se do të dalim nga kjo situatë politike, partitë pavarësisht pozicionit të tyre, brënda zyrave të shtetit, apo në bulevard, në çadër, duhet ti kthehen komunikimit, dialogut. Nëpërmjet dialogut, të zgjidhin problemin, të projektojnë një ligj modern për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndryshe do të vazhdojë kalvari i kontestimit të cilat në mënyrë të pashmangshme sjellin trazira dhe destabilitet” tha zoti Topi.

“Moody’s”: Borxhi i Shqipërisë i qëndrueshëm, por destabiliteti politik mund të gjenerojë zhvlerësim

Posted: 21 Apr 2017 06:36 AM PDT

Gjiganti ndërkombëtar i financave “Moody's” e vlerësoi sërish borxhin publik të Shqipërisë si të qëndrueshëm, duke i dhënë notën B1. Në raportin periodik të Shqipërisë agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditimit vëren përmirësim të pozicionit financiar, por ngre si shqetësim ndikimin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Sipas “Moodys” destabiliteti politik mund të gjenerojë zhvlerësim të Shqipërisë.
"Ne presim që borxhi publik në raport me prodhimin e brendshëm kombëtar të nis rënien në dy vitet e ardhshme, për shkak të rritjes nominale dhe tepricat primare. Thënë këtë, zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 qershorit, mund të sjellin shtyrje të reformave nëse shoqërohen me destabilitet politik".
Raporti i vlerësimit për Shqipërinë nga Moody’s, i adreson këtë këshillë qeverisë në raport me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në një kohë kur ka përfunduar marrëveshja 3 vjeçare mes palëve.
"Ne presim që autoritetet të bien dakord për një program të ri me Fondin Monetar Ndërkombëtar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit, duke pasur parasysh rëndësinë që ka miratimi nga FMN i ecurisë së reformave. Përveç kësaj, marrëdhënia me FMN do të lejojë vazhdimin e asistences buxhetore nga BE dhe BB" shprehet agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditimit. “Moody's” projekton një rritje ekonomike të Shqipërisë në 3.5% gjatë këtij viti dhe 3.6% vitin e ardhshëm.

Cirku Kombëtar rrezikon të mbyllet

Posted: 21 Apr 2017 06:11 AM PDT

Nëse çështja gjyqësore mes pronarit dhe cirkut shqiptar nuk merr një zgjidhje Deus ex machina, kryeqyteti shqiptar mund të gdhihet shpejt pa një cirk. Zyra e Përmbarimit ka tentuar të enjten të marrë në zotërim ambjentet e Cirkut në mes të Tiranës, një konflikt i vjetër ky që tenton ti japë të drejtë pronarit, por pa dhënë asnjë zgjidhje për artistët të cilët i kanë kushtuar jetën Cirkut dhe argetimit të brezave të tërë.
Kujtim Duni, drejtor i Cirkut Kombëtar thotë se përmbarimi “…nuk mund të bëjë asnjë veprim, asnjë ulje apo ngritje çadre, asnjë lirim objekti pa urdhërin e kryeministrit, apo ministrit të kulturës, pasi Cirku Kombëtar është një aset kombëtar në varësi të kryeministrisë dhe për pasojë unë nuk kam fuqi vendimarrëse”
Mjeshtri i njohur i cirkut Ali Juca nga ana e tij shpreh keqardhjen. “Na vjen keq se kemi kaluar një jetë. bashkë me artistët e rinj do ta mbrojmë me çdo mënyrë cirkun” thotë i përlotur ai.
Ndërsa mjeshtri tjetër Pavli Sallata shprehet se “Nuk po marrim asnjëherë përgjigje të saktë, te merret një vendim i prerë: Çfarë do të bëhet me Cirkun?. Kemi gjithë jetën që punojmë, sakrifikojmë, japim shfaqje dhe aktivitete dhe përsëri na del problemi i pronës” thotë ai. “Me pronarin nuk kemi gjë, problemin e kemi me shtetin, ai ti japi rrugëzgjidhje” thotë artisti.
Ndërkaq sindikata e artistëve mbështet mbrojtjen me çdo kusht të Cirkut Kombëtar si një nga asetet kombëtare të kulturës. Reshat Ibrahimi, kryetar i sindikatës së pavarur të artistëve thotë se “Ne jemi vendosur deri në fund çadrën e cirkut se është jeta, mundi, djersa, trashëgimia e këtij populli. Vetëm kur të kalojnë mbi trupat tonë ta marri pronari që pretendon”.
Pas negociatash të vështira dhe refuzimit të artistëve për të dalë jashtë çadrës së Cirkut për momentin Përmbarimi është tërhequr. Por ndërkohë artistët paralajmërojnë që do të rezistojnë deri në fund për ta shpëtuar Cirkun Kombëtar.

Ish-deputeti Frroku dënohet me 7 vite burg, por lirohet nga akuza e vrasjes

Posted: 21 Apr 2017 05:16 AM PDT

Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 7 vite e gjysmë burgim ish- deputetin e Partisë Kristian-Demokrate Mark Frroku. Togat e zeza e shpallën të pafajshëm Frrokun për akuzën e vrasjes në Belgjikë, ndërsa dënimi u dha për tre akuzat e tjera, atë të pastrimit të parave, ndërtimit pa leje dhe fshehjes së pasurisë. Frroku ishte arrestuar dy vjet më parë për akuzën e vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në Belgjikë, ndaj dhe shpallja e tij i pafajshëm u cilësua fitore nga avokatët mbrojtës. Sipas tyre kjo ishte një akuzë e ngritur në bazë të thashethemeve.
Prokuroria i kishte kërkuar gjykatës që Frroku të dënohej edhe për tre akuzat e tjera, por avokatët lajmëruan se këtë dënim të tij do ta ankimojnë në gjykatën e apelit.
Përveç dënimit me burg, për Frrokun gjykata dha vendimin edhe për mos ushtrimin e funksioneve publike për 4 vite, pas shlyerjes së dënimit.

Los Angelos, kandidate per Olimpiaden 2024

Posted: 21 Apr 2017 05:13 AM PDT

Los Anxhelos janë kandidatë për të zhvilluar Lojërat Olimpike Verore 2024. Kobi Brajant, legjenda e basketbollit amerikan, është protagonisti kryesor në klipin e dytë të publikuar, për promovimin e kandidaturës së qytetit amerikan. Në qendër të tij, ndodhet Stejpëlls Senter, një nga bukuritë e parkut sportiv. Aty luajnë mënyrë ekskluzive katër skuadra, në NBA Los Angelos Lakers, Clippers, Kings dhe Sparks. Qendra STAPLES pret mbi 250 ngjarje, me mbi 4 milion spektatorë në vit, duke përfshirë, sportet profesioniste, muzikë live, shfaqje të tjera, boks si dhe ngjarje të veçanta. Kushtet që ofron kjo qendër, duke marrë parasysh edhe përvojën e spektatorëve të shumtë që kanë qenë prezent aty, tregojnë për një rrezikshmëri të nivelit shumë të ulët ndaj sulmeve të ndryshme terroriste që kanë ndodhur gjatë kohëve të fundit. "Unë kam luajtur në këtë ndërtesë dhe të luash aty të jep një ndjesi të veçantë – ka thënë Brajant. – Eshtë shumë shumë më ndryshe se sa në fushat e tjera ku kam luajtur basketboll. Aty ndihesh sikur je në Broadway". Në videon e parë të shfaqur nga Los Anxhelos, është paraqitur legjenda e atletikës, Karl Ljuis, duke kujtuar edhe njëherë Lojërat Olimpike 1984, të zhvilluara në Los Angeles Memorial Coliseum.

Egjipt; Gruaja më e shëndoshë në botë

Posted: 21 Apr 2017 04:59 AM PDT

Një spital indian, që po trajton gruan egjiptiane që besohet se ka qenë gruaja me peshën më të madhe në botë, thotë se ajo ka humbur plot 250 kg pas operacionit. Familja e Eman Ahmed El Aty tha se, ajo peshonte fillimisht 500 kg dhe nuk ka mundur të dalë nga shtëpia për 25 vite. Ajo iu nënshtrua një operacioni në një spital në Mumbai, dy muaj më parë. Spitali thotë se ajo tani mund të ulet në një karrige me rrota dhe të qëndrojë ulur për periudha më të gjata kohe. Operacioni u krye nga një ekip doktorësh. Spitali ka publikuar tashmë pamje të reja të pacientes, ku duket qartë humbja e peshës. Operacioni i humbjes së peshës përdoret si mundësi e fundit për të trajtuar njerëz që janë obezë, në përmasa të rrezikshme. Gruaja egjiptiane vazhdon të humbasë peshë, por një atak kardiak që ajo kishte kaluar kur ishte fëmijë, ka bërë që ajo të mbetet e paralizuar në njërën anë të trupit dhe të ketë vështirësi në të folur apo të gëlltitur. Ne librin e rekordeve "Guinness" thuhet se gruaja më e shëndoshë në bote është Pauline Potter, në SHBA, që peshon 293.6 kg.

Rusia për Dëshmitarët e Jehovait

Posted: 21 Apr 2017 04:43 AM PDT

Gjykata Supreme ruse vendosi se "Dëshmitarët e Jehovait" janë një organizatë ekstremiste dhe të gjitha pronat e saj duhet t'ia dorëzojë shtetit. Lajmi u dha mediet ruse, sipas të cilave, vendimi i gjykatës u konfirmua nga përfaqësues të kësaj feje në Rusi, të cilët thanë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Autoritetet ruse kanë vendosur disa nga materialet e publikuara të grupit në një listë literature ekstremiste të ndaluar dhe prokurorët në vend, prej kohësh e kanë cilësuar si një organizatë që shkatërron familjet, nxit urrejtje dhe kërcënon jetë. "Dëshmitarët e Jehovait" janë një organizatë e krishterë që nuk pranon doktrinën tradicionale të trinisë dhe njihen për predikimin derë më derë, apo për kundërshtimin e shërbimit ushtarak dhe transfuzioneve të gjakut. Ata thonë se, përshkrimi që i bëjnë autoritetet ruse është i rremë. Organizata është përhapur në botë dhe ka 8 milionë ndjekës aktivë, ndërsa në Rusi rreth 175 mijë. "Dëshmitarët e Jehovait" janë përballur me gjykatat në disa vende, por Rusia është më e zëshmja në cilësimin e tyre si një kult ekstremizmi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more