Skip to main content

“Qesh me lotë, ja sa ka ndryshuar Labi gjatë karrierës! (VIDEO)” plus 2 more Gazeta Tribuna

“Qesh me lotë, ja sa ka ndryshuar Labi gjatë karrierës! (VIDEO)” plus 2 more Gazeta Tribuna


Qesh me lotë, ja sa ka ndryshuar Labi gjatë karrierës! (VIDEO)

Posted: 23 Apr 2017 01:25 AM PDT

Këtë edicion në emisionin LEMzA me Kiki Rrahmani në Tribuna Channel, i ftuar ishte një ndër figurat më të dashura të ekranit, Labinot Gashi-Labi.
Gjatë emisionit transmetohen edhe pamje eksluzive nga emisionet e tij të para, për të parë reagimin e tij klikoni videon e mëposhtme./GazetaTribuna/

 

The post Qesh me lotë, ja sa ka ndryshuar Labi gjatë karrierës! (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Drejt zgjedhjeve të parakohshme

Posted: 23 Apr 2017 01:22 AM PDT

Zgjedhjet e parakohshme nacionale konsiderohen të jenë të pashmangshme, kjo pas dështimit të koalicionit qeverisës për t'i çuar përpara proceset e mëdha, siç është Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila ishte arritur në gushtin e vitit 2015, por ende nuk është ratifikuar në Kuvend.
Përderisa përfaqësues të PDK-së, partnerit të koalicionit qeverisës, shprehen të gatshëm për zgjedhje, përfaqësues të ekzekutivit (nga LDK-ja) thonë se vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse dy partnerët e koalicionit PDK-LDK arrijnë kompromis për një çështje të tillë.

Nga ana tjetër, partitë opozitare konsiderojnë se Qeveria aktuale nuk do të mundë ta përfundojë mandatin e saj. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Përfaqësuesit e partive politike në vend tash e sa kohë kanë nisur fushatën elektorale, duke organizuar takime të shumta me qytetarët e të gjitha kategorive. E analistët këto veprime i shohin si sinjal që tregon se zgjedhjet nuk janë tashmë vetëm opsion, por domosdoshmëri.

Gecaj: Zgjedhje, vetëm nëse koalicioni merret vesh mes vete

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh zëvendësministër i pushtetit lokal, ka thënë se zgjedhje mund të ketë vetëm nëse koalicioni merret vesh mes vete. "Demarkacioni si i tillë nuk do të duhej ta dërgonte vendin në zgjedhje, pos nëse për këtë vendosin partnerët me marrëveshje ose nëse njëri nga partnerët kryesorë vendos që këtë çështje ta përdorë si pretekst për zgjedhje", ka deklaruar Gecaj.

Për dallim prej tij deputeti i PDK-së, Shukri Buja, është shprehur optimist se zgjedhje do të ketë në maj ose në qershor. "Kam insistuar që nga tetori të mbajmë zgjedhje të parakohshme për t'i zhbllokuar proceset për ecjen përpara të shtetit dhe kohën më të përshtatshme. E kam theksuar në vazhdimësi fundin e majit apo fillimqershorin dhe shpresoj të ndodhë kështu", ka deklaruar ai për "Zërin". Buja më tej ka thënë se PDK-ja është e përgatitur që t'i fitojë zgjedhjet kurdo që mbahen ato.

Opozita: S'ka zgjidhje tjetër pos zgjedhjeve

Nga ana tjetër deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka vlerësuar se aktualisht nuk ka mbetur ndonjë zgjidhje tjetër përpos zgjedhjeve. "Në këtë krizë institucionale s'ka mbetur zgjidhje tjetër. Vendi s'po ecën përpara në asnjë drejtim, kemi ngecje. Andaj, Qeveria duhet të reflektojë që mandatin t'ia kthejë qytetarit. Ne po presim kompletimin e nënshkrimeve dhe ta procedojmë në Kuvend nismën për shkarkimin e Qeverisë", ka deklaruar ajo. Më tej Kadriaj është shprehur optimiste se do të arrihet një konsensus për të shkuar drejt zgjedhjeve.

Kurse deputeti i "Nismës për Kosovën", Enver Hoti, është shprehur optimist se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të gjejë mbështetje të mjaftueshme te deputetët e Kuvendit. "Sa i përket mocionit, presim përkrahjen e mjaftueshme të deputetëve për ta votuar si e vetmja rrugë për të dalë nga bllokimi institucional i Kosovës, si pasojë e një Qeverie të papërgjegjshme", ka deklaruar Hoti.

Ajeti: Veprimet e liderëve po tregojnë se zgjedhjet po shihen si domosdoshmëri

Kurse Dren Ajeti, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka vlerësuar se që nga paslufta asnjë qeveri nuk ka arritur ta çojë mandatin deri në fund. Sipas tij, edhe Qeveria aktuale duket se do ta ketë fatin e njëjtë.

"Që nga paslufta asnjë legjislaturë dhe qeveri nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e tij në kohën e përcaktuar prej 4 vjetëve. Jetëgjatësia e një legjislature dhe rrjedhimisht e qeverive është mesatarisht 2.5 vjet. Kjo 'praktikë' e mbrapshtë duket se do ta përcjellë edhe qeverinë 'Mustafa'. Kjo së paku nga deklaratat e zyrtarëve të lartë të partive në pushtet, të cilët tanimë zgjedhjet nuk po i shohin më si diçka të pamundur.

Edhe nga veprimet e liderëve të PDK-së dhe të LDK-së, që më shumë po u ngjasojnë fushatave politike sesa informimi për hallet e qytetarëve, po jep sinjalin se zgjedhjet më nuk po shihen si opsion, por si domosdoshmëri", ka deklaruar Ajeti për "Zërin". Ai më tej ka thënë se moskoordinimi i partnerëve të koalicionit qeverisës ka bërë që proceset e mëdha të mbesin peng tash e sa vite. "Koalicioni aktual PDK-LDK-Lista Serbe-Grupi 6+, pavarësisht që mbajnë 2/3 e ulëseve në Kuvend, shumicë kjo më se e mjaftueshme për të shtyrë përpara çdo proces politik, për shkak të interesave shpesh të kundërta të partnerëve të koalicionit, moskoordinimit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së me Listën Serbe, LDK-së dhe PDK-së ndërmjet vete, si dhe gatishmëria e vonshme e treguar e Qeverisë për t'i diskutuar gjërat me opozitën, po bën që vendimet e mëdha të mbesin peng tani e dy vjet", ka potencuar ai.

Murati: Opsioni i zgjedhjeve nuk përjashtohet assesi

Ndërkaq Artan Murati, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. "Zgjedhjet e parakohshme parlamentare assesi nuk mund të përjashtohen si opsion. Kemi parë tashmë një mobilizim të shtuar të partive politike dhe liderëve të tyre dhe kjo gjithsesi e vërteton edhe hipotezën për zgjedhje të mundshme parlamentare brenda këtij viti", ka deklaruar ai. Sipas Muratit, mocioni i opozitës për ta rrëzuar Qeverinë mund të ketë sukses vetëm nëse përkrahet edhe nga partitë në pushtet.

Ndërkohë Haki Abazi, nga "Rockfeller Brothers Fund", ka vlerësuar se Marrëveshja e Demarkacionit është bërë pika e dobët e Qeverisë aktuale. "Çështja e demarkacionit është bërë thembra e Akilit. Në fakt nuk është vetëm demarkacioni, ka shumë faktorë që kanë sjellë në situatën në të cilin gjendet vendi, por mbi të gjitha shtetformimi është peng i interesave politike dhe ekonomike të një grushti njerëzish që për ta siguruar fuqinë e tyre politike dhe sistemin e patronazhit politik janë duke e sabotuar dhe kërcënuar sistemin institucional dhe vetë funksionimin e shtetit", ka deklaruar ai.

The post Drejt zgjedhjeve të parakohshme appeared first on Gazeta Tribuna.

Qesh me lotë, ja sa ka ndryshuar Labi gjatë karrierës! (VIDEO)

Posted: 23 Apr 2017 01:19 AM PDT

Këtë edicion në emisionin LEMzA me Kiki Rrahmani në Tribuna Channel, i ftuar ishte një ndër figurat më të dashura të ekranit, Labinot Gashi-Labi.

Gjatë emisionit transmetohen edhe pamje eksluzive nga emisionet e tij të para, për të parë reagimin e tij klikoni videon e mëposhtme./GazetaTribuna/

 

The post Qesh me lotë, ja sa ka ndryshuar Labi gjatë karrierës! (VIDEO) appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more