Skip to main content

“Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”” plus 7 more Ferizaj Press

“Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”” plus 7 more Ferizaj Press


Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar “Ditën e Tokës”

Posted: 22 Apr 2017 06:43 AM PDT

Pastërtia bashkë me disa institucione në aksion për të shënuar "Ditën e Tokës" Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Tokës, Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastërtia" në bashkpunim me komunën e Ferizajt, MMPH-në, FSK-në dhe Kompaninë Lokale "Ambienti", ndërmorën sot disa aksione për të sensibilizuar mbrojtjen e mjedisit. Pastrimi I hekurdhurës, largimi i deponive ilegale të mbeturinave, mbjellja e drunjëve dhe luleve e karakterizoi sot shënimin e ditës së planetit tonë. KRM "Pastërtia", me një aksion të veçant dhe me ndihmën e disa institucioneve ka shënuar 22 prillin, Dita Botërore e Tokës, për të ngritur vetëdijen e qytetarit për mbrojtje të mjedisit në Ferizaj. Me këtë rast, kompania ka bashkëpunuar ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komunën e Ferizajt, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kompaninë lokale "Ambienti" dhe Shoqatën "Pamkos". Gjatë këtij aksioni "Pastërtia" përveç që ishte angazhuar në pastrimin e hapësirës së hekurudhës në qytetin tonë, ajo gjithashtu ka larguar disa deponi ilegale të mbeturinave, të cilat po krijohen vazhdimisht për shkak të neglizhencës së qytetarit për ta mbrojtur mjedisin. Kompania Regjionale e Mbeturinave "Pastërtia", u bën thirrje qytetarëve që ta ruajn mjedisin ku jetojnë dhe të mos e ndotin ate, në mënyrë që bashkërisht të kemi një qytet sa më të pastër. Ndryshe KRM "Pastërtia", operon 365 ditë brenda vitit në bartjen e dhjetra miliona kilogramëve mbeturina në tri komunat e rajonit të Ferizajt, si Kaçanik, Shtime dhe Ferizaj.



Në Ferizaj, diskutohet për të pagjeturit

Posted: 22 Apr 2017 05:46 AM PDT

Në kuadër të javës së të pagjeturëve në Kosovë, edhe në Ferizaj u mbajt një takim me familjarët e të pagjeturëve.
Në kuadër të shënimit të javës të personave të pagjetur në Ferizaj u mbajt një takim më përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeture dhe institucione qendrore dhe lokale. Familjarët e të pagjeturve thanë se kanë shumë pak shpresa se mund të bëhet diçka për fatin e më të dashurve të tyre
"Shpresat çdo ditë e më shumë po shuhen tek familjarët, faktet po humbin, njerëzit po vdesin kështu që për çdo ditë jemi duke i humbur shpresat dhe ne më duket se kemi mbet edhe si peng politikë", tha Salih Muhaxheri , kryetar i shoqatës së personave të pagjetur dega Ferizaj.
Edhe Bedrie Spahiu që e ka të pagjetur bashkëshortin, druan shumë nëse ai është diku i gjallë. Thotë se nuk u besojnë më as institucioneve.
"Shpresat nuk duhet ti humbim kurrë po shihet se ato po zbehen ndal nga dal dhe nuk mund të shpresojmë se diku janë gjallë duke ditur faktin se çfarë krime kanë bërë serbet ndaj popullatës shqiptare", tha zonja Spahiu.
E, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se do të bashkëpunojnë me familjarët e të pagjeturve. Theksoi se do t'u gjejnë edhe një zyrë, në të cilën do të mund ta zhvillojnë aktivitetin, ndërsa u shpreh i gatshëm që t'i ndihmojë edhe në forma të tjera në procesin e ndriçimit të fatit të tyre.
"Unë jam këtu për te tregua bashkë dhimbjen dhe bashkë mungesën me të gjithë ju për të gjithë të pagjeturit dhe për të treguar solidaritetin e institucioneve lokale me të gjithë ju në përpjekje të vazhdueshme për ndriçimin e fatit të të pagjeturve", është shprehur kryetari Svarqa.
Në këtë takim, erdhi edhe kryetari i asociacionit të familjeve të të zhdukurve në Kosovë, Bajram Çerkini. Ai shprehu edhe një herë mërzinë, për fatin e pazgjidhur të familjarëve të tyre.
Por, kryetari i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se në Kosovë vazhdojnë t'i kërkojnë edhe 1660 persona të zhdukur. Tha se dyshojnë që ka edhe të tjera varreza masive në Serbi. Gjetaj shtoi se kanë kërkuar që kjo temë të futet edhe në agjendën e dialogut Kosovë – Serbi, por sipas tij, Bashkimi evropian nuk është i gatshëm ta trajtojë atë në bisedime.
"Vazhdohet të dyshohet se ka ende varreza masive në serbi. Andaj kërkesë ose apel i yni është që që të bëhet trysni në palën e Beogradit ne Beogradin zyrtarë që të tregojë për vend ndodhjen e kufomave apo varrezave masive", tha Gjetaj.
Në Ferizaj janë 14 persona të cilët tash e 18 vite vazhdojë të jenë të pagjetur. Ky takim u mbajt në kuadër të javës së pagjeturve në Kosovë që nisi dje.
Përmbyllja e këtij aktiviteti bëhet në Meje, më 27 prill në ditën e personave të zhdukur.

Në Slivovë u shënua dita e shkollës “Mic Sokoli”

Posted: 22 Apr 2017 05:29 AM PDT

Në shënimin e kësaj ditë mori pjesë kryeatri i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i kuvendi të komunës, Faruk Guri, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Adem Salihaj, familjarë dhe miq të heroit Mic Sokoli si dhe mysafirë të shumtë nga Tropoja e Shqipërisë.
Fillimisht të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur drejtori i kësaj shkolle Xhemajl Azemi.
E nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur tejet i nderuar që ishte pjesë e këtij manifestimi.
"Arsimi dhe edukimi në vendin tonë sot ndodhet para disa sfidave, kapërcimi me sukses i të cilave, do të thotë levë e fuqishme e kapërcimit të vështirësive drejt zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë. Këto sfida janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe tejkalimi i njërës, i hap rrugën, ose e ndihmon tejkalimin e të tjerave", ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar mysafirët nga Tropoja duke theksuar se do të kultivojnë bashkëpunimin me familajrë të Mic Sokolit dhe vizitat e tilla të jenë të ndërsjellat.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur Can Tahiri në emër të përfaqësuesve të Tropojës, duke shtuar se eshtrat e Mic Sokolit gjenden në vendin edhe ku ka ra. Sipas tij ka një shqiptari, ka një bashkim, dhe kur është puna tek çështja kombëtare dëshmorët janë të të gjithë shqiptarisë.
Me fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Rrustem Vulosmani, i cili ka evokuar kujtime të shumta,
Në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës "Mic Sokoli", si dhe në objektin e shkollës u bë zbulimi i bustit të Mic Sokolit, ndërkaq të shtatorja e tij në fshatin Slivovë u vendosen kurora të freskëta me lule.

Edhe në Ferizaj u shënua Dita e Tokës

Posted: 22 Apr 2017 04:38 AM PDT

Dita e planetit Tokë u shënua sot edhe në Ferizaj. Kryetari i Komunës Muharrem Svarqa dhe drejtoresha e shërbimeve publike Mimoza Fazliu, së bashku me kompaninë "Ambienti", mbollën pemë në sheshin "Hyrë Emini", për të përcjellë porosinë e ruajtjes dhe kultivimit të mjedisit jetësor, në një kohë kur planeti ynë po degradohet gjithnjë e më shumë nga ndotja në rritje.

Në këtë mënyrë edhe komuna e Ferizajt iu bashkua shumicës së vendeve të botës, të cilat e shënojnë 22 prillin si ditë të thirrjes ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Dashurije Ahmeti e përzgjedhur në mesin e 30 grave të Kosovës në Akademinë e Grave për Lidership

Posted: 21 Apr 2017 02:11 PM PDT

Pjese e Akademis së Grave për Lidership në mesin e 30 grave të Kosovës ishte përzgjedhur edhe Dashurije Ahmeti, Shefe e Sektorit të Rinisë pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ahmeti fillimisht kishte ndjekur “Java e Gruas” së bashku me 100 gra të tjera dhe më vonë ishte kualifikaur për 30 vendet e Akademisë së Grave për Lidership nga gjitha qytetet e Kosovës.

Ahmeti falenderon NDI dhe USAID-in për mundësinë e dhënë dhe shprehet se ishte një nga praktikat më të mira në gjithe karrierën e saj udhëheqese.

Është hera e parë që në Akademinë e Grave për Lidership, NDI ka përfshirë edhe burrat, rrjedhimisht pjesë e kësaj akdemie ishin 20 burra.

Ahmeti pritet të diplomohet në fund të muajit Qershor në Akademin e Grave për Lidership dhe fton të gjitha gratë dhe vajzat e e reja të jenë pjesë e një formati të tillë të organizuar nga NDI dhe USAID.

Temat të cilat u trajtuan fillimisht në Java e Gruas dhe më vonë edhe në mënyre me specifike në Akademi që ende po vazhdon, janë që qdo ditë na preukupojnë si arsimi, shëndetësia, pozita e gruas në shoqëri dhe në lidership. /FerizajPress

Ferizaj befason me trajnerin e ri

Posted: 21 Apr 2017 12:27 PM PDT

Ferizaj ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, pas largimit të papritur të Argjend Beqirit, i cili i tha lamtumirë ekipit pas barazimit me Drenicën.

Zyrtare: Burim QERKINI do ta zëvendësoj Argjent Beqirin.
Pas dorheqjes së Argjent Beqirit të dielën në Prizren skuadren tonë do ta drejtoj ish lojtari jonë shumëvjeçar Burim QERKINI ai pritet te ndihimohet edhe nga trajneri i portjerave Jeton Bislimi . Te cilet do ta udhëheqin skuadrën tonë deri në emërimin e trajnerit të ri, kurse ne si klub i dëshirojm suksese dhe rezultate pozitive dhe arritjen e objektivave të klubit që dihen mbetja në SuperLigen e Kosovës ne Futboll.
Forca Ferizaj

Përkrahësit e armatosur të ISIS-it në Ferizaj, kërcënojnë policinë (Foto)

Posted: 21 Apr 2017 11:56 AM PDT

Ndalja e një veture (Golf) në rajonin e Ferizajt është bërë "mollë sherri" ndërmjet disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës -Njësitit për Intervenime të Shpejta dhe katër personave, të dyshuar si përkrahës të organizatës terroriste, ISIS.
Personat e ndaluar, të cilët kishin mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra, kohë më parë kishin probleme me ligjin. Dy prej tyre para disa muajsh ishin arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vepra terroriste, njëri kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë kurse tjetri ishte nga qyteti i Vushtrrisë.

Fillimisht, automjeti është ndaluar në orët e vona në fshatin Talinovc të Muhaxherëve-Ferizaj. Gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe konfiskuar; armë, maska, thika etj…, shkruan Indeksonline

"Me datë 25.03.2017 rreth orës 23:30 min. gjatë një pike kontrolli policia ka ndalur dhe ka kontrolluar një veturë civile Golf me targa të Kosovës, në të cilën kanë qenë katër persona: B.I.( 29 vjeç), M.L.( 25 vjeç), A.L.( 35 vjeç) si dhe SH.A.( 36 vjeç)", thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të PK-së.

Më tej, organet e sigurisë konfirmojnë se të dyshuarit kishin me vete disa mjetet të ndaluara; 1 pistoletë "EM 57" kalibër 7,62 mm me karikator dhe 7 fishekë, 1 pistoletë pa mbishkrim me dy karikatorë dhe 15 fishekë 7,65 mm, 9 fishek 7,65 mm, 12 fishek 7,62 mm, 1 thikë si dhe tri maska.

Ndërkaq, "Indeksonline" njoftohet se përplasja e tyre me policinë vazhdoi edhe në Stacionin e Policisë në Ferizaj. Madje, ata shkuan edhe më larg. Kërcënuan haptas pjesëtarët e PK-së për shkak se ndaluan veturën e tyre: "Do ta shihni ju kush jemi ne", u shpreh njëri prej tyre.


Foto ilustrim: Tipi i armëve që u janë gjendur të dyshuarve)

Bastisje në shtëpitë e të dyshuarve

Pas intervistimit në stacionin e qendrës së Ferizaj, PK-ja zhvilloi kontroll në dy lokacione ku mendohet se ka ekzistuar dyshimi se mund të ketë armë të tjera.

Pas aksionit, në shtëpinë e të dyshuarit A.L. janë gjetur dhe konfiskuar 1 armë "AK 47" me tre karikatorë dhe 7 fishek, një pistoletë "Bereta" me një karikator dhe 8 fishekë kal.6,35 mm si dhe një shufër gome".

Mirëpo, ndodhie 'çudia' juridike. Prokurori i këtij rasti ua dha një masë të "butë" atyre. Të njëjtit u liruan ndonëse kishin armë dhe kërcënuan haptas zyrtarët e policisë.

"Pas kompletimit të lëndës, gjithnjë ne konsultim me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij i dyshuari A.L. është ndaluar për 48 orë, ndërsa personat M.L. dhe SH.A. janë liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari B.I. ishte shmangur nga zyrtarët policor, mirëpo i njëjti është arrestuar nga PK-ja dhe pas kompletimit të lëndës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë", thuhet në përgjigjen e PK-së për "Indeksonline".

Dy të dyshuarit ishin arrestuar më herët

Ndryshe, dy prej të arrestuarve vitin e kaluar, respektivisht me 5 nëntor pas një operacion policor ishin arrestuar nën dyshimin për vepra terroriste.

Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, e mbështetur edhe nga njësitë tjera të specializuara të Policisë, ka ndërmarrë një operacion në rajone të ndryshme të Kosovës (Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë", thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale u ishin sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.

Kjo është kënga e re e SIMBA’s, një talent tjetër nga Ferizaj

Posted: 21 Apr 2017 11:43 AM PDT

Se Ferizaj është fabrikë e artistëve të rinj po vetëdëshmohet nga puna dhe nga projektet e lansuara cdo ditë të cilat po arrijnë majat e sukseseve.

Kësaj radhe po ju prezentojmë Simbol Ramadanin, një artist i ri me një talent të dalluar sa i përket muzikës së stilit TRAP, stil i cili po fillon të kultivohet në Ferizaj me një sukses të madh.

Kënga që na sjell kësaj radhe SIMBA titullohet “Choppas”, që rrah tema të gjendjes aktuale të shoqërisë duke sjellur një stil të veçantë të prezentimit të muzikës së tij.
Kënga është realizuar anga Studio D&D, instrumentali nga ShuckaBeats, ndërsa realizimi i video klipit është bërë nga Engjëll Reçica.

Për më shumë ndëgjoni këngën në linkun më poshtë:

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more