Skip to main content

Ora News: “Rama inkurajon Policinë e Shtetit: “Engjëj mbrojtës”” plus 9 more

Ora News: “Rama inkurajon Policinë e Shtetit: “Engjëj mbrojtës”” plus 9 more


Rama inkurajon Policinë e Shtetit: “Engjëj mbrojtës”

Posted: 23 Apr 2017 11:16 PM PDT

Ndërkohë që sot, policia e shtetit do të përballet me protestën e opozitës e cila do të bllokojë rrugët, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një vlerësim për policinë. Në një postim në facebook, kreu i ekzekutivit ka publikuar imazhin e një prej vajzave të policisë së shtetit.

"Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej "engjëjve mbrojtës" të rregullit në rrugët e vendit", shkruan kryeministri.

“Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu.

Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam, për shtet, punë  dhe mireqenie” mbyll postimin e tij kryeministri. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mogherini nis sot vizitën e parë zyrtare në Rusi

Posted: 23 Apr 2017 11:05 PM PDT

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nis sot vizitën e parë zyrtare në Rusi.

Mogherini do të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar çështjen e Ukrainës, Sirisë dhe Libisë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe BE-Rusi.

“Marrëdhëniet Rusi-BE po kalojnë nëpër një periudhë të ndërlikuar”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Mogherini ka marrë detyrën në vitin 2014 me reputacionin e të qenët simpatizuese e Rusisë gjatë kohës sa ka qenë ministre e Jashtme e Italisë.

Por, ajo tani ka një mori dallimesh për të diskutuar me Lavrovin dhe zyrtarë të tjerë rusë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Digjet banesa, pesë persona humbën jetën, tre prej tyre fëmijë

Posted: 23 Apr 2017 10:58 PM PDT

Pese persona, tre prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një banesë në Queens, të dielën pasdite, thanë zyrtarë të qytetit New York-ut.

Viktimat janë dy djem 2 dhe 9 vjeç, një vajzë 14 vjeçe, një grua 20 vjeçe dhe një burrë i moshës 45 vjeç. Të pestë jetonin në një shtëpi në rrugën 208 në fshatin Queens.

"Është një humbje e tmerrshme tragjike" tha drejtori i zjarrfikësit, i cili doli në një konferencë pranë shtëpisë ku ndodhi ngjarja.

Ai tha se zjarrfikësja erdhi 4 minuta me vonesë dhe gjeti shtëpinë e përfshirë nga zjarri.

Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri, por zyrtarët thanë se shtëpitë në këtë zonë janë prej druri dhe zjarri përhapet me shpejtësi.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi shumë shpejt në kuvendin e Kosovës

Posted: 23 Apr 2017 10:44 PM PDT

Pas bisedave telefonike të politikanëve të lartë kosovarë me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee është rënë dakord që ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi të riprocedohet. Opozita kundërshton.

Dy udhëheqësit kryesorë politik në Kosovë, kryetari i kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa, tashmë paralajmëruan se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi shumë shpejt do të procedohet në kuvend për votim. Madje kryetari i kuvendit, thotë se javën tjetër marrëveshja e demarkacionit do të jetë në kuvend. Këto paralajmërime u bënë pasi të dy udhëheqësit politik kosovar në fundjavë, zhvilluan biseda telefonike me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, me të cilin sic thuhet, janë pajtuar që ratifikimi i kësaj marrëveshjeje të ndodh shumë shpejtë.

Nevojë për marrëveshje të shpejtë

Në një njoftim për medie të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, thuhet se gjatë bisedës telefonike me diplomatin amerikan, i ka thënë atij se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, pasi në të kundërtën, ato e humbin kuptimin. “Në këtë drejtim, ata u pajtuan që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër", thuhet në njoftimin e zyrës së kryetarit të kuvendit.

Një bisedë telefonike zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee, në fundjavë e zhvilloi edhe me kryemnistrin e Kosovës, Isa Mustafa. “Kryeministri Mustafa dhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shenjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës", thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit Isa Mustafa.

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është kushti i fundit i vënë nga Komisioni Evropian që Kosova duhet ta plotësojë të marrë liberalizimin e vizave. Paralajmërimet se javën tjetër demarkacioni me Malin e Zi do të procedohet për miratim në kuvend, i ka shqetësuar partitë politike opozitare, të cilat e kundërshtojnë këtë version të demarkacionit duke thënë se Kosova me këtë marrëveshje humbet territor, gjë që mohohet nga qeveria e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK Pal Lekaj, parti kjo që është më e zëshmja kundër demarkacionit, është shprehur për mediet lokale, se ai është i bindur se edhe nëse marrëveshja procedohet në kuvend, ajo nuk do të kalojë.

Opozita ende kundër

“Sa i përket deklarimeve për procedimin e demarkacionit mendoj që është e drejtë e tyre për ta proceduar demarkacionin në Kuvend, por ajo që vlen të theksohet në biseda me gjithë deputetët është që ata nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre dhe janë kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion. Mendoj që fillimi i javës tjetër vendin do ta çojë në zgjedhje", thotë Pal Lekaj.

Të njëjtin qëndrim mban edhe deputeti nga lëvizja Vetëvendosje Driton Caushi, i cili thotë së kjo parti do ta kundërshtojë me të gjitha format ratifikimin e këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi.  “Ne natyrisht se do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje kurdo që sillet ajo në Kuvend. Ajo nuk është më pak e dëmshme sesa vitin e kaluar dhe argumentet kundërshtuese tashmë janë të njohura", thotë Driton Çaushi. I ndodhur në këtë situatë nga paralajmërimet e opozitës që serish do ta kundërshtojnë ratifikimin e demarkacionit, vetë kryeministri Isa Mustafa, në fillim të javës udhëton për në Bruksel, ku para zyrtarëve evropian do ta prezantojë kërkesën e tij të re, në lidhje me liberalizimin e vizave.

Kosova me propozim të ri në Bruksel

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, thotë se “Mustafa do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi". “Pra të kërkohen mundësitë që Brukseli ta suspendoj për një kohë kushtin e vendosur pa të drejtë, pra atë të demarkacionit, për vizat ndaj qytetarëve të Kosovës, me mundësinë e rikthimit të tij në rast se brenda periudhës së caktuar nuk përmbushet edhe ky kusht. Kjo është arsyeja pse Kryeministri Mustafa udhëton për në Bruksel", thotë Faton Abdullahu

 

Kryeministri Isa Mustafa, kërkesën e tij të re që demarkacioni me Malin e Zi të shtyhet për më vonë pas liberalizimit të vizave, thotë ta ketë diskutuar së fundmi edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, që ishte një javë më parë për vizitë në Kosovë. Sipas kryeministrit Mustafa, shefi i diplomacisë gjermane i ka premtuar se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga mekanizmat evropian.

Ndërkohë, njohësit e integrimeve evropiane në Kosovë, thonë se edhe nëse pranohet kërkesa e kryeministrit nga BE-ja, një kërkesë e tillë është e vonuar dhe ajo mund të marrë kohë të gjatë derisa ta miratojë Brukseli zyrtar.

Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare me 26 gusht të vitit 2015 në Vjenë. Por, kjo marrëveshje u kundërshtua ashpër nga partitë politike opozitare të cilat janë të bindura që Kosova humb territor me këtë marrëveshje./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndërkombëtarët sot në Tiranë, opozita bllokon rrugët për 1 orë

Posted: 23 Apr 2017 10:27 PM PDT

Ashtu siç ka paralajmëruar Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare sot do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugët për një orë, nga ora 11-12.

Kjo formë e protestës vjen në një ditë, kur negociatori për zgjidhjen e ngërçit politik David McAllister pritet të mbërrijë në Tiranë.

Në këtë vizitë, zyrtari gjerman do të shoqërohet raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përsëritur disa herë që protesta do të jetë paqësore dhe demokratike, por nga ana tjetër i është bërë thirrje policisë që të mos provokojë. Një ditë më parë nga çadra e opozitës, Basha deklaroi se dhuna është tipar i dobësisë morale.

Basha u shpreh gjithashtu se policia do të vëzhgohet nga toka dhe ajri nëse cenon protestuesit.  

Duke e konsideruar të paligjshme protestën e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato, apeloi qytetarët të shmangin pjesmarrjen në tubime të tilla.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama në Komunikimin Javor tha se thirrja për të bllokuar rrugët na kthejnë në tatëpjetën e rrëmujave.

Rama u shpreh se Policia e Shtetit ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje ligjore dhe të çojë para drejtësisë të gjithë ata që i kryejnë këto shkelje duke bllokuar rrugën në vend.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arsimi i lartë falas, pranë realitetit në Nju Jork

Posted: 23 Apr 2017 03:36 PM PDT

Nju Jorku pritet të bëhet shteti i parë amerikan që do të ofrojë kolegj katër vjeçar pa pagesë për studentët. Nga kjo nismë, e propozuar nga guvernatori dhe e sapo miratuar nga legjislatura shtetërore, pritet të përfitojnë gati një milion familje të klasës punëtore, pasi ajo parashikon një tavan për të ardhurat.

Ai që filloi si një diskutim kombëtar në fillim të fushatës presidenciale, po bëhet tani realitet në Nju Jork. E ashtuquajtura "bursa e ekselencës", parashikon një buxhet vjetor prej 150 milionë dollarësh për shkollim, dhe është një përgjigje ndaj ndaj kërkesave të shumta për shkollim falas në kolegjet shtetërore në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo iu përgjigj kësaj thirrjeje me një program që u ofrohet studentëve që vijnë nga familjet me të ardhura vjetore deri në 125 mijë dollar në vit.

Kritikët ndërkohë, besojnë se programai është I papërballueshëm dhe do të shterojë buxhetin. Sekretarja amerikane e Arsimit Betsy DeVos u tregua skeptike gjatë seancës për konfirmimin e saj duke thënë se "asgjë në jetë nuk është falas".

Përfitimet nga programi i kolegjit pa pagesë në Nju Jork pritet të jenë rreth 7,700 dollarë për student në vit, për banorët e Nju Jorkut, një shtet që renditet i 12 në mbarë Amerikën për universitetet shtetërore më të lira. Por studentët që kualifikohen duhet të paguajnë vetë shpenzimet e strehimit, ushqimit dhe ato për librat. Pas diplomimit, përfituesit duhet të jetojnë ose punojnë në shtetin e Nju Jorkut për aq vite sa kanë përfituar nga programi.

/Voa/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Macron: Bashkim të madh të Francës kundër populistëve dhe frikës

Posted: 23 Apr 2017 01:50 PM PDT

Kandidati favorit për President të Francës, i pavaruri nga qendra politike Emmanuel Macron kërkon bashkim kombëtar kundër populistes Marine Le Pen, rivalja e vetme në balotazhin e ardhshëm presidencial të 7 majit 2017.

Në një fjalim para mbështetësve në Paris, Macron tha se dëshiron të mbledhë "mbështetjen më të madhe të mundshme" përpara balotazhit që zhvillohet pas rreth dy javësh.

Ai i vlerësoi mbështetësit e tij për një fushatë "që ndryshoi rrjedhën e vendit tonë".

Macron kërkoi shpresë në Evropë në vend të frikës, si një referencë kundër fushatës anti-evropiane të Le Pen.

Macron, një 39-vjeçar i cili nuk është zgjedhur asnjëherë më parë në ndonjë post, shfaqi një zemërim të hapur ndaj partive tradicionale dhe premtoi "transformime të reja" në politikën franceze.

Me një lëvizje shumë të pazakontë, Macron erdhi në skenën politike franceze bashkë me gruan e tij, Brigitte.

Ai pritet të jetë Presidenti i ri Francës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka mirëpritur suksesin e Macron në zgjedhje.

Sigmar Gabriel ka thënë gjatë një udhëtimi në Jordani se “unë jam i sigurt se ai do të bëhet presidenti i ri Francës”, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Ai thotë se Makron është “i vetmi kandidat pro-evropian që nuk u fsheh prapa paragjykimeve kundër Evropës”.

Gabrieli e ka quajtur Macron një kandidat të madh presidencial, “por edhe një person shumë i pëlqyeshëm dhe një mik i mirë”.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhjet në Francë, Aliçka: Arsyet që favorizojnë Macron

Posted: 23 Apr 2017 01:33 PM PDT

Emmanuel Macron është favorit për të fituar garën presidenciale në Francë. I ftuar në studion e Ora News, ish-ambasadori shqiptar në Francë Ylljet Aliçka, janë disa nga arsyet që favorizojnë Macron.

Aliçka: Në një situatë të trazuar politike, të rrezikut islamik ku papunësia është në rritje, çdo njeri kërkon diçka të re, jashtë palëve, si lëvizja "Pesë Yjet" në Itali. Macron bëri këtë gjë dhe nuk luajti me platforma politike të mëdha. Ai luajti me identifikimin, me prekjen e opinionit të njerëzve të thjeshtë.

Për kandidaten e frontit Mari Le Pen e cila në sondazhe është renditur pas Macron, Aliçka u shpreh se janë të rinjtë ata që e mbështesin lideren e ekstremit të djathtë.

Aliçka: Le Pen targetin kryesor e ka tek të rinjtë, sipas sondazheve. Përshtypja ime është se është ende herët se nuk fiton Le Pen,

Edhe sipas sondazheve në fazën e parë të votimeve Emanuel Macron rezultoi me përpatrësi ndërsa faza e dytë dhe e fundit e zgjedhjeve do të mbahet në 7 maj.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Le Pen, Macron në balotazh për postin e presidentit

Posted: 23 Apr 2017 01:09 PM PDT

Nuk ka më asnjë dyshim Emanuel Macron dhe Marie le Pen do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë në 7 maj.

Nga numërimi i 40 milionë të votave, sipas Ministrise se Brendshme,  Emmanuel Macron ka fituar 23.54 për qind të votave ndërsa Marine Le Pen, radhitet pas tij me 22.33 për qind.

Më pas radhiten politikani konservator Francois Fillon me 19.81 për qind dhe kandidati i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon me 18.62 për qind.

Dy rivalët në raundin e dytë kanë folur menjëherë pas projeksioneve të para.

Sipas Macron, sot hapet një kapitull i ri në politikën franceze, ndërsa Le Pen ka deklaruar se ajo premton një politikë të re gjë që sipas saj nuk do të ndodhë me pasuesin e Hollonde që sipas lideres së Frontit Nacional është rivali i saj Emanuel Macron, emrin e të cilin nuk e ka përmendur për asnjë moment.

Le Pen ka deklaruar se vota e sotme është një arritje historike e një populli që ka besim në të ardhmen duke i bërë apel popullit të ngrejë kokën.

Presidneti Francez Francois Hollande, ka telefonuar ndërkohë Emmanuel Macron, për t’i uruar atij rezultatin e raundit të parë të votimit.

Francois Fillon ka dal fare hapur kundër Le Pen duke deklaruar se do t'i ftojë votuesit e tij të votojnë për Macron, duke theksuar ekstremizmi sjell vetëm fatkeqësi dhe ndarje.

Ndërkohë menjëherë ka pasur protesta kundër Le Pen nga një grup i organizuar nga studentët e Parisit që më  pas janë shpërndarë nga policia.

Zgjedhjet në Francë u zhvilluan nën masa të rrepta sigurie ku rreth 50 mijë policë dhe  7 mijë ushtarakë u vendosën si masë përforcuese në 65 mijë vendvotime. Për herë të parë dy partitë e mëdha mbetën jashtë pallatit presidencial.

Perballja 
Emmanuel Macron, ish ministri i ekonomisë është një pro evropian dhe mbështetës i bizneseve, me lidhje të ngushta me socialistët jo shumë popullor të presidentit Francois Hollande. Mbështetja e tij është e përqendruar kryesisht në zonat e përparuara urbane ku globalizmi ishte i dobishëm për shumëkënd.

Marine Le Pen, e cila pritej nga anketat të dilte e dyta në këto votime, synon t’i japë fund migracionit në Francë, posaçërisht nga vendet myslimane. Ajo dëshiron që Franca të largohet nga Bashkimi Evropian. Përkrahja për të është përqendruar në ish zonat industriale në Francë ku papunësia është e lartë sikurse edhe zhgënjimi me ekonominë bashkëkohore dhe rendin social. 

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të majtët francezë humbasin thellë zgjedhjet, Hamon: Votoni Macron

Posted: 23 Apr 2017 01:01 PM PDT

Të majtët në Francë kanë pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Francë.

Kandidati Benoit Hamon ka pranuar humbjen në raundin e parë, ndërsa renditet në vendin e pestë, rezultat që vjen pas pesë vitesh të qeverisjes nga partia e tij e drejtuar nga Presidenti Fransua Hollande.

Hamon tha se pranon humbjen e garës, duke shtuar se “e majta nuk është e vdekur”.

Kjo është hera e parë në historinë moderne franceze që asnjë kandidat i majtë nuk renditet në vendet e para. Hamoni u bëri thirrje votuesve të mbështesin Macron në balotazhin e 7 majit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more