Skip to main content

Ora News: “Krujë, 14-vjeçari përplaset për vdekje nga një motor” plus 9 more

Ora News: “Krujë, 14-vjeçari përplaset për vdekje nga një motor” plus 9 more


Krujë, 14-vjeçari përplaset për vdekje nga një motor

Posted: 21 Apr 2017 01:52 PM PDT

Një 14 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bilaj të Krujës, mbrëmjen e së premtes.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidentit. Ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çifti martohet pa lejën e prindërve, por shikoni çfarë i bëjnë fshatarët

Posted: 21 Apr 2017 01:46 PM PDT

Ata u martuan fshehurazi, por dënimi ishte shumë i rëndë. 

Bëhet fjalë për një çift nga India të cilët janë zhveshur dhe rrihen nga 18 fshatarë. Incidenti ndodhi në fshatin Shambhupura në distriktin Banswara në jug të Rajasthan

Kachru, 21 vjeç dhe Monica 19 ishin në lidhje prej dy vjetësh derisa u martuan dhe ikën në Gujart.

Kur familja e saj e mori vesh vendndodhjen e tyre i detyroi të rikthehen në fshat dhe i lajmëroi te pleqtë e fshatit.

Familja e vajzës e kishte shitur atë  te një burrë tjetër për 905 funte.

Ndërsa  aktualisht vajza është në mbrojtje të policisë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kundër Presidentit, 11 të vrarë nga protestat në Venezuelë

Posted: 21 Apr 2017 01:38 PM PDT

Të paktën 11 persona janë vrarë gjatë protestave që po zhvillohen në Venezuelë, kundër regjimit të Presidentit Nicolas Maduro. Ndërkohë 6 protestues të tjerë kanë mbetur të plagosur

Protestat më të dhunshme janë zhvilluar në rrethin e El Vale në pjesën jug-lindore të Karakasit.

Që nga fillimi i protestave të opozitës, së paku 20 persona kanë humbur jetën.

Për më shumë se tre javë, opozita po kërkon largimin nga pushteti të presidentit të vendit Nicolas Maduro, i cili shihet fajtor për gjendjen e rëndë ekonomike në vend dhe për korrupsionin e anarkinë që është përhapur në shtet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rita Ora shkëlqen në China Music Awards

Posted: 21 Apr 2017 01:24 PM PDT

Rita Ora është nderuar me çmimin si artisja ndërkombëtare më e njohur në Kinë.

26-vjeçari befasoi të gjithë të pranishmit në eventin China Music Awards që u mbajt në Hong Kong. ndërsa mbërriti në tapetin e kuq në një fustan me një shpatull ari,

Më pas ajo veshi dhe një fustan blu të mbuluar me qime më të cilin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve./ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krimet në Kosovë, “postieri vrasës” vazhdon të jetojë i lirë në Beograd

Posted: 21 Apr 2017 01:22 PM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Zoran Vukotiçit, i dyshuar si një nga kryesit e krimeve më të mëdha në rajonin e Vushtrrisë.

Ekipi i emisionit "Udhëve" në RTK ka intervistuar disa prej dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë kundër Vukotiçit për krimet që ka kryer ndaj familjarëve të tyre. Por, Vukotiçi është vetëm një nga shumë pjesëtarët e forcave serbe që dyshohen si pjesëmarrës të krimeve në vitet '98-'99 në Kosovë.

Zoran Vukotiç vitin e kaluar u pat arrestuar në Nikshiq të Malit të Zi e, më pas, bazuar në kërkesën e UNMIK-ut dhe më vonë EULEX-it, ishte ekstraduar për në Kosovë, ku edhe po mbahet në paraburgim. Tashmë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka përfunduar procesin e grumbullimit të provave dhe ndaj Vukotiçit ka ngritur një aktakuzë. Tanimë veç pritet fillimi i procesit gjyqësor kundër tij. Por, Vukotiq nuk kishte vepruar i vetëm në kryerjen e këtyre krimeve.

Atë e kishte përcjell çdo hap bashkëpunëtori Goroljub Paunoviç, i njohur si postieri vrasës, ku së bashku kanë bërë vrasje të civilëve shqiptarë.

Dhe, ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, Goroljub Paunoviç vazhdon të jetojë i lirë në Beograd, pavarësisht faktit se edhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim nga Interpoli.

Ekipi i emisionit "Udhëve" ka biseduar me disa prej dëshmitarëve, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për shkak të mosdëmtimit të procesit kundër Vukotiçit.

Ata kanë rrëfyer se si Vukotiçi dhe Paunoviçi, në praninë e tyre, ua kanë vrarë familjarët.

Vukotiçi e Paunoviçi nuk janë të vetmit që nuk janë ndëshkuar për krimet që kanë kryer gjatë luftës në Kosovë. Në listën e kërkimit të Interpolit figurojnë edhe shumë emra të personave tjerë që nuk janë arrestuar./rtk/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Veseli: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Posted: 21 Apr 2017 01:11 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku thuhet se kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.

Në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës, thuhet se në këtë drejtim, ata janë pajtuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.

“Diplomati amerikan Hoyt Yee e përgëzoi Veselin për lidershipin e treguar në vendimmarrje, me theks të veçantë e vlerësoi partneritetin që FSK të shndërrohet në ushtri në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi.

Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee sipas njoftimit për media, thuhet të kenë biseduar edhe për reformat në drejtësi.

Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit në gusht në vitit 2015 në Vjenë. Por, kjo marrëveshje nuk gjeti përkrahjen e opozitës si dhe të një numri të deputetëve të partive në pushtet dhe si e tillë, mbeti e paratifikuar në Kuvend./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryeministri Rama letër Llallës: Verifiko deputetët aktualë të PS

Posted: 21 Apr 2017 12:57 PM PDT

Kryeminstri Edi Rama ka vendosur të verifikojë figurën e të gjithë deputetëve aktualë të Partisë Socialiste. Për të konkretizuar nismën e tij, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dërguar një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku i kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve aktualë.

Në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon që të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS. Afati përfundimtar për përgjigje nga organi i akuzës, është data 29 prill, që përkon me ditën e dorëzimit të listës zyrtare me emrat e deputetëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Rol në këtë nismë, do të ketë edhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, i cili do të dorëzojë në kryesi një raport me kontributin e secilit deputet, dhe çdo detaj tjetër që lidhet me aktivitetin e tyre në parti.

Mësohet se kryetari i Partisë Socialiste ka kërkuar që në listë të jenë sa më shumë gra e të rinj. Po ashtu, Rama u ka ngarkuar listat e deputetëve 12 drejtuesve PS-së në qarqe. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarri në parburgimin e Vlorës pas konfliktit mes disa të dënuarve

Posted: 21 Apr 2017 12:50 PM PDT

Zjarri në paraburgimin e Vlorës ka rënë pas një konflikti mes disa të dënuarve me rekorde të theksuara kriminale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se i është vënë flaka disa dyshekëve duke sjellë përshtjellim të situatës.

"Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi I personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelivë të personave të futur në izolim në shenjë proteste I kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës. Menjëherë është bërë njoftimi I forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe I forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë", sqaron Drejtoria e Burgjeve.

Ndërkohë ky institucion bën me dije se nga flakët një efektiv ështgë asfiksuar.

"Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv I policisë së Burgjeve. Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar. "

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije se në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kallzim penal për Ramën, Ahmetajn dhe Gjiknurin

Posted: 21 Apr 2017 12:42 PM PDT

Zbardhet kallzimi penal në Prokurori i anëtarve të Partisë Demokartike në Komisionin Hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Cez. Të paditur janë Kryeministri Edi Rama, Ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, ish- Ministri Shkëlqim Cani, Avokatja e shtetit Alma Hicka, Sekretari i Përgjitshëm Enëgjëll Agaci si dhe grupi negociator të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Anëtarët e PD i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme hetim nga një grup prokurorësh të specializuar.

Anëtarët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokartike në Komisiosionin Hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Cez kanë dorëzuar më datën 18 prill të këtij viti një kallzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme. Kryeministri Edi Rama, Ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, ish Minsitri Shkëlqim Cani, Avokatja e shtetit Alma Hicka, Sekretari i Përgjitshëm Enëgjëll Agaci si dhe grupi negociator akuzohen për shpërdorim detyre dhe një dëm financiar prej 650-800 milionë euro.

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor i janë drejtuar me nje letër zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të cilit i kërkojnë realizimin e hetimeve nga një grup prokurorësh të specializuar në bashkëpunim me organe ligjzbatuese apo ekspertë ndërkombëtarë.

Në shkersen zyrtare drejtuar Prokurorit Llalla shkruhet:

"Anëtarët e pakicës në Komisionin Hetimor Parlamentar, kanë arritur në konkluzionin e pakontestueshëm se jemi përpara veprimeve dhe mosveprimeve, të kryera me dashje, në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga disa persona që ushtrojnë funksione publike, dhe që i kanë sjellë shoqërisë “CEZ” a.s. përfitime material ose jomateriale të padrejta dhe që kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit shqiptar, të qytetarëve shqiptarë dhe të personave juridikë publikë."

Sipas anëtarve të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor rezulton se procesi i negociiatave, defacto është shndërruar nga pala shqiptare në proces të dëmtimit me dashje të interesit publik. Kallëzimi i cili mban firmën e Edmond Spaho shoqërohet me 53 prova që sipas Partisë Demokartike dëshmojnë abuzimin me detyrën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha i përgjigjet Ramës: PD nuk i duhet dreqit, se dreqi të ka ty

Posted: 21 Apr 2017 12:35 PM PDT

Kreu i PD dhe kryeministri Rama kanë replikuar në rrjetet sociale. Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama për interpretimin e qëndrimit të DASH. 

Në Facebook, Basha shkruan:

“100% dakord me EDramen, PD nuk i duhet dreqit, se dreqi te ka ty!”

Ndërsa me herët kryeministri Edi Rama tha: 

“Këtu do jemi e do shohim se kush ka të drejtë, po një gjë është e sigurtë: Një opozitë që i friket Reformës në Drejtësi dhe refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit, nuk i duhet jo Shqipërisë, shqiptarëve dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, po as dreqit vetë!”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more