Skip to main content

Ora News: “Kapen 111 klandestinë në një kamion, mes tyre dhe fëmijë 2 vjeç” plus 9 more

Ora News: “Kapen 111 klandestinë në një kamion, mes tyre dhe fëmijë 2 vjeç” plus 9 more


Kapen 111 klandestinë në një kamion, mes tyre dhe fëmijë 2 vjeç

Posted: 22 Apr 2017 11:40 PM PDT

Policia rumune ka zbuluar dhe bllokuar në kufirin me Hungarinë 111 emigrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të një kamioni.

Sipas mediave vendase, ata po tentonin të mbërrinin në Evropën Perëndimore dhe në zonën e Shengen.

Emigrantët, të moshës nga 2 deri në 53 vjeç ishin  nga vende të ndryshme, përfshirë Sirinë, Irakun,  Iranin, Afganistanin, Pakistanin dhe Indinë.

Shoferi rumun i TIR, i cili u ndalua nën dyshimin për trafikim të paligjshëm të qënieve njerëzore, i tha policisë se nuk ishte në  dijeni për praninë e emigrantëve në kamion.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Franca voton sot mes pasigurisë dhe frikës së terrorizmit

Posted: 22 Apr 2017 11:27 PM PDT

Franca zhvillon sot raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në një klimë të rënduar shkaktuar nga aktet terroriste.

Klima i ka sjellë avantazhe kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila është akuzuar se po e shfrytëzon sulmet terroriste.

Francezët janë skeptikë nëse kandidatët do të arrijnë të mbajnë premtimet elektorale apo do zgjidhin çështjet për të cilat kanë dhënë garanci.

Vrasja e një efektivi të policisë nga një militant i dyshuar i Shtetit Islamik të enjtën e 20 prillit e vendosi sigurinë kombëtare në krye të axhendës politike franceze.

Liderja e Frontit Nacional Marine Le Pen ka premtuar ashpërsim të kontrolleve kufitare dhe zhdukjen e terrorizmit islamik nëse ajo zgjidhet presidente e vendit.

Sipas sondazheve në raundin e parë të Presidencialeve do të dalë fitues Makron, i pasuar nga Marine Le Pen.

Megjithatë këto janë zgjedhjet e para që nuk kanë një kandidat mbi të tjerët, pasi diferencat mes 4 garuesve janë të vogla.

Masat e sigurisë janë shtuar, veçanërisht Parisi është blinduar.

50 mijë policë dhe 7 mijë forca ushtarake do të angazhohen në mbarë vendin.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulm vetëvrasës, 140 ushtarë afganë të vrarë nga Talibani

Posted: 22 Apr 2017 11:17 PM PDT

Një sulm vetëvrasës i Talebanit ndaj forcave afgane ka lënë 140 të vrarë në incidentin më të rëndë ndaj personelit ushtarak në Afganistan që nga 2001.

Sipas dëshmitarëve, sulmi i kryer gjatë natës ndaj një baze ushtarake u realizua nga një grup xhihadistësh që qëlluan me armë mbi ushtarët, duke rezultuar në një betejë të ashpër ku disa xhihadistë mbetën të vrarë, të tjerët hodhën veten në erë.

Autorët e sulmit u futën në bazë me automjete ushtarake, pasi ishin veshur si ushtarë dhe sulmuan komandën e korpusit të 209 të ushtrisë afgane në Mazar-i-Sharif, kryeqyteti i provincës Balk.

Media lokale citon zyrtarë të sigurisë sipas të cilëve përveç 140 ushtarëve të vrarë ka edhe të paktën 100 të tjerë të plagosur.

Sipas dëshmitarëve autorët e sulmit qëlluan me plumba në drejtim të ushtarëve kur po dilnin nga xhamia mbrëmë pas lutjeve, ndërsa një grup tjetër ekstremistësh sulmoi mencën, para se ushtarët të përgjigjeshin me zjarr duke eliminuar disa prej tyre, ndërsa autorët e tjerë të sulmit hodhën veten në erë.

Talibani mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Diplomacia sportive, dy trajnere amerikane vijnë në Tiranë

Posted: 22 Apr 2017 11:02 PM PDT

Diplomacia sportive, programi amerikan ka sjellë në Tiranë dy trajnere amerikane me qëllim zgjimin e pasionit për sportin. Për ish-futbollistet amerikane sporti bashkon njerëzit nga e gjithë bota dhe zhduk dallimet gjuhësore dhe sociale.

Diplomacia sportive është një program i Departamentit të SHBA që ka për qëllim të bashkojë njerëzit përmes sportit për të shuar dallimet gjuhësore apo social kulturore.

Për të promovuar më tej llojet e sporteve, programi i diplomacisë mundësoi ardhjen e ish-futbollisteve dhe trajneret e njohura Tiffany Roberts Sahaydak dhe Zola Solamente.

Zola Solamente: Janë sportet më popullore në botë dhe ne jemi të lumtur që jemi këtu. Po shohim fytyra të qeshura dhe fëmijë që po improvizojnë lojra.

Tiffany Roberts Sahaydak: Ne duhet të kemi më shumë aktivitete sportive, të festojmë por edhe të mbështesim njerëzit sepse është shumë inkurajuese të shohësh sesi luajnë dhe stërviten këta të rinj.

Aktiviteti u përshëndet dhe Ambasadori i SHBA Donald Lu.

Donald Lu: Ato janë trajnere futbolli në SHBA dhe udhëtojnë në botë për të nxitur djemtë dhe vajzat e reja që të luajnë futboll. Jemi të lumtur që mundëm ti sillnim në Tiranë për t'ju takuar të gjithëve.

Tifani dhe Zola do të punojnë më të rinjtë nga Tirana, Durrësi Elbasani, Peqini, Librazhdi, Cërriku dhe Shkodra. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet 45-vjeçari grek, u kap me 37 kg kanabis nga Shqipëria

Posted: 22 Apr 2017 01:50 PM PDT

Një 45-vjeçar grek është arrestuar nga polica pasi u kap me një sasi droge që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

45 vjeçarit iu kërkua nga policia të ndalonte për kontroll brenda në qytetin e Janinës, por ai rriti shpejtesinë dhe perfundimisht u kap në afërsi të aeroportit në rrugen Janinë-Kakavijë.

Në makinë u gjetën 36,7 kg kanabis, e ambalazhuar ne 14 pako.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua droga, automjeti, 250 euro dhe nje celular.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tiranë, “Audi A4” përplas për vdekje këmbësoren 28-vjeçare

Posted: 22 Apr 2017 01:44 PM PDT

Një 28-vjeçare këmbësore është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e kësaj të shtune. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet në rrugën "Mihal Grameno", ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

"Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur një shtetase rreth  28 vjeçe, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetësja ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë", sqaron policia.

Punohet për gjetjen e automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rrihet barbarisht me gurë në kokë një 37-vjeçar

Posted: 22 Apr 2017 01:31 PM PDT

Një 37-vjeçar nga Korça është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (22 prill) rreth orës 21:19 në lagjen 15 të këtij qytetit pranë Xhamisë.

Policia sqaron se "dy persona me kapuç, kanë ndaluar në hyrje të pallatit të tij shtetasin  M.I, 37 vjeç, ku njëri prej tyre e ka goditur me një gur në kokë këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime. Shtetasi M.I u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën"

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes pasi ka goditur shtetasin e mësipërm, është larguar së bashku me personin tjetër, me shpejtësi nga vendngjarja.

Ndërkohë është ngritur  grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pronari hero shpëton qenin nga sulmi i tmerrshëm

Posted: 22 Apr 2017 01:09 PM PDT

Një pronar ka shpëtuar qenin e tij Jack Russell nga sulmi i tmerrshëm i dy pit bull-ave. Në një video të publikuar, duket John Brady që hidhet në mes të përleshjes së tyre për të mbrojtur Josh.

52-vjecari u kafshua nga qentë, por ia arriti të shpëtonte qenin e tij 6-vjecar. Në një moment, ai nxorri një thikë xhepi për të prerë ata që të mos merrte plagë të tjera.

Ndërhyrja e oficerëve të zonës bëri të mundur që përleshja të merrte fund dhe John të shpëtonte qenin e tij, ndërkohë që të dy ndodhen në spitalin e Kalifornisë duke marrë mjekimin e duhur.

Pronarja e pit bull-ave, e cila nuk është identifikuar duket në video duke u munduar që të kontrollojë qentë e saj.

/oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Opozita: Do shkojmë përtej gazit, demarkacioni nuk kalon

Posted: 22 Apr 2017 12:57 PM PDT

Konfirmimi i kryetarit të Kuvendit se demarkacioni do procedohet në Kuvend në javën që po vjen, nuk ka lëkundur qëndrimet opozitare karshi kësaj marrëveshje.

Përkundrazi ato kanë paralajmëruar stopimin e saj me çdo kusht, përfshirë gazin dhe përtej gazit.

Dhe në këtë qëndrim janë bashkuar te tria partitë opozitare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi , deklaroi se do ta përdorin çdo mjet që ky ratifikim të mos ndodhë.

Ai deklaroi se nëse është nevoja do të shkojnë edhe përtej gazit lot-sjellës, por sipas tij ky ratifikim nuk do të ndodh.

Selimi u shpreh i sigurt që kjo do të jetë séanca e fundit e kësaj legjislature, pasi që sic tha ai pas kësaj séance vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ndiqeni kroniken e plotë./GazetaTribuna/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protestuesi zhvishet nudo dhe i ofron policit librin e Biblës

Posted: 22 Apr 2017 12:55 PM PDT

Një protestues në Venezuelë ka dalë nudo duke i ofruar Biblën një polici gjatë rrëmujës që kishte përfshirë të gjithë qytetin.

Është publikuar video e djalit që ka bërë një veprim të tillë por identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Aty duket ai duke hipur sipër një makine me librin e shenjtë në dorë.

Qytetarët e vendit po zhvillojnë protesta të shumta për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj presidentit Nikolas Maduro.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë dhe ka patur ngjarje të rënda si plagosje dhe vdekje nga kjo nismë.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more