Skip to main content

Mesazhi.com: “Presidenti Nishani fal namazin në xhaminë e Medinës, vizitë me djalin në Qabe” plus 9 more

Mesazhi.com: “Presidenti Nishani fal namazin në xhaminë e Medinës, vizitë me djalin në Qabe” plus 9 more


Presidenti Nishani fal namazin në xhaminë e Medinës, vizitë me djalin në Qabe

Posted: 22 Apr 2017 11:17 AM PDT

Presidenti Nishani ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite. Ai ka vizituar sot xhaminë e Pejgamberit në Medinë ku ka falur namazin. Më herët, kreu i shtetit ka vizituar Qabenë e shenjtë, aty ku muslimanët kryejnë ritualet e tyre në çdo kohë të vitit.

Krah tij është i biri, i cili ka zgjedhur të veshë një rrobë të posaçme që mbahet në momente të caktuara rituali. Ky është i pari rast ku një zyrtar shqiptar i këtij niveli viziton vendin e shenjtë në Mekë. Nishani është shoqëruar në këtë vizitë nga autoritete të larta të shtetit saudit.

 

The post Presidenti Nishani fal namazin në xhaminë e Medinës, vizitë me djalin në Qabe appeared first on Mesazhi.com.

Sulmi ndaj bazës ushtarake në Afganistan, 140 të vrarë

Posted: 22 Apr 2017 11:15 AM PDT

Si pasojë e një sulmi të ndërmarrë ndaj Komandës 209 të pjesëtarëve të sigurisë në rajonin Belh në veri të Afganistanit thuhet se 140 punonjës të sigurisë janë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nënkryetari i Këshillit Provincial në Belh, Shujauddin Shuja në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në sulm janë vrarë 140 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa janë plagosur afërsisht 150 të tjerë.

Duke vënë në dukje shqetësimin se kjo shifër mund të rritet Shuja ka bërë të ditur se drejtori i shëndetësisë në Belh Mirvais Rabi ka thënë se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

The post Sulmi ndaj bazës ushtarake në Afganistan, 140 të vrarë appeared first on Mesazhi.com.

Opozita: Demarkacioni nuk kalon, vendi shkon në zgjedhje

Posted: 22 Apr 2017 11:05 AM PDT

Paralajmërimi i krerëve të dy partive me të mëdha, ai i PDK-së, Kadri Veseli dhe i LDK-së, Isa Mustafa, se javën tjetër do të dalë në Kuvend Projektligji për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, nga opozita po shihet si pafuqi e koalicionit qeverisës.

Zyrtarë të partive opozitare paralajmërojnë kundërshtim të ashpër sikurse edhe më herët, në tentim për ta penguar ratifikimin e saj, pasi sipas tyre Kosova po humb territor me këtë marrëveshje.

Ky paralajmërim erdhi pasi dy krerët e dy partive në koalicionin qeverisës, njoftuan se kanë biseduar me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit Hoyt Yee, me të cilin janë pajtuar që ratifikimi i kësaj marrëveshje të ndodhë javën që vjen.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë bisedës telefonike me diplomatin amerikan, i ka thënë atij, se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, pasi në të kundërtën, ato e humbin kuptimin.

"Në këtë drejtim, ata u pajtuan që demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër", thuhej në komunikatën e zyrës së Veselit.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur diplomatit amerikan nevojën që sa më shpejt Kosova ta miratojë marrëveshjen për demarkacionin.

"Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës", thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Por, krejt ndryshe mendojnë partitë parlamentare opozitare në vend. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi ka rikonfirmuar se këto paralajmërime janë tregim i pafuqisë së kësaj qeverie, derisa masat për ta penguar ratifikimin e saj, sipas tij, do të jenë po të njëjtat.

"E gjithë kjo përfolje për data të ndryshme është dëshmi e pafuqisë dhe veprimeve të pamenduara të qeverisë. Ne natyrisht se do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje kurdo që sillet ajo në Kuvend. Ajo nuk është më pak e dëmshme sesa vitin e kaluar dhe argumentet kundërshtuese tashmë janë të njohura", tha Çaushi për KosovaPress përmes telefonit.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i ka thënë KosovaPress-it përmes telefonit, se paralajmërimi i koalicionit qeverisës për procedimin e marrëveshjes në Kuvend, janë kundërthënëse dhe fillimi i fundit të kësaj qeverie dhe shkuarjes në zgjedhje.

Madje, Lekaj mendon se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, nuk do të riprocedohet në Kuvend fare, porse edhe nëse shkon, është i bindur se nuk do të kalojë.

"Sa i përket deklarimeve për procedimin e demarkacionit mendoj që është e drejtë e tyre për ta proceduar demarkacionin në Kuvend, por ajo që vlen të theksohet në biseda me gjithë deputetët që nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre dhe janë kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion. Mendoj që fundi i javës së ardhshme, apo fillimi i javës tjetër vendin do ta çojë në zgjedhje", theksoi Lekaj.

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka shtuar se edhe mocioni i mosbesimit i iniciuar nga Nisma për Kosovën, do të ketë sukses dhe se fundi i javës së ardhshme do të jetë vendimtar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, ishte tërhequr nga seanca plenare vitin e kaluar, meqë sipas arsyetimit të kryeministrit në seancë plenare nuk ishin deputetët e Listës Serbe, derisa opozita insistonte që të dilte në votim.

The post Opozita: Demarkacioni nuk kalon, vendi shkon në zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.

KFOR-i demanton mediat ruse: Trupat gjermane mbesin plotësisht të përkushtuara ndaj KFOR-it

Posted: 22 Apr 2017 11:03 AM PDT

KFOR-i ka hedhur poshtë shkrimin e medias ruse e afërt me Kremlinin, Sputnik, ku thuhet se pritet që Gjermania, deri në fund të vitit 2018, të tërheq të gjithë ushtarët e saj nga kontingjenti i KFOR-it në Kosovë.

"Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuuesi i tretë më i madh në KFOR", thuhet në deklaratën zëdhënësit të KFOR-it, transmeton Telegrafi.
Lexo po ashtu:
A do të largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?
A do të largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?

Më tej thuhet se "KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara".

"Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren", thuhet në deklaratë.

The post KFOR-i demanton mediat ruse: Trupat gjermane mbesin plotësisht të përkushtuara ndaj KFOR-it appeared first on Mesazhi.com.

Chabert: Haradinaj po gjykohet për akuza të reja

Posted: 22 Apr 2017 06:00 AM PDT

Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka thënë se Ramush Haradinaj po mbahet ende në Francë dhe po gjykohet atje, jo për akuzat në të cilat ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare, por për disa akuza të reja të ardhura nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Chabert ka dhënë këtë deklaratë, pasi ka mbajtur një ligjëratë në "Kolegjin AAB" në Prishtinë me temën, "Diplomacia Publike Franceze".

Ambasadori tha se fletëarrestet e lëshuara nga Serbia, Francës i duhet t'i shqyrtojë, pasi kemi të bëjmë me akuza të reja dhe jo akuzat për të cilat tashmë Haradinaj veç ishte përgjigjur dhe ka rezultuar i pafajshëm.

Diplomati francez foli lidhur me diplomacinë në Francë se si funksionon, për përgjegjësitë që kanë institucionet si dhe për Kosovën dhe mbështetjen që Franca i ka dhënë.

The post Chabert: Haradinaj po gjykohet për akuza të reja appeared first on Mesazhi.com.

Dogana zbulon një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive

Posted: 22 Apr 2017 05:59 AM PDT

Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive. Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare "Adidas" dhe "Nike", njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacioni.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës kanë ushtruar kontroll tek subjekti. Kontrolli ka hasur në prodhim, gjegjësisht në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim " Made in Vietnam", etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.
Dogana ka konfiskuar:
1. Makinat për qepje
2. Makinat për shtypjen e etiketave
3. Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve
a. Nike
b. Adidas
c. Puma
d. Reebok
e. Moster etj.
Të gjitha produket dhe pajisjet janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

The post Dogana zbulon një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive appeared first on Mesazhi.com.

Qosja krahason Mustafën me Vuçiqin

Posted: 22 Apr 2017 04:33 AM PDT

Akademiku Rexhep Qosja e ka sulmuar kryeministrin Isa Mustafa duke e krahasuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Qosja ka thënë se Kryeministri i Kosovës kishte dhënë deklarata të njëjta me zyrtarët e Serbisë, kur kishte thënë se Edi Rama po bën deklarata populiste me idenë e bashkimit kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Qosja e ka akuzuar Mustafën se ende ka mendësi dhe ideologji serbe e jugosllave që kundërshton bashkimi kombëtar.

Postimi i plotë i Qosjes:

DEKLARATË KUNDËRSHQIPTARE PA PËRGJIGJE!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 18 prill deklaroi: në qoftë se Bashkimi Evropian vazhdon të tregojë mënjanëri për kohë të pacaktuar ndaj pranimit të shteteve të Evropës juglindore, prandaj edhe të Shqipërisë, në përbërjen e saj, atëherë është e kuptueshme që Shqipëria të bashkohet me Kosovën.

Një ditë më vonë, më 19 prill, Hashim Thaçi e përkrahu deklaratën e Edi Ramës duke thënë se mospranimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian do të bëjë që shqiptarët të jetojnë në një hapësirë të përbashkët, e kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen.

Do të isha më i lumtur sikur Edi Rama dhe Hashim Thaçi të kishin deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen jo vetëm në qoftë se stërzgjatet integrimi i tyre në Bashkimin Evropian, por edhe në qoftëse integrohen në këtë Bashkim.

Kryeministri i Kosovës e quajti të nevojshme që menjëherë t'u përgjigjet edhe Edi Ramës edhe Hashim Thaçit duke thënë: deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë ishte një deklaratë populiste! Kosova mund të bashkohet vetëm me Bashkimin Evropian.

Të njejtën ditë kur kryeministri i Kosovës deklaroi siç deklaroi, zëdhënësi i mbipërkushtuar i kryetarit të posazgjedhur të Serbisë dhe njëkohësisht kryeministër i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, Aleksandër Vulin, iu përgjigj Edi Ramës dhe rrjedhimisht Hashim Thaçit duke thënë: Edi Rama po rrezikon paqen në rajon! Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen vetëm me luftë (me Serbinë)!

Me këtë deklaratë të zëdhënësit të tij të mbipërkushtuar, kryetari dhe kryeministri i Serbisë Vuçiq e ka thënë shkoqur se: Kosova, me gjuhën e tij e quajtur, Kosova dhe Metohija, është pjesë e Serbisë, nën sovranitetin serb, prandaj po u provua bashkimi i saj me Shqipërinë Serbia do të bëjë luftë!

Ndonjë ditë më vonë deklaratën e Aleksandër Vulinit, në të vërtetë të Aleksandër Vuçiqit, e fuqizoi edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq!

Kjo deklaratë luftarake, pushtuese, me traditë më shumë se njëshekullore, e Serbisë ndaj Kosovës, nuk mori përgjigje prej institucioneve shtetërore të Kosovës!

E si të marrë përgjigje! Si të marrë përgjigjë kur në institucionet më të larta të Kosovës kemi edhe zyrtarë, në politikën dhe në ideologjinë e të cilëve ende është e përmbajtur ideologjia e Serbisë dhe e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, prandaj edhe ndaj çdo ideje të bashkimit të saj me Kosovën!

Këtyre njerëzve u duhet kohë jo për t'u çliruar prej sentimentalizmit jugosllavist po prej politikës dhe ideologjisë kundërshqipëri të Serbisë dhe Jugosllavisë.

The post Qosja krahason Mustafën me Vuçiqin appeared first on Mesazhi.com.

PD plan për rrethimin e Kryeministrisë

Posted: 22 Apr 2017 12:43 AM PDT

Bllokimi i akseve kryesore kombëtare ditën e zbarkimit në Tiranë të negociatorit të Partive Popullore Evropiane David McAllister për të mundësuar nisjen e dialogut mes palëve, do të jetë vetëm hapi i parë i zbatimit të planit ekstrem të Partisë Demokratike, për të provokuar destabilizimin e vendit.

Shqiptarja.com ka mësuar nga burime pranë opozitës se, në varësi të produktit të negociatave që do të nisin në fillim të javës së ardhshme, Partia Demokratike do të organizojë një protestës kombëtare, e cila do t'i bashkëngjitet çadrës, me qëllim rrethimin dhe bllokimin e Kryeministrisë, në kuadër të mosbindjes civile.

Plani është diskutuar gjatë mbledhjeve të fundit të kryetarit të PD, Lulzim Basha me krerët e degëve të PD dhe drejtuesit e partive aleate. Sipas burimeve, protesta është planifikuar të mbahet në harkun kohor nga data 24 prill deri në 30 prill, gjithnjë nëse mes palëve nuk do të ketë një kompromis që reflekton kushtet e Partisë Demokratike për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar ngritjen e institucioneve të Vetingut. Disa brime pranë PD thanë se nuk është fiksuar një datë, për të mos paragjykuar rezultatin e negociatave. Në varësi të rezultateve të dialogut, protesta do të përkojë me skadimin e afatit për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 18 Qershorit, regjistrimin e kandidatëve si dhe me paraqitjen e listave të kandidatëve për deputetë. Me përfundim e afatit për paraqitjen e lirave dhe printimin e fletëve të votimit, do të marrë formë zyrtare dhe përfundimtare edhe bojkoti i zgjedhjeve nga partitë opozitare.

Po ashtu, protesta synohet të zhvillohet para zgjedhjeve në Kavajë, të cilat konsiderohen një test nëse zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit mund të mbahen pa opozitën. Në këto kushte, kjo protestë, pas çadrës dhe bllokimit të rrugëve, do të jetë prova e tretë, por edhe vendimtare e Lulzim Bashës për t'i imponuar shumicës krijimin e një qeverie teknike. Ndaj drejtuesit e PD synojnë një protestë masive pa ndalim, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Opozita do të tentojë të rrethojë Kryeministrinë, ndërsa ka një paqartësi nëse protesta do të jetë paqësore apo do të degjenerojë në dhunë, si reflektim i disa kërcënimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama duket i vendosur për të shkuar në zgjedhjet e qershorit edhe pa opozitën. Ditën e enjte, kryeministri deklaroi se nëse PD nuk tërhiqet, Vetingu do të zbatohet menjëherë nga Parlamenti i ri.

Kadilli për bllokimin e rrugëve Partia Demokratike do të tentojë bllokimin e përkohshëm të akseve kombëtare në të gjithë vendin në 24 prill, ditën që do të zbarkojnë në Tiranë negociatorët e Brukselit për zgjidhjen e krizës politike. Fillimisht, trafiku në akset kombëtare do të bllokohet për një orë, por me kalimin e ditëve, rrugët do të bllokohen për një kohë më të gjatë.

"Të gjitha përshkallëzimet do të jenë me mjete paqësore dhe demokratike. Natyrisht që përshkallëzim do të thotë të shkosh nga shkalla e parë për më lart. Natyrisht që hapat e parë do të jenë paralajmërues për të treguar edhe më tepër se sa e vendosur është kjo opozitë për të arritur qëllimin dhe misionin e saj", u shpreh Kadilli, për Report TV.

Kadilli apeloi që të mos provokohen protestuesit në Kavajë. “Me çdo mjet paqësor dhe demokratik. Nga ana jonë nuk do të ketë dhunë e provokim, por nuk do të pranojmë t'i nënshtrohemi dhunës dhe provokimeve", tha Kadilli.

Plani i protestës për të hënën, ja rrugët që do të bllokojë PDShqiptarja.com zbulon detaje nga organizimi i protestës ditën e hënë në Tiranë dhe në rrethe , ku janë parashikuar që të bllokohen rrugët kryesore që të lidhin me kryeqytetin. “Parashikohet bllokimi i autostradave që lidh Tiranën me Veriun, Jugun dhe Jug-Lindjen. Përkatësisht do bllokohet autostrada në Veri në zonën e Fushe Krujës, në pjesën e Jugut autostrada do bllokohet në Fier, ndërsa në Juglindje do të bllokohet në rrugën që lidh Tiranen me Elbasanin tek tuneli. Po ashtu parashikohet të bllokohen akset hyrëse të Tiranes, tek sheshi Shqiponja dhe hyrja në zonën e rrugës së Elbasanit. Protesta është parashikuar të zgjasë 1 orë nga ora 11 deri në orën 12”, thanë burime për Shqiptarja.com.

PD tentoi të bllokojë Bulevardin ndalohet kamioni me blloqePak orë thirrjes së Lulzim Bashës për mosbindje civile e bllokim rrugësh, mbrëmjen e së enjtes e shënohet episodi i parë ku tentohet të bllokohet Bulevardi "Dëshmorët e Kombit".

Policia ka ndaluar një kamion të PD i ngarkuar me blloqe betoni, ndërsa ka zhvilluar një debat verbal me përfaqësues të PD. Ngjarja shënuar mbrëmjen e djeshme në Bulevard pranë çadrës së protestës, kur kamioni i ngarkuar me blloqe të larta u ndalua nga Policia e Tiranës.

Burime nga Policia bënë të ditur se, kamioni i ngarkuar me blloqe betoni po tentonte të futej pranë çadrës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

"Kamioni i ngarkuar me blloqe betoni me disa gjoba të papaguara synonte bllokimin e Bulevardit. U ndalua për disa orë, ndërsa gjatë kësaj kohe pati debat verbal mes përfaqësuesve të PD dhe Policisë Rrugore. Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të rendit", thanë burimet nga Policia për Report Tv.

Kjo është tentativa e parë e PD për të bllokuar rrugën, pas thirrjeve të Bashës për demostrimin e formave të para të mosbindjes civile.

The post PD plan për rrethimin e Kryeministrisë appeared first on Mesazhi.com.

Krasniqi: Rama nuk ka as ide, as platformë për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës

Posted: 22 Apr 2017 12:13 AM PDT

Analisti Milazim Krasniqi thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka minuar vetë mbledhjen e dy qeverive, me deklaratën e tij gjoja për bashkim kombëtar.

"Dhe ia ka dhënë një kartë të fortë mikut të vet, Vuçiqit, në luftën e tij me opozitën serbe dhe për të fituar, si president i posazgjedhur, disa poena shtesë në sytë e Perëndimit, gjoja me maturinë e tij! Pse mendoj kështu? Sepse as Rama, mësa pararendësit e tij, nuk ka as ide, as platformë e aq më pak projekt për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës", thotë Krasniqi.

Sipas tij, Rama ka veç llafe kot, siç i kishte edhe Berisha para tij.

"Dhe siç i kanë të gjithë demagogët e pafytyrë në të gjitha viset shqiptare! Llafe kot kanë, punë aspak. Por, me këso llafesh pa mbulesë, po u bëjnë dëm këtyre dy shteteve të lodhta, që mezi po mbahen në këmbë. Kuku për ne, kush flet/manipulon në emrin tonë! Ama mirë na e bëjnë, meqë i votojmë njerëzit që janë në kundërshti me besimin dhe me idealin tonë!", ka shkruar në fund Krasniqi.

The post Krasniqi: Rama nuk ka as ide, as platformë për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

“Për demarkacionin të mënjanohen interesat partiake”

Posted: 22 Apr 2017 12:12 AM PDT

Kryetari i Ulqinit, njëherësh kryetar i Forcës së Re Demokratike, Nafiz Cungu, ka thënë se gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi lë shumë për të dëshiruar sepse, si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm për dekada me radhë, trojet e shqiptarëve në Mal të Zi janë zhytur në varfëri.

Ai ka theksuar se diskriminimi ka bërë që një përqindje shumë e madhe e bashkëkombësve tanë ta braktisin vendlindjen dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në emigracion. Po ashtu, Cungu ka thënë se presioni i vazhdueshëm diskriminues ka çuar në asimilimin e një pjese të mirë të popullsisë shqiptare në Mal të Zi.

"Me anën e koalicionit të ri qeverisës ku marrim pjesë ne kemi mundur t'i përmbushim disa prej kërkesave legjitime të shqiptarëve sikurse është përdorimi i simboleve dhe gjuhës shqipe në trojet tona. Po ashtu, qeveria e ka miratuar formimin e Komunës së Tuzit dhe së shpejti presim që Kuvendi i Malit të Zi ta miratojë ligjin që e mundëson këtë komunë të dytë me shumicë shqiptare", ka deklaruar Cungu në një intervistë për "Epoka e re".

Ai ka bërë me dije se për një periudhë të gjatë Komuna e Ulqinit ka qenë e neglizhuar dhe diskriminuar nga pushteti qendror dhe nuk ka përfituar nga investimet publike shtetërore. Përpos kësaj, Cungu ka thënë se edhe qeverisja e mëparshme komunale ka lënë shumë për të dëshiruar dhe jo vetëm se nuk ka bërë punët dhe investimet që kanë pasur nevojë qytetarët, por e kanë mbushur buxhetin e komunës me borxhe të mëdha të cilat ende jemi duke i paguar.

"Ne shqiptarët e Malit të Zi duam më të mirën për Kosovën dhe dëshirojmë ta shohim të ecë përpara në procesin e integrimit evropian. Prandaj mendoj se do të ishte mirë që sa më parë të gjitha palët të mblidhen bashkë, duke lënë mënjanë interesat apo qëndrimet partiake, e të gjejnë një kompromis për ta nxjerrë vendin nga izolimi dhe për t'ua mundësuar udhëtimin pa viza qytetarëve të Kosovës", ka thënë Cungu.

The post "Për demarkacionin të mënjanohen interesat partiake" appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more