Lajmi.net: “Këto janë katër ngjyrat e vetme të pasaportave në botë, ja rëndësia e tyre (Foto)” plus 8 more
Lajmi.net: “Këto janë katër ngjyrat e vetme të pasaportave në botë, ja rëndësia e tyre (Foto)” plus 8 more |
- Këto janë katër ngjyrat e vetme të pasaportave në botë, ja rëndësia e tyre (Foto)
- Dështakët e javës në Premierligë (FOTO)
- Demarkacioni e ka ndaluar rrugëtimin evropian të Kosovës
- Pse nuk duhet të pini ujë të ftohtë, sidomos gjatë verës
- Shënon Messi, “çmendet” Neymar (VIDEO)
- Kaq elegante nuk e keni parë asnjëherë Bebe Rexhën (Foto/Video)
- Kosova fiton medalje të artë në Turneun Ndërkombëtar të Teakwondos
- Më në fund flet Ramos: Thotë diçka që askush s’do ta besojë
- 5 ushqimet që parandalojnë infeksionin e bajameve të qelbëzuara
Këto janë katër ngjyrat e vetme të pasaportave në botë, ja rëndësia e tyre (Foto) Posted: 23 Apr 2017 11:40 PM PDT Pasaportat me ngjyrë të kuqe Kjo është ndër ngjyrat më të zakonshme të pasaportave. Pasaportat me ngjyrë të kuqe shpeshherë zgjedhen nga shtetet me histori ose sistem aktual të komunizmit. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Romanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporte me ngjyrë të kuqe. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropiane, përveç Kroacisë, gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të tillë. Por, edhe shtetet e interesuara në integrim në Bashkim Evropian, si Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Maqedonia kanë pasaporta me ngjyrë të kuqe. Përveç tyre, pasaporta me ngjyrë të kuqe kanë edhe Bolivia, Kolumbia, Ekuatori dhe Peruja. Pasaportat me ngjyrë të kaltër Kjo është ngjyra e dytë më e zakonshme. Pasaportat me ngjyrë të kaltër simbolizojnë "botën e re". 15 shtete të Karaibeve kanë pasaporta me ngjyrë të kaltër. Brenda bllokut të shteteve të Amerikës Jugore, pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen e Mercosurit – union tregtar. Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguain. Por, Venezuela nuk mban pasaporta me ngjyrë të kaltër por me ngjyrë të kuqe, pavarësisht se i përket unionit në fjalë. Pasaportat e qytetarëve të SHBA-së ishin ndryshuar në ngjyrë të kaltër në vitin 1976. Pasaportat me ngjyrë të gjelbër Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbër. Në mesin e këtyre shteteve është Moroko, Arabia Saudite dhe Pakistani. Ngjyra e gjelbër konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës. Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Senegali, etj. – gjithashtu kanë dokumente udhëtimi me ngjyrë të gjelbër. Por në rastin e këtyre shteteve, ngjyra e gjelbër tregon se ato i përkasin ECOWAS-it (Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore). Pasaportat me ngjyrë të zezë Ndër ngjyrat më të rralla të pasaportave është ngjyra e zezë. Ky lloj i pasaportave mund të gjendet në mesin e qytetarëve nga disa shtete afrikane, si nga Botswana, Zambia, Burundi, Angola, Kongo, Malawia, dhe disa tjera. Qytetarët e Zelandës së Re gjithashtu kanë pasaporta me ngjyrë të zezë, pasi që ngjyra kombëtare e këtij shteti është e zezë.
|
Dështakët e javës në Premierligë (FOTO) Posted: 23 Apr 2017 11:38 PM PDT |
Demarkacioni e ka ndaluar rrugëtimin evropian të Kosovës Posted: 23 Apr 2017 11:37 PM PDT Çështja e demarkacionit është bërë pengesa kryesore e rrugëtimit evropian të Kosovës. Kjo për shkak të dëshirave të pangopura politike dhe mungesës së parimësisë në caktimin e kufijve shtetërorë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës "Zëri" profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli. Megjithatë, u ratifikua apo jo Demarkacioni së shpejti, liberalizim të vizave nuk pritet të ketë as këtë vit, ka thënë ai. "Kjo për dy arsye: E para, është vit zgjedhor në dy shtetet kryesore. E dyta, Franca është skeptikja numër një e udhëtimit të lirshëm të kosovarëve drejt Schengenit. Kosova është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Francë nga i gjithë kontinenti evropian", ka thënë ai. Ndërkohë, duke folur për moskrijimin e ushtrisë së vendit profesor Qorrolli ka treguar se dilemat për krijimin e saj nuk shihen vetëm si kushtetuese nga aleatët tanë perëndimorë, por si nevojë për këtë konsensus gjithënacional, gjë që në këtë fazë nuk ekziston. Gjatë intervistës ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë. Sipas tij, duhet një doktrinë e re kombëtare e dialogut me Serbinë dhe ajo duhet të bazohet në ristrukturimin e thellë të formatit aktual të këtij dialogu. Ndërkaq, sa i përket sistemit të drejtësisë në vend, ai ka thënë se duhet që politika mos t’i fusë duart në Prokurori dhe në gjyqësor me asnjë kusht. |
Pse nuk duhet të pini ujë të ftohtë, sidomos gjatë verës Posted: 23 Apr 2017 11:35 PM PDT Por a e keni menduar ndonjëherë se uji i ftohtë mund t'i bëjë dëm organizmit? Sipas ekspertëve të ushqimit, pirja e ujit të ftohtë ndikon në traktin tuaj të tretjes dhe në shumë gjëra tjera negative. Mësoni më poshtë se cilat janë problemet shëndetësore që shkakton prija e ujit të ftohtë: Kur pini pije të ftohta, enët e gjakut tkurren, tretja juaj bëhet e kufizuar dhe hidratimi është penguar. Në vend që të punoni për të tretur ushqimin dhe për të thithur lëndë ushqyese për të krijuar energji, trupi juaj shpenzon energji për të rregulluar temperaturën tuaj. Kjo mund të çojë në humbje të ujit. Pirja e ujit të ftohtë pas një vakti krijon "mukus" të tepërt në trupin tuaj, gjë që mund të çojë në uljen e funksionit të sistemit imunitar. Nëse hani ushqim duke pirë pije të ftohta, temperatura e ujit ngurtëson yndyrnat nga ushqimet që sapo keni ngrënë dhe trupi nga ana e tij e ka të vështirë të tretë yndyrërat e padëshiruara nga trupi juaj. /arbresh.info/ |
Shënon Messi, “çmendet” Neymar (VIDEO) Posted: 23 Apr 2017 11:31 PM PDT |
Kaq elegante nuk e keni parë asnjëherë Bebe Rexhën (Foto/Video) Posted: 23 Apr 2017 11:30 PM PDT Në këtë ndejë ajo u paraqit më elegante se asnjëherë më parë, duke veshur një fustan të gjatë, me ngjyrë pink të lehtë ajo dukej për mrekulli, shkruan lajmi.net. Thuhet se Bebe ishte e pranishme në një dasmë shqiptare dhe siç e do zakoni, ajo u paraqit elegante duke iu përshtatur vendit. Dy këngët e fundit të Bebes janë 'All your fault' dhe 'I Got You'. /Lajmi.net/ |
Kosova fiton medalje të artë në Turneun Ndërkombëtar të Teakwondos Posted: 23 Apr 2017 11:25 PM PDT Më 22 Prill, 2017 u mbajt Tournamenti Ndërkombëtar të Taekwondo-së '3rd PODGORICA OPEN 2017'. Ne këtë tourantment morën pjesë rreth 300 garues prej të gjitha kategorive të mundshme nga gjithsejt 6 shtete (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Sërbia, Bosnja & Hercegovina dhe Kroacia). Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e garuesit të Klubit të Taekwondo-së 'Shqiponja' ku Suhejb Vërbani – Kadet -41 kg (A-Class) i cili u stolis me medaljen e artë. Në kategorinë e tij ishte një numër i madh i gurueseve (14 garues), e që pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, siguroi vendin e parë, duke u shpërblyer me medalje të artë. Në finale e mposhti kundërshtarin me nokaut teknik (25:3). Vlen të theksohet se edhe me 25 mars, 2017 në Tournamentin ndërkombëtar të Taekwondo-së 'TIRANA CHALLENGE" e mbajtur në Tiranë të Shqipërisë Suhejb Vërbani – Kadet – 41 kg, është stolisur me medalje të artë. Në atë tourantment kishte zhvilluar gjithsej 2 ndeshje, i cili në luftën e parë kundër një garuesi nga Mali i Zi kishte rezultuar me fitore (15:4), ndërsa në luftën e dytë (në finale) kishte mposhti një garues të Kosovës (Olympic Art) me rezultat 11:5, Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy |
Më në fund flet Ramos: Thotë diçka që askush s’do ta besojë Posted: 23 Apr 2017 11:19 PM PDT Ai u shpreh se nuk kishte për qëllim këmbët e Leo Messit. “Përjashtimi im ndryshoi ndeshjen. Unë mendoi që i kuqi ishte i tepërt në atë rast”, deklaroi Ramos, përcjellë “Lajmi.net”. “Nuk e pata për qëllim këmbën e Messit. Gjithsesi, s’dua të flas për gjyqtarët sepse edhe ata mund të gabojnë”, shtoi Ramos. /Lajmi.net/ Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy |
5 ushqimet që parandalojnë infeksionin e bajameve të qelbëzuara Posted: 23 Apr 2017 11:17 PM PDT Është baktere shumë ngjitëse dhe trajtimet më të zakonshme janë antibiotikët, por studimet kanë treguar se antibiotikët janë vetëm pak të efektshëm kur bëhet fjalë për bajame të qelbëzuara. Ndaj nëse po luftoni me bajamet kronike, mund të provoni disa mjete të cilat mund t'i gjeni lehtë në shtëpinë tuaj në mënyrë që sistemi juaj imunitar të forcohet: 1.Uthull molle: Është një anti bakterial natyror në sajë të acidit acetik që përmban . Nëse pini pak nga uthulla e mollës teksa jeni të sëmurë me bajame, ajo do të ndihmojë duke vrarë bakteret e rrezikshme dhe inkurajon rritjen e baktereve të dobishme. 2.Kripa e Himalajave: Kripa rozë e Himalajave mund të ndihmojë në uljen e ejntjeve tek bajamet. Gjithashtu rrit përkohësisht ekuilibrin e pH-it të gojës suaj për të krijuar një ambient alkaline. Kjo e bën të vështirë që bakteret të mbijetojnë. Kripa e Himalajeve është një antibakterial natyror dhe anti -inflamator. 3.Vaj menteje: Vaji i mentes është një ilaç natyral për dhembjet e fytit. Përmban mentol e cila shkakton një ndjesi ftohje në fyt dhe ka një efekt qetësues në trup. Thjesht shtoni 1-2 pika vaj mente në një gotë me ujë dhe pijeni. 4.Mjalti organik: Mjalti organik ka aftësinë për të krijuar një barrierë mbrojtëse dhe për të parandaluar infeksionin e bajameve. Gjithashtu rrit sistemin imunitar falë antioksidantëve të shumtë që përmban. 5.Vaj limoni: Në sajë të proteinave të tij natyrore antibakteriale, vaji i limonit mund të ndihmojë të pastrojë trupin nga toksinat. Ai mund të ndalojë rritjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Mund ta përdorni si një ilaç në shtëpi për fytin duke shtuar 1-2 pika në një gotë ujë. Gjithashtu mund ta shtoni edhe në çaj bimor për më shumë shije. |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: