Skip to main content

Lajmi.net: “Ish e fejuara e Getit feston ditëlindjen, kështu e uron i dashuri i saj i ri (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ish e fejuara e Getit feston ditëlindjen, kështu e uron i dashuri i saj i ri (Foto)” plus 8 more


Ish e fejuara e Getit feston ditëlindjen, kështu e uron i dashuri i saj i ri (Foto)

Posted: 20 Apr 2017 11:35 PM PDT

Ndërsa sigurisht se nuk ka munguar edhe urimi publik nga personi që ia ka rrëmbyer zemrën, shkruan lajmi.net

Basketbollisti Dardan Berisha ka zgjedhur një foto ku shihet bashkë me Florentën përkrah së cilës ka shkruar "Urime ditëlindjen zemër, falemnderit që je pjesë e jetës tem. Të du"

Padyshim nuk ka munguar as komenti i saj e cila ia ktheu dashurinë atij, duke i thënë se po i mungon.

Ju kujtojmë se përveç Florentës që ishte me Getin edhe Dardani dikur pushonte në krahët e dikujt tjetër, prezantueses Elita Rudi por sot te dy palët e kanë gjetur veten te dikush tjetër, as njëri e as tjetri nuk janë ‘single’./Lajmi.net/

18053107_10155187031354362_1302846393_o18042712_10155187031399362_2129543927_o

E kërkon Barcelona, transferohet në Real Madrid (FOTO)

Posted: 20 Apr 2017 11:33 PM PDT

Theo Hernandez dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Edhe pse kërkohet edhe nga Barcelona, futbollisti i Atletico Madrid preferon kalimin në Santiago Bernabeu, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për transferimin e tij.

Hernandezit i është ofruar kontratë pesëvjeçare në Bernabeu. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Lamtumirë Monaco, a do të jetë ky klubi i ri i Mbappe? (FOTO)

Posted: 20 Apr 2017 11:25 PM PDT

Antonio Conte po synon që ta transferoj në skuadër yllin e Monacos, Kylian Mbappe, raporton “RMC”.

Conte është i gatshëm t'i bëjë një super ofertë ekipit të Monacos për 18 vjeçarin, cili po shkëlqen në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Mbappe spekulohet se kërkohet edhe nga Real Madrid. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Pas humbjes nga Juventus, Iniesta me vendim të tmerrshëm për Barcelonën (FOTO)

Posted: 20 Apr 2017 11:21 PM PDT

Andres Iniesta është i gatshëm të largohet nga Barcelona.

Mesfushori po konsideron mundësinë e largimit nga gjiganti katalan, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat spanjolle raportojnë se ylli spanjoll mund të braktis Barcelonën pas eliminimit nga Juventus në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Iniesta mund ta përfundojë karrierën jashtë Evropës në MLS. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Dialog për njohje reciproke

Posted: 20 Apr 2017 11:14 PM PDT

Kosova duhet t'i ndryshojë njerëzit që e përfaqësojnë dhe qasjen e saj në dialogun me Serbinë, i cili lehtësohet nga Bashkimi Evropian. E rrjedhimisht insistimi i saj që nga ky dialog ta përfitojë njohjen direkte nga Serbia duhet të jetë i pakusht. Kështu kanë thënë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane për gazetën "Zëri".

Sipas tyre Kosova deri më tani nuk i ka përdorur të gjitha mundësitë nga dialogu, andaj një riforamtim i thellë i formatit aktual është i domosdoshëm. Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pa njohje të ndërsjellët dialogu nuk ka kuptim. Kurse, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu, pasi që është Kuvendi që e ka pezulluar atë e jo ajo.

E ristrukturimin e dialogut e ka përkrahur edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Ai në katërvjetorin e këtij dialogu ka thënë se nuk do të ishte e arsyeshme që të vazhdohet në këtë mënyrë. Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ia ka hedhur përgjegjësinë Kuvendit për pezullimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

Vesa Luma po vjen me duet (Foto)

Posted: 20 Apr 2017 11:09 PM PDT

Por, Vesa Luma është gati që të rikthehet në skenën muzikore, e kësaj here po vjen me duet, shkruan lajmi.net

Vesa ka hedhur një fotografi në Instastory ku tregoi se dueti do quhet 'Ti zemra ime' dhe do të jetë me Vin Gonxhi, emër ky i panjohur për publikun.

Detaje të tjera të këtij projekti nuk janë zbuluar akoma dhe pritet të jetë një befasi për fansat e saj./Lajmi.net/

17974522_2282574125301409_1235828303_n

Përplasje me armë në Vlorë, një i vrarë dhe tre të plagosur

Posted: 20 Apr 2017 11:00 PM PDT

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë, 50 metra larg shëtitores, ku një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë në drejtim të palës tjetër.

Një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në spital, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima është shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa të plagosur janë, Florian Hilaj (28 vjeç), Arsonel Llanaj (32 vjeç) dhe Arta Luka (26 vjeçe).

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që prodhuan këtë këtë ngjarje të rëndë. Deri tani janë shoqëruar 3 persona, ndërkohë që janë ngritur postblloqe të shumta dhe po krihet zona, me qëllim kapjen e autorit.

Historianët e Deçanit pritet ta shpallin sot bllokimin e rrugës për te Manastiri

Posted: 20 Apr 2017 10:48 PM PDT

Historianët e Deçanit thonë se heshtja e Qeverisë se Republikës se Kosovës ndaj kërkesave të tyre dhe mos interesimi i institucioneve tona për këtë problem është një anomali e pa shërueshme.

"Me këtë rast ne konfirmojmë se gjatë këtyre ditëve, me shumë se dy javë, më shumë janë interesuar institucionet ndërkombëtare në Kosovës për kërkesat tonë se sa institucionet tona, çka të jep të kuptojnë se ky shtet dhe drejtuesve të institucioneve tona nuk ju intereson interesin i përgjithshëm i qytetarëve të vendit por interesi i tyre e që është pasurimi ne kurriz të popullit dhe ruajtja e pozitave të tyre. Lidhja e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, konfirmon se pas datës 21 prill 2017, do të shpallët bllokimi i rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit, si shprehje e pakënaqësive me institucionet e Kosovës të cilat me ngulm duan që të i falin pronë publike Manastirit të Deçanit.Ne, jemi kundër faljes se pronave këtij institucioni kur dihet se aty preket interesi jetik i qytetarëve të Komunës se Deçanit. Andaj, apeli i jone i fundit drejtuara institucioneve tonë, para përshkallëzimit të situatës ne Deçan është :Tërheqja e vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim për likuidimin e pronave dhe Ndërmarrjeve "Apiko" dhe "Iliria", dhe Qeveria e Republikës se Kosovës, me një vendim të veçantë të i shpallë pasuri kombëtare pronat dhe Ndërmarrjet "Apiko" dhe "Iliria"", thuhet në njoftimin e histroianëve të Deçanit.

Sipas tyre, mos respektimi i këtyre dy kërkesave, e që janë kërkesa të kamotshme, kërkesa këto që i kanë dërguar në AKP dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, vetëm sa do të ngulmojë situatën në Deçan, kurse, ata si Lidhje e Historianëve të Kosovës "Ali Hadri" dega në Deçan, nuk do të marrin përsipër asnjë situatë, e cila do të krijohet pa këndshëm në këtë qytet.

Krejt çka ndodhi mbrëmë në sulmin terrorist në Paris (Video/Foto)

Posted: 20 Apr 2017 10:41 PM PDT

Rreth orës 21:00 mbrëmë e enjte, bulevardi 'Champs-Elysées' në Paris u goditë nga një sulm terrorist ku nga të shtënat me armë mbeti i vrarë një polic dhe sulmuesi, i cili u qëllua nga policia.

Në këtë sulm mbetën të plagosur dy policë të tjerë për të cilët nuk dihet gjendja shëndetësore.

Në sulm ishin të përfshirë dy sulmues, njëri ka dalë nga vetura tek sa në semafor ishte drita e kuqe dhe ka shtënë drejtë policisë, ndërsa tjetri është larguar më makinë, shkruan Reuters.

Pas sulmit organizata terroriste ISIS e ka marr përgjegjësin, ku në reagimin e tyre thuhet se sulmuesi ishte belg, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu janë publikuar edhe fotografi të sulmuesit, sipas policisë, Jusuf El Osri, dyshohet se ka marrë pjesë në të shtënat që u zhvillua në Paris.

Mediat franceze raportuan se ky person është i njohur për shërbimet e sigurisë dhe se Brukseli e kishte lëshuar një dokument para disa ditëve që thoshte se personi në fjalë është "shumë i rrezikshme dhe se është në Francë".

Personalitete të ndryshme nga bota, por edhe vendore, kanë dënuar sulmin dhe janë solidarizuar me popullin francez.

Sulmi terrorist në 'Champs-Elysées', ndodhi vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Francës.

Franca ka qenë nën gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2015 dhe ka pësuar një valë të sulmeve terroriste që lanë kanë vrarë më shumë se 230 persona në dy vitet e fundit. /Lajmi.net/

 

telemmglpict000126436189-xlarge_trans_nvbqzqnjv4bqoyzgk0homob-2dbqw8znqzceryvumxgbje7yy4xlle8 telemmglpict000126434423_2-xlarge_trans_nvbqzqnjv4bqr9rrdoohtjohz1h3_dbttorccsz_e-daylypmt7i40q

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more