“14 shqiptarë vetëm sot u dëbuan nga Gjermania” plus 9 more Ferizaj Press |
- 14 shqiptarë vetëm sot u dëbuan nga Gjermania
- AAK’ja nis përgatitjet për pritjen e Haradinajt
- Thaçi godet Hahn’in, thotë se deklaratat e tij janë të nxitura nga Serbia
- Shkelzen Marevci: Sulmuesi vetëvrasës, viktimë apo vrasës?!
- Çka po kërkojnë kosovarët në Google – Top 10 kërkimet e tyre
- Ky është iPhone 8 (Foto)
- Rektori Bajraktari priti eksperten e projektit “ALLED”, znj. Michaela Handke
- Asfaltohet rruga “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj
- ‘Shqiponja’ nga Kaçaniku: 8 Medalje dhe një kupë nga Turneun Ndërkombëtar i Taekwondo-së ‘3rd PODGORICA OPEN 2017’
- Kastrioti vazhdon me suksese, i sjell Ferizajt edhe 12 medaje
14 shqiptarë vetëm sot u dëbuan nga Gjermania Posted: 24 Apr 2017 09:01 AM PDT Emigrantët shqiptarë janë dërguar të enjten nga aeroporti i Lajpcigut për në Tiranë dhe Prishtinë, shkruan mediumi gjerman Hamburger Abendblatt. Shteti gjerman nuk ka dashur të japë më shumë informata në lidhje me të dëbuarit për shkak të mbrojtjes së të dhënave.Një total prej 35 personash janë dëbuar nga disa shtete federale, 8 kosovarë dhe 27 shqiptarë. Përveç ndalesës së Saksonit, në dëbim kanë marrë pjesë edhe ndalesa tjera si Thuringia, Brandenburg etj.Shqipëria dhe Kosova cilësohen si shtete të sigurta të origjinës në Gjermani. |
AAK’ja nis përgatitjet për pritjen e Haradinajt Posted: 24 Apr 2017 09:00 AM PDT Në takimin e këtyre dy organeve më të larta të AAK-së është shprehur bindja se Ramush Haradinaj do të lihet i lirë me 27 të këtij muaj, por pavarësisht kësaj ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mbetura diplomatike e ligjore, që ky proces i padrejtë të përfundojë pa asnjë vonesë, thuhet në kumtesën e AAK-së nga ky takim, transmeton Telegrafi. Kryesia e gjerë e AAK-së, njëkohësisht u ka bërë apel autoriteteve franceze të drejtësisë, që të zbatojnë parimin universal të drejtësisë, dhe të mos i konsiderojnë kërkesat politike të Serbisë ndaj Haradinajt, i cili tashmë i ka kryer obligimet e tij ndaj drejtësisë. |
Thaçi godet Hahn’in, thotë se deklaratat e tij janë të nxitura nga Serbia Posted: 24 Apr 2017 09:00 AM PDT Sipas Thaçit, deklarimet e fundit të komisionarit europian për zgjerim Johanes Hahn, janë të nxitura nga Serbia. Hahn, së fundi, cilësoi se disa deklarata të presidentit Thaci dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Shqipërinë e Madhe, nuk mund t'i bëjnë presion BE'së. Ky është reagimi i Presidenti Hashim Thaçi: Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe.Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t'i bëhet presion me deklarata të tilla. Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën.Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t'ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000.Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së.Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë.Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. |
Shkelzen Marevci: Sulmuesi vetëvrasës, viktimë apo vrasës?! Posted: 24 Apr 2017 08:26 AM PDT Nuk ndodh shpesh që, pas kryerjes së ndonjë vrasjeje, të hamendësojmë për viktimën apo vrasësin. Zakonisht, pas vrasjeve dihet se kush është vrasësi dhe kush viktima, mirëpo, sa u përket vrasjeve nga sulmet vetëvrasëse (terroriste), që janë duke u shkaktuar nga motive të devijuara fetare, dilema se kush është vrasësi apo kush viktima është shpesh e ngritur. Sepse mund të ketë arsye që të konsiderohet një sulmues vetëvrasës (terrorist) në të njëjtën kohë edhe vrasës edhe viktimë? Fakti që, feja është duke u përdorur nga mashtrues dhe manipulues për qëllime të tyre tejet të ulëta dhe shumë të këqija, krijon arsye të mjaftueshme që një sulmues vetëvrasës të konsiderohet veçse vrasës edhe viktimë, sepse baza e motivit të tij për ta ekzekutuar një sulm vetëvrasës është pikërisht shpëlarja e trurit që i bëhet nga mashtruesit dhe manipuluesit që përdorin fenë për qëllime të tyre tejet të ulëta dhe shumë të rrezikshme për shoqërinë. Kur një njeri mendon dhe vepron mbi bazën e mashtrimeve ai duhet të konsiderohet viktimë e mashtrimeve, andaj, çdo veprim i cili derivon nga viktimizimi i mashtrimit (fyerjet, dhuna, vrasjet), duhet të konsiderohen edhe vepra të kryera nga viktimat e mashtrimit. Duke pasur parasysh të lartcekurën, duhet që të veprojmë konform saj, pra, nuk duhet kurrsesi të trajtohen ata që kanë ndarë mendjen të kryejnë sulm vetëvrasës tërësisht vetëm si vrastar, por edhe si viktimë. Duke i trajtuar të tillët edhe si viktima, domosdoshmërisht rrjedh trajtimi adekuat ndaj tyre. Çka duhet të kuptohet me trajtim adekuat? Trajtimi adekuat ndaj atyre që kanë në mendje të jenë sulmues vetëvrasës ka të bëjë me shtimin e masave preventive (zhvillimi i programeve vetëdijesuese, ligjërimet e ndryshme që kanë për qëllim qartësimin e mesazheve dhe argumenteve fetare, duke i ndarë nga devijimi, seancat rehabilituese për të gjithë ata që vërtetohet se kanë elemente radikalizmi në mendimet e tyre, etj.), e kurrsesi shtimi i masave represive. Masat represive shpeshherë mund të shkaktojnë kundërefekt dhe të jenë me pasoja katastrofale për sigurinë e shtetit. Si ka mundësi të frikohet një person , i cili ka vendosur të kryejë sulm vetëvrasës, nga dënimi me vdekje kur ai apriori tashmë ka vendosur që të vdesë nga sulmi vetëvrasës?! Apo si ka mundësi të frikësohen të tillët nga dënimet e tjera më të lehta sesa dënimi me vdekje? Duke u bazuar në atë që kemi potencuar më lart, shteti me organet gjegjëse duhet që të inkorporojnë brenda ligjit penal edhe rehabilitimin e detyrueshëm për të gjithë ata, te të cilët vërehen elemente radikale, sepse rehabilitimi i mirëfilltë për personat e viktimizuar nga mashtrimet dhe manipulimet në emër të fesë, ndikon në uljen e nivelit të rrezikut shoqëror, si dhe shpëtohen viktimat potenciale nga ky mashtrim. Gjithashtu, duhet të hapet debat në nivel ekspertësh për ta gjetur mundësinë më të mirë për futjen dhe aplikimin e edukatës fetare nëpër shkolla, sepse kjo mundëson që të rinjtë ta mësojnë fenë nga zyrtarë të akredituar dhe kontrolluar nga shteti e jo nga mashtrues dhe manipulues që janë duke vepruar aktualisht në disa raste. Edukata fetare e ligjëruar nga zyrtarë të akredituar dhe kontrolluar nga shteti, do të ndikonte fuqishëm në vetëdijesimin dhe mbrojtjen e të rinjve nga ''imam'' të mbuluar me petkun fetar vetëm për t'i realizuar qëllimet e tyre të këqija. |
Çka po kërkojnë kosovarët në Google – Top 10 kërkimet e tyre Posted: 24 Apr 2017 08:23 AM PDT Kjo është lista e cila na tregon se për çfarë janë të interesuar kosovarët më së shumti në 30 ditët e fundit.Listën e paraprinë Gjirafa Stupcat, kjo tregon edhe një herë suksesin e bashkëpunimit në mes të Gjirafa Video dhe Stupcat Group. Po ashtu Gjirafa renditet edhe në tre pozita në këtë list me Gjirafa Kafeneja Jonë, një bashkëpunim tjetër po ashtu shumë i suksesshëm mes Gjirafa Video dhe "Kafeneja Jonë", si dhe me dyqanin online më të madh në vend dhe rajon që posedon 24,000 produkte teknologjike të reja, Gjirafa50. CEO iGjirafa, Inc. z. Mërgim Cahani sipas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale ndër të tjerash shprehet shumë i kënaqur me ekipin duke theksuar që këtë mund të arrij një ekip i mrekullueshëm. Siç shihet edhe në foto, platformat që posedon Gjirafa renditen në pozitat e 1, 4, 8 dhe 10. |
Posted: 24 Apr 2017 08:19 AM PDT iPhone 8 i Apple, që gjithashtu mund të quhet 'iPhone Edition' dhe lansohet si model i tretë me iPhone 7S dhe 7S Plus, është shfaqur online.Modeli i iPhone 8 është shfaqur online nga dizajneri Benjamin Geskin, i cili ka qenë një burim i sigurt i Apple në të kaluarën. Ai thotë se ia ka dalë të dizajnojë celularin sipas detajeve të nxjerra nga burimet e tij në Apple, transmeton Gazeta Express. Siç mund ta shihni në foto, celulari duket i njëjtë me iPhone 7 në formë dhe madhësi – por dallimet vërehen në pjesën përpara. Celulari ka një ekran të plotë deri në skaje me një kornizë të hollë dhe një lexues të shenjave të gishtit të vendosur prapa qelqit. Gjithashtu, ai konfirmoi se iPhone 8 do të ketë dy kamera prapa dhe dy përpara.
|
Rektori Bajraktari priti eksperten e projektit “ALLED”, znj. Michaela Handke Posted: 24 Apr 2017 08:04 AM PDT Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot eksperten në kuadër të projektit "Harmonizimi i Arsimit me Kërkesat e Tregut të Punës – ALLED", znj. Michaela Handke, me të cilën bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit mes UShAF dhe këtij projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Gjatë kësaj vizite në Universitet, znj. Handke ka promovuar Shtojcën e Diplomës (Diploma Supplement), e cila hapë shumë mundësi për studime dhe punësim në vende të ndryshme. Po ashtu, ajo ka promovuar edhe broshurën e punuar nga ALLED për mundësitë e mobilitetit të studentëve. Rektori Bajraktari e njoftoi znj. Handke për punën e UShAF, si universiteti i vetëm publik në Kosovë që ofron programe nga shkencat e aplikuara, ndërsa foli edhe për kërkesat e shumta të të rinjëve për të studiuar në këtë Universitet, marrëveshjet e bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare, bashkëpunimin e mirë me institucione dhe biznese vendore për punën praktike të studentëve dhe çështje të tjera. Po ashtu, rektori Bajraktari theksoi edhe faktin se ka filluar shkëmbimi përvojave me universitetet ndërkombëtare, të cilat janë universitete prestigjioze dhe një mundësi e mirë për zhvillimin e UShAF. Në këtë drejtim, Rektori falënderoi eksperten e ALLED-it për vizitën dhe theksoi se çdo ndihmë që vjen nga projekte serioze, siç është ky, është i një rëndësie të veçantë për Universitetin, e në veçanti për studentët dhe të rinjtë e Kosovës. Znj. Michaela Handke u nda e kënaqur nga ky takim dhe vizita që i bëri Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe u shpreh e gatshme që të fillojë realizimin e bashkëpunimit në disa segmente. ALLED është projekt për arsim, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim në bashkëpunim me MASHT. Projekti ka për qëllim forcimin dhe ngritjen e kualitetit të programeve mësimore dhe harmonizimin e tyre me kërkesat e tregut të punës, si parakusht për rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
|
Asfaltohet rruga “Luigj Gurakuqi” në Ferizaj Posted: 24 Apr 2017 06:48 AM PDT Të hënën edhe bërë asfaltimi i shtresë së dytë në rrugën "Luigj Gurakuqi" në Ferizaj. Për të parë nga afër punimet që po bëheshin në këtë rrugë, doli edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri dhe drejtoresha e financave Lirije Syla. Me këtë rast u theksua se asfaltimi i kësaj rrugë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj pjese të qytetit. "Është projekt i rëndësishëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve për shkak se këtu ka pasur gjithçka tjetër, por jo ndonjë rrugë që ka mundur t'i gjasojë rrugës. Kemi intervenuar në zgjerimin e rrugës, e cila ka qenë jashtëzakonisht shumë e ngushtë, dhe unë u jam mirënjohës dhe falënderues qytetarëve të këtij lokaliteti që kanë qenë shumë tolerant dhe kanë ndihmuar komunën në realizimin e këtij projekti", ka thënë drejtori Ilazi, duke shtuar se gjatë këtij viti në Komunën e Ferizajt, po realizohet një numër i konsiderueshëm i projekteve me rëndësi jetike, si nga investimet kapitale, por edhe nga ministritë të ndryshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër edhe banorët e kësaj pjesë të qytetit e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës së tyre. Thanë se tash e tutje do të kenë shumë më të lehtë edhe qarkullimin e tyre. U bë e ditur se asfaltimi i rrugës "Luigj Gurakuqi", është realizuar nga mjetet e buxhetit komunal dhe ka kushtuar mbi 80 mijë euro, ndërsa gjatësia e rrugës është mbi një kilometër dhe ka dy shtresa të asfaltit.
|
Posted: 23 Apr 2017 01:44 PM PDT Më 22 Prill, 2017 (e Dielë), Klubi i Taekwondo-së 'Shqiponja' nga Kaçaniku është përfaqësuar në Tournamentin Ndërkombëtar të Taekwondo-së '3rd PODGORICA OPEN 2017' me gjithsej 8 garues dhe 1 Refer (Malsor Tafa). Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e garuesëve të Klubit të Taekwondo-së 'Shqiponja', ku me këtë rast garuesit tanë arritën të fitojnë edhe vendin e tretë të kategorisë Children II, duke u shpërblyer klubi me kupë të vendit të tretë. Përfaqësues (garues) nga Klubi i Taekwondo-së 'Shqiponja' ishin;
|
Kastrioti vazhdon me suksese, i sjell Ferizajt edhe 12 medaje Posted: 23 Apr 2017 01:17 PM PDT Kastriotët kanë vazhduar me suksese edhe në Turneun memorial të karatesë ” HAKI IBERDEMAJ” në Pejë,me gjithësejt 12 medalje : 4 medalje të arta :
|
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: