Skip to main content

“Zvicra do ta ekstradojë kosovaren për krime lufte (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Zvicra do ta ekstradojë kosovaren për krime lufte (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Zvicra do ta ekstradojë kosovaren për krime lufte (Foto)

Posted: 21 Mar 2017 09:20 AM PDT

Elfete Veseli është kosovarja që luftoi në anën e boshnjakëve gjatë luftës në Sarajevë. Zvicra është duke e konsideruar seriozisht ekstradimin e saj te autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës, përderisa ajo ndiqet për vrasjen brutale të një djali serb 12 vjeç.

Elfete Veseli është një rast i rrallë i një gruaje të dyshuar për krime luftë në konfliktin Jugosllav. Ajo ka lindur në vitin 1960 në Kosovë, por ka jetuar në Bosnjë dhe Hercegovinë në fillim të luftës, luftë kjo nga e cila kanë humbur jetën 100.000 mijë njerëz.

Sipas medieve ballkanike, Veseli u arrestua në kantonin zviceran të Neuchatel në nëntor si dhe ekstradimi i saj në Bosnjë dhe Hercegovinë pritet "së shpejti, kur të plotësohen kushtet teknike" ka bërë të ditur një prokuror në Sarajevë.

Veseli dyshohet se e ka vrarë djalin 12 vjeç serb, Slobodan Stojanovic në Zvornik të Bosnjës. Djali dhe prindërit e tij ishin duke ikur nga forcat myslimane, kur për një moment ai ishte kthyer të merrte qenin e tij dhe pastaj nuk e kishin parë më të gjallë.

"Nuk do ta harroj asnjëherë ditën e 16 qershorit të vitit 1993, kur isha thirrur në Zvornik për të identifikuar tim bir" thotë babai i të ndjerit, Ilija Stojanovic.

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë në Zvicër tha se Veseli mund të ekstradohet në çdo moment.

Elfete Veseli kishte luftuar krahë për krahë me Naser Oric'in, i cili u kap nga gjykata e Hagës për krime lufte në vitin 2008, dhe është ende duke u gjykuar për krime lufte kundër serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës.

 

Arrestohen dy kosovarë në Serbi, transportonin drogë

Posted: 21 Mar 2017 09:08 AM PDT

Në vendkalimin kufitar në Kelebija, në afërsi të Suboticës, janë konfiskuar 13 kg marihuanë dhe janë arrestuar dy persona, shkruan Radio Kontakt Plus

 

Makina e ndaluar ishte me targa sllovene, ndërsa ngasësi i makinës, L.D, 42 vjeçar, ishte nga Prizreni, transmeton Klan Kosova.

Përveç shoferit, u arrestua dhe H.D, 45 vjeçar, po ashtu nga Prizreni, i cili është i dyshuar për organizimin e transportit të marihuanës.

Të arrestuarit janë ndaluar në paraburgim për 48 orë.

E tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, sot bashkëjetojnë edhe në “Big Brother”

Posted: 21 Mar 2017 09:04 AM PDT

Katerina dhe Lupçe janë çift që vijnë nga Pusteci i Korçës, edhe pse ata jetojnë në Tiranë.

Hyrjen në Big Brother ata e shohin si një sfidë për jetën e tyre në çift. Ata kanë dy vite që bashkëjetojnë dhe tregojnë se gjithçka e bëjnë bashkë, madje edhe punët e shtëpisë, kryesisht gatimin.

Lupçe ka bërë shume gabime duke e tradhëtuar Katerinën me shoqen e saj të ngushtë. Ai deklaron se ishte lidhje e pakuptimtë pasi ai ka dashur gjithmonë Katerinën dhe do e dojë gjithë jetën .Ata jetojnë së bashku në një apartament në Tiranë prej 2 vitesh.

Duhet ende shumë kohë që Katerinës ti kthehet besimi tek Lucja sepse ajo ia kujton gjithmonë gabimet që ai ka bërë dhe kjo është një nga arsyet që shpesh herë ka debate në cift .Duan të sfidojnë veten dhe duan të provojnë se lidhja tyre mund ti kalojë të gjitha sfidat sepse sic thone dhe vetë ata " midis nesh nuk ka unë dhe ti ka vetëm ne" .

Ata janë dy tipe krejt të kundërt, Lupçe është një djalë shumë i hedhur dhe shumë gazmor, ndërsa Katerina është më e ndrojtur, por për djalin e saj të zemrës ajo bën gjithçka.

Mustafa: Të ketë një prezencë edhe më të madhe të produkteve vendore në treg

Posted: 21 Mar 2017 08:48 AM PDT

Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të bizneseve tregtare në zhvillimin ekonomik të Kosovës deri më tani, kryeministri Mustafa, kërkoi që të ketë një prezencë edhe më të madhe të produkteve vendore në kompanitë dhe në qarkullimin e tyre tregtar, duke respektuar kriteret dhe kushtet e biznesit.

 "Konsiderojmë se me këtë do t'ju ndihmonim ndërmarrjeve tona prodhuese, do ta nxisim procesin e prodhimit. Përmes saj, pastaj, mund të organizohemi, edhe sektori i tregtisë dhe sektori i prodhimit, që ne të jemi më mobil sa i përket shfrytëzimit të MSA-së për pjesëmarrje në tregun evropian, sepse në këtë treg nuk mund të dalim të ndarë prodhuesit veç dhe tregtarët veç, por është mirë që, aty ku mund të gjejmë të krijojmë një sinergji të përbashkët të tregtisë dhe prodhimit, atë ta bëjmë bashkërisht, sidomos në situata kur ne kemi kapacitete të limituara për prodhim, për të përballuar kërkesat me të cilat nganjëherë ballafaqohemi në tregun e Bashkimit Evropian", tha kryeministri.

Si ndërmjetësues të rëndësishëm në këtë proces, kryeministri Isa Mustafa, tha se përmes tregtisë mund të avancohen edhe marrëdhëniet e prodhuesve të Kosovë me ata të tregut të BE-së.

Më tej, kryeministri Mustafa i ka siguruar bizneset tregtare se Qeveria do të vazhdojë të konsultohet me ta për të gjitha politikat që do të ndërtohen në vend, edhe ato që nxisin prodhimin dhe ato që nxisin tregtinë, dhe do të ketë parasysh të gjitha kërkesat e tyre në mënyrë që të lehtësohet maksimalisht edhe kjo fushë e rëndësishme e ekonomisë.

"Fuqizimi i bizneseve ka qenë, është dhe mbetet prioritet themelor i kësaj Qeverie, dhe se me biznese të forta dhe të fuqishme, ne do të kemi një ekonomi të qëndrueshme, edhe po ashtu do të kemi një ardhmëri shumë më të sigurt të Kosovës si shtet edhe në këtë pjesë të Ballkanit, por edhe në suaza të familjes evropiane", tha kryeministri Mustafa

Kelmendi, ka vlerësuar punën e bizneseve tregtare në prezantimin e produkteve të shumta të prodhuesve vendor duke iu mundësuar konsumatorëve të shumtë të blejnë edhe produktet e prodhuara në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, me këtë rast, foli për prodhimet vendore në lëmin e bujqësisë, në industrinë e tekstilit, të këpucëve dhe industrive tjera joushqimore, në industrinë e qumështit dhe ushqimeve, duke theksuar masat që pritet të marrë Qeveria në fuqizimin e sektorëve prodhues në vend.

Ai foli edhe për përgatitjet e Qeverisë për pakon fiskale 2, e cila do të mundësojë rritjen e produktivitetit të sektorit prodhues.

"Prodhuesit vendor do të kenë mundësi t'i ngritin kapacitetet prodhuese diku rreth 30 % më shumë se që i kanë tani, cilësinë dhe kualitetin e produkteve dhe kjo rezulton edhe me rritjen e vendeve të punës proporcionalisht, ku edhe shton konkurrencën me regjionin dhe mundësinë e eksportit. Por, në këtë rast po kërkojmë që aftësitë e juaja tregtare t'i vendosni në mbështetjen e ekonomisë së Kosovës, dhe këtu shfrytëzoj rastin t'i ftoj edhe qytetarët që ta mbështesin këtë me konsum", theksoi zëvendëskryeministri Kelmendi, duke folur edhe për avancimin e legjislacionit i cili i rregullon këto marrëdhënie.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, para të pranishmëve tha se Qeveria e Kosovë e ka pasur në fokus që nga fillimi i saj agjendën e zhvillimit ekonomik.

"Kemi punuar të gjitha dikasteret që kanë kompetenca në fushën e zhvillimit ekonomik, nën koordinimin e Kryeministrit t Mustafa që të kemi një ambient të biznesit më të mirë dhe besoj që ia kemi arritur. Agjenda e jonë po vazhdon të implementohet dhe tani ambienti i përmirësuar konfirmohet nga raportet dhe institucionet ndërkombëtare, por gjithashtu edhe nga ju si përfaqësues të biznesit në vend", tha ministrja Bajrami, duke i falënderuar bizneset tregtare për mbështetjen që i kanë ofruar prodhimeve vendore dhe duke kërkuar përkrahje edhe më të fuqishme për prodhuesit vendorë si gjeneruesi kryesor i vendeve të punës i cili ndihmon ndjeshëm në rritjen e mirëqenies në vend.

Përfaqësues të bizneseve dhe të qendrave tregtare të ndryshme të Kosovës, kanë shprehur pikëpamjet, objektivat dhe kërkesat e tyre, duke theksuar në vazhdimësi përkrahjen e mëtejshme për prodhuesit vendor.

Ata vlerësuan përkushtimin e Qeverisë për të ndihmuar tregtarët dhe prodhuesit vendor në qasje më të lehtë dhe më efektive në tregun evropian.

Rëndësinë e këtij bashkëpunimi e kanë theksuar edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Klubit të Prodhuesve të Kosovës si dhe Aleancës Kosovare të Biznesit dhe përfaqësues të tjerë të biznesit.

Ja kur ndryshon ora

Posted: 21 Mar 2017 08:18 AM PDT

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.

Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

Vetëvendosja pranon të qeverisë edhe me PDK-në

Posted: 21 Mar 2017 08:18 AM PDT

Mirëpo, duke folur për mundësitë që të krijojë koalicion me partitë që tani janë në pushtet, VV-ja e ka përjashtuar, të paktën për një mandat, PDK-në e Kadri Veselit, por që nuk është përjashtuar që koalicioni ka mundësi të bëhet më pas.

"PDK një herë duhet të jetë në opozitë. Pra, për një mandat qeverisës, PDK është e përjashtuar nga mundësia për koalicion me VV-në", ka thënë Molliqaj.

Ndërkohë, shumë më e hapur del të jetë VV-ja në relacion me LDK-në, e cila tani udhëheq kryeministrinë, e për të cilën Molliqaj ka thënë se është vetëm një kusht.

"Po, nëse VV-ja duhet të ndërtojë qeverinë dhe mënyra e vetme për të krijuar atë është LDK-ja, atëherë kushti i vetëm do të ishte pa Isa Mustafën", ka thënë Molliqaj.

E, zërat për afrimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Molliqaj i ka komentuar shkurt, duke thënë se as ai e as partia e tij nuk e di saktë kur do të mbahen, por sipas tij, askush nuk mund të përjashtojë se zgjedhjet janë afër.

"Nuk besoj se dikush mundet t'i përjashtojë mundësitë për zgjedhjet e parakohshme. Por as unë e as ne si subjekt nuk e dimë as datën as se kur mund të mbahen këto zgjedhje", ka shtuar ai.

Ndryshe, këto komente sekretari i VV-së i ka bërë gjatë prezantimit të një sondazhi ku e nxirrte VV-në si parti të parë në nivel vendi. Për këtë sondazh, Molliqaj ka pranuar se VV-ja ka paguar mbi 1600 euro.

Hoxhaj takon Dole-n, Ambasadorin e Nderit të Kosovës në SHBA

Posted: 21 Mar 2017 08:17 AM PDT

Në takimin me senatorin amerikan Bob Dole, ambasadorin e Nderit të Kosovës, ka thënë se ishte nder takimi me të, duke shtuar se Dole është një mbështetës dhe mik i Kosovës.

"Është nder i madh ta takoj mbështetësin e madh dhe mikun e Kosovës, Senatorin Dole! Për dekada ai do të mbetet një personalitet inspirues", ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, në takimin që e zhvilloi ministri Hoxhaj në Washington D.C, falënderoi kongresistin amerikan Paul Cook për përkrahjen e tij ndaj Kosovës në Kongresin Amerikan.

"Takim i jashtëzakonshëm me Kongresistin Cook. E falënderova për mbështetjen e tij ndaj Kosovës në Kongres", ka shkruar Hoxhaj.Përmes komunikatës të dërguar për media nga Ministria e Jashtme, bëhet e ditur se Hoxhaj ka thënë se ende ka mundësi për thellimin e bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA’së."Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon", ka thënë Hoxhaj.

Kujtojmë se senatori amerikan Bob Dole ishte emëruar Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA në vitin 2002 nga Presidenti i atëhershëm i Kosovës Ibrahim Rugova. /GazetaExpress/

Arrestohen tre persona në Prishtinë, kryen vjedhje si nëpër filma

Posted: 21 Mar 2017 08:17 AM PDT

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Skenderajt, ku pas bastisjeve në dy lokacione, lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar një automjet të tipit BMË, dy telefona mobil etj.Personat e dyshuar:o K.H,  mashkull, 22  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o A.S,   mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o L.Z,  mashkull, 32  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë (grabitje të armatosura).

Elita Rudi me një set fotografik mjaft seksi (Foto)

Posted: 21 Mar 2017 08:05 AM PDT

Moderatorja e njohur është kthyer në një kuzhiniere mjaft seksi.

 

Elita Rudi, ka realizuar një set fotografik mjaft seksi, ku shihet teksa gatuan disa nga ushqimet, por vëmendja bie tek sensualiteti i saj që ka treguar , transmeton Magazina.al

Ndryshe, Elita ka kohë që është një lidhje me reperin Gjiko dhe lidhjen e tyre tashmë nuk po e fshehin

Ndahet çifti i njohur VIP

Posted: 21 Mar 2017 07:59 AM PDT

Pas 10 vitesh martesë duket ata kanë marrë vendimin për t'i dhënë fund. Bëhet fjalë këngëtaren e ish-grupit Spice Girls, Mel B dhe bashkëshortin e saj Stephen Belafonte.
Sipas Dailymail të hënën Mel B ka firmosur dokumentat e divorcit me arsyen e shfaqjes së polemikave të shumta në çift, si dhe dhuna ndaj Mel B, nga bashkëshorti.

Këngëtarja 41-vjeçare u martua me Stephen në vitin 2007 dhe kanë një vajzë 5-veçare

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more