Skip to main content

Tirana Observer: “Leximi i këtyre librave rrit kapacitetin tonë mendor” plus 9 more

Tirana Observer: “Leximi i këtyre librave rrit kapacitetin tonë mendor” plus 9 more


Leximi i këtyre librave rrit kapacitetin tonë mendor

Posted: 19 Mar 2017 10:11 AM PDT

Librat kanë një ndikim shumë pozitiv në jetën tonë.

Por një zhanër i caktuar librash bën që truri jonë të funksionojë më mirë. Këto janë novelat, romancat dhe historitë fantastike.

Sipas një studimi të "Universitetit Emory", jo vetëm leximi në përgjithësi  ndikon për mirë në aftësitë mendore, por në veçanti "zhytja" në libra të tipit "ficton" rrit kapacitetin tonë mendor.

"Historitë i japin formë jetës tonë dhe në shumë raste ndihmojnë për të përcaktuar personalitetin", vë në dukje Dr. Gregory S. Berns, një nga autorët e studimit, duke shtuar se tashmë po kuptojmë më mirë sesi ato hyjnë në trurin tonë dhe çfarë efekti kanë.

Kërkuesit mbajtën nën vëzhgim trurin e 31 studentëve, vullnetarë në studim për 20 ditë, duke u kryer atyre rezonancën magnetike, pasi lexonin çdo ditë para ekzaminimit nga 30 faqe të llojit të letërsisë të lartpërmendur.

Të gjitha testet e realizuara treguan një shtim të lidhjeve nervore, në veçanti në kontekstin cerebral, të zonës së majtë, që është  lidhur me gjuhën dhe perceptimin.

"Leximi i një novele, bën që edhe biologjikisht të "transportohesh" tek personazhi protagonist, duke shpjeguar kështu ndryshimet që ndodhin në nivel neuronesh", thotë Dr. Berns.

Por ende nuk dihen nëse ndryshimet janë të përkohshme apo të përjetshme.

Rama: Do futemi në zgjedhje edhe pa PD

Posted: 19 Mar 2017 09:43 AM PDT

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e ‘Komunikimit Javor’ në faqen e tij në Facebook ka deklaruar me bindje se nuk do të plotësohet kërkesa e PD për qeveri teknike dhe se në zgjedhjet e 18 qershorit do të futemi edhe pa opozitën.

Kryeministri deklaroi se “jemi të gatshëm për dialog edhe në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, por kurrsesi për qeveri teknike.”

Rama theksoi se nuk do të merret parasysh asnjë ultimatum i opozitës, ndërsa çadrën e ngritur në bulevard e cilësoi si një kështjellë prej rërë dhe se synim ka të bllokojë reformën në drejtësi.

“Nuk ka për të ardhur ndonjëherë lajmi: Vettingu nuk do të bëhet kurrë, prandaj dilni. S'ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike, prandaj kthehuni, s'ka për të ardhur ndonjëherë oferta për të shtyrë zgjedhjet, prandaj zgjohuni.

Nuk ka për të ardhur rrufeja nga qielli që ta bëjë Kryeministrinë shkrumb e hi që të deklaroni fitoren.

Mos paraqitja në zgjedhje e partisë më të madhe të opozitës është një anomali e rëndë, ne nuk do t’i bashkohemi një mungesë të tillë, do respektojnë datën e zgjedhjeve dhe do të angazhohemi në fushatë si asnjëherë më parë.

As opozita dhe aq qeveria nuk kanë asgjë në dorë për datën e zgjedhjeve.

Çadra e ngritur mes bulevardit si kështjellë rëre për t'u mbrojtur nga Vettingu dhe humbja e zgjedhjeve.

PD ka zgjedhur të lëshojë ultimatume se do të fusë vendin në kaos. Unë Jam i gatshëm edhe në çadër po të duan për dialog me opozitën.

Jemi gati për dialog dhe cdo ndërhyrje në kodin zgjedhor, që PD mund të kërkojë dhe ta votojmë cdo gjë që nuk bie ndesh me standardet e OSBE.

Jam i bindur se PD do të votojë Vetingun dhe do të futet në zgjedhje. Jemi në 2017 dhe jo në marsin e 1997 dhe nuk na ndal askush”, deklaroi Rama.

Luftë me dron 350 mijë eurosh kundër hashashit

Posted: 19 Mar 2017 08:05 AM PDT

Rreth 350 mijë euro i ka kushtuar buxhetit të Policisë së Shtetit blerja e një droni profesional, që pritet të vihet në përdorim nga uniformat blu brenda pak javësh.

Bëhet fjalë për një dron që është i aftë të fluturojë deri në lartësinë 800 metra, nga ku mund të fotografojë, filmojë dhe transmetojë në kohë reale në sallën operative se çfarë ndodh në terren.

Top Channel ka mësuar se droni është blerë në kompaninë Airbus, megjithëse për shkak se cilësohet "sekret shtetëror", prokurimi i tij është kryer larg syve të publikut.

Por, për çfarë pritet t'i shërbejë ky mjet Policisë së Shtetit? Droni, që mund të qëndrojë në fluturim për më shumë se 2 orë, do të jetë në dispozicion kryesisht për mbështetjen e operacioneve policore, patrullimin dhe analizimin e zonave me risk të lartë kriminal apo zonave problematike dhe të thella, sa i takon kultivimit të kanabisit.

Droni aktualisht ndodhet në mjediset e Akademisë së Sigurisë, ndërsa një staf i caktuar është trajnuar dhe certifikuar, pasi për përdorimin e tij nevojitet patentë piloti e veçantë, e barazvlefshme më atë të helikopterit.

Në fakt, prej 2 vjetësh Policia e Shtetit ka testuar edhe disa dronë për monitorimin e autostradave, por në fund u vendos të blihej një dron më i fuqishëm dhe multifunksional.

Përdorimi i dronëve policorë dhe ushtarakë njihet në mbarë botën, ndërsa për përdorimin civil në disa vende janë caktuar sanksione strikte, për shkak të rrezikut mbi cënimin e privatësisë./TCH

“Rama-Meta e kanë më lehtë të vriten se të ndahen”

Posted: 19 Mar 2017 08:02 AM PDT

Nga Astrit PATOZI

Tani nuk po shfaqen nervozë vetëm ushtarët e palëve ndërluftuese, shumica e të cilëve veprojnë me telekomandë. Zakonisht janë më të ashpër ditën, që shefat e tyre konsumojnë takimin e radhës, për të treguar edhe një herë se asgjë nuk është ashtu siç duket. Por edhe të tjerë, më të paekspozuar, që nuk i kanë zhytur duart drejtpërdrejt në moçalin e politikës, të cilët nuk po e fshehin lodhjen nga telenovela e neveritshme Rama-Meta.

Ka një habi gati kombëtare se si ka mundësi që të vazhdojë të quhet koalicion bashkimi aritmetik i dy grupeve, në luftë të hapur me njëri-tjetrin, të cilët prej dy vjetësh nuk po humbin asnjë rast pa e treguar se janë në konflikt.

Përgjigjen mos e kërkoni tek ligjësitë e politikës, por tek ato të mafias. Nëse do të ishte politikë, maksimumi i mbijetesës së koalicionit famëkeq të 1 prillit do të ishte korriku i vitit 2015, dita kur Ilir Meta mori dyfekun dhe doli maleve të Skraparit për të goditur aleatin e vet, i cili, sipas tij, e kishte prerë në besë.

Gjatë kësaj kohe ka pasur shumë naivë që kanë mbajtur frymën dhe pastaj janë gdhirë të çliruar sa herë që dy “vellëzërit” armiq kanë bërë edhe diellin edhe shiun, duke luajtur me humorin e majtistëve, të cilët mund të kenë qenë të gatshëm të mos kërkonin as bukë dhe as ujë, vetëm që Rama dhe Meta të shkonin mirë me njëri-tjetrin. Që do të thotë se të dy kanë zvarritur Shqipërinë për gati dy vjet në honet më të thella të keqqeverisjes, përgjegjësi që nuk e kanë pranuar dhe mbajtur asnjë ditë dhe për të cilën jam i sigurt se shumë shpejt do të tregojnë me gisht shoshoqin.

Ka plot zëra sot që e lidhin këtë mungesë lirie për t’u divorcuar me makinën llogaritëse të Edi Ramës për zgjedhjet e 18 qershorit, apo me këstet e fundit që ka për të tërhequr Ilir Meta, deri në ditën e fundit të qeverisë së rivalit të vet, por këto nuk e shpjegojnë dot të gjithë ekuacionin.

Më gjeni vetëm një arsye politike se përse edhe sot që po flasim Partia Socialiste dhe LSI votojnë njësoj në parlament dhe mbështesin formalisht një qeveri të përbashkët, dhe unë jam gati të tërhiqem dhe të kërkoj ndjesë publikisht. Por jam i bindur se një e tillë nuk ekziston, ndaj edhe i qëndroj fort pikëpamjes sime.

Vetëm bosët e organizatave kriminale e kanë më lehtë të vriten me njëri-tjetrin, sesa të ndahen, pasi kanë pranuar fillimisht të bashkëpunojnë. Sepse kështu përfundojnë gjithmonë marrëveshjet mafioze, ndaj mos prisni më kot që dikush prej tyre të bëhet burrë e ta presë nyjen gordiane, që po mban prej katër vjetësh peng Shqipërinë. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë fuqi as të ndahen, sepse u kanë ngecur në fyt halat e ngjalave të një përbetimi klasik kundër popullit të vet, që u ngjiz në atë darkën e famshme këtu e katër vjet të shkuara.

Lufta e tyre për territor brenda një qeverisje të kriminalizuar ka qenë një kosto shtesë mbi shpinën e kërrusur të Shqipërisë në këto kohëra të vështira. E cila i është shtuar faturës së kripur të një qeverisje të papërgjegjshme, të zhytur në korrupsion, lidhje me krimin, arrogancë dhe abitraritet. Ndaj ata duhet të përgjigjen jo vetëm për ato që kanë bërë, por edhe për atë që nuk kanë bërë në këto 4 vjet. Duke nisur nga mungesa e lirisë për t’u ndarë, ligjësi tipike kjo, jo e partive politike, por e organizatave mafioze.

Vrasja në kufi për prishjen e pazareve të drogës?

Posted: 19 Mar 2017 07:57 AM PDT

Policia dyshon se vrasja me mjete të forta e 44-vjeçarit Zarif Alliu, në fshatin Braçanj të Devollit, mund të jetë pasojë e konflikteve për prishjen e pazareve të drogës, pasi zona ku ndodhi ngjarja, përveç kalimit ilegal të klandestinëve drejt Greqisë, përdoret edhe si vend shkëmbimi i ngarkesave të hashashit mes trafikantëve, raporton TCH.

Burime policore bëjnë të ditur se viktimës dhe dy shokëve të tij u kanë marrë një shumë prej 10 mijë lekësh të reja dhe telefonat celularë.

Sipas deklarimeve, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet se përveç viktimës, ka pasur të plagosur edhe nga grupi i agresorëve.

Policia ka krehur të gjithë zonën, ndërsa, sipas dëshmitarëve, banorë në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja, tre personat kanë kërkuar ndihmë duke trokitur në banesat e tyre.

Pasi banorët u kanë dhënë ndihmën e parë, menjëherë është lajmëruar policia dhe ata janë transportuar në spital, por Zarif Alliu, 44 vjeç, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Gjithsesi, policia thotë se nuk përjashtohet as pista e grabitjes.

Histori nga Fushë-Kruja/ Vetëm pas 15 vitesh martesë i dhuron unazën dhe i thotë të dua

Posted: 19 Mar 2017 07:36 AM PDT

Në rubrikën "Ka një mesazh për ty" erdhi historia e një çifti, të cilët kanë 15 vite bashkë, kanë dy fëmijë dhe janë shumë të lumtur. Por çifti Florjan dhe Sonila Jaupaj i janë premtuar njëri – tjetrit që fëmijë. Mbas kaq vitesh martesë ai zgjodhi "Ka një mesazh për ty", për t'i thënë diçka asaj publikisht. Historia e Florjanit nis që në vitin 1984, kur ishte vetëm 6 vjeç dhe nusja e tij Sonila 2 vjeçe. Babai i tij ishte shok me babain e Sonilës. Një ditë teksa pinin raki në shtëpinë e babait të saj, Hajdari i thotë Sejdinit që vajzën do t'ia marrë për djalin kur të rriten.

Këtë gjë ia tha edhe vetë Florjanit, po atë ditë që e kishte biseduar me Sejdinin. Të gjithë e thërrisnin si dhëndrri i Sejdinit edhe pse ishte vetëm 6 vjeç. Babai i tij kishte premtuar se sapo djali të mbushë 16 vjeç do ta fejonte me Sonilën. Por historia e kësaj familje mori një tjetër rrjedhë. Motra e Florjanit humb jetën tragjikisht në një aksident dhe pas disa kohësh kur ai ishte 15 vjeç, humb edhe babanë.

" vitin 2000 unë kam qenë Itali për të punuar, pasi pas humbjes së babait m'u desh të punoja që moshë fare të vogël. Gjatë gjithë kësaj kohe unë e ruaja nga larg Sonilën, kur ajo shkonte shkollë, madje i kisha vënë edhe roje nga mbrapa kohën kur isha Itali. Një ditë më vijnë ndërmend fjalët e babait dhe dëshira që ai kishte që unë të martohesha me Sonilën. I them nënës, që të shkonte të pyeste tek shtëpia e Sejdinit për vajzën. Ndërkohë Sejdini i thotë se këtë amanet e ka ruajtur dhe priste që të kthehesha unë nga Italia. Unë më pas marr telefon vjehrrin dhe i them që të bëhet fejesa ime edhe pse unë nuk isha i pranishëm. dhjetor të 2001 është bërë fejesa ime, ndërkohë unë isha Itali. Një muaj para se të bëhej fejesa, unë flas për herë të parë me nusen telefon dhe i them: Sonilë ti hallet e mia i di shumë mirë, që kam një nënë të vjetër dhe një vëlla të sëmurë. Prandaj nëqoftëse ti do të pranosh të kalosh jetën me mua dhe i merr parasysh këto gjëra, me mua do të kalosh shumë mirë. Ajo pranon pasi vetë familja e saj kishte folur mirë për mua. Bëhet fejesa dhe unazën ia vendos mamaja ime. Më pas vitin 2002 është bërë dasma ime, por nuk e di sesi ma dha atë moment dhe nuk ia kam vendosur unazën Sonilës. Vjehrrës i ngeli merak kjo gjë, gjithashtu edhe kunatës time dhe sot kam vendosur që t'ia dhuroj unazën publikisht."

Por nuk ishte vetëm kaq surpriza që do t'i bëjë Florjani, Sonilës. Ai është një natyrë disi e ftohtë dhe fjalët e ëmbla i mungojnë në fjalorin e tij, por dashuria që ka për Sonilën është e madhe. Gjatë gjithë këtyre viteve bashkëjetesë ai mund t'i ketë thënë asaj "të dua", tre ose katër herë. Ato asnjëherë nuk kanë dalë vetëm të dy, por gjithmonë kanë pasur njerëz të afërt rreth vetes.

"Unë sot nusen e kam thirrur për atë që ka bërë ndaj meje, ndaj familjes time, për një amanet që u krye."

Stafi i "E Diela Shqiptare" kishte përgatitur një surpizë të bukur për Sonilën, që do ta mbaj mend gjatë në jetën e saj. Fjalë të ëmbla për të, dashuri pafund, të gjitha për Sonilën për ta bërë atë të ndjehej si një princeshë e vërtetë.


"Të kam sjellë sot këtu, meqënëse nuk ta kam shprehur asnjëherë dashurinë ashtu siç duhet. Dua të them që të dua me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt!"

Sonilës i duket çdo gjë si në ëndërr nga ajo që pa në studion e "E Diela Shqiptare" në rubrikën "Ka një mesazh për ty". Fuqia e fjalës "të dua" është e pakufijshme. Florjani i vë në gisht unazën Sonilës dhe ashtu siç e ka tradita, presin tortën dhe shijojnë shampanjën. /tvklan.al

Debati për filmat e Enverit, flet Piro Milkani dhe Elvira Diamanti

Posted: 19 Mar 2017 07:30 AM PDT

Piro Milkani: Ata që duan të ndalojnë këta filma, censurojnë jo tre, por 10 milionë shqiptarë

Pasi u njoha me këtë letër, unë bëra dhe këtë bisedë të shkurtër me artistin e shquar Piro Milkani, i cili me sa lë të nënkuptohet, nuk ndihet fort i shqetësuar nga debati i hapur…

– Zoti Milkani, letra e zonjës Longo është shumë e qartë. Sidoqoftë debati vazhdon të jetë i hapur dhe idetë përplasen. Ju si do t'i mbronit filmat tuaj?

– E kam në majë të gjuhës përgjigjen dhe nuk nguroj aspak. E kam thënë sa herë që më kanë pyetur, edhe kur nuk ishte hapur ky debat: Unë akoma nuk di a u bë mirë, a u bë keq, por kur botohet sot në Shqipëri, Mein Kamph i Hitlerit në një kohë që në Gjermani është i ndaluar, e këtu kemi pse të diskutojmë. A janë kaq të rrezikshëm filmat shqiptarë? Mua më duket se është një debat pak i ekzagjeruar me gjithë respektin e madh që kam për ata që në ndryshim nga ne, se ne nuk jemi njëlloj- për ata, për ata të përndjekur që kanë vuajtur shumë rëndë kohën e regjimit komunist.

– Sidoqoftë, i nderuar Piro çdo debat e ka një vlerë. Ju pretendoni se ki i bërë art dhe filma më shumë se për shqiptarët e Shqipërisë. Sa e vërtetë është kjo?

– Është plotësisht e vërtetë, i dashur Xhevdet. Po ju tregoj vlerësimet e politikanit të shquar Arbër Xhaferi për Filmin Shqiptar. Në vitin 1971 me nismën e Drejtorit të Kosova Film, Abdurrahman Shala, u organizua në Prishtine "Java e Filmit Shqiptar". Sandër Prosi, Viktor Gjika, Endri Keko dhe Edi Luarasi që shkuan aty na treguan për pritjen fantastike të këtyre filmave. Bëhej fjalë ndër të tjera për filmat "Ngadhnjim mbi Vdekjen", "Komisari i Dritës", "Plagë të vjetra", "I teti në bronx" , Oshëtimë në bregdet etj. Katër muaj më vonë, në prill të 1972, po këta filma do të shfaqeshin edhe në Beograd. Këtë herë aty do të shkonin Dhimitër Anagnosti dhe Piro Milkani. Në ministri të Arsim –Kulturës u thanë se duhet të kenë parasysh se mbas vitit 1948, kur marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos ishin në piken zero, ky do të ishte i pari delegacion zyrtar shqiptar. Pra gati pas një çerek shekulli…

– Dhe, si ju pritën?

– Shkëlqyeshëm. Që natën e parë e deri në fund salla 600 vendëshe e kinemasë "Omladina" do të mbushej plot e përplot. Në tetëdhjetë përqind ata ishin shqiptarë të Kosovës e kryesisht edhe studentë kosovarë në shkollat e larta në Beograd. Nuk mungoi asnjë nate edhe kritiku i kulturës të gazetës Borba. Aty u njohëm edhe me të madhin Bekim Fehmiu. I ndoqi këto filma edhe përgjegjësi i shoqatës së studentëve kosovarë në Beograd Arber Xhaferi. Në mbyllje të festivalit kritiku i filmit botoi në Borba shkrimin me titull: "Një kinema e frymëzuar nga avantgarda sovjetike dhe neorealizmi italian".

– Sa realist ishte ky vlerësim për kinematografinë shqiptare?

– U desh të kalonin gati dyzet vjet që së bashku me Saimir Kumbaron të takoheshim me Arbër Xhaferin në zyrën e tij në Tetovë. Tashmë ai ishte një ndër politikanët më të mençur të trevave shqiptare dhe aktor kryesor në Marrëveshjen e Ohrit.  Ishte i mbushur me emocione nga ky takim deri sa u çlirua paksa dhe na tha: "Ju, zoti Milkani nuk e mbani mend që kemi kaluar një mbrëmje së bashku me shumë studentë të tjerë pas shfaqjes së filmave shqiptarë në Beograd. Atëherë isha i ri dhe mbaja flokë e favorite të gjata. Por më duket se as ju e as zoti Kumbaro nuk jeni koshientë se çfarë shërbimi i keni bërë Kombit ndër vite me filmat tuaj. Kur u punësova në RTK-në e Prishtinës si redaktor i kulturës ato filma ua përcolla TV të Zagrebit, Ljubjanës, Sarajevës e tj. Doja t'u tregoja nivelin e kulturës së shqiptarëve…

– Arbën Xhaferri mendoj sa ka qenë largpamës…

– Pa dyshim. Fjalët e tij edhe sot janë postulat për ne. Na kujtoi se ato filma që prodhonim ne nuk bëheshin për tri milion shqiptarë por për dhjetë milionë shqiptarë, kudo që ata ndodhen. Prandaj dhe mendoj se ata që tentojnë t'i censurojnë keta filma, ta ngulitin në mendje një herë e përgjithmonë: Duan të censurojnë jo tre, por dhjetë milionë shqiptarë.

****

Flet Elvira Diamanti, Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

– Zonja Diamanti, prej disa ditësh po bëhet një debat për ndalimin e filmave të realizuar në kohën e diktaturës. Si e kini përcjellë këtë debat?

– Kam ndjekur me habi këtë debat mbi ndalimin ose jo, të shfaqjes së filmave të ish Kinostudios "Shqipëria e Re" për shkak të propagandës që mbartin. Si drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dua t'ju them se kemi një pasuri të vyer të trashëgimisë sonë filmike, një pasuri e cila shkon në 8 milion e 500 mijë metër film, dhe qe duhet ruajtur me çdo kusht, sepse ne jemi një Arkiv i Shqipërisë, por edhe me gjerë, pjesë e trashëgimisë rajonale e botërore. Një vend i vogël por edhe i varfër si Shqipëria ka një nga arkivat më të pasur në rajonin e Ballkanit, edhe për dëshirën e madhe që shteti diktatorial i Enver Hoxhës kishte për të dokumentuar çdo gjë.

-Sidoqoftë, kjo pasuri kërkohet të bllokohet…

– Është sa absurditet, aq dhe e pamundur… Për t'u rikthyer te debati i ditëve të fundit, mendoj se të

Elvira Diamanti

Elvira Diamanti

hedhësh këtë ide për ndalimin në mënyrë absolute të shfaqjes nëpër televizione të filmave të para viteve 90, është më e pakta e nxituar dhe me një mllef që kjo trashëgimi nuk e meriton… Çfarë do të themi pas kësaj? Të ndalohet gjithë letërsia e para viteve 90, apo pikturat, skulpturat, çdo gjë që është krijuar në ato vite?! Mendoj se ky debat është i padrejtë, tani mbas pothuaj tre dekadash sepse shoqëria shqiptare e kaloi gati në heshtje gjithë sa ndodhi në ato vite diktature, ku ne jemi rritur në një izolim të plotë, duke mos ditur madje, as se sa shumë gjëra na ndaloheshin. Është i padrejtë për krijuesit, artistët, kompozitorët, piktorët, shkrimtarët, si dhe për të gjithë ata që nën diktaturë na kanë dhënë edhe kënaqësi estetike dhe shpirtërore.

– Por ka edhe vepra që nuk janë në lartësinë e duhur, apo jo?

– Natyrisht. Në morinë e veprave që kemi trashëguar nga diktatura ka disa që janë mediokre apo propagandë e shëmtuar, por pikërisht duke i parë sot nga distanca që koha vetë krijon, arrijmë të kuptojmë edhe më mirë kohën që kemi jetuar. Ashtu sikundër ka vepra shumë të mira që edhe sot krijojnë emocion. Dhe, së fundmi, do doja të thoja se ne se i trajtojmë  këta filma si një rrezik për gjeneratën e re, bëjmë një gabim të madh duke i nënvlerësuar të rinjtë. Sot në epokën e internetit, dhe të superinformacionit,si është mundur që të rinjtë mund të gënjehen e të dëmtohen nga propaganda e këtyre filmave?! Kjo është e pamundur dhe nënvlerësim për inteligjencën e shoqërisë shqiptare. Ajo që mendoj është se, në fund të fundit, vetë Koha do të seleksionojë veprat e realizmit socialist dhe do bëjë që regjisorët, aktorët, kompozitorët, dhe përgjithësisht gjithë krijuesit e atyre viteve të marrin atë që meritojnë! Publiku shqiptar nuk ka nevojë për guidë për t'i thënë se çfarë duhet të pëlqejë e çfarë duhet të ndjejë. Aq me tepër për krijimtari që i përket dekadash më parë!      Kjo është pak a shumë ajo qëe mund të them…/Burimi: DITA

Genta Ismajli guxon shumë, zbulon gjoksin në projektin e ri (VIDEO & FOTO)

Posted: 19 Mar 2017 06:59 AM PDT

Është vënë shpesh në qendër të mediave për eksperimentet dhe guximin në projektet e reja që prezanton herë pas herë, por këtë herë këngëtarja Genta Ismajli i ka kaluar pritshmëritë.

E ftuar së fundi në Prive, Genta ka folur për klipin e ri që është duke përgatitur. Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje, për momentin ajo tregoi se klipi do të jetë më i nxehtë, madje edhe do të shoqërohet me një set fotosh provokuese.

Po ashtu, Genta tregoi edhe mënyrën se si operon në çdo detaj të koncerteve dhe përgatitjes së klipeve të reja. Prive ishte në realizimin e një seti fotografik të realizuar me fotografin Veton Osmani.

Që do të jetë i nxehtë, garanci jep vetë këngëtarja, duke nxjerrë edhe gjoksin për një moment.

Ndiqni videon në minutën 3:05.

Vrasja e emigrantit, dëshmitari: Më kërkuan ndihmë, nuk i futa në shtëpi (VIDEO)

Posted: 19 Mar 2017 06:39 AM PDT

Tre shtetas shqiptarë  teksa kalonin nëpër këto shtigje në tentativë për të kaluar në mënyrë ilegale kufirin janë sulmuar papritur nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë njëri prej tyre Zarif Alliu ka humbur jetën.

Banorët e zonës rrëfejnë momentet e mbrëmjes së shtunës kur në dyert e tyre është trokitur për të kërkuar ndihmë.

Një nga dëshmitarët ka rrëfyer për Ora News ngjarjen, ndërsa ka thënë i kanë kërkuar ndihmë, por ai nuk i futi në shtëpi.

"Mbrëmë rreth orës tetë e gjysmë dikush trokiti në derë: Duam ndihmë! Dolëm jashtë për ta ndihmuar e pashë që nuk ishte i rregullt, ishte i gjakosur i bërë copë-copë. Nuk pranova si njeri ta fusja në oborr e kam lënë te porta jashtë . Aman ju lutem më ndihmoni, tha se kam njërin që po më vdes.

-Ku e ke, i thashë.

-E kam këtu te shtëpia jote.

Unë kam marrë një batanije dhe ja kam dhënë. Në shtëpi nuk e kam pranuar. Kërkova kryeplakun në telefon, ai e pa gjendjen, më pas lajmëroi policinë dhe policia bëri punën e saj. I plagosuri nuk ishte në gjendje të komunikonte asgjë, kurse ai që ishte në gjendje më të mirë, njëherë thoshte diçka tjetër, një herë diçka tjetër. Nuk thoshte as nga po shkonte as nga po ktheheshe, ishin në këmbë. Unë nuk kam parë as makinë, as njeri të lëvizë", ka rrëfyer dëshmitari.

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit, kur tre emigrantët shqiptarë u sulmuan dhe u goditën me sende të forta dhe më pas u janë marrë sendet personale.

Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur 44-vjeçari Zarif Alliu nga fshati Vërdovë i Pogradecit.

Ai së bashku me një tjetër shtetas shqiptar janë gjendur të hedhur në rrugë në gjendje të rëndë raporton policia e Korçës dhe më pas janë dërguar menjëherë në spital. Por pas marrjes së ndihmës shëndetësore, 44-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.

Njëri prej tre emigrantëve ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa i treti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Devollit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërsa dyshimet e efektivëve të policisë flasin se autorët fillimisht i kanë grabitur tre emigrantët dhe më pas sulmuar, ku njëri humbi jetën.

A do ta dekretojë Nishani, Fatmir Xhafajn? Blendi Fevziu zbardh skenarët

Posted: 19 Mar 2017 05:59 AM PDT

Nga Blendi Fevziu

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka njoftuar një konferencë shtypi sot në ora 18:00. Është afër mendsh që konferenca e shtypit më shumë se sa me vizitën në Azerbajxhan të ketë lidhje me ndryshimet në qeveri dhe sidomos me emrat e ministrave të rinj. Midis tyre më i diskutuari mbetet ai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Saimir Tahirit. Ardhja e Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme duket se është komplikuar nga lajmet dhe akuzat se në vitin 1985 – 1986 ai ka punuar si hetues në rrethin e atëhershëm të Krujës. Në drejtim të Xhafës ka pasur akuza konkrete, nga emra konkretë dhe për çështje konkrete. Pikërisht në këtë rast, Nishani ndodhet në një moment të vështirë. Dekretimi i një ish hetuesi të komunizmit, është i papranueshëm dhe i pamundur për Nishanin. Dhe për çdo President tjetër që ka qenë në detyrë në këtë vend ose që mund të ishte në vend të tij.

E para, duhet të sqarohet nëse Xhafa ka qenë apo jo hetues politik në vitet e komunizmit. Javën e fundit ai ka pasur një akuzë konkrete nga 3 persona, për një çështje që lidhej me dënimin e një grupi që kishte ngritur dolli në kohën e vdekjes së Enver Hoxhës. Dolli që ju kushtoi atyre vite të tëra burg dhe persekutim familjar. Çështja është e vërtetë, por implikimi i Xhafës në të duhet të jetë i dokumentuar. Në shtyp janë përhapur akuza ndaj denoncuesve të tij, po edhe kjo s'ka asnjë vlerë. Shteti nuk vepron me deklarime në shtyp, as me analiza mediatike nëse ata që akuzojnë janë njerëz të mirë apo të këqinj. Shteti ka instrumenta për të vërtetuar, nëse Xhafa ka qenë hetues politik dhe nëse e ka hetuar këtë çështje.

Nëse Xhafa ka qenë hetues politik, rasti është shumë i rëndë. E kam njohur personalisht Xhafën dhe midis deputetëve të parlamentit shqiptar më është dukur gjithnjë korrekt. Nuk e kam ditur që ka qenë hetues dhe besoj se edhe Kryeministri nuk e ka ditur këtë detaj nëse është i vërtetë. Jam i prirur të besoj që edhe Xhafaj nuk e ka vlerësuar këtë moment në jetën e tij. Pra nëse është e vërtetë, nëse Xhafa ka qenë hetues politik, Presidenti duhet të kontaktojë urgjent Kryeministrin dhe ti kërkojë zëvendësimin e Xhafës me një emër tjetër. Do ishte në vetë dinjitetin e Xhafës të tërhiqej. Nuk e di se si mund ta votojë një ish hetues deputetë të mazhorancës si psh Mesila Doda, Ilir Meta, Pandeli Majko apo Shpëtim Idrizi që kanë fillesat e karrierës së tyre politike në betejë me diktaturën komuniste. Do ishte një njollë që ata vetë nuk e kapërdijnë dot.

Nëse Kryeministri heziton atëherë Nishani nuk mund ta dekretojë. Edhe vende si Rusia që drejtohen nga një ish oficer i KGB – së kanë ligje më të ashpra për hetuesit e diktaturës. 27 vjet pas rrëzimit të saj, është e papranueshme që Shqipëria të kthehet në strukturat dhe instrumentet e diktaturës. Kjo s'ka asnjë diskutim. Ai regjim është dënuar me 3 rezoluta të parlamentit shqiptar; me disa rezoluta të Parlamentit Europian dhe KE ndaj çdo instrument i tij nuk mund të adaptohet në ssitemin e ri politik.

Nëse Xhafa nuk ka qenë hetues; nëse Xhafa nuk është përfshirë në hetime politike; nëse të gjitha ato që janë thënë për të janë false apo të motivuara politikisht atëherë ne të gjithë duhet t'i kërkojmë falje Xhafës dhe t'i themi atij mirësevjen në krye të Ministrisë së Brendshme. Por vetë Xhafa kishte detyrimin që prej të mërkurës kur nisën akuzat e para e deri më sot, të paktën të bënte një deklaratë publike, qoftë me shkrim, 2 rreshta sa për të sqaruar të shkuarën e tij. Ai se ka bërë dhe është e drejta e tij.

Tani i mbetet Presidentit të flasë. I mbetet atij të jetë i drejtë dhe i paanshëm. I painfluencuar politikisht. Ai nuk duhet të ndikohet as nga presioni i partisë që e ka zgjedhur dhe as nga ai i partisë që e konteston. Bujar Nishani duhet të sqarojë nëse në dokumentat e shtetit shqiptar figuron që Xhafa të ketë qenë hetues apo jo. Dhe i takon atij të marrë një vendim. Një vendim që më shumë se me një emër, lidhet me një qëndrim ndaj të shkuarës dhe dinjitetin e mbi 150 mijë shqiptarëve të ndëshkuar politikisht dhe mbi 6500 disidentëve shqiptarë që janë ende pa varr.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more