Skip to main content

“Të paktën 23 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Të paktën 23 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Të paktën 23 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad

Posted: 20 Mar 2017 11:48 AM PDT

Policia irakiane dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdad, janë vrarë të paktën 23 persona dhe plagosur 45 të tjerë. Sulmi ka ndodhur në lagjen Amil, që gjendet në jugperëndim të kryeqytetit irakian. Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin por grupi militant Shtetit Islamik, ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën në Bagdad. Sulmi i sotëm vjen në kohën kur forcat irakiane janë duke zhvilluar luftime të ashpëra me militantët e Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioneri Hahn të martën viziton Maqedoninë

Posted: 20 Mar 2017 11:01 AM PDT

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn do të vizitojë të martën Maqedoninë, në një tjetër përpjekje për të ndihmuar zgjidhjen e krizës politike, e cila e ka lënë Maqedoninë pa qeveri të ri, që prej zgjedhjeve të dhjetorit. Grupi i quajtur "Për Maqedoninë e Bashkuar", që mbështetë agjendën e partisë nacionaliste VMRO-DPMNE, të Nikola Gruevskit, ka thirrur protesta para zyrës së misionit të BE-së në Shkup, gjatë vizitës së Hahn. Grupi thotë se dëshiron t'i dërgojë një "mesazh të qartë Hahnit", se kundërshtojnë formimin e qeverisë e cila "rrënon karakterin unitar" të Maqedonisë. Ky grup thotë se një gjë e tillë bëhet nëse zyrtarizohet gjuha shqipe. Tri parti shqiptare kanë kërkuar që gjuha shqipe të bëhet gjuha e dytë zytare. Ata e kanë vënë këtë kusht për çdo marrëveshje koalicioni. Lideri i VMRO-s, Nikola Gruevski ka refuzuar këtë kërkesë. Ndërkaq, lideri socialdemokrat Zoran Zaev dëshiron që të formojë qeverinë me partitë shqiptare dhe të zyrtarizojë gjuhën shqipe. Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka refuzuar që t'ia jap mandatin Zaevit për të formuar qeverinë, ndonëse ai ka dëshmuar se e ka shumicën parlamentare. Ivanov thotë se çështja e gjuhës shqipe është përpjekje për të shkatërruar pavarësinë e Maqedonisë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia thotë se përdor metafora për nazizmin sepse shqetësohet për miqtë evropianë

Posted: 20 Mar 2017 09:59 AM PDT

Turqia përdor metafora për "fashizmin" sepse është e shqetësuar me të ardhmen e miqve evropian dhe shpreson se ata do të mbajnë mend historinë e përgjakshme dhe të mos bien në kurthin e nazizmit, ka thënë zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus. Duke folur në një konferencë për media, Kurtulmus ka thënë se vendet evropiane duhet të ndërmarrin masa kundër racizmit. Komentet e tij vijnë në kohën e tensioneve në mes të Turqisë dhe Evropës, veçanërisht me Gjermaninë dhe Holandën, për shkak të anulimit të disa tubimeve të ministrave turq, të cilët po kërkojnë mbështetjen e diaporës, për referendumit e 16 prillit. Referendumi pritet t'ia rrisë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan. Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për "praktika naziste", ndërkaq Holandën për "fashizëm".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa kërkon falje për rolin e Kishës në gjenocidin në Ruandë

Posted: 20 Mar 2017 09:18 AM PDT

Papa Françesku ka kërkuar falje për "mëkatet dhe të dështimet e Kishës dhe anëtarëve " gjatë gjenocidit të vitit 1994 në Ruanda. Në një deklaratë pas takimit në mes të Papës dhe presidentit të Ruandës Paul Kagame, Vatikani ka pranuar se disa priftrinj katolikë dhe murgesha "u janë nënshtruar urrejtjes dhe dhunës, duke tradhtuar misionin e tyre ungjillorë", duke marrë pjesë në gjenocid, raporton AP. Në gjenocidin e vitit 1994 në Ruanda, janë vrarë mbi 800,000 pjesëtarë të etnisë Tutsi, ndërkaq pjesëtarët e moderuar Hutu u vranë nga ekstremistët Hutu. Shumica e viktimave vdiqën në kisha, ku kishin kërkuar strehim. Vatikani ka thënë se "Papa Françesku ka shprehur dëshirën e tij që njohja e dështimeve në atë periudhë, mund të kontribuojë për riparimin e besimit". Vitin e kaluar, peshkopët katolikë në Ruandë, kishin kërkuar falje për "të gjitha të këqijat që Kisha ka kryer".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drejtori i FBI-së konfirmon hetimet ndaj ndihmësve të Trumpit për lidhjet me Rusinë

Posted: 20 Mar 2017 09:06 AM PDT

Drejtori i FBI-së ka konfirmuar se po vazhdojnë hetimet për komunikimin ndërmjet zyrarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Donald Trump. James Comey e bëri këtë deklaratë të hënën në një seancë dëgjimore në Komitetin për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve, në njërën nga disa hetime të Kongresit që po zhvillohen për ndërhyrjet e Rusisë, gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA në vitin 2016. Gjatë dy muajve të parë në zyrë të administratës Trump, presidenti ka qenë i ndjekur nga raportet e inteligjencës për ndërhyrje të dyshuar të Rusisë dhe nga shtypi që njoftoi se FBI është duke hetuar bashkëpunëtorët e Trumpit. Në komentet e tij të hapjes, Comey i konfirmoi komitetit të Dhomës se hetimet e tilla ishin të vazhdueshme. Comey nuk bëri asnjë referencë fillestare ndaj akuzave të vet Trump-it, disa javë më parë, se zyra e tij kishte qenë e përgjuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama. "Nuk kam asnjë informacion që mbështet postimet e presidentit në Twitter por FBI është duke e shikuar këtë çështje me kujdes", ka thënë Comey. Kryesuesi i Komitetit, republikani Devin Nunes, iu bashkua homologut demokrat, Adam Schiff, duke thënë se "nuk kishte përgjues fizik" në zyrat e Trumpit. Por Nunes gjithashtu sugjeroi se mund të ketë pasur lloje të tjera të vëzhgimeve të vazhdueshme. Seancat dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve janë të parat për përfshirjen e Rusisë në fushatën presidenciale në SHBA. Në janar shërbimet amerikane të inteligjencës publikuan një raport duke thënë se kanë vlerësuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar një "fushatë ndikuese" me qëllim të përdorimit të hakimeve, rrjedhjeve dhe metodave të tjera për të minuar besimin në sistemin zgjedhor të SHBA-së dhe të denigrojnë kandidatën demokrate, Hillary Clinton. Raporti thoshte se Rusia ka pasur preferencë të qartë për Trumpin. Ndërkaq, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers, ka kundërshtuar fuqishëm një pretendim të administratës Trump, se NSA ka kërkuar nga homologët e tyre britanik të GCHQ, të spiunojnë Trumpin. Zyrtarët britanikë kanë thënë se një pretendim i tillë është absurd. "Kjo do të ishte në kundërshtim të marrëveshjes 'Five Eyes', që është në fuqi për dekada të tëra", tha Rogers para komitetit, duke iu referuar një marrëveshje për bashkëpunin në mes të agjencive të inteligjencës të SHBA-së, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe. Rusia ka mohuar akuzat se ka tentuar që të ndikojë në zgjedhjet presidenciale dhe Trump po ashtu ka hedhur poshtë sugjerimet se ai apo fushata e tij kanë pasur kontakte të papërshtatshme me zyrtarët rusë. "Demokratët e kanë sajuar këtë histori të Rusisë, për tu arsyetuar pasi kanë bërë një fushatë të keqe", ka shkruar sot në Twtter, presidenti amerikan Donald Trump. "Historia e vërtetë që Konregresi, FBI dhe agjencitë e tjera duhet të shikojnë, është rrjedhja e informacioneve të klasifikuara", ka thënë Trump, në një tjetër postim në Twitter. Këshilltari për siguri kombëtare e Trumpit, Micheal Flynn u largua nga administata në shkurt, për shkak të kontakteve me zyrtarët rusë. Pas kësaj, Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions gjatë seancës dëgjimore të konfirmimit, ju kishte thënë senatorëve se ai nuk është takuar me asnjë zyrtarë rusë gjatë fushatës. Por ai më vonë pranoi se ishte takuar dy herë me ambasadorin rus në Uashington, dhe e përjashtoi veten nga hetimi për Rusinë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia nuk mund të anulojë vendimet e Qeverisë së Kosovës

Posted: 20 Mar 2017 09:00 AM PDT

Qeveria e Serbisë nuk ka mundësi që të anulojë asnjë vendim të qeverisë së Kosovës dhe deklaratat e tilla shërbejnë vetëm për nevojat e brendshme të udhëheqësve shtetërorë në Serbi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi. Deklarimet e Kelmendit pasuan qëndrimin e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, javën e kaluar, sipas të cilit qeveria e tij ka marrë "vendim për anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin gjithë pronën e paluajtshme të ish-RSFJ-së, ish-Federatës Jugosllave, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës e kalon në pronësi të saj". Vuçiq tha se "ka vepruar njëjtë si edhe në rastin e kombinatit "Trepça", në nëntor të vitit të kaluar kur, sipas tij, "ka anuluar" një vendim të Kuvendit të Kosovës që ka miratuar Ligjin për Kombinatin. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pronat e paluajtshme, që nxiti reagimin e Serbisë, u tha se 'bazohej në ligjet dhe në Kushtetutën e Kosovës". "Ne jemi bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Planin e Ahtisarit dhe ato vendime të Qeverisë së Serbisë janë inekzistente dhe jo valide për tërë territorin e Kosovës. Ato, ai [kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq] mund t'i zbatojë vetëm në territorin e Republikës së Serbisë", ka thënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë. Ligji ndërkombëtar, thotë për Radion Evropa e Lirë, Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, nuk i jep mundësi Qeverisë së Serbisë për të anuluar vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ai thotë se zyrtarë të Serbisë e kanë interpretuar gabimisht ligjin ndërkombëtar, pasi sipas tij, ditën e shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, e gjithë pasuria e patundshme i takon shtetit që krijohet. "Ajo nuk mund të bëhet për dy arsye: arsyet kushtuese dhe ligjit ndërkombëtar. Arsyet kushtetuese janë se Serbia nuk ka asnjë juridiksion ndaj Kosovës, pasi Kosova është shtet i pavarur. Kurse arsyet e ligjit ndërkombëtar, që Serbia dhe juristët e tyre i dinë, që në momentin kur një shtet fiton pavarësinë, e që është rasti i Kosovës, ditën e shpalljes se pavarësisë, krejt pasuria e patundshmëria e shtetit pararendës i takon shtetit që krijohet". Hasani, deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, ndërkaq i konsideron 'marketing për qëllime politike të brendshme'. Qeveria e Kosovës, javën e kaluar ka vendosur që të gjithë pronën e patundshme të regjistruar në emër të RSFJ-së, Republikës së Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, ta kalojë në pronësi të Republikës së Kosovës. Edhe sipas planit të Ahtisarit "prona e luajtshme dhe paluajtshme e Republikës Federative të Jugosllavisë apo e Republikës së Serbisë, e cila ndodhet brenda territorit të Kosovës në momentin e Marrëveshjes, do t'i kalohet në pronësi Kosovës". Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi, thotë se sipërfaqja më e madhe e regjistruar në emër të Republikës Federale të Jugosllavisë, kanë qenë pronat e Ushtrisë së Jugosllavisë.  "Të gjitha pronat që kanë të bëjnë më Armatën e Jugosllavisë, ajo ka qenë një ndër pronarët më të mëdhenj të numrit të objekteve dhe hapësirave në territorin e Kosovës, të gjitha institucionet shtetërore federative të asaj kohe . Pastaj, të gjitha institucionet republikane të Republikës së Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës. Janë rreth 85 titullarë që kanë më shumë se një pronë".  Pak vite më parë, autoritetet serbe patën deklaruar se pronat e shtetit të Serbisë në Kosovë përfshijnë një numër të madh edhe të ndërmarrjeve publike, por edhe pasuri tjetër tokësore, përfshirë edhe Brezovicën. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq ka deklaruar se "që nga fillimi i bisedimeve në Bruksel ka qenë e qartë se Prishtina do ta ndërmarrë një hap të tillë". Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës, gjithashtu, kanë refuzuar çdo herë të flasin për pronat në kuadër të dialogut. Por, ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se çështja e pronave në territorin e Kosovës "nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve që zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë" dhe se për to vendos "vetë Kosova". (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Më 29 mars aktivizohet procedura për dalje nga BE-ja

Posted: 20 Mar 2017 07:10 AM PDT

Britania thotë se më 29 mars do ta aktivizoj procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, pas referendumit të vitit të kaluar, ku votuesit vendosën për tërheqje nga BE-ja. Një zëdhënës i kryeministres, Theresa May, tha sot se qeveria e Britanisë e ka informuar Zyrën e presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, për synimin për aktivizimin e Kapitullit 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, që paraqet njoftim formal për synimin e një shteti anëtar që të largohet nga BE-ja. "Ne jemi në prag të negociatave më të rëndësishme për këtë vend për një gjeneratë", tha sekretari britanikl për Brexit, David Davis. Në përgjigje të këtij njoftimi, presidenti Tusk tha se ai do t'i përfaqësoj shtetet e tjera anëtare në BE, me një propozim të udhëzimeve për negociata, brenda 48 orëve, pasi të aktivizohet Artikulli 50. Negociatat për kushtet e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian duhet të përfundojnë brenda dy vitesh. Tash për tash, Britania është shteti i vetëm në Bashkimin Evropian, që ka vendosur të largohet dhe e ka aktivizuar Artikullin 50.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përkundër mospajtimeve, SHBA dhe Kina shprehen për bashkëpunim

Posted: 20 Mar 2017 06:59 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, kanë shprehur përkushtim për të synuar bashkëpunim më të madh, përkundër mospajtimeve lidhur me Korenë Veriore dhe çështjet e tjera. Ky takim i nivelit më të lartë ndërmjet zyrtarëve të dy vendeve, prej inaugurimit të presidentit, Donald Trump, në muajin janar, u bë dje në Pekin, vetëm disa orë pasi Koreja Veriore njoftoi se e kishte kryer testin e një makine të re raketore, ndërsa lideri i këtij vendi, Kim Jong Un, e lavdëroi "lindjen e re" të industrisë së raketave në këtë vend. Para testit raketor verikorean, zoti Tillerson pat tërhequr vërejtjen se tensionet rajonale janë në "nivel të rrezikshëm". Kina ishte e zemëruar nga presioni i Uashingtonit për të ndikuar në Korenë Veriore, që ta kufizojë programin e saj atomik dhe raketor, dhe ashpër e pat kritikuar vendimin e SHBA-së për ta vendosur sistemin e mbrojtjes raketore në Korenë Jugore. Megjithatë, Tillerson dhe Xi kanë shprehur përkushtim për lidhje më të fuqishme ndërmjet dy shteteve. Presidenti i Kinës, Xi Jinping i tha Tillersonit se ai dhe Trump, gjatë një bisede telefonike në muajin shkurt, "ishin pajtuar për përpjekje të përbashkëta për avancimin e bashkëpunimit Kinë – SHBA" dhe ka shprehur besim se të dy palët "mund të sigurojnë se raportet do të lëvizin përpara në mënyrë konstruktive në periudhën e re". "Besoj se sa më parë këto marrëdhënie me siguri do të lëvizin në drejtim të drejtë", tha presidenti Xi. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i tha presidenti kinez se presidenti Trump i ka vlerësuar "shumë lartë komunikimet, që tashmë kanë ndodhur" ndërmjet dy liderëve. "Nëpërmjet të dialogut të mëtejshëm, ne do të arrijmë mirëkuptim më të mirë, që do të çojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe do të vendosë një qasje për raportet e ardhshme të bashkëpunimit", tha Tillerson gjatë takimit me zotin Xi në Pekin. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha se Tillerson dhe Xi, gjatë takimit 30 minutësh, janë pajtuar "se ka mundësi për bashkëpunim më të madh ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, por ka pranur se ka dhe do të ketë edhe në të ardhmen, dallime ndërmjet dy vendeve". "Sekretari Tillerson, po ashtu, ka thënë se presidenti Trump pret që të dy së shpejti do të mund të takohen ballë për ballë për diskutime, me të cilat do të përcaktohet kursi i marrëdhënieve të ardhshme SHBA – Kinë", thuhet në deklartatën e zëdhënësit Toner. Pekini ishte ndalja e fundit e sekretarit Tillerson në turneun në Azinë Lindore, me ç'rast i ka vizituar edhe aleatët, Japoninë dhe Korenë Jugore. Ky turne ishte dominuar nga shqetësimet lidhur me Korenë Veriore dhe kërcënimet nga programi i saj atomik dhe ai raketor balistik. Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, raportoi se lideri verikorean, Kim Jong Un, personalisht e ka mbikëqyrur testin tokësor të makinës raketore. Ai "ka theksuar se e gjithë bota së shpejti do të dëshmohet për rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe fitoren e madhe që sot është arritur", ka raportuar KCNA. Ekspertët thonë se këto komente indikojnë se testi me gjasë ishte për një tip të ri të makinës për raketa me rreze të gjatë veprimi. Pekini është aleati kryesor i Koresë Veriore. Përgatiti: Fatmir Bujupi  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lamtumira për doajenin e gazetarisë në Bosnjë, Budo Vukobrat

Posted: 20 Mar 2017 06:55 AM PDT

Anëtarë të familjes dhe kolegët e miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetarit dhe redaktorit të Radios Evropa e Lirë, Budo Vukobrat, që ndërroi jetë më 15 mars në moshën 69 vjeçare. Në sallën e Qendrës Mediale në Sarajevë, familja dhe një numër i madh i kolegëve e miqve morën pjesë në akademinë përkujtimore për doajenin e gazetarisë së Bosnjë e Hercegovinës, Budo Vukobrat. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të BeH, Marko Divkoviq, tha se Budo Vukobrat ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën mediale në Bosnjë e Hercegovinë. Në 18 vjetët e fundit, Budo Vukobrat ka punuar për Radion Evropa e Lirë, dhe ka qënë i angazhuar në punët gazetareske dhe redaktoriale të radio emisioneve dhe të magazinës TV Liberty, kurse opinioni do ta mbajë në mend posaçërisht për emisionin e kulturës, të dieleve. Në emër të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, nga kolegu dhe mentori u nda Marija Arnautoviq: "Është e pamundur që nga ky vend, tani, të thuhet se çfarë paraqiste për të gjithë ne xha Budo, siç e kemi thirrë shumica në redaksi. Do të thosha – një zemër e paimponuar e redaksisë që rrihte për secilin prej nesh kur ishte më së e nevojshme. Ai do të kujtohej – e kam dëgjuar këtu, dikush ma tha – se është ora e fundit e dimrit dhe ndërkohë ora e parë e pranverës dhe më vjen, disi, mirë që pikërisht në këtë orë të ndahemi nga ky njeri i madh". Budo Vukobrat varroset në varrezat e qytetit në Vlakovo të Sarajevës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kontribuesi i Radios Evropa e Lirë në gjykatë në Krime

Posted: 20 Mar 2017 05:53 AM PDT

Gazetari në Krime, Mykola Semena, është paraqitur sot në një gjykatë lidhur me akuza për separatizëm. Para se të fillonte procesi kundër tij në Krime, që është aneksuar nga Rusia, gazetari Semena, ish-kontribues i Radios Evropa e Lirë, u tha gazetarëve se është i pafajshëm. Ky gazetar 66 vjeçar, është akuzuar lidhur me një artikull në të cilin ai e kishte kritikuar Moskën për okupimin e gadishullit të Krimesë në Ukrainë, në vitin 2014. Po ashtu, ai kishte shprehur mbështetje për bllokadën e këtij territori, të inicuar nga aktivistët e Ukrainës. Procesi në një gjykatë ruse në Simferopol të Krimesë, ka filluar përkundër presionit ndërkombëtar në rritje, që akuzat ndaj gazetarit Semena të tërhiqen. Akuzat janë ngritur nga një artikull i vitit 2015, të cilin ai e kishte shkruar për faqen në Internet, Krym.Realtii, të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria. Ky artikull, sipas autoriteteteve të instaluara ruse në Krime, paraqet shkelje të integritetit territorial të Rusisë. "Ne nuk e pranojmë fajësinë" u tha Semena gazetarëve afër gjykatës para se të fillonte seanca, duke folur për vetveten dhe avokatët e tij. "Në artikullin tim nuk kishte thirrje për shkelje të integritetit territorial të Rusisë", tha ai dhe shtoi se "statusi i Krimesë është kontestues". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Themelimi i ushtrisë, përplasje e institucioneve apo e politikës?

Posted: 20 Mar 2017 05:36 AM PDT

Çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës apo miratimi i një projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, ka nxjerrë në pah mospajtimet e faktorit ndërkombëtar, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, përballë institucioneve të larta të Kosovës, por edhe mospajtimin ndërmjet vetë drejtuesve të institucioneve të larta të vendit. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ditën e shtunë, ka theksuar qëndrimin e tij të prerë se problemi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës duhet të zgjidhet "në koordinim me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n". Siç ka thënë ai, "Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin themelimin e Ushtrisë së Kosovës, por kërkojnë që ky themelim të bëhet në bashkëpunim dhe në bashkërenditje me ta".  "Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kemi bërë këtë shtet që e kemi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t'i ndërtojmë edhe institucionet e ardhshme të Republikës së Kosovës.Do ta kemi edhe ushtrinë edhe miqësinë, por edhe përkrahjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës dhe NATO-s", ka thënë Mustafa. Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka këmbëngulur në procedimin e projektligjit të hartuar nga zyra e tij për transformimin e FSK-së në një ushtri të Kosovës, duke e arsyetuar këtë me pamundësinë që të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për formimin e ushtrisë, për shkak të bllokimit nga ana e deputetëve të Listës Serbe. "Transformimin e bëjnë të nevojshëm edhe zhvillimet në rajon dhe nevoja në Kosova të forcojë mekanizmat mbrojtës të vendit", pati deklaruar Thaçi. Presidenti Thaçi, madje ka deklaruar se do të japë dorëheqje në rast se ligjvënësit nuk e miratojnë propozimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Artan Muhaxhiri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se qasja e presidentit Thaçi dhe ajo e kryeministrit Mustafa, lidhur me formimin e ushtrisë, shpërfaqin përplasje ndërmjet dy drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit. Sipas tij, në rast se kryeministri Mustafa nuk pajtohet me qasjen e presidentit Thaçi, atëherë, siç thotë ai, kryeministri duhet ta shpalosë publikisht strategjinë ose alternativën se si mund të bëhet ushtria. "Në fakt, kjo mund të jetë më shumë politike sepse presidenti Thaçi e ka dominuar skenën politike këto javë dhe në fakt kjo i shkon në dëm kryeministrit Mustafa, si faktor politik, por edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. E kjo është posaçërisht e rëndësishme nëse jemi në një periudhë para zgjedhjeve, sepse me këtë konstelacion edhe në Kuvend, por edhe me pakënaqësitë e fundit, kjo Qeveri nuk ka shumë gjasa që ta çojë mandatin në fund", tha Muhaxhiri. Ditë më parë, zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Michelle Schohn, i tha Radios Evropa e Lirë në një përgjigje me shkrim, se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura, përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës që çon drejt ndryshimeve Kushtetuese". Analisti Muhaxhiri, vlerëson se që nga shpallja e pavarësisë së vendit, në vitin 2008, është hera e parë që institucionet e Kosovës nuk janë në një zë me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare. "Nëse bashkësia ndërkombëtare insiston që ndryshimi ose transformimi i ushtrisë të bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese, atëherë ajo duhet të garantojë se do të ndikojë te pakica serbe dhe te Beogradi zyrtar, që kjo punë të bëhet. Nuk është aspak e drejtë që të kërkohet një akt nga ana e politikës kosovare e që realisht është i pamundur", tha Muhaxhiri. Sido që të jetë, në vitin 2014, përplasjet e subjekteve politike rreth çështjes së ushtrisë së Kosovës, e patën çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungari: Hapet një bazë ushtarake për ndaljen e imigrantëve

Posted: 20 Mar 2017 05:15 AM PDT

Ministri i mbrojtjes i Hungarisë, Istvan Simicsko, sot e ka inaugurar një bazë të vogël ushtarake në pjesën jugore të kufirit të Hungarisë, për ta parandaluar hyrjen e imigrantëve. Ai tha se ushtarët po punojnë për t'i mbrojtur kufijt "prandaj qindra mijëra nuk do të mund të marshojnë në këtë vend", sikur në vitin 2015, raporton agjencia AP. Javën e kaluar, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se një gardh i ri që po ndërtohet në kufirin me Serbinë, i pajisur me aparate për mbikëqyrje, mund ta bllokoj numrin e madh të migrantëve "prandaj në Austri dhe Gjermani, njerëzit mund të flejnë të qetë, meqë hungarezët do t'i mbrojnë kufijt e jashtëm të BE-së". Në fund të vitit 2015, Hungaria pat ndërtuar barriera për migrantët në kufirin me Kroacinë dhe Serbinë. Në bazën e re ushtarake në vendin Herceshanto, do të vendosen 150 ushtarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britaniku Andy Murray edhe mëtutje i pari në listën e tenistëve më të mirë

Posted: 20 Mar 2017 05:00 AM PDT

Britaniku, Andy Murray, e ka shtuar epërsinë e tij në listën e tenistëve më të mirë në botë. Tash ai në listën e ATP-së udhëheq me 3,090 pikë më tepër se lojtari i dytë në këtë radhitje, Novak Gjokoviq nga Serbia. Mëtutje, në listë plasohet Stan Wavrinka i Zvicrës, pasojnë Kei Nishikori (Japoni), Millosh Raoniç i Kanadasë, ndërsa në pozitën e 6-të, plasohet tenisti zviceran, Roger Federer. Ky plasman i tij paraqet kërcim për katër vende në krahasim me listën e mëparshme, që ndodhi pas triumfit të tij në turneun e fundit, Indian Wells. Në pozitën e 7 të listës ATP, që është publikuar sot, gjendet tenisti spanjoll, Rafael Nadal, raporton AFP nga Parisi.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski: BE-ja duhet të dënojë platformën shqiptare

Posted: 20 Mar 2017 04:53 AM PDT

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, thotë se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do t'i ofrohet të gjitha partive më të mëdha, për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Gruevski këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për televizionin pro-qeveritar kanal 5. Ai ka thënë se dokumenti nuk favorizon asnjë parti politike ndërsa ruan karakterin unitar të shtetit, por pa dhënë detaje tjera mbi përmbajtjen e tij. Nga Lidhja Social-Demokrate ende pa e pranuar një dokument të tillë janë kundër përgjigjur duke thënë se nga Gruevski presin vetëm një gjë, "sa më parë të largohet nga pushteti dhe t'i lëshojë vendin qeverisë së re". Kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski ka përsëritur qëndrimin për zgjedhje të parakohshme, por edhe gatishmërinë që t'i jep mbështetje LSDM-së për drejtimin e qeverisë së pakicës, nëse ajo heq dorë nga mbështetja për platformën e partive shqiptare. Ish kryeministri Gruevski ka thënë se këtë do t'ja kërkojë edhe komisionerit Johanes Hahn gjatë vizitës, të martën në Shkup. "Ajo që e presim nga ai është që të dënojë platformën e arritur në Tiranë, të dënojë përzierjen e shteteve tjera në punët e brendshme të Maqedonisë. Gjithashtu kërkojmë nga ai të që qëndrojë pas parimit në të cilin edhe vet BE-ja insistonte në vitin 2008 që qeveritë në Maqedoni të formohen nga partitë fituese tek blloku shqiptar dhe maqedonas, në këtë rast mes VMRO-së dhe BDI-së. Nëse ndodhë e kundërta, do të bëhet keq, do të ketë probleme që do të dëmtojnë të ardhmen e Maqedonisë", ka deklaruar Gruevski. Ndërkohë, përveç Gruvskit, edhe këshilli i protestave që ka mbështetjen e partisë së tij ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dënimin e platformës shqiptare, madje një kërkesë të tillë drejtuesit e këshillit thonë se do t'ia dorëzojnë vet komisionerit Johanes Hahn. "Bashkimi Evropian për momentin po tregon një sjellje injoruese ndaj nesh, por njëkohësisht edhe ndaj qytetarëve të Maqedonisë. Ne, do t'ja bëjmë me dije se nuk do të lejojmë formimin e qeverisë e cila do të punojë mbi bazën e një platforme të përgatitur jashtë shtetit. Kush do qoftë që zgjedhet kryetar i Kuvendit kërkojnë që të distancohet dhe ta hedh poshtë një platformë të tillë pasi me do të kemi shtet binacional, shtet federal dhe kjo për ne është e papranueshme. Ne do të mbrojnë deri në fund karakterin unitar të shtetit", ka deklaruar Igor Durlovski nga këshilli protestuese "Për Maqedoni të bashkuar". Duke komentuar pozicionet e tillë, në veçanti ato të Gruevskit dhe gatishmërinë e tij që deri në fund të kundërshtoj qeverinë e re, njohësit e çështjeve politike besojnë në presionet e faktorit ndërkombëtar për parandalimin e një përkeqësimi të gjendjes dhe formimin e qeverisë nga partitë që tanimë kanë formuar shumicën e re parlamentare. "Këto besoj se janë vizita në vazhdën e mos lejimit të destabilizimit të Maqedonisë për shkak se mënyra se si shkon procesi i zgjidhjes së bllokadës të cilën e kanë krijuar presidenti Ivanov, Nikolla Gruevski dhe mbështetësit e tyre të VMRO-së, së bashku edhe më institucionet e drejtësisë, mundet që Maqedoninë edhe më shumë ta destabilizojnë. Kështu që ardhjen e komisionerit Hahn e shoh si një përpjekje të bashkësisë ndërkombëtare që të zhbllokojë procesin dhe të lejojë formimin normal të institucioneve ashtu siç duhej të behej para disa muajve", thotë Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike. Ai beson se Gruevski është i vetëdijshëm për humbjen e fuqisë andaj synim parësor ka shpëtimin e vetes. Nëse këtë ia garanton bashkësia ndërkombëtare, Sinani thotë se ai është i gatshëm të lejoj formimin e qeverisë së re e cila po mbahet e bllokuar nga presidenti Gjorge Ivanov, i zgjedhur në këtë post nga VMRO-ja e Gruevskit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Është gjetur i vdekur në burg ish-zyrtari i agjencisë së gjithësisë

Posted: 20 Mar 2017 02:35 AM PDT

Ish-drejtori ekzekutiv i agjencisë së gjithësisë së Rusisë, Vladimir Yevdokimov, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një burg, me plagë nga therrja. Një komitet i mbikqëyrjes publike të burgut tha sot se para një muaji personi Yevdokimov ishte dërguar në një dhomë pa sistem të kamerave. Ky person ishte arrestuar në muajin dhejtor të vitit të kaluar, i dyshuar për vjedhje dhe ishte dërguar në paraburgim në Moskë. Komiteti Hetues i Rusisë e ka hapur rastin penal lidhur me dyshim për vrasje, pasi trupi i tij është gjetur pardje në qeli, në të cilën ishin edhe 11 të burgosur të tjerë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërnguljet lënë shkollat në fshatra me pak nxënës

Posted: 20 Mar 2017 02:13 AM PDT

Shpërnguljet e mëdha të popullatës nga vendet rurale në ato urbane ka bërë që disa nga shkollat në fshatrat e Kosovës të mbesin me numër të vogël të nxënëseve. Një nga këto shkolla është në fshatin Dabishec e cila gjendet rreth 35 kilometra nga Prishtina. Shkolla e mesme e ulët "Azemi e Salihu", e ndarë me dy paralele fizike, njëra në Hajkobillë dhe tjera në Gllogovicë, ka vetëm 47 nxënës. Në një klasë nuk ka më shumë se deri në 5 nxënës, derisa në një klasë është vetëm një nxënës. Elvira Gjela, nxënëse në këtë shkollë, ka ndjekur mësimet e vetme që nga klasa e parë. Ajo tani është në klasë të shtatë. Të gjitha këto vite, thotë Elvira, nuk kanë qenë aspak të lehta. Më së shumti thotë t'i kenë munguar shoqet dhe shokët e klasës. "Kushtet në shkollë janë shumë të mira, por mësimi vetëm me një nxënës nuk është i mirë. Kam arritur të mësoj mirë, por kisha pasur dëshirë që të jemi më shumë nxënës, pasi që do të bashkëpunonim, do të mund të shkëmbenim ide me njëri tjetrin", thotë Elvira. Elvira do të jetë e vetme në klasë vetëm edhe për një vit, pasi që së bashku me familjen pritet të shpërngulet në Prishtinë, ku edhe do t'i vazhdojë mësimet në ndonjërën nga shkollat e kryeqytetit. Ekspertët e arsimit në Kosovë, vazhdimisht kanë theksuar se duhet të rishqyrtohet rrjeti i shkollave, pasi që sipas tyre, këto shkolla me numër të vogël të nxënësve kanë shpenzime të mëdha, por edhe në një mënyrë atakohet edhe cilësia për shkak se mungon numri kritik i nxënësve brenda klasës. Ata kishin vlerësuar se do të ishte shumë më racionale që ata nxënës të transportohen në një shkollë tjetër, sesa të të investohet në ato paralele të vogla. Numri i vogël i nxënësve në këto shkolla, çdo vit e më shumë po shënon rënie, pasi që shpërnguljet nga zonat rurale në ato urbane po vazhdojnë. Kjo rënie e numrit të nxënësve nga viti në vit është shënuar edhe në shkollën e mesme të ulët në Dabishec. Drejtori i shkollës Hamdi Hyseni, thotë se aktualisht në fshatin Dabishec nuk jetojnë më shumë se 15 familje dhe ky numër është në rënie e sipër. "Kemi 47 nxënës, por numri i nxënësve është në rënie, kjo për arsye të kushteve ekonomike jo të mira të familjeve. Punë këtu në fshat nuk ka dhe banorët po gjejnë punë në Prishtinë dhe prandaj edhe po largohen. Në shkollë për momentin kushtet nuk janë të këqija. Komuna e Prishtinës ka bërë transportin për arsimtarët që vinë nga Prishtina, po ashtu kanë bërë edhe transportin për nxënësit. Lagësia e çdo nxënësi nga shtëpia në shkollë është 6 kilometra", thotë Hyseni. Në mungesë të nxënësve, në shkollën e mesme të ulët në fshatin Dabishevc mësimi mbahet edhe në paralele të kombinuara. Për mësimin në këto paralele të kombinuara flet mësuesja Shkurte Gashi Halimi. Ajo thotë se procesi mësimor në të njëjtën kohë me nxënësit e klasës së parë dhe të tretë, nuk është aspak i lehtë. "Ne jemi në klasë të kombinuara, është pak e vështirë, më e vështirë është për fëmijët në aspektin e mësim nxënies, po ashtu edhe për neve mësimdhënësit nuk është e lehtë, të transformohesh brenda të njëjtës orë në dy njësi të ndryshme mësimore. Orën e ndaj në gjuhë dhe matematikë. Për shembull, për klasën e parë mbajmë orën e matematikës për klasën e tretë orën e gjuhës shqipe. Përparësi i japi nxënësve të klasës së parë pasi që janë më të vegjël", tregon ajo. Ajo thotë se mësimi në klasë të kombinuara dhe mësimi me pak nxënës ka mangësitë e veta. "Fëmijët kanë dëshirë të bëjnë edhe gara, pra hyjnë në garë me njëri tjetrin, kërkojnë më shumë prej vetës dëshirojnë të marrin një notë më të mirë, të dinë më mirë se shoqja apo shoku. Konkurrenca e nxjerr edhe cilësinë. Por, këtu nuk mund ta bëjnë këtë pasi që janë në numër të vogël. Megjithatë fëmijët janë mësuar të jenë bashkë në një klasë pavarësisht se nuk janë të njëjtës klasë. Pothuajse të gjithë i dinë detyrat e veta dhe tani dinë se si të sillen karshi kësaj", thotë ajo. Ndryshe, sistemi i arsimit në Kosovë në raporte të shumta të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, ishte kritikuar se është në nivel jo të dëshiruar. Ankesat më të mëdha fillimisht ishin bërë për mungesë të objekteve shkollore, mirëpo thuhet se kjo problematikë është zbutur deri më tani, derisa problemi që vazhdon ta rëndojë këtë fushë është cilësia. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërnguljet lënë shkollat në fshatra me pak nxënës

Posted: 20 Mar 2017 02:02 AM PDT

Shpërnguljet e mëdha të popullatës nga vendet rurale në ato urbane ka bërë që disa nga shkollat në fshatrat e Kosovës të mbesin me numër të vogël të nxënëseve. Një nga këto shkolla është në fshatin Dabishec e cila gjendet rreth 35 kilometra nga Prishtina. Shkolla e mesme e ulët "Azemi e Salihu", e ndarë me dy paralele fizike, njëra në Hajkobillë dhe tjera në Gllogovicë, ka vetëm 47 nxënës. Në një klasë nuk ka më shumë se deri në 5 nxënës, derisa në një klasë është vetëm një nxënës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania dhe Japonia – në favor të tregut të lirë

Posted: 20 Mar 2017 01:28 AM PDT

Liderët e Gjermanisë dhe Japonisë janë shprehur fuqishëm në favor të tregut të lirë, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara e kanë detyruar grupin e 20 vendeve kryesore ekonomike (G20), që ta tërheqin përkushtimin për kundërshtim të protekcionizmit. Mbrëmë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kanë bërë thirrje për marrëveshje për tregti të lirë ndërmjet Japonisë dhe Bashkimit Evropian. "Ne dëshriojmë tregje të hapura dhe të lira", tha Angela Merkel mbrëmë në Hanover, në hapje të panairit të kompjuterëve, që sponzorizohet së bashku nga qyteti Hanover dhe Japonia. Kryeministri Abe, i cili ishte në Hanover në kuadër të turneut të tij evropian, tha se Japonia "dëshiron të jetë kampion në mbajtjen e sistemeve të hapura së bashku me Gjeraninë". "Në kohën kur ne po argumentojmë shumë për tregti të hapur, kufij të hapur dhe vlera demokratike, është shenjë e mirë se Japonia dhe Gjermania, nuk kanë mospajtime", tha Angela Merkel. Në këtë kuadër, zonja Merkel nuk e ka përmendur direkt presidentin amerikan, Donald Trump, i cili i ka vazhduar komentet "Amerika së Pari", që i ka përdorë gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe i ka sulmuar disa marrëveshje tregtare globale, të cilat i kishte nënshkruar administrata e ish-presidentit, Barack Obama. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefat e FBI-së dhe NSA-së dëshmojnë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Posted: 20 Mar 2017 12:31 AM PDT

Drejtori i agjencisë FBI, James Comey, sot pritet të dëshmoj në një komitet të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016. Ky do të jetë dëgjim i parë i hapur për involvimin e Rusisë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, është goditur nga raportet e inteligjencës për përzierjen e Rusisë në fushatën zgjedhore dhe për hetimet e raportuara të agjencisë FBI ndaj ndihmësve të Trumpit. Donald Trump i ka hedhur poshtë sugjerimet se ai ose fushata e tij kishin kontakte jopërkatëse me zyrtarët e Rusisë. Parashihet, që në këtë dëgjim të paraqitet edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hagë: Shqyrtohen ankesat e të dënuarve për krime të luftës në Bosnjë

Posted: 20 Mar 2017 12:23 AM PDT

Në Tribunalin e Hagës sot fillon dëgjimi lidhur me apelin e ish-liderit kroat në Bosnjë Hercegovinë, Jadranko Përliq, dhe pesë personave të tjerë. Këta gjashtë kroatë të Bonjës janë dënuar në vitin 2013 nga Tribunali i Hagës me burg në kohëzgatje prej 10 e deri në 25 vjet, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në periudhën 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë. Ky dëgjim pritet të zgjasë disa ditë. Jadranko Përliq ishte dënuar me 25 vjet burg lidhur me akuza për vrasje dhe dëbim të myslimanëve gjatë luftës. Ai ishte president dhe më vonë kryeministër i të vetëshpallurit shtet i kroatëve të Bosnjës, me emrin Herceg-Bosnja. Të 6 personat e dënuar i kanë hedhur poshtë akuzat dhe kërkojnë proces të ri gjyqësor ose reduktim të dënimeve të tyre. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more