Skip to main content

Serbët e lodhur: Për ne njëjtë, si FSK si ushtri Gazeta Tribuna

Serbët e lodhur: Për ne njëjtë, si FSK si ushtri Gazeta Tribuna


Serbët e lodhur: Për ne njëjtë, si FSK si ushtri

Posted: 19 Mar 2017 05:37 AM PDT

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Leposaviqit, Xhemshit Bekteshi, shpreh qëndrimin që ushtria e Kosovës të operojë në secilin cep të Kosovës. Ai ka thënë të premten se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri së Kosovës nuk u bën dëm serbëve, përkundrazi shkon edhe në favorin e tyre. Kjo aq më parë kur pjesë e Ushtrisë së Kosovës janë edhe serbët dhe komunitetet tjera joshumicë.

"Në dokumente të të gjithëve na shkruan se jemi kosovarë, si shqiptarëve, si serbëve, si boshnjakëve, si romëve, si ashkalinjve dhe komuniteteve tjera. Do të thotë se me Kushtetutë të gjithë jemi kosovarë, andaj edhe ushtrinë e kemi të Kosovës. Me Kushtetutë dhe ligje ajo ka mandat t'i bie vizavi Kosovës, prej Vermice e në Jarinje", thotë Bekteshi.

Ndërkaq, një serb i veriut të Mitrovicës, Serxhan Milladinoviq, thotë se nuk është asgjë kundër që FSK-ja të bëhet ushtri.

"Për mua është krejt e njejtë, si FSK si FAK, krejt njejtë është. Ka njerëz që po i frikohen kësaj, disa janë edhe të frustruar dhe këmbëngulin që asnjë forcë mbrojtëse mos ta kalojë Ibrin dhe të dalë në pjesën veriore. Të tillët janë edhe kundër pranisë së forcave speciale ROSU të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Ta them të drejtën jemi lodhur", ka thënë Milladinoviq, i cili kishte dalë nga pjesa veriore në ETC në jug të Ibrit për t'u pajisur me artikuj jetësorë, shkruan Zëri.

Shefqet Hajrizi, ekonomist, thotë se nëse nuk ka kompetenca për t'i zbatuar detyrat me Kushtetutë edhe në pjesësn veriore të vendit, më mirë të mos formohet fare ushtria. "Duhet ta kenë të qartë të gjithë, se pa veri nuk mund të ketë ushtri. Vendi duhet të mbrohet me ushtri, kjo është në të gjitha shtetet e botës që janë të pavarura dhe sovrane. Sovraniteti i vendit ruhet dhe mbrohet me ushtri", thotë ai.

The post Serbët e lodhur: Për ne njëjtë, si FSK si ushtri appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more