“Rusia shpreson që Mladiqi do të lirohet nga burgu për trajtim mjekësor” plus 19 more Radio Evropa e Lirë
“Rusia shpreson që Mladiqi do të lirohet nga burgu për trajtim mjekësor” plus 19 more Radio Evropa e Lirë |
- Rusia shpreson që Mladiqi do të lirohet nga burgu për trajtim mjekësor
- Koalicioni që udhëhiqet nga SHBA do të hetojë sulmin në Raka
- Incidenti në Londër
- Steinmeier: Erdogan po vë në rrezik arritjet e Turqisë
- Një i vrarë në sulmin në Parlamentin britanik, policia e ndërlidhë me terrorizëm
- Çfarë cilësie kanë shërbimet mjekësore?
- Altman: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’
- Ish-ndihmësi i Trumpit kishte propozuar plan për përfitime të Putinit
- Autostradat e Kosovës në shërbim të bizneseve të huaja
- SHBA dhe Koreja Jugore thonë se një raketë verikoreane ka dështuar
- Siri: Nga një sulm ajror janë vrarë dhjetëra vetë
- Reagime pasi Tillerson nuk merr pjesë në mbledhjen e NATO-s
- Trump planifikon riafirmimin për “përkushtimin e fuqishëm” në samitin e NATO-s
- Belgjikë: Përkujtohen viktimat e sulmeve terroriste
- SHBA: Lëvizje për marrjen e shtetësisë së një operativisti të al-Kaidës
- OKB: Përkujtohet ambasadori rus Vitaly Churkin
- Protestat në Shkup vazhdojnë
- Hahn: Ivanov ta rishikojë vendimin, të pranohet shumica parlamentare
- Zgjedhjet presidenciale serbe edhe në Kosovë, qeveria hesht
- Trump e ka nënshkruar legislacionin për misione njerëzore në Mars
Rusia shpreson që Mladiqi do të lirohet nga burgu për trajtim mjekësor Posted: 22 Mar 2017 10:25 AM PDT Moska shpreson se ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, do t'i garantohet lirim i përkohshëm nga burgu në Hagë, për t'iu nënshtruar trajtimit mjekësor në Rusi. Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse, vjen vetëm një ditë pasi Tribunali Ndërkombëtar për Krime luftë për ish Jugosllavi, ka pranuar një kërkesë nga avokatat e Mladiqit, të cilët thonë se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar. Gjyqi ndaj Mladiqit ka përfunduar në dhjetor. Gjykatësisht janë duke shqyrtuar aktgjykimet mbi akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën në Bosnjë në vitet 1992-95. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Koalicioni që udhëhiqet nga SHBA do të hetojë sulmin në Raka Posted: 22 Mar 2017 10:09 AM PDT Departamenti amerikan i Shtetit thotë se koalicioni i sulmeve ajrore, që udhëhiqet nga SHBA, që lufton kundër grupit terrorist, Shteti Islamik, është duke hetuar raportet se një sulm ajror ka goditur një shkollë që përdorej për strehim në Siri, duke vrarë të paktën 33 persona në Raka, "Deri tash, koalicioni nuk ka asnjë indikacion se sulmi ajror ka goditur civilët në afërsi të Rakas, siç ka raportuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut", thuhet në deklaratën e Komandës Qendore të SHBA-së, "Sidoqoftë, që prej se ne kemi kryer disa sulme në afërsi të Rakas, ne do ta hetojmë këtë informacion", thuhet tutje në deklaratë. Observatori tha sot se beson se sulmi ajror ishte ndërmarrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara, që lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Ky grup tha se aktivisët e tij i kanë gjetur së paku 33 trupa të pajetë në objektin e shkollës, që ishte përdorë si strehim për të zhvendosur nga konflikti, pas sulmit që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 22 Mar 2017 10:04 AM PDT Një polic është plagosur pranë Parlamentit Britanik, ndërkaq janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Autoritetet britanike kanë qëlluar për vdekje sulmuesin, ndërkaq ky rast po trajtohet si sulm terrorist. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Steinmeier: Erdogan po vë në rrezik arritjet e Turqisë Posted: 22 Mar 2017 08:48 AM PDT Presidenti i ri gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në fjalimin e tij të parë si president ka paralajmëruar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se po rrezikon të shkatërrojë gjithçka që vendi i tij ka punuar në vitet e fundit dhe se po i dëmton marrëdhëniet me partnerët e tij. "President Ergodan, tip o vë në rrezik gjithçka që ti, së bashku me të tjerët, keni ndërtuar", ka thënë Steinmeier, duke shtuar se ai mirëpret shenja për përmirësimin e situatës. Tensionet diplomatike mes Turqisë dhe Evropës, posaçërisht Gjermanisë dhe Holandës janë rritur. Kjo për faktin se autoritetet gjermane dhe holandeze kanë anuluar disa tubime politike të ministrave turq, të cilët po kërkojnë mbështetjen e komunitetit turk për referendumin e prillit. Më 16 prill, në Turqi do të mbahet referendum, për ndryshimet kushtetuese, të cilat do t'ia rrisin kompetencat presidentit Erdogan. Erdogan e ka akuzuar Gjermaninë për "praktika naziste". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Një i vrarë në sulmin në Parlamentin britanik, policia e ndërlidhë me terrorizëm Posted: 22 Mar 2017 08:12 AM PDT Parlamenti britanik është mbyllur pas dy përpjekjeve të koordinuara për incidente të dhunshme, të cilat policia tha se po i trajtonte si sulme terroriste. Policia tha se një sulmues i veshur në të zeza hyri brenda perimetrit të Pallatit Westminster në Londër dhe theri me thikë një polic në afërsi të hyrjes që shfrytëzohet nga anëtarët e Parlamentit. Autoritetet thanë se sulmuesi u vra nga zyrtarët e sigurisë jashtë ndërtesës së parlamentit. Të paktën një grua është vrarë kur një sulmues goditi me veturë 12 kalimatarë në Urën Westminister, në afërsi të Parlamentit dhe të Kullës Big Ben të Londrës. Zyrtarët spitalor thonë se dhjetra persona, që u goditën nga vetura e sulmuesit kanë pësuar lëndime "katastrofale". Një grua është nxjerr e gjallë nga Lumi Thames në Londër, pas sulmit në Urën Westminister, ka thënë për Reuters një zëdhënës i Autoritetet i Portit të Londrës. "Një grua është nxjerr nga uji në afërsi të urës Westminister. Ajo është e gjallë por ka lëndime serioze", ka thënë zëdhënësi, duke shtuar se ajo tashmë është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. BBC raporton se një grup i studentëve francezë, në kohën e sulmit me veturë, ishin duke ecur në pjesën verirore të Urës Westminister. Ata janë në mesin e të lënduarve nga ky sulm. Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve ka konfirmuar se një numër i "studentëve francezë" janë në mesin e të lënduarve por ai nuk ka saktësuar moshën e tyre. Të shtëna me armë zjarri në Londër Një polic është goditur me thikë brenda Parlamentit britanik, tha kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, David Lidington. Ai u tha ligjvënësve se "sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia e armatosur" pas "incidentit serioz". Stafi brenda Parlamentit është urdhëruar të qëndrojë brenda zyrave, raporton BBC. Policia tha se është thirrur për një incident me armë zjarri në Westminster, brenda Londrës. Raportohet për disa persona të plagosur. Stacioni i metrosë në Westminister është mbyllur, me kërkesë të policisë. Kryeministrja Theresa May u pa të jetë shoqëruar në veturën e saj pas të shtënave që u dëgjuan në Parlament, gjatë incidentit. Një burim nga kryeministria ka konfirmuar se kryeministrja Theresa May ishte mirë, shkruan BBC. Zoti Lidington tha: "Duket se një polic është goditur me thikë dhe se sulmuesi i dyshuar u qëllua nga policët e armatosur". "Ka njoftime për incidente të tjera të dhunshme në hapësirat e Pallatit Westminster por shpresoj se kolegët nga të gjitha palët do të mirëkuptonin se do të ishte e gabueshme për mua që të jap më shumë hollësi deri sa nuk kemi një konfirmim të policisë dhe nga autoritetet e Sigurisë së Parlamentit për çfarë bëhet fjalë". Së shpejti, më shumë informacione... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çfarë cilësie kanë shërbimet mjekësore? Posted: 22 Mar 2017 08:06 AM PDT Cilësia e shërbimeve shëndetësore në Kosovë asnjëherë deri sot nuk është vlerësuar, megjithëse me një plan të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se brenda viteve të ardhshme do të bëhet një matje e cilësisë. Për qytetarët, cilësia e shërbimeve shëndetësore varet edhe nga mjekët, por njëkohësisht edhe nga kushtet në të cilat punojnë. Shumë herë problemet në fushën e shëndetësisë për qytetarët kanë qenë të mëdha dhe besimi në sistem, thonë ata, është luhatur. Merita Berisha, një qytetare në Prishtinë, thotë se ka përjetuar edhe përvoja të këqija me sistemin e shëndetësisë. "Duke i marrë parasysh kushtet ku punojnë stafi mjekësor, nuk është vetëm për të kritikuar. Unë për vete kam raste edhe me eksperienca të mira edhe të këqija. Por, mendoj që Qeveria e Kosovës nuk e ka prioritet shëndetësinë dhe nuk investohet në këtë sektor, andaj edhe nuk mund të pritet ndonjë cilësi e lartë e shërbimeve". Por, zyrtarë të shëndetësisë në Kosovë thonë se nuk e kanë bërë deri më sot matjen e cilësisë së shërbimeve dhe krejt kjo, sipas tyre, varet nga qytetarët dhe vlerësimet që ata japin. Lulzim Uka, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se cilësia nuk është matur asnjëherë, ka shtuar se ajo është bazuar në numrin e ankesave përmes linjës falas, që sipas tij ka shumë pak. "Është linja e ankesave ku sapo t'i marrim ankesat ne përmes inspektoratit shëndetësorë dhe sanksionohen mjekët që nuk i përfillin detyrën e tyre. Por, matje e saktë e ciësisë së shërbimeve nuk është bërë. Para tre vjetësh UNDP-ja ka bërë një hulumtim ku kënaqshmëria e cilësisë së shërbimeve ka qenë e lartë", tha Uka. Ndryshe, për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në institucionet publike shëndetësore, tashmë Ministria e Shëndetësisë është duke udhëhequrprocesin e hartimit të udhë rrëfyesve klinik sipas temave prioritare, bazuar në politika shëndetësore. Uka thotë se zbatimi i këtyre udhërrëfyesve klinik do të ndikojë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë për pacientët. Profesionistët shëndetësorë kanë deklaruar se pavarësisht faktit se nuk ka patur matje, cilësia është në nivelin e kënaqshëm. Sali Ahmeti, infektolog, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se megjithatë cilësia e shërbimeve në Klinikën Infektive është e mirë. "Unë mendoj se sa i përket fushës së infektivës kushtet janë të mira. Unë kam përshtypjen se kjo është perceptim edhe i pacientëve. Kjo duke u nisur nga fakti se sëmundjet infektive trajtohen këtu në klinikë dhe pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit". "Për fusha të caktuara ne jemi edhe qendër referente, për disa vende të rajonit. Ne aplikojmë në trajtimin e shërbimeve infektive, protokollet më të fundit evropian. Ne jemi edhe përpilues të disa sëmundjeve infektive që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për shembull një problematikë e sëmundjes infektive e ethe hemorragjike ne prijmë në trajtim". "Unë personalisht jam një nga 10 mjekët e zgjedhur nga vetë OBSH-ja për hartimin e protokolleve klinike për trajtimin e këtyre sëmundjeve", ka thënë Ahmeti. Ngritja dhe avancimi i infrastrukturës shëndetësore thuhet se do ta ndihmojë cilësinë e shërbimeve dhe autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se në proces janë projektet për fillimin e ndërtimit spitalit pediatrik, me donacion prej 23 milionë dollarëve. Në këtë rrafsh është përmendur edhe ndërtimi i Instituteve Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan e Ferizaj, avancimi i Kardiokirurgjisë në QKUK dhe Kardiologjisë Invazive si dhe projekte të tjera, të cilat prekin drejtpërdrejt në cilësinë në shërbime. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Altman: Shqiptarët e dinë sa kundërproduktive është ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ Posted: 22 Mar 2017 07:07 AM PDT Ish drejtori i degës për Ballkanin të Institutit të Berlinit për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë, Franz Lothar Altmann, i tha Radios Evropa e Lirë, se 'shqiptarët [kudo në Ballkan] janë të vetëdijshëm për faktin se sa kundërproduktive për ta është ideja e Shqipërisë së Madhe". Altmann, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Ballkanin, foli për zhvillimet në gjithë Ballkanin dhe iu referua edhe situatës në Maqedoni, me theks në 'platformën shqiptare që ka nxitur një reagim në shoqërinë e atjeshme' "Nëse flisni me shqiptarët do ta shihni se janë shumë të vetëdijshëm për faktin se për ta është shumë kundërprokutive çdo rrëfim për Shqipërinë e Madhe. Do të mund të harronin hyrjen në BE nëse do të ëndërronin krijimin e "Shqipërisë së Madhe". Gjithashtu, shqiptarët në Maqedoni dhe ata në Kosovë nuk janë shumë të ngazëllyer me idenë që të jenë nën patronatin e Tiranës", tha Altmann. Duke iu referuar marrëdhënieve të tendosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Altmann tha se 'asnjëra palë nuk ka treguar vullnetin që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel". Sipas tij, asnjëra palë "nuk ka treguar mirëkuptim për domosdonë e normalizimit të marrëdhënieve sepse jetojnë njëri pranë tjetrit". "Në vend të kësaj po i theksojnë dallimet", tha Altmann për Radion Evropa e Lirë. Franz Lothar Altmann e cilësoi si "të dobët Bashkimin Evropian në këtë moment" meqë, sipas tij, po përballet me "problemin e BREXIT, me gjendjen e rëndë në Hungari, Poloni dhe është në pritje të zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani". "Prandaj BE-ja më shumë është e përqendruar në çështjet e brendshme se sa në zhvillimet në rrethinën e saj. Kjo natyrisht e ngarkon më tepër gjendjen në Ballkan", tha Franz Lothar Altmann. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ish-ndihmësi i Trumpit kishte propozuar plan për përfitime të Putinit Posted: 22 Mar 2017 06:40 AM PDT Agjencia Associated Press (AP) ka raportuar se Paul Manafort, ish-shef i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, në mënyrë sekrete kishte propozuar një strategji politike, me të cilën do të përfitonte presidenti rus, Vladimir Putin, dhe do të dëmtoheshin kundërshtarët e tij. Duke cituar disa njerëz, të afërt me pagesat që i janë bërë Manafortit dhe shënimet biznesore që i ka siguruar, AP ka raportuar sot se ky biznesmen amerikan e kishte propozuar planin te pasaniku rus me lidhje në Kremlin, Oleg Deripaska, më herët se në qershor të vitit 2015. Thuhet se ky plan synonte ndikime në politikë, marrëveshje biznesore dhe raportim gazetaresk në gjithë Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, në mënyrat që do ta favorizonin Putinin. Manafort, e kishte nënshkruar kontratën në vlerë prej 10 milionë dollarësh me zotin Deripaska dhe kishte pasur marrëdhënie biznesore me të deri së paku në vitin 2009, raporton AP. Ky raport duket se i kundërshton deklaratat e mëhershme të administratës Trump dhe vetë zotit Manafort, se ai kurrë nuk kishte punuar për interesa të Rusisë. Manafort, i cili paraqiti dorëheqje në gusht të vitit 2016, pas akuzave për kontakte me zyrtarët e inteligjencës së Rusisë dhe për pagesa joligjore të ndërlidhura me punën e tij paraprake për partinë politike të ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, që kishte qëndrim miqësor ndaj Rusisë, ia ka konfirmuar AP-së se kishte punuar për zotin Deripaska. Por, ai tha se kjo punë "nuk involvonte përfaqësim të interesave politike ruse" dhe në mënyrë jokorrekte ishte përshkruar si "i papërshtatshëm dhe djallëzor" në kuadër të "fushatës njollosëse" kundër tij. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Autostradat e Kosovës në shërbim të bizneseve të huaja Posted: 22 Mar 2017 06:38 AM PDT Autostradat e Kosovës që synojnë ta lidhin atë me vendet e tjera të rajonit, nuk kanë reflektuar një zhvillim të madh ekonomik, sado që sipas ekspertëve ato mund ta kenë nxitur këtë zhvillim. Sipas tyre, ndërtimi i autostradave duhet të përcillet me 'masa të caktuara në fushën e zhvillimit ekonomik'. Dy projektet madhore të infrastrukturës rrugore të Kosovës, autostrada që lidh vendin me Shqipërinë, pothuajse e përfunduar në tërësi që prej vitit 2013 dhe tjetra që nisi një vit më vonë drejt Shkupit, nuk e kanë avancuar zhvillimin ekonomik të vendit, pavarësisht pritjeve të theksuara. Autoritetet e Kosovës, vitin e kaluar prezantuan edhe projektin e autostradës së tretë në Kosovë,Prishtinë – Gjilan- Konҫul, duke synuar ta lidhin Kosovën me korridoret evropiane. Projekti rrugor Durrës - Merdarë – Nish që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, njihet si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor, të cilin Bashkimi Evropian është zotuar se do ta financojë. Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë infrastrukturë Kosova ka krijuar një avantazh strategjik, mirëpo kjo duhet të përcillet me masa tjera që mundësojnë që produktet e Kosovës të jenë konkurruese. "Efektet ekonomike që i krijojnë investimet në infrastrukturë nuk i shoh brenda një periudhe tre apo katër vjeçare, por brenda një kornize brenda 10 vjeçare. Autostradat e kanë ndikimin e vet, por nuk mjaftojnë, sidomos në vendet si Kosova e cila ballafaqohet me një aftësi konkurruese jo të mjaftueshme të produkteve që mund të jenë produkte me destinim për eksport", thekson Rukiqi për Radion Evropa e Lirë. Bizneset e Kosovës, shton Rukiqi, vazhdojnë të ballafaqohen me një konkurrencë të padrejtë, informalitet, probleme me energji elektrike dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Këto barriera, sipas tij, e bëjnë Kosovën të mos jetë konkurruese me produktet e saj. Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi, thekson se infrastruktura rrugore është parakushti kryesor që gjeneron zhvillim afatgjatë për një vend. Ndërtimi i këtyre autostradave, thekson ai,janë përftimi kryesor për qytetarët e Kosovës dhe bizneset, dhe me pas këto rrugë shfrytëzohen edhe nga vendet e rajonit si transit. "Ndërtimi i infrastrukturës rrugore krijon parakushte zhvillimore. Pritjet tona kanë qenë më të mëdha sa i përket shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë dhe me vendet tjera sidomos sa i përket eksportit, por efekti pozitiv i këtyre shkëmbimeve është edhe sa i përket importit, pasi që infrastruktura më e mirë fizike e ul çmimin e produkteve të importuara për konsumatorët vendor dhe për furnizimet për bizneset vendore", thekson Gashi. Ajo që është shqetësuese thotë Gashi është fakti që disa vende fqinje, siç është Maqedonia, nuk po vazhdojnë ndërtimin e autostradave që lidhen me Kosovën. Aktualisht, shkëmbimet tregtare mes shteteve që lidhin këto autostrada nuk kanë qenë në favor të Kosovës. Deficiti tregtar vazhdon të jetë i lartë në Kosovë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e importit e produkteve të cilat importohen nga Shqipëria kapin vlerën e mbi 99 milionë, derisa vlera e produkteve të Kosovës që janë eksportuar në Shqipëri janë vetëm 15 milionë euro. Ndërkaq, eksporti i mallrave nga Maqedonia në Kosovë sillet rreth 300 milionë euro, ndërsa, importi nga Kosova në Maqedoni nuk është më shumë se 35 milionë euro. Serbia ndërkaq vazhdon të mbetet importuesi më i madh në Kosovë. Importi i mallrave nga Serbia në tregun e Kosovës, në vit arrin vlerën e afër 400 milionë eurove, derisa fuqia eksportuese e prodhimeve "Made in Kosova" në tregun e Serbisë është dhjetë herë më e vogël, apo rreth 35 milionë euro në vit. Me autostradat e ndërtuara autoritetet vendore kanë theksuar se duan të lidhin me rrugët jo vetëm qytetarët e vendit, por edhe Kosovën me vendet e rajonit dhe rrjedhimisht të Evropës Perëndimore. Kjo sipas tyre do ta përafronte vendin me Evropën dhe do ta ndihmonte njëkohësisht edhe ngritjen ekonomike të tij. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA dhe Koreja Jugore thonë se një raketë verikoreane ka dështuar Posted: 22 Mar 2017 05:37 AM PDT Një raketë e Koresë Veriore e lansuar sot ka dështuar, thanë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore. Ky dështim ndodhi dy javë pasi verkoreanët e kishin festuar një kthesë madhore në programin e tyre raketore, siç kishin vlerësuar liderët e Koresë Veriore. "Komanda amerikane e Paqësorit ka detektuar atë që ne vlerësojmë se ishte përpjekje e dështuar për lansim raketor e Koresë Veriore", tha zëdhënësi i kësaj komande, Dave Benham. Sipas tij, "raketa duket se ka eksploduar brenda disa sekondash pas lansimit". Zyrtarë ushtarakë jugkoreanë, po ashtu, thanë se e kanë detektuar dështimin e lansimit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Siri: Nga një sulm ajror janë vrarë dhjetëra vetë Posted: 22 Mar 2017 05:03 AM PDT Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, thotë se nga një sulm ajror, që e ka goditur një shkollë, që shfrytëzohej si strehim, janë vrarë së paku 33 vetë afër qytetit Raka, që është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). Ky osbervator tha se beson se sulmi ajror ishte ndërmarrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara, që lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Ky grup tha se aktivisët e tij i kanë gjetur së paku 33 trupa të pajetë në objektin e shkollës, që ishte përdorë si strehim për të zhvendosur nga konflikti, pas sulmit që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. "Banorët lokalë kanë raportuar tek observatori se më tepër trupa janë gjetur, por observatori ende nuk është në gjendje ta dokumentoj këtë ", tha Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri. Forcat kurdo-arabe siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillojnë luftë, me ndihmën ajrore të koalicionit, për ta marrë kontrollion e qytetit Raka nga militantët e Shtetit Islamik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Reagime pasi Tillerson nuk merr pjesë në mbledhjen e NATO-s Posted: 22 Mar 2017 04:53 AM PDT Mospjesëmarrja e Tillersonit në mbledhje ka shkaktuar, po ashtu, shqetësim në mesin e anëtarëve të aleancës për përkushtimin e administratës Trump ndaj NATO-s. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump planifikon riafirmimin për “përkushtimin e fuqishëm” në samitin e NATO-s Posted: 22 Mar 2017 04:48 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 25 maj në Bruksel. Në kumtesën e sotme, Shtëpia e Bardhë tha se Trump me kënaqësi e pret "takimin me kolegët e tij në NATO për ta riafirmuar përkushtimin tonë të fuqishëm për NATO". U tha se ai, po ashtu, planifikon të "diskutoj çështje kritike për aleancën, veçanërisht përgjegjësitë e përbashkëta të aleatëve dhe rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit". Zoti Trump pat shkaktuar shqetësim gjatë fushatës presidenciale amemrikane pasi NATO-n e quajti të vjetëruar. Prej asaj kohe, ai është shpehur se Shtetet e Bshkuara janë të përkushtuara për NATO-n, por ka bërë presion të fuqishëm që anëtarët e tjerë të aleancës ushtarake veri-atlantike me 28 anëtarë, t'i shtojnë shpenzimet, duke thënë se shumë prej tyre nuk po e paguajnë në mënyrë korrekte pjesën e tyre. Në kumtesën e sotme, po ashtu, theksohet se Trump do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Shtëpinë e Bardhë, më 12 prill. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Belgjikë: Përkujtohen viktimat e sulmeve terroriste Posted: 22 Mar 2017 02:12 AM PDT Në Belgjikë sot me një moment të heshtjes janë përkujtuar viktimat dhe është shënuar njëvjetori i dy sulmeve terroriste nga të cilat janë vrarë 32 vetë. Në këtë ceremoni të përkujtimit në aeroportin Zaventem në Bruksel, të pranishëm ishin Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde, së bashku me kryeministrin, Charles Michel, dhe qindra pjesëmarrës të tjerë. Para një viti, në këtë aeroport dy sulmues vetëvrasës i vranë 16 vetë në një terminal përplot me njerëz. "22 marsi përgjithmonë do të mbetet në zemrat tona... ne qëndrojmë këtu të bashkuar", tha një zyrtar i aeroportit, pasi i lexoi emrat e tarye që u vranë nga këto sulme. Pastaj, Mbreti dhe Mbretëresha udhëtuan me tren në stacionin e metros Maelbeek, në qendër të Brukselit, për tu bashkuar me një grup tjetër që i përkujtonte viktimat e sulmit të dytë vetëvrasës në një tren, po të njejtën ditë, me ç'rast u vranë 16 vetë të tjerë. Në këto sulme ishin plagosur më se 320 persona. Hetuesit e Belgjikës thanë se këto sulme ishin kryer nga Shteti Islamik, nëpërmjet rrjetit që kishte dorë në sulmet në Paris, në nëntor të vitit 2015, nga të cilat u vranë 130 vetë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Lëvizje për marrjen e shtetësisë së një operativisti të al-Kaidës Posted: 22 Mar 2017 01:43 AM PDT Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë ndërmarrë një aksion të rrallë për ta tërhequr shtetësinë e një personi të dënuar në vitin 2003 për involvim në një komplot të al-Kaidës, për ta shkatërruar Urën Bruklin në Qytetin e Nju Jorkut. Departamenti i drejtësisë para dy ditësh e ka filluar një proces civil për ta tërhequr vendimin për dhënien e shtetësisë amerikane për personin, Iyman Faris, i lindur në Pakistan, i cili është në vuajtje të dënimit me 20 vjet burg për mbështetje të organizatës terroriste. Ai mund të lirohet në vitin 2020. Departamenti amerikan i drejtësiës tha se Faris kishte gënjyer për ta marrë shtetësinë dhe në mënyrë mashtruese e ka shfrytëzuar pasaportën e një personi tjetër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994. "Zyra e imigrimit dhe çështjeve gjyqësore e Departamentit do të vazhdoj me procedurat për denaturalizim kundër terroristëve të dyshuar të njohur, që e kanë siguruar shtetësinë me mashtim", tha zyrtari i këtij departamneti, Chad Readler. Personi, Iyman Faris, më parë pat pranuar se e kishte shqyrtuar mundësinë e dëmtimit të kabllove mbajtëse të Urës Bruklin, në kuadër të një komploti të al-Kaidës, por në vitin 2002 kishte konkluduar se siguria ishte shumë e madhe për ta ndërmarrë një sulm të tillë në këtë urë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
OKB: Përkujtohet ambasadori rus Vitaly Churkin Posted: 22 Mar 2017 01:18 AM PDT Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, i cili ka vdekur papritmas më 20 shkurt, është përkujtuar dhe nderuar me një moment heshtjeje në hapësirat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diplomatët nga 193 vende anëtare të OKB-së kanë qëndruar mbrëmë në heshtje për ta nderuar të ndjerin Churkin, që vdiq një ditë para se t'i mbushte 65 vjet. Pastaj, liderët OKB-së e lavdëruan atë me fjalët më të mira. Në këtë ceremoni të përkujtimit ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e të ndjerit Irina dhe djali Maxim. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 22 Mar 2017 12:53 AM PDT Protestuesit maqedonas kanë vazhduar me protestat kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe koalicionit për qeverinë e re. Komisioneri i BE-së Johannes Hahn nuk ka pranuar të takohet me udhëheqësit e protestës. Protestat kanë hyrë në javën e katërt. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hahn: Ivanov ta rishikojë vendimin, të pranohet shumica parlamentare Posted: 22 Mar 2017 12:40 AM PDT Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka porositur zyrtarët e lartë të Maqedonisë se nuk ka kohë për të humbur duke kërkuar nga presidenti Gjorgje Ivanov që të rishqyrtojë vendimin e tij dhe të ndaj mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë. "Në një demokraci, të gjithë duhet të pranojnë shumicën parlamentare. Prandaj, ne e inkurajojmë presidentin që urgjentisht të rishikojë vendimin e tij. Nuk ka kohë për të humbur. Ne tani presim që të gjithë liderët politik dhe institucionet të lejojnë të rrjedhë procesi demokratik në interes të qytetarëve të vendit". "Vonesat e muajve të fundit janë tashmë duke e dëmtuar ekonominë e vendit. Andaj, kërkojmë formimin e shpejtë të një qeverie të re të përkushtuar për të zbatuar reformat e vonuara. Palët dhe qeveria e re pritet të vazhdojnë zbatimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinës", theksohet në kumtesën për media të komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe tre eurodeputetëve, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, pas takimeve maratonë që kanë realizuar gjatë ditës së martë në Shkup me liderët e partive politike parlamentare, në përpjekje të re për t'i dhënë fund krizës politike në vend. Katërshja evropiane ka nënvizuar se të gjithë liderët e Maqedonisë, duke përfshirë edhe presidentin, tani duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Vazhdojnë përpjekjet të zhbllokohet puna e Kuvendit Në mesditë pritet të vazhdojë mbledhja e komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime pasi dje ajo u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve të shprehura mes partive politike maqedonase, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së rreth zgjedhjes së kryetarit të këtij komisioni. VMRO-DPMNE ka kërkuar që kryetari i këtij komisioni të jetë nga radhët e kësaj partie ashtu siç ka qenë praktikë që kryetari i komisionit të jetë nga partia që ka numrin më të madh të deputetëve. Por, Social Demokratët kanë theksuar se ky post u takon atyre ngase ata tanimë kanë siguruar shumicën parlamentare. Zhbllokimi i komisionit parlamentar i cili duhet të propozojë kreun e institucionit ligjdhënës i hap rrugë vënies në funksion të plotë të organeve të parlamentit dhe më pas zgjedhjes së qevrisë së re të Maqedonisë. Zaev pret që deri në fund të javës të zgjidhet kryetari i Parlamentit Kryetari i Lidhjes Social Demokrate Zoran Zaev pas takimit me Komisionerin Hahn të martën në mbrëmje, tha se qytetarët e Maqedonisë po humbasin durimin duke nënvizuar se pret që deri në fund të kësaj jave të zgjidhet kryetari i Parlamentit të Maqedonisë. "Çdo ditë e shpenzuar, është ditë e rrezikshme për Maqedoninë. Ka edhe qytetarë në VMRO-DPMNE që besojnë në përparimin e shtetit. Kam shpresë se kryetarët e partive do të kenë sens për të zgjidhur këtë krizë. Ne jemi parti politike që varemi nga qytetarët. Besojmë që nuk do të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk do ta lejojmë një gjë të tillë". "Eurokomisari ka dërguar porosi pozitive që seriozisht të qasemi ndaj situatës momentale në vend. Ne tërë kohës kemi pasur përkushtim të madh dhe se i vetmi i qëllim është që të zhbllokohet përzgjedhja e kryetarit të komisionit dhe anëtarët e tyre. Kjo tregon se si mund të funksionojë një shtet demokratik. Dhe këto janë procese për të mirën e shtetit", ka theksuar Zaev. Por, Antonio Milloshovski, zyrtar i lartë i VMRO DPMNE-së, pas takimit Hahn -Gruevski, ka thënë se ekzistojnë dy mënyra për daljen nga kriza. "Zgjidhja e parë është nëse Zaev dëshiron të formojë Qeveri atëherë ai mos të jetë i kushtëzuar me platformën shqiptare, por e njëjta të refuzohet. Opsioni i dytë është organizimi i zgjedhjeve parlamentare qe të zhvillohen në muajt e ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale", ka nënvizuar Milloshoski. Partitë shqiptare pro formimit të qeverisë së re sa më shpejtë Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha se nuk është ithtar që të hyhet me forcë në institucionet e shtetit, megjithëse është shprehur i prerë se nëse do të mbështes qeverinë e re të Zaevit edhe pa e marrë mandatin. "Energjitë tona janë në vijë të kuqe dhe kërkojmë që palët që kanë përgjegjësi për dalje nga situata, VMRO-DPMNE dhe LSDM të përafrojnë qëndrimet dhe të tejkalohet ngecja. Nuk jam ithtar që të hyhet me forcë në institucionet e shtetit prandaj do të presim që çështja të zgjidhet në rrugë institucionale, megjithatë nëse kjo nuk ndodh, ne i qëndrojmë pas marrëveshjes që e kemi bërë me LSDM". Por, kryetari i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, i pyetur rreth sanksioneve eventuale që mund të ndërmarrë Bashkimi Evropian ndaj Maqedonisë, tha se komisioneri Hahn, duhet të flas për këto sanksione me ata të cilët e shkaktuan krizën në Maqedoni. "Kam kërkuar nga ai që në asnjë mënyrë Bashkimi Evropian të mos heq dorë nga Maqedonia. Rruga e vetme dhe e cila ka perspektivë për vendin është rruga për në BE", ka theksuar Sela. Përderisa kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas takimit me zyrtarët e lartë të BE-së, tha se "ka faktorë që dëshirojnë që këtë krizë institucionale ta thellojnë për ta shëndëruar në krizë interetnike ". Ndërkohë, organizatorët e protestave "Për një Maqedoni të përbashkët" thonë se do të vazhdojnë të protestojnë kundër shtrirjes së gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë dhe koalicionit mes Social Demokratëve dhe partive politike shqiptare. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Zgjedhjet presidenciale serbe edhe në Kosovë, qeveria hesht Posted: 22 Mar 2017 12:34 AM PDT Zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 2 prill, do të mbahen edhe në Kosovë, në mjediset ku jetojnë serbët, konfirmojnë zyrtarët e Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës. Slavko Simiq, drejtuesi i Listës Serbe dhe shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se një praktikë e tillë, ka ndodhur edhe më parë, për shkakun se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtën serbëve të Kosovës që të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë. "Zgjedhjet do të kryhen ashtu siç janë kryer edhe deri më tash, ato parlamentare dhe presidenciale", ka thënë Simiq. Kohë më parë, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbia ka marrë vendim që për zgjedhjet presidenciale serbe, të 2 prillit, serbët e Kosovës të votojnë në 90 vendvotime. Zyrtarët e këtij komisioni kanë thënë se vendimi për vendvotimet në Kosovë do të vlejë me tutje, në qoftë se vlerësimi mbi sigurinë lejon që zgjedhjet të mbahen. Në anën tjetër, Radio Evropa e Lirë, pavarësisht përpjekjeve për të konfirmuar se cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës lidhur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë, nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga zyrtarët e ekzekutivit. Por, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, Valdete Daka, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se lidhur me zgjedhjet presidenciale të organizuara nga Serbia, për të cilat autoritetet serbe kanë paralajmëruar se do t'i hapin vendvotimet edhe në Kosovë, komisioni që ajo drejton nuk ka kurrfarë roli. "KQZ-ja është institucion i Republikës së Kosovës, organizon zgjedhjet në Republikën e Kosovës dhe për neve zgjedhjet e Serbisë janë jo ekzistuese në Kosovë. Pra, ne nuk kemi as rol, as kërkesë nga askush, as nga institucionet tona e as nga institucionet ndërkombëtare, që të kemi çfarëdo lloj involvimi në këto zgjedhje", ka thënë Daka. Por, Simiq, thekson se për procesin e votimeve në Kosovë, për zgjedhjet presidenciale serbe, do të kujdeset Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim e Evropës (OSBE). "Absolutisht jam i sigurt që misioni i OSBE-së do t'i zbatojë zgjedhjet krejtësisht në rregull, ashtu siç ka qenë praktika edhe në disa vitet e kaluara", ka thënë Simiq. Por, misioni i OSBE-së ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar nëse do të ketë ndonjë rol që ndërlidhet me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe, në mjediset e banuara me serb në Kosovë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të Serbisë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim e Evropës, kishte ndërmarrë operacionin për "grumbullimin e votave në Kosovë, për t'iu mundësuar personave me të drejtë vote qasje në zgjedhjet parlamentare serbe të datës 24 prill 2016". Materialin zgjedhor nga Serbia e pati sjellë misioni i OSBE-së, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, dhe për zgjedhjet parlamentare ishin hapur 90 qendra votimi dhe disa vendvotime në 21 lokacione. Siç ishte thënë, në zgjedhjet parlamentare apo presidenciale të Serbisë, të drejtën e votës e kanë të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë shtetësinë e dyfishtë, pra, edhe shtetësinë serbe. (REL) This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump e ka nënshkruar legislacionin për misione njerëzore në Mars Posted: 22 Mar 2017 12:28 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, dje e ka nënshkruar legjislacionin, me të cilin parashihet që në dekadat e ardhshme të mundësohet dërgimi i misioneve njerëzore në Mars. Ky legjislacion ishte miratuar nga votimi i rrallë unanim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e udhëzon agjencinë e gjithësisë NASA, që të punoj kah dërgimi i njerëzve në Mars deri në vitin 2030. Po ashtu, autorizohet zhvillimi i sondës së thellë kozmike, të quajtur Orion, e cila do t'i dërgonte njerëzit mëtutje në gjithësi, që deri tash nuk ka ndodhur. Presidenti Trump tha se ky legjislacion "e konfirmon përkushtimin tonë për misionin themelor të NASA-s", dhe e ka lavdëruar "rolin historik" të astronautëve amerikanë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: