“Qysh me u çlodhë me çaj kanelle?” plus 4 more Qysh me |
- Qysh me u çlodhë me çaj kanelle?
- Qysh me përgaditë maskë për flokë të ngjyrosura?
- Qysh me i kombinu xhinset e ngushta?
- Qysh me përgaditë uthull të mollës?
- Qysh me përgaditë maskë për fytyrë të thatë?
Qysh me u çlodhë me çaj kanelle? Posted: 20 Mar 2017 03:32 PM PDT Është provuar se kanella, domethënë pluhuri i kanellës, vepron si një nxitës. Ajo konsumohet në rastet e lodhjes ekstreme. Përgatitja: 2 filxhanë çaj me 15 ml ujë të ftohtë dhe kanellë. Ngroheni këtë përzierje për 15 minuta dhe më pas filtrojeni. Dozimi: 4 gota në ditë (të nxehtë ose të ftohtë), në orën 8.00, 11.00, 14.00 dhe 17.00 deri sa lodhja të zhduket. Përfitime të tjera: çaji i kanellës shërben edhe kundër çrregullimeve të tretjes dhe mungesës së oreksit. The post Qysh me u çlodhë me çaj kanelle? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me përgaditë maskë për flokë të ngjyrosura? Posted: 20 Mar 2017 03:24 PM PDT Shumë femra pëlqejnë ta ndryshojnë ngjyrën e flokëve. Jo vetëm këtë, shpeshherë i dëmtojnë ato duke përdorur mënyra të ndryshme, tharës të flokëve dhe prodhime me kemikate që dëmtojnë flokët. Trajtimi me majonezë pa kurrfarë dyshimi kjo është një ilaç klasik, por shumë efektiv. Këtë maskë ta aplikoni vetëm një herë. Përbërësit nga veza dhe uthulla janë të përsosur për kujdesin e flokëve, derisa i dhurojnë edhe shkëlqim dhe forcë. Përgaditja: Në mënyrë që t'i thithni vetitë nga kjo maskë e thjeshtë, duhet të aplikoni majonezë në flokun tuaj. E lini të veprojë për gjysmë orë, më pas i shpëlani flokët me ujë të ngrohtë. Floku juaj do të shkëlqejë si kurrë më parë. The post Qysh me përgaditë maskë për flokë të ngjyrosura? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me i kombinu xhinset e ngushta? Posted: 20 Mar 2017 02:37 PM PDT Ne gjithnjë shohim modele të dobëta nëpër revista të modës, të cilat duken shumë me vetëbesim gjatë prezantimit të trendeve të reja të veshjeve. Duke sikur ju mund të dukeni elegante vetëm nëse trupi juaj ka "përmasa të përkryer". Bright Side ju bën me dije se ju mund të dukeni mrekullueshëm pavarsisht përmasave të trupit tuaj.
Fatmirësisht, xhinset me bel të ulët, fundet dhe pantalloant nuk janë më në modë. Tani janë në trend xhinset me bel të mesëm apo të lartë. Xhinset e tilla të përkryera nxjerirn ën pah pjesët më të mira të figurës suaj trupore, dhe poashtu fshehin ndonjë mangësi të belit tuaj.
Zgjedhja e rrobave në madhësinë e gabuar është gjëja më e keqe që ju mund të bëni. Kjo veçanërisht vlen për xhinset. Mos bleni xhinse të ngushta që të mos keni mundësinë të hyni në to. Askush nuk do ta vërejë numrin në etiketë.
Xhinset blu të errëta klasike apo nuanca tjera të theksuar, ju bëjnë të dukeni më të holla. Për më tepër, këto lloj xhinse, jo vetëm që janë pjesë përbërëse e garderobës suaj, por që mund të kombinohen me çfarëdo lloj veshje tjetër.
Këpucë me take, çizme mashkullore, këpucë të sheshta, të gjitha këto krijojnë një pamje shumë mbresëlënëse nëse kombinohen si duhet. Zgjedhni këpucë elegante në ngjyra neutrale, apo zgjedhni një ngjyrë që është e njejtë si ngjyra e xhinseve tuaja.
The post Qysh me i kombinu xhinset e ngushta? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me përgaditë uthull të mollës? Posted: 20 Mar 2017 02:01 PM PDT Merren pesë kg mollë të egra (ose edhe të buta) të paspërkatura me kimikate, lahen mirë, priten dhe bluhen me makinë të thjeshtë për bluarjen e mishit. Masa vendosët në enë të emaluar, kavanoz, qelq, etj; dhe mbushet me ujë aq sa ta lagë masën e bluar. Në këtë sasi mund të vendosën edhe 20-50 gramë sheqer i bluar. E tëra mbulohet me garzë dhe vendosët në vend të nxehtë (në dimër), ose në vend me diell, për 20 ditë. Gjatë kësaj kohe, vetvetiu me nxehjen e masës, përfitohet uthulla e mollës, e cila vendosët në shishë (e kulluar) dhe ruhet në vende të ftohta e të errëta. Por uthulla e mollës mund të përgatitet edhe nga lëkurat e mollës. Për këtë lëvoret e mollëve të qëruara në përpjesëtim 1:1 duhen vendosur në një kavanoz më të madh (1 kg lëvore me 1 litër ujë). Sipër lëvoreve vendosët uji i sheqerosur sipas dëshirës. Kavanozi mbyllet me pece pambuku. Pas 3-4 javëve fitohet uthulla e mollës. Për infektivët virusale dy lugë uthull molle përzihen me 2 lugë mjaltë dhe me gjysmë gotë uji të nxehtë. Me këtë përzierje shpëlahet fyti dhe pihen disa lugë gjatë ditës. Shpëlarja e fytit duhet përsëritur katër herë në ditë, ndërsa personat me fyt tejet të ndjeshëm këtë mund ta bëjnë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje. E njëjta mënyrë, por në sasi më të vogël të uthullës së mollës, aplikohet edhe të fëmijët, por mbi moshën pesëvjeçare. The post Qysh me përgaditë uthull të mollës? appeared first on Qysh Me. |
Qysh me përgaditë maskë për fytyrë të thatë? Posted: 20 Mar 2017 01:30 PM PDT Përbërësit:
Kombinohen në një enë të gjithë përbërësit. Lehtësisht fërkojeni fytyrën me këtë maskë. Lihet të thahet për 10 minuta. Pastrohet me ujë duke e masazhuar fytyrën. Soda e bukës largon lëkurën e vdekur. Mjalti hidraton lëkurën dhe ka veti anti-bakteriale. Omega 3 mbron dhe riparon lëkurën. The post Qysh me përgaditë maskë për fytyrë të thatë? appeared first on Qysh Me. |
You are subscribed to email updates from Qysh Me. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: