Skip to main content

“Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?” plus 6 more Qysh me

“Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?” plus 6 more Qysh me


Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?

Posted: 21 Mar 2017 03:48 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 gotë miell
  • 1 pecivë
  • 100 gram margarinë
  • 1 gotë sheqer
  • 3 vezë
  • ½ gote qumësht.

Në një enë të thellë vendoset margarina në temperaturë dhome.

Përzihet me mikser duke shtuar gradualisht sheqerin derisa të bëhet masë në formë zalli.

Shtohen vezët një nga një duke përzier vazhdimisht.

Shtohet pastaj qumështi.

Shtohet edhe mielli i situr me pecivë.

Përzihet mirë dhe pjeket në temperaturë 180 gradë për 25-30 minuta.

The post Qysh me përgaditë tortë të shpejtë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë sa herë në ditë duhet të ushqeheni?

Posted: 21 Mar 2017 03:42 PM PDT

Të ushqyerit shëndetshëm është e lidhur ngushtë edhe me numrin e vakteve që duhet të konsumojmë gjatë një dite.

Por përtej kësaj, mbani parasysh që numri i vakteve varet tërësisht nga organizmi.

Për të rriturit këshillohen 3 vakte dhe për fëmijët një më shumë.

Mëngjesi

Mëngjesi duhet të jetë vakti kryesor.

Një filxhan me qumësht, mjaltë dhe drithëra.

Është maksimumi për shëndetin.

Qumështi i plotë dhe jo pjesërisht i skremuar, pasi shumë vitamina të tretshme në yndyra (A dhe D) janë të pranishme pikërisht në yndyrat e qumështit.

Ndërsa mjalti është i pasur me antibiotikë natyralë.

Drithërat, sepse janë karbohidrate me një shpërbërje të ngadaltë; në fakt, duke çliruar glukozën në mënyrë të ngadaltë, ato të japin gradualisht energji, duke evituar "zbrazëtirën" e stomakut në orën dhjetë të mëngjesit, si pasojë e rënies së glikemisë, siç është me biskotat. 

Dreka

Nëse jeni në shtëpi e keni kohë, përgatisni një pjatë makarona me salcë domatesh, bishtaja apo patate; në çdo rast mos i mbushni pjatat plot, sepse kështu mund të lëvizni lehtë edhe pasi të keni ngrënë.

Gjatë verës zgjidhni domatet e freskëta e të pjekura; gjatë dimrit preferoni domatet e qëruara dhe salcën e domate ve në vend të domateve të serrës, sepse në konserva (edhe më mirë sikur të jenë të përgatitura në shtëpi) gjejmë të paprekura pothuajse të gjitha cilësitë e domates së freskët, e veçanërisht, likopenin, një molekulë e rëndësishme anti-kanceroze.

Me domaten pra shoqëroni gjithçka mundni.

Darka

Është momenti më i mirë për të qenë në shoqëri.

Duhet të jetë plot fantazi, por e lehtë: peshk në avull, karota të furrës, sa më shumë perime e sallata, djathëra pa yndyrë, mish i bardhë.

Mos e teproni e mos pini shumë verë: edhe mëlçia ka nevojë të flejë gjatë natës.

The post Qysh me ditë sa herë në ditë duhet të ushqeheni? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për flokë me birrë?

Posted: 21 Mar 2017 03:36 PM PDT

Elbiështë i përsosur në përmirësimin dhe nga të gjitha flokëve u ofron shkëlqim.

Kjo është një recetë e thjeshtë dhe e dinë mirë edhe të famshmit.

Kombinimi i përbërësve të birrës me forcën riparuese të aloe verës, kjo maskë duhet të aplikohet dy herë.

Përbërësit:

  • Gjysmë gotë birrë;
  • Dy gjethe aloe vera;
  • Një lugë vaj ulliri.

Merreni birrën dhe shtrydhni bimën e aloe verës.

Përbërësit i bashkoni duke shtuar edhe vajin e ullirit.

E aplikoni përzierjen në flokë, duke bërë masazh për 15 minuta, nga rrënjët deri te majat.

E shpëlani me ujë të vakët, kurrë të nxehtë.

The post Qysh me përgaditë maskë për flokë me birrë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë frutat që kanë më së paku kalori?

Posted: 21 Mar 2017 03:32 PM PDT

Jo të gjitha frutat janë krijuar në mënyrë të barabartë, që do të thotë se disa kanë më shumë sheqer dhe kalori.

Ananasi:

Ananasi është i mbushur me enzima dhe antioksidues që ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacioneve të trupit, si dhe përmirësojnë rigjenerimin e indeve dhe rritjen e qelizave.

Lëngu i ananasit është mirë i njohur për enzimën bromelainë.

Bromelaina është substancë kundër inflamacioneve.

Një ananas i madh përmban më pak se 450 kalori. Shumë lehtë ananasin e përfshini në ushqimin tuaj.

Mandarinat:

Megjithëse mandarinat është vështirë t'i hasim në treg kur nuk e kanë sezonin e tyre, ato njihen si fryti me më së paku kalori në familjen e frutave.

Një mandarinë e vogël përmban më pak se 40 kalori dhe duhet cekur faktin se është e mbushur me vitamina C.

Mandarinat me lehtësi mund t'i përshtaten ushqimit tuaj, mund ta shtoni në sallatë, apo të kënaqeni me të duke e shndërruar në një zamër të pasdites.

Qershitë:

Qershitë janë një zamër e lehtë, me vlera të larta ushqyese që kujdesen për dhëmbët dhe mund të përdoret si zamër e pasdites.

Qershitë janë të pasura me përbërës që luftojnë disa lloje të kancerit.

Po ashtu, në bazë të studimeve të fundit thuhet se qershitë parandalojnë inflamacionet në inde dhe sëmundjet si artriti.

Në 155 gramë qershi, apo një gotë, ndodhen rreth 77 kalori.

Luleshtrydhet:

Me rreth 50 kalori për çdo 100 gramë, luleshtrydhet janë një nga frutat më të ëmbël, më të shijshëm dhe me më së paku kalori.

Përmbajnë përbërës të veçantë, si vitamina C, magnez, fosfor dhe përmbajnë shumë kalium.

Me lehtësi mund t'i integroni në ushqimin tuaj, duke i përzier edhe me frutat tjerë si, banane apo ananas, apo mund të përgatisni një "smoothie" të freskët.

Për pije të përziera në blender, shërbehuni me luleshtrydhe të ngrira.

The post Qysh me i ditë frutat që kanë më së paku kalori? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për fytyrë me kakao?

Posted: 21 Mar 2017 02:59 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 lugë kakao
  • 2 lygë vaj ulliri
  • 1 vezë.

Këta përbërës i përziejmë sëbashku derisa të krijohet një trajtë homogjene.

Masën e përftuar e aplikojmë mbi fytyrë dhe e lëmë për 30 minuta.

Pastaj e lajmë fytyrën me ujë të vakët.

Maska këshillohet të përdoret për çdo ditë, për një javë rresht.

Do shikoni ndryshime të mëdha në lëkurën tuaj.

The post Qysh me përgaditë maskë për fytyrë me kakao? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë shkaktarët e migrenës?

Posted: 21 Mar 2017 02:36 PM PDT

Migrena është sëmundje e trashëgueshme, shpesh herë mund të shfaqet gjatë fëmijërisë.

Shkaktarët kryesorë të saj janë mungesa e madhe e gjumit, stresi i tepërt, mungesa e të ushqyerit, përdorimi i alkoolit,  luhatjet hormonale ose përdorimi i tepërt i ilaçeve që lirojnë dhembjet.

Shkaktari i migrenës është një sinjal kimik që shkakton dhimbjet e sensorëve, të lidhura me indet e nofullës, dhe ballit.

Ky sinjal shkakton inflamacionin e enëve të gjakut dhe zgjerimin e enëve të gjakut në kokë në këtë mënyrë migrena pasohet me dhimbjet e mëdha të kokës.

The post Qysh me i ditë shkaktarët e migrenës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë keksa?

Posted: 21 Mar 2017 02:09 PM PDT

Përbërësit:

  • 250 gram gjalpë
  • 1 gotë vaj
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 1 kg miell
  • 1 pecivë
  • 1 sheqer vanille.

Kombinohen të gjithë përbërësit në një enë të thellë derisa të bëhet një brumë i butë.

Jepni formën e dëshiruar, dhe vendoseni në letrën e pjekjes.

Pjeken në temperaturë 180 gradë.

The post Qysh me përgaditë keksa? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more