Skip to main content

“Pamje nga operacioni kundër-terrorizëm në lumë, policia i shpëton turistët e rrëmbyer (FOTO)” plus 9 more Ferizaj Press

“Pamje nga operacioni kundër-terrorizëm në lumë, policia i shpëton turistët e rrëmbyer (FOTO)” plus 9 more Ferizaj Press


Pamje nga operacioni kundër-terrorizëm në lumë, policia i shpëton turistët e rrëmbyer (FOTO)

Posted: 19 Mar 2017 08:47 AM PDT

Policia Metropolitane njoftoi sot se në ushtrim morën pjesë më shumë se 200 oficerë, si dhe kishte të bënte me një testim të kundërpërgjigjes së shërbimeve emergjente ndaj sulmeve terroriste, transmeton Express.

Në ushtrim oficerët e policisë i shpëtojnë turistët e rrëmbyer nga terroristët në anije. 

Ky është ushtrimi i parë i këtij lloji që përqendrohet në këtë lumë nëpër të cilin kalojnë shumë anije udhëtarësh, turistësh dhe mallrash përmes zemrës së Londrës.

Kryetari mysliman i Londrës, Sadiq Khan, rekomandoi forcimin e masave të sigurisë përgjatë lumit "Thames"./Express/ 

Shqiptarët në Vjenë protestuan për Haradinajn

Posted: 19 Mar 2017 08:46 AM PDT

Ata me flamuj kombëtar dhe me mbishkrime kanë kërkuar që Ramush Haradinaj të lirohet nga drejtësia franceze.

Protesta të ngjashme deri tash janë mbajtur edhe në qytete të tjera evropiane, për sa kohë që në Kosovë ka pasur pothuajse në të gjitha komunat.

Vendimi për Haradinajn pritet të merret me 2 prill./Indeksonline

Hoxhaj kërkon të dënohen sulmuesit e autobusit në Serbi

Posted: 19 Mar 2017 08:46 AM PDT

Hoxhaj ka thënë se këto sulme janë bërë sistematike dhe askush nuk po dënohet për to.

Vucic e pranon se s’mund të shkojë në Kosovë pa lejen e Prishtinës

Posted: 19 Mar 2017 08:46 AM PDT

Ai madje ka deklaruar se këtë mund ta bëjë edhe pa lejen e Qeverisë së Kosovës, por se mendon se "nuk do të kishte kuptim" dhe nuk dëshiron që të "nxis probleme për serbët" e Kosovës.

Këto deklarata, siç raporton agjencia serbe e lajmeve "Beta", Vuçiq i bëri gjatë përurimit të stadiumit në Novi Pazar, duke theksuar se "në Kosovë mund të hyjë përmes vendkalimeve alternative".

Duke folur për dialogun me Kosovën, Vuçiq ka thënë se Beogradi s'hiron që ai proces të vazhdojë por se "pala tjetër vetëm kërkon arsye dhe justifikim që kjo të mos ndodhë".

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është kthyer sërish çështjes së Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk e kupton pse "presidenti i Kosovës insiston dhe i ngutet kaq shumë për formimin e të ashtuquajturës ushtri".

Në pyetjen se a pret ndihmë nga BE-ja rreth tentimit të Kosovës që t'i regjistrojë në pronësi të Kosovës pronat e paluajtshme të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, Vuçiq tha se kjo nuk është çështje e ndihmës por "është koha që edhe BE-ja të sqarojë nëse ka diçka të vërtetë apo jo, rrjedhimisht nëse dikush e ka shkelur marrëveshjen apo jo".

Kryeministri: Për dy vite punësuam mbi 40 mijë persona

Posted: 19 Mar 2017 08:45 AM PDT

"Përderisa në Kosovë po rritet biznesi privat, i cili po gjeneron vende pune e rritje ekonomike, në disa vende të rajonit këto trende janë negative, që nënkupton se më shumë mbyllen biznese në krahasim me ato që hapen", ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,Vazhdimisht kemi konstatuar se prioritet thelbësor i këtij koalicioni qeverisës është zhvillimi ekonomik. Kemi siguruar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale me rritje stabile ekonomike prej mbi 4% për vitin 2015 dhe 2016, ndërkaq në vitet në vijim rritja do të jetë edhe më e madhe. Politikat e Qeverisë nxisin sektorin privat, lindjen e bizneseve të reja dhe vendeve të reja të punës nga sektori privat. Sipas statistikave të biznesit, në vitin 2016 janë hapur 10549, e janë mbyllur 2379 biznese. Sipas European Commerce Registry Forum, ky raport i bizneseve të reja kundrejt atyre të mbyllura është më i miri në Evropë. Përderisa në Kosovë po rritet biznesi privat, i cili po gjeneron vende pune e rritje ekonomike, në disa vende të rajonit këto trende janë negative, që nënkupton se më shumë mbyllen biznese në krahasim me ato që hapen. Në anën tjetër, raporte të ndryshme konfirmojnë se në dy vjet kemi krijuar mbi 40.000 vende të reja të punës. Raporti i fundit i ASK-së tregon për numër të përgjithshëm të të punësuarve në Kosovë prej 347,185 deri në tremujorin e tretë 2016, që është numri më i lartë ndonjëherë. Zhvillimi ekonomik është parakushti themelor për një shtet të fortë dhe të respektuar.

Reçica: “Dialogu është pezulluar për shkak të veprimeve destruktive të Serbisë”

Posted: 19 Mar 2017 05:57 AM PDT

Intervistë me Elmi Reçica, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme. Reçica flet për ndërprerjen e dialogut, pasojat e këtij vendimi, demarkcacionin

Deutsche Welle: Kosova ka vendosur që të pezullojë procesin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Mendoni se kjo është rruga më e mirë për lirimin e zotit Haradinaj, sepse ky vendim i Parlamentit mund të shihet edhe si përpjekje për presionin e institucioneve politike ndaj atyre juridike?

Elmi Reçica: Fillimisht dua të theksoj se të gjithë ne jemi për atë që institucionet e gjyqësisë të jenë të pavarura në vendimet e tyre. Mbi këtë bazë është ndërtuar edhe shteti i së drejtës dhe pa diskutim jam për atë që këto vendime të mirren në bazë të këtyre parimeve. Kohëve të fundit Serbia ka marrë një mori vendimesh të cilat qëllim kanë pasur destabilizimin jo vetëm të Kosovës por edhe tërë rajonit.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare. Rezoluta përmbanë kërkesën për lirimin e z.Ramush Haradinaj që po mbahet në Francë. Me anë të kësaj Rezolute gjithashtu kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë nga BE-ja, që ta detyrojë Serbinë që t’i anulojë të gjitha aktakuzat dhe çështjet e fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia përmes Interpolit për shtetasit e Republikës së Kosovës. Ndalimet e tilla janë të papranueshme. Veprimet e Serbisë paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare duke lëshuar fletë-arreste ndërkombëtare ndaj shtetasve të Kosovës dhe duke u krijuar pengesa të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë, të cilët janë pjesë e këtyre pretendimeve akuzuese të pabaza që nuk përbëjnë asgjë me të vërtetën.

Me anë të kësaj Rezolute, nuk synohet të bëhet presion ndaj institucioneve politike apo juridike. Qëllimi është të adresohet tek faktori ndërkombëtar çështja e fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia. Destruktiviteti i vazhdueshëm nga ana e palës serbe paraqet një padrejtësi ndaj qytetarëve t Kosovës. Meqë Kosova ende nuk ka arritur të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në Interpol dhe Europol, institucionet tona e kanë ende të vështirë për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, përkatësisht pastrimit të listave të pretenduara nga ana e shtetit serb.

DW: Mendoni se ndërprerja e dialogut është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve? Çfarë të mirash i sjell Kosovës pezullimi i dialogut?

Elmi Reçica: E theksova pak më lart qëllimin e miratimit të Rezolutës për pezullimin e dialogut: kjo ka të bëjë ekskluzivisht me veprimet destruktive të palës serbe. Dialogu është i domosdoshëm, problemet e akumuluara me vite me shtetin serb mund të tejkalohen vetëm përmes vazhdimit të dialogut. Republika e Kosovës dhe institucionet e saja në kuadër të orientimit, përcaktimit dhe vizionit euroatlantik të institucioneve tona shtetërore, janë të angazhuara në mënyrë serioze dhe konstruktive për dialog ndërshtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Qëllimi i dialogut është avancimi i integrimit euroatlantik të Kosovës, promovimi i fqinjësisë së mirë dhe paqes në rajon dhe në Evropë, si dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane, që duhet të kurorëzohet me njohjen e ndërsjellë mes këtyre dy shteteve.

Mirëpo, vazhdimi i dialogut për normalizimin e mardhënieve në këto rrethana është i pakuptimtë, sepse Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit dhe nuk po i realizon marrëveshjet e arritura gjatë dialogut.

Arrestimi i z.Haradinaj me urdhër-arrest të Serbisë ka shkaktuar shqetësime legjitime tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Serbia duhet të heqë dorë nga praktikat e ish-regjimit të Milosheviqit, sepse vetëm kështu i ndihmon të ardhmes së saj evropiane. Z. Haradinaj e ka dëshmuar dy herë në Tribunalin e Hagës pafajësinë e tij dhe ne jemi të bindur se pas qartësimeve juridike nga ligji francez, ai do të kthehet shpejt në Kosovë.

DW: Me Rezolutë parashikohet pezullimi i dialogut, por në zhvillim e sipër janë shumë gjëra që duhet të zbatohen sipas Marrëveshjes së Brukselit. Do të ndërprisni dialogun në tërësi, apo do të vazhdoni kontaktet joformale?

Elmi Reçica: Kuvendi i Kosovës tashmë ka nxjerrë një Rezolutë që të pezullohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo e obligon Qeverinë që ta zbatojë Rezolutën përkatëse. Dua ta ritheksoj edhe njëherë qëndrimin e institucioneva tona: ato do të mbeten të përkushtuara për kultivimin e raporteve për fqinjësi të mirë, për paqe dhe stabilitet, forcimin e shtetit tonë, shtrirjen dhe konsolidimin e plotë të sovranitetit në gjithë territorin e vendit, e deri tek akti final i normalizimit të marrëdhenieve dhe njohja ndërmjet vendeve tona.

Kështu që dialogu duhet të vazhdojë me angazhim të përbashkët dhe serioz. E cili do të jetë formati i ardhshëm i dialogut – mbetet të shihet. Por pala serbe duhet të përmbahet nga aktet destruktive dhe retorika e ashpër. Kohët e fundit kemi parë veprime tejet tensionuese të ndërmarra nga pala serbe, si ngritja e një muri nga serbët lokal në veri të Mitrovicës, keqpërdorimi i pranisë së Serbisë në Interpol lidhur flet-arrestet e pabaza, përpjekja e palës serbe që të fusë në Kosovë një tren me grafite me përmbajtje nacionaliste të drejtuara ndaj Kosovës…

Republika e Kosovës do të jetë prezente në të gjitha nismat rajonale dhe ne nuk do të izolohemi në asnjë mënyrë. Ndonëse është ndërprerë dialogu me Serbinë në Bruksel, kjo nuk nënkupton edhe izolimin e Kosovës dhe mos paraqitjen e saj në nismat apo takimet rajonale, që dëshmon edhe pjesëmarrja e kryeministrit Mustafa në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë. Atje ai ka pasur kontakte edhe me kryeminsitrit e Serbisë Vuçiq. Do të thotë, kontaktet në këto nivele vazhdojnë.

DW: Zoti Reçica, ka shumë analistë që thonë se ndërprerja e dialogut i shkon në favor pikërisht Serbisë, sepse Serbia është në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që shpreson se me kohë do të forcohet edhe më shumë pozicioni i Rusisë në Ballkan dhe se në këtë mënyrë do të forcohet edhe pozicioni i Serbisë karshi Kosovës. Kjo do të thotë se ndërprerja e dialogut çon ujë pikërisht në mullirin e Serbisë, apo Qeveria e Kosovës ka ndonjë llogari tjetër?

Elmi Reçica: Së pari më lejoni të sqaroj se unë flas nga pozita ime si deputet i Republikës së Kosovës dhe kryetar i Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe jo si pjesë e Qeverisë, sepse nuk jam në kabinetin qeveritar. Qeveria e Kosovës është për vazhdimin e një dialogu konstruktiv, sepse ky dialog mundëson antarsimin e Republiks së Kosovës, por edhe Serbisë, në BE.

Institucionet e Kosovës janë të angazhuara maksimalisht që të kemi një dialog konstruktiv dhe real ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu duhet të vazhdojë të ndërmjetësohet nga BE, me mbështetjen e fuiqishme të SHBA-së, deri në normalizimin e raporteve dhe njohjen reciproke.

Serbia është në prag të zgjedhjeve dhe nga kjo perspekitvë, është e kuptueshme që Qeveria e Serbisë është e fokusuar tek mobilizimi i votuesve te vet. Por ky drejtim për fat të keq është i kundërt me vlerat evropiane, të cilat Serbia duhet t’i përfaqësojë, nëse pretendon të jetë pjesë e BE-së. BE-ja po ballafaqohet për momentin me problemet e brendshme dhe forcimin e partive populiste-nacionaliste. Por fakt është që gjuha nacionaliste e Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës nuk mund të shihet nga BE-ja me sy të mirë – pa marrë parasyshë nëse ka zgjedhje në Serbi apo jo.

Sa i përket çështjes së forcimit të Rusisë, besoj se Rusia në Ballkan nuk do të gjejë mbështetje. Pozicioni i rajonit tonë është kundërshtues ndaj saj. Ne kemi parë se si rusët përmes forcave nacionaliste serbe provuan ta rrëzojnë në mënyrë të dhunshme qeverinë në Mal të Zi, me qëllim që të ndalojnë procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO. Të gjitha këto lëvizje janë regjistruar edhe nga ana e BE, sepse Brukseli është i interesuar që të stabilizojë dhe jo destabilizojë këtë rajon. Nuk mund të fajësohet Republika e Kosovës për qasje destruktive ndaj dialogut vetëm se ka ndërprerë dialogun me Republikën e Serbisë, e cila pas veprimeve të fundit reflekton çorientim në rrugën e saj drejt BE-së. Republika e Serbisë jo vetëm se nuk do të ketë favore nga kjo situatë, por pas këtyre ngjarjeve do t’i duhet të qartësojë përcaktimin dhe orientimin e saj evropian. Fqinjësia e mirë me Kosovën është rruga e vetme që mundëson anëtarsimin e Serbisë në BE.

DW: BE dhe në veçanti Gjermania janë ato të cilat kanë insistuar dhe insistojnë që problemet mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen me dialog. Pra, mund të thuhet se Rezulota e Kuvendit të Kosovës është drejtpërdrejt në kundërshtim me qëndrimet e partnerëve të Kosovës. Mendoni se në këtë mënyrë do të dëmtoni raportet me miqtë evropianë dhe në veçanti Gjermaninë?

Elmi Reçica: Qeveria e Republikës së Kosovës përgjatë gjithë periudhës sa ka vazhduar dialogu ka qenë e angazhuar në mënyrë shumë konstruktive dhe serioze duke i kushtuar rëndësi të posaçme zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Mund të konstatohet fare lehtë se tash e pesë vite që po zhvillohet dialogu intensiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, në asnjë moment Kosova nuk ka paraqitur situata destruktive. Pala serbe është ajo që ka krijuar shumë momente që e kanë tensionuar situatën pothuajse deri në përshkallëzim. Institucionet tona shtetërore përkundër këtyre momenteve kanë reaguar me gjakftohtësi duke mos lejuar të krijohen situata të tensionuara.

Në rrafshin ndërkombëtar, qasja e drejtë dhe shumë konstruktive e palës sonë në dialogun e Brukselit ka kontribuar për forcimin pozicionit dhe imazhit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe avancimin e agjendës euroatlantike të vendit tonë.

Kur flasim për Gjermaninë: së pari duhet të shprehim falenderimin tonë të pafund ndaj këtij shteti. Stabiliteti i rajonit tonë është i lidhur drejtpërdrejt me angazhimin e Gjermanisë. Kjo mund të shihet edhe nga iniciativat për bashkëpunim më të mirë rajonal, të inicuara nga Gjermania – siç është p.sh. edhe Procesi i Berlinit.

Nuk duhet të harrojmë se Berlini zyrtar është faktori vendimtar dhe më ngulmues ndaj Serbisë, që ajo t’u prmbahet rregullave dhe marrëveshjeve të arritura në dialogun me Republikën e Kosovës. Kosova dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm politik, ekonomik, kulturor dhe ushtarak. Raportet ndërmjet vendeve tona janë intensifikuar me kalimin e viteve. Prandaj e theksoj edhe një herë fuqishëm se raportet tona nuk do të cënohen dhe nuk do të vihen në dyshim në asnjë moment dhe asnjë rrethanë.

DW: Zoti Reçica, para Parlamentit të Kosovës gjendet edhe një detyrë shumë e rëndë – miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kur pritet miratimi i kësaj Marrëveshje dhe nëse dështon miratimi, a mund të shërbejë ky si shkas për zgjedhje të jashtëzakonshme?

Elmi Reçica: Çështja e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është një çështje e cila ka thelluar dallimet në mes qeverisë dhe opozitës. BE-ja tashmë ka vendosur si kriter për liberalizimin e vizave edhe çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Mogherini, por edhe zyrtarë të tjerë kanë kërkuar miratimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që të mund të marrim liberalizimin e vizave. Së fundi, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një komision për matjen e territorit të Kosovës. Ky Komision ka publikuar para pak kohësh raportin e tij dhe ka konstatuar se Kosova nuk humbë territor nga marrëveshja e nënshkruar me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare mes dy vendeve.

Duhet theksuar edhe raportet e shkëlqyera të Repubikës së Kosovës me Malin e Zi, i cili e ka mbështetur vazhdimisht në fusha dhe forma të ndryshme Republikën e Kosovës – si në nismat rajonale ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare. Këto raporte janë intensifikuar në vazhdimësi dhe çështja e demarkacionit nuk ka ndikuar fare në këto raporte. Çështja e demarkacionit është betejë e argumenteve mes ekspertëve të brendshëm të Kosovës, për shqyrtimin e humbjes apo jo të teritorit të Republikës së Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë fare me Malin e Zi. Përkundrazi Qeveria e Malit të Zi ka ofruar bashkpunim të jashtëzakonshëm për tejkalimin e kësaj situate.

Është çështje e Qeverisë së Kosovës se kur do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja për Demarkacion. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim zyrtar se kur do të procedohet nga ana e Qeverisë, por demarkacioni nuk do të shfrytëzohet si shkas për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shënohet dita e shkollës “Afrim Abazi”

Posted: 19 Mar 2017 05:30 AM PDT

Ferizaj. 19.03.2017. Me një program zbavitës, nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe banorët e lagjes "Sherret", shënuan sot ditën e shkollës, e cila mban emrin e dëshmorit Afrim Abazi.

Drejtori i shkollës Mustafë Zejna, u tha të pranishmëve se janë mbi 250 nëxënës që i ndjekin mësimet këtu dhe që, përveç mnësimit të rregullt, dallohen në aktivitete letrare , në arte pamore dhe në grupe të organizuara sipas lëndëve mësimore. Ai veçoi mësimin tërëditor, që po zbatohet si pilot-projekt në këtë shkollë që nga fillimi i shkurtit të këtij viti. Me aktivitete të lira dhe me mbështetjen e komunitetit, shkolla "Afrim Abazi", ka arritur ta rregullojë oborrin me drurë dekorativë dhe hapësira të gjelbëruara, tregoi drejtori Zejna.

Duke i përshëndetur të pranishmit, kryetari i komunës Muharrem Svarqa, tha se njëra nga arritjet e mëdha të kohës së sotme, është mundësia që të shkollohemi të papenguar, ta zhvillojmë personalitetin e këtyre fëmijëve dhe të rinjve, duke i përgatitur ata që nesër t'i dalin zot vetes, familjes, rrethit shoqëror dhe të marrin përsipër fatet e këtij vendi.

"Duke e shënuar ditën e shkollës suaj, ne kujtojmë dëshmorin Afrim Abazi dhe qindra dëshmorë e martirë të kësaj ane, që u flijuan për ditën e sotme, që ne të jetojmë të lirë, të mësojmë e të punojmë, si dhe të festojmë për arritjet tona", theksoi z. Svarqa. Më tej ai u ndal tek disa nga detyrat aktuale të rreth edukimit të fëmijëve dhe të të rinjve.

"Ndërtimi i koncepteve të drejta për individin, familjen, komunitetet e ndryshme dhe për shoqërinë, si dhe kultivimi i raporteve të shëndosha, me vlerat e një shoqërie demokratike, të hapur e të qytetëruar, përbën një nga obligimet e shkollës sonë. Reformimi dhe përshtatja e planeve dhe programeve mësimore, duke i dhënë përparësi përvetësimit të shkathtësive që mundësojnë gatishmëri për punë të suksesshme në profesione të ndryshme, përbën gjithashtu njërin nga aspektet më të rëndësishme të shkollimit sot. Ne më tej nuk do të duhej të nxjerrim mijëra të diplomuar në profesione që nuk i kërkon tregu, as mijëra të diplomuar që nuk e zotërojnë profesionin për të cilin kanë marrë diplomë. Sepse në këtë mënyrë vetëm sa do ta mashtrojmë veten dhe do ta ngarkojmë edhe më tej gjendjen aspak të lehtë në fushën e punësimit dhe të mirëqenies shoqërore", u tha të pranishmëve i pari i komunës së Ferizajt.

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve Gafurr Bytyçi, i porositi nxënësit, arsimtarët dhe të pranishmit që ta kultivojnë ndjenjën e humanizmit e të bashkëpunimit të ndërsjellë, në përpjekjet e përditshme për ta ndërtuar vendin tonë sa më të bukur. Ai tha se çmimin aq të shtrenjtë që e kemi paguar për lirinë, duhet ta përmbushim me jetë të denjë, me unitet dhe me përpjekje drejt së ardhmës më të mirë.

Gjatë shënimit të ditës së shkollës, e cila lidhet me përvjetorin e rënies së dëshmorit Afrim Abazi, pranë varrit dhe bustit të tij u bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta.

Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Demarkacioni s’e çon Kosovën në zgjedhje të reja

Posted: 19 Mar 2017 05:30 AM PDT

Elmi Reçica, anëtar i Kryesisë së PDK'së, ka thënë se nuk do të përdoret dështimi eventual i demarkacionit si shkas për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se shënimi i vijës kufitare është çështje e brendshme e Kosovës dhe se asnjë problem me Malin e Zi nuk ekziston.

"Është çështje e Qeverisë së Kosovës se kur do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja për Demarkacion. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim zyrtar se kur do të procedohet nga ana e Qeverisë, por demarkacioni nuk do të shfrytëzohet si shkas për zgjedhje të jashtëzakonshme", ka thënë zyrtari i PDK'së.

Reçica, i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka thënë se dialogu me Serbinë është bllokuar për shkak të obstruksioneve të palës serbe.

"Dialogu është pezulluar për shkak të veprimeve destruktive të Serbisë", ka thënë Reçica, për Deushe Welle.

Dialogu me Serbinë është pezulluar me një vendim të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë thënë se s'do të ketë dialog me Beogradin pa u liruar Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të mbahet në Francë, për shkak të një flet arresti të Serbisë.

Bizneset familjare zbusin papunësinë në Ferizaj (VIDEO)

Posted: 19 Mar 2017 05:20 AM PDT

Qyteti i Ferizajt është shndërruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Ekonomia private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik. Shumë nga të rinjtë e këtij qyteti punojnë dhe thonë se financiarisht janë të pavarur nga familja.

 Por, ka edhe të rinj, të cilët ankohen se nuk arrijnë të gjejnë punë. Në komunën e Ferizajt, sipas të dhënave zyrtare janë të regjistruara rreth 4 mijë biznese, ndërsa numri i të punësuarve në ekonominë private është mbi 7 mijë.

Vitin e kaluar ishin 234 milionë euro investime të huaja, pengesë situata politike

Posted: 19 Mar 2017 04:51 AM PDT

Ajo thotë se Investimet e Huaja Direkte (IDH) do të ishin më të mëdha po që se do të kishte më shumë sikur situata politike të ishte më normale.

"Të gjithë njohësit e fushës pohojnë se mungesa e stabilitetit politik është faktor frenues i investimeve të huaja, dhe këtu duhet theksuar, sikur të kishim një situate stabile politike ne padyshim do të kishim fluks më të madh të IHD-ve", ka thënë Ministrja Bajrami.

Vitin e kaluar për një kohë Parlamenti i Kosovës ishte i bllokuar nga opozita. Ishte përdorë edhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të mos lejuar të miratoheshin disa marrëveshje që opozita i konsideronte si të dëmshme.

Veç kësaj, kishte edhe protesta opozitare në kundërshtim të demarkacionit dhe Asociacionit.

Pavarësisht kësaj situate, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në Kosovë vitin e kaluar, ishin investuar mbi 200 milionë euro.

"Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) gjatë vitit 2016 në Kosovë janë investuar 234.8 mil euro. Gjatë vitit 2016 shuma është më e ulët se në vitin 2015, mirëpo kjo assesi nuk reflekton situatë të përkeqësuar ekonomike falë faktit se përmes rritjes së aktivitetit ekonomik dhe investiv të kompanive që operojnë brenda vendit, si dhe të investimeve publike ne kemi arritur që ta vendosim një trend shumë premtues ekonomik i cili po prodhon rritje të përgjithshme dhe që të vazhdojë pozitivisht edhe në vitet në vijim", ka treguar Bajrami, për K.info.Udhëheqësja e MTI'isë ka treguar se energjia, infrastruktura, minierat, transporti, telekomunikacioni  e turizmi janë fushat ku ka më shumë interes për investime.

"Sektorët që konsiderohen si prioritar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe vlerësohen me rëndësi strategjike, janë sektorët si: Energji me infrastrukturë dhe miniera; Transport dhe telekomunikacion; Turizëm; Industri përpunuese; Bujqësi dhe industri ushqimore; Shëndetësi; Parqe industriale dhe teknologjike; Administrim i ujërave të zeza dhe mbeturinave. Vëllimi minimal i investimit për të fituar statusin e investimit strategjik për Energji me infrastrukturë dhe miniera; Transport dhe telekomunikacion dhe Shëndetësi është 30 milion euro. Turizëm dhe Industri përpunuese është së paku 20 milionë euro, kurse për Bujqësi dhe industri ushqimore; Parqe industriale dhe teknologjike dhe Administrim i ujërave të zeza dhe mbeturinave është së paku 10 milionë euro", ka shtuar ajo.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more