Skip to main content

Ora News: “Jo Qeveri teknike! Jo shtyrje të zgjedhjeve!” plus 9 more

Ora News: “Jo Qeveri teknike! Jo shtyrje të zgjedhjeve!” plus 9 more


Jo Qeveri teknike! Jo shtyrje të zgjedhjeve!

Posted: 20 Mar 2017 12:06 AM PDT

Interesi i shqiptareve te ndershem dhe i Shqiperise Europiane eshte te thone fuqishem: Jo Qeveri teknike! Jo Shtyrje te zgjedhjeve!

Jo Opozite AntiAmerikane e AntiEuropiane! Jo Pandeshkueshmerise se ish pushtetareve a pushtetareve te korruptuar e inkriminuar.

Interesi i te gjithe shqiptareve te ndershem dhe Shqiperise Europiane eshte:

-Te bejne gjithcka qe zgjedhjet e 18 Qershorit dhe cdo zgjedhje me pas te jene vertete te ndershme e te lira.

-Opozita te shkoje ne Parlament e te zgjedhe Komisionet e Vetingut.

-Opozita te paraqese propozimet konkrete per ndryshimet aq te nevojshme ne Kodin Zgjedhor.

-Opozita dhe Mazhoranca te mos lejohen te kandidojne persona te inkriminuar e te korruptuar.

-Jo koalicioneve partiake parazgjedhore.

– Cdo parti politike te dale vetem ne zgjedhje.

-Jo KQZ partiake.

-Jo komisione partiake per qendrat e votimit dhe numerimit.

-Jo sistemit aktual zgjedhor qe eshte sistemi qe deformon vullnetin e zgjedhesve, pra eshte nje sistem jodemokratik.

– Po nje sistemi MAZHORITAR zgjedhjesh ku votuesit votojne per personin, pra per kandidatin e tyre.

– Po zgjedhjes se Presidentit nga populli dhe JO Presidentit te emeruar nga kryetar partish.

– Prokuroria dhe organet e tjera shteterore te vene pa hezitim para drejtesise kedo qe shet a blen voten; kedo qe fallsifikon a manipulon zgjedhjet.

– Jo kompromiseve te partive ne dem te interesave te qytetareve dhe Shqiperise.

-Jo kandidimit te kryetareve te disa partive ne parti te tjera (PD a PS).

Cfare partish jane ato ku kryetaret e tyre nuk guxojne te kandidojne si kandidate te tyre?

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

BE, masa për vendet që nuk sistemojnë refugjatët

Posted: 19 Mar 2017 11:59 PM PDT

Bashkimi Evropian paralajmëroi se mund të fillojë të marrë masa kundër vendeve anëtare nëse vazhdojnë të refuzojnë pjesëmarrjen në planin e organizatës për sistemimin e refugjatëve. Vetëm dy vende: Finlanda dhe Malta, i kanë respektuar detyrimet sipas programit, ndërsa dhjetra mijëra refugjatë vazhdojnë të jenë bllokuar në vendet e jugut të Evropës.

Bashkimi Evropian miratoi në vitin 2015 një plan për t'i shpërndarë në të gjitha vendet anëtare refugjatët e bllokuar në Itali dhe Greqi. Por shifrat tregojnë se vendet anëtare kanë pranuar vetëm 8 për qind nga 160 mijë refugjatët që kishin premtuar t'i sistemonin.

Brukseli ka paralajmëruar se nuk do të pranojë më justifikime.

"Bashkimi Evropian mbështetet në dy parime: solidaritet dhe përgjegjësi. Këto fjalë nuk janë vetëm vlera morale, ato janë parime ligjore, të detyrueshme, të mishëruara në traktate", thotë Dimitris Avramopoulos, Komisioner i BE-së për Migrimin.

Hungaria është mes vendeve që kanë refuzuar të pranojnë refugjatë të zhvendosur.

Ky vend ka filluar ta përforcojë gardhin në kufi me Serbinë, si pjesë e masave kundër imigracionit. Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Hungarinë se ka penalizuar refugjatë legjitimë dhe ka keqtrajtuar imigrantët, akuzë që qeveria hungareze e mohon.

Bashkimi Eropian mund ta çojë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë që ajo të përmbushë detyrimet. Por Brukseli ka edhe alternativa të tjera, thotë studiuesi Camino Mortera-Martinez.

"Prandaj në vend që ta çosh në gjykatë një vend që nuk zbaton ligjin e BE-së, mund të përdoren disa instrumente të tjerë për t'i bërë të plotësojnë detyrimet. Për shembull, duke u shkurtuar një pjesë të buxhetit", thotë Camino Mortera Martinez i Qendrës për Reformë Evropiane.

Por lëvizje të tilla mund të japin efektin e kundërt, në një kohë kur kundërshimi populist ndaj Bashkimit Evropian është i lartë.

"Mendoj se pasoja e detyrimit të vendeve për të pranuar refugjatë, është rritja e qartë e ndjenjave kundër Bashkimit Evropian", thotë Zoti Martinez.
E përballur me një dilemë të tillë, Evropa po bën përpjekje të dëshpëruara për të ndalur rrjedhën e imigrantëve. Gjermania është një nga shtetet evropiane që po përshpejton deportimin e atyre të cilëve u është mohuar azili. Analistët thonë se kancelarja Angela Merkel po mban një qëndrim më të ashpër para zgjedhjeve të parashikuara për në shtator.

"Sepse imigracioni, është problemi më i madh që kemi tani në Evropë, edhe më i madh se Euroja, një pengesë për integrimin e mëtejshëm dhe një rrezik për situatën e brendshme të sigurisë në Evropë", thotë Werner Patzelt i Universitetit të Dresdenit.

Bashkimi Evropian vlerëson se numri i migrantëve që presin në Libi është mes 700 mijë dhe 1 milionëve.

Me një det më të qetë, ditët e fundit, pati një rritje të ndjeshme të personave që përpiqeshin të kalonin Mesdheun. Para një jave, roja bregdetare italiane shpëtoi rreth 1 mijë vetë. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Opozita kërcënon me protestë nëse nuk respektohet rezoluta që pezullon dialogun

Posted: 19 Mar 2017 02:54 PM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar protesta nëse Qeveria e Kosovës nuk e respekton rezolutën për pezullimin e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt.

Vetë kryeministri deri tash nuk ka thënë nëse do të respektohet ose jo kjo rezolutë, por vartësja e tij, Edita Tahiri ka siguruar për respektimin e saj.

Por, njohësit e zhvillimeve në vend thonë se ky vendim i PDK-së dhe LDK-së erdhi vetëm pse e dinin se në Serbi është kohë zgjedhjesh dhe ashtu nuk do të ketë rund të ri dialogu.

AAK-ja po beson se kjo rezolutë do të respektohet nga qeveria, ani pse janë të vetëdijshëm se fati i rezolutave gjithmonë është i njëjtë.

/koha/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E kush mund ta dinte edhe këtë për seksin tek meshkujt

Posted: 19 Mar 2017 02:42 PM PDT

Shumë meshkuj bien në gjumë pas aktit seksual, por disa prej tyre mund të përfundojnë në depresion gjithashtu.

Në fakt, ata ndihen kaq të trishtuar dhe emocional dhe vuajnë atë që quhet " post-coital dysphoria"' (PCD), sipas një raporti.  

Deri tani është supozuar se vetëm gratë vuajnë nga PCD-ja, pasi gjysma e tyre pas një raporti ndjenjë trishtim, ankth e madje edhe rrjedhje lotësh.

Por vitet e fundit, mjekët po përballen vazhdimisht edhe me ankesa nga pacientët meshkuj, duke deklaruar se ata po shkojnë drejt depresionit të thellë dhe se bëhen nervozë për orë pas aktit të seksit.

Autori i raportit, Profesor Robert Schweitzer, i Queensland University of Technology në Australi, ka studiuar të dhënat nga të dy gjinitë, dhe thotë se PCD-ja, është “e pazakontë” tek meshkujt.

Ai tha: “Ka një gamë të gjerë të përgjigjeve në periudhën kohore menjëherë pas aktivitetit seksual, i njohur si”faza e zgjidhjes”.

"Disa njerëz vazhdojnë të mbajnë partnerin në krah, të tjerë preferojnë të jenë vetëm dhe ka nga ata që përjetojnë një gjendje dëshpëruese pas seksit", tha ai.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Xhafaj, Basha: Nishani në lartësinë kushtetuese, thirrje Ramës e Metës

Posted: 19 Mar 2017 02:31 PM PDT

Vonë në mbrëmje nga çadra e protestës, Lulzim Basha reagoi për qëndrimin e Presidentit Bujar Nishani dhe për faktin që nuk e refuzoi dekretimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm. Sipas Bashës, Nishani, veproi “në lartësinë e tij kushtetuese”.

Basha: Me një akt atdhetar dhe kushtetues, Presidenti i Republikës bëri paralajmërimin më të qartë për çdo shqiptar të përgjegjshëm, për të gjitha forcat politike, duke qëndruar në lartësinë e tij kushtetuese, por duke i bërë një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës; të tërheqin sa nuk është vonë kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin dialogun politik me opozitën, dialog i cili ka dhe do të ketë vetëm një temë; qeverisjen teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu demokrat komentoi edhe deklaratën e kreut të qeverisë se vendi do shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën duke i kujtuar Ramës se duhet ta harrojë të shkojë në zgjedhje pa opozitën.

Basha: Edi Rama me monologun e tij foli sot për zgjedhje pa opozitën. Le t'i themi nga ky shesh se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Le t'i themi se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, apo me Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm nuk ka dhe nuk do të ketë.

Nishani: Xhafaj i papërshtatshëm si ministër, por vendos Kuvendi

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E kapi të dashurin duke e tradhëtuar, zgjodhi mënyrën e duhur për t’iu hakmarrë

Posted: 19 Mar 2017 02:30 PM PDT

Një vajzë e nevrikosur ka gjetur mënyrën e duhur për t'iu hakmarrë të dashurit, që e kapi duke e tradhëtuar. Ajo ka nxjerrë të gjithë rrobat e tij në shitje në një garazh në Melbourne për 4 orë.

Vajza, identiteti i së cilës nuk dihet, ka vënë një letër në një pemë, ku shkruhej: "I dashuri u kap duke tradhëtuar. Gjithçka duhet të shitet!"

Ajo kishte rreshtuar të gjithë rrobat e tij në tokë ku bënin pjesë rrobat, këpucët, video lojërat dhe filmat. Shumën që do të marrë nga shitjet, ajo do ta shpenzojë për të bërë një udhëtim jashtë vendit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Izraeli kërcënon Sirinë me shkatërrimin e mbrojtjes ajrore

Posted: 19 Mar 2017 02:19 PM PDT

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman ka kërcënuar se do të shkatërrojë sistemin ajror të mbrojtjes të Sirisë, në qoftë se ata sulmojnë avionët izraelitë.

"Herën tjetër, nëse sirianët përdorin sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kundër avionëve tanë, ne do t'i shkatërrojmë pas hezitimin më të vogël. Siguria e Izraelit është mbi çdo gjë tjetër. Nuk do të ketë kompromis", tha ai për radion publike izraelite të dielën.

Komentet e tij vijnë pas avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar disa objektiva në Siri gjatë natës midis të enjtes dhe të premtes, ndërsa mbrojtja ajrore siriane u kundërpërgjigj duke shkatërruar një avion izraelit dhe duke dëmtuar një tjetër.

Izraeli pretendon se kishte sulmuar disa ngarkesa me armë të destinuara për lëvizjen shiite Hezbollah.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Juncker: Rikthimi i dënimit me vdekje në Turqi është “vija e kuqe”!

Posted: 19 Mar 2017 01:59 PM PDT

Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar Turqinë se çdo kthim i dënimit me vdekje në vend, do të ishte "vija e kuqe" e ofertës së anëtarësimit të këtij shteti në Bashkimin Evropian.  

"Në qoftë se dënimi me vdekje do të rivendoset në Turqi, kjo do të çojë në fundin e bisedimeve", tha ai për edicionin e së dielës të gazetës Bild të Gjermanisë, duke e quajtur atë “vijën e kuqe”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se pritet që Parlamenti turk të rivendosë dënimin me vdekje pas referendumit të muajit të ardhshëm për ndryshimet kushtetuese dhe se ai do ta dekretonte menjëherë.

Megjithatë, Juncker shtoi se nuk ishte dakord me ndalimin e plotë të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.  

"Nuk ka kuptim që të përpiqemi për të qetësuar nervat (Erdoganit) duke ndaluar plotësisht negociatat", shtoi ai.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel shkoi edhe më tej, duke thënë në një intervistë për Der Spiegel: "Ne jemi më larg se kurrë për pranimin e Turqisë në BE”.

Turqia ka hequr dënimin me vdekje në vitin 2004 dhe Bashkimi Evropian e ka bërë vazhdimisht të qartë se çdo lëvizje për të rivendosur atë do të do të pengonte ftesën për anëtarësim.

/Ora News/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Luftime në Damask, ushtria bombardime ajrore pas sulmit të rebelëve

Posted: 19 Mar 2017 01:43 PM PDT

Në një kohë kur palët janë duke disktuar një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund konfliktit, forcat qeveritare siriane dhe rebelët që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Assad kanë zhvilluar një betejë të ashpër në Kryeqytetin e vendit, Damaskun.

Vëzhguesit kanë raportuar se gjithcka ka nisur nga një sulm surprizë i luftëtarëve opozitarë të cilët kanë aktivizuar në vijat e mbrojtjes së ushtrisë. Pas kësaj, palët kanë nisur një përplasje të armatosur që përshkallëzoi brenda pak orësh në bombardime ajrore.

Ekspertët janë shprehur se kjo është përplasja e parë madhore qëkurse palët kishin rënë dakord që të shqyrtonin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për paqe, negociata të cilat po udhëhiqen nga eksperëtët e Rusisë dhe Turqisë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana. Megjthatë, ende nuk dihet nëse ky zhvillim mund të ndikojë në procesin e diskutimeve.

Forcat qeveritare dhe rebelët kishin rënë dakord më herët që të pezullonin luftimet në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi me qëllim që të kishte një reduktim të dhunës si dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të marrin ndihmë humanitare. Zhvillimet e fundit në Siri vijnë kur konflikti ka hyrë tashmë në vitin e tij të shtatë.

Kjo situatë ka shtyrë miliona banorë që të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar azil në vendet europiane, teksa shumica vijon të mbetet e bllokuar me rezerva të pakta uji, ushqimesh dhe medikamentesh.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit në Pekin, nota miqësore drejt Jinping

Posted: 19 Mar 2017 01:40 PM PDT

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në Kinë, e cila vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes palëve janë karakterizuar nga tensionet e njëpasnjëshme është mbyllur me nota të ndërsjella miqësie.

Gjatë qëndrimit të tij, shefi i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara, zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të vendit aziatik.

Në fjalën e mbajtur përpara Presidentit Xi Jinping, Tillerson qartësoi vullnetin e liderit të ShBA, Donald Trump, për të përmirësuar marrëdhëniet me Kinën.

“Presidenti Trump ka një vlerësim të lartë për komunikimin që ka patur mes jush, mbi të gjitha rreth telefonatës së gjatë ku shkëmbyet pikapëmjet tuaja për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai gjithashtu është optimist për të zhvilluar një vizitë zyrtare. Ne e dimë se vazhdimi i këtij dialogu do të sjellë një mirëkuptim të ndërsjellët gjë që sigurisht do të forcojë lidhjet tona”, u shpreh Tillerson.

Nga ana tjetër, në të njëjtën linjë qëndroi edhe Presidenti i Kinës, Xi Jinpin. Ai tha se e mirëpriste qëndrimin për të patur një marrëdhënie më konstruktive.

“Ne besojmë se mbajtja e kursit që sapo kemi vendosur është në interest ë të dyja palëve. Jam i bindur se të dyja palët janë në kërkim të një niveli më të lartë marrëdhëniesh konstruktive”, ishin fjalët e Presidentit të Kinës.

Pekini dhe Uashingtoni kanë patur një sërë çështjesh që kanë krijuar tension në marrëdhëniet mes palëve, ndër të cilat mund të përmenden kontaktet e Presidentit Trump me homologen e tij nga Tajvani, çështje e detit të Kinës Jugore si dhe vendosjen e sistemit anti-raktetë amerikan në Korenë e Jugut.

Gjithashtu, lideri i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar gjatë kësaj kohe një retorikë më të ashpër ndaj Kinës kur flitet për çështjet ekonomike.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more