Skip to main content

“Nunes: S'kam parë asnjë dëshmi për bashkëpunim mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

“Nunes: S'kam parë asnjë dëshmi për bashkëpunim mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Nunes: S'kam parë asnjë dëshmi për bashkëpunim mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë

Posted: 19 Mar 2017 09:21 AM PDT

Një ligjvënës amerikan ka thënë se nuk ka parë "asnjë dëshmi" të bashkëpunimit në mes të fushatës së presidentit Donald Trump dhe Rusisë, gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar. Këto komente të bëra nga përfaqësuesi republikan, Devin Nunes, në një intervistë televizive, vijnë vetëm një ditë përpara se drejtori i FBI-së, James Comey të dëshmojë përpara Komitetit të Inteligjencës, që udhëhiqet nga Nunes. Comney dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Mike Rogers, do të përgjigjen në pyetje me lidhjet e mundshme në mes të Rusisë dhe fushatës së Trumpit si dhe për pretendimet e presidentit për përgjimet nga paraardhësi i tij, Barack Obama. Nunes i ka thënë Fox News se bazuar në "gjithçka që kam parë deri më sot", ai nuk ka parë "asnjë provë" për lidhjet e mundshme mes fushatës së Trumpit dhe Rusisë.   President Donald Trump ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për kontakte të papërshtatshme të fushatës së tij me zyrtarë rusë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dialogu ndëretnik në Kosovë, i bazuar në interes

Posted: 19 Mar 2017 09:00 AM PDT

Derisa në Bruksel për vite të tëra zhvillohet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, brenda vendit po bëhen përpjekje që të vendoset dialogu ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj dënon sulmin ndaj autobusit të Kosovës në Serbi

Posted: 19 Mar 2017 08:34 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashmte të Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin ndaj një autobusi që barte udhëtarë nga Kosova, që është sulmuar teksa po kalonte nëpër Serbi. Hoxhaj ka thënë se këto sulme janë bërë sistematike. "E dënoj fuqishëm sulmin vandal ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët po udhëtonin në Serbi. Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk po dënohet", ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Nga sulmi në autobusin që ishte nisur nga Prishtina për në Vjenë nuk raportohet për persona të lënduar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luftime të ashpra në Damask

Posted: 19 Mar 2017 07:25 AM PDT

Luftime të ashpra janë zhvilluar në lindje të kryeqytetit sirian, Damask, pas një sulmi të forcave rebele, raporton media shtetërore dhe grupi monitorues. Sulmi nisi me shpërthimin e "dy makinave bombë dhe disa sulmuesve vetëvrasës", në qarkun Jobar, ka thënë Rami Abdel Rahman, kryetar i grupit monitorues, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Rebelët kanë avancuar në zonën në afërsi të Sheshit Abbasid, duke marrë nën kontroll disa ndërtesa. Ata kanë hedhur disa raketa nëpër lagje të Damaskut, ka shtuar Abdel Rahman. Media shtetërore siriane raporton se ushtria i është kundërpërgigjur një grupi rebelët që kanë lidhje me Al-Kaidën, duke thënë se "terroristët" kanë hyrë në Damask përmes tuneleve gjatë natës. Televizioni shtetëror raporton për luftime në lagjet Jobar dhe Qaboun dhe u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Luftimet e sotme vijnë vetëm disa ditë pasi bisedimet e paqes rinisën në Gjenevë, që kanë për qëllim dhënien fund të luftës 6 vjeçare në Siri që ka lënë të vdekur më shumë se 320,000 persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Opozitarit rus i ndalohet të organizojë marsh kundër korrupsionit

Posted: 19 Mar 2017 06:29 AM PDT

Autoritetet e qytetit të Moskës kanë ndaluar marshin anti-korrupsion të planifikuar nga lideri opozitar, Aleksei Navalny. Navalny ka postur në ueb faqen e tij letrën e policisë, ku thuhet se marshi i planifikuar do të pengonte trafikun dhe do të shkelte të drejtat e banorëve. Navalny më 14 mars, kishte aplikuar për të mbajtur një marsh në rrugët kryesore të Moskës dhe përfundimi i këtij marshi do të ishte pranë Kremlinit. Mbi 15,000 njerëz thuhej se do të merrnin pjesë në këtë marsh kundër korrupsionit. Vladimir Chernikov, kryetar i njësissë rajonale për siguri dhe antikorrupsion në Moksë, ka thënë se organizatorët nuk kanë "siguruar që ngjarja do të mbahet në kohën e duhur" si dhe do të jetë e sigurt. Navalny, një kritikë i zëshëm i presindetit Vladimir Putin, në muajin dhjetor ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit 2018, në zgjedhje të cilat, pritet që Putin të kërkojë mandatin e katërt.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kriza politike godet sektorin e biznesit në Maqedoni

Posted: 19 Mar 2017 06:28 AM PDT

Sektori i biznesit për çdo ditë e më shumë merr goditje të rënda, si pasojë e zvarritjes së procesit të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, theksojnë përfaqësuesit odave ekonomike të vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Rusi do të zhvillohen bisedime për situatën në Afganistan

Posted: 19 Mar 2017 05:58 AM PDT

Rusia planifikon që më 14 prill të organizojë bisedime ndërkombëtare për konflitin në Afganistan. Kështu i ka thënë Shërbimit për Afganistanin të Radios Evropa e Lirë, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit afgan, Hanis Atmar. Ai ka thënë se në këtë takim do të marrin pjesë 12 shtete, përshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe pesë ish-republikat sovjetike janë ftuar po ashtu të marrin pjesë. Atmar, megjithatë, ka theksuar se asnjë "ftesë" nuk u është dërguar talibanëve. "Nuk ka marrëveshje për pjesëmarrjen e talibanëve në çfarëdo konference", ka thënë Atmar, duke shtuar se konferenca në Rusi është "takim mes shtetesh". Moska në shkurt ishte organizuar bisedime për situatën në Afganistan ku morën pjesë përfaqësues të Afganistanit, Kinës, Indisë, Pakistanit dhe Iranit. SHBA më 2001 rëzoi nga pushteti regjimin taliban në Afganistan.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra irakianë largohen nga Mosuli për shkak të luftimeve të ashpra

Posted: 19 Mar 2017 05:06 AM PDT

Mijëra irakianë janë duke u larguar nga Mosuli Perëndimor teksa forcat qeveritare janë duke zhvilluar luftime të ashpëra me militantët e Shtetit Islamik, në afërsi të një xhamie në Qytetin e Vjetër. Zyrtarët kanë thënë se forcat irakiane janë duke u ballafaquar me një rezistencë të fortë të IS-it. Ata janë të fokusuar për të marrë nën kontroll xhaminë Al-Nuri, ka thënë Gjenerali Raed Chaker. Raportohet se trupat qeveriare kanë arritur të marrin dy lagje që gjendet në Qytetin e Vjetër të Mosulit. Furnizimi me ushqim dhe ujë të pjshëm vazhdon të jetë i pakët. Shumë banorë janë parë duke u larguar për në vende të sigurta për shkak të luftimeve. Vlerësohet se 75 mijë civilë janë në Mosulin Perëndimor dhe 2 mijë luftëtarë të IS-it.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut teston një motor të ri për lansimin e raketave

Posted: 19 Mar 2017 05:01 AM PDT

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se shteti ka testuar një motor të ri të fuqishëm të një rakete, ndërkaq lideri Kim Jong Un, theksoi se kjo është "lindje" e një industrie të raketave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bullgaria e gatshme të përforcojë kufirin me Turqinë

Posted: 19 Mar 2017 03:45 AM PDT

Zyrtarët bullgarë kanë thënë se janë të përgatitur që të rrisin patrullimet dhe të përfundojë rrethojën me tela gjembore përgjatë kufirit me Turqinë, për të parandaluar ardhjen e migrantëve. "Jemi të gatshëm të mbrojmë kufirin shtetëror, ashtu siç edhe na e lejon ligji", ka thënë për AFP-në, minsitri i Mbrojtjes, Sefan Tanev. Ai ka shtuar se tash për tash, situata në kufi është e qetë dhe tentimet për të kaluar ilegalisht kufirin kanë rënë gjatë dy muajve të fundit. Komentet e ministrit bullgar vijnë pasi Turqia ka kërcënuar se do të dërgojë 15,000 refugjatë në Bashkimin Evropian, pas përshkallëzimit të raporteve me BE-në, për shkak të tubimeve të anuluara për referendumin e Turqisë. Turqia më 16 prill do të mbajë referendum, që do t'ia rrisë kompetencat presidentit Recep Tayyip Erdogan. Ministrat turq po dëshirojnë që të fitojnë mbështetjen e komunitetit turk që jetojnë në vendet evropiane.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rifillojnë fluturimet në Orly, teksa prokurorët nisin hetim për terrorizëm

Posted: 19 Mar 2017 03:02 AM PDT

Në aeroportin Orly të Parisit fluturimet sot janë rikthyer në normalitet, vetëm një ditë pasi një sulmues u vra nga autoritetet e rendit. Sulmuesi, Ziyed Ben Belgacem, 39-vjeç, ai vendosi armën në kokë një ushtareje, duke thënë se ai "dëshiron të vdes për Allahun", kanë thënë zyrtarët francezë. Ai më pas u qëllua për vdekje nga dy ushtarë të tjerë. Fluturimet në Orly u pezullluan për disa orë dhe rreth 3,000 persona u evakuuan nga aeroporti, pas të shtënave të së shtunës. Hetuesit anti-terror sot kanë liruar babain e sulmuesit por kanë vazhduar ta mbajnë në paraburgim vëllain e tij, raporton agjencia AFP. Anëtarët e familjes së sulmuesit kishin kontaktuar vet me policinë, ka thënë prokurori i Parisit, Francois Molins. Molins ka thënë se Belgacem kishte në çantën e tij një kopje të Kuranit. Sulmuesi është përshkruar si person që është radikalizuar në burg. Ai ka pasur një histori të gjatë kriminale, duke përfshirë këtu edhe dënim për vjedhje të armatosur dhe disa raste për trafik të drogës, ka thënë Molis. Trupit të sulmuesit i është kryer autopsia për të konkluduar nëse ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës gjatë sulmit. Franca është në gadishmëri të lartë pas sulmeve terroriste të kryera në Paris, Nice dhe vende të tjera në këto dy vjetët e fundit, në të cilat janë vrarë më shumë se 230 persona.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëdhënësi i Erdoganit: Ministrat turq mund të planifikojnë një tubim të ri në Gjermani

Posted: 19 Mar 2017 02:45 AM PDT

Turqia thotë se ka gjasa që ministrat e Turqisë mund të planifikojnë një tubim tjetër në Gjermani, përpara referendumit të 16 prillit, një lëvizje e cila mund të tensionojë më shumë raportet në mes të Ankarasë dhe Berlinit. Kjo deklaratë është bërë nga Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit Recep Tayyip Erdogan, gjatë një interviste dhënë sot për CNN në gjuhën turke. Më herët, Kalin ka kritikuar autoritetet gjermane për lejimin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) që të mbajnë tubime në Gjermani. Rreth 30,000 kurdë janë mbledhur në qendrën e Frankfurtit më 18 mars, për të protestuar kundër referendumit, i cili do t'ia rrisë kompetencat presidentit Ergodan. Pas ndalimit të disa tubimeve të ministrave turq në Holandë dhe Gjermani, tensionet mes Ankarasë dhe Evropës janë rritur. Erdogan ka akuzuar Gjermaninë për "praktika naziste", ndërkaq Holandën e ka fajësuar për Masakrën e Srebrenicës. Turqia po ashtu ka kërcënuar se do të dërgojë 15 mijë refugjatë në Bashkimin Evropian, duke thënë se mund të largohet nga marrëveshja me BE-në, për ndaljen e fluksit të refugjatëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raportohet se Sisi do të takohet me Trumpin në Uashington

Posted: 19 Mar 2017 02:24 AM PDT

Gazeta shtetërore e Egjiptit, Al-Ahram thotë se presidenti Abdel Fattah el-Sisi do të vizitojë Uashingtonin në fillimit të prillit, për tu takuar me presidentin Donald Trump. Në artikullin e publikuar sot në gazetë, thuhet se vizita e Sisit do të bëhet me ftesë të presidentit amerikan. Kjo do të jetë vizita e parë e Sisit në Shtetet e Bashkuara që prej se ai është zgjedhur president më 2014. Ai u zgjodh president, një vit pasi Muhammad Morsi u rrëzua nga pushteti. Një prej temave të mundshme të diskutimit mund të jetë edhe krijimi i aleancës ushtarake arabe, për të luftuar ndikimin e Iranit në rajon. Më 15 shkurt, The Wall Street Journal, duke cituar disa zyrtarë të Lindjes së Mesme, ka raportuar se administrata e Trumpit është në bisedime me aleatët arabë për formimin e një aleance, që do të ndanin inteligjencën dhe kjo aleancë do të përfshinte Egjiptin, Jordanin, Arabinë Saduite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Të paktën 10 talibanë janë vrarë

Posted: 19 Mar 2017 01:50 AM PDT

Të paktën 10 militantë talibanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në provincën lindore të Paktias, kanë njoftuar zyrtarët afganë. Sulmi ajror është kryer në fshatin Narai Kandaw në qarkun Dandpatan, ku talibanët, në pasditen e 18 marsit, ishin mbledhur në një shtëpi, ka thënë guvernatori provincial, Zalmai Wesa. Ai ka shtuar se asnjë civil nuk është vrarë nga ky sulm. Sulmi ajror vjen në kohën kur talibanët nisin ofensivën e tyre pranverore ndaj forcave qeveritare. Paktia, që gjendet pranë kufirit me Pakistanin, është një zonë ku talibanët kanë prezencë të fuqishme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ka vdekur legjenda e Rock and Roll-it, Chuck Berry

Posted: 19 Mar 2017 01:20 AM PDT

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Chuck Berry, që konsiderohet pioner i muzikës rock'n'roll në Amerikë. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se Berry ka vdekur në shtëpinë e tij në Mizuri. "Departamenti i Policisë, me pikëllim njofton për vdekjen e Charles Edward Anderson Berry Sr, i njohur edhe si muzikanti legjendar Chuck Berry", thuhet në njoftimin e policisë më 18 mars. Ekipet e emergjencës ishin thirrur në shtëpinë e Berryt dhe e kishin gjetur atë të pavetëdijshëm. Pavarësisht përpjekjeve për ta kthyer në jetë, ai u shpall i vdekur pak kohë më pas, ka njoftuar policia. Berry, këngëtar, kitarist dhe tekstshkrues, gjatë karrierës së tij ka regjistruar hite si Jonnny B.Goode, Roll Over Beethoven, Maybellene dhe Sweet Little Sixteen, të cilat janë kënduar edhe nga këngëtar dhe grupe të fashme si The Beatles, Rolling Stones dhe Beach Boys. Shumë njerëz e konsiderojnë Berryn si "themelues" të muzikës rock'n'roll.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raportohen të zhdukura, përfundojnë të trafikuara apo edhe me martesë

Posted: 19 Mar 2017 01:11 AM PDT

Trafikimi me qenie njerëzore në Kosovë vazhdon të thellohet si shqetësim i përgjithshëm. Aq më tepër, kur viktimat e trafikimit, ku dominon gjinia femërore, janë nën moshën 18 vjeç.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrat e Financave të G20-së heqin dorë nga zotimi për të kundërshtuar proteksionizmin

Posted: 18 Mar 2017 10:30 AM PDT

Minsitrat e Financave të grupit G20, në takimin e mbajtur në Gjermani, nuk kanë përmendur zotimin për të kundërshtur proteksionizmin tregtar. Në deklaratën e lëshuar, pas takimit dy ditor në Baden-Baden, ministrat e ekonomive më të mëdha, kanë thënë se vendet janë duke "punuar për të forcuar kontributin tregtar" të ekonomive të tyre. Vitin e kaluar, G20 është zotuar se "do t'i rezistojë të gjitha formave të proteksionizmit", të cilat mund të përfshijë edhe tarifat kufitare. Por Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se kundërshtimi verbal ndaj proteksionizmit, "nuk është më i rëndësishëm". "Ne besojmë në tregtinë e lirë", ka thënë Mnuchin. Që prej se Donald Trump është zgjedhur president, ai ka bërë fushatë me platformën "Amerika e Para". Ai madje e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja për tregti të lirë me 11 vendet e Paqësorit. Në deklaratën e G20, gjithashtu nuk është përmendur lufta kundër ndryshimeve klimatike por janë përmendur premtimet për të luftuar shmangien e taksave dhe masat e ashpra për financimin e terrorizmit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more