Skip to main content

Mesazhi.com: “Reali fiton derbin ndaj Bilbaos” plus 9 more

Mesazhi.com: “Reali fiton derbin ndaj Bilbaos” plus 9 more


Reali fiton derbin ndaj Bilbaos

Posted: 18 Mar 2017 10:29 AM PDT

Real Madridi fitoi si mysafirë i Athletic Bilbaos në La Liga me rezultat 1-2.

Ishte një ndeshje e balancuar, por Los Blancos u treguan më të rrezikshëm para portës kundërshtare.

Goli i parë në takim erdhi nga Karim Benzema në minutën e 25-të pas asistimit nga Cristiano Ronaldo dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e aprë.

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të Aritz Aduriz barazoi rezultatin.

Gjithsesi epërsia e mysafirëve u rikthye nga Casemiro në minutën e 68-të, ku edhe një herë asistoi Ronaldo.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e parë me 65 pikë, pesë më shumë se Barcelona në pozitën e dytë, kurse Bilbao vazhdon në pozitën e shtatë me 44 pikë.

Ndeshja e ardhshme e madrilenëve është ndaj Alaves, kurse Bilbao udhëton te Osasuan.

The post Reali fiton derbin ndaj Bilbaos appeared first on Mesazhi.com.

Selimi: Thaçi e Mustafa po bëjnë lojë të rrezikshme me FSK-në

Posted: 18 Mar 2017 10:27 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa "e kanë kthyer në top ping-pongu formimin e ushtrisë".

Selimi në reagim ndaj deklaratës së kryeministri Isa Mustafsa të dhënë të shtunën, se Ushtria e Kosovës nuk do të bëhet pa koordinim me Amerikën, ka thënë se ajo çfarë po bëjnë Thaçi e Mustafa është një lojë e rrezikshme që nuk duhet bërë.

"Thaçi e Mustafa herë njëri, herë tjetër çështjen e FSK-së apo themelimit të forcave të armatosura, apo çështjen e rritjes së kapaciteteve të FSK-së e kanë kthyer në një top ping pongu, ku herë njëri, e herë tjetri e gjuajnë këtë top", ka thënë Selimi për lajmi.net.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Rexhep Selimi ka thënë se presidenti dhe kryeministri përveç lojës me ushtrinë, po bëjnë lojë edhe me partnerët strategjik të Kosovës.

"Në rastin konkret të çështjes së plotësim-ndryshimit të ligjit për FSK-në, ata nuk po bëjnë lojë vetëm më sigurinë e Kosovës, por në anën tjetër po bëjë me diçka që është shumë jetike për Kosovën, siç është partneriteti me aleatët strategjik".

"Kjo lojë me FSK-në dhe loja me aleatët strategjik është lojë me sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme që nuk duhet të vazhdojë më", është shprehur Selimi.

Ai ka thënë se Vetëvendosje për çështje parimore ka mbështetur rritjen e kapaciteteve të FSK-së ose edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Nisma e presidentit Thaçi që Kosova të formojë ushtrinë përmes ndryshimit të projektligjit për FSK-në e jo me anë të ndryshimeve kushtetuese ku kërkohet edhe vota e deputetëve serb nuk ka gjetur përkrahjen e SHBA-ve, NATO-së dhe BE-së.

The post Selimi: Thaçi e Mustafa po bëjnë lojë të rrezikshme me FSK-në appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria pret kthimin e Listës Serbe, për procedimin dhe votimin e Demarkacionit

Posted: 18 Mar 2017 10:27 AM PDT

Qeveria e Kosovës thotë se është duke punuar që t'i sigurojë votat e nevojshme nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se janë duke u bërë përpjekje për kthimin e përfaqësuesve të subjektit politik, Lista Serbe në institucionet e Kosovës.

"Ne po shpresojmë që ata do të kthehen, sepse ka indikacione pozitive, por siç duket problem është Beogradi i cili ushtron ndikime negative në ", ka theksuar Gecaj.

Ratifikimi demarkacionit, si marrëveshje ndërkombëtare, kërkon të paktën 80 vota të deputetëve. Debatet për dhe kundër marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare kanë vazhduar dhe pritet që një frymë e tillë të përcillet edhe në seancën e Kuvendit, kur Qeveria ta riprocedojë demarkacionin për ratifikim.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar deputetet e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin, në mënyrë që t'u mundësohet qytetarëve të vendit lëvizja e lirë pa viza, drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, është vënë si kusht i pashmangshëm për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian. Por, përfaqësuesit e partive opozitare në vend, vazhdojnë ta kundërshtojnë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas tyre, nuk do të lejohet në asnjë formë që të rikthehet demarkacioni në versionin aktual të tij, që "e cenon rëndë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke ia humbur 8200 hektarë tokë".

Mosmarrëveshje për këtë çështje ka edhe te deputetët e partive në pushtet [PDK-LDK]. Në të dyja grupet parlamentare ka deputetë, të cilët janë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe kundër saj.

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se pa një marrëveshje ndërmjet spektrit politik, kjo çështje vështirë se mund të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, deputetja Xhevahire Izmaku nga PDK-ja, ka thënë se për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova është vonuar shumë dhe se ajo duhet të përfundojë sa më parë.

"Shpeshherë ka dalë që [votimi ose qëndrimet] janë bërë edhe për çështje të egos së tyre personale", është shprehur Izmaku, duke kërkuar nga kolegët e saj që të jenë më "racionalë në qëndrimet e tyre".

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, ka theksuar se qëndrimi i tij për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi është kundër. Ai ka thënë se deri tash nuk ka ndonjë argument të ri që do ta bindë atë se demarkacioni është në rregull dhe se Kosova nuk po humb territor.

Komisioni shtetëror për matjen e territorit u ka dhënë garancitë e veta qytetarëve se Kosova nuk ka humbur territor me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ndërkohë, një komision tjetër, i pavarur, ka konstatuar se me ratifikimin e demarkacionit aktual Kosova do t'ia falte Malit të Zi territor në sipërfaqe prej 70.44 kilometrash katrorë.

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua në verën e vitit 2015 në praninë ndërkombëtare, ndërkohë që Kuvendi i Malit të Zi e ka miratuar të njëjtën pak kohë pas nënshkrimit.

The post Qeveria pret kthimin e Listës Serbe, për procedimin dhe votimin e Demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Ushtrinë nuk e bëjmë pa Amerikën

Posted: 18 Mar 2017 06:51 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se kanë bërë shumë punë në afrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në 27-vjetorin e partisë së tij në Podujevë, ai tha se Ushtrinë do ta bëjnë "vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka thënë

Mustafa tutje theksoi se Kosovës iu kanë hap dyert për të udhëtuar pa viza.

"Ne i kemi plotësuar 95 kushte, tash ka mbetur vetëm Demarkacioni. E kemi mat territorin katër herë, po del që kurrë Kosova nuk ka pasur më shumë territor", tha ai.

The post Mustafa: Ushtrinë nuk e bëjmë pa Amerikën appeared first on Mesazhi.com.

Turqi, vihen themelet e urës “Çanakkale 1915”

Posted: 18 Mar 2017 06:24 AM PDT

Në Çanakkala në veriperëndim të Turqisë janë vënë themelet e urës “Çanakkale 1915” dhe autostradës Malkara-Çanakkale, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım, zëvendësi i tij Numan Kurtulmuş, ministri i Komunikimit, Transportit dhe Çështjeve Detare Ahmet Arslan dhe zyrtarë të tjerë hodhën gurthemelin e urës mbi Dardanele. Me këtë rast u vendos kapsulë kohore në të cilën janë lënë para dhe mesazhe.

Kjo është ura e parë që qëndron pezull në Dardanele, dhe e pesta në rajonin e Marmaras dhe do të përbëhet nga gjashtë korsi, tre në çdo drejtim.

Planifikohet që ura “Çanakkale 1915” të jetë e hapur në vitin 2023 kur do të shënohet 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë.

Ura, e cila është një nga shumë mega-projektet turke do të lidh edhe në një pikë tjetër Evropën dhe Azinë. Projekti është vlerësuar në dhjetë miliardë lira (rreth 2.566 miliardë euro).

Ura është 3.860 metra e gjatë ose më shumë se pesë kilometra, duke përfshirë edhe viadukte.

Hapësira mes dy shtyllave do të jetë 2.023 metra, që në mënyrë simbolike shënon 100 vjetorin në vitin 2023.

Pas përfundimit të punimeve do të jetë një urë me hapësirë më të gjatë në mes të shtyllave të betonit.

The post Turqi, vihen themelet e urës “Çanakkale 1915” appeared first on Mesazhi.com.

Europa Ligë, Anderlecht-Manchester United, Lyon-Beshiktash

Posted: 18 Mar 2017 04:59 AM PDT

Në qytetin Nyon të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e çerekfinales në UEFA Ligën e Europës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e para të çerekfinales do të zhvillohen më 13 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 20 prill.

Ndërkohë ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen më 4 dhe 11 maj, ndërsa finalja në stadiumin Friends Arena, në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm më 24 maj.

Ndeshjet e çerekfinales janë siç vijon:

Anderlecht (Belgjikë) – Manchester United (Angli)

Celta Vigo (Spanjë) – Genk (Belgjikë)

Ajax (Holandë) – Schalke 04 (Gjermani)

Olympique Lyon (Francë) – Beshiktash (Turqi)

The post Europa Ligë, Anderlecht-Manchester United, Lyon-Beshiktash appeared first on Mesazhi.com.

Britania përgënjeshtron pretendimet për përgjimin e Trump

Posted: 18 Mar 2017 04:55 AM PDT

Agjencia e komunikimeve të inteligjencës (GCHQ) në Britani të Madhe ka përgënjeshtruar pretendimet se kanë përgjuar presidentin amerikan Donald Trump.

GCHQ, pretendimet e përmendura nga komentatori në kanalin televiziv Fox News dhe të ripërsëritura dje nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, e ka cilësuar si “plotësisht komik” pohimin se kjo organizatë e inteligjencës ka ndihmuar ish-presidentin amerikan Barack Obama për të përgjuar Donald Trumpin.

“Pretendimet e fundit nga komentatori mediatik Andrew Napolitano se nga GCHQ është kërkuar të përgjojë presidentin e zgjedhur janë të pakuptimta. Ato janë krejtësisht qesharake dhe duhet të injorohen”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Ndryshe, Napolitano ka pohuar se Obama ka përdorur GCHQ-në dhe jo inteligjencën amerikane gjatë përgjimit të Trumpit me qëllim që të “mos lë gjurmë”.

Ndërkaq, Donald Trump, në një postim në rrjetin social, shkroi: “Tmerr! Mësova se Obama ka përgjuar Trump Tower-in pak para fitores sime (presidenciale). Nuk u gjet asgjë. Si ra Obama aq poshtë sa të m’i përgjojë telefonat e mi gjatë zgjedhjeve shumë të shenjta”.

Dihet se inteligjenca amerikane dhe ajo britanike kanë bashkëpunim të afërt. Ish-analisiti i sistemit në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në SHBA (NSA), Edward Snowden, në vitin 2013 nxorri në dritë aktivitete të inteligjencës amerikane dhe asaj britanike përmes disa dokumenteve të rrjedhura.

The post Britania përgënjeshtron pretendimet për përgjimin e Trump appeared first on Mesazhi.com.

Përmbytje në Peru, 67 të vdekur

Posted: 18 Mar 2017 04:51 AM PDT

Të paktën 67 persona kanë humbur jetën, si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Peru, raporton Anadolu Agency (AA).

Furtunat e mëdha ia kanë lënë vendin shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të tokës në këtë vend. Ndërsa si pasojë 67 persona kanë humbur jetën, mijëra të tjerë janë evakuuar dhe shumë njerëz presin në çatitë e shtëpive të tyre për t’u shpëtuar.

Sipas burimeve të zyrtarëve të këtij vendi, shirat El Nino kanë shkaktuar dëmtime në 115 mijë banesa, ka dëmtuar 117 ura dhe ka bllokuar shumë rrugë.

The post Përmbytje në Peru, 67 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Ymeri: Ushtria duhet bërë, nuk duhet të ndalemi

Posted: 18 Mar 2017 03:35 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Kosova duhet formuar ushtin, por që edhe duhet kujdesur që marrëdhëniet me aleatët të avanësojnë në një stad të ri edhe sa i përket formimit të ushtrisë.

Ai gjatë fjalimit të tij në Mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, tha se duhet shpjeguar mirë faktorit ndërkombëtar.

"Ushtria duhet bërë. Duhet të kujdesemi që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimin me aleatët e Kosovës ta avansojmë në një stad të ri edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës. Domosdoja për Ushtrinë e Kosovës për mbrojtje, sovranitet e dinjitet duhet shpjeguar mirë. Nuk duhet të ndalemi në këtë drejtim. Por jo të zmbrapsemi", ka thënë Ymeri, përcjell lajmi.net.

Ai duke folur për projektligjin për FSK-në ka thënë se ai vetëm i shton kapacitetet.

"Ligji i FSK-së nuk e ndryshon atë, vetëm se ia shton kapacitetin. Ka shumë gjëra që duhet amandamentuar në atë ligj. Ligji më shumë se për qëllimin e vet, flet për qëllimin e Thaçit".

"Sjellja e ligjit në këtë mënyrë ka për qëllim avancimin e Thaçit", ka pohuar Ymeri para delegatëve.

"Për shkak të rrethanave nuk ka rrugë tjetër të shkurtë, përveç zgjerimit të FSK-së. Kjo rrugë nuk është e mjaftueshme pot nuk bën të ndalemi në gjysmë", ka thënë Ymeri ndër të tjera.

The post Ymeri: Ushtria duhet bërë, nuk duhet të ndalemi appeared first on Mesazhi.com.

Kastrati: Ndërtuam 30 shtëpi për skamnorë, këtë vit edhe 30 të tjera

Posted: 18 Mar 2017 03:32 AM PDT

Numri i familjeve të varfra po shtohet në Kosovë, megjithatë ka edhe disa njerëz, që janë të pakët, por që merren çdo ditë me brengën e tyre.

Ndër ta është edhe Halil Kastrati. Ai u kthye nga diaspora dhe mori një mision humanitar, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Kosovës të cilët kanë mbetur pa gjërat më elementare dhe pa kulm mbi kokë.

Kastrati është themelues i Shoqatës bamirëse "Jetimat e Ballkanit" dhe bashkë me bashkëpunëtorët e tij të vullnetit të mirë identifikojnë dhe ndihmojnë familjet në nevojë.

Ai ka fituar besimin e bizneseve dhe njerëzve të cilët e përkrahin shoqatën.

Për një vit e gjysmë ka arritur të ndërtojë 30 shtëpi për familjet skamnore. Ndërsa thotë se këtë vit synon t'i ndërtojë 30 sosh.

"Për një vit e gjysmë kemi arrit me i bërë më kulm mbi kokë 29 familje. 20 shtëpi e 9 banesa. Nuk ka dy javë ditë që ne brenda 10 dite kemi blerë 2 banesa në qytetin e Skenderajt për dy familje. Po synojmë me arrit që këtë vit me i bë 30 familje me strehë. Një lajm i mirë është që ne kemi bërë një kërkesë në Kuvendin Komunal të Prizrenit për 30 ari tokë edhe me i nis 10 shtëpi menjëherë dhe shpresoj që kërkesa do të miratohet", thotë ai.

Halili gjatë një interviste për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, rrëfen se çka e ka shtyrë për të marrë këtë mision humanitar dhe për llojet e ndihmave që kanë dhënë deri tash.

Pavarësisht se me profesion është hoxhë, Kastrati kryen punën e një humanisti.

Ai thotë se shoqata që udhëheq nuk bën dallime sa i përket ndihmesës që ofron, duke bërë të ditur se në kuzhinën që operon në Prizren ushqehen edhe qytetarë të besimit të krishterë, por edhe pjesëtarë të minoriteteve.

"Është parim i joni fetar që varfëria i ka dyert hapura për të gjithë ne. Në  kuzhinën tonë ushqehen edhe pjesëtarë të besimit katolik, si dhe komunitetet tjera siç janë boshnjakët, turqit, ashkalinjtë, romët. Ne jemi në shërbimin e nevojtarëve pa dallim ngjyre e feje", thotë Halil Kastrati.

Shoqata Bamirëse "Jetimat e Ballkanit" është themeluar në nëntor të vitit 2009 dhe përveç kuzhinës ushtron edhe aktivitete tjera humanitare.

Ndërtimi i shtëpive, ndihma mujore financiare për jetimë, janë aktivitet tjera të tjera që këta djelmosha kanë në programin e tyre ditor.

 

The post Kastrati: Ndërtuam 30 shtëpi për skamnorë, këtë vit edhe 30 të tjera appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more