Skip to main content

Mesazhi.com: “Limaj: Thaçi e ka vetëm një qëllim, mashtrimin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Limaj: Thaçi e ka vetëm një qëllim, mashtrimin” plus 9 more


Limaj: Thaçi e ka vetëm një qëllim, mashtrimin

Posted: 20 Mar 2017 01:35 PM PDT

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pohuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mundur pesë vite më parë ta transformonte FSK-në në ushtri, në mënyrën siç ka propozuar tani.

Limaj, përmes një postimi në Facebook, shpreh dyshimin se daljet e publike të Thaçit, gjithkund dhe gjithkah, e kanë veç një qëllim, mashtrimin, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Limajt në Facebook:

"Së paku që pesë vite ka qenë e mundur që FSK-ja të transformohet në ushtri në këtë mënyrë siç është propozuar tani.

Pse nuk e ka bërë këtë ish-kryeministri kur ka qenë në detyrën e tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ky ka qenë kryeministër, edhe tani të njëjtat pengesa janë.

Atëherë pse gjithë këtë zhurmë dhe propagandë, e lloj lloj argumente që sot po i bën ish-kryeministri, pse nuk i bënte këto kur e kishte për detyrë? Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjen në popull. Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar.

Thënë thjesht, me një fjalë, daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah e kanë veç një qëllim: MASHTRIMIN! F.L." (sic.), ka shkruar Limaj.

The post Limaj: Thaçi e ka vetëm një qëllim, mashtrimin appeared first on Mesazhi.com.

SHBA-të bojkotuan seancën në OKB me pretendimin se ka qenë kundër Izraelit

Posted: 20 Mar 2017 09:31 AM PDT

htetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) bojkotuan të hënën një seancë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në kuadër të Kombeve të Bashkuara i cili diskutoi për Palestinën dhe territoret e tjera arabe të pushtuara, duke pretenduar se e njëjta ka mbajtur anë dhe ka qenë e drejtuar kundër Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

"Shtetet e Bashkuara do të votojë kundër çdo rezolute të parashtruar në këtë pikë të rendit të ditës dhe inkurajon vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë", thuhet në kumtesën e zëdhënësit në detyrë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner.

The post SHBA-të bojkotuan seancën në OKB me pretendimin se ka qenë kundër Izraelit appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Balloja me maska ka përfunduar

Posted: 20 Mar 2017 09:29 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Fondacionit Përhapja e Dijes, ka deklaruar: “Përjetimet e ndodhura ditët e fundit në Evropë, tregojnë se ka kaluar në një fazë të re lufta e kryer kundër vendit dhe kauzës sonë. Ata që deri tani janë përpjekur të na zënë ngushtë me mashat e tyre, me organizatat terroriste që përkrahin duke u dhënë armë, tashmë kanë zbritur vetë personalisht në terren. Vëllezërit e mi balloja me maska ka përfunduar”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tashmë kanë zbritur vetë në terren”

Duke kritikuar pengesat ndaj ministrave dhe deputetëve turq në Evropë, Erdoğan tha se “Lejojnë të flasin PKK-në, lejojnë FETO-n. Kryetari i dhomës së avokatisë shkon nga Turqia dhe kryen takime atje bashkë me këto zgjatimet e organizatës terroriste. Kush është ky? Kryearti i dhomës së avokatisë, i ashtuquajtur jurist, profesor….”

“Ka nga ata të cilët nuk duan të fusin në Parlamentin Evropian Daily Sabah. Japin propozime për atë”, është shprehur Erdoğan duke shtuar se “A e dini se çfarë sjellin këta tani, sjellin kundërpërgjigjen. Nëse ata nuk lejojnë hyrjen e një gazete lokale tonën, atëherë edhe ju do të merrni kundërpërgjigjen e kësaj në Turqi.”

Duke vënë në dukje se 16 prilli është dita e thyerjes, Erdoğan ndër të tjera është shprehur: “Kemi hequr pengesat për gratë dhe të rinjtë tanë në politikë, administratë, tregti dhe në çdo fushë. Sot vajzat tona mund të kryejnë detyrën lirshëm në administratën shtetërore, në atë akademike, në pozitat më të larta të biznesit, në gjyqësor, në forcat e armatosura dhe në çdo fushë. Nga ku kemi qenë dhe nga ku kemi ardhur…ku e kemi nisur dhe ku kemi mbërritur. Shpresojmë se përpara nesh ka ditë edhe më të mira. Ja edhe 16 prilli në të njëjtën kohë është dita ku do të jepet vendimi i kësaj. Kjo është e rëndësishme. 16 prilli në të njëjtën kohë është edhe dita e thyerjes.”

Pasi është shprehur se “duhet të qëndrojmë drejtë”, Erdoğan ka shtuar më tej se “Atyre që na kanë frikësuar fshehtas iu them se ato ditë kanë përfunduar. Tashmë nuk ka më një Turqi që nënshtrohet ndaj kërcënimeve, detyrimeve tuaja. Nuk lejojmë që të preket as edhe një qime floku e qytetarëve tanë. Çdo vend që e tenton këtë do të përballet me rezultatet.”

The post Erdoğan: Balloja me maska ka përfunduar appeared first on Mesazhi.com.

Serbët fyejnë familjen që pranoi islamin, ia mohojnë edhe prejardhjen

Posted: 20 Mar 2017 09:25 AM PDT

Një çift së bashku me dy fëmijët e tyre, ditë më parë kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Menjëherë pas këtij veprimi të tyre, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë ardhur edhe reagimet e para.

Sipas medieve serbe, komentuesit në rrjetet sociale e kanë akuzuar këtë familje se duke ndërruar fenë, por edhe emrat, ata kanë "mohuar" edhe prejardhjen e tyre.

Por akuzat nuk kanë përfunduar me kaq.

Ata janë akuzuar se konvertimin e kanë bërë për interes, duke thënë se janë konvertuar "për një darkë".

Ditë më parë është thënë se çifti bashkëshortor Novakoviq nga Beogradi, bashkë me dy fëmijët e tyre, kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame.

Një gjë të tillë ata e kishin bërë të premten në Xhaminë e Novi Pazarit, para imamit dhe xhematit të shumtë.

Pas pranimit të islamit çifti bashkëshortor ka marrë emrat mysliman Ismail dhe Edina, kurse djemtë janë pagëzuar me emrat Esad dhe Hamza.

The post Serbët fyejnë familjen që pranoi islamin, ia mohojnë edhe prejardhjen appeared first on Mesazhi.com.

Britania e Madhe më 29 mars fillon procedurën e largimit nga BE

Posted: 20 Mar 2017 07:36 AM PDT

Qeveria e Britanisë së Madhe më 29 mars të këtij viti do të fillojë procesin e braktisjes së Bashkimit Evropian, ndërsa tërë procedura e negocimit do të zgjasë dy vite.

Përfaqësuesi i përhershëm britanik në Bashkimin Evropian, Tim Barrow, informoi presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk për kohën e fillimit të kësaj procedure, bëri të ditur sot departamenti për daljen nga BE-ja.

The post Britania e Madhe më 29 mars fillon procedurën e largimit nga BE appeared first on Mesazhi.com.

Vidhen 19 ditarë në shkollën e mjekësisë në Pejë

Posted: 20 Mar 2017 07:24 AM PDT

Persona të dyshimit kanë hyrë në objektin e shkollës së mesme të mjekësisë në Pejë, duke vjedhur 19 ditarë në të cilët mbahen evidencat e notave të nxënësve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

"Policia rreth orës 7 të mëngjesit ka marrë informatën se në rrugën "Esat Mekuli" në Pejë në shkollën e mesme të mjekësisë ka ndodhur një rast vjedhje. Njësitet relevante kanë shkuar në vend ngjarje dhe kanë biseduar me ankuesin", ka thënë Ibraj.

Ibraj më tej ka treguar se personat e dyshimtë kanë hyrë brenda duke thyer xhamat e dritareve të banjës duke e pastaj kanë thyer edhe derën e blinduar të zyrës së drejtorit.

"Kanë vjedhur 19 ditarë ku mbahen evidencat e notave të të gjithë nxënësve të kësaj shkolle. Diçka tjetër nuk është vërejtur se ka munguar. Sipas drejtorit dera ka qenë e mbyllur që nga data 17 mars", u shpreh Ibraj.

Ai më tej ka theksuar se personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar dhe janë ende në kërkim nga policia .

The post Vidhen 19 ditarë në shkollën e mjekësisë në Pejë appeared first on Mesazhi.com.

Projektligji për FSK-në mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Posted: 20 Mar 2017 05:32 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë i ka dorëzuar kreut të Kuvendit, Kadri Veseli propozimin për ndryshimin e Ligjit për FSK-në.

Sipas ndryshimeve të propozuara nga presidenti, FSK-ja pritet të mos e ndryshojë emrin, por të zgjerohen kompetencat e saj.

Presidenti Thaçi kishte deklaruar se projektligjin në fjalë e ka iniciuar duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës.

E një nismë të tillë të presidentit Hashim Thaçi janë duke e kundërshtuar vazhdimisht partnerët ndërkombëtar NATO dhe SHBA-ja, të cilët insistojnë në atë se formimi i Ushtrisë duhet të bëhet përmes amendamenteve kushtetuese dhe në bashkëpunim dhe me mbështetjen e të gjithë popullit të Kosovës.

E formimin e ushtrisë vazhdon ta kundërshtojnë deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do të votojnë pro miratimit të këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se në bazë të nenit 126 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë por jo edhe e mbrojtjes!

"Vetëm për fjalën mbrojtje kërkohet të amendamentohet dispozita në fjalë, në mënyrë që, të krijohet baza kushtetuese për transformim e FSK-së në Forcë të Armatosur përkatësisht në Ushtri të Kosovës! Referuar organizimit e së andejmi dhe riorganizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sikundër organizimi ashtu edhe riorganizimi i saj mund të bëhet me akt ligjor", ka thënë Smaka.

Ai ka theksuar më tej se organizimi, ri-organizmi dhe ristrukturimi qoftë substancial i FSK-së, mund të bëhet me ligj të veçantë.

"Ndërkaq, transformimi i FSK-së në FAK përkatësisht në Ushtri të Kosovës, medoemos, Nolens Volens mund të bëhet nëpërmjet amendamentimit të po asaj dispozite madje vetëm me shtimin e fjalës mbrojtje!", tha Smaka.

I pyetur se a ekziston mundësia që deputetët e Listës Serbe ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, Projektligjin për FSK-në në formën se si është, Smaka nuk e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se ka edhe mundësi që Kushtetuesja ta miratojë nismën e Listës Serbe për kontestimin e këtij Projektligji.

"Nisë nga rrjedhat politike dhe influencimet intensive të shtetit serb veçanërisht në Listën Serbe, nga e njëjta mund të pritet nisja e procedurës kushtetuese për vlerësimin e Projektligjit për FAK-un të dhënë nga presidenti i Kosovës. Në dimensionin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, eksiton frika se Gjykata Kushtetuese do të mund të miratojë nismën e Listës Serbe për kontestimin e Projektligjit të sipërpërmendur", deklaroi Smaka për Telegrafin.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka më tej ka bërë të ditur se presidenti në rrethanat aktuale është dashur që në Projektligjin për Transformimin e FSK-së në FAK të mos e përmend asnjëherë termin 'mbrojtje' e as termin 'transformim' ashtu që të njëjtat t'i zëvendësonte me terma tjera.

Kjo sipas tij do t'i ndihmonte që Gjykata Kushtetuese edhe po të synonte miratimin e nismës së Listës Serbe nuk do të kishte pas bazë kushtetuese./

The post Projektligji për FSK-në mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi Java e Gruas është nismë fisnike, gratë mund të kontribuojnë më shumë për vendin

Posted: 20 Mar 2017 05:31 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Gruas në Kosovë 2017, e cila organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje të Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ky organizim i Javës së Gruas, presidenti Thaçi ka thënë se është një pikë kulmore në kalendarin e politikbërjes në fushën e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave në skenën politike kosovare.

"Java e Gruas është një nismë fisnike dhe e duhur, sepse ky aktivitet bashkon përfaqësues nga të gjitha subjektet politike, nga shoqëria dhe sektori i biznesit, si dhe tashmë është e njohur si një platformë ku pjesëmarrësit tejkalojnë përkatësinë partiake, etnike apo bindjet politike dhe angazhohen së bashku për trajtimin e çështjeve me interes për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës", u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi theksoi se temat që mbulohen këtë javë janë të rëndësisë esenciale për të shtyrë progresin e përfaqësimit gjinorë dhe barazisë gjinore, prej ndarjes së buxhetit që reflekton përgjegjshëm barazinë gjinore dhe zhvillimin e programeve për mbështetjen e grave ndërmarrëse, e deri tek reformat në drejtësi që dënojnë kriminelët mburravecë që atakojnë gruan si në familje, ashtu edhe në vend të punës.

Në frymën e një diskutimi mbarëshoqëror, presidenti Thaçi ka ofruar edhe disa pika të diskutimit që mund të jenë me interes në këtë forum, por edhe në aktivitetet e tjera të Javës së Gruas.

Duke folur për reformën elektorale dhe organizimin e zgjedhjeve, presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund t'i mbyllim sytë para faktit që brenda listave ka akuza të mëdha për ndikime dhe për manipulime, ku viktimat më të mëdha janë pikërisht femrat.

"Nuk mjafton vetëm një grua kryetare dhe nuk mjaftojnë vetëm 30 për qind të karrigeve obligative, sepse potenciali i gruas kosovare është shumë më i madh", ka thënë ai.

Presidenti ka folur edhe për pjesëmarrjen e grave në sektorin e sigurisë dhe për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

"Edhe këtu mendoj se zëri i gruas është i nevojshëm. Sektori i sigurisë nuk është i plotë pa pasur të përfshirë edhe zërin e gruas. Janë nënat e Kosovës ato që kërkojnë siguri për djemtë e tyre, si dhe janë nënat dhe gratë kosovare, pavarësisht etnive, ato që duhet të jenë kontribuuese në arkitekturën e sigurisë", ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se pjesëmarrja e grave në tregun e punës është ende papranueshëm e ultë.

"Shumë prej tyre nuk mund të gjejnë punë, ndërsa një pjesë e madhe janë edhe në presion të papranueshëm që të fokusohen në punë shtëpiake nga familja dhe rrethi i tyre", u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar USAID-in dhe Ambasadën Amerikane për ndihmën e madhe që ka dhënë në punësimin e grave, por ka thënë se politika kosovare duhet të bëjë edhe më shumë në këtë fushë.

"I ftoj gratë deputete që të jenë insistuese që ligjet dhe reformat fiskale dhe ekonomike ta kenë obligative buxhetimin gjinorë", ka shtuar presidenti Thaçi.

Java e Gruas është një ngjarje vjetore që ka filluar si pilot projekt në vitin 2012 nga NDI me mbështetje të USAID-it. Ajo është ngjarje kombëtare që mbledhë rreth 100 gra përfaqësuese të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve dhe mediave.

Në hapjen e Javës së Gruas të pranishëm ishin edhe Drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria, Zëvendëspresidentja e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Shari Bryan, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha – Sadiku, etj.

The post Thaçi Java e Gruas është nismë fisnike, gratë mund të kontribuojnë më shumë për vendin appeared first on Mesazhi.com.

Lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës

Posted: 20 Mar 2017 03:48 AM PDT

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, në konferencën për media në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Islandës e ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të përfshirë.Ai i ka bërë të ditur emrat e futbollistëve që do t'i ketë në dispozicion për sfidën e radhës kualifikuese për 'Rusia 2018'.

Përballja kundër Islandës zhvillohet më 24 mars (e premte) në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.Për herë të parë, pjesë e skuadrës përfaqësuese janë Besart Berisha, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj.

Më poshtë jua sjellim skuadrën e plotë të përfaqësueses së Kosovës në futboll për ndeshjen kundër Islandës:Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.Mbrojtës: Fanol Përdedaj, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Leart Paqarada, Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliti, Ardian Ismajli.Mesfushorë: Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Valon Berisha, Milot Rashica, Bernard Berisha, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Elbasan Rashani, Donis Avdijaj.Sulmues: Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

The post Lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata izraelite jep dënim me burg prej 396 vitesh për një plalestinez

Posted: 20 Mar 2017 03:16 AM PDT

Një gjykatë ushtarake në Izrael i ka shqiptuar një palestinezi dënim me burg në kohëzgjatje prej 396 vitesh, i cili akuzohet se në vitin 2015 vrau dy kolonë hebrenjë dhe një turist amerikan në Bregun Perëndimor që është nën okupim izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta izraelite "Yediot Ahronot" lajmëron se Gjykata Ushtarake në Ofri shqiptoi aktvendimin në gjykimin e Muhhamed Al Hurub i cili ngarkohet për vrasje të trefishtë në vendin Alon Shvun.

Burimi i njëjtë lajmëron se Al Hurubu-t i është dhënë dënim i katërfishtë me burgim të përjetshëm, ndërsa secila në kohëzgjatje prej 99 viteve. I dënuari, siç thuhet në aktvendim, duhet të paguajë edhe dëmshpërblim familjeve të të vrarëve në shumë të përgjithshme prej 750.000 shekelë izraelitë (200.000 dollarë).

Ushtria izraelite në janar të këtij viti bëri publike raportin në të cilin theksohet se nga tetori i vitit 2015 deri në fund të vitit të kaluar janë arrestuar 3.369 palestinezë të cilët dyshohen për sulm ndaj kolonëve hebrenjë.

The post Gjykata izraelite jep dënim me burg prej 396 vitesh për një plalestinez appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more