Skip to main content

Lajmi.net: “Tifozët e futbollit do të qeshen me klubin e ri të Ozilit (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Tifozët e futbollit do të qeshen me klubin e ri të Ozilit (FOTO)” plus 8 more


Tifozët e futbollit do të qeshen me klubin e ri të Ozilit (FOTO)

Posted: 22 Mar 2017 12:32 AM PDT

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenal. "Daily Mirror" raporton se Fenerbahce është e interesuar për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ozil ka prejardhje nga Turqia dhe ka lidhje të forta me familjarët që ka në këtë vend, përcjell "lajmi.net".

Gjiganti nga Stambolli po mundohet ta shfrytëzoj këtë për ta sjell ish yllin e Real Madridit në "Şükrü Saracoğlu". /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 e

Gjuriqi në veri të Kosovës bën fushatë për Vuçiqin

Posted: 22 Mar 2017 12:29 AM PDT

Nuk ishte euforik dhe eksploziv sikurse herëve të tjera, sa herë që vizitonte veriun e Kosovës. I matur në fjalë, pa zënë në gojë institucionet e Kosovës, të cilat ai i quan të përkohshme, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mbajtur një fjalim para profesorëve, nxënësve dhe qytetarëve të Leshakut, pas prerjes së shirit të përurimit të objektit të ri të Shkollës së Bujqësisë së Prishtinës, e cila është e vendosur në Leshak.

Pas katër muajsh, qëkur autoritetet kosovare ia ndaluan hyrjen në Kosovës, Marko Gjuriq shkeli në veri të Kosovës, për vetëm pak orë, aq sa edhe kishte leje. Ndonëse ai nuk e tha, Gjuriq kishte ardhur të bëjë fushatë për kandidatin e SNS-së për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i këtij subjekti më të madh politik në Serbi, por sqaroi se kishte ardhur në Leshak për ta vizituar Shkollën e Bujqësisë, objektin e ri, i cili është ndërtuar me mjetet e qeverisë së Serbisë./zeri.info/

Lamtumirë Real Madrid, transferohet në Barcelonë (FOTO)

Posted: 22 Mar 2017 12:24 AM PDT

Isco mund të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Barcelonë.

Mesfushori spanjoll është objektiv i gjigantit katalan, raporton e përditshmja spanjolle "El Pais".

Barcelona është e gatshme ta mirëpres Iscon në Camp Nou por nga vera e vitit të ardhshëm, përcjell "lajmi.net".

Isco nuk është i lumtur në Real Madrid pasi nuk po aktivizohet rregullisht, dhe kalimi në Camp Nou nuk është mision i pamundur. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

 

Vajza e deputetes shqiptare mahnit me pamjen e saj (Foto/Video)

Posted: 22 Mar 2017 12:23 AM PDT

Ada Deda, e bija e deputetes së Lezhës, Albina Deda, ka tërhequr vëmendjen e medias dhe kjo falë bukurisë së saj. Shpesh herë deputetja e PD-së, shpërndan në rrjete e saja sociale foto të Adës, e cila prej pak kohësh është anagzhuar si fotomodele.

Në instagramin e saj mund të shohësh fotografi të kuruara, e së fundmi edhe ato me fustane nusëri, ku Ada është imazhi i koleksionit të veshjeve nusërore, e që të ngjall ndjesitë që adoleshenjta, mbetet një bukuri unike.

Nasty ktuuu 🐝

A post shared by 👸🏼 (@adadedaa) on

Ushtria votohet pas zgjedhjeve në Serbi

Posted: 22 Mar 2017 12:22 AM PDT

Projektligji për Transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës pritet të procedohet në Kuvend gjatë muajit të ardhshëm (prill) pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale atje, të caktuara më 2 prill 2017. Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës "Zëri", sipas të cilave po insistohet që Ligji për Transformimin e FSK-së të mos i procedohet legjislativit nga ekzekutivi i vendit pa përfunduar votimet për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku njëri nga kandidatët për të parin e shtetit atje është kryeministri aktual, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dhënien e kompetencave ushtarake të FSK-së nëpërmjet ligjit.

Edhe SHBA-ja, edhe NATO-ja kanë kërkuar që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ndonëse ndryshimet e tilla nuk mund të bëhen për shkak të kundërshtimeve të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, të cilët votojnë me direktiva të Serbisë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë dashur të flasin për kohën e procedimit në Kuvend të Projektligjit të ri për FSK-në e as nëse procedimi i këtij projektligji ndërlidhet me zgjedhjet presidenciale në Serbi./zeri.info/

INA, 12 vite në kontest gjyqësor për pronat e saj në Kosovë

Posted: 22 Mar 2017 12:19 AM PDT

Kompania INA ka njoftuar se deri në mesin e vitit 1991, INA kishte në pronësi 29 stacione të mbushjes, të objektit të magazinimit në Bardhosh, dhe tre zyra në territorin e Republikës së Kosovës. E gjithë kjo pronë u konfiskua nga kompania me dekret të Kuvendit Popullor të Serbisë. Duke pasur parasysh se kjo pronë nuk është vendosur në një vend tjetër, INA ka nisur procedurat për të vendosur të drejtën e pronësisë në lidhje me të, tek Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës në vitin 2005.

"Procedimi ka qenë në një fazë jozyrtare e ndalur pavarësisht kërkesave për aktivizim e bërë nga INA. Kompania ka apeluar edhe për një vendim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të këtij viti, në lidhje me këto asete që të janë pronë publike. Vendimi i gjykatës është ende në pritje", thuhet në përgjigjen e kompanisë INA dërguar për RTKlive.

Duke pretenduar të drejtën e pronësisë në Bardhosh, zyrtarë të INA-së kanë thënë se kjo kompani ka paguar edhe qira në emër të saj që nga viti 2006 për të qenë në gjendje të mbrojë këtë pasuri, si dhe për të zgjeruar operimin në Kosovë.

"Për fat të keq, objekti i i magazinimit nuk ka qenë në përdorim tregtar/komercial, pjesërisht për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka përdorur kapacitetet e saj për furnizimet strategjike, edhe pse ajo ishte zotuar për të bërë këtë sipas kontratës", thuhet në përgjigjen e dërguar nga Zyra për media e kompanisë INA nga Kroacia.

Arsyeja tjetër sipas kësaj kompanie është se, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj qiraje, INA nuk ka pasur asnjë ndikim dhe nuk ishte në gjendje të rifitojë pronësinë e stacioneve të saj të mbushjes dhe produktet të cilat mund të kishin ardhur nga ky magazinim.
"Në fillim të këtij viti, kontrata e qirasë formalisht ka skaduar, por ka mbetur operacionale dhe negociatat janë duke vazhduar me Agjencinë Kosovare të Privatizimit në lidhje me nënshkrimin e një kontratë të re. INA do të vazhdojë me aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e pasurisë së saj në Kosovë dhe pret bashkëpunimin konstruktiv të institucioneve të Republikës së Kosovës", thonë zyrtarët e saj.

Ndërkaq,  Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës, ka bërë me dije se me padinë e INA-s kundër AKP-së, lënda është në procedurë dhe më të është i ngarkuar një gjyqtar i EULEX-it.  "Në lidhje me këtë lëndë së shpejti do të caktohet një seancë gjyqësore. Kjo me siguri do të mbahet në gjysmën e parë të vitit. Shpresojmë që pas kësaj do të nxirret një aktgjykim. Por, në mënyrë që kjo të ndodh  palët duhet gjithashtu të jenë në dijeni që ky është njëri nga rastet më të vjetra të DHPGJS-së dhe ata duhet t'i paraqesin provat e tyre më të fundit sa më shpejt që të jetë e mundur, gjë që deri më sot nuk ka qenë kështu", thuhet në përgjigjen për RTKlive nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në anën tjetër,  Ylli Kaloshi zëdhënës i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka bërë me dije se AKP-ja me INA-n ka kontratë qiraje për shfrytëzimin e depos në Bardhosh. "Pra, kjo depo shfrytëzohet nga INA përmes kontratës së qirasë me AKP. Zgjidhja e problemit të INA-s, lidhet me procesin gjyqësor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme rreth pretendimeve të INA-s është në vijim e sipër. Akoma nuk ka vendim përfundimtar", ka thënë Kaloshi. Sipas tij janë 29 pika-pompa karburanti vetëm të INA-s në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se është papërgjegjësi  se si në Kosovë, nuk po përshpejtohet procesi i kthimit të pronave të INA-s.  "Është një gjë e pa imagjinueshme, si në Serbi pronat e INA-s  i janë kthyer pronarit , kurse në Kosovë, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë, ka thënë ai.
Sipas tij, duhet që sa më shpejt Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës, të merr vendim dhe të iu kthehet prona, pronarit te ligjshëm.  Gërxhaliu, ka thënë se nuk dihet harruar se Kroacia ka bërë shumë për Kosovën në aspektin politik.

Horoskopi, 22 mars 2017

Posted: 22 Mar 2017 12:16 AM PDT

Horoskop

Dashi

Kjo dite nuk ka për te qene shume e qete sot për juve qe jeni ne një lidhje. Mund te konfliktoheni me partnerin për gjithçka dhe asnjeri nuk do i pranoje gabimet. Për beqaret rrethanat do jene te favorshme për takime dhe hapat e pare te ndonjë lidhjeje. Shfrytëzojeni çdo çast. Ne planin financiar duhet t'i bëni sytë katër dhe te shpenzoni me llogari. Vetëm kështu do shmangni tronditjet.

Demi

Për shkak te turbullirave yjore, gjerat nuk do ecin ashtu si e kishit menduar ju te dashuruarit. Do jeni me pak te duruar dhe here pas here mund te keni edhe mosmarrëveshje te forta me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një takim te jashtëzakonshëm dhe pa u menduar dy here do pranojnë te fillojnë një lidhje. Ne fakt nuk do ju dale keq. Financat nuk do jene aspak te këqija.

Binjaket

Sot ju te dashuruarit do kaloni momente te jashtëzakonshme me partnerin dhe çastet intime do shumëfishohen. Do përjetoni aq shume emocione sa nuk e kishit menduar kurrë. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim te veçante. Do ju duhet ende te presin edhe pak. ne planin financiar duhet te bëni ekonomi sepse shume shpejt do ju nevojiten me tepër para.

Gaforrja

Do jeni te palogjikshëm sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik t'i thoni partnerit disa fjale qe do e lëndojnë atë pamase. Marrëdhënia juaj do tronditet fort. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura sepse ka rrezik te mbeten përgjithmonë vetëm. Ne planin financiar do vendosni rregull dhe do bëni te pamundurën qe situata te jete gjithë kohës nen kontroll.

Luani

Shume planetë, por veçanërisht Marsi do jete ai qe do e privilegjoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do ndiheni ne çdo moment mire dhe nuk do keni as problemin me te vogël. Beqaret duhet te presin ende pak kohe para se te hedhin hapa sepse ditët ne vijim mundësitë do jene me te mira. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme dhe ka mundësi te kërkoni edhe ndihme për t'ia dale mbanë.

Virgjeresha

Mundohuni t'i shtoni pak dozat e imagjinatës gjate kësaj dite ju te dashuruarit sepse nëse rutina ju pushton ka rrezik te keni probleme. Beqaret nuk do preferojnë te kërkojnë dashurinë, por do e shfrytëzojnë ditën ne maksimum duke u argëtuar pafund me miqtë e te afërmit. Sektori i financave do jete i mire dhe pa probleme. Do arrini t'i kryeni edhe disa shpenzime me tepër.

Peshorja

Tregohuni sa me realiste sot ju te dashuruarit dhe mundohuni t'ia shprehni sa me shume ndjenjat atij qe keni ne krah. Vetëm kështu do afroheni me tepër me njeri­tjetrin dhe nuk do keni kurrfarë problemi. Beqaret do kenë frike te hedhin hapa sepse do i druhen zhgënjimit. Ne planin financiar do përballeni me gabimet e se shkuarës dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e qete sot. Do dashuroheni pafund me partnerin tuaj dhe asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur. Ne çdo moment bëni atë qe do ndieni. Beqaret sot do kenë mundësi reale për te realizuar takimet e shume ëndërruara. Buxheti do jete i qëndrueshëm. Mundohuni ta mbani ne këtë gjendje duke shpenzuar gjithë kohës me kujdes.

Shigjetari

Do jeni shume te logjikshëm dhe shume te dashur me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Mes jush do mbizotërojë gjithë kohës harmonia, begatia dhe ndjenjat reciproke. Beqaret ka rrezik te mos i shfrytëzojnë sa duhet ftesat qe do iu bëhen dhe do humbasin mundësi te shkëlqyera. Me financat nuk do jeni aspak te logjikshëm kështu qe gjendja ka për te qene e keqe.

Bricjapi

Sot do dini si t'ia bëni gjithë kohës qejfin njeri­tjetrit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Mund te ndani se bashku edhe disa sekrete nga jeta familjare e secilit. Beqaret do realizojnë me ne fund një takim mbresëlënës, i cili do ua ndryshoje boten. Buxheti do mbrohet ne çdo moment nga planetët dhe ne këtë sektor nuk do keni për çfarë te qaheni.

Ujori

Dite e qete, pa probleme dhe e mbushur me emocione ka për te qene kjo e sotmja. Mundohuni qe ta shfrytëzoni sa me shume qe te mundeni. Për beqaret do ketë surpriza mjaft te këndshme. Ata nuk do e ndiejnë me aspak vetminë. Shpenzimet kryejini gjithë kohës me llogari sepse ne te kundërt mund ta lëshoni dorën dhe shume shpejt do ngeleni me xhepat bosh.

Peshqit

Sot do kërkoni me tepër vëmendje nga partneri juaj dhe ne fakt ai do ua plotësojë dëshirat. Nga dashuria e madhe qe ka për ju, ai do lere gjithçka tjetër pas dore dhe do ju përkushtohet me shpirt. Beqaret do kenë njohje interesante, por për fat te keq ato nuk do kenë fund te lumtur. Me shpenzimet tregohuni me pak impulsive sepse ne te kundërt do keni probleme.

Real Madrid befason me përforcimin e ri nga rivali i La Ligës (FOTO)

Posted: 22 Mar 2017 12:15 AM PDT

Real Madrid është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Deportivo Alaves, Theo Hernandez, i huazuar aktualisht në Atletico Madrid.

Sipas "Cadena Ser", "Los Blancos" janë të interesuar për blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell "lajmi.net".

Drejtuesit e gjigantit nga Santiago Bernabeu kanë filluar kontaktet e para për transferimin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Një takim special në BBA9

Posted: 22 Mar 2017 12:13 AM PDT

Një darkë romantike për të dy, të cilët më shumë diskutuan për personat e tjerë se sa u morën me njëri-tjetri. Armela dhe Liridoni diskutuan për Danjelin, për vendosjen e emrave të çunave nga vajzat, e të tjera.

Armela thotë se gjithmonë i ka pëlqyer ky "reality show", por shton se këtë herë tensioni ka filluar shumë herët. "Do t'i zërë gjumi duke menduar se si të veprojnë", thotë ajo.

Tashmë na mbetet të presim e të shohim nëse Armela dhe Liridoni do të jenë çifti i ri i Big Brother, megjithëse për këtë do të jetë publiku, i cili do të formojë 5 çifte të reja me 10 beqarët e shtëpisë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more