Skip to main content

Lajmi.net: “Java e parë e pranverës do të fillojë me mot me diell” plus 8 more

Lajmi.net: “Java e parë e pranverës do të fillojë me mot me diell” plus 8 more


Java e parë e pranverës do të fillojë me mot me diell

Posted: 19 Mar 2017 11:45 PM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë normale me tendencë të ngritjes për 1-4 milibar. Do të fryjë erë kryesisht nga  juglindja , e lehtë deri mesatare.

Fillon shënimi i Javës së Gruas

Posted: 19 Mar 2017 11:39 PM PDT

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 100 gra përfaqësuese të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe nga akademia.

Këtë vit, Java e Gruas do të bashkoj gra lidere të së ardhmës dhe për herë të parë rreth 20 liderë burra nga të gjitha fushat e shoqërisë që të marrin pjesë në këtë program, të krijojnë rrjetëzim dhe të forcojnë aftësite e tyre në lidership, të folurit para publikut dhe në hartimin e politikave.

Java e Gruas 2017 do të organizohet gjatë 20 – 24 Mars, me temën "Java e Gruas – Deshifrimi i Integrimit Evropian".

Java e Gruas do të fokusohet në çështjet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët e Kosovës dhe që janë qenësore për përmbushjen e standarteve të nevojshme për zhvillimin e vendit në procesin e antarësimit në Bashkimin Evropian.

Punësimi, shëndetësia dhe arsimi janë renditur si çështje prioritare për qytetarët e Kosovës, veçanërisht të rëndësishme për gratë dhe të rinjtë.

Java e Gruas 2017 do të ofrojë një platformë të hapur diskutimi dhe analiza për politika që ndërlidhen me këta sektorë, në mënyrë që gratë dhe të rinjët liderë të së ardhmes, të jenë të përgatitur, si advokues dhe vendimmarrës ndaj ndryshimeve thelbësore.

Gra lidere të së ardhmes, dhe për herë të parë në Javën e Gruas, burra liderë të së ardhmes nga të gjitha sferat e shoqërisë të marrin pjesë në një program një-javorë për zhvillimin e rrjetëzimit dhe aftësive politike.

Java e Gruas do të jetë platformë e hapur për të diskutuar prioritetet kryesore për qytetarët, që janë identifikuar në hulumtimin e opinionit publik, të tilla si mundësitë ekonomike, shërbimet shëndetësore dhe cilësia në arsim, si standarde zhvillimore që kërkohet të përmbushen për rrugen e Kosovës drejt integrimit në BE.

Ja çfarë hanë njerëzit e shëndetshëm për mëngjes

Posted: 19 Mar 2017 07:48 PM PDT

Ju mund të hani shëndetshëm edhe duke blerë produkte të përballueshme dhe jo shumë të shtrenjta.

E njerëzit e shëndetshëm nëpër botë hanë për mëngjes këto ushqime:

Avokado të fërguar me vezë

Fruta dhe tost me gjalpë dhe sallame

Vezë, tost me avokado dhe boronica

Fruta, perime dhe tost me ushqyes

Supë avokado

Petulla të shëndetshme

Bollgur me pure bananesh

Omlet me avokado dhe salmon

Omlet me perime

Tost avokado me djathë dhe vezë

3 arsye pse duhet të pini çdo ditë çaj të gjelbërt

Posted: 19 Mar 2017 07:48 PM PDT

Por ja cilat janë 3 arsyet kryesore pse duhet të konsumoni pikërisht çaj të gjelbërt.

Për bukuri

A e dini se çaji i gjelbërt ndihmon në parandalimin e plakjes dhe parandalon kancerin e lëkurës? Mund të ju ngjajë e pabesueshme, por çaji i gjelbërt përmban një antioksidantë që vret qelizat kancerogjene dhe rigjallëron qelizat e shëndosha, të cilat më pas parandalojnë plakjen e lëkurës në mënyrë efektive.

Për tretje

Shumë studime kanë ardhur në përfundim se çaji i gjelbërt ka efekt pozitiv në sistemin e tretjes. Konsumimi i tij ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku.

Për humbje të peshës

Çaji i gjelbërt përmban substanca që zvogëlojnë oreksin, sidomos për ëmbëlsira. Studimet kanë treguar se konsumimi i përditshëm i çaji ndryshon ndjenjen e shijes dhe heq dëshirën për ushqimet e ëmbëla. Gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës, pasi u mban të ngopur për disa orë./Arbresh.info

E pabesueshme çfarë bën ky magjistar (Video)

Posted: 19 Mar 2017 07:39 PM PDT

Ndryshe nga magjistarët e tjerë që marrin pjesë në audicione të emisioneve të ndryshme, ky magjistar është shumë i veçantë.

Ai arrin që t'i zhdukë gjërat (letrat) dhe t'i shfaqë më pas nga njëra anë në tjetrën, transmeton Gazeta Express.

Shikoni gjërat e pabesueshme që ai i bën:

Shtatë gjërat që bëjnë foshnjat në barkun e nënës

Posted: 19 Mar 2017 07:37 PM PDT

Hulumtuesit kanë arritur të zbulojnë së paku shtatë gjëra që bëjnë të palindurit gjatë nëntë muajve:

  1. Zhvillojnë ndjesinë e të shijuarit. Ushqimet që konsumon nëna përfundojnë në lëngun amniotik, të cilin fetusi nis ta shijojë duke nisur nga java e 20. Në këtë mënyrë fëmija shijon gjithçka që konsumon nëna dhe zhvillon kështu sensin e tij të shijes. Për shembull, një studim tregon se nënat që hanë shumë karota gjatë shtatzënisë lindin fëmijë që i pëlqejnë shumë karotat.
  2. Reagojnë ndaj stresit. Nervozizmi dhe stresi i nënës reflektohet drejtpërdrejt tek fetusi dhe sidomos në lëvizjet që ai bën. Studimet tregojnë se nëse nëna është në ankth fëmija prek fytyrën e tij me dorën e majtë.
  3. Bëjnë mimika të ndryshme. Nëse vëreni ekografitë e kryera në 4D, nga java e 24 e shtatzënisë fëmijët mund të duken teksa buzëqeshin apo bëjnë fytyrë të vrenjtur.
  4. Qajnë. Fëmijët qajnë "të heshtur" në barkun e nënës. Mjekët kanë arritur të dëgjojnë me anë të regjistruesve me ultratinguj zhurma të ngjashme me të qarën e bebeve apo lemzë.
  5. Njohin vjershat ose përrallat. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Floridas, nëse nënat lexojnë dy herë në ditë vjersha apo përralla, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rrahjet e zemrës së fëmijës bëhen më të qeta. Fetusi relaksohet, çka do të thotë se ai i njeh vjershat dhe përrallat që i lexon nëna.
  6. Njohin edhe këngët, përcjell koha.net. Studiuesit kanë konfirmuar se kënga që fëmija ka dëgjuar shpesh gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë do të mbetet e parapëlqyera e tij edhe pasi të vijë në jetë.
  7. Koordinojnë dorën me gojën. Gjatë tremujorit të fundit fëmija arrin të fusë gishtin në gojë, duke koordinuar në mënyrë perfekte lëvizjet e dorës me gojën e tij. /GazetaShneta/

Studim: Humbja e telefonit, po aq stresuese sa sulmi terrorist

Posted: 19 Mar 2017 07:35 PM PDT

Më shumë se 200 njerëz u përfshinë në raportin e 'The Physiological Society', ku renditën disa nga situatat jetësore që i mendonin si më stresuese.

Situata të tilla si vdekja e një të afërmi ose prekja nga një sëmundje e rëndë u renditën të parat. Por, nuk munguan as shqetësime të përditshme, të kohërave moderne, si vjedhja e kartës së identitetit, vonesat apo planifikimi i pushimeve.

Frika për atak në zemër renditej e 13-ta në listë si një nga ngjarjet më stresuese, vetëm një numër sipër humbjes së telefonit, si dhe planifikimit të dasmës, ose ndërrimit të shtëpisë.

Rezultatet treguan gjithashtu se gratë raportuan nivele më të larta të stresit krahasuar me meshkujt, sidomos nga humbja e një njeriu të dashur, sëmundjet dhe humbja telefonit inteligjent.

Dr. Lucy Donaldson, kryetar i 'The Physiological Society's Policy Committee', thotë: "Bota moderne sjell strese që as nuk do t'i kishim imagjinuar 50 vite më parë, si mediat sociale apo telefonat inteligjentë.

Edhe pse shumë njerëz janë të shqetësuar për ndikimin e stresit në shëndetin mendor, është gjithashtu e rëndësishme të merret në konsideratë ndikimi i tij në trup.

"Truri, sistemi nervor dhe hormonal reagojnë ndaj stresit dhe prekin zemrën, sistemin imunitar dhe atë gastrointestinal. Nëse gjendja stresuese zgjat, këto efekte në të gjithë trupin mund të rezultojnë në sëmundje si ulcera ose rritja e rrezikut për atak në zemër."

Dy arsye më shumë që të hani çokollatë të zezë

Posted: 19 Mar 2017 06:15 PM PDT

Çokollata e zezë është e mbushur me anti-oksidantë të cilët ndihmojnë trupin të largojë toksinat dhe materiet e panevojshme. Materiet e dëmshme të cilat gjenden në lëkurë dhe që mund të shkaktojnë krijimin dhe shumimin e qelizave të dëmshme duke u klonuar, mund të hiqen lehtësisht nëse ju zgjidhni të hani më shpesh çokollatë të zezë.

Një tjetër përfitim nga ky produkt mjaft i këndshëm janë vitaminat dhe mineralet të cilat gjenden në të dhe e mbështesin funksionimin normal të organizmit tuaj. Në çokollatë të zezë ka kalium, bakër, magnez dhe hekur.

Bakri dhe kaliumi ndihmojnë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Hekuri mbron organizmin nga anemia dhe magnezi ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2. Gjithashtu, ndihmon në sëmundjet e gjakut dhe të zemrës.

Ja pse konsumi i misrave është i dobishëm

Posted: 19 Mar 2017 05:49 PM PDT

Konsumi i misrave është i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore.

Misrat ndihmojnë:
zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës;
diabetin, pasi përmban karbohidrate rezistente të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës

trurin, në sajë të vitaminave B që përmban me shumicë aparatin tretës, ku shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke e mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri

shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karroten

Kujdes: misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë e këtij ushqimi pasi shpesh ata janë të djegur dhe përmbajnë substanca të transformuara në të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni sa më shpesh të zier, në sallata dhe supa. Nëse e preferoni të pjekur, përpiquni ta realizoni vetë duke e spërkatur më parë me pak vaj ulliri dhe duke e pjekur ngadalë, larg flakëve.

Në fund mund ta shërbeni me pak piper djegës dhe limon jeshil.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more