Skip to main content

“Këshillat/ Ja çfarë duhet të dini për të qenë një “vullkan” shpërthyes në krevat” plus 9 more GazetaBlic

“Këshillat/ Ja çfarë duhet të dini për të qenë një “vullkan” shpërthyes në krevat” plus 9 more GazetaBlic


Këshillat/ Ja çfarë duhet të dini për të qenë një “vullkan” shpërthyes në krevat

Posted: 22 Mar 2017 12:05 AM PDT

Nëse tashmë ka kaluar një kohë që kur në krevat nuk keni pasur afshin e vërtetë, është koha që sërish të ndizni atmosferën në dhomën e gjumit.

Mos u mërzisni me vetveten. Jeta moderne dhe ritmi i mundimshëm janë vrasësit më të këqij të libidosë, mirëpo zgjidhje ka.

Më saktësisht, me këto këshilla zjarri në krevat mund të kthehet që sonte. Pra, vetëm duhet t'i zbatoni këshillat tona.
Lëvizni

Në një studim, në të cilin kanë marrë pjesë femrat e moshës nga 45 deri në 55 vjeç, është zbuluar që kënaqësia seksuale është e lidhur me ushtrimet. Ato të cilat më pak kanë bërë ushtrime kanë shfaqur më pak dëshirë për seks, ndërkaq ato të cilat kanë ushtruar më shpesh, kanë pasur dëshirë më të madhe.

Lexoni literaturë erotike

Literatura erotike shpejt nxit dëshirën për seks, konstatojnë seksologët. Nëse nuk keni kohë të blini libra (edhe pse aktualisht gjasat janë ideale për t'i blerë ato) hapeni internetin, lexoni dhe kënaquni me "materialet" seksi.

Bëni masazh vetes

Prekja e lëkurës me lëkurë nxit prodhimin e oksitocinës, të ashtuquajturin hormon i lidhshmërisë, i cili është shumë i afërt me aktivitetet seksuale. Sa hap e mbyll sytë, dëshirën do t'jua zgjojë masazhi, andaj mos hezitoni, lejoni profesionistët që t'ju bëjnë masazh me duart e tyre të shkathëta.

Vishni rroba seksi

Vishni sutjenë dhe brekë seksi, vini një rrip dhe mbathni këpucë me taka të larta. Në vetëm pak minuta do të ndiheni si një perëndeshë seksi, dhe kjo ndjenjë do t'ju rindezë zjarrin në dhomë tuaj të gjumit.

Bëni së bashku dush

Zgjohuni në mëngjes dhjetë minuta më herët dhe bashkë bëni dush. Mos bëni seks, por vetëm prekuni dhe le të jetë kjo një uverturë e vogël për aksionin e mbrëmjes. Joshjen vazhdojeni edhe gjatë ditës me ndihmën e porosive dhe fotove seksi nëpërmjet sms-ve.

The post Këshillat/ Ja çfarë duhet të dini për të qenë një "vullkan" shpërthyes në krevat appeared first on GazetaBlic.

Dita Botërore e ujit

Posted: 22 Mar 2017 12:00 AM PDT

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë).

Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurt 1993 të , vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botë, veçanërisht të tërhiqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Për shembull, në vitin 1995 u shënua me moton: “Gratë dhe uji”, 2004: “Uji dhe Fatkeqësitë”, në 2007: “Si të merren me mungesën eujit”.

Çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet , një në gjashtë njerëz në Tokë nuk i ka 20-50 litra ujë të freskët për pirje, dhe çdo ditë nga pasojat e mungesës së ujit vdesin 3.800 fëmijë.

Sipas vlerësimeve, 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jentojnë pa higjenës themelore.

Kosova bënë pjesë në radhët e shteteve më të pasura me ujë në rajon dhe  qytetarët kanë mundësi të përdorin ujin e shëndetshëm.

Mirëpo, fatkeqësisht, një pjesë e tyre ende nuk kanë qasje të përhershme ndaj ujit të pastër, që është e domosdoshme për shëndetin e njeriut, për zhvillimin e shoqërisë dhe për eliminimin e varfërisë

The post Dita Botërore e ujit appeared first on GazetaBlic.

19 vjet nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë

Posted: 21 Mar 2017 11:55 PM PDT

Në cilësinë e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova më 23 dhjetor 1997 u bë shpallja e zgjedhjeve te reja "parlamentare dhe presidenciale" për datën 22 mars 1998, të cilat sipas KQZ-së u mbajtën në 29 zona – njësi zgjedhore, për tu zgjedhur presidenti dhe 130 deputetë, 100 prej të cilëve dalin në zgjedhje të drejtpërdrejta, kurse 30 vendet tjera shpërndahen sipas proporcionit.

Kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të 22 Marsit 1998, ishte caktuar gjykatësi Tadej Rodiqi.

Sipas KQZ, në këto zgjedhje morën pjesë dhjetë parti politike, tre asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, dhe tre kandidatë të pavarur për deputet, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi.

Më 19 mars 1998, Ibrahim Rugova i bëri apel popullit të dalin masovikisht në zgjedhjet parlamentare e presidenciale më 22 mars. Në apelin e Ibrahim Rugovës thuhej:

"Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale të 22 marsit në Republikën e Kosovës janë me rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore. Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve. Me këto zgjedhje forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil.

Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Kosovës, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime. Nga institucionet republikane e lokale kërkoj të bëhen përgatitjet e duhura për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 22 marsit. I ftojë qytetarët të votojnë për kandidatët parlamentarë e presidencial të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, sidomos të LDK-së, dhe të partive tjera që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së tij", pati thënë ish presidenti Rugova.

The post 19 vjet nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

“NATO ende nuk i ka treguar dhëmbët në luftën kundër terrorizmit”

Posted: 21 Mar 2017 11:54 PM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenbrg ka bërë të ditur se kjo organizatë ka ende potencial që nuk e ka përdorur në luftën kundër terrorizmit.
Ai në këtë rast i është referuar trajtimit të forcave vendore, dhe forcimin e kapaciteteve të tyre, transmeton lajmi.net

Stoltenberg është duke qëndruar në Uashington, vizita e parë e tij në SHBA që nga koha që Trump u bë president, ku po diskutohet për luftën kundër ISIS-it.

"Në kohën e trazirave dhe të pasigurisë, është nevoja për insticuione të fuqishme si NATO dhe organizata tjera. Stabiliteti në Evropë është i mirë për të gjithë. Luftërat botërore dhe Lufta e ftohtë na mësuan se paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme për Evropën, por edhe për Amerikun e Veriut", ka thënë Stoltenberg.

Kurse shefi i pentagonit, James Mathis tha se Amerika ka marrëdhenie të mira me NATO-n.

"Ne kemi raporte të mira me forcën transatlantike. Kjo e forcon gjendjen e sigurisë", është shprehur Matis.

Në takimet anti-ISIS, është raportuar që nesër do të merr pjesë edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

The post "NATO ende nuk i ka treguar dhëmbët në luftën kundër terrorizmit" appeared first on GazetaBlic.

Ushtri apo hutim?

Posted: 21 Mar 2017 11:52 PM PDT

Ushtria e propozuar është pjesë e një strategjie për ta kufizuar mospajtimin në vend dhe për ta çimentuar pozitën e elitës e cila e ka sjellë Kosovën në një gjendje amullie – nëse jo në degjenerim – prej vitit 2008.

Prej kur Presidenti Hashim Thaçi e ka shpallur synimin e tij për ta krijuar ushtrinë e Kosovës, ka shpërthyer debati se a ka Kosova në të vërtetë nevojë për një të tillë. Ngjarjet e fundit, sikur qëndrimet agresive nga Beogradi, treni i shumë përfolur me mbishkrimet "Kosova është Serbi!", dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik – në veçanti një Rusi më e vendosur dhe zgjedhja e një Trampi me qëndrime skeptike ndaj NATO-s – kanë shërbyer si arsyetim për ushtrinë. Përveç këtyre faktorëve bashkëkohorë, ushtria është karakteristikë kyçe e një shteti të pavarur, dhe secili njeri që di për ngjarjet në Kosovë gjatë viteve të 90-ta do ta kuptojë se pasiguria në komunitetin e shqiptarëve buron nga përvojat e hidhura.

Ata që janë kundër kësaj ideje hedhin në pah faktin se është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, dhe se një lëvizje e tillë është vepër provokuese që rrit tensionet në rajon. Për më shumë, prania e rreth 4,200 ushtarëve të NATO-s në Kosovë sigurisht e bën mundësinë e pushtimit të papërfytyrueshme. Sidoqoftë, Thaçi ka paralajmëruar se Kosova nuk mund të varet vetëm nga mbështetja ushtarake e huaj. Edhe pse një gjë e tillë është e vërtetë deri diku, në rastin thuajse të pamundshëm nëse NATO ndërpret përkrahjen e saj ndaj Kosovës, një ushtri e Kosovës e përbërë nga 5,000 trupa qartazi nuk do të mund t'i bënte ballë një invazioni të armatosur nga Serbia.

Por, këto analiza janë larg nga thelbi. Prej një këndvështrimi ekskluzivisht ushtarak, sigurisht që një ushtri shtetërore është e palogjikshme; nga këndvështrimi i Thaçit, propozimi i një ushtrie për Kosovën ka shumë domethënie, sepse ushtria ka më pak të bëjë logjikën ushtarake apo gjeopolitike dhe më shumë me motivimet e atyre që e bëjnë propozimin.

Patriotizmi dhe frika

Samuel Johnson kishte thënë se "patriotizmi është streha e fundit e një të marri". Historikisht, asgjë nuk ngjall patriotizëm me efektshëm sesa frika. Për mijëvjeçarë me radhë, qeveritë e kanë përdorur spektrin e rreziqeve nga jashtë si mënyrë për ta mbajtur gjallë mbështetjen vendore. Nxitja e ndjenjës se "armiku" është gati të sulmojë ua mundëson qeverive ta bindin popullin që dëgjesa ndaj sundimit të tyre është çështje me rëndësi ekzistenciale.

Pra, frika nga "tjetri" ka lejuar që regjimet ta zhvendosin vëmendjen e publikut nga dështimet e tyre te armiqtë e jashtëm. Zbatimi i efektshëm i kësaj strategjie krijon një ndjenjë se dyshimi ndaj qeverisë gjatë një "krize" është "jopatriotike". Kjo dredhi është përdorur nga demagogë sikur Robert Mugabe dhe Slobodan Milosheviqi, por po ashtu mund të shihet te populizmi i llojit të Trampit. Gjasat që një amerikan të vritet në një sulm terrorist të shkaktuar nga një refugjat është 1 në 3.64 miliardë në vit, por këso lloj faktesh kanë më pak ndikim në shoqëri sesa nxitja e frikës nga lufta. Dhe nxitja e një frike të tillë krijon entuziazmin patriotik që nevojitet për t'i përjetësuar regjimet që mbijetojnë vetëm nëse njerëzit mbështesin, e jo dyshojnë.

Elita e korruptuar e Kosovës

Turmat e ngazëllyera që dolën rrugëve të Kosovës kur u shpall pavarësia e vendit në shkurt të vitit 2008 vështirë se do ta kishin paramenduar se në vitin 2017 Kosova do të ishte kaq mbuluar nga papunësia, arsimimi i dobët, shëndetësia e dështuar dhe infrastruktura e pamjaftueshme. Këto probleme mëkeqen nga njohja e kufizuar ndërkombëtare dhe pamundësia e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, Bashkimin e Evropian dhe NATO-n. Për njerëzit e Kosovës, kjo mungesë e njohjes ndërkombëtare ka pasur implikime me të vërtetë negative për standardet e tyre të jetesës dhe mundësinë për të udhëtuar dhe punuar në Evropë.

Këto probleme sigurisht nuk janë unike për Kosovën; ajo çfarë e dallon Kosovën është fakti se ka pasur përqendrimin e vazhdueshëm të vëmendjes ndërkombëtare për gati 18 vjet. Një grumbull i madh i organizatave ndërkombëtare kanë shpenzuar jashtëzakonisht shumë kohë, energji dhe investim në Kosovë, dhe prapëseprapë situata mbetet e zbehtë. Përse?

Sipas disa raporteve dhe komisioneve, zhvillimit në Kosovë i është zënë fryma nga një elitë e korruptuar që ka përdorur institucionet e shtetit dhe fluksin e fondeve ndërkombëtare për përfitimet e tyre. Problemi i korrupsionit në Kosovë mund të jetë endemik, por faji nuk qëndron vetëm te kosovarët. Elita nuk mund të ketë vepruar në mënyrë kaq efektive po mos ta kishte pajtimin e heshtur – e ndonjëherë përkrahjen aktive – të disa aktorëve të fuqishëm ndërkombëtarë.

Ushtri apo hutim?

Meqenëse një rrjet i gjerë i aktorëve vendas kanë pasur gisht në mjerimin e Kosovës, a është çudi që ata tash kërkojnë ta largojnë vëmendjen nga keqqeverisja e tyre duke kultivuar patriotizëm në kurriz të frikës? Për ta shmangur mundësinë që kjo çështje të bëhet provë e patriotizmit, duhet shtruar dy pyetje: së pari, a është kjo çështja më urgjente me të cilën përballet Kosova? Së dyti, kush përfiton nga zhvendosja e vëmendjes publike në sigurinë kombëtare?

Sa i përket pyetjes së parë, problemet me të cilat përballet Kosova qartazi nuk do të shpërbëhen me krijimin e ushtrisë. Duke pasur parasysh shkallën e këtyre problemeve, liderët politikë të Kosovës sigurisht duhet të përqendrohen në luftimin e shkaktarit rrënjësor të shumë prej këtyre problemeve, veçanërisht korrupsionit. Sigurisht, kjo nuk është e mundur sepse shumë nga këta liderë politikë janë vetë të korruptuar.

Kjo çon drejt pyetjes së dytë. Shumë njerëz të elitës politike, veçanërisht presidenti Thaçi, kanë interes në nxitjen e patriotizmit pikërisht për shkak se e ul mospajtimin dhe fsheh problemet më urgjente të shkaktuara nga vite me radhë të keqqeverisjes. Nëse vëmendja zhvendoset në sigurinë kombëtare dhe elita vesh mantelin e "mbrojtësve të shtetit", statusi i tyre bëhet më i sigurt.

Kjo dredhi mund të shihet po ashtu në Serbi, ku gjatë zgjedhjeve të pritura presidenciale janë shkëmbyer konspiracione qesharake mes kandidatëve të ndryshëm për qëllimet e dhunshme të shqiptarëve të Kosovës për t'i ngushtuar kornizat e debatit. Vërtet, elita e rajonit ka mbijetuar duke mëkuar frikën pikërisht për shkak se ajo shtrëngon një patriotizëm të bindur.

Prandaj, propozimi i ushtrisë është pjesë e një strategjie më të gjerë që ka për synim kufizimin e mospajtimit në vend duke e zhvendosur vëmendjen publike nga burimi i shumë të këqijave që kanë pushtuar Kosovën. Në fund të fundit është e dizajnuar ta mbajë status quo-në duke e çimentuar e kësaj elite që, duke shikuar interesat e tyre, kanë lënë Kosovën të qëndrojë në amulli – e në mos të degjenerojë, prej vitit 2008. Sidoqoftë, njerëzit e Kosovës sigurisht kanë nevojë për më shumë ndryshim se kontinuitet.

Dr. Aidan Hehir është Profesor i Asocuar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminster-it në Angli. Ai ligjëron në Shkollën Verore të RIT Kosova dhe interesat e tij të studimit përfshijnë shtetndërtimin dhe ligjet që qeverisin përdorimin e forcës.

Marrë nga: Kallxo.com

The post Ushtri apo hutim? appeared first on GazetaBlic.

“The New York Times”: Gjuha Shqipe në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra në botë

Posted: 21 Mar 2017 11:50 PM PDT

Sipas prestigjiozes amerikane "The New York Times", gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës.

Në këtë studim, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.

Sipas gazetës amerikane, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, e dyta është greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.

Ky vlerësim përforcon tezën e albanologëve shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.Kërkuesit studiuan evolucionin e fjalëve mes 103 gjuhëve moderne dhe të zhdukura nga familja e gjuhëve indoevropiane dhe krijuan një pemë të marrëdhënieve mes gjuhëve të ndryshme.

The post "The New York Times": Gjuha Shqipe në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra në botë appeared first on GazetaBlic.

BE-ja e shqetësuar më tensionet në Maqedoni – kërkon formimin e shpejtë të qeverisë

Posted: 21 Mar 2017 11:49 PM PDT

Zyrtarë të Bashkimit Evropian i bënë thirrje të martën mbrëma presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që të rishqyrtojë qëndrimin e tij lidhur me formimin e qeverisë së këtij vendi.

Komisionari i Bashkimit Evropian Johannes Hahn dhe euro parlamentarët Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl, qëndruan të martën në Shkup për të diskutuar me përfaqësuesit e partive politike për tejkalimin e situatës në vend. Presidenti Ivanov, nuk u takua me zyrtarët evropianë

Në një komunikatë të lëshuar në përfundim të takimeve, ata thanë se u kanë transmetuar udhëheqësve politikë, përfshirë edhe presidentin mesazhin se “duhet respektuar rezultatin e zgjedhjeve dhe se në demokraci secili duhet të njohë shumicën parlamentare”.

“Së këndejmi në inkurajojmë presidentin që të rishqyrtojë urgjentisht qëndrimin e tij. Nuk ka kohë për të humbur. Tani presim nga të gjithë udhëheqësit politikë dhe institucionet që të lejojnë procesin demokratik të rrjedhë në rrugën e tij – në interes të qytetarëve. Zvarritjet e muajve të fundit tashmë e kanë dëmtuar ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.

Zoti Hahn bashkë me një grup euro parlamentarësh, arriti të martën në Shkup në një përpjekje për të ndihmuar daljen nga kriza politike të Maqedonisë e cila edhe pas më shumë se tre muajsh pas zgjedhjeve ende është pa qeveri.

Protestuesit hodhën parulla si “Nuk e japim Maqedoninë” dhe “nuk do të lejojmë shqiptarizimin e shtetit”.

Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, ka refuzuar t'ia japë mandatin për formimin e qeverisë shumicës së re parlamentare, përkatësisht Lidhjes Social Demokrate me partitë shqiptare, me arsyetimin se ato do të rrezikonin sovranitetin e shtetit duke zbatuar atë që ai dhe partia VMRO-DPMNE e quajnë "platforma e Tiranës", e që ka të bëjë me avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Ndër pikat kryesore të marrëveshjes së partive shqiptare është zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të gjithë nivelin e pushtetit qendror.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tha se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do t'u ofrohet të gjitha partive më të mëdha, për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Ai nuk ka shpalosur hollësi të dokumentit që sipas tij, “nuk favorizon asnjë parti politike ndërsa ruan karakterin unitar të shtetit”. Ai ka përsëritur qëndrimin për zgjedhje të parakohshme, por edhe gatishmërinë që t'i jep mbështetje LSDM-së për themelimin e qeverisë “nëse ajo heq dorë nga mbështetja për platformën e partive shqiptare”.

Zyrtarët evropian bënë thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë

“Në veçanti u bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga veprimet dhe deklarimet që mund të nxisin tensionet ndëretnike, apo dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Askush nuk duhet të tundohet që të luaj me zjarr. Ne jemi thellësisht të brengosur me tensionet dhe gjuhën e urrejtjes. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore në shoqëritë demokratike, por ato vijnë bashkë me përgjegjësitë”.

Në të njëjtën mënyrë, thuhet më tej në komunikatë, “retorika negative që vë në shënjestër organizatat e komunitetit ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile, është plotësisht kundërproduktive. Kjo dëmton imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare, dhe besueshmërinë e atyre që e përdorin atë”.

Zyrtarët evropian thanë se presin gjatë ditëve të ardhshme veprime që do të mundësojnë krijimin e shpejtë të një koalicioni të qëndrueshëm. “Kjo është mënyra e vetme për t’u rikthyer në rrugën evropiane, që qytetarët e Maqedonisë e duan dhe e meritojnë”, thuhet në komunikatë.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe analistët thonë se acarimi i përplasjeve politike mund të dalë jashtë kontrollit, duke i rritur më tej tensionet etnike në një rajon të trazuar, siç është Ballkani perëndimorë.

The post BE-ja e shqetësuar më tensionet në Maqedoni – kërkon formimin e shpejtë të qeverisë appeared first on GazetaBlic.

Rasti i rrallë, ministri i brendshëm denoncon veten në polici

Posted: 21 Mar 2017 11:42 PM PDT

Australi- Ministri i brendshëm në shtetin New Wales në Australi, Troy Grant, ka denoncuar veten në polici pasi kishte përdorur telefonin gjatë kohës që po i jepte makinës, shkruan BBC.
Ministri gjatë kohës sa po ngiste makinën kishte marrë telefonin dhe kishte fotografuar trafikun e dendur, dhe më pas këtë fotografinë e kishte postuar në "Twitter".
Pas kësaj, ai është informuar se e pret një dënim në vlerë të 250 dollarëve.

The post Rasti i rrallë, ministri i brendshëm denoncon veten në polici appeared first on GazetaBlic.

Askush nuk ka dashuruar aq shumë sa Vladimiri Tatjanën: Dashuria e pafat e cila u përmbyt në lule!

Posted: 21 Mar 2017 11:32 PM PDT

Kjo dashuri e tillë nuk ka gjasa të ndodhë kurrë përsëri…

Historia prekëse në jetën e shkrimtarit Vladimir Mayakovsky u zhvillua në Paris, ku ai ra në dashuri me Tatiana Jakovski.

Ata nuk kishin asgjë të përbashkët. Emigrante ruse, e rafinuar dhe e edukuar mirë në vargjet e Pushkinit, nuk kanë kuptuar asnjë fjalë, vargje të thyera të poetëve modernë sovjetikë, "thyerja e akullit", nga bashkimi sovjetik.

Në fakt, ajo nuk ka kuptuar asnjë nga fjalët e tij – madje edhe në jetën reale. Përshkrim i egër, i zemëruar dhe deri në frymën e fundit i ka përshkruar me pasionin e tij të shfrenuar. Ajo nuk ishte prekur aspak nga besnikëria e tij, madje nuk e fascinonte as fama e saj, duke mbetur kështu me zemër të paprekur. Dhe Mayakovski u kthye në Moskë. Nga tërë ajo rrufe dhe paqëndrueshmëri e dashurisë mbeti vetëm një dhembje e fshehtë dhe poemë e mrekullueshme "Letër për Tatjana Jakov" me fjalët: pas të gjithave, njëra do të ndodhë – vetëm ose së bashku në Paris!

I kishte lënë edhe lule. Të gjithë honorarin e tij nga shfaqjet në Paris, Vladimir Majakovski i kishte vënë në bankë në llogari të lulishteve të famshme pariziane, me kusht që disa herë në javë ti ofronin lule dhe buqeta të jashtzakonshme për Tatjanën, të tilla si luleborë, lule vjollcë, trëndafil, orhidea dhe shumë lloje tjera të këndshme dhe të bukura.

Kompania e njohur pariziane i ka përmbushur kërkesat më së miri sipas klientit dhe pavarsisht kushteve klimatike dhe motit, ato çdo vit në derën e shtëpisë së Tatjanës kanë dërguar buqeta të mrekullueshme me lule me mbishkrimin "Nga Majakovski".

Majakovski vdiq në moshën 36 vjeçare, dhe ky lajm e kishte habitur si një goditje e papritur. Ajo sapo ishte mësuar me faktin se ai kishte hyrë pothuajse në jetën e saj, i priste lulet me padurim dhe shkrimin. Megjithëse nuk e shihnin njëri-tjetrin, disi kishin njëfarë lloj tërheqje e cila rrotullohej vazhdimisht përreth tyre.

Ajo madje nuk mund ta përballonte faktin të vazhdonte të jetojë – pa këtë dashuri pamend, e shkrirë tërësisht në lule. Megjithatë, nga porosia e lënë në derë me buqetën me lule, nuk kishte asnjë fjalë për vdekjen e tij. Të nesërmen në pragun e derës, u paraqit shpërndarësi i luleve me një buqetë të bukur me të njëjtat fjalë: "Nga Majakovski".

Thuhet se dashuria e madhe është më e fortë se vdekja, por që të gjithë arrijnë të mishërojnë këtë deklaratë në jetën reale. Vladimir Majakovski ishte njëri prej tyre. Lulet i ishin dhënë edhe pas vdekjes së tij, madje edhe pas tridhjetë apo dyzet vjeç, kur ai ishte harruar tashmë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë pushtimit gjerman në Paris, ajo mbijetoi vetëm për shkak të shitjes së atyre buqetave të mrekullueshme në bulevardin e qytetit.

Pasi që secila lule ishte "dashuri", në njëfarë mënyre mund të konstatojmë se ajo kishte mbijetuar nga uria për shkak të kësaj force të madhe dashurie. Pasi forcat aleate çliruan Parisin dhe ka qarë nga gëzimi së bashku me tjerët kur rusët kanë hyrë në Berlin, ndërsa buqetat akoma kishin vazhduar të vinin asaj.

Kështu, lulet e Majakovskit u bënë historinë në Paris. A ishte një gjë e vërtetë apo thejshtë një shpifje e bukur? Në vitet e shtatëdhejta, inxhinjeri sovjetik Arkady Rivlin kishte dëgjuar këtë histori në rininë e nënës së tij, gjatë kohës kur ishte në Paris. Tatjana ishte ende e gjallë, dhe ndjente kënaqësi kur i vinin bashkëatdhetarët e saj. Kështu bisedoi gjatë duke i shërbyer edhe me çaj dhe ëmbëlsira.

Në këtë shtëpi të rehatshme kishte lule kudo – ishte gjithçka e mrekullueshme. Por atij i vinte keq ta pyeste për romancën e tyre rinore që mund ta kishin pasur, por pasi u përmbajt njëherë sërish e pyeti se vallë të gjithë ato buqeta me lule të dërguara nga Majakovski e kishin shpëtuar gjatë Luftës? A është kjo vallë një përrallë e bukur zanash? A është e mundur që aq shumë vite…

"Ju lutem pini çaj", i kishte thënë Tatjana, vazhdoni pini. A nxitoni për diku?

Dhe në atë moment, ra zilja në derë…Kurrë në jetën time nuk kisha parë buqetë aq të madhe me krizantemë të artë japoneze, që ngjante me rrezet e diellit. Dhe pas kësaj buqete të madhe e plot gjallëri, një zë erdhi nga shpërndarësi i luleve i cili foli shkurt: "Nga Majakovski"

The post Askush nuk ka dashuruar aq shumë sa Vladimiri Tatjanën: Dashuria e pafat e cila u përmbyt në lule! appeared first on GazetaBlic.

Përurohet libri “Lirinë dikush po e vret”

Posted: 21 Mar 2017 11:30 PM PDT

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club "Rifat Kukaj", organizon përurimin e librit të Izet Abdylit, "Lirinë dikush po e vret".

Recenzentja e librit, Nexhmije Kastrati vlerëson se Izet Abdyli, shfaqet krejtësisht ndryshe në këtë vëllim poetik, nuk është më ai romantiku, i pritjeve të gjata, as ai burri që i këndon me shpirt Kosovës.

"Në të vërtetë ai e qanë këtë vend, por jo me lot më, e qanë përmes humorit, ironisë therëse e të hidhur, fund e krye hidhërim jo vetëm individual, por edhe kolektiv deri në përbuzje", shkruan Kastrati.

The post Përurohet libri "Lirinë dikush po e vret" appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more