INSAJDERI: “Berisha realizon gol të bukur në fitoren e Salzburgut [video]” plus 19 more |
- Berisha realizon gol të bukur në fitoren e Salzburgut [video]
- Rama: Në zgjedhje edhe pa PD
- Protestë kundër shqiptarëve ditën kur Komisioneri Hahn do vizitojë Maqedoninë
- Ermonela Jaho përshëndet shqiptarët nga Shtëpia e Operës në Londër
- Premtoi 120 mijë vende pune, Mustafa: Arrita krijimin e 40 mijë vendeve
- Egjipti pezullon imamin i cili mbrojti Turqinë për incidentin me Holandën
- Vdes fëmija nga Gjilani pas djegies me bombolë gazi
- Plani i madh i Tunës pak para lindjes së fëmijës
- Futbollistë të Liverpool dhe të United sfidojnë Kosovën U-21
- Minaj “nxeh” videoklipin e Jason DeRulo
- Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi, reagon ministri Hoxhaj
- Banknota e re prej 50 euro vjen në prill
- Trepça ’89 “shkatërron” rivalin lokal, i shënon 6 herë
- Luftime të ashpra në Damask
- United arrin një rekord të madh në Premierligë
- Golf me aligatorin
- Dega e PDK-së thotë se LDK manipulon me vrasjet e pasluftës vetëm për vota
- Funerali i George Michael pritet të mbahet javën e ardhshme
- Vuçiq: Mund të shkoj në Kosovë pa lejen e qeverisë kosovare
- Dron kundër hashashit në Shqipëri
Berisha realizon gol të bukur në fitoren e Salzburgut [video] Posted: 19 Mar 2017 10:04 AM PDT Valon Berisha ka shënuar gol në fitoren e Salzburgut me rezultat 2-0 ndaj Austrisë së Vjenës. Reprezentuesi i Kosovës dhe autori i golit historik ndaj Finlandës në ndeshjen e parë zyrtare të përfaqësueses, ka realizuar në minutën e 32-të të takimit një gol mjaft të bukur. Salzburg është skuadra e cila udhëheq klasifikimin në kampionatin austriak, dhe është afër fitimit të një tjetër titulli kampion. /Insajderi.com The post Berisha realizon gol të bukur në fitoren e Salzburgut [video] appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 19 Mar 2017 10:00 AM PDT Kryeministri Rama tregoi se nuk është i lëkundur nga kërkesat e Partisë Demokratike për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve. Pavarësisht ultimatumit të PD për mospjesëmarrje në zgjedhje, Rama theksoi se edhe pse kjo përbën një anomali të madhe zgjedhjet do zhvilloheshin edhe pa të. The post Rama: Në zgjedhje edhe pa PD appeared first on INSAJDERI. |
Protestë kundër shqiptarëve ditën kur Komisioneri Hahn do vizitojë Maqedoninë Posted: 19 Mar 2017 09:46 AM PDT Nisma "Për Maqedoni të bashkuar" bën thirrje për protestë ditën kur eurokomisionerin Johanes Han dhe eurodeputetët Ivo Vajgel, Klut Flekenshtajn dhe Edvard Kukan, do ta vizitojnë Maqedoninë. "Për Hanin dhe shokët e tij të ngjashëm me të, të dalim 200 mijë njerëz të hënën dhe të martën që të na shohin. Të mbajnë mend ditën kur kanë ardhur në Maqedoni se qytetarët kanë dalë në ngjyra verdhë e kuq sepse këto ngjyra i duan dhe do t'i mbrojnë", thuhet në një komnikatë për media. Ndër tjerash në këtë komunikatë thuhet se asnjë deputet i huaj nuk mund ti njohë problemet e maqedonasëve më mirë se ata vetë. "Asnjë deputet i huaj nuk mund ta dojë Maqedoninë e t'i dijë problemet reale dhe frikat ashtu siç i dinë banorët e Maqedonisë. Vijnë 4 njerëz nga Evropa perëndimore. Mirë se vijnë. Koha është të na shohin 200 mijë në rrugë, 50 mijë herë më tepër se ata 4 burokratë. Për fillim tu urojmë mirëseardhje dhe tu tregojmë se kush është vendas e kush mysafir", thuhet tutje në këtë komunikatë. Janë bërë disa javë që prej kur po protestohet vazhdimisht kundër platformës shqiptare në Maqedoni. The post Protestë kundër shqiptarëve ditën kur Komisioneri Hahn do vizitojë Maqedoninë appeared first on INSAJDERI. |
Ermonela Jaho përshëndet shqiptarët nga Shtëpia e Operës në Londër Posted: 19 Mar 2017 09:33 AM PDT Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, gjatë kësaj video të shkurtër ka kujtuar momentet kur ka luajtur në operën "Madama Batterfly" në Shqipëri dhe emocionet që i kishte dhënë ajo shfaqje, përcjell KultPlus. Ermonela Jaho, ka ndarë një pjesë të kohës së saj për të biseduar me publikun shqiptarë nga dhoma e saj në Royal Opera House, në prag të shfaqjes së shumëpritur nga publiku londinez “Madama Butterfly”, shkruan KultPlus. "Përshëndetje publikut tim shqiptarë nga Londra. Këtu jam në dhomën time në Royal Opera House, duke u përgatitur për Madama Butterfly. Pikërisht në këto momente pas një dite shumë të gjatë provash që kam pasur për këtë rol, ai më dërgon mbrapa dhe më kujton shumë ato momentet e bukura që i kam kaluar pikërisht me "Madama Batterfly", në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, ka thënë ajo në një intervistë për emisionin "E diell" në Top Channel. "Një publik i mrekullueshëm që më mbështeti dhe më dha kaq shumë dashuri e cila më kishte munguar prej shumë vitesh", është shprehur ajo. The post Ermonela Jaho përshëndet shqiptarët nga Shtëpia e Operës në Londër appeared first on INSAJDERI. |
Premtoi 120 mijë vende pune, Mustafa: Arrita krijimin e 40 mijë vendeve Posted: 19 Mar 2017 09:22 AM PDT Krijimet e vendeve të reja të punës kanë qenë premtimet kryesore të partive politike të Kosovës, në fushatën elektorale për zgjedhjet e tetë qershorit të vitit 2014. Edhe kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pati premtuar 120 mijë vende pune, pjesa më e madhe e të cilëve ishte paraparë të punësohen në bujqësi dhe veprimtari prodhuese. Pas rreth tre vitesh në pushtet, Mustafa thotë se për dy vjet të qeverisjes së tij ka arritur që të punësojë rreth 40 mijë veta. Përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar me krenari për arritjet e qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës, derisa ka thënë se ekzekutivi ka arritur të krijojë 40,000 vende të reja të punës, për të cilat shifra Mustafa bazohet "në raporte të ndryshme". "Sipas European Commerce Registry Forum, ky raport i bizneseve të reja kundrejt atyre të mbyllura është më i miri në Evropë. Përderisa në Kosovë po rritet biznesi privat dhe po gjenerohen vende pune e rritje ekonomik, në disa vende të rajonit këto trende janë negative, që nënkupton se më shumë mbyllen biznese në krahasim me ato që hapen. Në anë tjetër, raporte të ndryshme konfirmojnë se në dy vjet kemi krijuar mbi 40.000 vende të reja të punës", ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook. Mustafa ka thënë se qeveria ka konstatuar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale, me një rritje ekonomike prej mbi 4 për qind për vitin 2015 dhe 106, derisa ka premtuar se në vitet e ardhshme kjo rritje do të jetë edhe më e madhe. "Vazhdimisht kemi konstatuar se prioritet thelbësor i këtij koalicioni qeverisës është zhvillimi ekonomik. Kemi siguruar qëndrueshmëri financiare dhe fiskale me rritje stabile ekonomike prej mbi 4% për vitin 2015 dhe 2016, ndërkaq në vitet në vijim rritja do të jetë edhe më e madhe", ka deklaruar Mustafa. /Insajderi.com The post Premtoi 120 mijë vende pune, Mustafa: Arrita krijimin e 40 mijë vendeve appeared first on INSAJDERI. |
Egjipti pezullon imamin i cili mbrojti Turqinë për incidentin me Holandën Posted: 19 Mar 2017 09:13 AM PDT Autoritetet e Egjiptit kanë pezulluar një imam i cili kishte mbrojtur Turqinë në incidentin me Holandën, pasi kjo e fundit ndaloi hyrjen e ministrave turq në një tubim elektoral të turqve në Rotterdam. Imami u pezullua për tre muaj nga Ministria e Çështjeve Fetare të Egjiptit, me pretendimin se ka politizuar ceremoninë javore të së premtes duke kritikuar Holandën. "Dënojmë këtë vendim i cili nuk do të duhej të ndodhë", deklaroi për AA, Sheikh Salama Abdel-Kawi, një ish-këshilltar në Ministrinë për Çështjet Fetare, sipas të cilit imami nuk kishte bërë komente politike, por se vetëm ka dënuar racizmin në Evropë, shkruan Anadolu Agency. Sheikh Abdul-Aziz Ragab, është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Muslimanë. Kriza diplomatike është evidente që kur Turqia ka nisur fushatën për referendumin në lidhje me ndryshimet kushtetuese të caktuara për 16 prill, pjesë e së cilës janë edhe takimet e zyrtarëve turq me diasporën turke e cila është e shpërndarë në disa vende të BE-së. Kriza në fjalë u përshkallëzua veçanërisht gjatë ditëve të fundit, kur autoritetet holandeze nuk lejuan uljen e aeroplanit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe më pas ndaluan eskortën e ministres të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betul Sayan Kaya duke pamundësuar hyrjen e saj në ambientet e përfaqësive diplomatike të Turqisë në Rotterdam dhe të njëjtën e shoqëruan deri në kufirin e Holandës me Gjermaninë. The post Egjipti pezullon imamin i cili mbrojti Turqinë për incidentin me Holandën appeared first on INSAJDERI. |
Vdes fëmija nga Gjilani pas djegies me bombolë gazi Posted: 19 Mar 2017 09:02 AM PDT Një fëmijë i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në QKUK, pasi kishte marrë plagë nga ndezja e një bombole gazi në shtëpinë e tij një ditë më parë. Viktima është dërguar për tretman fillimisht në spitalin e Gjilanit dhe më pas ishte transportuar për në QKUK. Pas plagëve të rënda që kishte pësuar, ai nuk ka mbijetuar dhe të shtunën në mbrëmje ka ndërruar, njofton policia, transmeton Klan Kosova. Sipas policisë rasti nuk ishte raportuar as nga familja dhe as nga spitali deri pas vdekjes së viktimës. Për rastin është njoftuar edhe njësia përkatëse policore dhe prokurori. /Insajderi.com The post Vdes fëmija nga Gjilani pas djegies me bombolë gazi appeared first on INSAJDERI. |
Plani i madh i Tunës pak para lindjes së fëmijës Posted: 19 Mar 2017 08:58 AM PDT Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu, siç dihet tash e një kohë është shtatzënë e në pritje të një fëmije. Por edhe pse në një fazë të tillë të jetës këngëtarja duket se nuk e ka ndërmend të lërë anash muzikën, raporton Prive. Ajo gjatë kësaj periudhe ka punuar mjaft shumë me disa producentë duke arritur të realizojë edhe një projekt i cili pritet të publikohet shumë shpejt e të mbulojë periudhën që do ta ketë mjaft të ngjeshur me kujdesin ndaj foshnjës. The post Plani i madh i Tunës pak para lindjes së fëmijës appeared first on INSAJDERI. |
Futbollistë të Liverpool dhe të United sfidojnë Kosovën U-21 Posted: 19 Mar 2017 08:46 AM PDT Përfaqësuesja U-21 e Republikës së Irlandës ka publikuar listën zyrtare për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2019, që do ta zhvillojë ndaj Kosovës. Në listën e Irlandës janë përfshirë edhe talentë nën 21-vjeçarë të skuadrave të njohura angleze, Liverpool, Manchester United e Everton. Lista e përfaqësueses zyrtare për këtë ndeshje nuk është publikuar ende, raporton Insajderi. Ndeshja ndërmjet Republikës së Irlandës U-21 dhe Kosovës U-21 do të zhvillohet më 25 mars në Irlandë, me fillim prej orës 14:00. /Insajderi.com Ekipi i Republikës së Irlandës në U-21 për ndeshjen ndaj Kosovës: Portierët: Kieran O'Hara (Manchester United), Liam Bossin (Anderlecht) Mbrojtësit: Danny Kane (Huddersfield Town), Ryan Sweeney (Stoke City – on loan at Bristol Rovers), Shaun Donnellan (West Bromwich Albion), Corey Whelan (Liverpool), Connor O'Grady (Sheffield Wednesday) Mesfushorët: Liam Kinsella (Walsall), Rory Hale (Aston Villa), Josh Cullen (West Ham United – on loan at Bradford), Harry Charsley (Everton), Ryan Manning (Queens Park Rangers), Ethan Boyle (Finn Harps), Connor Dimaio (Chesterfield), Olamide Shodipo (Queens Park Rangers – on loan to Port Vale) Sulmuesit: Ronan Curtis (Derry City), Reece Grego Cox (Queens Park Rangers), Jake Mulraney (Inverness CT), Joe Quigley (Bournemouth – on loan at Gillingham) The post Futbollistë të Liverpool dhe të United sfidojnë Kosovën U-21 appeared first on INSAJDERI. |
Minaj “nxeh” videoklipin e Jason DeRulo Posted: 19 Mar 2017 08:37 AM PDT Njihet për format e saj trupore dhe për talentin si repere. Të dyja këto aspekte të Nicki Minaj shihen qartë në videoklipin më të ri të këngës "Swalla", të Jason DeRulo. Ndërsa fytyrën, Nicki Minaj kishte vendosur ta mbulonte me syze shumë të mëdha. 34-vjeçarja ishte e ftuar speciale në videoklipin e këngës së Jason DeRulo. The post Minaj "nxeh" videoklipin e Jason DeRulo appeared first on INSAJDERI. |
Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi, reagon ministri Hoxhaj Posted: 19 Mar 2017 08:18 AM PDT Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguan ndaj sulmit në Serbi që i është bërë një autobusi me udhëtarë nga Kosova. "Fuqimisht dënojnë sulmet vandale ndaj qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi|, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter. "Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk ndëshkohet", ka shtuar ministri Hoxhaj. Raportohet se është sulmuar në Serbi një autobus me udhëtarë nga Kosova, duke ia dëmtuar xhamat e autobusit. Nuk raportohet për të lënduar. The post Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi, reagon ministri Hoxhaj appeared first on INSAJDERI. |
Banknota e re prej 50 euro vjen në prill Posted: 19 Mar 2017 08:16 AM PDT Banknota e re 50 euro e cila ka një karakter nga mitologjia greke, vjen me ndryshme pas tri monedhave tjera, 5 euro, 10 euro dhe ajo 20 euro, njofton Reuters. Ajo ka përmirësuar karakteristikat e sigurisë për të penguar falsifikimin, është figura që kur të kthehet shënimi ndryshon ngjyrën. Banka Qendrore Evropiane në maj 2013 ka zëvendësuar kartmonedhat 5 euro, ndërsa në shtator të vitit 2014, kartëmonedhat 10 euro, në nëntor 2015, kartëmonedhat prej 20 eurove. Kartmonedha e re prej 50 euro ka rritur karakteristiket sigurisë që të lëshohet me 4 prill në qarkullim ka njoftuar Reuters, përcjell Insajderi. Do të lëshohen një total prej 5.4 miliardë euro me këto kartëmonedha. /Insajderi.com
The post Banknota e re prej 50 euro vjen në prill appeared first on INSAJDERI. |
Trepça ’89 “shkatërron” rivalin lokal, i shënon 6 herë Posted: 19 Mar 2017 08:15 AM PDT Trepça '89 i është hakmarrë Trepçës për eliminimin nga Kupa e Kosovës, pasi e mposhti me rezultat të thellë 6:1. Golat për skuadrën vendëse i shënuan Fiton Hajdari, Shpetim Idrizi, Oto John, Florent Hasani dy dhe Rron Broja, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Enis Zabergja. Pas kësaj fitoreje Trepça '89 ngritët në vendin e parë me 54 pikë, gjashtë më shumë se sa Feronikeli në vendin e dytë, ndërsa Trepça mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë. The post Trepça ’89 “shkatërron” rivalin lokal, i shënon 6 herë appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 19 Mar 2017 08:09 AM PDT Luftime të ashpra janë zhvilluar në lindje të kryeqytetit sirian, Damask, pas një sulmi të forcave rebele, raporton media shtetërore dhe grupi monitorues. Sulmi nisi me shpërthimin e "dy makinave bombë dhe disa sulmuesve vetëvrasës", në qarkun Jobar, ka thënë Rami Abdel Rahman, kryetar i grupit monitorues, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Rebelët kanë avancuar në zonën në afërsi të Sheshit Abbasid, duke marrë nën kontroll disa ndërtesa. Ata kanë hedhur disa raketa nëpër lagje të Damaskut, ka shtuar Abdel Rahman. Media shtetërore siriane raporton se ushtria i është kundërpërgigjur një grupi rebelët që kanë lidhje me Al-Kaidën, duke thënë se "terroristët" kanë hyrë në Damask përmes tuneleve gjatë natës. Televizioni shtetëror raporton për luftime në lagjet Jobar dhe Qaboun dhe u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Luftimet e sotme vijnë vetëm disa ditë pasi bisedimet e paqes rinisën në Gjenevë, që kanë për qëllim dhënien fund të luftës 6 vjeçare në Siri që ka lënë të vdekur më shumë se 320,000 persona. The post Luftime të ashpra në Damask appeared first on INSAJDERI. |
United arrin një rekord të madh në Premierligë Posted: 19 Mar 2017 07:57 AM PDT Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore të merituar prej 3:1 ndaj Middlesbrough në Premielrigë. Kjo njëherit ishte fitorja e 600 në Premierligën angleze, diçka që nuk ka e ka arritur asnjë skuadër tjetër, shkruan Gazeta Express. Unitedi në tersi ka luajtur 951 ndeshje, ka fituar 600, ka barazuar 204 ndeshje, ndërsa është mposhtur 147 herë. The post United arrin një rekord të madh në Premierligë appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 19 Mar 2017 07:57 AM PDT Pavarësisht garës së ndezur në turneun e golfit "Arnold Palmer" në Florida, vëmendja e ditës u rrëmbye nga një aligator kokëfortë që duket se kishte vendosur ta shihte garën nga shumë pranë. Aligatori u shfaq që në fillim të garës në gropën e gjashtë dhe u desh ndërhyrja mjaft guximtare e golfisti teksan Cody Gribble që reptili kolosal të kthehej në ujë. Por, krokodili mbase nuk e kishte shijuar siç duhej spektaklin në fushë dhe shumë shpejt u rikthye në të njëjtin vend, madje duke trembur seriozisht golfistin Smylie Kaufman dhe ndihmësin e tij, të cilët duket qartë nga reagimi se nuk prisnin ta gjenin më aligatorin jashtë ujit. Organizatorët e garës, për asye sigurie më pas vendosën se një dëbim në ditë për aligatorin ishte mjaftueshëm, kështu që e lanë të vendoste vetë reptilin e madh se kur do të largohej nga pista e golfit. Gara e golfit vazhdoi pa asnjë problem pavarësisht pranisë së aligatorit dhe sa për statistikë mund të themi se u fitua nga kaliforniani Charley Hoffman. The post Golf me aligatorin appeared first on INSAJDERI. |
Dega e PDK-së thotë se LDK manipulon me vrasjet e pasluftës vetëm për vota Posted: 19 Mar 2017 07:46 AM PDT Dega e PDK-së në Podujevë i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili kërkoi zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Sipas PDK-së, LDK është duke i keqpërdorur vrasjet e pasqaruara derisa këtë po e bën vetëm për vota. PDK ka lëshuar akuza në drejtim të LDK-së se kanë dështuar edhe sa i përket themelimit të ushtrisë së Kosovës. Sipas PDK-së në Podujevë, LDK është parti që pret prej të tjerëve t'i kryejnë punët e Shtetit të Kosovës. "Këtë herë dega e LDK-se në ketë përvjetor të themelimit të saj Podujevë, ashtu siç e kanë trashëguar nga e kaluara, se asgjë nuk mund të bëjmë vetëm, pa na thënë të tjerët. Veçuan pamundësinë e themelimit te ushtrisë, apo shndërrimit te FSK-së në forcë për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë, se gjoja nuk na lënë të tjerët, edhe pse bashkërenditja për krijimin e ushtrisë është duke u bërë me faktorin ndërkombëtar, NATO-n, ShBA-të dhe BE-në", thuhet në komunikatën e PDK-së. "Po e vërteta është diku tjetër, se LDK do ta kishte dëshirën që kjo ta jepte iniciativën e që nuk e dha, pikërisht duke pritur nga kotësia se të tjerët ua bëjnë ushtrinë, ashtu siç priti me vite se dikush tjetër do t'ua sjellë pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por që kjo nuk ndodhi ashti siç e konceptuan", thuhet më tej në komunikatë. Sipas PDK-së, kërkesa për zbulimin e autorëve të vrasjeve të pasluftës, e cila gjithnjë është përdorur nga LDK-ja me qëllime të caktuara duke fajësuar subjekte dhe individ të ndryshëm për të cilët as hetuesia nuk e ka dhënë fjalën, por që tash e disa vite prej kur është në bashkëqeverisje i ka harruar fare. "Dega e PDK-së në Podujevë e përsërit dhe do ta përsërisë vazhdimisht që autorët e atyre vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës të zbardhen dhe autorët pavarësisht kush janë të dalin para drejtësisë, sepse kështu do të ndërpritet manipulimi që gjithmonë ka përdorur ky subjekt politik për të përvetësuar vota nga qytetarët. Por që tani qytetarët e kanë qartësuar mirë synimin e këtij grupi interesgjish do t'ua tregojnë vendin aty ku në realitet e kanë pasur para shumë vitesh. Loja me ndjenjat e atyre që u janë vrarë familjarët veç sa për të marrë vota është jo e sinqertë dhe cinike, sepse këto vite kanë harruar fare që t’i ngrisin këto çështje", thuhet në reagimin e PDK-së. The post Dega e PDK-së thotë se LDK manipulon me vrasjet e pasluftës vetëm për vota appeared first on INSAJDERI. |
Funerali i George Michael pritet të mbahet javën e ardhshme Posted: 19 Mar 2017 07:44 AM PDT Funerali për yllin 53 vjeçar, George Michael i cili u gjet i vdekur në shtratin e tij ditën e Krishtlindjes, pritet që të mbahet javën e ardhshme në veri të Londrës në varrezat perëndimore në Highgate. Kurse ceremonia e varrimit do të mbahet në një kishë të vogël, afër vendit ku do të varroset ylli. Trupi i të cilit do të vendoset pranë varrit të nënës së tij Lesley, përcjell KultPlus. Sipas burimeve që ka "The Sun", kisha ka 30 ulëse kështu që përveç familjes pritet që të mos ketë shumë të ftuar të tjerë. Deri tani nuk ka akoma një datë zyrtare, mirëpo besohet që shoqja e tij, Geri Horner vajza nga grupi Spice Girl do të mbajë një fjalim, pasi që kolegu i tij i grupit Wham!, Andrew Ridgeley i ka kërkuar asaj që të mbajë një fjalimi, i frikësuar se nuk do të mundet të mbajë një të tillë për shkak të emocioneve. The post Funerali i George Michael pritet të mbahet javën e ardhshme appeared first on INSAJDERI. |
Vuçiq: Mund të shkoj në Kosovë pa lejen e qeverisë kosovare Posted: 19 Mar 2017 07:44 AM PDT Kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot që dëshiron të vizitojë Kosovën gjatë fushatës presidenciale dhe siç thotë ai, mund ta bëjë këtë pa lejen e autoriteteve në Prishtinë. Por, kjo sipas tij nuk ka kuptim dhe se do t'i shkaktonte probleme serbëve në Kosovë, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta. “Unë mund të shkoj në Kosovë pa lejen e autoriteteve, por nuk dua tu shkaktoj probleme serbëve të Kosovës”, ka thënë Vuçiq gjatë përurimit të një Stadiumi në Pazar të Ri. Ndërsa për relacionet me Kosovën, ai tha që Beogradi është pro vazhdimit të diskutimeve, ndërsa Vuçiq tha se "pala tjetër po kërkon arsye dhe justifikim për të u shmangur atyre". Për formimin e ushtrisë Vuçiq tha që nuk e kupton insistimin e Thaçit për formimin e ushtrisë, dhe nuk pret ndihmë nga BE-ja për këtë çështje por pret deklarim të së vërtetës. "Është koha që BE-ja të deklarojë nëse është e vërtetë apo jo, në rastin se a po shkaktohet shkelje e marrëveshjeve," tha Vuçiq. /Insajderi.com The post Vuçiq: Mund të shkoj në Kosovë pa lejen e qeverisë kosovare appeared first on INSAJDERI. |
Dron kundër hashashit në Shqipëri Posted: 19 Mar 2017 07:35 AM PDT Rreth 350 mijë euro i ka kushtuar buxhetit të Policisë së Shtetit blerja e një droni profesional, që pritet të vihet në përdorim nga uniformat blu brenda pak javësh. Bëhet fjalë për një dron që është i aftë të fluturojë deri në lartësinë 800 metra, nga ku mund të fotografojë, filmojë dhe transmetojë në kohë reale në sallën operative se çfarë ndodh në terren. Top Channel ka mësuar se droni është blerë në kompaninë Airbus, megjithëse për shkak se cilësohet "sekret shtetëror", prokurimi i tij është kryer larg syve të publikut. Por, për çfarë pritet t'i shërbejë ky mjet Policisë së Shtetit? Droni, që mund të qëndrojë në fluturim për më shumë se 2 orë, do të jetë në dispozicion kryesisht për mbështetjen e operacioneve policore, patrullimin dhe analizimin e zonave me risk të lartë kriminal apo zonave problematike dhe të thella, sa i takon kultivimit të kanabisit. Droni aktualisht ndodhet në mjediset e Akademisë së Sigurisë, ndërsa një staf i caktuar është trajnuar dhe certifikuar, pasi për përdorimin e tij nevojitet patentë piloti e veçantë, e barazvlefshme më atë të helikopterit. Në fakt, prej 2 vjetësh Policia e Shtetit ka testuar edhe disa dronë për monitorimin e autostradave, por në fund u vendos të blihej një dron më i fuqishëm dhe multifunksional. Përdorimi i dronëve policorë dhe ushtarakë njihet në mbarë botën, ndërsa për përdorimin civil në disa vende janë caktuar sanksione strikte, për shkak të rrezikut mbi cënimin e privatësisë. The post Dron kundër hashashit në Shqipëri appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: