Skip to main content

“Bie numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Kosovës” plus 9 more GazetaBlic

“Bie numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Kosovës” plus 9 more GazetaBlic


Bie numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Kosovës

Posted: 19 Mar 2017 12:29 AM PDT

Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri ende mbetet i pranishëm në qytetet e Republikës së Kosovës, por më i theksuar është në kryeqytet.

Megjithatë numri i atyre që kërkojnë lëmoshë ka shënuar trend të uljes.

Policia e Kosovës përmes një përgjigje elektronike kanë konfirmuar se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2016 janë evidentuar 305 raste të lypsarëve, ndërsa në gjashtë mujorin e dytë ky numër ka rënë në 156 raste.

Sipas policisë fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmosh nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por një numër i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë.

Sipas sociologëve kjo dukuri është shqetësuese, mirëpo që është shkaktuar nga varfëria dhe kushtet jo të mira ekonomike në vend.

The post Bie numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Kosovës appeared first on GazetaBlic.

Guardiola pas mbrojtësit të Romës

Posted: 19 Mar 2017 12:25 AM PDT

Mediat angleze raportojnë se Manchester City janë duke planifikuar një ofertë prej 30 milionë funtesh gjatë verës për mbrojtësin e Romës, Antonio Rudiger.

Sipas Daily Mirror, Pep Guardiola ka vendosur objektivat e tij në mënyrë të vendosur në reprezentuesin gjerman.

Agjentët e skuadrës angleze kanë në të gjitha ndeshje ku ka luajtur Rudiger në muajt e fundit dhe duan të takohen me agjentët e tij javën e ardhshme për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të tij.

24-vjeçari tashmë është lidhur me një kalim te Manchester City vitin e kaluar, por ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju që e la jashtë atë nga Euro 2016.

Guardiola është i pasionuar pas disa mbrojtësve të Serie A, pasi ka shikuar tashmë në Kalidou Koulibaly të Napolit dhe bashkëlojtarin e Rudiger, Kostas Manolas.

Rudiger është i ftuar në skuadrën e kombëtares gjermane për t'u përballur me Anglinë në një miqësore të mërkurën.

 

 

The post Guardiola pas mbrojtësit të Romës appeared first on GazetaBlic.

Nusja e Shyhretes bëhet rrumbullake, ja sa ka shtuar në peshë (Foto)

Posted: 19 Mar 2017 12:21 AM PDT

Learta Jakupi së fundmi u bë nusja më e famshme në vend – kjo pasi u martua me të birin e këngëtares së mirënjohur popullore, Shyhrete Behluli. Vet Learta pranoi një dhuratë të jashtëzakonshme gjatë ditës, një veturë BMV të tipit më të ri.
Në foton e publikuar si dhuratë nga prindërit e saj, Learta shihet se ka shtuar mjaft shumë në peshë, gjithnjë sipas portalit 10 minuta.

Dyshimet për një shtatzëni të Leartës po rriten, teksa Shyhrete Behluli shumë shpejt mund të bëhet gjyshe nga fakti se Kushtrimi, djali i saj, do të bëhet baba për herë të parë.

Shyhrete Behluli shpesh i ka kënduar jetës familjare dhe faktit të të qenurit gjyshe, një epitet që ndoshta do ta gëzojë ajo vet së shpejti.

The post Nusja e Shyhretes bëhet rrumbullake, ja sa ka shtuar në peshë (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Ja në çfarë banesa jetojnë azilkërkuesit nga Kosova (Foto)

Posted: 19 Mar 2017 12:19 AM PDT

Të kërkosh Azil në Kosovë në Qendrën për Azilkërkues në fshatin Magure do të thotë të pajisesh me apartament banimi.

Kjo është një nga mënyrat e jetesës për azil në këtë qendër .

Fitim Zatriqi udhëheqës i qendrës për azilkërkues thotë se aktualisht në Kosovë kanë kërkuar azil rreth 44 persona përkundër kapacitetit prej 100 persona që posedon kjo qendër.

 

"Varësisht ku ka kërkuar azil personit i merren gjurmët e gishtërinjëve, i bëhet fotografimi dhe mbushet formulari inicial për azil", tha ai për Tribuna Channel.

Aktualisht kjo qendër akomodon 5 azilkërkues nga Siria dhe Afganistani.

Por si përfundojnë këta azilkërkues në këtë qendër na tregon udhëheqësi i saj.

Apartamentet, kuzhina, lavanderia, kopshti për fëmijë, biblioteka, kurset e gjuhës janë vetëm disa nga kushtet që posedon ky objekt.

The post Ja në çfarë banesa jetojnë azilkërkuesit nga Kosova (Foto) appeared first on GazetaBlic.

E pabesueshme/ Fruti çudibërës që shëron kancerin dhe stresin

Posted: 19 Mar 2017 12:19 AM PDT

Limoni është një nga frutat më të dobishme në planet.

Për shkak të efekteve pozitive të panumërta shëndetësore, shijes unike dhe aromës që ka ky frut është integruar në receta të ndryshme.

Limonët janë të shkëlqyer për detoksifikimin e trupit por nga ana tjetër t'i ngrish në frigorifer kanë të tjera efekte. Lëkura e limonit forcon sistemin imunitar, rregullon nivelin e kolesterolit, ndikon në parandalimin e kancerit, shkatërron parazitët dhe krimbat si dhe shërben për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Disa nga përfitimet shëndetësore të limonit: Parandalim i astmës Lufton inflamacionin Detoksifikon veshkat dhe mushkëritë Ndikon ën sistemin nervor Eleminon bakteret e dëmshme Trajton depresionin dhe stresin Lufton kancerin Dekada më parë shkencëtarët kanë njohur efektet e limonit në rastin e luftës nda kancerit.

Por ajo që kanë gjetur tashmë është se këto fruta mund të arrijnë të çrrënjosin qelizat malinje në disa lloje të kancerit duke përfshirë të mushkërive, gjirit dhe atë të zorrës së trashë. Mjekët këshillojnë limonin e ngrirë që efekti të jetë maksimal. Si të ngrihet limoni? Përdorni uthull molle për të dezinfektuar frutin dhe më pas lëreni të ngrijë deri në mëngjes për ta konsumuar bashkë me lëkurën dhe farat.

The post E pabesueshme/ Fruti çudibërës që shëron kancerin dhe stresin appeared first on GazetaBlic.

Halucinacionet, ç’ndodh kur shohim ose dëgjojmë persona që nuk jetojnë

Posted: 19 Mar 2017 12:14 AM PDT

Studimet tregojnë se 6 në 10 njerëz shohin ose dëgjojnë të dashurit e tyre të vdekur.

Ata thonë se në fakt halucinacionet janë të zakonshme, por shumë njerëz kanë frikë se po çmenden dhe nuk jua përmendin miqve të tyre.
6 në 10 njerëz që janë në zi kanë treguar se kanë parë ose dëgjuar të vdekurit e tyre të dashur.

Në mesin e njerëzve, rreth 30-60% kanë përjetuar gjëra të tilla si për shembull bashkëshortin e tyre të ulur në karrige apo i kanë dëgjuar të thërrasin emrin e tyre sipas shkencëtarëve.

Kërkuesit e Universitetit të Milanos thanë se ka një përhapje shumë të lartë të këtyre "përvojave të halucinacioneve pas humbjes së një njeriu të dashur" në ata persona që nuk kanë histori të çrregullimeve mendore.

Studiuesit arritën në këto konkluzione, pasi rishikuan studimet që ishin kryer më parë në lidhje me këtë çështje.

Në raportin e botuar në "Journal of Affective Disorders" thuhet se ky studim jep konsistencë dhe i ligjëron këto fenomene. Studiuesit thanë se ka nevojë për studime të mëtejshme për të përcaktuar natyrën fiziologjike dhe patologjike të saj.

Jacqueline Hayes, një akademike në University of Roehampton ka studiuar fenomenin duke intervistuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë humbur bashkëshortët, prindërit, fëmijët, vëllezërit ose miqtë.

Njerëzit raportonin vizionet, zërat, ndjenjën sikur dikush i prek ose një ndjenjë të pranisë së dikujt që nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më shqisat.

Mirëpo çfarë të reje sjell kjo?

Raporti vijon me një tjetër hulumtim nga "University of Southampton", i cili sugjeron se mund të ketë një jetë pas vdekjes.

Ky studim, gjeti prova se vetëdija mund të vazhdojë për të paktën disa minuta pas vdekjes klinike, gjë e cila më parë ishte e pamundur.

The post Halucinacionet, ç'ndodh kur shohim ose dëgjojmë persona që nuk jetojnë appeared first on GazetaBlic.

Njihuni me nënën dhe gjyshen e Kosemit (Foto)

Posted: 19 Mar 2017 12:13 AM PDT

Tri gjenerata që do t'ju mahnitin për ngjashmëritë

Aktorja, Beren Saat e cila në Kosovë u bë njohur si "Kosemi" është një ndër femrat më të bukura në Turqi, shkruan rtv21.tv

Bukuria e aktores së njohur turke, Beren Saat nuk është rastësi pasi ajo këtë bukuri e ka trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj.

Beren Saat ditët më parë është parë duke bërë shopping me nënën dhe gjyshen në një qendër tregtare.

Në foton e mëposhtme jo vetëm aktorja e njohur, por edhe familjaret e saj duken më të reja se ç'janë në të vërtetë.

The post Njihuni me nënën dhe gjyshen e Kosemit (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Popujt më të prekur nga depresioni

Posted: 19 Mar 2017 12:03 AM PDT

Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se hungarezët janë populli më depresiv në Evropë, ndërsa çekët janë ata që priren më pak të preken prej tij.

Sipas hulumtimit më të ri të Anketës Evropiane të Shëndetësisë (EHS), islandezët janë kombi i katërt në Evropë që preken nga depresioni.

Në Hungari, e cila prin listën, 10 për qind e njerëzve janë të prekur nga kjo sëmundje e "kohëve moderne".

Në mesin e vendeve evropiane me përqindje më të lartë të popullatës, të cilët vuajnë nga depresioni, ndodhen edhe Portugalia, Suedia, Gjermania, Luksemburgu dhe Britania e Madhe.

Nga ana tjetër, vendi më pak i prekur nga depresioni është Çekia, me rreth tre për qind të banorëve, që pasohet nga Sllovakia, Kroacia, Lituania dhe Italia.

The post Popujt më të prekur nga depresioni appeared first on GazetaBlic.

Shihni sa është rritur vogëlushja e Suada Sherifit (Foto)

Posted: 19 Mar 2017 12:02 AM PDT

Plot 6 muaj më parë ajo u bë nënë për herë të parë.

Dhe sot ish Miss Albania jo vetëm është rikthyer në formën e mëparshme, por edhe ka bërë publike fotot e vogëlushes së saj. Ajo ka postuar në Insta Story-n e saj foto të bukuroshes së vogël Deizi.

Mama e bijë duket se kanë dalë për një shëtitje, ndërkohë mama Suada nuk rezistoi dot pa shprehur dashurinë për vajzën e saj, ose më mirë të themi "jetën e saj".

 

The post Shihni sa është rritur vogëlushja e Suada Sherifit (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Erdogan i lutet turqëve t’i bëjnë nga 5 fëmijë

Posted: 18 Mar 2017 11:56 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka kërkuar nga të gjithë turqit që jetojnë në Bashkimin Evropian që të bëjnë të paktën pesë fëmijë.

Këtë thirrje të tijën, presidenti turk e ka shpjeguar duke thënë se ata janë e ardhshmja e kontinentit dhe se kjo do të ishte përgjigja më e mirë ndaj "padrejtësisë" ndaj tyre.

"Jetoni në lagjet më të mira. Vozitni makinat më të mira. Jetoni në shtëpitë më të mira. Bëjini jo tre, por pesë fëmijë. Ju jeni e ardhmja e Evropës. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë kundrejt padrejtësisë ndaj juve", tha Erdogan.

Komentet vijnë në një kohë kur Erdogan po kërkon votën për referendumin për ndryshim të Kushtetutës që do t'i jepte atij më shumë pushtet.

The post Erdogan i lutet turqëve t’i bëjnë nga 5 fëmijë appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more