Skip to main content

“Turqia e rrezikuar si shtet i një lideri” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Turqia e rrezikuar si shtet i një lideri” plus 1 more Telegrafi Opinione


Turqia e rrezikuar si shtet i një lideri

Posted: 15 Jan 2017 03:30 PM PST

Peter Sturm

Po të ishe cinik dhe ta vështroje situatën në Turqi vetëm nën këndvështrimin e një politologu, do të shihje një skenar tepër interesant laboratori. Një shtet i përçarë, në çdo kuptim, i lejon vetes luksin që ta kthejë kokëposhtë sistemin e tij politik dhe të lëshohet për jetë a vdekje në duart e një burri të vetëm.

Duke e thjeshtëzuar këtë, pastaj e quajnë reformë kushtetuese. Një gjë e tillë do të ishte problematike edhe në kohë normale dhe kjo jo vetëm për shkaqe të teorisë së demokracisë. Por, kohët nuk janë as normale. Turqinë e sulmojnë grupe të ndryshme terroriste. Prandaj, ekonomia ndodhet në një krizë të rëndë. E gjitha kjo ashpërsohet nga fakti që Qeveria kryen në mënyrë të qëllimshme margjinalizimin e një pjese të popullit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në fakt nuk mund të mos i shikojë këto realitete. Dhe, mbetet sekreti i tij privat se si do të jetë ai në gjendje t'i zgjidhë i vetëm të gjitha këto probleme. Por, pikërisht kjo është ajo për të cilën përpiqet ai – me këmbëngulje të madhe që prej disa vitesh. Që tani ai është njeriu më i fuqishëm në vend. E, megjithatë ka shumë kohë që në Turqi nuk po bëhet asgjë më mirë, por padyshim shumë gjëra po bëhen më keq.

Athua që ai e pranon heshturazi se nuk është fajtor për këtë, se të paktën ai nuk e ka atë pushtet që t'i ndryshojë gjërat?

Që kjo të ndodhë, sigurisht nuk ka gjasa. Atraktiviteti i sistemit të liderit për njerëz si Erdogani konsiston në faktin se formalisht ata nuk duhet t'i justifikohen askujt.

Rrezikun – liderët në të gjithë botën (ndërkohë ka shumë të tillë) – e injorojnë me dëshirë. Por, kur ata vendosin të vetëm, atëherë çdo zhvillim i gabuar padyshim që bie në kurriz të tyre. Dhe, në plan afatshkurtër apo afatgjatë atyre detyrimisht do t'ju mbarojnë "kurbanët" që mund të sakrifikojnë, për të tërhequr vëmendjen nga dështimi vetjak ose nga paaftësitë e veta.

Është e trishtueshme që parlamentarët turq kanë pranuar t'i hyjnë eksperimentit të madh, "krijimi i një shteti të liderit", duke e shfuqizuar në këtë mënyrë veten. Një shpresë e fundit, sado që duhet pranuar se është e vakët, mbetet: ndoshta Kushtetuta e re do të pengohet me referendum nga populli.

Miqtë e Turqisë në Perëndim shohin me vëmendje dhe mjaft pafuqishëm atë që po ndodh në Turqi.

The post Turqia e rrezikuar si shtet i një lideri appeared first on Telegrafi.

Paraja e së ardhmes

Posted: 15 Jan 2017 12:38 PM PST

A e keni imagjinuar ndonjëherë jetën pa paranë klasike prej letre? A besoni se shpejt nuk do të kemi nevojë t'i bartim me vete portofolat me valuta ngjyra-ngjyra, që të mund t'i shkëmbejmë me drekat, këmishët e këpucët tona. A keni menduar ndonjëherë se si do të ndiheshim sikur nuk do të kishim më nevojë të posedojmë monedha në duart tona?

Çka nëse në të ardhmen e afërt do të kemi mundësinë e menaxhimit të pasurisë sonë vetëm përmes një telefoni të zgjuar? Të blejmë të shesim, të dërgojmë e të pranojmë njësi monetare, madje në shkëmbim të një vlere minimale prej centësh. Çka nëse shumë shpejt do të jemi në gjendje të kontrollojmë llogaritë tona, e të jemi autoriteti i vetëm në vendimmarrje për të gjitha transaksionet që dëshirojmë ti bëjmë, pa patur nevojë për ndihmën e sistemeve tona bankare, qeverive tona apo faktorëve të tjerë rregullativë të cilët shpesh edhe implemetojnë politika që jo domosdoshmërisht bazohen në nevojat tona reale?

A e keni menduar ndonjëherë se cila do të ishte mënyra më e mirë për ta siguruar veten në raport me pasurinë dhe kursimet tona, për t'i mbrojtur ato nga inflacioni, nga krizat financiare e nga rritja e çmimeve?

Ide revolucionare pa dyshim, apo jo?

Në fakt, tashmë nuk është veç ide. Është realitet në rritje, që po ndodhë dhe po përhapet me shpejtësi. Bitcoin! Kjo është kripto-monedha e parë digjitale e suksesshme, me sistem të decentralizuar, që ka nisur të pushtojë tregun botëror dhe që njerëzit çdo ditë e më tepër po e duan dhe po i besojnë.

Se çka në të vërtetë do të thotë të posedosh, të dërgosh ose të minosh paranë virtuale Bitcoin, kjo është një pyetje nga përgjigjet e së cilës dalin në sipërfaqe praktika tejet inovative që do të kenë ndikim në përditshmërinë tonë.

Imagjinojeni një botë e cila e kryen shkëmbimin e mallrave apo shërbimeve me anë të një paraje virtuale të decentralizuar, pa kontroll shtetëror, transparente për secilin – pa dallim; e limituar në prodhim që e bën imune ndaj inflacioneve, transaksioneve ndërshtetërore pa provizion? Kjo është njëjtë sikur secili nga ne të posedojë sistemin e vet personal bankar.

Është tej mase intriguese ta mendosh një realitet krejt të ndryshëm ekonomik e financiar, nga ky çfarë jemi mësuar ta kemi tash e sa kohë. Bitcoini çdo ditë e më tepër po e dëshmon veten si valuta virtuale – më e suksesshme elektronike, që nga koha e shpikjes së këtij trendi në vitin 1980, kur krijuesit e këtij sistemi kanë bërë ndërhyrje të shumta softuerike për ta bërë sa më të sigurt dhe sa më të besueshme.

Vlera e Bitcoinit bie e rritet varësisht nga ajo se sa dëshirojnë të paguajnë për të përdoruesit dhe tregtarët e saj – në bazë të kritereve të paracaktuara nga vet përdoruesit, si: heqja e kompetencave të qeverive shtetërore apo bankave qendrore për ta kontrolluar atë, aftësia për të shmangur inflacionet, mënyra anonime e funksionimit dhe, kryesorja – lehtësia në përdorim dhe në kryerjen e transaksioneve me kosto minimale.

Kriteri i parë që flet për heqjen e kompetencave të shtetit për ta kontrolluar paranë tonë është ide gjeniale. Përmes një sistemi të tillë do të jemi në gjendje të parandalojmë vjedhjet, korrupsionin dhe keqpërdorimin e parasë publike, sepse tekefundit të gjithë këtu e kemi hallin.

Krijuesit e saj, pas zgjidhjes së problemit me pagesat e dyfishta – që e kishin në fillim – pretendojnë se ka vështirësi të mëdha ose edhe pamundësi matematikore për vjedhje dhe keqpërdorim të valutës. Këtë e mundëson sistemi i quajtur BlockChain, që për ta kuptuar më mirë i bie të jetë një listë apo libër i llogarive i të gjitha transaksioneve të bëra që nga lëshimi I Bitcoinit të parë në treg (nga të gjithë përdoruesit e saj). Kjo listë është transparente për të gjithë dhe secili përdorues mund të ketë qasje verifikuese në llogarinë e përdoruesit tjetër.

Ka të dhëna se Qeveria amerikane ka nisur të përdorë BlockChainin për zbulimin e mashtrimeve dhe krimeve, sepse nëse ke arritur t'i fshehësh gjurmët e krimit tënd, këtij sistemi sot nuk i shpëton dot. Për ta bërë më të thjeshtë me shembuj konkret, i bie që me një sistem të tillë deklarimi i pasurisë së secilit prej nesh bëhet në mënyrë automatike, kryerja e çdo blerjeje apo transaksioni bëhet në sytë e të gjithëve… pra, nuk mund të ketë justifikime të llojit: projekti juaj kushton kaq, por ne do ta mbështesim me kaq, sepse ndodhemi në një situate të mungesës së fondeve (ose që në llogarinë e filanit gjenden miliona në ndërkohë që paga e tij nuk i kalon mijëshet).

Njerëzve të ndershëm që fitojnë aq sa punojnë, pa e dëmtuar e mashtruar askënd, një sistem i tillë financiar ia rrit shpresat për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë. Ndërsa, vaj halli për të gjithë ata që janë mësuar të jetojnë e të hanë nga keqpërdorimi, nga rrenat e mashtrimet.

A është frymëzues dhe shpresëdhënës fakti kur ke mundësi të jesh dëshmitar i punës së një grupi të njerëzve bazuar vetëm në mirëbesim tënjë projekti me përmasa kolosale, rezultati i të cilit do të transformoj gjithçka dhe do t'i shërbejë një të ardhmeje më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë?

I mahnitshëm është fakti se si Bitcoini është krijuar fillimisht si rezultat i pakënaqësive të disa individëve në raport me sistemet aktuale financiare dhe është zhvilluar në bazë të besimit të plotë e të ndërsjellë të përdoruesve të tij. Këto mendje gjeniale (nisur nga Satoshi Nakamoto, identiteti i vërtetë i të cilit asnjëherë nuk është bërë i ditur) hartuan projektin e parasë virtuale Bitcoin duke besuar fuqishëm në të mirat e këtij sistemi. E avancuan atë duke e sjell në një stad të pranueshëm për të gjithë përdoruesit dhe tregtarët të cilët mbështeten në filozofinë e së drejtës dhe besimit.

Kjo është një strukturë e lidhur përmes rrjeteve virtuale të komunikimit, e bashkuar dhe përcaktuese në ndjekjen dhe realizimin e ëndrrave të të gjithë shoqërisë duke u bazuar në vlerat humane, të drejtësisë dhe të transparencës.

Sistemi aktual financiar edhe pse ka arritur të realizojë gjëra të mëdha, tashmë është i vjetruar dhe tek shumica prej nesh vjen gjysmak, lehtë i manipulueshëm e që nuk i plotëson të gjitha nevojat tona. Ndaj, kombinimi i përkryer i sistemit financiar me internetin mund të jetë zgjidhja e të gjitha dyshimeve dhe pakënaqësive që kemi ne sot, në raport me sistemin ekonomik dhe financiar. Sot, po të duash të transferosh para në një shtet tjetër, lëre që nuk mund ta bësh pa ndihmën e sistemeve bankare, por për ta bërë këtë do të humbasësh shumë nga koha jote dhe kjo do të të kushtojë edhe materialisht.

Për sistemet bankare, pagesat për llogaritë, pagesat për shfrytëzim të shërbimeve, sistemin e bankave qendrore që menaxhohet direkt nga qeveritë, qasjen në paranë publike, printimi i valutave dhe gjëra të tjera kruciale për sigurinë e të ardhmes tonë financiare, një qytetar I thjeshte ëndërron se mund të ketë qasje e informacione të drejta për to. Por, Bitcoini (vlera momentale në qarkullim e së cilave është 13 miliardë dollarë), lëviz nga llogaria e një përdoruesi tek përdoruesi tjetër në mënyrë direkte, pa pasur nevojë involvimin e palëve të treta në transaksion. Krejt për çka ke nevojë është lista BlockChain që evidenton dhe mban mend lëvizjen më të vogël të këtij sistemit valutor. Një shoqëri e decentralizuar në të ardhmen, në këtë aspekt, do t'i mundësojë individit të këtë pavarësi të plotë në raport me pasurinë dhe shërbimet financiare.

Decentralizimi do të rrisë dhe do ta bëjë të domosdoshme transparencën e plotë të institucioneve në raport me paranë publike. Ky sistem do t'ua mundësojë njerëzve të dalin jashtë kutisë së pakënaqësisë dhe mosbesimit kundrejt institucioneve shtetërore dhe do të mund ta ndalojë shtetin të vazhdojë të punojë me ligje dhe praktika të cilat i ndihmojnë ta përforcojnë pushtetin.

Në Kosovë përdorimi i monedhave kripto po rritet me shpejtësi. Por, përkundër përpjekjeve të minuesve dhe tregtarëve të vendit që për kripto-monedha të vijnë aparaturat e nevojshme për ta legjitimuar sistemin – siç e kanë bërë tashmë edhe vendet e rajonit – nga Banka Qëndrore e Kosovës akoma nuk ka pasur asnjë deklaratë.

The post Paraja e së ardhmes appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more