Skip to main content

“Reagon Pandeli Majko: Deklaratat si të Nikoliocit kanë gjakosur Ballkanin” plus 9 more Ferizaj Press

“Reagon Pandeli Majko: Deklaratat si të Nikoliocit kanë gjakosur Ballkanin” plus 9 more Ferizaj Press


Reagon Pandeli Majko: Deklaratat si të Nikoliocit kanë gjakosur Ballkanin

Posted: 15 Jan 2017 07:51 AM PST

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është politikani i parë i rëndësishëm nga Shqipëria, që ka reaguar ndaj kërcënimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Majko ka thënë se deklaratat si të Nilolicit më herët kanë shkaktuar gjakderdhje në Ballkan derisa liderët serbë kanë përfunduar në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.

"Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se "do të dërgojë ushtrinë" në Kosovë. Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit", ka shkruar Majko, transmeton Gazeta Express.

Veç kësaj, Majko ka treguar se në politikë deklaratat dhe veprimet janë gjëra krejtësisht të ndryshme. Prandaj, ka propozuar, dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si opsion i zgjidhjeve europiane.

"Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë", ka shtuar ai.

"Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mencuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar. Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht".

SHQIPËRIA TË RRIJË GATI

Posted: 15 Jan 2017 07:47 AM PST

Nëse nesër në emër të mbrojtjes së serbëve në veri mund të invadojë Kosovën Serbia, atëherë, Shqipëria nuk duhet të presë as një sekondë të vetme që të intervenojë në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, në emrin e mbrojtjes së gjithë shqiptarëve dhe të respektojë Kushtetutën e saj. Çdo devijim, mospërgjigje, anashkalim, arsyetime banale të paqes ndërkombëtare, do të jetë një qyqarllëk i rradhës që e ka karakterizuar me vite popullin tonë të lashtë! Ne nga një Iliri që shtrihej që nga Alpet e gjer në Athinë, kemi mbetur një grusht vend në Ballkan, duke u tkurrur vazhdimisht!

E përsëris: shqiptarët duhet ta rikthejmë mentalitetin pushtues të Pirros e të Lekës së Madh, e të heqim mentalitetin e viktimës (sikur kingja), duke lejuar kush të çohet ma herët në mëngjes me na sulmu e ma na pushtu. Le të fillojnë të frikësohen fqinjët tanë okupatorë! Ata kanë arsye ma shumë t’na frikësohen neve se janë në trojet tona! Dhe për ne ky do të jetë çlirimi dhe rikthimi i trojeve tona shekullore!

Bashkim Fazliu Migjeni

Bushati lobon për Kosovën, kërkon njohje në Iran

Posted: 15 Jan 2017 07:44 AM PST

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme parashtroi kërkesën ndaj qeverisë së Iranit për njohjen e Kosovës.

Ndërkohë, në këto takime që ministri zhvilloi në Lindjen e Mesme nuk është diskutuar për çështjen e muxhahedinëve, një çështje për të cilën Shqipëria angazhohet prej disa vitesh.

Gjatë qëndrimit atje, ministri Bushati zhvilloi takime edhe me Presidentin Ruhani.

Provokimi i radhës i Serbisë pas një muaji përmes Asociacionit të Komunave Serbe

Posted: 15 Jan 2017 07:44 AM PST

Qeveria e Serbisë i ka dhënë ultimatum Kosovës të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më se largu, deri më 15 shkurt të këtij viti. Në të kundërtën kanë paralajmëruar se një hap të tillë do ta bëjnë vetë.

Ky është veprimi i katërt i Serbisë në drejtim të destabilizimit të Kosovës pas ndërtimit të Murit në Veri të Mitrovicës, ndaljen e Haradinajt në Francë dhe dështimit për të futur trenin e nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.

"Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri në Sretenje (15 shkurt) nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne …", kishte paralajmëruar Marko Gjuric, Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric.

Ndërkohë, sot, Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar fillimin e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komuave me Shumicë Serbe.

"Do të fillojmë me implementimin edhe të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni do të themelohet nga institucionet e Republikës së Kosovës me procedura të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe me involvim të plotë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës", ka thënë Kryeministri, në një postim në FB.

Qeveria e Kosovës, pos me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të ballafaqohet edhe me punët e para të Gjykatës Speciale, e cila pritet t'i bëjë arrestimet në pjesën e parë të këtij viti. Ndërkohë, që ende mbetet pezull rarifikimi në Parlament i Demarkacionit me Malin e Zi.

Për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit janë mbajtur edhe protesta në Kosovë prej partive opozitare që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të Kosovës me Serbinë, e arritur në Bruksel.

Veseli: Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë

Posted: 15 Jan 2017 07:44 AM PST

"18 vite më parë në Reçak u krye një nga krimet më monstruoze nga makineria ushtarake e regjimit serb.

Qëllimi i Serbisë ishte i qartë : përmes terrorit të gjunjëzoj shqiptarët, të thyej shpirtin  e tyre të rezistencës, t'i bënte të pranonin nënshtrimin dhe të harronin lirinë.

Kjo llogari kriminale doli krejtësisht e gabuar.

Krimi në Reçak ju kthye bumerang Serbisë.

E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit.

E vërteta e Reçakut shkatërroi sistemin e propadandës serbe dhe luftën e saj special"- ka thënë Veseli në 18 vjetorin e masakrës së Reçakut.

"Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë e vërteta e Kosovës triumfoj mbi mashtrimin njëshekullor të Serbisë, mbi doktrinat e saj ta nacionalizmit shovinist.

Shumë janë ata që kanë merita për këtë moment historik, por më meritori prej tyre është miku i madh i vendit tonë, z. William Walker"- ka thënë ndër të tjera Veseli.

Marsh për Haradinajn në Deçan “Haradinaj është Kosova” (Foto)

Posted: 15 Jan 2017 07:43 AM PST

 

Në këtë marsh kanë marrë pjesë mbi 1000 persona ndërsa është organizuar në Grykën e Deçanit, raporton lajmi.net.

Marshi është organizuar me moton "Haradinaj është Kosova"./Lajmi.net

16003228_10210096988614426_4033763750561021354_n 16112045_10158101342435301_1480172694_n

16117439_1227718420597719_1026571762_n

Përgjysmohen kërkesat për azil në Austri

Posted: 15 Jan 2017 07:43 AM PST

Vendi i alpeve, që numëron 8.7 milionë banorë, ishte destinacioni i fundit para Gjermanisë për shumë të ikur nga lufta dhe varfëria në Lindje të Mesme, transmeton Express.

Pasi që pranoi 90.000 kërkesa për azil në vitin 2015, Austria në janar të vitit 2016 futi në fuqi ligjin për kufizimin e numrit të azil kërkuesve që do t'i pranonte më pas.

Ndërsa në vitin 2016, Austria pranoi 42.073 kërkesa për azil, shumica ishin nga afganët, sirianët dhe irakianët, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Austrisë, raporton APA.

Parlamenti të cakton ditë memoriale për gjenocidin e ndodhur në Kosovë!

Posted: 15 Jan 2017 05:37 AM PST

Shkruan: Hanife Salihu

Duke dëgjuar drejtëpërdrejt fjalimin e z.Walker me rastin e përvjetorit të njërës nder masakrat më të mëdha të ndodhura nga regjimi/ okupatori serbë.

Dëgjova shumë mesazhe në ketë fjalim. Ai qartë kërkonte që ne ti tregojmë botës se çfarë ka ndodhur në vendin tonë.

Ai tërhoqi vërejtjen duke thënë se; të tjerët nën petkun e politikës, për ineresa të tyre ditore nuk duan që ju t’a kujtoni të kaluaren tuaj tragjike. Prandaj, tregoni botës vetë, për atë që ndodhi këtu!

E nga kjo unë si qytetare e këtij vendi i bëj thirrje, i apeloj deputetët e PARLAMENTIT TË KOSOVËS QË  TA CAKTON NJË DITË/DATË PËR GJENOCIDIN e serbëve ndaj shqiptarëve në KOSOVË!

PD kërkon transparencë dhe hetim për pasurimin ‘e papritur’ të deputetit Alfred Peza

Posted: 15 Jan 2017 04:44 AM PST

Nga selia blu, zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa ngriti disa pikëpyetje për deputetin Peza, por dhe deputetë e ministra të tjerë që kanë përfituar nga pushteti.

"Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance. Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet. Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë.
Peza nuk ka firmosur vetë tenderë e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë. Po Beqaj e koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i carterave, tatimeve e doganave, po Gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjeve', tha ajo.

Ndër të tjera, zëdhënësja e demokratëve ka lëshuar akuza për përfitime edhe në drejtim të kryeministrit Rama.

"Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraçi më i madh?  Miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përveç kësaj është dëshmia më e pastër se sa dhjetra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysmë. Ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin çdo ditë. Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre.", Tha ajo.

Portali beogradas: Policia e Thaçit e ktheu trenin për në Beograd

Posted: 15 Jan 2017 04:44 AM PST

Thaci

"Kam urdhëruar që treni të ndalet në Rashkë, sepse autoritetet kosovare nuk lejojnë që të udhëtojë përmes pikës kufitare në Jarinje", citon ky portal kryeministrin serb, transmeton lajmi.net.

Më tutje, Vuçiq deklaroi se "Prishtina ka dërguar Forcat Speciale të Policisë (ROSU) në Jarinje për të arrestuar makinistin e trenit, prandaj urdhërova që treni të ndalet në Rashkë".

Ky portal shkruan se ky është një poshtërim i radhës të cilin Vuçiq ia ka shkaktuar popullit serb dhe Serbisë.

Gjithashtu, Vuçiq ka caktuar një seancë të Zyrës për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë. Treni i cili ishte nisur nga Beogradi për në pjesën veriore të Mitrovicës, për orë të tëra ka vazhduar të qëndrojë në Rashkë. Gjuriq e ka braktisur trenin qysh në Topçider, ndërkaq në Rashkë trenin e ka lëshuar edhe piuni i tij, ultranacionalisti dhe krimineli dikur i dënuar me burg, Misha Vaciq.

Policia e Thaçit mori kontrollin e veriut të Kosovës pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit nga Qeveria e Serbisë

Portali serb shkruan se "policia e Thaçit e ka marrë kontrollin e veriut të Kosovës për herë të parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit nga Qeveria e Serbisë, me Vuçiqin dhe Daçiqin në krye. Asokohe në Jarinjë Beogradi e ka ndërtuar "kufirin mes Serbisë dhe Kosovës", të cilin tani e kontrollojnë forcat e shtetit të rremë të Kosovës".

Më përfundimin simbolik e të parakohshëm të udhëtimit të trenit, në Rashkë, e që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, Vuçiq dhe Gjuriq brutalisht e kanë turpëruar shtetin dhe para gjithë botës kanë treguar se sovraniteti i Serbisë në kohën e mandatit të tyre shtrihet deri në Kopaonik, ku, sipas portali beogradas, fillon Shqipëria e Madhe. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more