Skip to main content

“Policja që paguhej afro 60 mijë euro në vit, kapet duke punuar si prostitutë (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Policja që paguhej afro 60 mijë euro në vit, kapet duke punuar si prostitutë (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Policja që paguhej afro 60 mijë euro në vit, kapet duke punuar si prostitutë (Foto)

Posted: 14 Jan 2017 02:03 PM PST

Geliesha Smith nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, që punonte si police në një qendër ndalimi, është zënë duke punuar si prostitutë.

Megjithëse paguhej afro 60 mijë euro në vit, 26-vjeçarja ofronte shërbime seksuale për rreth 100 euro në natë, transmeton Telegrafi.

Fotografitë ku shfaqte formar trupore, por jo edhe fytyrën, kishin rënë në duart e kolegëve të saj të cilët i kanë nisur hetimet.

Me fytyrë të mbuluar, policja ofronte shërbime seksuale

"Kjo është një përvojë e llojit të vet. Kam fytyrë të bukur, që përshtatet me trupin që kam", shkruan në reklamat e vëna në internet, ku prezantohet si Lisa.

Duke mos pasur prova se në imazhe është vërtetë zyrtarja policore, një hetues është paraqitur si klient potencial dhe ka kërkuar shërbimet e saj. Në momentin që kanë shkuar në hotel dhe ia ka dhënë paratë, në dhomë ka hyrë njësiti dhe e ka arrestuar.

Kishte rrogë të majme, por pëlqente të punonte si prostitutë

Meqenëse në New York është e ndaluar të paguhet për marrëdhënie seksuale, Smith është arrestuar  dhe është suspenduar nga puna.

"Nuk ka aspak tolerancë, për pjesëtarët e stafit që e thyejnë ligjin", shkruan në komunikatën e lëshuar lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Policja që paguhej afro 60 mijë euro në vit, kapet duke punuar si prostitutë (Foto) appeared first on Telegrafi.

“Plaku” kërkon shoqëruese të re për festival, e cila duhet t’i plotësojë disa kushte bizare (Foto)

Posted: 14 Jan 2017 01:04 PM PST

Burri i njohur vetëm si Gordon, e ka një biletë tepër për festivalin e muzikës Coachella që zhvillohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara dhe po kërkon një shoqëruese.

Mirëpo, 56-vjeçari ka shumë kërkesa për këtë femër e cila duhet të jetë e re dhe atraktive, transmeton Telegrafi.

Kendall Jenner mund t'ia plotësonte dëshirat

Fillimisht, ajo duhet të jetë 19 deri 25-vjeçare, e zgjuar dhe komunikatave, që vishet me xhinse të shkurtra, fustane të gjatë dhe të lëshuar, si dhe të vë shumë bizhuteri.

Duart e saj duhet të jenë gjithmonë të lyera me krem, thonjtë e prerë, të lëmuar dhe të lyer me ngjyrë të njëjtë. Në asnjë mënyrë, thembrat e saj nuk guxojnë të jenë të çara.

Atraktive dhe e zgjuar, por jo të shoqërohet me njerëz të panjohur

Në listën që është hequr nga Craiglist, kërkohet që ajo të jetë gjithmonë në disponim, por të mos shoqërohet në asnjë moment me njerëz të panjohur.

Gjithmonë të kapur për dore

Megjithëse i ka të gjitha shpenzimet e hequra, ajo duhet të postojë së paku katër fotografi në ditë së bashku me Gordonin, të hip në krahët e tij së paku dy herë për ta parë koncertin, si dhe të qëndrojnë gjatë gjithë kohës të kapur për dore.

Është i moshuar, por dëshiron mesazhe dashurie në pasqyrën e avulluar

Për më keq, kur janë vetëm ajo duhet për përdor fjalë të ndyta, ta quajë me emra erotik si dhe të shkruajë mesazhe në pasqyrën e avulluar pasi të ketë bërë dush. /Telegrafi/

The post “Plaku” kërkon shoqëruese të re për festival, e cila duhet t'i plotësojë disa kushte bizare (Foto) appeared first on Telegrafi.

Nga qumështi i ambalazhuar dalin shtëllunga flokësh (Foto, +18)

Posted: 14 Jan 2017 07:28 AM PST

Emma Louise nga Mançester i Anglisë, ka menduar se i është shpenzuar qumështi meqë nga ambalazhi nuk dilte asgjë.

Por, ajo është befasuar keq, kur ka kuptuar se disa shtëllunga flokësh e kanë bllokuar rrjedhjen, transmeton Telegrafi.

Më pas, me qumështin kanë dalë disa pjesë të pështira që kanë mbuluar tavolinën.

"Desha të përgatis kafenë e mëngjesit dhe mendova se kam mbetur pa qumësht. Pastaj kuptova çfarë po ndodhë", ka shkruar Louise, në llogarinë e kompanisë që merret me përpunimin e qumështit.

I menjëhershëm ka qenë komenti i prodhuesit, ku i kërkon sqarime lidhur me rastin. Asaj i kërkohet të japë barkodin dhe të dhënat shtesë, në mënyrë që të zbulohet problemi. /Telegrafi/

The post Nga qumështi i ambalazhuar dalin shtëllunga flokësh (Foto, +18) appeared first on Telegrafi.

Mënyra si e ka pjekur mishin e pulës, i ka bezdisur miqtë e saj (Foto)

Posted: 14 Jan 2017 02:18 AM PST

Morgan Jane Gibbs nga Australi, e ka postuar në Facebook një fotografi ku tregon recetën e saj, për përgatitjen e mishit të pulës.

Por, askush nga miqtë e saj virtual nuk e ka pëlqyer, madje janë bezdisur nga kjo formë e gatimit, transmeton Telegrafi.

Pos lëkurës që është fërguar lehtë, pjesa e brendshme është lënë e papjekur, duke pretenduar se është një delikatese speciale.

Mishi i pulës i pjekur shumë pak

"Sapo përgatita shirita të mishit të pulës, gjysmë të pjekura. Janë aq të mira, sa që nuk besoj pse nuk i kam gatuar më parë", ka shkruar Gibbs përshkrimin e imazhit.

Mirëpo, ajo është kritikuar që po bën lojëra me ushqim dhe po tregon diçka që nuk hahet dhe duhet të hidhet.

"Ti nuk meriton të hash mishin e pulës", si dhe "kjo është salmonellë e pastër" janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/

The post Mënyra si e ka pjekur mishin e pulës, i ka bezdisur miqtë e saj (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more