Skip to main content

“POLICIA E KOSOVËS BLLOKON TRENIN E SERBISË” plus 9 more Ferizaj Press

“POLICIA E KOSOVËS BLLOKON TRENIN E SERBISË” plus 9 more Ferizaj Press


POLICIA E KOSOVËS BLLOKON TRENIN E SERBISË

Posted: 14 Jan 2017 09:25 AM PST

Policia e Kosovës nuk e ka lejuar trenin nga Beogradi që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës

Treni nuk u lejua të hyjë nga autoritetet kosovare me arsyetimin se nuk ka leje për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës.

RTK ka siguruar foto dhe video në pikën kufitare në Jarinje të forcave speciale policore të cilat e kanë bllokuar hekurudhën.

Shkruan Baton Haxhiu:​ Kryeministër, jep dorëheqje!

Posted: 14 Jan 2017 09:21 AM PST

Ka shumë pak njerëz në Kosovë që ta kenë përkrahur politikisht kryeministrin Isa Mustafa më shumë se unë. Si për LDK, ashtu edhe për Qeveri.
Disa vite më parë kam besuar se ai do të ndërtojë një imazh të ri të lidershipit për Kosovën për shkak të përvojës së gjatë në jetën publike – ndryshe nga figurat tjera politike që e kishin vetëm potencën e arrogancës në jetën politike.
Por, paskam qenë i gabuar në kohë dhe në shpresën se Profesori do të dijë të marrë vendime strategjike për vendin.
Kam huqur kohën kur ai duhej përkrahur, pa e menduar se element kryesor i definimit të tij do të jetë deficiti politik që ai e shpreh çdo herë, dhe i vjen paarsyeshëm nga e kaluara.
Ky deficit i paarsyeshëm e bën të vakët në prurjen e vendimeve strategjike për vendin.
Posaçërisht në raport me Serbinë.
Thjesht, është i paguximshëm dhe nuk prek fare analogjitë e kohës.
Ta marrim për shembull, çështjen e trenit.
Sikur Serbia të kërkonte leje nga institucionet e Kosovës për qarkullimin normal të trenit Beograd–Mitrovicë, do ta përkrahja plotësisht lejimin e tij.
Por, me këtë arrogancë të stërtepruar nacionaliste serbe, me keqpërdorim të ikonografisë religjioze që na e përkujton Millosheviqin e vitit 1989, heshtja e deritashme e Qeverisë dhe Kryeministrit është ofenduese për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Lënia kaq e gjatë e durimit të efekteve të propagandës serbe nuk na bën pikë nderi.

Kur e vendosa këtë titull isha shumë i bindur se më e mira për vendin tonë është shkuarja e kësaj Qeverie dhe e këtij Kryeministri.

Po i parashtroj disa pyetje që kërkojnë përgjigje në pafuqinë e tij.
Zoti Kryeministër,

A e dinë qytetarët e Kosovës çka do të bëhet me murin?
A e dinë qytetarët se çka do bëhet me trenin?
A e dinë qytetarët pse nuk i kanë vizat për lirinë e lëvizjes në Europë?
A e dinë qytetarët çfarë do bëhet me Asociacionin?
A e dinë qytetarët çka do të bëhet me Demarkacionin?
A e dinë qytetarët a do të hyjë shteti i Serbisë plotësisht në veri?
A e dinë qytetarët e Kosovës se në kufirin Kosovë-Serbi xhandarmëria serbe është zëvendësuar me ushtri?
A e dinë qytetarët se çfarë do të bëjë BE-ja dhe a do ta mbrojë ajo agresionin e Serbisë në Kosovë?
A e dinë qytetarët se çfarë do të bëjë një qeveri kur një shtet tjetër bën agresion?
Pse duhet të jetë EULEX në Kosovë kur Interpoli burgos njerëzit tanë në kufij?

Janë edhe dhjetëra pyetje tjera për të cilat kjo Qeveri nuk ka dhënë përgjigje në vitin 2016 dhe nuk i ka ato në vitin 2017.
Dhe të gjitha këto pika janë prezente dhe të pazgjidhura sot, sepse kemi Qeveri që rrezikon vendin dhe lirinë tonë duke mos marrë vendime strategjike për qytetarët e saj.
Kjo Qeveri nuk ka përgjigje për asnjërën nga këto pyetje që shtrova.
Edhe më keq – është e pafuqishme të sjellë çfarëdo vendimi për të mirën tonë.
Për qetësinë tonë dhe për sigurinë tonë.
Të gjitha këto çështje kanë një referencë diku.
Analogjitë historike janë delikate.
Zakonisht, ato japin mësime të ndryshme. Por, ato, njëherazi ndihmojnë për t'i sqaruar idetë, ndonëse dallohen ndryshimet në kohë.
Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër nuk ka dëshirë të mësojë nga analogjitë. Atij nuk po i ndihmon periudha e gjatë në politikë – duke i përjetuar të gjitha kohët politike në 40 vitet e fundit – që ta marrë një vendim të duhur për vendin.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mund të jetë njeri i mirë, por në këtë kontekst askujt nuk i duhet mirësia e tij.
Duke qenë i mirë kësisoj, ai është i pafuqishëm.
Duke qenë zemërak dhe i qetë, duket i paqartë.
Duke qenë i heshtur dhe pa qëndrim, po bëhet i rrezikshëm për shoqërinë.
Duke qenë Kryeministër pa vendime, bëhet i rrezikshëm për vendin.
Duke qenë i lehtë në gjykim dhe frikacak në përballje, pa dashje mund të bëjë dëm.
Qeverisja e PDK dhe LDK është qeverisje pa bole dhe pa vizion.
Shpëtojeni vendin dhe dërgojeni në zgjedhje.

Kryeministër, jep dorëheqje!

Qytetarët e Kosovës janë në ankth. Nuk e dinë cilat janë vendimet e juaja, që edhe ashtu s'i merrni kurrë. Ose, cilat janë vendimet e juaja që po flenë tua në sirtarë?

Shpëtojeni veten, mirësinë tuaj, pasi nuk është turp ta pranoni pafuqinë në një post të fuqishëm.

Pafuqia, ashtu si arroganca e tepërt, e çojnë vendin në paqartësi.
Të dyja janë të dëmshme.
Të dyja këto i keni përdorë keq politikisht.
Por, ne nuk ua kemi borxh që vendin ta çosh në të panjohurën.

Kryeministër, jep dorëheqje!

Për të mirën tuaj dhe për të mirën tonë.

Thaçi dha urdhërin të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë

Posted: 14 Jan 2017 09:19 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë.
Thaçi ka thënë se për këtë e ka ftuar Ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin, shkruan gazeta Express.

"Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim. Kam besim te plote se autoritet do t'i kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet t'i kryejnë këto përgjegjësi. Mjaft është mjafe. Do te ketë zero tolerancë ndaj Beogradit ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës", ka thënë Presidenti Thaçi, për Express.

Sulmohet faqja e internetit e hekurudhave të Serbisë (FOTO)

Posted: 14 Jan 2017 09:17 AM PST

Sulmohet faqja e internetit e hekurudhave të Serbisë (FOTO)

Cak i sulmeve kibernetike ka qenë edhe faqja e internetit të hekurudhave të Serbisë.
Fotografia më poshtë pasqyron se websajti i hekurudhave të Serbisë : [ srbijavoz.rs ] është sulmuar nga "Anonymous Albania".

trenii_1484414043-2687056

Vuçiq, me konferencë të jashtëzakonshme për Kosovën

Posted: 14 Jan 2017 08:56 AM PST

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do t'i drejtohet mediave përmes një konference për gazetarë në orën 18:30 nga ndërtesa e Qeverisë.

Kështu është bërë e ditur nga zyra për marrëdhënie me mediat në Qeverinë e Serbisë, raporton Koha.net.

Potencohet se kjo konferencë ka të bëjë me "gjendjen në Kosovë e Metohi".

Kujtojmë se sot është nisur nga Beogradi një tren për në Mitrovicë të veriut, tren i cili nga institucionet vendore është cilësuar si ilegal.

Treni serb ka gjasa të kthehet në Beograd, dyshohet për sulm terrorist

Posted: 14 Jan 2017 08:52 AM PST

Treni serb i cili është nisur sot në mëngjes drejt shtetit të Kosovës dhe i cili aktualisht gjendet në Rashkë, ka gjasa që të mos arrijë në Mitrovicë.

Siç shkruan Kuriri serb, dyshohet jo zyrtarisht se në Mitrovicë është duke u përgatitur një sulm terrorist.

Kjo sipas tyre edhe është arsyeja pse treni është ende në stacionin në Rashkë dhe me gjasë do të kthehen në Beograd./Lajmi.net/

Ekskluzive: Zyrtarisht kërkohet nga Policia të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë

Posted: 14 Jan 2017 08:38 AM PST

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë në Kosovë. Kanë arsyetuar se Ligji ndalon operatorët që nuk janë të licencuar të shfrytëzojnë hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, kanë thënë se hekurudha Mitrovicë-Leshak është e rrezikshme pasi nuk është e mirëmbajtur.
Ky institucion ka thënë se asnjë operator i Serbisë s'ka leje për të hyrë në Kosovë dhe rrjedhimisht edhe treni i nisur nga Serbia është ilegal dhe i palicensuar në Kosovë.

"Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës kërkon nga institucionet e vendit që të reagojnë në rast të tentimit për hyrje me trena në territorin e Republikës së Kosovës të operatorëve të palicencuar nga ana e institucionit tonë", thuhet në shkresën drejtuar Skender Hysenit, Lutfi Zharkut e Shpend Maxhunit, shkruan Gazeta Express.

Edhe Ligji për Hekurudhat e Kosovës ndalon operimin e kompanive që nuk janë të licencuar.

Veç kësaj, Autoriteti i Hekurudhave të Kosovës ka paralajmëruar rrezikun që mund të ketë për udhëtarët nëse kalohet kah linja Mitrovicë-Leshak për shkak se kjo linjë nuk është mirëmbajtur dhe ka rrezik nëse kalohet me tren.

"Andaj, kërkojmë nga organet përgjegjëse të parandalojnë çdo tentim për organizim të transportit hekurudhur, i cili nuk është pjesë e regjistrit të licencimeve të ndërmarrjeve hekurudhore sepse përndryshe mund të jetë me rrezik për jetën e njerëzve një transport i tillë i pakontrolluar", thuhet në letrën e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës./GazetaExpress
kerkesa

Policia e Kosovës ia mësyen veriut! (FOTO/VIDEO)

Posted: 14 Jan 2017 08:26 AM PST

Një konvoj i Policisë së Kosovës, ia ka mësyer veriut të vendit.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic të afërta me Polcinë e Kosovës.

"Nje konvojë i Policisë së Kosovës ia ka mësyer veriut, me mjete mjaft të rënda", tha ky burim.

Nuk dihet nëse ky konvoj i policisë ka synim pengimin e trenit serb, që u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës.
Në Nadakofc janë parë automjete të rënda e të blinduara të cilat kanë marrë rrugën drejtë Mitrovicës

Ndryshe, në lidhje me hyrjen e trenit në Kosovë ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se hyrja e trenit të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia janë krejtësishtë të papranushme.

"Cfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij", ka përfunduar shkrimin e tij presidenti Thaçi./GazetaBlic.com/

Hyseni: Do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës

Posted: 14 Jan 2017 08:24 AM PST

Skender Hyseni

"Ju siguroj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë ligjin, në funksion të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Unë jam në ministri me drejtorinë e policisë dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe do të veprojmë konfrom ligjit dhe kushtetutës ", ka thënë Hyseni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se autoritetet e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të trenit, i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë.

Përmes një postimi në facebook Thaçi ka shkruar se "çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet.

"Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi", ka shkruar Thaçi.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i ka kërkuar "BE-së ndërhyrjen për të ndaluar destruksionet e Serbisë në Kosovë", përfshirë edhe "provokimin me trenin nga Beogradi".

Tahiri ka shtuar se "çështja e trenit nuk ka qenë pjesë e dialogut në Bruksel dhe rrjedhimisht edhe është çështje e përgjegjësive të institucioneve të tjera të Kosovës".

Nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd të shtunën unis për në Kosovë një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

Autoritetet serbe thanë se treni shënon hapjen e linjës hekurudhore prej Beogradit drejt Kosovës, për herë të parë që prej përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe.

Por, zyrtarët në Kosovë thanë se treni është provokim.

"Unë kam kërkuar ndërhyrjen e BE-së për të ndalur Serbinë dhe destruksionet e saj ndaj Kosovës, përfshirë provokimin nga ky tren me simbolika ultra-nacionaliste, në emër të ruajtjes së paqes e stabilitetit dhe parimeve të dialogut për fqinjësi të mirë", ka thënë ministrja Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Treni i nisur të shtunën drejt Kosovës thuhet se është një provë që do të zgjasë prej 20 janarit deri më 26 shkurt, pas së cilës datë, autoritetet në Beograd do të vendosin nëse do të vazhdojnë me linjën e rregullt hekurudhore.

Në përcjelljen e këtij treni ishte edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por ai pastaj ka zbritur, ndërsa udhëtimin me këtë tren e ka vazhduar zëvendësi i tij, Dushan Kozarev, dhe drejtori i hekurudhave të Serbisë, Mirosllav Stojçiq, raporton agjencia Beta.

Pjesa e jashtme e trenit është dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është serbe".

Autoritetet në Kosovë këtë linjë hekurudhore e kanë quajtur ilegale dhe si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Ministrja Edita Tahiri ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës.

"Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve", ka deklaruar Tahiri duke shtuar se "Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë".

Deputetë të opozitës në Kosovë kanë hedhur kritika të ashpra në adresë të Qeverisë së Kosovës për lejimin e qarkullimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook, ka thënë "se nuk mund të pritet heqja e murit dhe ndalimi i trenit nga një Qeveri, siç shkruan ajo, që është e nënshtruar karshi Serbisë".

"Në fakt është e njëjta që ka ndihmuar Serbinë në realizimin e këtyre projekteve që kanë për qëllim ndërhyrjen në sovranitet dhe ndarjen e vendit, ngjashëm po vepron edhe me 'Zajednicen'", ka shkruar Haxhiu.

Ndërkohë, ish zëvendëskryeministrja e Kosovës, tani kryetarë e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka propozuar masa reciprociteti me Serbinë.

"Treni u nisë, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri të ndalim trenin, mund të ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb. Më shumë se 1 mil Euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 mil Euro të humbura shteti Serb. E shteti Kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal", ka shkruar në profilin e saj në facebook Kusari – Lila.

Institucionet e Kosovës nuk administrojnë me hekurudhat në veri të vendit.

Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe.

Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë – Pejë, Hani i Elezit – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë, nga ekspertë të kësaj fushe shumë herë është konsideruar e nivelit jo të mirë, që sipas tyre, për një modernizim të hekurudhave investimet janë të domosdoshme

Policia e Kosovës siguron trenin serb

Posted: 14 Jan 2017 08:24 AM PST

Siç raporton Tanjug, në vendin ku do të kalojë treni ndodhen rreth 50 anëtarë të policisë.

Po ashtu, ka edhe shumë vetura të policisë në atë zonë kufitare.

Treni pritet të vijë rreth orës 19:30./klankosova/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more