Skip to main content

Ora News: “Tropoja dhe Gjirokastra zgjohen nga lëkundjet e tërmetit” plus 9 more

Ora News: “Tropoja dhe Gjirokastra zgjohen nga lëkundjet e tërmetit” plus 9 more


Tropoja dhe Gjirokastra zgjohen nga lëkundjet e tërmetit

Posted: 15 Jan 2017 11:39 PM PST

Qyteti i Tropojës është zgjuar mëngjesin e sotëm nga lëkundje tërmeti me magnitudë 3.6 ballë i shkallës rihter.

Tërmeti regjistruar në orën 03:16 minuta të mëngjesit 70 km nga Podgorica dhe 16 km nga Kosova.

Po ashtu lëkundje janë regjistruar edhe në 14 km nga qyteti i Gjirokastrëss.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

sasasasasas gjirokaster

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sasha Obama me bikini në Majemi

Posted: 15 Jan 2017 11:36 PM PST

Tani që ish -presidenti Barack Obama  la Shtëpinë e Bardhë , vajzat e tij  i duhet t’i kthehen një jete normale.

Sasha Obama, vajza më e vogël e presidentit Obama  tashmë ëahtë kthyer një adoleshente normale. Nuk mund ta humbasi më kohën e ikur. 15 -vjeçarja e veshur me bikini, ndodhet në plazhet e bukura të Majemit duke u argëtuar me miqtë e saj . E gatshmë për t'ju kthyer jetës normale si adoleshente.

c_2_fotogallery_3008153_7_image c_2_fotogallery_3008153_6_image c_2_fotogallery_3008153_5_image c_2_fotogallery_3008153_4_image c_2_fotogallery_3008153_3_image c_2_fotogallery_3008153_1_image c_2_fotogallery_3008153_0_image

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Atentati në Vlorë, 32-vjeçari pjesë e një bande hajdutësh në Itali

Posted: 15 Jan 2017 11:19 PM PST

Viktima i atentatit në Vlorë, Refit Toro nuk është një emër i panjohur. Ai është një person me precedentë kriminalë dhe me rekorde të theksuara kriminale.

Në një kontroll të bërë në mediat italiane, 32-vjeçari Refit Toro, emri i parë i të cilit ka qenë Jetnor Toro dhe më pas është ndryshuar për shkak të përfshirjes në afera të shumta, rezulton se ka bërë kërdinë në qytetet italiane përmes vjedhjeve nga viti 2006 në vitin 2007.

Ai dhe miku i tij, Aleksandër Leskaj kanë marrë dënimin maksimal nga gjykata e Jesit më 31 janar 2014, duke u dënuar me 4 vite e 6 muaj burg si dhe me gjobë prej 800 eurosh.

Toro, në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë dhe persona nga Ballkani, kishin formuar një bandë kriminale. Në momentin e arrestimit atyre iu janë kapur në makinë një sasi prej 15 mijë euro sendesh të vjedhura nga banesat në atë zonë.

Mediat italiane shkruajnë se Toro dhe anëtarët e tjerë të bandës hynin në mënyrë të organizuar në ndërtesa dhe vidhnin gjithçka që mundeshin, përfshirë bizhuteri me vlerë, lap topë, celularë, para e çfarë të ishte e mundur.

Jo zyrtarisht mësohet se viktima ishte i përfshirë edhe në trafik lëndësh narkotike. Ndërsa aktualisht policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të autorëve. Një ndër pistat ku po heton policia është e shkuara kriminale e viktimës.

Lexo më shumë: Atentat në Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri brenda në makinë 32-vjeçari

refit-tore-vlore

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump: Merkel gabim katastrofik me pranimin e emigrantëve

Posted: 15 Jan 2017 11:02 PM PST

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë një gabim shumë katastrofik, duke pranuar më shumë se 1 milion emigrant.

Ai tha se Merkel deri tani ishte lideri më i rëndësishëm në Europë dhe se BE ishte bërë një mjet për Gjermaninë, shkruan BBC.

Deklaratat e Trump u bënë gjatë një interviste për gazetat britanike dhe gjermane duke folur për politikën e tij të jashtme.

Trump tha se kishte për të adresuar defiçitin tregtar me pjesën tjetër të botës, veçanërisht me Kinën.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mund t'iu japë fund disa sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, në këmbim te një marrëveshjeje me presidentin rus, Vladimir Putin, për të reduktuar armët bërthamore. Ai tha se do që arsenalet bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë të "reduktohen ndjeshëm".

Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump dënoi pushtimin e Irakut më 2003 dhe tha se ai mund të ketë qenë gabimi më i keq në historinë e SHBA-së.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarr në nënstacionin e Kasharit, digjen të gjitha fidrat

Posted: 15 Jan 2017 10:52 PM PST

Një zjarr ka rënë në nënstacionin e Kasharit duke djegur të gjitha fidrat 20 kilovolt.

Sipas OSHEE si pasojë e djegies së fidrave pa energji elektrike janë një pjesë e Kamzës, Kashari dhe autostradës në të dyja kahet, Yzberishti deri në Vorë, Mëzes dhe Unaza e Re.

"Rreth ores 02.35 ka rene zjarr në N/Stacionin e Kasharit, duke djegur të gjithë fidrat 20 kilovolt.Zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve, dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit, i cili vlerësohet i përmasave serioze, pasi do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të Nstacionit Kashar",sqaron OSHEE.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kirgistan, avioni rrëzohet mbi banesa, 32 të vdekur

Posted: 15 Jan 2017 10:29 PM PST

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një avion mallrash nga Hong Kongu u rrëzua në Kirgistan sipër disa banesave. BBC shkruan se avioni boing 747 u rrëzua në afërsi të aeroportit Manas, rreth 25 kilometër në veri të kryeqytetit Bishkek.

Të paktën 15 ndërtesa janë shkatërruar dhe mes viktimave raportohet se ka edhe shumë fëmijë. Fluturimi TK 6491 ishte duke bërë një ndalesë në Manas, rrugës për në Stamboll, kur edhe u rrëzua.

Raportimet thonë se avioni ishte turk dhe fluturonte nën emrin "My Cargo", por qeveria e Kirgistanit tha se fluturimi ishte nën emrin e Turkish Airlines.

Shkaku i këtij aksidenti ende nuk bëhet i ditur, por për shkak të pranisë së mjegllës së dendur shikueshmëria ishte shmë e pakët.

sasasasas sasas avioniii

_93581855_dfed56ba-44ea-4ec3-94ac-f22a71dde622 avioni

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot nis seanca parlamentare, PD do qëndrojë vetëm disa minuta

Posted: 15 Jan 2017 10:16 PM PST

Ashtu siç e parashikon kushtetuta e hëna e tretë e janarit  shënon rinisjen e kuvendit. Seance plenare është parashikuar sot në orën 17:00,  nga ku do të rinisë debati parlamentar  për këtë sesion të ri.

Deputetët demokratë, në seancën e parë të kuvendit për këtë vit do të qëndrojnë vetëm disa minurta, sa kryetari i grupit Edi Paloka  të zyrtarizojë qëndrimin.

Program i punës deri në shpërndarjen e kuvendit për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit pritet të jetë i ngjeshur, për shkak të reformës zgjedhore por dhe hartimit të rreth 40 ligjeve për plotësimin e kuadrit të reformës në drejtësi.

Po ashtu,  deputetët deri në shpërndrjane e kuvendit do të marrin një vendim të rëndësishëm atë për  zgjedhjen e presidentit të ri pas mbarimit të mandatit të  Bujar Nishanit. I gjith ky proces pritet të kalojë  jo pa debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Ajo çka do të ketë interes për këtë sesion  është qëndrimi i Partisë Demokratike pasi  ka paralajmëruar bojkot nëqoftëse nuk i plotësohet kushti për votim dhe numërim elektronik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet një nga 100 personat më të rrezikshëm të Italisë

Posted: 15 Jan 2017 01:45 PM PST

Është arrestuar sot në Siçili Andrea Nizza 30 vjeç, një nga 100 personat më të rrezikshëm në Itali dhe i konsideruar bosi i familjes mafioze Santapaola- Ercolan.

Andrea Nizza kërkohej nga policia italiane që prej vitit 2014 i akuzuar dhe si organizator i një trafiku të madh ndërkombëtar droge përmes Shqipërisë dhe Greqisë.

Andrea Nizza u arrestua në komunën Viagrande në provincën e Katanias, në një shtëpi të marr me qera nga dy miq të tij.

Arrestimi u mundësua falë bashkëpunimit të vëllait të tij me autoritetet policore italiane.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lë pas skandalet, Lindsay Lohan bëhet myslimane

Posted: 15 Jan 2017 01:32 PM PST

Lindsay Lohan e ka bërë të gjithë botën të mendojë se ajo është bërë myslimane, pasi ka fshirë të gjithë postimet e saj në Instagram dhe ka shkruar në biografi: "Alaikum salam", që do thotë "paqe te ty".

Pasi lexoi Kuranin në vitin 2015, dhe ngriti një kompani produksioni në Dubai vitin e kaluar, burime të aktores thanë për Këshillin e Myslimanëve se Lohan është në një periudhë "rilindjeje", pas skandaleve në të kaluarën.

Spekulimet për zgjedhjen e saj të jetesës janë përhapur kudo, dhe shumë besimtarë myslimanë thonë se janë "krenarë" për të dhe i dërgojnë "paqe e bekime".

rrffr

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Katërmbëdhjetë njerëzit që shkruajnë saktë gjuhën shqipe

Posted: 15 Jan 2017 01:29 PM PST

Në vitin 1924, legata amerikane në Tiranë kishte një listë të 14 njerëzve që mund ta shkruanin saktë gjuhën shqipe.

Nevoja e kësaj liste kishte lindur ngaqë një numër termash të përdorura në kushtetutën e përkohshme të hartuar me nxitim në Kongresin e Lushnjes (1920), mund të interpretoheshin me dy kuptime. Amerikanët donin të dinin se me cilët mund të këshilloheshin për çështjet e gjuhës.

Lista ishte përgatitur nga përkthyesi i Legatës, Kol Kuqali. Sipas Kuqalit, sado të zgjerohej kjo listë, ajo nuk i kalonte të 40 vetët.

1. Faik Konica, Kryetar i "Vatrës", editor i "Diellit", Boston.
2. Fan Noli, Kryeministër dhe kryepeshkop i Dioqezës Ortokse të Durrësit.
3. Konstandin Çekrezi, pedagog, Universiteti George Washington, Uashington, DC.
4. At Gjergj Fishta, prift françeskan dhe poet, Shkodër.
5. Luigj Gurakuqi, Ministër i Financave.
6. Llazar Fundo, Kryetar i "Shoqërisë Bashkimi", editor i gazetës së saj, Tiranë.
7. Kristo Dako, klerik i krishterë, i punësuar nga kompania Standard Oil, Tiranë.
8. Mit'hat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi.
9. Milto Sotir Gurra, mësues, Korçë.
10.Sotir Gjika, zv/kryeredaktor, "Gazzetta di Puglia", Bari.
11.Dom Lazër Shantoja, prift jezuit, Shkodër.
12.Arqile Tasi, editor i "Diellit", Boston.
13.Sejfulla Malëshova, kryesekretar, zyra e Kryeministrit, Tiranë.
14.Andon Frashëri (Adams), sekretar privat i Kryeministrit, Tiranë.

/Postim në Facebook/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more