Skip to main content

“Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s’është Bosnje që të luajë me të

Posted: 14 Jan 2017 03:35 PM PST

Kosova për herë të dytë ia uli rampën Serbisë. Herën e parë kur në fillim të këtij muaji ia ndaloj hyrjen në Kosovë presidentit serb, Tomisllav Nikolliqit, për festat e Krishtlindjes ortodokse, shkruajnë mediat boshnjake.

"Sot rampa u ul sërish, kur u ndalua hyrja e trenit me mesazhe nacionaliste, me të cilin Serbia donte të provokonte konflikt në Kosovës", shkruan sandzakhaber.net, transmeton Telegrafi. "Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në këtë provokim ka reaguar si duhet: urdhëroi Policinë që me çdo kusht ta ndalojë hyrjen e trenit në Kosovë. Natyrisht, ky reagim ka shokuar Beogradin. Ishte interesante të shohësh kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, se si i ankohet Rusisë për sjelljet e Kosovës. Beogradi po harron se Thaçi nuk është politikan boshnjak e as Kosova Bosnje që të bëjë çfarë të dojë". /Telegrafi/

The post Mediat e Sanxhakut: Beogradi po harron që Kosova s'është Bosnje që të luajë me të appeared first on Telegrafi.

Mediat e huaja për trenin që u kthye mbrapsht: Tensionim dramatik i situatës!

Posted: 14 Jan 2017 02:53 PM PST

Agjencitë botërore kanë raportuar për ndalimin e trenit që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë. Disa nga to thonë se tensionimi i situatës nisi me ndalimin në Francë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Agjencitë shkruan se treni ishte prodhuar në Rusi dhe se ishte dekoruar me motive etnike dhe fetare serbe, me afreske, dhe se në 20 gjuhë të huaja, përfshirë shqipen, ishte shkruar: “Kosova është Serbi”.

AP shkruan se ndalja e trenit ka shkaktuar eskalim e tensionim dramatik të situatës të ish-armiqve të luftës, transmeton Telegrafi.

AFP shkruan se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiqi, ka urdhëruar që treni të ndalet në Rashkë, për të shmangur konfliktin dhe për të shpëtuar jetë.

Po ashtu, mediat e huaja citojnë autoritetet e Kosovës që kanë thënë se treni nuk do të futet në këtë shtet dhe se Prishtina shqetësimin ia ka shprehur Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat franceze shkruajnë se raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë në nivelin më të keq që nga nënshkrimin "historik" i Marrëveshjes së Brukselit më 2013.

Për ngjarjet e sotme ka raportuar edhe Reuters, sipas së cilës gjithçka është në vazhdën e tensionimit të situatës si rezultat i kërkesës së Serbisë për ekstradimin e Haradinajt nga Franca. Ndërsa, Euronews shkruan se me "trenin e saj provokues", Serbia ka hidhëruar Kosovën. /Telegrafi/

The post Mediat e huaja për trenin që u kthye mbrapsht: Tensionim dramatik i situatës! appeared first on Telegrafi.

William Walker: Të ndryshojë gjenerata politike e Kosovës (Video)

Posted: 14 Jan 2017 02:19 PM PST

Njëri prej miqve më të mëdhenj të Kosovës, William Walker, nuk po ndihet mirë me zhvillimet në vend.

Në një rrëfim në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit, ai ka thënë se ka shumë arsye që kanë bërë që t'i zhduket entuziazmi që kishte pas shpalljes së pavarësisë. Fajin kryesor për këtë ua ka lënë politikanëve vendës, por edhe misioneve ndërkombëtare.

Ai ka thënë se shpreson që në Kosovë do të ndryshojë gjenerata politike dhe se njerëz me vullnet dhe me qasje tjetër do ta marrin udhëheqjen e Kosovës.

“Kosova nuk po ec në drejtimin e duhur dhe kjo më shqetëson. Ka shumë arsye për t`u zhgënjyer dhe kam shumë mllef. Kam shumë mllef ndaj politikanëve vendës, por edhe ndërkombëtarëve", ka thënë Walker. /Telegrafi/

The post William Walker: Të ndryshojë gjenerata politike e Kosovës (Video) appeared first on Telegrafi.

Berisha: Provokim i ulët dhe i rrezikshëm nga Beogradi që dëshmon ëndrrën e tyre për Serbi të madhe

Posted: 14 Jan 2017 01:57 PM PST

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ndaj provokimit të Beogradit me përpjekjet për të futur trenin me sloganet e Serbisë së madhe në territorin e Kosovës.

"Treni i Serbomadhisë, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!".

"Të dashur miq, në strategjinë e rritjes së tensionit dhe destabilizimit të rajonit nga Beogradi, ashtu sikundër u paralajmërua u nis një tren i veshur me sloganet e Serbisë së madhe 'Kosova është Serbi' dhe i mbushur plot me bashibozukë serbë që kishin vendosur të marshonin në territorin e Republikës së Kosovës".

TË GJITHA LAJMET PËR TRENIN SERB QË U PËRPOQ TË HYNTE NË KOSOVË TË GJITHA LAJMET PËR TRENIN SERB QË U PËRPOQ TË HYNTE NË KOSOVË

"Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt serbomadh primitiv të rrezikshëm dhe destabilizues të autoriteteve të Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata dëshmuan dhe një herë se janë skllavë të ëndrrës së Serbisë së Madhe dhe një rrezik real për paqen në rajon!".

"Unë gjithashtu përshëndes dhe mbështes plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës!", shkruan në postimin e Berishës në Facebook. /Telegrafi/

The post Berisha: Provokim i ulët dhe i rrezikshëm nga Beogradi që dëshmon ëndrrën e tyre për Serbi të madhe appeared first on Telegrafi.

Serbët nesër në protestë

Posted: 14 Jan 2017 01:49 PM PST

Serbët do të mblidhen nesër nga ora 12:00, tek monumenti i Llazarit në veri të Mitrovicës, për të protestuar kundër "përpjekjes për të shtypjen dhe frikësimin e serbëve", transmeton Telegrafi.

Kjo protestë është thirre pasi është ndalur nga autoritetet e Kosovës, hyrja në Kosovë e trenit ilegal që ishte nisur nga Beogradi.

Treni në orën 20:45 është kthyer për në Beograd. Ndërkaq, pak më parë janë kthyer edhe forcat special ROSU. /Telegrafi/

The post Serbët nesër në protestë appeared first on Telegrafi.

Tash në TV Dukagjini, flet William Walker: Jam i shqetësuar me drejtimin që ka marrë Kosova (Live)

Posted: 14 Jan 2017 01:17 PM PST

Njeriu që i dha zë gjenocidit serb në Kosovë, flet në një rrëfim të gjatë në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit.

Në intervistë Walker tregon se pse është i zhgënjyer me zhvillimet politike në Kosovë, por edhe për prapaskenat e luftës e pasluftës në vend.

"Kosova nuk po ec në drejtimin e duhur dhe kjo më shqetëson. Ka shumë arsye për t`u zhgënjyer dhe kam shumë mllef. Kam shumë mllef ndaj politikanëve vendës, por edhe ndërkombëtarëve", ka thënë ambasadori Walker.

Aty ai ka treguar asi asnjëherë më parë prapaskenat e takimeve me Millosheviqin dhe krerët e UÇK-së si dhe ngjarjet rreth Reçakut dhe bombardimeve të NATO-së.

Mësoni pos tjerash se pse Walker mendon se ka kaluar koha e Hashim Thaçit.

Ndiqeni intervistën në linkun e mëposhtëm. /TV D/Telegrafi/

The post Tash në TV Dukagjini, flet William Walker: Jam i shqetësuar me drejtimin që ka marrë Kosova (Live) appeared first on Telegrafi.

Forca të shtuara policore në Mitrovicë (Foto)

Posted: 14 Jan 2017 01:14 PM PST

Telegrafi mëson se sot, teksa pritej të arrinte treni nga Beogradi në Mitrovicë, forcat policore janë shtuar edhe në pjesën jugore të qytetit.

Forca të mëdha shihen tek Hotel Palace, që është pranë fshatit Shupkovc, fshat ky i banuar me shqiptar në hyrje të qytetit.

Për më shumë, shikojini foto. /Telegrafi/

The post Forca të shtuara policore në Mitrovicë (Foto) appeared first on Telegrafi.

ROSU fillon tërheqjen nga Jarinja

Posted: 14 Jan 2017 01:07 PM PST

Forcat Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë filluar tërheqjen nga pika kufitare mes Kosovës, Jrunje, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

ROSU dhe Polica e Kosovës, sot kanë shtuar praninë e tyre në pjesën veriore të vendit, pas nisjes së trenit nga Beogradi, që për qellim kishte të arrinte në veri të Kosovës. Polica ishte në gjendje gatishmërie për të ndaluar hyrjen e trenit.

Treni pasi ka arritur në Rashkë, qytet i Serbisë 10 kilometra larg kufirit të Kosovës, është detyruar të kthehet në Beograd.

The post ROSU fillon tërheqjen nga Jarinja appeared first on Telegrafi.

Deda: Thaçi e ka shkelur Kushtetutën, nëse e ka dhënë urdhrin për ndalimin e trenit

Posted: 14 Jan 2017 12:56 PM PST

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, përmes një postimi në Facebook thotë se nëse presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë urdhër Policisë së Kosovës për ndalimin e trenit serb, atëherë kjo përveç se është shkelje e Kushtetutës, është edhe "tentim-rrënim i demokracisë".

"Kthimi prapa i trenit tregon vendosmëri shtetërore, më në fund. Kjo vendosmëri tash duhet të vazhdojë me krijimin e konsenzusit politik për qasje të re të gjithë Kosovës karshi Serbisë.

Dhe kjo vendosmëri nuk guxon t’a rrënojë demokracinë, edhe ashtu të brishtë, në Kosovë. Sepse, policisë së Kosovës i jep urdhër MPB – edhe – me kërkesë të kryeministrit, e jo kryetari i shtetit.

Nëse është e vërtetë që Thaçi i ka dhënë “urdhër” ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë, derisa Isa Musafa ligjëronte, atëherë kemi shkelje të Kushtetutës. Dhe tentim-rrënim të demokracisë", ka shkruar Deda. /Telegrafi/

The post Deda: Thaçi e ka shkelur Kushtetutën, nëse e ka dhënë urdhrin për ndalimin e trenit appeared first on Telegrafi.

Gazetares serbe ia “tranojnë” shqiptarët Facebook-un, lodhet duke “fshirë” komente (Video)

Posted: 14 Jan 2017 12:49 PM PST

Teksa treni rus i afrohej Kosovës, gazetarja serbe Bojana Millovanoviq që ishte brenda trenit, poston një video ku shihet Shoqëria Kulturoro-Artistike "Kopaonik", transmeton Telegrafi.

Blic shkruan se ky xhirim është "vërshuar" menjëherë nga komentet shqiptare, që i "fyejnë serbët" dhe që madhërojnë forcat speciale të Kosovës, ROSU.

Por, siç shihet në video, komente ka pak. Nëse është i vërtetë raportimi i mediave serbe, atëherë ajo është lodhur duke i fshirë ato. /Telegrafi/

The post Gazetares serbe ia "tranojnë" shqiptarët Facebook-un, lodhet duke "fshirë" komente (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more