Skip to main content

Lajmi.net: “Sampaoli befason me deklaratë pas fitores me Realin” plus 8 more

Lajmi.net: “Sampaoli befason me deklaratë pas fitores me Realin” plus 8 more


Sampaoli befason me deklaratë pas fitores me Realin

Posted: 16 Jan 2017 12:19 AM PST

Ai e pranon që s’ka besuar që mbrëmja të mbyllet në mënyrë të tillë.

“Kurrë s’e kam menduar që do të jetë kaq mirë. Mendova që do të jetë shumë e vështirë që skuadra të luajë siç unë desha, me lojtarë shumë të ri nga fillimi”, deklaroi Sampaoli, përcjellë “lajmi.net”.

“Ne e dimë se ka një mënyrë për të përgatitur veten, për të mposhtur skuadrat e forta. Gjithçka varet nga ne. Skuadra duhet të vazhdojë në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Sevilla momentalisht ka vetëm një pikë më pak se Reali, që gjithsesi ka një ndeshje më pak.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

AKI-ja e Policia të bashkëpunojnë kundër planeve të Serbisë

Posted: 16 Jan 2017 12:11 AM PST

Ramadan Qehaja

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, që është ftuar dje nga presidenti Tomislav Nikolliq, i janë dhënë detyra konkrete çdo subjekti. Toni i tyre kërcënues ngërthen në vete planet e mirëpërgatitura në funksion të arritjes së qëllimeve që kanë të bëjnë me aneksimin e veriut të Kosovës me mjete dhe metoda të kombinuara konvencionale e jokonvencionale.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" ish-gjeneralmajori në Armatën Jugosllave, tanimë të shpërbërë, Ramadan Qehaja, duke shtuar se tashmë pritet të ketë edhe intensifikim detyrash dhe pranisë së agjentëve të shërbimit inteligjent civil e ushtarak serb, jo vetëm në atë pjesë të territorit, por në tërë territorin e Kosovës.

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja,  i rekomandon institucioneve të Kosovës që të sigurojnë gatishmërinë vepruese të Policisë së Kosovës në funksion të dekonspirimit dhe reagimit ndaj pretendimeve të cekura më lart. "Kjo punë duhet bërë në koordinim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI)", shprehet ai.

Po ashtu, sipas tij, është më se urgjente që Policia e Kosovës të furnizohet tutje me mjete të blinduara, armë të gjata krahu dhe pajisje tjera personale. Ndërsa, njësitet speciale, sipas tij, duhet urgjentisht të pajisen me helikopterë për bartjen e njësiteve në pika të caktuara dhe të zgjerohen numerikisht konform nevojave. "Zhvillimi i këtyre njësiteve duhet bërë si një proces e jo veprime ad-hoc, duke menduar në intensifikimin e tyre që tani", shprehet Qehaja.

‘Do heqim dorezat dhe Tajvani do sakrifikohet!’ Kina gati për luftë kundër Trump

Posted: 16 Jan 2017 12:10 AM PST

Në një intervistë me "Wall Street Journal" publikuar të premten, Trump tha se politika e “Një Kine të  vetme "  u arrit për negociata. Ministria e jashtme e Kinës u kunderpergjigj direkt dhe tha se kjo politikë  ishte themeli marrdhënieve mes tyre dhe se ishte e panegociueshme, shkruan "Reuters".

“Nëse Trump është i vendosur për të mbajtur këtë sjellje edhe pas marrjes së detyrës, periudhat e ashpra dhe ndërveprimet e dëmshme do të jenë të pashmangshme, pasi Pekini nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përvëcëse të heqë dorezat,” shkruante në gjuhën angleze "China Daily".

Global Times, një tabloid i fuqishëm shtetëror, i bëri jehonë "China Daily", duke thënë se Pekini do të marrë “masa të forta” kundër përpjekjeve Trump për “dëmtuar” parimin  e "Një Kine". /SYRI.net/

Para penalltisë së Ronaldos ndodhi diçka e pabesueshme (VIDEO)

Posted: 16 Jan 2017 12:04 AM PST

Lojtarët u kapën në fushë edhe para goditjes së penalltisë nga Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i vendësve, Vitolo, tentoi ta prishë barin te pika e bardhë, para se Ronaldo të godiste, përcjellë “lajmi.net”.

Ky veprim e irritoi portugezin, i cili e goditi Vitolon me top dhe situata eskaloi.

Gjithsesi, Ronaldo shënoi nga penalltia, por Reali humbi në fund 2:1. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Xhaka e nis ditën me një lajm të jashtëzakonshëm (FOTO)

Posted: 15 Jan 2017 11:53 PM PST

Aty është futur edhe futbollisti kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka.

Ai shkëlqeu ndaj Swanseat, duke kompletuar 93.5% të 77 pasimeve të tij, përcjellë “lajmi.net”.

Më së shumti futbollistë në formacion ka Tottenham, plot tre. /Lajmi.net/

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Ligjvënësit turq mbështesin kushtetutën e re

Posted: 15 Jan 2017 11:49 PM PST

Këtë javë do të ketë edhe një rreth të dytë të votimit dhe, nëse kalon, do të pasojë referendumi.

Kritikët thonë se ndryshimet kushtetuese do të çojnë në autoritarizëm.

Por, Erdogan këmbëngul se sistemi i ndryshuar do t'iu ngjajë atyre në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kushtetuta e re do t'i lejojë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministra dhe do të shfuqizojë postin e kryeministrit për herë të parë në historinë e Turqisë.

Në vend të tij do të jetë së paku një nënpresident.

Nenet e fundit të kushtetutës së re janë miratuar të dielën vonë.

“Hazall” krejt ndryshe në jetën reale (Foto)

Posted: 15 Jan 2017 11:42 PM PST

ni pse në rolin e saj është tejet negative dhe aspak e dashur me të tjerët, në jetën reale jeta e "Hazall" është krejt e ndryshme. Aktorja Alina Boz, në jetën reale është një person i shoqërueshëm, i dashur madje edhe me kafshët, shkruan rtv21.tv

Për të gjithë ju që mbase nuk e keni ditur, Hazall nuk është beqare. Ajo është në lidhje me Burak Yörük.

Do t'ju sjellim disa fotografi nga jeta personale e aktores turke.

adadaersdefdsfdfdff-1rtgsds

Sonte na pret një super-ndeshje në Serie A

Posted: 15 Jan 2017 11:40 PM PST

Pas ballafaqimit në Kupën e Italisë, Milani dhe Torino do të takohen tashmë në Serie A.

Për dallim nga ndeshja e kaluar, ky ballafaqim zhvillohet në Torino, përcjellë "lajmi.net".

Ky takim fillon sonte prej orës 20:45.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Pse e hëna e 16 janarit konsiderohet ‘dita më e mërzitshme e vitit’

Posted: 15 Jan 2017 11:32 PM PST

Meqenëse të gjithë janë shpenzuar në dhjetor, tashmë ata kanë mbetur pa para. Pesha që kanë shtuar duke ngrënë pa kontroll gjatë festimeve, nuk i është hequr si kanë menduar. Premtimet e shumta që i kanë bërë, deri më tash i kanë shkelur. E, kur të gjitha këtyre i shtohet edhe moti i lig, atëherë vjen mërzia dhe depresioni.

Padyshim që mbas këtij dyshimi nuk është një shkencë e rreptë e cila vendos ekzaktësisht në mënyrë të prerë për këtë fenomen edhe pse e "E Hëna e Kaltër" është pranuar çdo vit nga njerëzit.

Data zyrtare që është pranuar 16 janari. Sipas sajtit "Metro" është fjala e ekspertit të jetës dhe konsulenti i lumturisë Cliff Arnall që arrin në këtë përfundim.

Cliff Arnall ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës që ka kaluar që nga festat e fundvitit, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës.

Për këtë arsye në 16 janar, arrihet ngarkesa më e madhe duke i bërë edhe njerëzit më të trishtuar se zakonisht.

Profesori i Universitetit të Cardiff, Arnall, tenton të shpjegojë arsyet: si rregull, të hënën e tretë të janarit, e cila është koha kur euforia për festat e fundvitit zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për t'u përballur.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.

Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.

Edhe ekspertët e shoqatës "British Dietetic Association", sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga "E Hëna e Kaltër".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more