Skip to main content

“Lajme të rrejshme mund të ndikojnë në zgjedhjet e radhës (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Lajme të rrejshme mund të ndikojnë në zgjedhjet e radhës (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Lajme të rrejshme mund të ndikojnë në zgjedhjet e radhës (Video)

Posted: 16 Jan 2017 03:39 PM PST

Në emisionin "Përballje" të transmetuar në RTV Dukagjini, është diskutuar për lajmet e rrejshme dhe rëndësinë që e kanë ato lajme për publikun.

Besa Luci, kryeredaktore e Kosova 2.0, thotë se lajmet e rrejshme nuk janë fenomen i ri, pasi ato hasen që në fillet e gazetarisë.

"Sot lajmet e rrejshme shpërndahen më lehtë, për shkak të rrjeteve sociale – ku janë të kyçur 1.7 miliardë njerëz. Në Kosovë 76 për qind e qytetarëve e përdorin internetin, nga të cilët 73 për qind rrjetin Facebook", ka deklaruar Luci, duke shtuar se gënjeshtrat po shtohen për përfitime politike e materiale.

Ndërkaq, Parim Olluri – drejtor te Insajderi.com – ka thënë se në Kosovë ka media e gazetarë që punën e bëjnë si duhet, porse në përgjithësi ka pak media e gazetarë profesionalë. Sipas tij, lajmet e rrejshme mund të shtohen gjatë zgjedhjeve të sivjetme lokale, e sidomos nëse do të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

"Partitë politike e dinë mirë rrugën se si – lehtësisht – mund të mashtrohet publiku me lajme të rrejshme. Dhe, ata do ta shfrytëzojnë mirë këtë mundësi", ka thënë Olluri. /Telegrafi/

The post Lajme të rrejshme mund të ndikojnë në zgjedhjet e radhës (Video) appeared first on Telegrafi.

Shitësi i kanaçeve, me dy euro në ditë mban gjithë familjen (Vido)

Posted: 16 Jan 2017 02:53 PM PST

Azem Galiqi nga lagja "Kodra e Trimave" në Prishtinë për të mbet gjallë detyrohet që edhe në këto temperatura të ulëta të mbledh kanaçe edhe gjësende të tjera metali nëpër mbeturinat e kryeqytetit.

Ai thotë se nga puna që bënë fiton vetëm 2 euro në ditë, ndërkaq sipas tij një kilogram kanaçe arrin ta shet vetëm 70 cent, njofton Klan Kosova.

Madje Galiqi pohon se gjatë kësaj pune ai është prerë disa herë në duart e tij si pasojë e gjësendeve.

The post Shitësi i kanaçeve, me dy euro në ditë mban gjithë familjen (Vido) appeared first on Telegrafi.

Sejdiu: Me Isa Mustafën kurrë s’kemi qenë miq

Posted: 16 Jan 2017 02:38 PM PST

Ish- lideri i LDK-së dhe ish Presidenti, Fatmir Sejdiu në emisionin "Natën" në RTK ka folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se në këtë parti kanë ndodhur zhvillime të çuditshme.

"Njerëzit që sot e udhëheqin e kanë larguar atë nga filozofia e saj", tha Sejdiu

Sipas tij, Isa Mustafa nuk po e udhëheq ashtu si duhet me partinë.

"Kjo parti duhet të kthehet në origjinën e saj, sa I përket filozofisë", transmeton Gazeta Blic.

Sipas tij, ata që gënjyen dhe mashtruan elektoratin duhet të japin dorëheqje.

"Kurrë s'kemi qenë miq me Isa Mustafën. Ai ka qenë vetëm këshilltari i imi", tha ai.

The post Sejdiu: Me Isa Mustafën kurrë s'kemi qenë miq appeared first on Telegrafi.

NATO: ROSU mund të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it

Posted: 16 Jan 2017 02:25 PM PST

Nga Selia e NATO-s në Bruksel kanë thënë se KFOR-i nuk ishte informuar për praninë e forcave speciale ROSU të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të shtunën, më 14 janar 2017.

Kjo deklaratë e NATO-s vjen si përgjigje në një pyetje nga agjencia serebe Tanjug, nëse forcat speciale të policisë së Kosovës ROSU, kishin miratimin e KFOR-it për të ndërhyrë në veri të Kosovës për të ndaluar trenin i cili të shtunën shkoi nga Beogradi në Mitrovicë, përcjell Telegrafi.

“KFOR-i nuk ka qenë i informuar për praninë e policisë së Kosovës ROSU në veri. Në pajtim me marrëveshjet aktuale dhe mandatin e KFOR-it (që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së të vitit 1999), institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojnë KFOR-in për të vendosur ROSU në veri të Kosovës”, tha për Tanjug zyrtari NATO-s nga selia e Aleancës Veriatlantike në Bruksel. /Telegrafi/

The post NATO: ROSU mund të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it appeared first on Telegrafi.

Bulliqi e Isufi dalin me hartë të re, ku tregojnë se Kosova po humb territor (Foto)

Posted: 16 Jan 2017 02:03 PM PST

Dy profesorët e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi edhe njëherë e kanë sjellur prova të reja se Kosova humb territor në bazë të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes  një postimi ë Facebook ata kanë prezantuar një hartë ku dëshmohet se Kosova humb hiq më pak se 8,229 hektarë nga shënjimi i kufirit me Malin e Zi.

Reagimi i plotë i Bulliqit dhe Isufit:

“Në lidhje me deklarimin e strukturave politike kohëve të fundit se si dolën 8229ha pa pasur demarkacionin e kufirit me Serbin sqarojmë se:

Sipërfaqja prej 8229ha paraqet territorin mes dy vijave kufitare të Kosovës me Malin e Zi, asaj të vitit 1946 (sipas delimitimit të parë pas luftës së II-të botërore dhe të prezantuar me shumë harta me shkallë të madhe) dhe 2015 (sipas marrëveshjes së dy komisioneve). Ky territor paraqet një sipërfaqe prej 8229ha dhe se nuk ka të bëjë asgjë me sipërfaqen e Kosovës dhe Malit të Zi si tërësi e aq më pak me vijat kufitare me shtetet e tjera. Shih hartën në vijim. F.I. & SH.B.” (sic.), kanë shkruar Bulliqi dhe Isufi. /Telegrafi/

The post Bulliqi e Isufi dalin me hartë të re, ku tregojnë se Kosova po humb territor (Foto) appeared first on Telegrafi.

Maliqi e sheh mundësinë e një konflikti Kosovë-Serbi

Posted: 16 Jan 2017 01:37 PM PST

Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se pas sjelljeve të Serbisë në raport me Kosovën, ka gjasa që mund të ndodh një konflikt.

Në Zona B të Klan Kosovës, Maliqi tha se një konflikt mund të ndodh, por jo i përmasave të tilla si në vitin 1999.

Analisti Shkëlzen Maliqi po ashtu ka komentuar dhe çështjen e Donald Trump si President i ri i SHBA-së, ku u shpreh optimist që nuk do të ketë ndryshime të mëdha ndonëse sipas tij do të ketë disa enigma rreth trajtimit të disa rasteve të cilat mund të jenë të rrezikshme për botën, njofton Klan Kosova.

Maliqi ka analizuar dhe disa detaje në lidhje me konfliktin e mundshëm në veri të vendit por që tha se Serbia më nuk është me fuqi ushtarake si në kohën e ish-Jugosllavisë.

"Shqiptarët nuk kanë ndonjë projekt alternativ pos këtij që problemet të zgjidhen në kuadër të integritetit evropian.  Nuk besoj që në Ballkan apo në Kosovë mund të niset një konflikt i madh. Serbia më lehtë e ka bashkimin e Kosovës me Serbinë pa veriun pa këto pjesë se sa ndonjë konflikt të mundshëm", tha ai.

"Deklaratat e fundit të Trump-it të gjitha mund të jenë të rrezikshme, e kjo ndoshta i jep shpresë këtyre qasjeve në Serbi duke menduar se konceptin etnik mund ta fitojë. Kjo e provokon edhe krijimin e një Shqipërie të madhe".

Maliqi tha se "Serbët e Malit të Zi janë bashkëpunues me pjesë të politikës së atij vendi. Ata nuk mund ta marrin pushtetin në formë kaq të pastër".

"Bashkimi Europian është si projekt i Integrimit sa më të madh nuk i lëshon aq lehtë territoret.  Ushtria serbe është kthyer edhe më heret tek zona kufitare në veri. Serbia ende nuk e ka të qartë për veten se nga do të shkojë, me lindjen apo perëndimin.  Në një dorë nuk është Serbia më si në kohën e ish-Jugosllavisë me atë fuqi ushtarake, nuk e ka dot më”, tha ai.

Maliqi tha se ne “si gjithmonë jemi ankuar në vendet e Ballkanit se fuqitë e mëdha po na përdorin për qëllime të veta".

“Hyrja e trupave rus në veri ka qenë skenar i vitit '99 – të kur u arrit një kompromis në mes Perëndimit dhe Rusisë.  Por që rusët të vijnë në veri të Kosovës atëherë është një skenar i madh. Është e panjohur e madhe se çka do të ndodhë me politiken amerikane pas kësaj jave", tha analisti Maliqi.

"Nuk besoj që do të ketë ndryshime të mëdha por do të ketë enigma në lidhje me zbutjen në disa qëndrime Presidenti i ri apo do të vazhdojë me eksperimentet të cilat janë të rrezikshme për sistemin botëror".

"Konfliktin e shoh, por jo të mundshëm në atë formë si të vitit 1999. Disa probleme kemi mundur t'i zgjedhim përbrenda e sdo të kishin dal kështu. Nuk mund të vazhdohet si deri tash, nuk është faktor përçarja por plogështia që po tregon elita politike. Më shumë janë të përkushtuar për pozitat e tyre se sa të tregojnë merita zhvillimore për një stabilitet të brendshëm të paktën".

"Në kemi një bërthamë të ushtrisë, ndonëse ajo duhet të formohet. FSK-në e kemi si një bërthamë të saj", ka përfunduar Maliqi, njofton Klan Kosova.

The post Maliqi e sheh mundësinë e një konflikti Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

Për çfarë akuzohet motra e Isa Xhemajlajt, e shkarkuar nga Lladrovci

Posted: 16 Jan 2017 01:21 PM PST

Drejtoresha e Emergjencave në Drenas, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, e cila është shkarkuar nga detyra me urdhër të kryetarit Ramiz Lladrovcit gjatë ditës së sotme, ka një aktakuzë të ngritur në verën e vitit 2016 për blerjen e një kamioni të zjarrfikësve.

Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, e cila është edhe motra e kundërshtarit të Lladrovcit në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, Isa Xhemajlaj, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni për nevojat e Zjarrfikësve në Drenas.

Rasti për të cilin akuzohet drejtoresha e Komunës së Drenasit, bashkë edhe me dy zyrtarë të tjerë dhe një person me biznes privat, është blerja e një kamioni në shumën 110.000 që shërben për fikjen e zjarrit, por që i njëjti, sipas prokurorisë "nuk i plotëson kriteret sipas kontratës dhe se pagesa për këtë kamion ishte bërë para se të bëhet pranimi teknik i mallit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik".

Në një prononcim për Klan Kosovën gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, Xhemajlaj-Thaçi ka thënë se ndihet e pafajshme.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vendosur që të shkarkojë sot katër drejtorë të drejtorive të ndryshme në këtë komunë që kanë aktakuza të ngritura për çështje të ndryshme.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se kryetari Lladrovci nuk ia ka vazhduar kontratën  e punës drejtorëve ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

The post Për çfarë akuzohet motra e Isa Xhemajlajt, e shkarkuar nga Lladrovci appeared first on Telegrafi.

Vuçiqi thotë se nuk e dinte çfarë ikonografie kishte në trenin e nisur për Kosovë! (Video)

Posted: 16 Jan 2017 01:19 PM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se nuk e kishte ditur se në trenin e nisur për Kosovë kishte vizatime, slogane e ikonografi nacionaliste.

Madje Vuçiq tha se për herë të parë se treni ishte i mbuluar me ikonografi e mori vesh kur e pa në televizor.

Ai tha se e ka qortuar Drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, që të mos ndërmarr vendime në të ardhmen pa u konsultuar fillimisht. /Klan Kosova/

The post Vuçiqi thotë se nuk e dinte çfarë ikonografie kishte në trenin e nisur për Kosovë! (Video) appeared first on Telegrafi.

Treni i Kralevës hyn në Mitrovicë pa leje të autoriteteve kosovare (Video)

Posted: 16 Jan 2017 12:47 PM PST

Treni që u nis nga Beogradi drejt veriut të Mitrovicës nuk ishte as i pari e as i fundit që mori rrugë drejt Kosovës nga shteti serb.

Edhe para të shtunës por edhe dy ditëve të fundit, dy herë në ditë, një tren lëvizë nga Kraleva e Serbisë për në Mitrovicën e Veriut, njofton Klan Kosova.

Kjo po ndodh madje pa lejen e autoriteteve kosovare.

The post Treni i Kralevës hyn në Mitrovicë pa leje të autoriteteve kosovare (Video) appeared first on Telegrafi.

Prokurori flet për pretendimet e VV-së rreth sulmit në Kuvend

Posted: 16 Jan 2017 12:44 PM PST

Prokurori i rastit të sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit thotë se nuk e ka bazuar atakuzën e saj në provat e ADN-së, të zbuluara së fundmi nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Katër aktivistë të kësaj lëvizjeje akuzohen për terrorizëm në lidhjeme këtë rast, ndërsa partia është duke i kontestuar të provat e prezantuara nga prokuroria në aktakuzë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Abdurrahim Islami, tha për KALLXO.com se rezultatet e ADN-së dhe pajisjet e gjetura elektronike nuk ishin prova në të cilat u mbështet aktakuza.

"Kjo rrethanë ka qenë e njohur për prokurorinë edhe para ngritjes së aktakuzës, dhe ne i kemi provat në të cilat e kemi mbështetur aktakuzën", tha Islami.

Aktakuza ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes u ngrit më 29 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa Molliqaj përmes një postimi në Facebook, po pretendon se këto prova mbështesin pafajësinë e aktivistëve.

Nga dokumenti i publikuar nga Molliqaj shihet se nga ekspertiza e Agjensionit të Forenzikës të Kosovës, konstatohet se gjurmët e ADN-së së të pandehurve nuk përputhen me ato të gjetura në vendin e ngjarjes.

Edhe avokatja e njërës nga të akuzuarat për këtë rast, Adea Batushës, Florije Drevinja tha për KALLXO.com se i ka pranuar rezultatet dhe "Ato rezultojnë negative".

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, në gusht të vitit të kaluar ishin arrestuar gjashtë persona, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Astrit Dehari, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Atdhe Arifi.

Përveç të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili në rrethana ende të pasqaruara vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

 

The post Prokurori flet për pretendimet e VV-së rreth sulmit në Kuvend appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more