Skip to main content

“Këto janë 5 ushqimet që konsumon çdo mjek” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

“Këto janë 5 ushqimet që konsumon çdo mjek” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


Këto janë 5 ushqimet që konsumon çdo mjek

Posted: 13 Jan 2017 09:07 PM PST

Ëmbëlsira, mish i kuq, ushqim i konservuar… këto janë disa nga produktet që shumica e njerëzve nuk i ndajnë nga tavolina e tyre.

Por e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë konsumon mjeku ku ju shkoni vizitoheni? Ja ku po ua themi ne…

Kompania Hartman Group ka marrë në studim ushqimet më të konsumuara nga mjekët dhe rezultati ka qenë pothuajse njësoj tek të gjithë.

Mjekët konsumojnë ushqime të cilat i mbajnë në normë nivelet e kolesterolit në gjak duke shmangur në këtë mënyrë problemet kardiovaskulare. Ja cilat janë këto ushqime:

1. Veza. Në dietën ushqimore të një mjeku nuk mungon kurrë veza e ndarë në porcione ditore ose javore.
2. Frutat e detit. Çdo njeri për të ruajtur një mendje të kthjellët dhe një trup të fortë nuk duhet t'i ndajë nga tavolina frutat e detit.
3. Rrushin dhe frutat e thata. Frutat e thata janë një ndër burimet më të mira të proteinave dhe yndyrnave të mira duke na ndihmuar në ngadalësimin e proçesit të plakjes.
4. Vaji i ullirit. është eksponenti më i madh i yndyrave gjysmë të ngopura dhe është komponenti kryesorë i dietës mesdhetare.
Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë 25 mililitra (mL) – rreth 2 lugje gjelle – të vajit të ullirit (virgin olive oil) çdo ditë për një javë kan treguar më pak oksidim të kolesterniës LDL dhe nivele më të larta të përbërësve anti oksiduese në gjak, veçanërisht fenolëve.
5. Tërshëra. Sipas një studimi nga Kolegji Amerikan i Nutricionistëve, tërshëra ishte e para në grupin e drithërave që krijonin një gjendje të ngopuri.
Të gjithë njerëzit që hëngrën tërshërë në mëngjes ishin më pak të uritur se pjesa tjetër që hëngrën drithëra të tjera. Të dyja grupet kishin një mëngjes me 363 kalori, por grupi që hëngri tërshërë e shtynë më vonë vaktin e drekës, meqë nuk kishin uri.

The post Këto janë 5 ushqimet që konsumon çdo mjek appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë me ananas

Posted: 13 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tortë me ananas appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë e zezë

Posted: 13 Jan 2017 09:07 PM PST

The post Tortë e zezë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

3 këshilla të rëndësishme për të përgatitur një sanduiç të shijshëm mëngjesi

Posted: 13 Jan 2017 09:07 PM PST

Merrni një moment kohë dhe mendoni për sanduiçin e mëngjesit. Nëse e bëni me bukë, çfarë lloji pëlqeni? Me çfarë e mbushni? A fusni mish, vezë apo djathë në të? Disa nga ju po mendojnë ndoshta për sanduiçin klasik djathë dhe vezë, por ndoshta disa të tjerë nuk pëlqejnë asnjë nga prodhimet me origjinë shtazore. Çfarëdo të pëlqeni të hani për mëngjes, ja disa këshilla se si t'i bëni sanduiçet e mëngjesit më të mirë.

1.Futeni bukën në tost

Përmbajtja mund të jetë po aq e rëndësishme sa shija kur përgatisni një recetë. Me siguri nuk do t'a hani diçka që ëhstë vetëm e qullët apo vetëm e fortë.
E njëjta gjë është dhe për sanduiçin. Futja në tost e bukës ëhstë shumë e rëndësishme në rast kur mbushja është e butë, si vezët e gatuara jo plotësisht, djathi i shkrirë apo salcat. Proshuta e pjekur apo perimet pak kërce ndihmojnë, por jo krahasuar me një bukë krokante.

Këshillë: Nëse e bëni sanduicin me bagetë, kalimi në tost nuk është gjëja më e mirë. Buka ëhstë vetë pak e fortë, ndaj kursejeni këtë hap.

2. Mbushjet janë të rëndësishme

Një sanduiç i thatë është një sanduiç i keq. Është super zhgënjyese nëse hani një sanduiç i zili sa herë e kafshoni ju bien copat vërdhallë. Lyejini me pak majonezë, pesto, avokado të bërë pure, apo ndonjë lloj salce që pëlqeni.
Jo vetëm që e mban sanduiçin të mbledhur bashkë, por gjithashtu shton shije në vaktin tuaj të preferuar.

3. Zgjerojeni idenë tuaj të sanduiçit të mëngjesit

Sigurisht që të gjithë e shijojmë një sanduiç klasik me proshutë, vezë dhe djathë, por është shumë e lehtë të ngecesh në një rutinë të këtillë.
Ka gjithmonë mënyra të ndryshohs shijen, edhe sikur të ndryshoni apo këmbeni përbërësit apo mënyrën e përgatitjes. Përzieni dhe kombinoni bukët, djathin dhe mbushjet dhe nëse nuk dëshironi thjesht një bukë tost, gatuajeni si djathë në grilë apo shtypeni si panine të zakonshme./shije

The post 3 këshilla të rëndësishme për të përgatitur një sanduiç të shijshëm mëngjesi appeared first on Kuzhina Shqiptare.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more