Skip to main content

INSAJDERI: “Vuçiq kërcënon Kosovën: Mos i vrisni serbët, sepse do të reagojmë” plus 19 more

INSAJDERI: “Vuçiq kërcënon Kosovën: Mos i vrisni serbët, sepse do të reagojmë” plus 19 more


Vuçiq kërcënon Kosovën: Mos i vrisni serbët, sepse do të reagojmë

Posted: 14 Jan 2017 10:32 AM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar shtetin e Kosovës, derisa në njërën anë ka “lutur” qytetarët shqiptarë të Kosovës që të mos tentojnë të vrasin serbët, sepse siç ka thënë ai, Serbia do të reagojë.

Vuçiq ka thënë se rreth 50 autobusë me shqiptarë hyjnë çdo ditë në Serbi nga Kosova, dhe askush nuk i nxjerr problem atyre, shkruan portali serb N1.INFO.

"Serbët duhet të mbesin në tokën e tyre e shqiptarëve u them mos u përpiqni t'i sulmoni serbët me armë, sepse Serbia do të reagojë. Ua kam tërhequr vërejtjen të tjerëve që po heshtin. Për ne është problem nëse dikush i vret serbët. Nuk e lejojmë askënd që t'i vrasë serbët. Silluni me përgjegjësi dhe se paqja është në interes të të gjithëve. Mos luani dhe mos e rrëzoni atë që e kemi punuar gjatë – paqen. As gjyveçi, as çokollata e as treni s'është kërcënim për askënd. 50 autobusë në ditë kalojnë në Serbi dhe asnjëri nuk ka problem. Dhe mos na u kërcënoni se as unë nuk po kërcënohem, por lutje që mos t’i vrasin serbët", ka thënë Vuçiq.

Kryeministri serb ka thënë se për çështjen e trenit ka folur me shefen e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

"E kam informuar Mogherinin dhe i kam treguar se sa jam i dëshpëruar me mosreagimin e BE-së. Sonte pres reagimin e rusëve, nesër të Kinës, e nesër a pasnesër do e kontaktoj edhe Bidenin. Do ta bëjmë një analizë të të gjitha shkeljeve që i kanë bërë shqiptarët në javët e muajt e fundit", u shpreh kryeministri serb. /Insajderi.com

 

The post Vuçiq kërcënon Kosovën: Mos i vrisni serbët, sepse do të reagojmë appeared first on INSAJDERI.

Qeveria e Kosovës ndalon trenin serb

Posted: 14 Jan 2017 10:15 AM PST

Qeveria e Kosovës ka ndaluar trenin e linjes Beogradf-Mitrovicë që të futet ilegalisht në territorin e Kosovës.

Konfirmimin për këtë ndalesë të trenit serb që iu kishte drejtuar Kosovës, e ka dhënë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një njoftimi në Twitter.

“Qeveria e Kosovës ka ndaluar trenin e paligjshëm që të hyjë në territorin tonë. Serbia është burim i konfliktit, dhe rrezikon paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar kryediplomati Hoxhaj, raporton Gazeta Insajderi.

Treni serb ishte nisur sot paradite nga Beogradi, derisa ishte paraparë që të mbërrinte në Mitrovicë rreth orës 19:30.

Ndërkaq, përmes një konference të jashtëzakonshme për medie, të mbajtur të shtunën pasdite, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Për Mitrovicë është nisur një tren dhe jo një tank”. /Insajderi.com

The post Qeveria e Kosovës ndalon trenin serb appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq: Në Mitrovicë u nis treni i udhëtarëve, e jo një tank

Posted: 14 Jan 2017 10:07 AM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se drejt Mitrovicës është nisur nje tren udhëtarësh e jo një tank, duke iu referuar linjes hekurudhore Beograd-Mitrovicë të lëshuar për qarkullim sot.

"Por kjo ndodh, janë gjëra pothuajse të pabesueshme", ka thënë Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mabjtur në Beograd.

 

Kryeministri serb ende nuk ka komentuar faktin që treni mban mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Treni i nisur nga Beogradi gjatë ditës së sotme paradite, parashihet të mbërrijë në Mitrovicë të Veriut rreth orës 19:30. /Insajderi.com

The post Vuçiq: Në Mitrovicë u nis treni i udhëtarëve, e jo një tank appeared first on INSAJDERI.

Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës Veriore

Posted: 14 Jan 2017 09:50 AM PST

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës me mjete të blinduara janë nisur në drejtim të Leposaviqit për të vazhduar drejt Veriut të Kosovës.

Forcat Speciale do t'i bashkohen edhe njësiteve tjera policore që tashmë gjenden në Veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky mobilizim vjen pasi autoritetet kosovare kanë deklaruar se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar trenin e nisur nga Beogradi për në Veri të Mitrovicës. /Insajderi.com

The post Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës Veriore appeared first on INSAJDERI.

Delawie reagon për trenin: Të gjitha palët të përmbahen

Posted: 14 Jan 2017 09:31 AM PST

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka bërë thirrje për përmbajtje nga Kosova dhe Serbia rreth çështjes së trenit serb të linjës Beograd-Mitrovicë.

Delawie ka thënë se është i shqetësuar me çështjen e trenit serb që është nisur sot drejt Mitrovicës së Veriut.

“I shqetësuar me çështjen e trenit. Bëj thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Nevojitet normalizim jo konfrontim”, ka shkruar Delawie në Twitter, raporton Insajderi.

Treni serb i linjes Beograd-Mitrovicë parashihet të mbërrijë në Mitrovicë rreth orës 19:30. /Insajderi.com

 

 

The post Delawie reagon për trenin: Të gjitha palët të përmbahen appeared first on INSAJDERI.

Treni serb nuk futet në Kosovë, shkruajnë mediet serbe

Posted: 14 Jan 2017 09:24 AM PST

Mediat serbe kane njoftuar se treni i cili eshte nisur nga Beogradi per ne Mitrovice eshte ndalur ne stacionin hekurudhor ne Rashke.

Siç shkruan e përditshmja serbe, Kurir, ndalja e trenit është bërë sepse ka informata per rrezikshmeri te larte nga pika ne Jarinje deri ne Mitrovice.

Mediet serbe shkruajnë se në veri të Kosovës “është përgatitur një sulm terrorist ndaj trenit”, me anë të vendosjes së ekzplozivit në hekurudhë. /Insajderi.com

The post Treni serb nuk futet në Kosovë, shkruajnë mediet serbe appeared first on INSAJDERI.

Protestë kundër qarkullimit të trenit serb

Posted: 14 Jan 2017 09:14 AM PST

Pas ngjarjes së krijuar për qarkullimin e një treni nga Serbia në Kosovë një grup i qytetarëve të Kosovës, kanë nisur një protestë përballë Qeverisë së Kosovës.

Protesta që po mbahet para Qeverisë së Kosovës, është thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kërkesa e tyre drejtuar Qeverisë, Presidentit dhe kryeparlamentarit është të largohen pasi që siç thonë ata "s'po janë në gjendje të ndalin trenin e Serbisë".

Të shtunën nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd është nisur për në Kosovë një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

The post Protestë kundër qarkullimit të trenit serb appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi jep urdhër të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë

Posted: 14 Jan 2017 09:02 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë.

Në një pronocim për Gazetën Express, Thaçi ka thënë se për këtë e ka ftuar Ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin.

"Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim. Kam besim te plote se autoritet do ti kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet ti kryejnë këto përgjegjësi. Mjafte është mjafte. Do te ketë zero tolerance ndaj Beogradit  ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës", ka thënë Presidenti Thaçi.

Linja e trenit Beograd-Mitrovicë është lëshuar për qarkullim të shtunën. Treni parashihej të mbërrinte në Mitrovicë rreth orës 19:30 të mbrëmjes. /Insajderi.com

The post Presidenti Thaçi jep urdhër të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Trump i hapur për tërheqje të sanksioneve, nëse Rusia ndihmon

Posted: 14 Jan 2017 08:52 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka thënë së përditshmes, Wall Street Journal, se do t'i mbajë sanksionet kundër Rusisë, por është i hapur për tërheqjen e tyre, nëse Rusia është e dobishme për Shtetet e Bashkuara.

Në intervistën e publikuar dje, zoti Trump, po ashtu, tha se nuk është i përkushtuar për politikën e "një Kine" lidhur me Tajvanin, që ishte respektuar për dekada, duke e rihapur një çështje madhore, që Pekini e ka konsideruar temë për të cilën nuk mund të zhvillohen negociata.

Sa u përketë Rusisë dhe Kinës, Donald Trump ka sugjeruar se ai do t'i shfrytëzoj politikat e mëparshme të Shteteve të Bashkuara, si leva për të përfituar koncesione në tregti, në luftën kundër terroristëve dhe çështjet e tjera nga këto dy vende më të mëdha rivale strategjike.

Derisa ai është shprehur se do t'i mbajë sanksionet kundër Rusisë, "së paku për një periudhë kohore", Trump tha se kjo mund të ndryshoj.

"Nëse Rusia me të vërtetë na ndihmon neve, përse ndokush do të ketë sanksione, nëse dikush bënë më të vërtetë gjëra të mëdha"? ka shpjeguar zoti Trump. /Insajderi.com

The post Trump i hapur për tërheqje të sanksioneve, nëse Rusia ndihmon appeared first on INSAJDERI.

ARH kërkon nga Ministritë dhe Policia të ndalojnë trenin e Serbisë

Posted: 14 Jan 2017 08:47 AM PST

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës ka kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës të ndalojnë hyrjen e trenit të Serbisë në Kosovë.

Kanë arsyetuar se Ligji ndalon operatorët që nuk janë të licencuar të shfrytëzojnë hekurudhat e Kosovës.

Ndërsa, kanë thënë se hekurudha Mitrovicë-Leshak është e rrezikshme pasi nuk është e mirëmbajtur.

Ky institucion ka thënë se asnjë operator i Serbisë s'ka leje për të hyrë në Kosovë dhe rrjedhimisht edhe treni i nisur nga Serbia është ilegal dhe i palicensuar në Kosovë.

"Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës kërkon nga institucionet e vendit që të reagojnë në rast të tentimit për hyrje me trena në territorin e Republikës së Kosovës të operatorëve të palicencuar nga ana e institucionit tonë", thuhet në shkresën drejtuar Skender Hysenit, Lutfi Zharkut e Shpend Maxhunit, shkruan Gazeta Express.

Edhe Ligji për Hekurudhat e Kosovës ndalon operimin e kompanive që nuk janë të licencuar.

Veç kësaj, Autoriteti i Hekurudhave të Kosovës ka paralajmëruar rrezikun që mund të ketë për udhëtarët nëse kalohet kah linja Mitrovicë-Leshak për shkak se kjo linjë nuk është mirëmbajtur dhe ka rrezik nëse kalohet me tren.

"Andaj, kërkojmë nga organet përgjegjëse të parandalojnë çdo tentim për organizim të transportit hekurudhur, i cili nuk është pjesë e regjistrit të licencimeve të ndërmarrjeve hekurudhore sepse përndryshe mund të jetë me rrezik për jetën e njerëzve një transport i tillë i pakontrolluar", thuhet në letrën e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.

kerkesa ART

The post ARH kërkon nga Ministritë dhe Policia të ndalojnë trenin e Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq do të mbajë konferencë lidhur me situatën në Kosovë

Posted: 14 Jan 2017 08:36 AM PST

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të mbajë një konferencë për media lidhur me situatën e krijuar pas nisjes së trenit nga Beogradi për në Kosovë.

Qeveria e Serbisë ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 18:30 në zyrat e Qeverisë.

Që nga mëngjesi një tren me mbishkrimin "Kosova është Serbi" dhe me elemente nacionalistë është nisur nga Beogradi për në Kosovë.

Reagime të shumta kanë ardhur nga disa prej politikanëve të vendit, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaci, i cili tha se ky tren duhet të ndalohet.

The post Vuçiq do të mbajë konferencë lidhur me situatën në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës siguron trenin serb

Posted: 14 Jan 2017 08:36 AM PST

Policia e Kosovës nga veriu janë grumbulluar në pikën kufitare në Jarinje ku po presin trenin ilegal që nga Beogradi po vjen në Mitrovicë, për herë të parë pas 18 vjetësh.

Siç raporton Tanjug, në vendin ku do të kalojë treni ndodhen rreth 50 anëtarë të Policisë së Kosovës, përcjell Insajderi.

Po ashtu, ka edhe shumë vetura të policisë në atë zonë kufitare. Treni pritet të mbërrijë në Mitrovicë rreth orës 19:30. /Insajderi.com

The post Policia e Kosovës siguron trenin serb appeared first on INSAJDERI.

Parlamenti që “prodhon” me shumicë debate personale

Posted: 14 Jan 2017 08:16 AM PST

Një monitorim i punimeve të Parlamentit në Tiranë nxjerr në pah shpenzimin e kohës nga deputetët për akuza të ndërsjella me sfond politik dhe miratimin e pak ligjeve.

Rreth 45 deputetë, ose një në tre anëtarë të Parlamentit të Shqipërisë, nuk kanë thënë asnjë fjalë në seancat plenare apo gjatë punës së komisioneve kuvendore në sezonin e fundit shtator–dhjetor 2016. Ky kontigjent “vegjetues" është evidentuar nga një monitorim që ka realizuar Instituti i Studimeve Politike, një organizatë e njohur joqeveritare në Tiranë. Pasi vëzhguan aktivitetin e institucionit ligjvënës në sezonin parlamentar janar-korrik 2016 aktivistët dhe ekspertët e ISP-së rivendosën “lupën" për të dokumentuar gjithçka nga dita e punës për të zgjedhurit nga populli, shkruan DW.

Krahas deputetëve “spektatorë", monitorimi ka dokumentuar edhe aspekte, të cilat zbulojnë shpenzim të energjive pafund nga deputetët për agjendën e tyre personale politike sesa për pjesmarrje në diskutime projektligjesh apo çështjesh me dobi për zgjedhësit e tyre. Koha që ata marrin për të folur apo për të debatuar duket se ka lidhje me performancën para kamerave të gazetarëve, si në një fushatë elektorale.

Përshembull, deputetët kryesorë që kanë marrë fjalën thuajse në çdo seancë plenare të ditëve të enjte, ku ka transmetime direkte nga disa televizione informative, kur vjen puna tek seancat në komisionet parlamentare ata s’janë pjesmarrës fare. Shkaku është se në këto seanca nuk ka mbulim të zgjeruar mediatik.

Në 4 muaj janë miratuar vetëm 4 ligje

Drejtori i Institutit, prof.asc. Afrim Krasniqi, duke treguar për Deutsche Welle-n gjetje nga projekti monitorues përqëndrohet së pari tek mënyra se si punohet në disa prej komisionet kryesore parlamentare si i punëve të jashtme, mediave, ligjeve apo i ekonomisë, ku koha më e madhe e punës janë zënkat mes kryetarit dhe nënkrytarit të komisionit, që janë përfaqësues nga krahë të ndryshme politike. Në vend që deputetët ta orietojnë diskutimin e tyre bazuar tek përfaqësuesit që janë të ftuar për të informuar dhe prezantuar aktivitetin e institucioneve, komisioni përfshihet nga akuza kundërthëse mes kryetarit dhe nënkryetarit.

“Nëse në komisione energjitë harxhohen për replika personale dhe me sfond politik, nëse në seancë plenare koha shkon me luftë mes grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, atëherë kuptohet dhe produkti. Për periudhën shtator – dhjetor 2016 Parlamenti arriti të miratojë vetëm 4 ligje. Justifikimet janë se 'qeveria nuk sjell projektligje apo nuk ka nisma ligjore’, ose të tjerë thonë se 'mungojnë iniciativat nga grupe deputetësh për ligje, siç e parashikon kushtetuta’ apo 'se ka pak ekspertë ligjorë në Parlament’. Ne mendojmë se ka një deformim të punës se komisioneve në parlament, ku deputetët shndërrohen në mbrojtës ose kundërshtarë të flaktë të të ftuarve. Personalizimi i debateve ndodh dhe për shkak të situatës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit të këtij viti".

Transparenca e aktivitetit të Parlamentit

Aktivistë dhe ekspertë të Institutit të Studimeve Politike konstatojnë se disa prej deputetëve këtë periudhë e shohin si mundësi të artë për të bërë protagonistin tani që selitë e partive kryesore politike po draftojnë listat e deputetëve të Parlamentit të ardhshëm. Një konkluzion tjetër është dhe fakti se ligjet me karakter politik hyjnë menjëherë për procedura diskutimi dhe votimi  në seancë plenare, pasi vlerësohen për interesa të vetë politikanëve që i mbështesin, ndërkohë që ligje që sanksionojnë funksionimin e institucioneve të caktuara presin për një kohë të gjatë në rradhë për shqyrtim. Pikërisht këto ligje janë me impakt për forcimin e sistemit demokratik dhe përmirësimin e performancës së institucioneve.

Iris Shima, eksperte për mbledhjen e përpunimin e të dhënave pranë Institutit të Studimeve Politike nxjerr në pah aspektin e transparencës së aktivitetit të Parlamentit. Ajo vlerëson përfshirjen në publikimin online të procesverbaleve dhe dokumentacionit në përgjithësi nga mbledhjet e komisioneve dhe seancave plenare të Parlamentit, por thotë se “ende është larg prezantimit të shpenzimeve të ndryshme që bëhen, si dhe aktualizimit periodik për një kategori të dhënash që shkarkohen në faqe".

Për Institutin nuk ka sens që Parlamenti i Shqipërisë ka faqe më vete për institucionin dhe faqe tjetër online për kryetarin. Gjithashtu për ta nuk mund të publikohen në faqen zyrtare informacione mbi aktivitete partiake që nuk lidhen me jetën parlamentare.

Seancat e Parlamentit ngjajnë me studiot televizive

Elton Metaj, kryeredaktor “Shekulli Online" vlerëson se puna e Parlamentit aktualisht është në kuotat më të ulëta kur vjen puna për produktin kryesor që është ligjvënia. Sipas tij, kjo jo e shikuar thjesht nga ana sasiore, por dhe cilësia e munguar dhe një deformim shumëvjeçar i punës së deputetëve. Legjislaturë pas legjislature, edhe niveli profesional dhe integriteti personal i parlamentarëve ka rënë shprehet Metaj për Deustche Welle-n.

“Nuk mungojnë shembujt e rizgjedhjes për disa mandate të deputetëve, të cilët nuk kanë diskutuar pothuajse kurrë dhe për asgjë. Kjo vjen për shkak se një deputet i mirë në Shqipëri konsiderohet zgjidhësi i sa më shumë 'halleve të popullit’ dhe jo një folës apo debatues i spikatur e me argumente në sallën e seancave plenare. Për fat të keq në Shqipëri, ligjvënia është një shqetësim shumë i vogël për parlamentarët dhe debati i shëndoshë për rritjen e cilësisë së ligjeve mungon, si në komisionet parlamentare, edhe në seancë. Konflikti i ndezur politik mes PS-së dhe PD-së i ka shndërruar seancat e Parlamentit çdo të enjte në një studio të madhe televizive, ku debatohet për gjithçka, por jo për ligjet në rendin e ditës. Ato miratohen apo kundërshtohen me votë, në varësi të urdhrit partiak".

Për Elton Metajn zgjedhjet e përgjithshme në qershor, megjithë kufizimet e sistemit elektoral, mbeten një sfidë për t’i rikthyer Parlamentit ligjvënien, sepse, sipas tij, rritja e nivelit intelektual të deputetëve mund të sjellë një hop në këtë drejtim.

Kualifikimi dhe eksperienca e mangët e deputetëve

Analisti Fabian Zhilla, studjues pranë Universitetit të Harvardit, mendon se Parlamenti aktual nuk i është përgjigjur si duhet dhe në mënyrë konstruktive dhe kritike reformave që ka ndërmarrë ekzekutivi. Ai gjykon se kanë qenë të paktën tre reforma shumë ambicioze për një mandat 4 vjeçar qeverisës, të cilat duhet të kishin nxitur shumë punë për parlamentin dhe shumë debat të specializuar.

“Këtu kam parasysh reformën në arsim, reformën administrativo-territoriale dhe reformën në drejtësi. Dy reformat e fundit kanë pasur dhe komisione të posaçme parlamentare. Debatet për këto reforma kanë qenë ngushtësisht politike dhe nuk ka pasur debat konstruktiv, perjashto ndonjë deputet të veçantë. Kjo mungesë cilësore e debatit vjen edhe si rezultat i kualifikimit dhe eksperiencës së mangët të shumë deputetëve në përgjithësi.

Mendoj se është parlamenti i skandaleve më të mëdha, mbase në të gjithë historinë 25 vjeçare të demokracisë shqiptare mbas rrëzimit të komunizmit. Vërtet kemi pasur konflikte banale dhe deri të shtëna në parlament. por nuk kemi pasur deputet të cilëve ju janë hequr mandatet përjashtuar nga grupet parlamentare për lidhjet e tyre me botën e krimit apo keqpërdorimi të pozitës së deputetit. Kemi pasur deputet që kanë kërcënuar haptas Kryeministrin e vendit, akuzuar Kryetarin e Kuvendit dhe që sot janë në procese gjyqësore për akuza që lidhen me krime serioze si kanosje apo kallzim të rremë", thotë Zhilla në bisedë me Deutsche Welle-n.

Ai shkon më tej kur e pëshkruan Parlamentin me legjitimitet të munguar për një ndër reformat më të rëndësishme në vend, siç është reforma në drejtësi. Fabian Zhilla argumenton se ky institucion kishte një konflikt interesi të pastër me këtë reformë.

“Ishte numri i konsiderueshëm i deputetëve të këtij parlamenti të cilët dyshohen se kanë precedentë penal, i cili prodhoi ligjin e dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi. Është qesharake dhe paradoksale që ky Parlament e votoi reformën në drejtësi ne mënyrë unanime dhe pa kundërshtime qoftë edhe të natyrës teknike, fakt ky që tregon se tek ne ligji mund të kalohet pasi dihet që nuk do të zbatohet. Shikoni, ky Parlament mbase do të mbahet mend në historinë moderne politike shqiptare si parlamenti i paradokseve të mëdha, pasi votoi ligje dhe reforma për dekriminalizmin dhe arsimin, duke qënë ndër parlamentet me cilësinë më të ulët në nivelin etik dhe profesional që kemi pasur në këto 25 vite demokraci".(DW)

The post Parlamenti që "prodhon" me shumicë debate personale appeared first on INSAJDERI.

Pogba, futbollisti i parë me emoji

Posted: 14 Jan 2017 08:10 AM PST

Paul Pogba është futbollisti i parë që ka emoji e tij, simbolin grafik të përdorura në mesazhe, email apo rrjete sociale.

Ka qënë vetë mesfushori i Manchester United në profilin e tij Twitter, duke e falenderuar për inciativën. Në emoji mesfushori i Djajve të Kuq shfaqet me një protret me vëth, pirsing dhe inicialet e verdha të dizenjuara në flokë.

Një ekskluzivitet ky që për momentin ish kampioni i Juventusit nuk e ndan me asnjë yll tjetër të futbollit.

The post Pogba, futbollisti i parë me emoji appeared first on INSAJDERI.

Hyseni: Për trenin do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës

Posted: 14 Jan 2017 08:05 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se me trenin, i cili është nisur nga Serbia për në Kosovë, “do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”.

"Ju siguroj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë ligjin, në funksion të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Unë jam në ministri me drejtorinë e policisë dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe do të veprojmë konfrom ligjit dhe kushtetutës ", ka thënë Hyseni.

Ky tren që është nisur nga Beogradi mëngjesin e sotëm, pritet të arrijë në Kosovë në ora 19:30.

The post Hyseni: Për trenin do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës appeared first on INSAJDERI.

VV: Përgjegjës për trenin janë Thaçi, Mustafa dhe Tahiri

Posted: 14 Jan 2017 07:52 AM PST

Treni i linjës Beograd-Mitrovicë që është lëshuar për qarkullim të shtunën nga shteti serb, është përgjegjësi e tre personave: Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Presidentit Hashim Thaçi dhe ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Vetëvendosje përmes një reagimi të lëshuar për medie ka thënë se “treni i cili cenon tutje sovranitetin e Kosovës”, është produkt i pastër i negociatave pa parime e pa kushte të Kosovës me Serbinë.

“Sikurse për koncesione të tjera, përgjegjësit kryesor edhe për këtë iniciativë të Serbisë brenda Kosovës janë Hashim Thaçi, Edita Tahiri dhe Isa Mustafa. Ky tren që po qarkullon për herë të parë në relacionin Beograd-Mitrovicë që nga viti 1999, është përplot me motive të trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë dhe me thënie që konsiderojnë Kosovën si pjesë të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje ka thënë se lëshimi për qarkullim i linjës “është qartas mesazhi i Serbisë që e do Kosovën si në vitin 1999.”

Sipas VV-së, Qeveria e Kosovës me anë të veprimeve të saj është vënë në shërbim të Serbisë, raporton Insajderi.

“Qeveria e Kosovës është vënë në shërbim të Serbisë. Nënshtrimi i vazhdueshëm ndaj Serbisë përmes negociatave me të, dhe nënshtimi ndaj degëzimit të saj në Kosovë, Listës Srpska, është garancë edhe për projekte të tjera që do ta minimizojnë shtetësinë e Kosovës. Prandaj, që të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës duhet që të mos lejohet Serbia brenda saj. Dhe që të ndalet Serbia, është e domosdoshme që të ndërpritet procesi negociator pa parime e pa kushte më të, gjë të cilën nuk e bën dot qeveria aktuale e Kosovës, e cila funksionon pa asnjë parim dhe e kushtëzuar nga shteti serb”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Treni serb i linjes Beograd-Mitrovicë është nisur nga Beogradi sot paradite, derisa pritet të mbërrijë gjatë orëve të mbrëmjes. /Insajderi.com 

The post VV: Përgjegjës për trenin janë Thaçi, Mustafa dhe Tahiri appeared first on INSAJDERI.

Reagimi i Bashkimit Evropian për trenin

Posted: 14 Jan 2017 07:45 AM PST

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar intervenim të Bashkimit Europian për ta ndaluar trenin ilegal që është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, e i cili është i veshur me afishe e mesazhe kundër shteti të Kosovës, por nga BE-ja thonë se kjo s'është punë e tyre.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Maja Kocijançiq, në një prononcim për Klan Kosovën ka deklaruar se jo vetëm kjo çështje, por edhe të gjitha problemet që dy vendet – Kosova e Serbia – i kanë mes vete duhet t'i zgjidhin me dialogë të përbashkët.

"Çfarëdo çështje e përbashkët (në mes Kosovës e Serbisë) duhet të diskutohet mes palëve në frymën e normalizimit të raporteve mes tyre", ka pohuar Kocijançiq, për Klan Kosovën.

Sipas saj, vendi ku dy shtetet duhet të zgjidhin problemet që kanë është Brukseli.

"Platforma për të diskutuar këto çështje është dialogu".

"Qasja konstruktive në dialog është një kërkesë esenciale për të dyja palët për të avancuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian", deklaroi zyrtarja e BE-së.

Treni serb i blerë me kredi ruse tashmë është nisur për në Mitrovicë. Brenda trenit ka afreska kishtare, ndërsa jashtë tij në gjuhë të ndryshme shkruan se "Kosova është Serbi".

Kjo frazë është e shkruar madje edhe në gjuhën shqipe.

Gjatë ditës, të paktën deri më tani, për ardhjen e këtij treni, për të cilën nuk është dhënë leje nga institucionet e Kosovës, nuk është deklaruar as kryeministri, Isa Mustafa, e as Kryeparlametnari dhe kryetari i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli.

I vetmi nga zyrtarët e lartë shtetërorë të Kosovës që ka dhënë opinionin e tij është Presidenti, Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar, përmes llogarisë së tij në Facebook, se ky tren duhet të ndalohet menjëherë.

"Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi", ka shkruar Thaçi.

The post Reagimi i Bashkimit Evropian për trenin appeared first on INSAJDERI.

Limaj: Treni ka ardhë si rezultat i bisedimeve avantureske

Posted: 14 Jan 2017 07:44 AM PST

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar se treni  që është nisur nga Serbia për në Kosovë është rezultat të dialogut në mes të dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook Limaj ka thënë që kjo qeveri nuk mund të kontrolloj kufirin Kosove-Serbi e as ta ndal trenin.

"Treni me mbishkrimin në të: Kosova është Serbi, i cili po pritet të vijë sot nga Beogradi në Mitrovicë nuk është linjë transporti, por ky tren tashmë edhe në mënyrë simbolike po i sjell rezultatet e deritanishme të bisedimeve avantureske e të papërgjegjshme që i ka bërë qeveria e Kosovës", shkruan Limaj.

Sipas Limajt qytetarëve të Kosovës edhe njëherë po ju bëhet me dije se udhëheqja aktuale shtetërore nuk është në gjendje ta mbroj vendin.

The post Limaj: Treni ka ardhë si rezultat i bisedimeve avantureske appeared first on INSAJDERI.

Në ditën e sanksioneve, ndihmësi i Trumpit ka folur me ambasadorin rus

Posted: 14 Jan 2017 07:33 AM PST

Michael Flynn, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka marrë një thirrje nga ambasadori i Rusisë, muajin e kaluar, në ditën e njejtë kur presidenti, Barack Obama, i ka shpallur sanksionet e reja kundër Rusisë, për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

E përditshmja, Washington Post, dhe agjencitë e lajmeve, Reuters dhe Associated Press, raportuan se një zëdhënës i Trumpit ka konfirmuar mbrëmë se këshilltari, Michael Flynn, kishte pasur së paku jë thirrje telefonike me ambasadorin e Rusisë, Sergey Kislyak, në ditën e njejtë, kur ishin shpallur sanksionet dhe vendimi për dëbimin e 35 diplomatëve rusë.

Fushata e zotit Trump fillimisht tha se bisedat telefonike kanë ndodhur një ditë para shpalljes së sanksioneve më 29 nëntor, por më vonë ka pranuar se një thirrje ishte bërë në ditën e shpalles së valës më të re të sanksioneve amerikane kundër Rusisë.

Agjencia Reuters i ka cituar tre zyrtarë që kanë thënë se pesë thirrje telefonike kanë ndodhur atë ditë.

The post Në ditën e sanksioneve, ndihmësi i Trumpit ka folur me ambasadorin rus appeared first on INSAJDERI.

Daçiq: Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt

Posted: 14 Jan 2017 07:24 AM PST

Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja penale për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe do të vazhdojë të kërkojë ekstradimin e tij nga Franca, ka thënë kryediplomati serb Ivica Daçiq.

Në një intervistë me Tanjug, Daçiq ka thënë se beson që Frnca do t’i përmbahet disa parimeve ndërkombëtare për ekstradimin e Haradinajt.

“Ne mendojmë se BE-ja ka disa parime, dhe këtu bëhet fjalë për një dënim për krime lufte”, ka thënë Daçiq, duke shprehur besimin që Franca do t’i përmbahet vlerave të tilla.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti në Basel të Francës.

Në seancën e parë dëgjimore ndaj tij, Gjykata e Mulhouse në Francë ka vendosur që ta lirojë me kusht Haradinajn, vetëm brenda territorit të Francës. /Insajderi.com

The post Daçiq: Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more