Skip to main content

INSAJDERI: “Prishtina, Vushtrria dhe Mitrovica, komunat me banorët më të varfër” plus 19 more

INSAJDERI: “Prishtina, Vushtrria dhe Mitrovica, komunat me banorët më të varfër” plus 19 more


Prishtina, Vushtrria dhe Mitrovica, komunat me banorët më të varfër

Posted: 16 Jan 2017 10:10 AM PST

Kryeqyteti i Kosovës, është qyteti kryesor si destinacion për të gjetur punë pasi që të gjitha institucionet qeveritare janë të centralizuara në Prishtinë, por gjithashtu mbetet një nga qytetet me banorët më të varfër në vend.

Megjithatë statistikat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tregojnë se qyteti me banorët më të varfër janë në komunë e ndarë në dy pjesë.

Komuna e Mitrovicës prinë me numrin më të madh të personave që marrin asistencë sociale, pasuar nga Komuna e Prishtinës dhe ajo e Vushtrrisë.

"Sipas të dhënave të muajit dhjetor të vitit të kaluar, në komunën e  Mitrovicës Jugore, 2 mijë e 98 familje marrinë asistencë sociale nga buxheti i Qeverisë të Kosovës, 1 mijë e 664 familje në Komunën e Prishtinës ndërsa 1 mijë e 435 familje nga Komuna e Vushtrrisë", ka thënë zyrtari për informim në MPMS-së, raporton Insajderi.

Krahasuar me vitin 2015, numri i familjeve të cilat kanë marrë asistencë sociale është më i vogël në vitin 2016, por shuma e parave është më e madhe, kjo për shkak të rritjes së asistencës sociale për 25 për qind. Vendimi ishte marrë nga Qeveria e Kosovës, në tetor të vitit 2015.

Në vitin 2015 numri i familjeve të cilat kanë marrë asistencë sociale ka qenë gjithsej 320 mijë e 367, ndërsa shuma e parave që kanë marrë këto familje ka qenë 25 milionë e 203 mijë euro.

Ndërsa shifrat për vitin 2016 tregojnë se numri i familjeve ka qenë 315 mijë e 168, me 28 milionë e 787 mijë euro të konsumuara./Insajderi.com

The post Prishtina, Vushtrria dhe Mitrovica, komunat me banorët më të varfër appeared first on INSAJDERI.

Dy përballjet e ardhshme Kosovë-Serbi që mund të nxisin konflikte

Posted: 16 Jan 2017 08:45 AM PST

Qeveria e Republikës së Kosovës gjendet para dy ultimatumeve të mëdha, të cilat në fakt do të mund ta cenonin sovranitetin shtetëror të vendit.

Ultimatumi i parë është ai për rrëzimin e murit në veri, i ndërtuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut, pak përtej urës së lumit Ibër.

Ndërtimi i këtij muri, sipas zyrtarëve qeveritarë, ishte befasi, pasi nuk e kishin pritur. Kurse autoritetet në veri thoshin se ai mur ishte i paraparë me marrëveshjen për rivitalizimin e urës mbi Ibër i nënshkruar në Bruksel. Këtë e mohonte ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiti.

Ishte nisma e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili mblodhi nënshkrimet për mbajtjen e një seance në Kuvend pikërisht për murin.

Pas një debati të ashpër, rezoluta u miratua me shumicë votash. Në atë rezolutë kërkohej që muri në veri të rrënohet brenda muajit janar 2017.

Tash kur ka kaluar gjysma e muajit në të cilin pritet veprimi i Qeverisë, zyrtarët e saj ende janë në fazën e deklarimeve se ai mur do të rrënohet.

"Muri do të rrënohet", kishte deklaruar vazhdimisht kryeministri Isa Mustafa.

Por ai dje tha se rrëzimi i tij është përgjegjësi e autoriteteve komunale, pasi ai është ndërtuar në territorin e saj.

"Është detyrë e Komunës që ta rrënojë murin, sepse është objekt që është në përgjegjësinë komunale", ka thënë ai.

Megjithatë, Mustafa ka thënë se, nëse këtë nuk e bënë komuna, atëherë atë do ta rrëzojnë organet tjera të vendit.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e pati udhëhequr seancën kur u miratuar rezoluta, po ashtu ka deklaruar se ai mur nuk do të ekzistojë.

Në një deklaratë dhënë sot për media pas mbledhjes së Kryesisë, nuk ka dhënë datë precize se kur do të hiqet muri. Madje ai ka përmendur datën 1 dhe 17 shkurt, edhe pse rezoluta e Kuvendit kërkon që kjo të ndodh brenda janarit.

"Murin do ta heqin Institucionet e Republikës së Kosovës. A do të ndodhë me një 1 shkurt apo me 17 shkurt, kjo do të ndodhë, jeni të sigurt për këtë", ka thënë Veseli.

Por hiq më larg se sot, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ia ka bërë me dije Qeverisë që të mos provojë heqjen e murit me dhunë.

"Assesi të mos provohet që rrënimi të bëhet me dhunë", ka thënë Rakiq.

Kërcënimi i Serbisë për themelimin e Asociacionit

Tjetër përballe që mund të nxit konflikt mes palëve ëshë funksionalizimi i Asociacionit të komunave të banuara kryesisht me serb.

Qeveria e Serbisë ka thënë se nëse institucionet e Kosovës nuk e themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe deri më 15 shkurt, atëherë zotimi i tyre është se këtë do ta bëjnë vetë. Kjo datë lidhet me Ditën e shtetësisë së Serbisë.

"Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri më 15 shkurt nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne …", kishte paralajmëruar Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai ka shtuar se kundëpërgjigja e autoriteteve do të jetë hiç më pak se sa shpallja e autonomisë së komunave në veri të Kosovës.

Themelimi i AKS-së, sipas ministres për Dialog, Edita Tahiri, do të ndodh vetëm atëherë kur të hiqet muri në veri.

"E kemi njoftuar Brukselin se pa u hequr muri dhe pa u kthyer përfaqësuesit e listës serb nuk do të fillohet ky proces", ka thënë ajo.

Sipas saj, Beogradi më së paku është i interesuar që ta themelojë AKS-së, për shkak se nuk ka kompetenca ekzekutive.

"Serbia ka ndërtuar këtë mur pikërisht për të bllokuar asociacioni, sepse Serbia e ka të qartë se Asociacioni  nuk do të ketë  kompetenca ekzekutive", ka shtuar Tahiri.

Por si do të veprojë Qeveria nëse tejkalohen këto limite?

Faton Abdullahu, këshilltar i Kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa,thotë se sikur për rastin e trenit provokues, ashtu edhe për veprimet e tjera destabilizuese, do të veprohet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovë. Ai ka thënë aspekti kohor i reagimit varet edhe nga shkalla e rrezikshmërisë.

"Duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, kështu reaguam kur ndalëm trenin provokativ dhe kështu do të reagojmë edhe sa i përket murit, si dhe  mendësisë e cila determinon qasje dhe veprime destabilizuese të cilat nuk janë  në të mirë të vendit. Sa i përket asaj se kur reagohet në aspektin kohor dhe si reagohet në aspektin teknik dhe strategjik ndaj këtyre provokimeve, krejt kjo kalkulohet pragmatikisht duke balancuar funksionalisht respektimin e ligjit, në raport me shkallën e rrezikshmërisë si dhe në koordinim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe faktorin ndërkombëtar konkretisht SHBA-s dhe BE-së", ka thënë Abdullahu.

Ndërkaq analisti Imer Mushkolaj pohon se autoritete shtetërore duhet të ndërmarrin veprime serioze muajt në vazhdim.

"Shteti i Kosovës duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe ligjit. Muri duhet të rrënohet sa më shpejtë dhe krijimi i njëanshëm i Asociacionit duhet të shpallet i pavlefshëm. Çdo nënshtrim karshi veprimeve që cenojnë integritetin dhe sovranitetin e vendit nënkupton dëm të madh për Kosovën dhe qytetarët", ka thënë Mushkolaj duke shtuar se "vetëm me veprime serioze shtetërore mund t’i rezistohet ofensivës së Serbisë"./Insajderi.com

The post Dy përballjet e ardhshme Kosovë-Serbi që mund të nxisin konflikte appeared first on INSAJDERI.

Tradhëtoi ekipin për rivalët e përjetshëm, tifozët i hedhin gjarprinj te porta

Posted: 16 Jan 2017 08:24 AM PST

Çdo futbollist që guxon të ngrejë zërin për të shprehur qoftë edhe pakënaqësinë më të vogël ndaj klubit aktual është i dënuar të përballet me ndëshkimin e tifozëve dhe për kuptuar më mirë këtë dënim të ditëve të sotme duhet të rezervoni sado pak kohë për Vedran Janjetovic, i cili është përballur me një trajtim të frikshëm kur u transferua nga Sydney FC për te Sydney Wanderers.

Pas katër viteve me Sydney FC, Janjetovic guxoi të bëjë transferimin e tij pë rte ekipi i anës tjetër të Sydney, duke u bashkuar me Wanderers rivalin e përjetshëm të ish-ekipit të tij.

Ditën kur të dy ekipet u përballën në derbin e vlefshëm për A-League, aty ku luan edhe ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Besart Berisha me ekipin e Melbourne Victory, tifozët e Sydney FC vendosën të frikësojnë dhe njëherësh ta etiketojnë portierin "tradhëtar" me gjarpinj gome, të hedhur mbi rrjetën e portës së tij.

Fatmirësisht për ekipin e Wanderers, Janjetovic bëri një seri me pritje duke shpëtuar portën e ekipit të tij në atë derbi të përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, mes dy rivalëve të përjetshëm, shkruan Telesport.

Ka qenë Aston Villa në Premier League ajo që ka startuar këtë trend, kur Fabian Delph u rikthye në "Villa Park", asaj kohe pasi ishte transferuar te Manchester City. /Insajderi.com

The post Tradhëtoi ekipin për rivalët e përjetshëm, tifozët i hedhin gjarprinj te porta appeared first on INSAJDERI.

OSHP e “lë” pa mobile Ministrinë e Punëve të Brendshme [Dokument]

Posted: 16 Jan 2017 08:14 AM PST

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me anë të një vendimi, i ka anuluar Ministrisë së Punëve të Brendshme tenderin për furnizim me mobile, ngase sipas vendimit të panelit shqyrtues ka pasur shkelje të nenit 65 i ligjit të Prokurimit Publik(LPP).

Pas reagimit nga pala ankuese, e cila ka pretenduar se Ministria e Punëve të Brendshme gjatë procesit të vlerësimit të ofertave ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, ekspertja e shqyrtuese i ka rekomanduar Panelit shqyrtues që të aprovoj si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik ankues, ndërsa MPB të anuloj njoftimin për dhënie të kontratës së autoritetit kontraktues.

Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi i operatorit ekonomik ankues.

"Pretendimi i operatorit ekonomik ankues ku thuhet se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të nenit 65, Paneli shqyrtues bazuar në të gjeturat e ekspertes shqyrtuese sqaron se qëndron pretendimi I operatorit ekonomik ankues, për faktin se operatori ekonomik ankues është eliminuar nga pjesëmarrja në aktivitetin e prokurimit duke u thirrur në kontratën paraprake, të cilën kontratë MPB e ndërprerë në mënyrë të një anshme, ndërsa në bazë të nenin 65 të LPP-së, një operator ekonomik nuk mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në një aktivitet të prokurimit apo nga ekzekutimi I kontratës, pa një konstatim nga gjykata kompetente apo dëshmi me shkrim nga ndonjë institucion kompetent që verifikon gjendjen siç thuhet në paragrafin 4 pika 4.3 të nenit 65 të LPP-së", thuhet në vendimin e Panelit.

MPB përmes një parashtresës me shkrim ka njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohet me raportin e ekspertizës më datë 16 dhjetor 2016. /Insajderi.com

vendim

The post OSHP e "lë" pa mobile Ministrinë e Punëve të Brendshme [Dokument] appeared first on INSAJDERI.

Lenjani gjen skuadrën e re në Kroaci

Posted: 16 Jan 2017 07:51 AM PST

Mbrojtësi i majtë i Rennes dhe kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, duket se është pranë gjetjes së një zgjidhjeje për karrierën e tij futbollistike që po kalon përmes momentesh aspak pozitive.

Sipas mediave franceze, ai ka filluar bisedimet me Dinamon e Zagrebit për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së këtij muaji.

Kontrata e Lenjanit me Rennesin përfundon në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet ende se në çfarë forme është duke e konsideruar klubi i njohur kroat transferimin e tij.

Futbollisti shqiptar nuk arriti dot kurrë të tregonte vlerat në Ligën 1 të Francës dhe tashmë Dinamo e Zagrebit mund të konsiderohet një "barkë shpëtimi" për karrierën e tij.

Për shkak të mosaktivizimit me skuadrën aktuale, Lenjani e ka humbur dhe vendin e titullarit të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare. /Insajderi.com

The post Lenjani gjen skuadrën e re në Kroaci appeared first on INSAJDERI.

NATO e gatshme të intervenojë për të krijuar siguri në Kosovë

Posted: 16 Jan 2017 07:47 AM PST

Deklaratat e zëdhënëses së NATO-s, pasuan tensionet e krijuara pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të ndalojë, të shtunën, një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrime nacionaliste.

Kthimi prapa i trenit shkaktoi një 'luftë fjalësh' ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që presidenti serb tha se "ishte i gatshëm të dërgonte trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se problemi me trenin është "çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

"Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe të sigurisë. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon ta kryejë rolin e tij, të mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së të vitit 1999. KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës", tha Lungescu për Radion Evropa e Lirë.

The post NATO e gatshme të intervenojë për të krijuar siguri në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet një person me uniformë të ushtrisë serbe në Prizren

Posted: 16 Jan 2017 07:40 AM PST

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një qytetar serb të veshur me uniformë të Ushtrisë së Serbisë.

Arrestimi i tij është kryer rreth orës 11:30 dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit serb nga rrethi i Prizrenit, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka konfirmuar arrestimin e qytetarit serb, derisa ka thënë se serbi i arrestuar ka nënshtetësi të Kosovës.

"Diku rreth orës 11:45, qytetarët kanë informuar se në qytet është parë një qytetar me uniformë ushtarake. Policia ka intervenuar, e ka arrestuar qytetarin dhe në konsultim me prokurorin e Shtetit është vendos që ai të ndalet me masën e arrestit për 48 orët e ardhshëm", ka thënë Berisha për Insajderin.

Gjatë tre ditëve të fundit, situata ndërmjet shteteve të Kosovës dhe Serbisë ka qenë e tensionuar për shkak të një treni serb me sloganin "Kosova është Serbi", që tentoi të futej në Kosovë.

Treni u ndalua me urdhër të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, pasi autoritetet e Kosovës kishin njoftuar se nuk do ta lejonin hyrjen e trenit në territorin e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com

The post Arrestohet një person me uniformë të ushtrisë serbe në Prizren appeared first on INSAJDERI.

Aktivistja që injoroi Vuçiqin në debat: Ai dëshiron që Rusia të ndërhyjë në Kosovë

Posted: 16 Jan 2017 07:12 AM PST

Në një intervistë me Deutsche Welle, Miliq ka treguar arsyen e largimit nga debati i përbashkët me kryeministrin Vuçiq në një studio televizive.

“Jam larguar për shkak se kryeminsitri Vuçuiq tërë kohën më thoshte se të gjitha gjërat që bëj unë dhe Qendra për Studime Euroatlantike, të cilën e kryesojë unë, janë në kundërshtim me interesat nacionale. Që natyrisht nuk është fare e vërtetë”, ka thënë Miliq, njofton Insajderi.

jele

Miliq ka folur edhe rreth tensioneve të krijuara së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak të trenit serb. Ajo ka thënë se kryeministri serb, Vuqiç shpreson që të “marrë mbështetjen e administratës së re amerikane, me në krye Donald Trump, dhe përmes ndonjë incidenti të legjitimojë ndërhyrjen e Rusisë në rajon”.

“Tensionet në raportet me Serbisë dhe Kosovës nuk mund të shikohen jashtë kontekstit të asaj se çfarë po bën Serbia në raport me vendet e tjera të rajonit. Prej Vitit të Ri, Serbia i ka keqësuar raportet me të gjitha vendet fqinje. Mendoj se qeveria e Serbisë është duke bërë një gabim shumë të madh, sepse po shpreson se do të ketë mbështetjen e administratës së re amerikane, që është një budallallëk i pastër, dhe se përmes krijimit të ndonjë incidenti apo konflikti do të legjitimojë ndërhyrjen e Rusisë në këtë rajon. Sipas këtij skenari, pas incidenteve dhe ndonjë konflikti, ndonjë prej klounëve të Putinit, Vuçiqi apo Dodiku, do ta ftonin Rusinë për ndërhyrje, sepse ata vet nuk kanë forcë për zgjidhjen e problemeve. Kjo kërkesë do të ishte e ngjashme si ajo e Asadit për ndërhyrjen e Rusisë në Siri”, ka thënë Miliq.

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike ka lëshuar të dielën studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq që po mbahej në televizionin "Pink".

Miliq, e ka lëshuar studion pasi që kryeministri serb, Vuçiq,  i ka thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë.

Ky reagim i kryeministrit Vuçiq, ka ardhur pasi që Miliq, në një emision tjetër i kishte thënë opinionistes që cilësohet si nacionaliste, Vedrana Rudan, se "a e di që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi!”

Aktivistja serbe lëshon studion gjatë debatit me Vuçiqin

Aktivistja që injoroi Vuçiqin në debat: Ai dëshiron që Rusia të ndërhyjë në Kosovë

Kjo deklaratë e Miliqit dhënë në emisionin "Ćirilica", ka bërë që në emisionin që po transmetohej në televizionin "Pink", ku i pranishëm ishte edhe Vuçiq, të mos i pëlqenin deklaratat e saj, për shkak se ajo kishte thënë një gjë që tashmë dihet botërisht.

Mirëpo, ky fakt nuk i kishte pëlqyer Aleksandër Vuçiqit duke i thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë dhe kjo ka bërë që Miliq ta lëshoj studion e debatit. /Insajderi.com

 

The post Aktivistja që injoroi Vuçiqin në debat: Ai dëshiron që Rusia të ndërhyjë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Serbia është duke llogaritur në Rusinë për ndarjen e Kosovës

Posted: 16 Jan 2017 07:08 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Serbia është duke llogaritur në Rusinë për ndarjen e Kosovës.

"Serbia llogaritë në ndihmën e Rusisë dhe kjo ishte arsyeja pse një tren i Rusisë ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ishte e planifikuar", ka thënë Thaçi.

Thaçi ka shtuar se kërcënimet e Serbisë me luftë, janë dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari, që si qëllim ka aneksimin, e më pas edhe ndarjen e kësaj pjese të Kosovës.

"Kërcënimi i vetëm për serbët e Kosovës, është atëherë kur Serbia i përdorë ata për realizimin e qëllimeve të saj", ka thënë presidenti Thaçi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Beogradi është i gatshëm që t’i viktimizojë serbët e Kosovës për t'i realizuar synimet e veta politike e ushtarake, ashtu siç ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci.

Thaçi ka thënë se fjala "luftë" do të duhej të largohej nga fjalori nacionalist në Serbi.

"Serbia sot kërcënon Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, kërcënon Kosovën. Është shndërruar në adresën e kërcënimit të paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor", ka theksuar Thaçi.

Kërcënimet me luftë, ka vijuar ai, do të duhej të shiheshin me shqetësim tek të gjithë faktorët ndërkombëtar e sidomos nga NATO dhe Bashkimi Evropian.

"Pavarësisht kësaj gjendje të tensionuar, Kosova i bën thirrje Serbisë për dialog dhe bashkëpunim", është shprehur Thaçi.

"Nëse Serbia thërret për luftë, Kosova bën thirrje për paqe. Nëse Serbia bën thirrje për ndarje territoriale, Kosova bën thirrje për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka thënë ndër tjera, presidenti Thaçi.

The post Thaçi: Serbia është duke llogaritur në Rusinë për ndarjen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Alfred Peza, deputeti shqiptar nën hetim për pasurinë dhe konfliktin e interesit

Posted: 16 Jan 2017 06:58 AM PST

Për deputetin e Partisë Socialiste, Alfred Peza, janë hapur hetimet për origjinën e pasurisë 100 milionë lekë dhe për konflikt të mundshëm interesi.

Hetimet kanë filluar pasi bashkëshortja e tij, Mirela Ndini, u shfaq si aksionare e Bankës Credins.

Inspektorati njoftoi nisjen e hetimeve pas publikimit në media të një kontrate të nënshkruar në mars të vitit 2015 mes Aleksandër Pilo dhe Mirela Ndini, në të cilën Pilo i shiti Ndinit një për qind të aksioneve të Banka Credins SH.A kundrejt një shume prej 113 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro), shkruan reporter.al.

Ai ka deklaruar pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i kuvendit.

Peza këmbëngul se paratë e blerjes së aksioneve janë të ligjshme. Pas publikimit të lajmit të hapjes së hetimeve, ai shkroi në Facebook se mirëpret kontrollin e plotë rreth pasurisë

"Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time", ka shtuar ai.

Për këtë patën deklaruar edhe deputetë e Partisë Demokratike duke e konsideruar këtë si një skandal dhe pasqyrë të nivelit të lartë të korrupsionit.

Alfred Peza, është ish-gazetar me karrierë të gjatë në media shqiptare ndërsa në vitin 2013 u zgjodh deputet nga listat e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit.

Banka Credins është aktualisht një nga dy bankat e vetme me kapital kryesisht shqiptar në Shqipëri. Sipas të dhënave mbi aksionarët e kësaj banke të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Ndini bleu afro 523 mijë aksione ose 1 për qind të aksioneve të bankës me vlerë nominale prej 54 milionë lekësh nga Aleksandër Pilo, një nga aksionarët më të hershëm të bankës.

Kontrata e transferimit, e publikuar në prill 2015 në QKB, tregon se këto aksione u blenë nga Ndini për 113 milionë lekë.

Që nga prilli i vitit 2015, Banka Credins ka ndërmarrë disa herë rritje të kapitalit aksionar përmes mos shpërndarjes së fitimeve apo përmes emetimit të kuotave të reja të aksioneve. Aktualisht Ndini disponon 0.79 për qind të aksioneve të bankës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deputetët nuk mund të kenë interesa në kompani që ka "veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre". Mbetet për t'u parë nëse aktiviteti i zakonshëm i Bankës Credins bie apo jo në këtë klauzolë të Kushtetutës./reporter.al

The post Alfred Peza, deputeti shqiptar nën hetim për pasurinë dhe konfliktin e interesit appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj, ambasadorëve të Quintit: Treni, pjesë e politikës agresive të Serbisë

Posted: 16 Jan 2017 06:28 AM PST

Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka takuar sot në një drekë pune ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, si dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefen e EULEX'it, Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, ministri i Jashtëm Hoxhaj ka thënë se treni propagandues që Serbia ka dashur ta fusë në Kosovë nuk është ngjarje e izoluar por pjesë e një politike agresive dhe të zgjeruar të Serbisë në raport me Kosovën.

Por sipas tij, Kosova do t'i përgjigjet kësaj politike të papranueshme.

"Treni nuk është një ngjarje e izoluar, por është pjesë e një politike agresive dhe të zgjeruar të Serbisë në raport me Kosovën, të cilës Kosova do t'i përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj", ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, Serbia ka zgjeruar gamën e provokimeve në raport me Kosovën dhe institucionet e Kosovës janë të shqetësuara për situatën në veri të vendit.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i vendeve mbështetëse të Kosovës për provokimet dhe sjelljet destruktive të Serbisë. /Insajderi.com

The post Hoxhaj, ambasadorëve të Quintit: Treni, pjesë e politikës agresive të Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Walker shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit

Posted: 16 Jan 2017 06:20 AM PST

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka shpallur "Qytetar Nderi" ish-ambasadorin William Walker.

Këtë çmim, në një seancë solemne të Kuvendit, ambasadorit Walker ia ka dorëzuar sot kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Ish-ambasadori Walker, pasi e ka pranuar titullin "Qytetar Nderi" nga kryetari Lutfi Haziri, është shprehur i impresionuar nga puna e përbashkët e subjekteve politike në Gjilan, si dhe përfaqësimi i gruas në vendimmarrje, që më herët nuk ka qenë kështu.

“Përvoja ime e parë në Kosovë, ka qenë kryesisht takime me burra, ndërsa tani më shumë bie në dukje roli i femrës në politikë dhe vendimmarrje", ka thënë Walker.

Ai ka thënë se në Kosovë ka edhe ndryshime tjera shumë të mëdha në krahasim me vitin 1999, ndërkohë që i ftoi të gjitha partitë politike që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit të tyre.

Duke rikujtuar masakrën e Reçakut, ish-ambasadori Walker tha se kur erdhëm në Kosovë, në vitin 1999, misioni ynë ishte neutral, por unë shumë shpejt e pashë se këtu nuk bëhej fjalë për neutralitet.

"Ngjarjet në terren treguan se këtu, një qeveri me forca policore, ushtarake, paramilitare e me sisteme të sigurisë, po luftonte kundër një populli të pambrojtur", ka thënë Walker.

Walker tha se me pavarësimin e vendit, shqiptarët dëshmuan se mund ta marrin në dorë shtetin dhe nënvizoi se personalisht është dhe do të mbetet një mik emocional me këtë popull.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me këtë rast ka thënë se Komuna e Gjilanit nderoi njërin prej njerëzve, i cili i dha shpresë të ardhmes, në kohën kur rezistohej e luftohej me armë kundër pushtuesit dhe punohej kolektivisht për të arritur lirinë.

Haziri theksoi se ambasadori Walker i dha shpresë çdo luftëtari, çdo familje, çdo të burgosuri e çdo individi dhe e falënderoi atë për kontributin që ka dhënë që të fitohej liria kolektive dhe që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur. /Insajderi.com

The post Walker shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit appeared first on INSAJDERI.

Diego Costa stërvitet pa skuadrën e Chelseat

Posted: 16 Jan 2017 06:01 AM PST

Diego Costa ka stërvitur sot i vetëm në Cobham pas ngritjeve të tensionit me trajnerin e Chelseas, Antonio Conte i cili la Costen jashtë skuadrës në ndeshjen kundër Leicester City.

Sulmuesi spanjoll para disa ditësh u shpreh se e “urren futbollin anglez”, pas të cilës u spekulua për të ardhmen e tij në klub.

Për Costan kanë ardhur disa oferta nga liga kineze, të cilat kanë tunduar futbollistin me origjinë braziliane.

Por, gazeta britanike SunSport raporton se tani për tani Costa do të mbetet në Stamford Bridge deri në fund të sezonit. /Insajderi.com

The post Diego Costa stërvitet pa skuadrën e Chelseat appeared first on INSAJDERI.

KEDS shënon një rekord të importit të energjisë këtë muaj

Posted: 16 Jan 2017 05:51 AM PST

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike, ka njoftuar se gjatë muajit janar “çmimi i importit të energjisë elektrike ka shkuar deri në 340 euro”.

Sipas KEDS-it, çmimi i energjisë elektrike gjatë muajit janar ka qenë shumë i lartë, si pasojë e temperaturave të ulëta në Kosovë dhe në rajon.

"Përveç sasisë, gjatë janarit edhe çmimi i importit ka qenë shumë i lartë, që shpesh ka shkuar deri në 340 Euro për megavat, si pasojë e kërkesës së lartë edhe në rajon që ka ardhur nga temperaturat e ulëta", thuhet në njoftimin nga KEDS, raporton Insajderi.

KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me kompaninë gjatë ditëve në vazhdim.

"Duke marrë parasysh faktin që edhe në ditët në vazhdim do të ketë temperatura të ulëta, ne bëjmë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga qytetarët" thuhet ndër tjerash në njoftimin e KEDS. /Insajderi.com

 

The post KEDS shënon një rekord të importit të energjisë këtë muaj appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës demanton Dreçunin dhe mediet serbe

Posted: 16 Jan 2017 05:45 AM PST

Policia ka demantuar mediet serbe, të cilat të shtunën kanë publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjete shpërthyes, me qëllim të parandalimit të futjes së trenit të pa autorizuar në Kosovë, deklarata këto këto janë cilësuara si dezinformuese dhe të pavërteta.

"Siç e kemi sqaruar edhe më parë, po e ritheksojmë dhe sqarojmë se referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit, ka pasur deklarime dhe publikime të informacioneve të ndryshme në portalet dhe mediumet serbe, se është vendosur mjet shpërthyes (është minuar hekurudha) në territorin e RKS-së”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkaq, Policia ka reaguar edhe ndaj komenteve të Milovan Drecun, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, i cili ka akuzuar Policinë e Kosovës për vendosjen e mjeteve shpërthyese në hekurudhë.

“Policia e Kosovës edhe një herë demanton fuqishëm deklaratën e Milovan Drecun dhe të gjitha deklarimet e zyrtarëve politikë serbë, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes, me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë", thuhet në njoftim.

Treni me sloganin “Kosova është Serbi” i nisur të shtunën paradite nga Beogradi, e që parashihej të mbërrinte rreth orës 19:00 në Mitrovicë, u ndal në Rashkë të Serbisë, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. /Insajderi.com

The post Policia e Kosovës demanton Dreçunin dhe mediet serbe appeared first on INSAJDERI.

Shutanovac dënon deklaratat e Nikoliqit: Po rrezikon jetët e serbëve në Kosovë

Posted: 16 Jan 2017 05:31 AM PST

Kreu i Partisë Demokratike të Serbisë, Dragan Shutanovac ka akuzuar presidentin Tomislav Nikoliç për “përhapjen e më shumë konflikteve dhe rrezikimin e serbëve të Kosovës”.

Sipas Shutanovac, Nikoliq po e bën këtë me “deklaratat luftënxitëse”.

Kreu i Partisë Demokratike serbe mendon se presidenti duhej të “qetësonte situatën” e krijuar pas ndaljes në Rashkë të trenit serb, që ishte drejtuar për në Mitrovicë.

“Nikoliq e ka provuar veten si një person në vijën e frontit gjatë viteve 1990, ndërsa sot ai dëshiron të dërgojë në luftë fëmijët e njerëzve të tjerë, për një luftë të humbur më parë”, tha Shutanovac në një deklaratë me shkrim të hënën.

Ky reagim i Shutanovac erdhi pasi presidenti serb, Nikoliq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të dielën, tha se ai ishte i përgatitur që të dërgojë ushtrinë në Kosovë, nëse jeta e serbëve që jetojnë atje rrezikohet. /Insajderi.com

The post Shutanovac dënon deklaratat e Nikoliqit: Po rrezikon jetët e serbëve në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Filmi “Home” merr çmim edhe në Kaliforni

Posted: 16 Jan 2017 05:07 AM PST

Filmi "Home", i regjisores More Raça, rrëmben edhe një çmim në një festival ndërkombëtar.

"Home", dje ka fituar çmimin Best Featurette, në festivalin Idyllwild International Festival of Cinema, i cili mbahet në Kaliforni.

Filmi 'Home' është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore, shkruan KultPlus.

Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.

'Home', është prodhim i shtëpisë filmike 'Arena' dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

cmimi

The post Filmi "Home" merr çmim edhe në Kaliforni appeared first on INSAJDERI.

Rakiq: Të mos provohet rrëzimi i murit me dhunë

Posted: 16 Jan 2017 04:43 AM PST

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka thënë se është e drejtë e administrimit lokal se çfarë do të ndërtojë në territorin që e drejton, duke shtuar se paralajmërimi i autoriteteve qendrore në Prishtinë për rrënimin e murit i tejkalon kornizat e tij.

“Në njërën nga pikat e marrëveshjes shkruan qartë se punët do t'i kryejë Mitrovica Veriore. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Marrëveshjen e Brukselit, ashtu që rezoluta dhe deklarata për rrëzimin e murit nuk ka bazë juridike. Rrëzimi është diçka që tejkalon kornizën e institucioneve të Prishtinës", ka thënë Rakiq, shkruan Radiotelevizioni i Serbisë, përcjell Insajderi.

Ai ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit është arritur pajtimi për revitalizimin e urës dhe rikonstruktimin e rrugës 'Kralj Petar', që do të thotë shndërrimin e saj në zonë këmbësorësh.

Lidhur me paralajmërimet për rrënimin e murit, ai ka thënë se "assesi të mos provohet që rrënimi të bëhet me dhunë".

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot tha se rrëzimi i murit do të bëhet me 1 shkurt apo 17 shkurt./Insajderi.com

The post Rakiq: Të mos provohet rrëzimi i murit me dhunë appeared first on INSAJDERI.

Baton Haxhiu: Vlora Dumoshi është Linda Morina e Qeverisë

Posted: 16 Jan 2017 04:34 AM PST

Gazetari Baton Haxhiu të shtunën që shkoi nëpërmjet një shkrimi ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Mustafa për shkak të trenit që tentoi të futej në Kosovë. Pas kësaj, ka reguar Vlora Dumoshi, shefja e Kabinetit të Isa Mustafës, nëpërmjet një njoftimi të dërguar nga Zyra e Kryeministrit, Baton Serbia të zhgënjeu sonte.

Pas kësaj, Haxhiu ka reaguar nëpërmjet një shkrimi të cilin po e sjellim të plotë.

Vallëzimi i palavdishëm i Vlorës

 Vlora, ti – dhe Qeveria për të cilën e vendos emrin dhe mbiemrin tënd në Facebook – konceptualisht më nuk më ngjan në vallëtaren e dikurshme hijerëndë folklorike. Për fat të keq, je bërë Linda Morina e Qeverisë Mustafa.

*   *   *

Dikur, viteve të tetëdhjeta, lavdia e vallëzimit në Prishtinë e kishte emrin e Vlorës si simbol. Në atë kohë kur ne e donim Vlorën dhe bënim për hiret e lëvizjeve të saja skenike. Dhe jo vetëm për atë.

Vlora e Dumoshëve gjithashtu ishte edhe simbolikë e një gjenerate që e donte atë si emërlidhje me Shqipërinë. E lidhte me familjen e saj që kishte lënë shenja në historinë e viteve të shtatëdhjeta. Ajo histori e kishte ndjekur edhe Vlorën si vogëlushe, por dhe si pjesë e shoqërisë sonë.

Kjo ishte Vlora e gjeneratës sonë.

Kjo ishte periudha e vallëzimit të lavdishëm të saj.

Por, kohët ndryshojnë.

Me to – edhe Vlora.

Ajo tashmë ka hyrë në një vallëzim tjetër: vallëzimin politik.

Sot përfaqëson një Qeveri përtace që problemet i zgjidh dhe i sqaron me statuse në Facebook.

Dhe këtu fillon vallëzimi i palavdishëm i Vlorës.

Një vajzë modeste për nga dija politike përfaqëson kabinetin e Kryeministrit. Edhe me statuse. Kjo është arsyeja që po shkruaj për të. Në të vërtetë, po i shkruaj një kabineti mediokër të Kryeministrit që të gjitha hatërmbetjet i zgjidh me statuse në Facebook dhe me gjumin e pasdites.

Kur e publikova shkrimin për ikjen e kësaj Qeverie nuk e kisha parasysh emrin e përveçëm të Vlorës, sepse fundamentalisht ajo nuk përfaqëson asgjë në këtë Qeveri. Ashtu siç Qeveria Mustafa nuk përfaqëson vizion qeverisës.

Valltarja e dashur e kohës së dikurshme e mori përsipër ta shkruajë një të pavërtetë dhe guximshëm foli për suksesin e ndaljes së trenit nga kjo Qeveri.

Dua t'i sqaroj disa gjëra para se të vendosësh të shkruash shkronja në emër të dikujt:

Kjo Qeveri ka krijuar një traditë kapadaillëku, prandaj anëtarëve të saj nuk mund t'iu flitet ndryshe përveç që me ashpërsi t'iu thuhet e vërteta.

Dhe këtu hyn edhe vallëzimi i palavdishëm i Vlorës dhe Isa Mustafës në këtë histori.

Më kishe shkruar: "Më vjen keq që sot nuk të erdhi në shprehje teksti, që siç shihet, e kishe përgatitur më herët kundër Kryeministrit".

Dua të sqaroj diçka për ty Vlora, pasi me gjasë ke qenë në gjumë pasditen e së shtunës.

Edhe fotoja e kabinetit tuaj me disa ministra e orës 20:00, ku shiheshit duke analizuar ca dokumente, tregonte se sa keq ishit të trajtuar.

Qeveria Mustafa, të premten, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Shikoji edhe një herë qëndrimet tuaja për atë që do të ndodhte nesër me trenin.

Ju, të gjithë, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, nuk e keni sjellë vendimin për ndaljen e trenit. Pra, e keni lejuar hyrjen e trenit duke u kthyer të qetë në shtëpi, pa i ditur pasojat që mund të vinin të nesërmen.

Dhe këtë leje e keni dhënë me heshtjen tuaj dhe me fjalinë e Kryeministrit në fund të mbledhjes, që ti e kishe vendosur në fund të postimit tënd në Facebook:

"Ne vazhdojmë me maturi dhe vendosmëri".

Çka ndodhi pastaj?

Të vetmit që kanë qenë të mobilizuar ishin mediumet.

Askush nga Qeveria nuk ka dhënë asnjë shenjë se treni do të ndalohet. Shumica prej jush keni qenë në pushime familjare, kurse tensioni në gjithë Kosovën, e sidomos në Veri, ka qene shumë i lartë. Para shpërthimit.

Shefi yt dhe Kryeministri im ka qenë në pushim të pasdites. Me telefon të mbyllur. Edhe pjesëtarët tjerë të kabinetit kanë qenë jashtë zyrave.

Në zyrë kanë qenë vetëm Drejtori i Policisë dhe Ministri i Brendshëm.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave nuk ka qenë në zyrë për ta shkruar një vendim që i është dashur Ministrisë së Brendshme për ta respektuar ligjin – si kusht për ta dërguar njësinë speciale atje.

Vendimi për ndaljen e trenit është marrë pasdite vonë.

Shikojeni orën kur Njësia Speciale ka shkuar në Veri – 17:15. Pesë e pesëmbëdhjetë.

Me këtë formë të organizimit janë rrezikuar të gjithë, përfshirë edhe Njësinë Speciale, nga mënyra se si merren vendimet në Qeveri.

S'keni pasur asnjë ide se çfarë do të ndodhte nëse situata do të eskalonte. Me këtë keni rrezikuar strategjinë e policisë dhe djemtë që janë nisur për Veri.

Kur është kthyer treni, dikush nga ju ka gjetur kohë ta dërgojë një foto të mbledhjes së shtabit të Qeverisë ku tregohet "angazhimi, serioziteti dhe vendosmëria" juaj.

Por, shikojeni orën. 20:07. Kur gjithçka kishte përfunduar.

Duke mos e harruar as konferencën për shtyp: të zymtë, pa sqarime dhe të paqartë.

Të gjitha këto është dashur bëhet shumë orë më përpara, që qytetarëve t'iu ofrohej ndjenja e sigurisë.

Vlora, ti – dhe Qeveria për të cilën e vendos emrin dhe mbiemrin tënd në Facebook – konceptualisht më nuk më ngjan në vallëtaren e dikurshme hijerëndë folklorike.

Për fat të keq, referenca aktuale është Linda Morina.

Stili i këngëve të saj i ngjan qeverisjes suaj – populizëm naiv, mungesë kualiteti dhe mënyrë sipërfaqësore e marrjes së vendimeve.

Kaq për zhgënjimin tim.

Shkrimi im i kaluar nuk ka qenë i parakohshëm. Ka qenë i vonuar.

Ju duhet të ikni.

Shpëtojeni veten dhe neve.

Ikni.

Linda Morina është personifikim më i mirë i qeverisjes suaj.

The post Baton Haxhiu: Vlora Dumoshi është Linda Morina e Qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Sulm i armatosur në një klub nate në Meksikë

Posted: 16 Jan 2017 04:16 AM PST

Disa njerëz thuhet se janë vrarë pasi një i armatosur qëlloi pranë një dritare të hapur në një klub nate në Kankun të Meksikës.

Cak i të shtënave ishte një klub nate "Blue papagall" në "Play Del Carmen" në natën përmbyllëse të festivalit muzikor BPM.

Të paktën katër njerëz besohet të jenë vrarë në këtë sulm, raporton telegraph.co.uk.

Një DJ skocez i cili ishte i pranishëm në festival, i njohur si “Jackmaster”, ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter.

“Dikush erdhi në klub në Playa del Carmen dhe hapi zjarr. 4-5 të vdekur dhe shumë të plagosur”, ka shkruar ai.

Ka pasur raporte të të shtënave edhe në një klub  tjetër të quajtur "Jungle"./Insajderi.com

The post Sulm i armatosur në një klub nate në Meksikë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more