Skip to main content

Zëri: “KQZ: Nëse s’ka fitues në raundin e parë, balotazhi në Drenas mbahet më 1 janar” plus 29 more

Zëri: “KQZ: Nëse s’ka fitues në raundin e parë, balotazhi në Drenas mbahet më 1 janar” plus 29 more


KQZ: Nëse s’ka fitues në raundin e parë, balotazhi në Drenas mbahet më 1 janar

Posted: 02 Dec 2016 02:53 PM PST

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Sekretariati i saj, kanë kryer të gjitha obligimet për përgatitjen e një procesi zgjedhor në Drenas. “Tash jemi në fundin e këtyre përgatitjeve dhe gjithçka ka shkuar sipas planeve tona operacionale dhe nuk ka diçka për të mos u theksuar në kuptimin e mos realizimit”, ka thënë Enis Halimi, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së në Tribuna Channel. Sipas tij, materiali tani gjendet në depot e KQZ-së përfshirë edhe fletëvotimet. “Lista zgjedhore është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A do ta ndërpresë Leo Messi “agjërimin” në “El Clasico”?

Posted: 02 Dec 2016 02:46 PM PST

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të “El Clasicove”, por ai nuk ka shënuar ndaj Realit që nga viti 2013 Kanë kaluar tre vjet kur për herë të fundit ylli i Barcelonës, Leo Messi gjeti rrugën drejt portës së Real Madridit, shkruan Gazeta Express. Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në histori të “El Clasicove”, me 21 finalizime, por argjentinasi ka kohë që tani nuk shënon ndaj Real Madridit. 29 vjeçari nuk ka shënuar gol në një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Histori prekëse nga Shqipëria: Fëmija mëson të hedhë hapat e parë në burg (Video)

Posted: 02 Dec 2016 02:34 PM PST

Ina po mëson t’i hedhë hapat e parë në burg. Ditën kur e ëma u arrestua ishte 4-muajshe dhe sot vogëlushja mbush 1 vjeç. Gardianët,  punonjëset sociale dhe stafi i burgut 325, prej ditësh kanë përgatitur një surprizë për të. Secili prej tyre i ka sjellë një dhuratë. Punonjësja sociale Blerina Duriçi tha: “Dhurata më e bukur është ky libër me përralla. Duam që ta ketë jetën si në përralla”. Për gratë e dënuara, Ina e vogël......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirohen pengjet në Paris (Video)

Posted: 02 Dec 2016 02:17 PM PST

Rreth orës 19:30 u raportua se në kryeqytetin francez, në Paris një person i armatosur ka marrë peng gjashtë persona. Ngjarja ka ndodhur afër një agjencie të udhëtimeve, transmeton Express. Policia franceze ka arritur që të lirojë pengjet Pasi forcat speciale dhe negociatorët rrethuan bulevardin Massena në jug të Parisit ku po mbaheshin pengjet nga një i armatosur, për më shumë se një orë, bëhet e ditur se pengjet u liruan. Lirimi i pengjeve ndodhi rreth orën 21:00 sipas kohës lokale, ndërsa pengmarrësi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Hënë për muaj mjalti!

Posted: 02 Dec 2016 02:13 PM PST

Konkurrenca duket se ka shtyrë agjencitë turistike më të mëdha në botë që të nisin të shohin që tani përtej planetit tonë. Njëra prej tyre është  kompania “Moon Express” e cila shpreson që të bashkëpunojë me SpaceX të Elon Musk që në vitin 2026 t’u ofrojë klientëve të saj udhëtimin drejt Hënës për një shifër modeste prej 10 mijë dollarë për person, sigurisht vajtje-ardhje. “Besoj që në dekadën e ardhshme do të jemi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Notat e lojtarëve: Mainz 1-3 Bayern

Posted: 02 Dec 2016 01:58 PM PST

Bayerni e ka mposhtur lehtësisht Mainzin në duelin që nisi keq në Opel Arena. Bavarezët e nisin keq takimin pas një goli nga Cordoba, por shpejt pasoi përgjigja duke u realizuar plot dy gola në pjesë të parë. Notat e Mainzit: ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Guardiola: Conte është një nga trajnerët më të mirë në botë

Posted: 02 Dec 2016 01:30 PM PST

Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp për trajnerin e Chelseat, Antonio Conten dhe skuadrën e tij. Ai e ka vlerësuar lartë Conten duke thënë se skuadra e tij është në luftë për titull. Manchester City nesër në ‘Etihad Stadium’ e pret Chelsean. “Conte është një nga trajnerët më të mirë në botë aktualisht. Kam mësuar shumë gjatë kohës që kam qenë në Itali. Ata s’e kanë fare problem të qëndrojnë brenda zonës së tyre......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E mbani në mend 'Sherrin e vogël', ja sa është rritur (VIDEO)

Posted: 02 Dec 2016 01:19 PM PST

Të gjithë i njohim hitet ‘Sherri i vogël’, dhe ‘Qingji i vogël’ të kënduara nga Pëllumb Hajdari. Megjithëse këto këngë kishin target vetëm fëmijët, ato u dëgjuan mjaftë shumë edhe nga të rriturit. Pëllumbi, nuk ka qenë i pranishëm në media për disa vite, duke iu munguar shumë fansave të tij të vegjël. Express Rozë, ka realizuar një storie me të, ku ua sjell Pëllumbin adoleshent.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Thaçi të lë vetëm, në momentet më të vështira (Video)

Posted: 02 Dec 2016 01:13 PM PST

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë emisionit InfoBox të RTV Dukagjinit, ka adresuar një sërë kritikash për presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin. Ai madje, duke e akuzuar për mos besnikëri, thotë se në momentet më të vështira Thaci të lë të vetëm. “Ata, sa të jenë mirë, ta rrahin shpinën. Por, po mbete ngushtë dhe vetëm, të lënë të vetëm. Vetëm kur i duhesh, ta rrahin shpinën. Jo PDK-ja, por Hashimi”, thotë Limaj. Ai madje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Çdo rrugë në Kosovë është e jona. Me rëndësi është të arrijmë atje ku synojmë!

Posted: 02 Dec 2016 01:04 PM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas shumë mohimeve që i ka bërë gjatë ditës se është penguar gjatë shkuarjes në veri, ai me në fund e ka pranuar se u pengua nga serbët. Mustafa në një status në Facebook ka thënë se nëse dikush ka tentuar ta pengojë këtë inaugurim, atëherë ata që kanë tentuar do të kenë mbetur në mes të rrugës. Të parit të Qeverisë nuk i ka pëlqyer edhe raportimi në media që është bërë për këtë ngjarje.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Enrique tallet me Zidanin

Posted: 02 Dec 2016 12:58 PM PST

Enrique mendon se Reali është një ekip defensivë dhe luan nga kundërsulmet dhe se lojë të tillë do të bëjë edhe ndaj Barcelonës Përderisa trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdimisht e përsërit se dëshiron gjithmonë të ketë posedimin e topit dhe të udhëheq me lojën, kështu nuk mendon trajneri i Barcelonës, Luis Enrique. Trajneri spanjoll ka thënë se nuk pret shumë ndryshime nga loja e Real Madridit të shtunën në “Camp Nou”. “Pres që Real Madridi të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

iPhone 8: Pamje të re, mbushje pa kabllo dhe më shumë

Posted: 02 Dec 2016 12:57 PM PST

iPhone 7 ka pak muaj që është lansuar, por Apple së bashku me spekuluesit në internet tani janë duke menduar për iPhone. Vetëm javën e kaluar, The Wall Street Journal raportoi se kompania është duke testuar 10 lloje të ndryshme të prototipave për iPhone-in e vitit 2017. Këto janë spekulimet më të mëdha që i kemi lexuar deri më tani: iPhone 8 do të mbushet pa kabllo AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot. Burime të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Ditët e Kulturës Shqiptare’ në Londër

Posted: 02 Dec 2016 06:30 AM PST

Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ka hapur zyrtarisht programin “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Londër. Ministri i Diasporës, Valon Murati, bashkë me ambasadorin Lirim Greiçevci, ka pritur mysafirë dhe personalitete në Ambasadën e Kosovës në Londër për të hapur zyrtarisht këtë aktivitet Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ka hapur zyrtarisht programin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënonin me armë qytetarët, kapet makina që tmerroi Tiranën (FOTO)

Posted: 02 Dec 2016 12:46 PM PST

Një makinë është bllokuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, pas një ndjekjeje nga policia. Policia është vënë në ndjekje të makinës tip “Alfa Romeo” pas një telefonate se, persona që lëviznin me këtë automjet kanë kërcënuar me armë qytetarë të ndryshëm. Raportohet se personat që gjendeshin në mjet kanë arritur t’i shpëtojnë prangave, duke u arratisur. Pas disa minutash ndjekje, ata braktisën veturën mbi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo mësuese i vlerësonte nxënësit në bazë të seksit që kryente me ta (Foto)

Posted: 02 Dec 2016 12:40 PM PST

Një mësuese u arrestua në SHBA pasi bënte seks me nxënësit. Kelsey Leigh Gutierrez, 25 vjeç, jepte anglisht në një shkollë të mesme në Santa Fe. Autoritetet kanë gjetur prova se ajo ka bërë seks me nxënësit në të paktën tre raste. Në celularin e mësueses janë gjetur edhe provat. Ajo u vendoste nxënësve nota për cilësinë e seksit, transmeton syri. Në një rast ajo bëri seks me një nxënës 18-vjeçar në parkingun e shkollës, në sediljen e pasme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Will Smith një hero për fansin e tij (Foto)

Posted: 02 Dec 2016 12:26 PM PST

Will Smith provon se është hero dhe në jetën reale… të paktën për një fans të tijin. Aktori i mirënjohur shpëtoi telefonin e fansit të tij nga dëmet e parekuperueshme pasi i kërkoi autograf. Aksidentalisht telefoni i tij ra poshtë makinës së yllit hollivudian. Fansi po priste jashtë në të ftohtë për të takuar 48-vjeçarin para hotelit të tij në Nju Jork, transmeton Top Channel. Teksa për pak i doli huq pritja e tij, fansi mori një kujtim që do të zgjasë përjetë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KFOR-i ju reagon serbëve të veriut: Ura është për juve, keq që nuk ishit në përurim

Posted: 02 Dec 2016 12:25 PM PST

KFOR-i ka reaguar pas deklarimeve të përfaqësuesve të komunave veriore lidhur me vizitën e kryeministrit Isa Mustafa, bërë kësaj pjese të vendit, ku është përuruar një urë. Përfaqësuesit e komunave veriore kanë deklaruar se kanë ngrirë raportet me KFOR-in pas vizitës së kreut të qeverisë kosovare, Mustafa. KFOR në reagimin e tyre thonë se “u vjen keq” që përfaqësuesit e komunave në veri të Kosovës, nuk kanë mund të marrin pjesë në ceremoninë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo fotografi është dëshmi se si Hillary ishte e sigurt në fitoren e saj

Posted: 02 Dec 2016 12:19 PM PST

Më 7 nëntor, vetëm një ditë para se Donlad Trump të korrte fitoren e shekullit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton kishte nënshkruar disa kopje të “Newsweek”, revistë kjo që në ballinë kishte vendosur fotografinë e saj të buzëqeshur dhe me titullin “Madam President”. Megjithatë, një parashikim i tillë asnjëherë nuk u realizua… Në fotografitë që janë publikuar në mediat amerikane, Hillary dukej e sigurt në fitoren e saj, pasi që është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edi Rama: Ibrahim Rugova vdiq si Pjetër!

Posted: 02 Dec 2016 11:49 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Rama, në 72 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës do të përkujtohet për ndërtimin e Kosovës së lirë e të pavarur, për punën e tij si publicist, por do të jetë figurë e pazëvendësueshme e letërsisë shqipe. Por Rama përveç se ka çmuar lartë kontributin e Rugovës, ka treguar edhe një sekret për ish-presidentin e Kosovës. Ai e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mainz – Bayern, shënohen dy gola të shpejtë (Video)

Posted: 02 Dec 2016 11:47 AM PST

Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen mes Mainz e Bayern Munich Të parët në epërsi kaluan vendasit. Jhon Cordoba ishte ai që shënoi për 1:0 duke kaluar Mainzin në epërsi në minutën e katërt. Por, katër minuta më vonë, Robert Lewandowski barazoi rezultatin në 1:1. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dumoshi: Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi

Posted: 02 Dec 2016 11:38 AM PST

Këshilltarja e Kryeministrit, Isa Mustafa, Vlora Dumoshi me anë tën jë postimi në rrjetin e saj social ‘Facebook’, ka thënë se referimi duhet të jetë tek faktet dhe qëndrimet zyrtare të Kosovës dhe jo të Gjuriqit. Dumoshi në këtë status thotë se dikujt në Kosovë po i pëlqen çfarë thotë Beogradi dhe jo Kosova./ZERI Statusi i plotë: Dikujt në Kosovë më shumë i pëlqen çfarë thotë Gjuriqi e jo faktet reale. Nuk duhet që mendësia e Gjuriqit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rezarta Shkurta sjell këngë për bashkëshortin në burg (Video)

Posted: 02 Dec 2016 11:31 AM PST

Këngëtarja e rikthyer rishtas në publik, pas daljes në emisionin “Xing me Ermalin”, duket se i kishte bërë mirë llogaritë. Intervista e 28-vjeccares kur për herë të parë foli publikisht për ngjarjen që i ndodhi bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, i cili vazhdon të gjendet prapa hekurave, mendohet se qe pjesë e një strategjie për të fituar vëmendjen. Dhe tashmë që e ka, pas deklaratave kontraversiale, Rezi jep lajmin e vazhdimësisë së karrierës si këngëtare. Pavarësisht......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Në Drenicë dhe për Drenicën ka vetëm fitore

Posted: 02 Dec 2016 11:29 AM PST

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së në Drenas, para mijëra qytetarëve ka thënë se me qytetarët e Drenasit është ndjerë sikur në mesin e familjes së tij. Ai e ka falënderuar çdo qytetar dhe çdo familje të Drenasit për mikpritjen e tyre bujare.  “Jam shumëilumtur që takova shumë qytetarë, me të cilët isha takuar në rrethanat e vështira, por krenare të luftës çlirimtare.Dhe sikurse atëherë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona apo Real Madridi? Shikoni çfarë thotë kjo bukuroshe (Video)

Posted: 02 Dec 2016 11:21 AM PST

Barcelona ka triumfuar ndaj Real Madridi në Amerikë Në anketën e bërë nga AS se kush do të triumfojë në “El Clasicon” e së shtunës, shumica e tifozëve amerikanë mendojnë se Barcelona, shkruan Gazeta Express. Klikoni ketu dhe mund ta shikoni videon ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me krejt çka mundën serbët e penguan Mustafën të shkojë në Veri (VIDEO)

Posted: 02 Dec 2016 11:16 AM PST

Njësia më elitare e policisë zbarkoi kishte zbarkuar në veri. E këtu në zonën midis Zveçanit e Leposaviqit po e ruan shefin e qeverisë Isa Mustafën, që në rajonin e dominuar nga serbët erdhi goxha me vështirësi. Në fakt, ceremoninë e inaugurimit të një ure që u financua nga KFOR-i, kryeministri erdhi nga rrugë malore pasi ajo me e shkurta iu ishte bllokuar nga serbët në Rudar. Këtu te Kryqi i madh, dhjetëra serbë lokalë e bllokuan me krejt çka mundën rrugën që Mustafës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA, padi kundër rinumërimit të votave në 3 shtete

Posted: 02 Dec 2016 11:14 AM PST

Përfaqësues ligjorë të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe mbështetësve të tij kanë ndërmarrë një lëvizje të fundit ligjore për të bllokuar rinumërimin e votave në Wisconsin, Pennsylvania dhe Michigan. Aktpaditë synojnë të ndalin kërkesat e kandidates presidenciale të Partisë së Gjelbër, Jill Stein, për rinumërim votash. Partia e saj ka bërë të ditur se stafi i fushatës është i përqëndruar në sigurimin e integritetit të sistemit amerikan të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Në veri shkova nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, nuk pati asnjë pengesë

Posted: 02 Dec 2016 10:59 AM PST

Kryeministri i Kosovës ka folur për përurimin e urës në veri të Kosovës, urë kjo që lidhë Zveçanin me Leposaviqin dhe që është ndërtuar me financimin e KFOR-it. Ai ka folur edhe për raportimet se është penguar në Rudare për të shkuar në vendin ku përurohej ura. Duke folur për edicionin qendror të lajmeve në RTK, Mustafa tha se nuk ka pasur asnjë pengesë në rrugë. “Rrugën tonë e ka përcaktuar Policia e Kosovës dhe ata e kanë caktuar drejtimin se ka do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Napoli – Inter

Posted: 02 Dec 2016 10:45 AM PST

Në stadiumin ‘San Paolo’ zhvillohet derbi i javës së 15-të të Serie A. Napoli në cilësinë e vendësit, pret Interin e Stefano Piolit, që në xhiron e kaluar mundi Fiorentinën. Për Napolin kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi që është mundësia e fundit që të ruaj hapin me Juventusin, që kryeson me 33 pikë. Formacionet zyrtare: Napoli: Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Miranda, Ansaldi; Brozovic, Kondogbia; Candreva, Banega, Perisic; Icardi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gashi: Bllokimi i kryeministrit, kriminal

Posted: 02 Dec 2016 10:38 AM PST

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi, e ka cilësuar si akt kriminal, bllokimin që serbët e veriut ia bënë Kryeministrit Isa Mustafa. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Gashi u shpreh se shkuarja e Kryeministrit në Veri është diçka që duhet vlerësuar, dhe se ka ardhur koha që Prishtina të kërkojë nga zyrtarët e qeverisë serbe, të jenë më të disiplinuar. “Deklaratat e Mustafës dhe Tahirit, në Bruksel dhe pas Brukselit kanë qenë se tash po garantohet lëvizja e lirë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: ITU ia ndan Kosovës kodin telefonik shtetëror 383 më 15 dhjetor

Posted: 02 Dec 2016 10:33 AM PST

Në bisedimet që zgjaten tre ditë në Bruksel e që përfunduan sonte, u konfirmuan obligimet finale zbatuese për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën. Sipas kumtesës së zyrës së ministres Edita Tahiri, ky proces u përmbyll me sukses me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me të cilin u konfirmua se në bazë të Marrëveshjes për telekomin ashtu siç është paraparë me planin për zbatim për telekomin, ITU do t’ ia ndaj Kosovës kodin telefonik 383 me datë 15 dhjetor......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more