Skip to main content

Mesazhi.com: “Seria A, Babacar shpëton Fiorentinën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Seria A, Babacar shpëton Fiorentinën” plus 9 more


Seria A, Babacar shpëton Fiorentinën

Posted: 04 Dec 2016 03:42 PM PST

U rikthye te fitorja në kampionat Fiorentina që me shumë vuajtje mposhti 2-1 Palermon në Artemio Franchi.

Një gol i Babacar në minutën e 3-t shtesë i dha tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Paulo Sousës. Më herët për Fiorentinën kishte zhbllokuar shifrat nga pika e bardhë e penalltisë Bernardeschi, ndërsa në fillimin e pjesës dytë boshnjaku Jajalo vendosi baraspeshën, për të ardhur te goli Babacar që fiksoi rezultatin përfundimtar të këtij takim në 2-1. Me kete fitore ekipi vjollce ngjitet ne vendin e 8 me 23 pike nderkohe qe ka edhe nje ndeshje me teper per te zhvilluar…

The post Seria A, Babacar shpëton Fiorentinën appeared first on Mesazhi.com.

Keni kujdes nga bankomatët! ja çfarë thotë studimi i fundit

Posted: 04 Dec 2016 03:25 PM PST

Automatët e bankave – bankomatët (ATM), janë matësit kryesorë të mikrobeve dhe viruseve që mund të gjenden te njerëzit e një qyteti. Studimet e fundit nga Universiteti i New Yourk-ut, tregojnë se në bankomatë kanë gjetur mikrobe që përcillen nga lëkura e njeriut e të cilat deri tash ishin gjetur kryesisht në ambiente të shtëpive, në ushqime, etj.

"Rezultatet tona tregojnë se bankomatët përcjellin mikrobe të ndryshme, duke përfshirë mikrobe virusale të njerëzve, të atyre që merren nga prekja e gjësendeve tjera dhe potencialisht janë vendet më të përshtatshme për jetëgjatësinë e këtyre mikrobeve," shpjegon autori i studimit Jane Carlton, drejtor i Qendrës për Gjene dhe Biologji, dhe profesor i biologjisë në NYU. "Nga studimi del se në tastet e bankomatëve është arritur të merret edhe ADN-ja e njerëzve, duke siguruar një rekord të ri të vërtetuar të burimeve mjedisore të mikrobeve", ka thënë Carlton.

Gjatë studimit – të publikuar këtë javë në mSphere, një revistë e njohur e Shoqërisë Amerikane për mikrobiologji, tregohet se janë bërë studime në 66 makina ATM në tetë lagje të New York-ut: Manhattan, Queens dhe Brooklyn.

Nga këto studime del se është zbuluar një rrjet i ri i mikrobeve të lëkurës njerëzore.

Në mënyrë të veçantë, burimet më të zakonshme të identifikuara të mikrobeve në tastierat e bankomatëve del se ishin marrë nga sipërfaqet shtëpiake të tilla si televizorë, tualet, kuzhina dhe jastëkë. Hulumtuesit kanë gjetur edhe mikrobet nga peshku kockëmadh dhe mishi i pulës. Rezultatet tregojnë se si bakteriet e mbetura nga një vakt mund të përcillen në duart e një personi tjetër, përmes prekjes në tastierat e bankomatëve.

Hulumtuesit nuk kanë gjetur asnjë ndryshim të rëndësishëm në tastierat e bankomatëve në ambiente të hapura kundrejt atyre të mbyllura.

Që çdo tastierë e bankomatëve në New York City është shfrytëzuar më shumë gjasa nga qindra njerëz çdo ditë (që mund të vijnë në kontakt me ajrin, ujin, dhe mikrobet nga sipërfaqe të ndryshme urbane), është treguesi më i mirë se çfarë mikrobe përcjell komuniteti, thotë kështu bashkautori i studimit Maria Gloria Dominguez-Bello, një profesor i asociuar në NYU, Shkolla e Programit të Mjekësisë. Studimi në detaje tregon se si nga prekja e automatëve kanë mësuar se edhe gjeografikisht nga vijnë mikrobet. /KosovaPress/

The post Keni kujdes nga bankomatët! ja çfarë thotë studimi i fundit appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: PDK e Nisma shkojnë në balotazh për Drenasin

Posted: 04 Dec 2016 01:54 PM PST

Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën do të jenë përballë aedhe njëherë në balotazhin për kryetar të Drenasit.

PDK-ja ka ndërruar traditën e fitoreve në këtë qytet të Drenicës, kur arrinte të fitonte që në raundin e parë të zgjedhjeve.

Për herë të parë Drenasi do të shkojë në raundin e dytë të votimeve.Në zgjedhjet e së dielës së 4 dhjetorit, në 97.22 për qind të votave të numëruara, Ramiz Lladrovci ka marrë 45.54 për qind të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka marrë 26.56 për qind të votave.

I treti ka dal kandidati i pavarur, deri dje pjesë e PDK-së, Xhavit Drenori që në këto zgjedhje i vetëm ka marrë 12.32 për qind të votave.AKR-ja ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim mezgjedhjet e kaluara lokale. Elmi Thaçi ka trefishuar votat e partisë së Behgjet Pacollit në Drenas, duke marrë këtë herë 7.54 për qind të votave.

ALDK-ja ka shënuar rënie të lehtë, ndërsa në këto zgjedhje kandidati i saj, Bedri Nika ka marrë 5.26 për qind të votave.Vehbi Berisha i partisë "Fjala" ka marrë 2.62 për qind.Naim Bazaj e Rrahim Elshani kanë nën 1 përqind.…….

Numërohen 80% e votave në Drenas, ky është rezultati aktual (Foto)Deri më tani janë numëruar gjithsej 80 për qind e votave nw 57 nga 72 vendvotime nw Drenas.Ato e mbajnë Ramiz Lladrovcin e PDK-së fitues, por Drenasi do të shkojë në balotazh.Lladrovci ka 46,31 për qind të votave.Pas tij mbetet Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, me 27,46 %.Kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka mbledhur 12.48 %.Elmi Thaçi i AKR-së është i katërti me 6.37 %.Ndërsa Bedri Nika i LDK-së mbetet i pesti me 4.63 %.Komuna e Drenasit për herë të parë do të shkojë në raundin e dytë të votimeve

The post Zyrtare: PDK e Nisma shkojnë në balotazh për Drenasin appeared first on Mesazhi.com.

Kujtesa shqiptare në Stamboll

Posted: 04 Dec 2016 01:40 PM PST

KUJTESA KOLEKTIVE – Dëshmi dhe ngjarje (1944-1966)

Kjo e diele takoi në Stamboll të rinj dhe të moshuar shqiptarë, studiues dhe aktivistë, në promovimin e librit "Kujtesa kolektive: dëshmi dhe ngjarje (1944-1966)" të autorëve Memli Krasniqi, Hysen Matoshi, Nuridin Ahmeti, Sonila Boçi, Ledia Dushku dhe Shpend Avdiu, të botuar në Prishtinë nga Instituti Albanologjik.

Në hapjen e këtij promovimi, Blerim Halili, në emër të Institutit Kosovar për Studime Sociale "Gnosis" dhe Nismës për Afirmim të Mendimit (NAM), shprehu rëndësinë dhe interesimin që Gnosis e NAM ndajnë ndaj shkencës e librit të historisë dhe rëndësinë që ka ky libër e ky promovim për lexuesin shqiptar. Ndër të tjera, ai tha se këtë promovim e bën më karakteristik pjesëmarrja e katër studiuesve nga Instituti Albanologjik, pjesëmarrja e disa protagonistëve të moshuar të intervistuar gjatë shkrimit të librit; fakti se libri së pari po promovohet në Stamboll, qytet ky i cili zë vend të rëndësishëm në kujtesën historike shqiptare, e veçanërisht atë të shekullit të kaluar.
Në kumtesën e tij, Prof. Dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik, u fokusua në botimet, punën, organizimet (konferenca, simpoziume), punimet shkencore në vende të ndryshme, hulumtimet në terren dhe sfidat me te cilat ballafaqohet ky Institut si buxhetimi i projekteve, dixhitalizimi i arkivës, zhvillimi i projekteve kulturore me vende tjera, etj. Ai vlerësoi lart përurimin e librit të ri dhe falënderoi Gnosis-in dhe NAM-in për organizimin dhe ftesën, e po ashtu Universitetin Shehir dhe institucionet tjera që kanë përkrahur realizimin e projekteve të dobishme shkencore.
Dr. Sadik Mehmeti, në cilësinë e recensentit të librit tha se periudha që trajton libri është një ndër periudhat më të ndjeshme për kombin tonë ndërsa theksoi se qëllimi ka qenë argumentimi shkencor i kësaj të kaluare. Libri ka 7 kapituj ku trajtohet aneksimi i Kosovës nga Serbia, tortura ndaj shqiptarëve dhe largimi i tyre në Turqi dhe përmban intervista me shqiptarë që kanë përjetuar ngjarje tragjike të asaj periudhe.
Dr. Memli Krasniqi, bashkëautor, foli mbi motivet e shkrimit të këtij libri dhe ndau detaje nga të dhënat dhe përfundimet që kanë nxjerrë gjatë realizimit të këtij botimi. Ai përshkroi disa fakte nga koha e Rankoviqit, nga aksioni i mbledhjes së armëve, shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, etj.
Ndërsa Dr. Nuridin Ahmeti tregoi mbi subjektet pjesëmarrëse në këtë projekt hulumtimi duke thënë se të intervistuarit i përkasin niveleve të ndryshme socio-ekonomike, përkatësive të ndryshme fetare, vendbanimeve dhe moshave të ndryshme, në mënyrë që të hedhim dritë mbi të vërtetat që përshkuan atë periudhë për shqiptarët.

Momenti më emocionues ishte ai kur Nijazi Straja, më i moshuari i këtij takimi, ish i burgosur politik dhe bashkëveprimtar i Adem Demaçit, dhe njëherësh i intervistuar në librin e ri, nuk mundi t'i ndalë lotët kur kujtoi historinë dhe ndau kujtime mbi atë që kanë përjetuar shqiptarët dhe ai me shokë në veçanti gjatë asaj periudhe dhe shpërnguljen e tij në Turqi në fillimin e viteve '50.
Në fund, autorët dhe botuesit i dhuruan libra mysafirëve të pranishëm dhe disa personaliteteve që përshëndetën këtë promovim.
Kështu me biseda dhe diskutime të ndryshme përfundoi ky takim që ngjalli interesim të madh për temën në fjalë dhe për librin e ri

The post Kujtesa shqiptare në Stamboll appeared first on Mesazhi.com.

KIZ: Lladrovci dhe Xhemajlaj në balotazh

Posted: 04 Dec 2016 12:43 PM PST

Driton Selmanaj nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor ka bërë publike rezultatet preliminare të 80 për qind të votave të numëruara në Komunën e Drenasit.

Sipas Selmanajt, PDK ka fituar 46.57 për qind; Nisma 26.20 për qind; kandidati i pavarur Xhavit Drenori 19.78 për qind; AKR 7.3 për qind; LDK 5. 37 për qind, Fjala 2 për qind.

Duke u bazuar në këto rezultate Selmanaj tha se në Komunën e Drenasit do të ketë balotazh ku sipas tij në garë do të jenë kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës Isa Xhemajlaj.

The post KIZ: Lladrovci dhe Xhemajlaj në balotazh appeared first on Mesazhi.com.

KQZ: 40.55% dalja në zgjedhje

Posted: 04 Dec 2016 10:44 AM PST

Pas mbylljes së të gjitha vendvotimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur një konferencë ku ka njoftuar se dalja në këto zgjedhje është 40.55%, transmeton Klan Kosova.

Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka ka falënderuar qytetarët e Drenasit për siç ka thënë ajo frymën e lartë demokratike të treguar sot.

Ajo ka kërkuar që numërimi i votave të bëhet në bazë të gjitha procedurave në mënyrë që vullnet i qytetarëve të shkojë në vend.

Daka po ashtu ka treguar se dalja e qytetarëve në këto zgjedhje karshi atyre paraprake të mbajtura në këtë komunë është më shumë se tetë përqind më e vogël.

The post KQZ: 40.55% dalja në zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.

Mbyllen vendvotimet në Drenas

Posted: 04 Dec 2016 10:25 AM PST

Ka filluar mbyllja e qendrave të votimit në Drenas.

Është mbyllur qendra e votimit 'Rasim Kiqina' në Drenas e cila ka qenë qendra me numrin më të madh të votuesve në këtë vend, raporton lajmi.net. Rezultatet e pjesëmarrjes do të konfirmohen pak më vonë.

Kujtojmë, se gjatë procesit zgjedhor në Drenas kishte parregullsi ku u arrestuan disa persona.

The post Mbyllen vendvotimet në Drenas appeared first on Mesazhi.com.

Evertoni dhe Manchester United ndajnë pikët

Posted: 04 Dec 2016 10:12 AM PST

Manchester United ka lëshuar fitoren nga duart në fund të ndeshjes me Evertonin.

'Djajtë e Kuq' kanë barazuar 1:1 me Evertonin në kuadër të xhiros së 11-të.

Ibrahimovic me një gol të bukur kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 42'.

Një penallti të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari, e shndërroi në gol Baines në minutën e 89', për të barazuar rezultatin 1:1.

The post Evertoni dhe Manchester United ndajnë pikët appeared first on Mesazhi.com.

DnV: Shtohen presionet në vendvotime

Posted: 04 Dec 2016 10:05 AM PST

Koalicioni i OJQ-ve "Demokracia në Veprim" thotë se po vazhdon ta vëzhgojë procesin zgjedhor në territorin e Komunës së Drenasit.

Dalja e votuesve deri në orën 16:00 është 16,889 (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje – 32. Trendi i daljes nga ora 12:00 është rritur për 19 për qind.

"Trendi i votimit sipas familjar ka shënuar rënie. Kurse problemet me listën e votuesve kanë shënuar ngritje. Deri më tani janë evidentuar 156 ankesa në këtë drejtim. Është evidentuar rritje e numrit të personave që asistojnë më shumë se një herë votuesit. Po ashtu është vërejtur rritje e numrit të personave të paautorizuar në vendvotime, ku janë evidentuar të paktën 6 raste deri më tani" , ka vlerësuar "Demokracia në Veprim".

Prej orës 12:00-17:00: Në vendvotimin 0314E/01R në Negrovc, shkolla "Jusuf Gërvalla", dy votues kanë refuzuar të votojnë në kabinë dhe kanë realizuar votim të hapur. Në vendvotimin 0314E/02D në Negrovc, shkolla "Jusuf Gërvalla", në ora 15:10 është evidentuar një konflikt verbal mes një votuesi dhe një vëzhguesi të Nisma për Kosovën. Si rezultat Policia i ka larguar nga vendvotimi të dy palët.

Në qendrën e votimit 0322E, në Qikatovë të Vjetër, shkolla "Dëshmorët e Drenicës", është raportuar se grupe të organizuara të vëzhguesve të PDK-së janë duke ushtruar presion ndaj votuesve që po presin në radhë për të votuar.

Në vendvotimin 0327E/02D, në Gllobar, shkolla "Naim Frashëri", janë evidentuar 14 raste të asistimit për të votuar. Në vendvotimin 0312E/01D në Likoshan, shkolla "Rexhep Gjeli", disa votues pas votimit kanë vazhduar të qëndrojnë në oborrin e shkollës.

Vëzhguesit e DnV-s ë e kanë raportuar rastin dhe policia më pas ka intervenuar duke i shpërndarë.

DnV u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit, me të drejtë vote që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Njëkohësisht DnV, kërkon që organet përgjegjëse për sigurimin dhe administrimin e zgjedhjeve të garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këto orë të fundit të procesit zgjedhor. Po ashtu, DnV kërkon nga subjektet politike që të tregohen të përmbajtura dhe të mos pengojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

The post DnV: Shtohen presionet në vendvotime appeared first on Mesazhi.com.

KIZ: Shqetësuese, ndalja e rrymës dhe votimi familjar

Posted: 04 Dec 2016 10:04 AM PST

Koalicioni për Integritet Zgjedhor, në një konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 16:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje në Komunën e Drenasit është 32 për qind. Ndërsa, u tha se janë evidentuar parregullsi, siç është fotografimi i votës, votimi familjar, asistimi i vëzhguesve të partive politike në votimin e qytetarëve në Komunën e Drenasit dhe parregullsi tjera të cilat kanë zbehur procesin e votimit në komunën e Drenasit.

Betim Musliu, nga KIZ, në një konferencë për media tha se deri tani janë katër raste ku komisionerët dhe vëzhguesit janë marrë në pyetje, lidhur me incidente të ndryshme në vendvotime.

Musliu tha se përveç rastit të Abrisë, ku ka pasur një marrje në pyetje të kryesuesit për shkak të dyshimeve se në këtë qendër të votimit ka pasur një fotografim të votës, është arrestuar dhe një vëzhgues tjetër në Gradicë, i cili dyshohet për vepër penale të kanosjes, dhe se edhe dy vëzhgues të tjerë janë duke u intervistuar nga ana e Policisë. Si shqetësim ai e përmendi dhe ndaljen e rrymës në fshatin Qikatovë në orët e mbrëmjes.

"Informacioni i fundit që vjen është se në fshatin Qikatov ka ndalim të rrymës. Është një shqetësim që e kemi adresuar. Gjatë ditës kemi pasur raste të evidentuara të fotografimit të votës dhe kjo paraqet një prej shqetësimeve, sepse në këtë rast po shohim se dikush i ka borxh dikujt. Fakti që po fotografohet vota, le me nënkuptua se dikush ka me i raportu dikujt. Po ashtu, ajo që ka qenë shqetësim dhe pothuajse është shndërruar në traditë është çështja e votim it familjar, ku vetëm nga ora 12 deri në orën 16, janë 23 raste të reja të evidentuaratha ai.

The post KIZ: Shqetësuese, ndalja e rrymës dhe votimi familjar appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more