“Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime
“Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video)
- Babai pranon se e ka nxjerrë vajzën në shitje përmes internetit, por se ishte shaka (Foto)
- I nxorën zvarrë nga dhoma e hotelit sepse bënin shumë zhurmë duke kryer marrëdhënie (Video)
- Blerësi i shkatërroi katër televizorë, përnjëherë! (Video)
Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video) Posted: 17 Oct 2016 10:20 AM PDT Një video e publikuar në internet, ku shfaq momentin kur një çift i sapomartuar realizojnë një fotosesion pranë veturës së tyre të zbukuruar, është duke bërë xhiro nëpër botë. Nusja dhe dhëndri ishin duke buzëqeshur pranë objektivit të aparatit, kur papritmas vetura e çiftit fillon të lëviz prapa, duke marrë me vete gjysmë e fustanit të bardhë të nuses, transmeton Telegrafi. Në ato momente shihet nusja e nervozuar duke gjuajtur buqetën e luleve në drejtim të shoferit të veturës, ku më pas i vërsulet edhe kameramanit që kishte filmuar këtë ngjarje të pazakontë. Por shumë njerëz kanë filluar të dyshojnë nëse e gjithë kjo ngjarje ishte përgatitur, pasi që fustani i nuses shqyhet në mënyrë të përkryer, duke e bërë atë të duket thuajse ka veshur një fustan tjetër më të shkurtër. Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në qytetin rus Ufa. /Telegrafi/
The post Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video) appeared first on Telegrafi. |
Babai pranon se e ka nxjerrë vajzën në shitje përmes internetit, por se ishte shaka (Foto) Posted: 17 Oct 2016 08:10 AM PDT Një baba i paemëruar nga Duisburg i Gjermanisë, është intervistuar nga Policia pasi e kishte vënë vajzën në shitje përmes internetit. Burri 28-vjeçar ka pranuar se e ka ofruar vogëlushen që ka lindur para 40 ditësh për pesëmijë euro në eBay, por se ishte vetëm për të bërë shaka, transmeton Telegrafi. Mirëpo, forcat e rendit nuk e kanë parë këtë si mahi dhe e kanë marrë vajzën në institutin për mbrojtjen e fëmijëve. Megjithëse po hetohet për trafikim me njerëz, dyshimet janë se ai me të vërtetë ka dashur të bëj shaka, e jo ta shesë me të vërtetë. /Telegrafi/ The post Babai pranon se e ka nxjerrë vajzën në shitje përmes internetit, por se ishte shaka (Foto) appeared first on Telegrafi. |
I nxorën zvarrë nga dhoma e hotelit sepse bënin shumë zhurmë duke kryer marrëdhënie (Video) Posted: 17 Oct 2016 07:05 AM PDT Lei Mou dhe partnerja tij e paemëruar, që po qëndronin në dhomën e një hoteli në Guanxi të Kinës, bërtisnin aq shumë teksa kryenin marrëdhënie seksuale, sa që i kanë zgjuar shumicën e fqinjëve. Këta të fundit, i kanë trokitur disa herë në derë, por biznesmeni dhe e dashura tij nuk kanë ndaluar në asnjë moment, transmeton Telegrafi. Të mllefosur dhe të lodhur pa gjumë, ata e kanë thyer derën e dhomës së tij dhe i kanë hyrë brenda. Pas kacafytjes, ata i kanë tërhequr zvarrë në korridor dhe kanë filluar t'i rrahin. Në videon e postuar më poshtë, mund të shihen disa pjesë nga kjo ngjarje, që i ka shqetësuar shumë mysafirët e hotelit. /Telegrafi/ The post I nxorën zvarrë nga dhoma e hotelit sepse bënin shumë zhurmë duke kryer marrëdhënie (Video) appeared first on Telegrafi. |
Blerësi i shkatërroi katër televizorë, përnjëherë! (Video) Posted: 17 Oct 2016 01:43 AM PDT Ndoshta makthi më i madh i një konsumatori, dhe i shitësve gjithsesi është shkatërrimi i prodhimeve të ekspozuara në sallonin e mallrave. Dhe pikërisht një skenar i tillë ka ndodhur në St. Austellu në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi. Në shitoren e mallrave të teknikës së bardhë “HBH Woolacotts” një blerës i pakujdesshëm ka arritur që të rrëzojë katër televizorë, vlera e përgjithshme e të cilëve llogaritet të jetë rreth 5500 euro. /Telegrafi/ The post Blerësi i shkatërroi katër televizorë, përnjëherë! (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: